Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? Empty
MesazhTitulli: Kush ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar?   Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? EmptyMon Sep 29, 2008 8:07 pm

fla

Kush "ndërton" lajmin ndërkombëtar për shqiptarët?

Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? F.0909030557408_m
Mr. Gëzim Mekuli, Oslo


Mënyra e "ndërtimit" dhe ndërmjetësimin të lajmit ka rëndësi të madhe në prezantimin, e mirë apo të keq, të një populli. Mbrojë mendimin se, asnjë kanal televiziv, e veçanërisht ato të lajmeve, nuk janë objektive dhe nuk janë të pandikuara nga interesat politike e rrethanat shoqërore. Po, të gjitha kanalet televizive "shohin botën" nga perspektiva e tyre politike dhe kulturore. Shumë ndodhi e lajme ndërtohen sot nga mediat me fuqi të madhe politike, kulturore e ekonomike. Këto shpesh edhe paraqesin dhe prezantojnë kombe, kultura dhe procese të ndryshme politike të vendeve nga mbarë bota. Por "ndërtimi" i lajmit për një "komb tjetër" është me përgjegjësi të madhe, dhe, shumëndërlikues. Prandaj shumë shtete me dominim global edhe nuk pajtohen që të flitet rreth tyre duke u bazuar në lajmin që përpunohet nga "të tjerët" e kultura tjera. Andaj alternativë e mirë për këto popuj është vetëprezantimi i fotografisë së kulturave të tyre në opinionin botëror.

Këtu do marr si shembull senatorin rus Slutsker, i cili rishtazi tha se, është më se e domosdoshme themelimi i një kanal televiziv ndërkombëtar për popullin jahudit. Ky planifikon që të themelojë një kanal televiziv global jahudit. Dëshira është që t'i bëhet konkurrencë, në mes tjerash, kanalit televiziv arab Al-Jazeera Internacional.

Televizion arab Al-Jazeera International, që nga filimi i transmetimit të lajmeve televizive në gjuhën angleze (16 nëntor të vitit 2006), ka arritur që të fitojë një popullaritet dhe besimin tek më shumë se 100 milionë pranuesve televiziv nga e tërë bota. Ky megatelevizion ka respekt dhe ndikim të fuqishëm edhe në SHBA dhe intelektualët e vendit. Në rrafshin e mediave ndërkombëtare dhe në peshën që Al-Jazeera Internacional ka sot, ky stacion gjigant televiziv është duke u krahasuar me BBC World dhe CNN Internacional. Reporterët e këtij televizioni ndërkombëtar thonë se, misioni i këtij kanali televiziv është të ndërtojnë ura mes kombeve, kulturave e feve, të kërkojnë "të vërtetën" dhe, të "ndryshojnë" botën.
Al-Jazeera flet në gjuhën angleze
Sot, televizioni global ka të bëjë, përpos ndërtimit të urave mes njerëzve, edhe me ndryshimin e stereotipave të fotografisë së botës. Kjo është "luftë për të vërtetën". Politika redaktuese e këtij televizioni është që opinionit publik amerikan t'i ofrohet "një fotografi tjetër" për arabët dhe për Lindjen e Mesme. Ky stacion televiziv ka si qëllim që të "çojë përpara" interesat amerikane. Është fakt se, para dhjetë vitesh, të gjitha lajmet për Lindjen e Mesme arabët i kishin të përgatitura, "të ndërtuara" e të lançuara nga evropianët. Këtë fenomen e hulumton shkencërisht edhe filozofi i madh i shekullit, amerikani me prejardhje palestineze, katoliku i mbështjellë me kulturën myslimane, profesori i universiteteve më me reputacion në SHBA, Edward Said. Mirëpo sot është e kundërta: Tani janë arabët (Al-Jazeera) ata që transportojnë dhe "ndërtojnë" lajmin në Evropë dhe për evropianët.

