|
| 16 tetori- dita e shenuar | |
|
+11Beton Leka i Madh echo murturi beti tom sojer rolling zeriatdheut Eva0506 Guximi Ago Muji 15 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 4:47 pm | |
| Të Qau! Të qau Shqiperia si nëna evlanë, Si motra vëllanë, që i digjet zemra; Përkulen të gjithë kur vijnë te varri, Komandant, o dritë, do na djegë malli... Shefqet Peçi Libri: "Komandant, na dogji malli" | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 4:51 pm | |
| ky fakt fakt e ben krenar qe jam nga ferizaji, edhe me heret e kam mermende qe jam nga "qyteti ku edhe hoxha lutet per Enver Hoxhen"
Paj ,hoxha q'at punë ka-me u lutë për të vdekurit ! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 5:01 pm | |
| Vdiq Enveri, trimi, burri, gjysme-shtize u ul flamuri; Po s'i ul kryet, jo, Shqiperia; Në ballë krenare prin partia. O Enver, Je trim me fletë Goja hesht, po zemra flet. Diber, 14 orill 1985 | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 5:07 pm | |
| Yll' i lindur n'horizont Yll' i lindur n'horizont që në nëntqind' e tetë; gjithë botën e ndriçon, ashtu të rrojë për jetë. Gjithjnje ashtu vijoftë Vepra e tij madhështore, brez pas brezi u mbuloftë me kuror' e me fitore. Mustafa Luçi, Kuç Ish veteran i luftës Antifashiste N.çl. Babai i dy Deshmoreve (1974) | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 6:50 pm | |
| DRITË LIRIE!
(Kushtuar Partisë Komuniste të Shqipërisë e themeluar nga strategu Enver Hoxha me shokët e shoqet e tij të idealeve çlirimatre)
Kjo dritë e verboi fashizmin, kjo dritë e verboi kolaboriacionizmin
Kur trojet shqiptare, po rënkonin nga thundra e robërisë, Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi dritë-rrufeja, Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë! Rinia heroike shqiptare, Po betohej me grushtat lart! Komandant, Enveri i tha jo reaksionit, Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë! Qemail Stafë shkodrani, Po e jepte kushtrimin: Ta luftojmë fashizmin! Ta bëjmë ribashkimin! Lokemadhja Bije Vokshi, Me revolver e bomba në duar, Si Shote Galica e Norë e Kelmendit, Ju bënte roje flakadanëve, për lirinë e vendit! Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike, Do lidhej si gjaku me zemrën, Në qëndresë kundër nazi-fashizmit, Përkrah rinisë heroike! Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare, Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë, Do të luftonte tërë jetën krenare, Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë! Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza, Babë Myslimi me shokë; Kur e freskoi lajmi si era: Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë! Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali, Po i bashkonte malësorët: Do luftojmë për liri, o vdekje, Deri t´i shporrim gjakësorët! Si vetëtimë mbi male e qytete, Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora! Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët, Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora! Lufta e forcoi besën, Lufta e kërkoi qëndresën, Lufta kishte dhembje-gjaku! Lufta, e rriste shpresën! Lufta e vrau robërinë! Lufta e vrau tradhtinë! Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren! Ta gëzojmë lirinë!... U therrën keq, gjakatarët kryeneçë: Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit, Ikën andej nga erdhën: U strukën në Romë si qyqet, U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit! Ata që popujve liridashës, Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën: I mbuloi tmerri dhe vreri: Prandaj, e vranë veten! Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit, I ngrohu shqiptarët, nëpër botë: Fikja e kësaj drite të madhe: Kurrën e kurrës, nuk arrihet dot!
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 7:06 pm | |
| Per Enver Hoxhen...
Ti nuk u linde sallave mondane,
As vilave s’u rrite.
Ti dole trim me shollë partizane
Dhe si shqiponjë maleve u ngjite.
Ti s’ëndërrove skeptër, as kurorë
I shtrenjti yne Enver.
Ti more për liri armën në dorë,
Gjerdanë në brez e supit maliher.
Ti me fshatarë në kasolle mali
U ule këmbëkryq përherë.
Me shokë pive ujë në gjurmë kali
Dhe zjarrit partizan u tere.
Tek ti çdo thinjë flet për një furtunë
Dhe çdo furtunë në ballë një rrudhë të shkroi.
Por buzëqeshja e ëmbël në tribunë
Për popullin hero kurrë s’të shteroi. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 8:51 pm | |
| Te lumte Eva per sjelljen e kesaj poezie! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 02, 2008 9:19 pm | |
| Faleminderit Eva per kete poezi kaq domethenese. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Sun Oct 12, 2008 5:24 am | |
| Eva të lumtë për poezinë e sjellur në këtë temë.100 vjetori i Enver Hoxhes, Gjirokastra zgjohet e kuqeAdmirina Peçi
Këto ditë, vëren gjithkund shkrime të kuqe në muret që ngrihen bri rrugicave të kalldrëmta në Gjirokastër. Ka disa javë që qyteti fle e zgjohet me to. Ditë pas dite, një dorë e fshehtë shkruan një të re. Dhe harta e zaptimit të tyre i zgjeron kufijtë. Ja, një yll pesëcepësh i vizatuar me nxitim dhe mandej shprehja “1908 Enver”. Në një rrugicë pak më andej, ylli i kuq qëndron në mes. Anash tij janë fjalët “Lavdi” dhe “Enver”. Diku, një tjetër shkrues enigmatik ka fiksuar në mur një parullë më të gjatë, “Lavdi Enver Hoxhës 100 vjet”. Dikush që nuk e ka pëlqyer, duhet të jetë ngritur me natë dhe ka bërë mbi të ca shkarravina blu. Nuk është thjesht luftë ngjyrash. Nuk është as thjesht nostalgji. Një armatë njerëzish, përgatisin që prej afro një viti atmosferën për një jubile, përvjetorin e 100-të të lindjes së liderit komunist, Enver Hoxha. E zbulojmë këtë me të mbërritur në Gjirokastër këtë fundkorriku. Është e shtunë dhe qyteti i gurtë zhuritet prej vapës, por kjo nuk i pengon njerëzit të lëviznin rrugëve të kalldrëmta. Ata janë mësuar me turistët e shumtë. Janë mësuar dhe me kureshtjen e tyre për të gjetur në këtë qytet gjurmët e liderit komunist. Pyesim Hasan A., 72 vjeç, për shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës. Ai reflekton nostalgji, ndërsa shpjegon me lëvizjet energjike të duarve, se si do të ndjekim të përpjetën e një prej rrugëve të kalldrëmta të qytetit për të shkuar atje. Hasani thotë se të gjithë turistët që mbërrijnë në Gjirokastër, pyesin për shtëpinë e Enverit. “Janë kureshtarë. Ka prej tyre, sidomos të huajt që kërkojnë të blejnë ndonjë relike të tij. Por, ku t’i gjesh? Janë zhdukur...”. Sipas tij, Enver Hoxha është pjesë e historisë së qytetit dhe strukturat shtetërore nuk po bëjnë sa duhet për t’iu ofruar turistëve atë që kërkojnë. “Ata shkojnë në shtëpinë e Enverit, atje ku po shkoni dhe ju, dhe nuk gjejnë asnjë gjurmë të jetës së tij. Asgjë e tij personale nuk ekspozohet atje”, - thotë i moshuari, që na kthen shpinën dhe nis të trokasë bastunin gurëve të kalldrëmit. Ngjitemi të përpjetës së rrugës ku na drejtoi Hasani. Ndjekim pikë për pikë shpjegimin e tij dhe gjendemi pikërisht para shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës. Nga një broshurë e vjetër njihemi me historinë e saj. Shtëpia e lindjes Shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës, është një godinë 3-katëshe e vendosur në lagjen “Palorto”. Daton qysh në shekullin e XIX-të. E ndërtuar gati një shekull më parë, në vitin 1913, kur Hoxha ishte 5 vjeç, shtëpia digjet aksidentalisht dhe në vend të saj për gati 54 vjet deri më 1967-ën mbetën vetëm gërmadhat. Nga ky incident fatal shpëtuan vetëm një qilim e një jorgan, të cilat më vonë nga familja Hoxha iu dhuruan muzeut të qytetit, si dhe sahati i famshëm shekullor, që iu dhurua gjimnazit “Asim Zeneli” nga vetë Enver Hoxha. Gjatë rindërtimit të shtëpisë nga shteti në vitin 1967, u grumbulluan në të, të gjitha karakteristikat më të mira të një shtëpie tipike gjirokastrite, duke filluar që nga tavanet, sergjenët, dollapët në mur, papafingot etj. Pas rindërtimit, ajo u kthye në Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare për qarkun e Gjirokastrës, status të cilin e mbajti deri në vitin 1991. Përveç armëve në këtë banesë kanë qenë të reklamuara edhe sende personale që familja Hoxha i kishte dhuruar. Ka qenë një ndër 7 muzetë e Gjirokastrës, si dhe ndër më të frekuentuarit nga vizitorët. Sot ky muze ka ndërruar destinacion. Prej disa vitesh funksionon si muze etnografik, ndërsa gjurmët e relikeve të Enver Hoxhës nuk hasen askund.
Turistët
Dëshira Tena punon në këtë muze si cicerone që prej 25 viteve. Ajo thotë se muzeu i konceptuar si një pasqyrë e traditës së qytetit të Gjirokastrës, ka tërhequr jashtë mase vëmendjen e turistëve. Ajo nuk e mohon se kureshtja që i drejton hapat e turistëve për tek ky muze, lidhet drejtpërdrejt me faktin se ajo është shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës. Ajo na tregon se në vitin 1997, një sasi eksplozivi e dëmtoi pjesërisht ndërtesën dhe vetëm pas shumë kohësh ajo u rikonstruktua, duke u kthyer në muze etnografik, sikurse vazhdon të funksionojë edhe sot. Megjithatë, specialistët e etnografisë janë të vetëdijshëm se vizitorët që ia behin gjithnjë e më shpesh në Gjirokastër, janë shumë më kuriozë për të parë shtëpinë e Enver Hoxhës, sesa atë çka serviret në ambientet e saj. Dhomat e banesës karakteristike shërbejnë për ekspozimin e kostumeve popullore, punimeve karakteristike në tezgjah, në dru dekorativ, metale të ndryshme etj. Për të vizituar këtë muze, një turisti i duhet të paguajë vetëm një biletë e cila kushton 200 lekë. Mandej, tre katet e shtëpisë ku lindi ideatori i sistemit më të egër diktatorial në botë, Enver Hoxha, janë të hapura për t’u eksploruar. E pyesim Dëshirën për turistët që vijnë aty dhe kureshtjen e tyre. Ajo përgjigjet shkurt: “Vijnë shumë turistë...”. Meqë ajo punon aty që prej 25 viteve, e pyesim nëse kanë shkuar ndonjëherë për ta vizituar shtëpinë familjarët e Enver Hoxhës. “Jo, përgjigjet sërish ftohtë Dëshira, - nuk na kanë shqetësuar”. Dhe vijon të na tregojë ambientet e shumta të shtëpisë, ku gjen gjithçka që përfaqëson Gjirokastrën, por asnjë gjurmë të Enver Hoxhës. Por turistët që nuk e dinë, në fund të eksplorimit mund të zhgënjehen. Ata nuk gjejnë asnjë send personal të tij në atë shtëpi. As edhe një kënd që të pasqyrojë diçka rreth personalitetit të tij.
Një kënd për Enverin
Komunistët e Gjirokastrës kanë kërkuar shpesh, sidomos gjatë muajve të fundvitit të shkuar, kur kanë nisur edhe përgatitjet e para për festimin e 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, një kënd në shtëpinë e tij të lindjes për t’ia kushtuar atij. Një kënd në shtëpinë trekatëshe, për të ekspozuar sende personale dhe objekte që do të prezantonin në njëfarë mënyre liderin e tyre shpirtëror. Na tregon për këtë kërkesë këmbëngulëse të tyre edhe kryetari i Bashkisë, Flamur Bime, i cili nxiton të pohojë se Bashkia e Gjirokastrës është e distancuar prej këtyre kërkesave. “Nuk ka kjo bashki asnjë plan, as për festimet që përgatiten të organizojnë ithtarët e komunizmit”. E megjithëkëtë, kjo duket nuk do t’i pengojë ata të vijojnë përpjekjet për të realizuar një atmosferë vërtet festive, edhe pse brenda një stili që i takon shekullit të kaluar.
Sërish parullat Pasi dalim nga shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës, përballemi sërish me parulla të tjera të kuqe. Në faqen ballore të shtëpisë, edhe pse ajo nuk mban brenda saj asnjë gjurmë nga jeta e liderit komunist, dallon nga larg parulla e kuqe kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës. Duket si e vetmja mënyrë që kanë gjetur ithtarët e tij për ta bërë të jetë i pranishëm aty në atë shtëpi. Më vonë, ndërsa ndjekim rrugicat për të dalë nga qyteti, kuptojmë se harta e këtyre shkrimeve të kuqe është më e gjerë nga ç’mendonim. Thuajse në çdo rrugë e në çdo lagje, parullat e kuqe kanë zënë vend dhe njoftojnë për motin e madh dhe grishjen për festime.Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Sun Oct 12, 2008 5:36 am | |
| Ditëlindja e Enver Hoxhës, festimet nisin në Prishtinë
PRISHTINE-Kanë startuar aktivite tet për 100-vjetorin e udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. Kështu, dje në Prishtinë është organizuar një tubim nga shoqata politike "Afrim Zhitja", me emrin "Enver Hoxha dhe Kosova". Sot në Ferizaj organizohet një konferencë me titull "Enver Hoxha, burri më i madh i kombit". Por siç na tregon kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Hysni Milloshi, "në gjithë qytetet e Shqipërisë dhe degët e Partisë Komuniste po zhvillohen aktivitete të ndryshme. Aktivitete po organizohen edhe në Danimarkë në datat 15-16, një konferencë për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës si person i madh i lëvizjes komuniste, apo seminare në Spanjë, Francë, Gjermani, etj". Në datën 12 tetor, në orën 10, në Gjirokastër do të organizohet një miting i madh ku do marrin pjesë komunistët e qytetit, po edhe nga Përmeti, Tepelena, Saranda, etj. Ndërsa në datën 15 tetor do të ketë në Tiranë, në Muzeun Kombëtar një konferencë, ku do të vijnë komunistë nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe ku do të marrin pjesë partitë komuniste nga Greqia, Belgjika, Franca, Italia, Ekuadori e Republika Domenikane.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Sun Oct 12, 2008 5:44 am | |
| Prefektura alarmohet nga parrullat për Enver Hoxhën
Zëdhënësja e Prefekturës, Eva Duraj, në një deklaratë për shtyp për TVNews24, tha “se këto parrulla evokojne figuren e Enver Hoxhes, diktatorit më të madh te te gjitha kohrave
GJIROKASTER-Gjirokastra është zgjuar sot plot me parrulla që ftojnë qytetarët të festojnë ditëlindjen e 100-të të Enver Hoxhës. Grafitet e shumta “Rroftë partia komuniste”, “Rroftë Enver Hoxha” në pjesët më të dukshme të mureve anësorë sipërfaqësorë në Gjirokastër, që paralajmërojnë festimin e 100-vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha, kanë alarmuar përfaqësuesin e qeverisë shqiptare në jug të vendit. Prefektura e Gjirokastrës ka reaguar pas ankimeve nga qytetarët me anë të një deklarate për shtyp ku bën thirrje policisë vendore të reagojne per te ndaluar mbishkrimet. Zëdhënësja e Prefekturës, Eva Duraj, në një deklaratë për shtyp për TVNews24, tha “se këto parrulla evokojne figuren e Enver Hoxhes, diktatorit më të madh te te gjitha kohrave”. Prefektura u bëri thirrje autoriteteve lokale pastrimin e parrullave, ndërsa i bëri thirrje edhe policisë të gjejë autorët që dhunojne psikologjikisht qytetarët më grafitet. “Mbishkrimet me emrin e diktatorit, yllin e kuq, si dhe draprin dhe çekanët që janë grafikuar ngado, janë të njëjta me dhunën psikologjike ndaj nxënësve dhe rinisë së sotme”, thuhet nga Prefektura. Afati mjaft i shkurtër që u është lënë këtyre institucioneve për shuarjen e grafiteve nëpër muret e Gjirokastrës, ka vënë në siklet punonjësit shtetërorë, të cilëve do t’u duhet të dalin që nesër me një kovë me gëlqere dhe furçë të shuajnë mbishkrimet me ngjyrë të kuqe që evokojnë figurën e diktatorit Hoxha. Diktatori Enver Hoxha mbush më 16 tetor 100 vjet nga e tij. Komunistët lokalë kanë planifikuar një sërë aktivitetesh festive, si dhe kanë paralajmëruar ardhjen e liderëve komunistë jo vetëm vendas, por dhe të huaj.
Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| | | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Tue Oct 14, 2008 4:59 pm | |
| | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Tue Oct 14, 2008 5:02 pm | |
| | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Tue Oct 14, 2008 5:08 pm | |
| ago faleminderit per keto foto, shume te mira, sidomos ajo e para |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Tue Oct 14, 2008 5:10 pm | |
| [quote="Sofra"]Prefektura alarmohet nga parrullat për Enver Hoxhën
Zëdhënësja e Prefekturës, Eva Duraj, në një deklaratë për shtyp për TVNews24, tha “se këto parrulla evokojne figuren e Enver Hoxhes, diktatorit më të madh te te gjitha kohrave
do të thot se edhe pushteti ndalon festimin e ish Krytarit dhe me qfarë të drejte e quan diktatorë në bazë të punësa që bëri aji apo urretjes ndaj sistemit që ishte apo ka diqka pesonale (por mendoj se qështje personale nuk do të kishte të drejt të ndalonte festimin ) | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 6:41 pm | |
| Per Enver Hoxhen, me rastin e 100 vjetorit te lindjes -
- Marre nga poema Nene Shqiperi e Dritero Agollit -
…Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes, Me fletore perzier me buken, kalemat, fisheket.. …Ecen ministrat e ardhshem, komisaret, strateget Eci muza jone poetike. Eci AI qe ti Shqiperi, nenokja e maleve I thua me fjalen prinderore BIR Eci AI qe kurre ndaj halleve Nuk ndenji te bente sehir. Qe koken mos ta ulje kurre, qe ballin ta kishe krenar, Ai u betua : " NDERIN E NENES DO TA MBROJME SI BURRAT, SIKUR TA DIME QE HAME DHE BAR”...
...Ne ishim krah tij, bashke si gishtat e dores Ne akuj, furtune, ngrice e terr Ne ishim krah tij mes skamjes, urise, debores Dhe ti i thoje: Pri bir i nenes, Enver! | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 6:49 pm | |
| A nuk eshte ndyresi dhe sakrilegj te mos lejosh birin te hyje ne shtepine e te atit me rastin e 100 vjetorit te lindjes? | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 7:12 pm | |
| | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 7:14 pm | |
| | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 7:56 pm | |
| Pikërisht me rastin e 100 vjetorit të lindjes së të madhit Enver Hoxha, heshtja e hekurt institucionale e klikave pasuese ne pushtet filloi të thyhet. Çarjen e parë e bënë shqiptarët e Kosovës, të cilët duke përbuzur çjerrjet gurmazore për të hequr dorë nga manifestimet e paralajmëruara dhe pjesëmarrja në to, pa u trembur as nga pushtetmbajtësit e sotëm në Kosovë, përkujtuan me dinjitet 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, me ç'rast promovuan meritat e pamohueshme të Enver Hoxhës dhe epokën e Tij 50 vjeçare të socializmit.
Ky eshte fillim i mbarë i diskutimit dhe publikimit të historisë 50 vjeçare të historisë më të re, histori të cilën jane bere perpjekje per ta mbajtur të fshehur nën drynin e hekurt ose per ta shtremberuar. E vërteta nuk shtrembërohet as me dhunë, as me kërbaç e as me diktat. Historia dhe faktet historike nuk fshihen as nuk shlyhen dot. E vërteta gjithmonë ka triumfuar dhe do të triumfojë edhe kësaj radhe, duke i kthyer vendin e merituar Enver Hoxhës.
Në Tiranë jane botuar libra kushtuar jetës dhe veprës së tij, me rastin e 100 vjetorit të lindjes. Por, fjala me e bukur kumboi per te ne manifestimin e mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Eshte derdhur shume helm e vrerë mbi këtë personalitet të shquar të kombit tonë, nuk eshte lejuar që lidhur me këtë çështje të shqyrtohet arkivi dhe që dokumentacioni të bëhet publik. Përkundrazi, dosja "ENVER HOXHA" eshte mbyllur për dekada të tëra nën drynin e hekurt të heshtjes. Por historia nuk fshihet dot as me plafët më të rëndë, as me dryna të hekurt. Pastaj, bëhet fjalë për një gjysmë shekulli, e jo për një gjysmëdite! Prandaj STOP heshtjes! Të hapet arkivi dhe të bëhet publik për të gjitha shtresat e popullsisë! Nepermjet internetit mund te gjejme dhe te lexojme te gjitha veprat e tij. Lexuesit le të vlerësojnë e të gjykojnë vetë për to. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:29 pm | |
| TË DESHA DHE TË DUA PËRJETËSISHT, SEPSE TËRË JETËN QËNDROVE, LUFTOVE SHQIPTARISHT!
Të dua se të sulmonin dhe po të sulmojnë, Horrat dhe qorrat më të zi se skëterra! O Enver Shqiptari! Ishe dhe mbete madhështor, ...Ishe dhe je kurdoherë, Në zemrat tona, i pari!
Kur drejtoje, Ty me Partinë Shqipëria, kish dritë dhe nderë! Kur drejtoje ty me Partinë, Shqipëria, nuk përkulej asnjëherë!
Kur drejtoje Ty me Partinë, Shqipëria kish të gjitha: Nuk i mungonte buka as ujë! Nuk i mungonte DRITA!
Nuk lejohej kurrë turpi, Ta drejtonte Shqipërinë, gishti huaj!
Lisat e mëdhenj krenarë, Thonë: - sulmohen nga rrufetë! Vepra jote madhështore Do të jetojë e ndritur përjetë!
Për ty derdhën lot ujëvaret, Pa ty, - tani u shkretuan brezaret!
KUSHTRIM! …Heu, Enver burri! Shkëmb e diell, Nga Gjirokastra, Kurdoherë me ide të pastra! Simbol Qëndrese! Simbol Bese! Madhështor, sa Flamuri! Ngritu edhe njëherë, Dhe jepe kushtrimin! Se, na shkoi ndera! Se, na u hoq Flamuri! Ngritu o burrë i dheut! Shpëtoje Shqipërinë Stërgjyshore Pa le të gjëmojnë; Fusha e male! Se, pamëshirë, Mbi shqiptarinë, . Po bëjnë kërdinë, Armiku me tradhtinë!
VEPRA JOTE DO TË JETOJË! O, Enver Shqiptari! Derisa, të kenë drithëra, tokat shqiptare, Derisa, të kenë valë vërshuese Adriatiku e Joni, Derisa, të kenë lisa dhe krisma në malet tona krenare; Derisa të ketë kaltërsi qielli mbi SHQIPËRIKOSOVË: Vepra jote do të jetojë: Se dritë e jetë i jep REVOLUCIONI! - DO TË JETOJË, KJO RRUGË DRITE... NËPËR SHEKUJ, NËPËR VITE... Le të ulërijnë ujqërit, dhelprat le të përdridhen... Le të zhurmojnë, le të çirren e të vajtojnë: Jo, kurrë o trim e burrë! Horrat, vlerat nuk t´i humbin - kur të të shajnë: Vetëm marrëzitë e tyre i përlajnë! ... Dhe , le të lehin kot, Qentë me bushtra, Me turinjt përpjetë, Të zhgjebosur për jetë, -Me dy këmbë: Me dhëmbë e pa dhëmbë! Le të zvarriten, e cijasin... Mbi dhe e nën dhe! Zhapinj e hardhuca, Kudo nëpër botë... Për baticat e zbaticat... E epokës të Gjeniut Enver, Por, veprën e tij madhore, Për Shqipërinë Natyrore, Nuk do të munden ta mposhtin kurrë, Ajo ngritet lart e më lart si Flamur, Ngulitet e rritet... Dhe ngritet kurdoherë; Në thellësi të tokës, të SHQIPËRIKOSOVËS, Dhe - deri në eter! | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:36 pm | |
| Shikojeni se sa i bukur eshte. Kur mbajti fjalimin ne Paris i cmendi femrat e Parisit. Lavdi te perjetshme. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:40 pm | |
| Eshte e vertete! Natyra nuk ia kurseu bukurine. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar Thu Oct 16, 2008 8:40 pm | |
| Sote eshte dite e madhe per Shqiptaret. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 16 tetori- dita e shenuar | |
| |
| | | | 16 tetori- dita e shenuar | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |