Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kenget historike

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:25 pm

Brahim Uka nji djale jaran

Brahim Uka nje djale jaran,
hypi atit e shkoje ne Tasjan,
mathnai mire gjane or nallban.
Mathnai mire me potkoj te ri.
Se n'Prelep po dojme me hi.
Mej rrethue do kaqak te rij.
Kaqak te rije more kaqak te ngrat,
Brahim Uka tha zoti te vrafte.
N'a rrethove, naten ne mesnate.
Sa t'a marre pushken e gate ,
Sa ta marre pushken me dore,
Brahim Uken ne kam e ne dore.
Brahim Uka ty mos te vjen seri,
qe te vrau ty muhaxheri.
Kete zanat ma ka lane Imeri.
Kete zanat ai ma la mu,
se s'jam shka me m'rreh me dru.
Jo s'jam shka i Gorazhdovcit,
por jam nipi i Imer Popovcit,
muhaxhere prej kazase Leskovcit.

Ngjarja zhvilloet ne fshatin Prelep te Deqanit ku sejmeni i urryer nga populli Brahim Uka rrethon kaqaket ( te ikur nga pushteti turk), mirepo mbete i vrare nga nipi i Imer Popovcit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:26 pm

Tre kazaz ( Kavaz) po rrine ne dere

Tre Kazaz po rrine ne dere, 
Mehmet beg a po del njeher.
Dil nihere me kuvendue,
ne veziri te ti na ka que,
nje sahat mos me u vonue.
Mehmet begi u idhnue
mblodhi atin pa shilue .
Cili djale po vini me mue?
Cili djale doni me ardhe ?
Qaj Salihi qe nje ma i pare.

Mehmet Beg faqen simit,
ka kalaja mos u ngjite,
ti ka nxane veziri do prite.
Zot c'ka ka veziri me mue,
Ku me ka thane une e kam ngue.
Tej ne More per te jam shkue,
me horumin kam luftue.
E atje une jam plague,
ne eshtra te qeneve jam mjekue,
marre Shkodres por nuk i kam que.

Mehmet begi i hypi atit ,
vesh kusaten prej dukatit,
gjane e gate po ia leshon sokakut.
Mire se te gjaje veziri i Bushatit
hajde, hajde beg o'i Kastratit.
Ka calinat prej dukatit.
E hoqe njane e ne mulle te barkut,
Mehmet begu ra prej atit.

Mehmet beg i holle e i gate,
te ra veziri anej te grate,
hajde, hajde vezir zeza,
po q'ka te duhen keto bajonesha,
tuj pas Shkodra, shkodralesha,
niqind qese me ju ba vesha,
syte e zi vetllat e zeza.

O moj nane t i pash mue
kur te bajsh ti mem vajtue,
Kajma Memen ma forte se mue.
Kajma Memen ma forte se mue!
Bash si burrat ka qendrue.
T'ishin kane dy djem si Mema!
paten me i hi Vezirit mbrena.
E me ja thy kalane permrena.

O moj nane e zeza nane,
amanet jam tuj ta lane
t'na marojshe nji vorre te gjane .
Me gjithe Memen me na nxane ,
me gjithe Memen me na nxane,
se i ka nejt begut ne kam.

O moj grue e dashnja grue,
a do te mbajsh ti zi per mue,
ata djem a do me mi rue?
C'ka po thu more zotni,
po ku gjaje une burre si ty?
Po ku gjaje une burre si ty,
Jo ne Shkoder po as n'Malesi.

Djemte e tone more zotni ,
kam me i fsheh neper Malesi 
Do ti qoje cobane me dhi,
Ishalla rriten e te gjasojne ty.
E kur te rriten te bahen taman,
se lane gjakun pa t'a marre.