“Lufta" ndërkombëtare televizive ka sot një trekëndësh: Evropën, Lindjen e Mesme dhe SHBA-të si epiqendër. E them këtë sepse është vet Franca, ajo, e cila me 6 dhjetor, pra vetëm tre javë pasi që Al-Jazeera International filloj transmetimin ndërkombëtar në gjuhën angleze, me yllin anglo-amerikan David Frost në bord, lansoj kanalin televiziv ndërkombëtar France 24. Dhe këtë, përpos gjuhës franqeze, televizioni France 24 ka edhe versionin e tijë në gjuhën angleze. Edhe Rusia, në vitin 2005, filloi me kanalin e saj televiziv, Russia Today TV. Përderisa Kina këtë strategji mediatike e kishte filluar që në vitin 2000 me kanalin televiziv CCTV-9. Që të dyja këto kanale televizive servojnë dhe lançojnë "ndodhitë e botës" në gjuhën angleze: 24 orë rresht. Dhe, këto emisione gjinden falas edhe në internet. Qëllimi parësorë i këtyre televizioneve është që të pasqyrojnë e "fotokopjojnë" botën, por tani shikuar nga këndi dhe kultura kineze dhe ruse.

Ishte ish presidenti francez Jacques Chirac, nismëtari dhe arkitekti i kanalit televiziv France 24. Përderisa për kanalin televiziv Al-Jazeera International, është emiri nga Katari, ai që është garantuesi i këtij televizioni, për televizionin France 24 është shteti dhe qeveria franceze ajo që qëndron si garantuese e tij.

Arsyeja kryesore për të themeluar kanalin televiziv Al-Jazeera ishte lufta në Irak në vitin 2003 dhe mbulimi mediatik i kësaj lufte. Na kujtohet se ishin vetëm dy kanale televizive që bënë mbulimin me lajme rreth luftës në Irak. Ishin CNN dhe BBC World. Francezët dhe opinioni intelektual francez mendonin dhe dyshonin se perspektiva e tyre kulturore ishte injoruar apo edhe ishte dobësuar nga lajmi i televizioneve CNN dhe BBC. Duhet nënvizuar se, këto kanale televizive, njihen për objektivitetin e tyre në lajm. Mirëpo francezët e Viktor Hygos nuk e pëlqyen këtë. Sipas tyre, të gjitha lajmet dhe informacionet prezantohen e "ndërtohen" nga perspektiva kulturore e atij që e raporton dhe "ndërton" lajmin. Andaj televizioni France 24 i kushton rëndësi të madhe edhe kulturës dhe gjuhës franceze. Ky televizion "ushqen" me lajme dhe informacione mbi 76 milion pranues në Europë, Lindje të Mesme dhe Afrikë. Qëllimi këmbëngulës e kokëfortë i France 24 është që të "çojë përpara vlerat franceze"; kulturën dhe gjuhën franceze. Dhe, ky është një mision i shenjtë i "kombeve inteligjente". Këtu fshihet arma e fuqishme, e ashtuquajtura "diplomacia publike" (Public Diplomacy). Për të bërë akoma më "të kapshëm" e më "të shishëm" këtë kanal televiziv e këtë kulturë e këtë gjuhë, televizioni France 24, me 11 qershor, filloj edhe me një strategji tjetër: Emisionet më të popullarizuara televizive ngarkohen falas në videoshërbimin më të madh botëror YouTube. Në këtë mënyrë, France 24 "i përgjigjet" televizionit Al-Jazeera International, e cila që nga muaji prill i këtij viti filloj me ngarkimin në YouTube të emisioneve më të popullarizuara te saj.

Sot nuk është me rëndësi që të fitosh shikuesit vetëm në televizionin kabllor e satelitor. Jo, sot e peshës së madhe është që të "fitosh luftën" mbi Fotografinë e Zërin, të dominosh e të kontrollosh, në mënyrën pozitive, Fotografinë dhe Zërin e kulturës dhe interesave të kombit. Dhe, kjo "luftë" për lajmin dhe fotografinë, me "gjykim të zorit", duhet të zhvillohet në gjuhët me ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet diplomatike e politike. Për shembull televizioni France 24 ngarkon në internet emisionet e saja në gjuhën arabe, franceze dhe në "gjuhën e konkurrencës"; atë angleze.

Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me "një luftë klasike, rrënuese, ballkanike" të gjuhëve, por më shumë me një luftë të ideologjive. është kjo "luftë e mediave" për të dominuar me lajmin dhe informacionin e botës; por, tanimë, gjithsesi me lajmin të shikuar nga perspektiva, kodet, historia dhe kultura vetiake.

Patjetër lufta për të mbizotëruar ne "mediat e pakufi" është shndërruar edhe në një çështje politike; çështje e cila është paketuar me idealet gazetareske për "objektivitetin" dhe "baraspeshën". Në këtë mënyrë France 24 ka arritur një popullaritet jashtëzakonisht të madh; sot ky është një televizion udhëheqës në lajmin ndërkombëtar. Një shembull i vogël: në internet faqja e saj ka vendin e tretë në Gjermani, përderisa në Japoni veb-faqja e Francës 24 është më e popullarizuar, se sa CNN.

Informimi politik është parësor në këtë luftë mediatike. Bile bile, së voni, edhe Afrika dëshiron që në lajmin ndërkombëtar të thotë fjalën e saj për/dhe mbi veten e saj. Kontinenti afrikan dëshiron lajme të ndërtuara nga afrikanët, e jo nga "të tjerët": E duan lajmin të brumosur e të parë nga perspektiva dhe kultura afrikane. Andaj edhe në qershor të këtij viti Afrika lançoj kanalin e saj televiziv SABC. Nga viti 2008 ky kanal ndërkombëtar do të filloj transmetimin e lajmeve 24 orë në ditë. Opinioni intelektual afrikan nuk është "i kënaqur" me "fotografinë e Afrikës" që "ndërtohet" e shpërndahet nëpër lajmet ndërkombëtare. Afrikanët nuk janë të kënaqur vetëm me paraqitjen e "fotografisë së zezë" të katastrofave dhe të dominimit të varfërisë afrikane. Ky kanal televiziv afrikan ofron edhe lajmin nga "ana tjetër", anën tjetër të pa njohur e të mosparaqitur të saj: kulturën, traditën, artin, gjuhën, ekonominë, edukimin, florën dhe faunën dhe turizmin.

Është e qartë që të dyja kanalet, si Al-Jazeera International dhe France 24, kanë hyrë në "luftën globale" mediatike. E këto kanë një agjendë, kanë një vizion "më të mirë" dhe më të thellë. Siç shihet këto dy kanale duan të jenë alternative demokratike e "lajmit anglo-amerikan".

SHBA dhe Arabia Saudite i janë "përgjigjur" fuqizimit të Al-Jazeera duke themeluar dhe lançuar një kanal tjetër televiziv pan-arabik; "Al-Hurrah" dhe "Al-Aarabyia". E, në anën tjetër, janë edhe rusët "në turrin" e tyre mediatik për "të pushtuar" mendjen dhe ndjenjat e arabëve: kështu me 4 maj themelohet dhe fillon punën "Rusyia Al-Yaum", kanali i parë i lajmit televiziv rus në gjuhën arabe. Është ky kanal televiziv "që flet" në gjuhën arabe, por që si pikënisje në "ndërtimin" e lajmit e ka perspektivën dhe kulturën ruse.

Se a konkurrojnë me njëra tjetrën këto kanale globale televizive, apo janë më shumë në garë me stacionet lokale dhe kombëtare, nuk dihet. Dihet tjetra; "Lufta për lajmin" dhe për informacionin, "e ndërtuar" nga perspektiva vetjake kulturore, historike e sociale ka filluar.

Ngaqë lajmi është edhe prodhim social e kulturorë, këtu, shtrohet pyetja e madhe: Kush "ndërton" lajmin ndërkombëtar për shqiptarët? Cili kanal televiziv prezanton shqiptarët në lajmin ndërkombëtar? Nga cila perspektivë kulturore dhe gjuhësore "ndërtohet" ky lajm e kjo fotografi? Dëmton apo ndihmon kulturën/politikat tona lajmi për shqiptarët, e, "i ndërtuar" nga joshqiptarët?

Fotografia dhe lajmi për dhe mbi shqiptarët, në rrafshin ndërkombëtar, do të duhej, sa më parë të "ndërtohet" e të lançohet nga një medium global e profesional vendor. Dhe, së pakut në katër gjuhë: angleze, gjermane, ruse dhe franceze.

Kush èshtè Gzim Mekuli

Gëzim Mekuli lindi në Pejë. Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Norvegji (Oslo) studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (Në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji). Është debatues publik dhe në rrethin intelektual rrespektohet si kritik i paanshëm i mediave shqipe në Ballkan.



A i duhet shqiptarève nje Kanal televiziv qe mbron gjuhen e Politikes Shqiptare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar?   Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? EmptyMon Sep 29, 2008 8:21 pm

Pyetje dhe pèrgjegjje -Kujt duhet ti Besohet krijimi i sherbimit Informativ tè Kosovès?!

Kush  ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar? Dita-e-Flamurit_a















Shkruan: Abdullah Prapashtica

Kohëve të fundit në qarqet zyrtare dhe jozyrtare po diskutohet mbi krijimin e Shërbimit Informativ të Zbulimit të Kosovës SHZK (që qarqet zyrtare e kanë përkthyer në „agjencia e Kosovës për inteligjencë“). Nëse ky shërbim është nacional ai duhet të mirret me vjeljen dhe përpunimin e informatave që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit, ku vend kryesor duhet të ketë zbulimi i rrjetave të huaja të spiunazhit dhe paralizimi aktiviteteve tjera kriminale e subversive të këtyre aktorëve që veprojnë brenda dhe jashtë shtetit kundër interesave nacionale të vendit ton në të gjitha drejtimet. Nëse “agjencia e Kosovës për inteligjencë” krijohet për të i shërbyer inteligjencës së EULEKS-it atëherë ajo do të vepron kundër interesave kombëtare sepse struktura e saj do të përbëhet kryesisht prej përkthyesve e servilëve tjerë që qe 10 vite veprojnë si kallauz besnik për strukturat e huaja të ndryshme në Kosovë e të cilëve, pos pagave të mëdha, ju ka siguria edhe shtetësia e huaj. Por, në këto struktura ka edhe përjashtime që duhet respektuar sepse nuk janë të gjithë të tillë. Në kushte shumë normale kur interesat nacionale në mbrojtjen e vet e kanë Kushtetutën e vendit, ky Shërbim duhet të jetë kujdestar i zbatimit të saj. Kjo nuk mund të thuhet për Kushtetutën e Ahtisarit, sepse ajo në teresi i mohon interesat tona nacionale. Prandaj institucionet e përkohshme të tanishme nuk është dashur të merren as me hartimin dhe as me aprovimin e kësi lloj kushtetute e këso lloj ligjesh dhe as me krijimin e institucioneve kombëtare në bazë të saj, para se të mbahen zgjedhjet e reja dhe të vinë institucionet me mandat të rregullt të shumicës së popullit, nga të cilat do hartojnë Kushtetutën e Ligjet legjitime. Në zgjedhje të reja duhej të zgjidhej drejtpërsëdrejti edhe Presidenti në kompetencat e të cilit do të ishte edhe siguria nacionale ku do të bënte pjese edhe Shërbimi Informativ i Zbulimit të Kosovës! Për arsye se kjo tani më ka ndodh, ishte dashur të përshpejtohet mbajta e zgjedhjeve të reja që do të sjellin institucionet me mandatin e rregullt dhe të cilat pastaj do të kishin kompetenca për hartimin e Kushtetutës e cila do të aprovohej në referendum dhe në bazë të saj të nxjerrën Ligjet dhe të ndërtohen institucionet e reja, duke i shfuqizuar tëra veprimet e deritanishme. Gjithsesi mbi këtë çështje duhet të diskutohet publikisht që opinioni të merr pjesë aktive në krijimin e këti Shërbimi, nga veprimtaria e të cilit varet siguria nacionale e vendit. Në këtë drejtim duhet analizuar situatën në strukturat aktuale polítike dhe kuadri profesional e amator i cili ishte dashur të angazhohet në këto çështje. Në këtë situatë çfarë jemi e vetmja strukturë kombëtare që i ka mbet besnik Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit dhe që mund të i besohet shërbimi informativ është Lëvizja Vetëvendosje. Për Drejtor të këti Shërbimi do të duhej të emërohej Albin Kurti, por kjo mundet të ndodh vetëm nëse Adem Demaqi bëhet President i vendit! Kjo do të ndodh kur Republika e Kosovës të jete vërtet e pavarur dhe pa “mbikëqyrur” nga ushtritë e policitë dhe nga pushteti i huaj autokratik i BE dhe kur Republika e Kosovës do të ketë Ushtrinë dhe Policinë e vet kombëtare, që do të jenë garant të sovranitetit real të saj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Kush ''ndèrton'' lajmin nderkombètar pèr Shqiptar?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Seminari ndërkombëtar
» Interesi ndërkombëtar në Kosovë
» KONGRESI I PARE NDERKOMBETAR "PEGASI" ALBANIA
» Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: