Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:46 pm
SOT lindi legjenda e kombit qe serbise ja dha hakun TE LUMTE KOMANDANT NE ZEMER GJITHMONE
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:52 pm
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:52 pm
Dokumentar mbi Enver Hoxhen dhe te kaluaren tone. Pjesa 2
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:54 pm
PEACE CONFERENCE OF PARIS 1946
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:55 pm
Nata e parë Enver
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:56 pm
Tirana e kuqe e Enverit
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:56 pm
Enver Hoxha - Mbrojtja e Kufirit shqiptar
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:58 pm
Enver Hoxha Moscow conference 1960
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:01 pm
Enver Hoxha dhe Kosova 1/3
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:04 pm
Enver Hoxha dhe Kosova 2/3
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:05 pm
Enver Hoxha dhe Kosova 3/3
tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:12 pm
E vute re? Ne lajmet e mbremjes te Top Channel, heshtje totale ndaj 100 vjetorit. Nuk kam pare mungese me te madhe civilizimi. Turp per kete TV qe pretendon te jete kombetar dhe i pavarur!
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:15 pm
Rinia dhe Enver Hoxha këndojnë për Kosovën
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 9:19 pm
ENVER HOXHA & Populli ( Arkivë Shtetrore)
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Fri Oct 17, 2008 3:00 am
Kliko këtu > Film shqip Enveri i yn
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Fri Oct 17, 2008 10:56 am
Si përgjigje të gjitha reagimeve të nostalgjikëve titist!
MË SHUMË MË PËLQEN “ENVER HOXHA TUNGJAT
JETA ...” SE SA “KOSOVO JE SERBIA...”
· E, sa për mua personalisht, më shumë ma kënda që në Kosovën time të dashur ta dëgjoj atë këngë “Enver Hoxha tu ngjat jeta, me ty jena sa të jetë jeta ...:” se sa ato tjera që shpesh këndohen nëpër enklava tona serbe: ”Spremi te se, spremi te se, çetnici...Kosovo je Serbija...ne damo te Kosovo...”
Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 16. 10. 2008
___________________________________
Pa asnjë dozë ngurrimi, që në fillim, duhet pranuar se në përgjithësi, ne shqiptarët jemi popull me shumë teke dhe specifika. Këto manire që shpesh na shprehen jo vetëm si individuale por dhe kolektive, na bëjnë që të dukemi ashtu sikur edhe jemi. Njëra nga këto “tabiate” të mentalitetit tonë, në mes tjerash është edhe shprehia e interpretimit të një dukurie shoqërore të së kaluarës, me argumentet e realitetit kohor të së tashmes. Më konkretisht, e kam fjalët tek polemikat e shumta “pro et contra” të shprehura këto ditë në opinionin tonë, në lidhje me kremtimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, që u mbajt para disa ditëve në Prishtinë
================================
Këndon Arif Vladi - Enver Hoxha Tungjatjeta
=================================
Enver Hoxha, kompjuteri “PENTIUM 4” dhe interneti
Në një ndeje shoqërore, duke llafosur me një mik timin i cili ishte anti-enverist i përbetuar, i ndërhyra në bisedë me një shaka :“Nga të gjitha të këqijat që t’i ia numërove Enver Hoxhës si diktator, sigurisht nuk e din edhe një të vërtetë tjetër. Merre me mend – vazhdova më tej unë me kallëzimin – Enveri në kohën e regjimit të tij në Shqipëri, rreptësisht e kishte ndaluar kompjuterin dhe internetin për popullin e vet, sepse, këto mjete bashkëkohore të komunikimit i konsideronte si ç’pikje të imperializmit. Kur në një rast, dikush nga shokët e partisë, ia kishte ofruar një “PENTIUM 4” dhe kyçjen falas në internet, Enveri, le që nuk e ka pranuar këtë ofertë, por ofertuesin dhe familjen e tij e kishte dënuar me internim të gjatë.
- “Po, po! Ashtu është. Kam dëgjuar edhe për këtë rast.”– u përgjigj i sigurt në vete bashkëbiseduesi - “Enver Hoxha në mënyrë patologjike ka qenë kundër çdo përparimi teknologjik, vetëm e vetëm pse vinte nga Perëndimi”.
U desh të kaloj disa minuta, që në kokën e zjarrtë të mikut tim anti-enverist, më në fund t’i kallën “sijalicat kujdestare ” dhe ai ta kuptoj poentën e vërtet të shakasë.
- “T’i si duket po luan k...me mua? “- mu drejtua pak sa me nervozizëm. - “Po, ku ka pas kompjuterë “Pentium 4” dhe internet në atë kohë?!!
- “Ja pra! Aty edhe dua të dal! - iu përgjigja unë me buzëqeshje - “Mu këtu qëndron problemi kyç i mentaliteti tonë të gabuar, miku im! Ne sot, në kohën e epokës së kompjuterizimit dhe internetit, ku vetëm me disa shtypje në “Google”, mund t’i qasemi çdo informate të çfarëdo aktualiteti kudo në botë, fatkeqësisht, nga kjo shkallë e vetëdijesimit dhe eksperiencave të së sotmes, po tentojmë ta vlerësojmë kohën e një periudhe kaherë të perënduar historike; atë kohë, ku ndoshta figurativisht, as vetë Enver Hoxha nuk ka pas letër të mjaftueshëm t’i shkruaj me dorë veprat e veta, e lere më diçka tjetër sikurse është sot kompjuteri?!”.
Vetëm pak histori
Të izoluar gjatë me perden e çeliktë të kohës në mes ne shqiptarëve nga të dy anët e atdheut tonë, fenomenin e Enverit duhet shikuar ndaras: veç si Enver Hoxha për shqiptarët e Shqipërisë, dhe veç për shqiptarët e Kosovës tek të cilët më tepër reflektonte si mbështetje, kurajo, dhe simbol i identitetit të shkëputur kombëtar. Kur ta sheshojmë këtë çështje nga ky këndvështrim, atëherë, besoj se do ta kemi një përgjigje më të plotë në hamendësimin tonë: pse Enveri duhet aq shumë edhe sot në Kosovë, dhe pse ai ka edhe mjaft armiq në Shqipëri.
Vlerësimin më meritor për Enver Hoxhën e Shqipërisë, unë do t’ua leja vëllezërve tanë atje, por për Enver Hoxhën nga këndvështrimi kosovar, do mundohem ta jap një mendim nga këndvështrimi im subjektiv amator, jo si historian.
Dihet se, paralelisht, në kohën e pushtetit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, Kosova ka qenë pjesë e Jugosllavisë po ashtu komuniste të Josip Borz Titos. Ne, faktikisht, ishim të dënuar me dhunë të jetonim në shtetin e sllavëve të jugut (Jugosllavia), por, realisht, kurë nuk e ndjenim veten ashtu. Sepse ishim shqiptar, popull autokton me prejardhje nga ilirët e lashtë. Si u ndamë dhe u cunguam në dy e më shumë pjesë, edhe kjo histori na është e njohur mirë, por e vërteta e kohës ishte se, sikur këndej, ashtu edhe andaj kufirit, ideologjikisht kishim të bënim me dy shtete komuniste. Në këto rrethana, ne shqiptarët të mbetur jetim në Kosovë, atëbotë i kemi pasur dy zgjidhje të mundshme politike të orientimit: të jemi me Enverin shqiptar (Enverista), ose me Titon sllav (Titista). Mes tjetër alternativ s’kishte.
Derisa, sikur thuhet, andej kufirit sundonte “errësira staliniste” e regjimit enverist, këndej gjysmës tjetër të atdheut tonë, “jo stalinisti”, dhe “demokrati” i socializmit vetëqeverisës Titoja, në çdo hap dhe në vazhdimësi, persekutonte, burgoste besa edhe gjakoste çdo mosbindje tonë dhe tendencë natyrore që të jemi të bashkuar me vëllezërit tanë gjenetik.
Nuk i kam në dispozicion këto të dhëna, por shumë kisha dashur që me shifra statistikore të bëja një ilustrim krahasues: varësisht prej numrit të banorëve shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, sa ka qenë mesatarja e të burgosurve politik në kohën e diktaturës së proletariatit të Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe sa ka qenë kjo mesatare e të burgosurve politik shqiptar në Kosovën e Jugosllavisë së Titos. Edhe vetë si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, më kujtohen shumë mirë ku pas intervenimit brutal dhe të përgjakshëm të policisë jugosllave ndaj protestuesve duarthatëstudentor; mjaftë prej nesh aty u vranë, qindra e qindra të rijnë u burgosën dhe u persekutuan, ndërsa mijëra të tjerë u desh ta braktisin Kosovën. Në atë kohë, regjimi kinse demokratik i socializmit vetëqeverisës të Jugosllavisë së trashëguar titiste, jo vetëm se i kishte shuar me gjak këto protesta legjitime studentore shqiptare, por ajo, nëpërmjet të propagandës dhe marketingut të fuqishëm diplomatik që bënte, kishte arritur ta ngulfas në tërësi depërtimin në botë të së vërtetës rreth kërkesave tona të parashtruara në këto demontrata, si dhe për brutalitetin e përgjakshëm policor të përdorur ndaj nesh.
Më kujtohet mirë se, as Evropa dhe askush nga shtetet tjera të botës demokratike, nuk reagoi si duhet në këto ngjarje, duke e konsideruar këtë punë si çështje të brendshme të RSFJ-së. Në këtë errësirë totale mediale, ishte vetëm Enver Hoxha dhe “Zëri i Popullit”, si organ i PPSH, i cili doli haptas në favor të kërkesave tona studentore për “Kosovën Republikë”, duke i gjykuar ashpër dhe njëkohësisht demaskuar, të gjitha gënjeshtrat pan-sllaviste-antishqiptare të RSFJ-së. Vetëm ky regjim Enverist atëbotë u mobilizua dhe e ngriti zërin që e vërteta e përgjakshme e këtyre protestave, të depërtoj jo vetëm në mediat botërore, por edhe gjer tek nivelet e institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe në vetë OKB-në.
Nuk ka pasur kush nga ne atëherë (nga shqiptarët e Kosovës) që nuk e kishim veshin kah “Radio Tirana” dhe reagimeve bombastik të “Zërit të Popullit”, organit të PPSH?! Unë pranoj se, qaja me lot kur i dëgjoja këto lajme, por jam i sigurt që çdo shqiptar në atë kohë, së paku një herë e ka shqiptuar në vete uratën: “Na rroftë Enver Hoxha dhe Shqipëria!”
Më shumë ma kënda ta dëgjoj atë këngë “Enver Hoxha tu ngjat jeta...” se sa ”Spremi te se, spremi te se, çetnici...
Kosovo je Serbija...ne damo te Kosovo...”
Por, ta lëmë këtë pak histori të thjeshtë dhe t’i kthehemi kremtes kontestuese të 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë. Për ta balancuar raportin e të kundërtave paradoksale të kësaj ngjarje konkrete, mjafton vetëm të merremi me emrat e atyre që ishin prezent në këtë jubile, dhe këtyre të tjerëve, që sot po reagojnë si anti-enverist më të zëshmit. Në njërën anë shihen: pjesëtarët e familjeve më të persekutuar atdhetare shqiptare gjatë tërë kohës së regjimit titist, dhe nga ana tjerët, figurojnë emrat e përkatësve të familjeve, apo edhe personalisht ata, që tradicionalisht kanë qenë në anën e titizmit.
E, sa i përket hamendjeve mbi lejimin apo moslejimin e mbajtjes së këtij tubimi, të gjithë bashkëdebatuesve të mijë në këtë temë, ju përkujtoj se, sot Kosova është një vend i lirë dhe demokratik, ku çdo qytetar apo grupacion tjetër etnik, fetar dhe politik, ka të drejtë të mbaj tubimet e veta kremtuese apo protestuese të çfarëdo natyre dhe përmbajtje qofshin ato. E, sa për mua personalisht, më shumë ma kënda që në Kosovën time të dashur ta dëgjoj atë këngë “Enver Hoxha tu ngjat jeta, me ty jena sa të jetë jeta ...:” se sa ato tjera që shpesh këndohen nëpër enklava tona serbe: ”Spremi te se, spremi te se, çetnici...Kosovo je Serbija...ne damo te Kosovo...”