Kjo kenge sigurishte ka te beje me konfliktet mes njerit prej Pashallareve Bushatlije te Shkodres dhe Mehmet begut te Kastratit, i cili do te kete ndodhe rret viteve 1830-1840.
Nuk jam i sigurte a eshte fjala per Kazaz, kavaz apo kavaq, pasi nuk kuptohet mire .
Megjithekete si nje kenge mjafte e vjeter mendoje qe ka rendesi shume te madhe per t'a degjuar dhe mesuar me teper rreth kesaj ngjarje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:27 pm

Kenga e Halil Hamzes

Halil Hamza burre i trashe 
n'dore tanden more pashe.
N'doren tande pash o i ri 
qe m'rrethove me jabangji.
Bajram aga nji burre zotni,
ne Rahovec po dona me hi.
Me pi vene me pi raki.
Do t'a pime more s'do t'a lame.
Halil Hamezen do ta nxame.
Halil Hamza ish kane ne shtrune
qou Bajram vella se n'a rrethun.
Na rrethun e done me na nxane .
kurre n'hapsane nuk jam kane.
kurre ne hapsane une nuk jam hi,
nuk jem mesue vlla me kori.
Halil Hamza keq vikati,
na'i qelloje sakica gati.
Tre sejmen ne vend i pergjaki.
Qyky ashte tha pashe Podrimqaki ,
Qe se bane men qysh bahet gjaki.



Halil Hamza me gjase ka qene nje qytetar i Rahovecit i cili ka rene ne kundershtim me pashallaret dhe agallaret shqiptare turkofile dhe bene rezistence kur Bajram aga me gjase nje turkofil nga Gjakova shkon per t'a zene dhe burgosur Halil Hamzen. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:27 pm

VLORE 

cili je ti more burre
cili je, cili je
cili je ti more burre
cili je ti more burre
qe na vjen nga shqiperia
cili je ti more burre
qe na vjen nga shqiperia
qe na vjen, qe na vjen
qe na vjen nga shqiperia
qe na vjen, qe na vjen
qe na vjen nga shqiperia
qe na vjen nga shqiperia

une jam smail qemali
qe na vjen nga shqiperia
une jam smail qemali
une jam, une jam
une jam smail qemali
une jam, une jam
une jam smail qemali
une jam smail qemali

dua vatanet e mia
une jam smail qemali
dua vatanet e mia
dua va, dua va
dua vatanet e mia
dua va, dua va
dua vatanet e mia
dua vatanet e mia
do t'i marr se s'eshte pune
dua vatanet e mia
do t'i marr se s'eshte pune
do t'i marr, do ti marr
do t'i marr se s'eshte pune
do t'i marr, do ti marr
do t'i marr se s'eshte pune
do t'i marr se s'eshte pune
eshte e jona shqiperia
do t'i marr se s'eshte pune
eshte e jona shqiperia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:28 pm

Kenga e Hazir Goriqit 

O Bajram aga ne jelek 
ketij Sherifit po i therret
Po thote paret ku m'kane mete 
pse Haziri nuk po i jep?
Fort po mush e shpesh po qet ,
shpesh po qet ai me gjithe djale
qohu bre Curr o n'mujsh me i ndal,
luftojme trimat balle per balle .
Kurre kesi trima thot nuk kam pa 
kesh te vorfen , fukara , 
avajetin se kane la . 
Nuk ja'u lajta tha avajetin
Keti Shabajkut ja kajta dertin.
Ne Perzern u ba meshlizi ,
ne sherr te madhe zoti na qiti.
S'po dorezohet Hazir Goriqi.
Avdyl pasha e ndrroj asqerin, 
tash po e qojme Bajram Rrustemin.
Ku ma njeh Curri ate djale ,
mete prej kreje po don me i dale.
Ketij Shabajkut po i qone fjale , 
A e kam Sherifin gjalle?
Ma mire gjalle Curro mos me kane 
Se Sherifi tu ka plagu rane.
Ia lidhe plaget me mahrham. 
Gjemoi topi krisma e pushkes ,
Ky Haziri dul per fushe ,
Ky Haziri dul per fushe ,
po i tjote djalit mos u ngute
mos u ngut or sokol oj babes ,
mamja mire Shaqir Ages,
Mamja mire po Shaqir Currit 
mi ka pru cubat prej Ostrozubit. 
Te cilet cuba po tu rrite ndera
po i ka rrafsh tri pranvera , 
qe s'kane guxu me m'ra ka dera .

Hajde hajde Jup Bajraktari 
ty qe te vjen kafja ma s'pari,
te vjen pitja e te vjen qurani,
qka je mshef je palu mas gardhi,
po i rren shoket po m'trembet kali.
Shaqir Aga more zotni,
forte kam pase uzdaje ne ty,
se nuk vjen me me rrethu n'shpi
se nuk vjen t'i mem me rrethue 
more veten qafe edhe mue .



Kjo kenge i kushtohet Hazir Mazdrekut - Goriqit , nga fshati Goriq i komunes se Malisheves , treva e Llapushes . Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1860-1870, ku ne fshatrat e Bajrakut te Ostrozubit kane kundershtuar larjen e avajetit per pashallaret. Hazir Goriqi ka qene nder te paret qe ka kundershtuar larjen e taksave . Pashallaret e Prizrenit dhe te Gjakoves, kane derguar sejmenet e tyre per te detyruar Hazirin qe me dhune te laje taksat dhe t'a burgosin. Por ai u'a kthen pushken dhe vret disa dhe plagos Sherifin njerin nga kryesejmenet. Edhe bajraktaret e Ostrozubit nuk guxojne qe t'i shkojne tek dera per taksat. Keshtu pashallaret me gjase Avdullah Pashe Dreni nga Gjakova ( ky i vrara me vone nga kreret e Lidhjes se Prizrenit me 1879 ne Gjakove) , dergon sejmenet e tij te njohur ne krye me Shaqir Age Currin ( babai i Bajram Currit ) dhe Bajram Rrustemin qe poashtu me 1879 jane te vrare nga kreret e Lidhjes se Prizrenit ne sarajet e Abdullah Pashe Drenit ne Gjakove , derisa po mbronin Ali Pashe Maxharrin , per te prangosur ose vrare Hazir Goriqin. Ne rrethimin e tij ne Goriq te Malisheves ( Llapushes ) , marrin pjese edhe sejmenet e Bajraktarit te Ostrozubit. Pas dy dite luftime Hazir Goriqi me gjithe djalin vriten , po ne kete betej mbesin edhe disa sejmen te vrare dhe plagoset rende edhe Shaqir Curri ( babai i patriotit Bajram Curri ). 
Pas kesaj ne gjithe treven e Llapushes dhe Anadrinit fshataret ngriten ne kryengritje dhe pushteti turk dhe pashallaret vendas detyrohet te heqe dore nga mbledhja e avajetit ( nje lloj takse vjetore )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:30 pm

Kenga e Ahmet Delise

O haj medet o qka na ka kane 
na ra shkau per tana ante.
Tana anet o haj medet ,
tana armet po na i hjek,
tana armet po na i hjek 
po ia jepka o rajes vete.
ja u jep Rajes mor i plaqin syte ,
per shqiptare gazepi ka krise.
Na jane ra o ni rrem qetnik,
ia kan mesye me dale ne Drenice.
Ne Prekaz ata kur jane hi ,
i hallakasin o disa shpi .
i hallakasin o disa shpi,
Te Halili paskan hi.
Te Halili jane ra komitat,
po bertasin robe e femija,
Oj nin trimi Ahmet Delia. 
Ai Ahmeti ne divanhane,
thrret Murselin or djale qu bane.
Qou bre bire bjerna i sakicat,
te Halili jane ra komitat.
Hajt bablok tha ti dert mos ki 
sot mos deksha per kete kojshi ,
Tyben des o per robet e mi .
Me sakica ne sokak jane dale .
Jane takue ne Ramen plake.
I thote Ahmeti or mixha Rame ,
a e di besen qysh e kem dhane .
o kem pas thane me na ra komitat . 
Do t'luftojna me sakica .
Nal Ahmet Rama po i thete ,
sjam pishman kunra shkaut me deke.
Nal Ahmet ti mos u ngut ,
sa ta marre sakicen te drute.
Hec Ahmeti hapa , hapa 
Rama e i biri po i shkojne per mbrapa.
O Ahmeti qa i ka fol do fjale 
thrret Murselin dhe mixhen Rame, 
zinjau dyert mos i lesho me dale ,
sev vete po shkoj o ne oborr.
O Ahmeti ne kapxhik o hi ,
o zatet ni kapengji,
stoj Ahmet ku po do me hi.
Qka ashte stoja i bertet atij,
jam shqiptare serbishten se di
A e din ketu se i thone Shqipni,
n' oborr shqiptareve kush tka thane me hi,
me i tranue robe e thmi ,
Cull sakice i ra ne sy. 
Me sakice i ra ne balle , 
tana trute ia derdhe ne shkalle . 
Ai murseli djale kreshnik,
u rrok me ta fyt per fyt . 
Ni manxerrk jau ka grabite,
Ni manxerrk me shume fisheke , 
sa here qet nga nja pe vret . 
O i ka vra nja shtat a tete . 
O Ahmetin pushka pe merr, 
e thrret t'birin ore Mursel ,
qindro bir e bane gajret , 
mka marre pushkla ne ven te keq. 
Or babloke tha mos ki derte ,
veq per ty i vrava tete. 
Veq per ty i vrava tete , 
prej dymdheteve veq nja ka mete. 
Prej dymdheteve pshtoj Jovani ,
ai po ika rrethit gardhit. 
Sa forte po e njek Rame Islami. 
Rame Islami sa fort e njek . 
O Ahmeti hala po flete , 
leje Rame mos e myte krejte , 
leje te gjalle o per gazep. 
T'ju kallzon kralive serb, 
le ta dine shiptaret kane rahmet .
O Prekazi pe bane mbledhi, 
qka do te bahet me kete kojshi ,
me kete trim sa kan mahi, 
sja pa sherrin asnje shpi. 
Asnje shpi as shpija e vete , 
Ahmet Delia po nrrojka jete ,
o i paste pas shpirti rahmet,
ka luftue per kojshite e vete.


Kjo kenge i kushtohet trimit Ahmet Delia nga fshati Prekaz i Drenices, i cili ka qene prijes i shume kryengritjeve kunder xhonturqeve. Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 1912-13 kur forcat serbe kane okupuar Kosoven. Grupe qetnikesh kane hyre neper fshatra dhe kane bere masakra pasi qe me pare ushtria serbe ka bere qarmatosjen e popullesise shqiptare. Keshtu nje grup qetnikesh jane futer ne Prekaz dhe pas bastisjes se disa shtepive kane hyre tek shtepia e Halilit i cili nuk ka qelluar aty. Ahmet Delia i ka pare dhe ka degjuar bertimen e femijeve dhe grave dhe ka vrapuar ne oborr dhe bashke me djalin e tij Murselin kane marre sakicat dhe kane dale ne rruge ku jane takuar ne plakun Rame Islamin, i cili i'u ka bashkangjitur. Keshtu keta burra te Prekazit me sakica ( sopata ) kane hyre ne oborr te Halilit dhe jane ndeshur me qetnike . Pas nje perleshje te pergjakshme keta kane arritur t'i vrasin njembedhjete qetniket dhe nje ta lene te plagosur. Kurse mbetet i vrare trimi Ahmet Delia. 
Kjo kenge si per nga teksti kuptimplote, poashtu edhe nga melosi dhe menyra e interpretimit ndoshta eshte njera nder kenget me te fuqishme dhe me te bukura historike te folklorit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:31 pm

Eh moti skam shkruar ne Forum. Po e shkruaj edhe nje kenge te vjeter qe e kendoni rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqi qe ka te beje me kohen kur shqiptaret shkonin ushtare te perandorise turke neper vise te ndryshme.
Disa fjale te panjohura : Kaik -lloj barke
Zuna -Zura


MORE ZUNA I KAIK E RASHE NE DET

More zuna nji kaik e rash ne det
more me nji shqipatre une o jam zatete
oh shyqyr bana per selamet 
o lash dylberin e lash vete o ai.
O moj kalaje kalaja e shkrete 
o rrenofsh moj e rashfsh ne det 
o u rrenofsh mori pej o temelit
o ndave qunin o prej dylberit ahi.
O prej Bagdadi deri ne Bengas 
O qadra te zeza bajrak e bajrak,
Oh qadrat te zeza vijne prej o Bagdadi
o more shoke qysh do i gjinet qarja. 
O bjeshke te Hudrumit o kur jam dal une 
oh mu me ra ni fiqir o zi je 
oh fiqir i zi o fiqir o i shkrete 
ol lumja nane si do ti bahet halli ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 10:32 pm

Ç’ben qe rri Rugine e gjore

- Plakosi turku ne Vlore,
c’ben qe rri Rugine e gjore*
mblidh djemte e benia forre
se do te hedhen ne dore
Hamzai** me tre taborre
Del e ike, o moj Rugine
se do te benesh robine
- Vendi te vithisete
bota te permbysete
Rugina nuk zihete
tek turku nuk ipete
nga muret do hidhete
poshte ne gremine
gjaku ta mbuloje
nderin ta shpetoje
Arbrin ta nderoje!
Rugine, Zonja Rugine
erdhen turqit ne Kanine
te perpjetene e ngjine
dhe tani bene rrethimne
Turqite me topa shume
Rugina hobe me gure
turqit topa me trumbeta
Rugina gure e shigjeta
Rugina zemershkembi
xgjodhi djemte e ketij vendi
me shigjeta e jatagane
cau turqit, dolli ndane
kaloi neper Lungare
pertej detit kaloi
ne Korfuz vate e qendroi

Maxhar – Vlore, 1954

*Rugine Balsha (edhe Rugjine Balsha), sundimtare e Kanines ne vitet 1396-1417. 
Ne bregun e djathte te Lumit te Vlores, atje ku vendi mban emrin “Pertejlume”, nje cope e vogel fushe kjo, qe i takon fshatit Gumenice, gjendet “Rrapi i Rugines” (i thone edhe i Zonjes), Zonjes se Kanines. Perimetri i trungut te ketij rrapi eshte 12 m. Sipas gojedhenes thuhet se Rugine Balsha, nen hijen e ketij rrapi legjendar thirri ne kuvend kreret e Laberise, per t’i bere balle ushtrise turke. Ne kete kuvend, Gumenica perfaqsohej nga Pirro Duka, nga Dhukajt e Gumenices (sot fis i shuar). Ne afersi te “Rrapit te Rugines” kemi “Mullirin e Zonjes”, sot topogermadhe, ndersa ne Lungare kemi “Kroin e Zonjes”, i cili i rindertuar sherben edhe sot. Po keshtu ne fshatin Radhime te Vlores ndeshemi ne dy mikrotoponime dhe nje hydronim qe mbajne edhe sot emrin e Rugines: “Gryka e Rugjines” e “Shpella e Rugines” dhe “Perroi i Rugines”. Ne Qafen e Llogorase gjendet “Shkembi i Rugjines”. Sipas gojedhenes ne kete shkemb te vetmuar qendroi Rugine Balsha per te pare edhe njehere atdheun e te qaje me mallengjim per te. Dhimbja e Rugines ka mbetur proverbiale. Ne fshatin Dukat gjer me sot ruajne shprehjen “Renkon si Rugjina”, per nje qe renkon nga nje dhimbje e thelle. Thuhet se edhe emri i fshatit Rexhin te Kurveleshit ka lidhje me emrin e princeshes Rugine.

** Hamza Evrenozi, komandant I ushtrise turke, I cili me 17 qershor 1417 arrin te pushtoj Vloren dhe Kaninen. Rugine Balsha me forca te pakta detyrohet te caj rrethimin naten dhe te emigroj jashte atdheut.

Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySun Sep 28, 2008 2:07 am

Kenget historike - Faqe 2 Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySun Sep 28, 2008 2:08 am

kenga lart harrova ta postoj cila eshte

jakup ferri, kenge shume e mire histrike, e bere rock nga diadema
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySun Jan 10, 2010 6:51 am

muncisht nese e din dikush teksitin e kenges te marash palit ( 7 shaljant)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptySun Jan 10, 2010 12:18 pm

kenget folklorike nuk po i don me askush kan dal prej mode tash keng vetum demokratike ke sa te dush se demokracia asht ne pytje e jo folkoristat!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shkup43
Fillestar/e
Fillestar/e
shkup43


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 56
Vendi : shkup
Registration date : 07/12/2010

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptyTue Dec 07, 2010 6:34 pm

KËNGË PËR DËSHMORIN JONUZ ZEJNULLAHUN


N krye t xhamis flet nji i mam
Djal i ri e hoxh i rrall
Mi degjoni burra kto fjal
Sod po du diqka meu than
Jo nxhami ma smuj me dal
As xhuma ma smuj me fal
Detyr kem o pushken me mar
Mos ja msyni ma xhamis
Un poj veshi teshat t ushtris
O un po shkoj ne UCK
O pa vatan jo nuk ka fe


Fjal nga yemra e plot me zjar
Po u nflet burrav ky hoxh imam
Ky imam zemer luan
Amanet naj la nji fjal
Kush atdheun nuk e don
Jo at njer zoti se don
Nuk e don at njer allahu
O kshtu thojke Jonuz Zejnullahu

N at pranver o nandhjet e tet
Kur Kosova ne flak u ndez
Uck nji pushk ju shtu
Hoxh Jonuzi dul me luftu
Me flamur e pushk ne dor
Hallall jeten per ty Kosov

N mujin maj o nandhjet e nan
Tan Kosoves flaka tuj dal
Hoxh Jonuzi bre trim i rall
I pakapshem e guximtar
N vij te luftes gjithmon i par
Shkrepke pluma n shkije pa nal
Thu se Mici persdyt u ngjall









Trim Jonuzi shkojke si era
Hidhet btrimi ne do bunkera
Qerdhet shkaut po jashkatron
Por nji plum tkeq e kisht marr
Turrin djalit ja ka ndal
N dor te shkjaut gjall mos me ra
Pre4j rrethimit aj vet a dal
N rras te Zogut trimi ish nal
N Rras te Zogut desht me pushu
Per gjithmon na at vend jet ka nru

N ag t liris aj ra deshmor
Mbar Vitia e kujton
Fshati lindjes nder i ban
Hoxh Jonuzin dhe pes te tjer
Qe i ka dhan fshati skifter
Thon ksi trima don liria
Si Jonuzi dhe Shabia
Si Kenani dhe Baftija
Si Mehmeti e Selamia

Hoxh Jonuzi ka lan NJI fjal
Per deshmoret vet ka pas than
]jo deshmori thojke nuk vdes
Asht i gjall e jeton me ne
Pra sa t asht jeta me jetue
Jo Kosova ska meu harrue
N zemra tona do te jeni t gjall
Sju harron o as nji shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptyWed Dec 08, 2010 2:06 am

Kenga e Ali Pashe Tepelenes

Nje mije Gege, e dymije Toske
Qendruan m'Ali Pashane
Ata vune kryet poshte
Me kordhe nde dor'u vrane
Janine, Janin e shkrete!
Te pata ndertuar vete
S'te gezova as vet' as djemte
Te rrafte zjarri, te djekte
Duro gjyle e kumbara
Moj kalaja me bedena
Si lefton me Padishah
Ali Pashe Tepelena
O moj ti kulla serhate
Qe mban Matjan e Dibrane
Trimat me bese qe pate
Mahmut bejn' e Allamane
Te pare shtate vezire
Se c'u hodhen nde Janine
Hedhin gjyle me zininxhire
Siper mbi vezir Aline
Ku jene ju paresia?
Pas vdekjes sime c'do te thoni?
Kur t'ju shajne osmanllia
Vall'o Zot; ju c'do te beni?

Ali Pashe Tepelena kronologjikisht eshte i dyti pasha shqiptar i cili u perpoq per te krijuar nje pushtet te centralizuar. Ai sundoi mbi Shqiperine e jugut dhe ne shume vise te Greqise deri ne 1822. Me 1822 ai luftoi kunder ushtrive turke dhe u vra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shkup43
Fillestar/e
Fillestar/e
shkup43


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 56
Vendi : shkup
Registration date : 07/12/2010

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptyThu Dec 09, 2010 6:54 pm

SHTAT SHALJAN

Hej n dugagjin o zana piskete o zo qka asht ky vezir bege
Krejt Parizi po naj thret ,tan mas shpine po naj prêt
Shtat shaljant e kan lidh besen per Veziri nuk po dvesin
Nat saraj pio bin te vdesim nuk pe ndrojn sodin per neser


Hej nat saraj more kur kan ra e tmadh iqram o kan nis meu ba
Nis meu ba te madh iqram pjeken kafe qesin duhan
Vezir pasha qau ka than, mir se erdht o ju shaljan
po jav thot nji fjal te rand, o kto arm pse i keni mar !

Hej qaka than aj Marash Pali ej le te flasin bajraktari
Bajraktari mir po flet, fol me burra Vezir beg
Djemt e shals kan ardh me vdek na skem ardh armet mej hjek
Vezir beg kopil ish kan i ka shtie kundrat ne kam
Mfalni pak more shaljan nji beg t vogel mren jav kam lone !


Marash Pali t madhe briti ,nkam o shok se pshtoj veziri
Mos u ngut tek asht i biri i mloj flaka ej mloj tymi
Athu pshtoj naj nja i gjall veq i shkreti Marash Pal
12 pushke more i paskan mar Deli Pjetra more kraht e bardhe

Hej Deli Pjetra pllumo i bardhe fluturim o ka ran e shale
Poj thot lokja pse ke ardh, ke dhan besen ke met gjall !
Nuk kam ardh nan per me pshtu, po kam ardh nan me kallzue
Kena lan nji nam ne Shkoder, prem Vezirit o djalin ne voter

Hej Deli Pjetra asht ngushtue fill ne Shkoder o paska shkue
Kur ka mrri aj nat saraj Marash Palit za poj ban
Zo ku je o Marash Pal me vezir ball per ball
Me batare mir po qet mi ka vra nja shtat a tet
Shtat e tet begun e vogel o nam ka lan o Shala ne Shkoder o hej

Kenduar nga Fran Piniqi dhe Ndue Shytani


Mbrapsht në krye Shko poshtë
shkup43
Fillestar/e
Fillestar/e
shkup43


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 56
Vendi : shkup
Registration date : 07/12/2010

Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 EmptyThu Dec 09, 2010 7:09 pm

SHTAT SHALJAN KAN RA NE SHTOJ

Shtat shaljant e kan ran n’Shtoj
Ja dhan besen shoqi shojt
Shoqi shojt ja kan dhan besen
Nat saraj do t’vijm te vdesim
nuk pe ndrojn sodin per neser !
Nat saraj more kur kan ra-e
tmadh iqram o kan nis meu ba-e
Nis meu ba te madh iqram
pjeken kafe qesin duhan
Vezir pasha qau ka than,
mir se erdht o ju shaljan
jav ka nis more pouf let fjal
po jav thot nji fjal te rand,
o kto arm pse i keni mar !
Shka than aj Marash Pali
ne te flasin bajraktari
gjith ne der aj hyn maj pari !
Bajraktari mir po flet,
fol me burra Vezir beg
ket pari o ti pse pe thret !
njiher pou ban ti muhabet
masanej ne shpin poj pret
Djemt e shals kan ardh me vdek
na skem ardh armet mej hjek
Vezir beg kopil ish kan
i ka shtie kundrat ne kam
Mfalni pak more shaljan
Jasht pod al nevoj po kam !
nji beg t vogel mren jav kam lone !
Marash Pali t madhe briti ,
Bajraktar na pshtoj veziri
Mos u ngut tek asht i biri
i mloj flaka ej mloj tymi
Athu pshtoj naj nja i gjall
veq i shkreti Marash Pal
12 pushke seq e kan mar
Deli Pjetra more kraht e bardhe
fluturim o ka ran e Shale
Poj thot lokja pse ke ardh,
ke dhan besen ke met gjall !
Nuk kam ardh nan per me pshtu,
po kam ardh nan me kallzue
Kena lan nji nam ne Shkoder,
prem Vezirit o djalin ne voter
marash Pali pika trimit
shtat qatip ja prev Vezirit
Deli Pjetra asht ngushtue
fill ne Shkoder o paska shkue
Kur ka mrri aj nat saraj
Marash Palit za poj ban
Zo ku je o Marash Pal
me vezir ball per ball
Me batare mir po qet
mi ka vra nja shtat a tet
Shtat e tet begun e vogel
o nam ka lan o Shala ne Shkoder o hej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kenget historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kenget historike   Kenget historike - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kenget historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Festat dhe këngët e motmotit
» GJENOCIDI SËRBO- MALAZEZ MBI KËNGËT TONA POPULLORE
» Rrustem GECI “ Këngët e ujit”
» ALI PASHE TEPELENA
» Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: