Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+79
aksh
shahini
arberia
kasapi
Luki
Argent
NIPIIXHAXHIT
play
xhema
kastriot_mehmeti
haxhiu
Vuthjani
Tatoo
rrimtaf
valmir9
xhiti
LindaShqipe
Burdushi
detektivi
Driniiiii
murturi
an-di
morena
ILTA
MARY
Shejh
Ramizi
ngadhenjimi
Agrone
Ipamposhtur
Psikologu
paioni
Ada_Kondi
Medalim
PeriiKeputur
Himalaja
Muja e Halili
Aktiv
Xili
klodian
Delia
Clarence
Liisi
feneri
Eagle Eye
Mirushe
Ago Muji
rroni
Labinot Drenica
E_Bukura
forca1
feratkoca
lilly
ss1
Ajet
agim__barja
katunariplak
Gjura
Orfe@
Pirro i Epirit
istogalia
petritkola
Euridika
tom sojer
cristal
Sofra
MUHAMETII
njonidrenica
Mergimtari
Nezir Myrta
lilu
Guximi
**Lumi_
Eva0506
Beton
Martina
rolling
Leka i Madh
zeriatdheut
83 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyTue Sep 30, 2008 12:19 pm

Qe Shqiperia te kete progres, njerezit si Sali Berisha duhet te japin sa me shpejt doreheqje. Por edhe socialistet nuk jane me te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyTue Sep 30, 2008 10:44 pm

Muhamet moos deshe mi shtije talebanet ne sistem shoki se SALI BERISHA DHE TALEBANET JANE NJETE MIQSIJA ME AVGANISTAN JU SHKONE MIRE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyWed Oct 01, 2008 2:11 am

Kryeministri nuk i flet më shumicës

Nga Mero Baze

Kryeministri, Sali Berisha, po kultivon një mënyrë të re të komunikimit të tij me publikun, duke imponuar propagandë në vend të informacionit dhe duke shmangur gazetarët nga debati me të. Dalja e tij e fundit publike ishte një shembull për këtë metodë të re.
Në vitin e parë dhe të dytë të tij si kryeministër, Sali Berisha ishte shumë i hapur. Konferencat e tij të shtypit ishin të mbushura me gazetarë të njohur dhe ai mund të debatonte me ta gjatë pyetje-përgjigjeve. Pak nga pak numri i gazetarëve u reduktua dhe numri i zyrtarëve u shtua. Tashmë, konferencat e tij të shtypit janë si mbledhje qeverie, ku mund të dëgjosh, por s’mund të pyesësh për t’u sqaruar.
Po përse ndodh kjo?
Shkaku i parë i besueshëm është mungesa e përgjigjeve. Le ta ilustrojmë me konferencën e tij të fundit. Ai foli rreth 15 minuta për raportin e “Transparency International”, duke keqpërdorur raportin dhe duke anashkaluar thelbin e tij. Ai foli për 224 zyrtarë të penalizuar, një shifër e gënjeshtërt, që ka parasysh shkarkime nga puna për qëllime shpesh shumë larg korrupsionit dhe për 53 zyrtarë të arrestuar, të cilët tashmë që flasim janë të gjithë të lirë.
Propagandë e qartë ishte dhe bilanci i reformave antikorrupsion. Ai tha se ka bërë tri reforma: ka ngritur Task Forcën Antikorrupsion, ka reformuar ekipin Antikorrupsion pranë kryeministrit dhe ka rritur shpejtësinë e përgjigjeve ndaj medias dhe qytetarëve. Siç dihet, Task Forca Antikorrupsion ka ekzistuar në të gjitha qeveritë dhe ka qenë kot, ekipi i reformuar Antikorrupsion pranë qeverisë deri më sot nuk ka asnjë impakt publik, kurse përgjigjet ndaj medias dhe qytetarëve janë shumë të verifikueshme që janë propagandë. Shtypi ka një muaj që kërkon thjesht dy përgjigje, kush e ka vjedhur spotin antikorrupsion dhe si është prokuruar, dhe kryeministri nuk jep ende përgjigje, por fyen këdo që pyet për këtë gjë.
Gërdeci ishte po ashtu një përpjekje e qartë për të devijuar pyetjet. Në këtë emision ne kemi dëshmuar bashkimin e dy historive, të trafikut të armëve në Rinas me demontimin në Gërdec. Historitë i bashkon Mihal Delijorgji dhe njerëzit e afërt të kryeministrit që bashkëpunuan me të. Kryeministri si një avokat i papërmbajtur i fajtorëve të Gërdecit deklaroi se nuk ka asnjë provë zyrtare ta provojë këtë. Nxitimi për të marrë përsipër ndikimin në hetim kaq brutalisht nuk është transparencë, por implikim.
Kryeministri ka pakësuar ndjeshëm fjalorin dhe për monopolet ekonomike. Tha se e kemi gjetur Shqipërinë nën kthetrat e Klanit të Zemunit dhe tani e kemi çliruar. Në fakt, një nga këshilltarët kryesorë të zotit Berisha, lobisti serbo-boshnjak Damir Fazlliç, i superpaguar prej tij, ka akuza të qarta që është pjesëtar i Klanit të Zemunit dhe që ka biznese shumë të dyshimta me rrethin më të afërt politik dhe familjar të kryeministrit. Ne mund t’ia faktojmë këtë. Kryeministri harroi të ripërmendë ata që ka akuzuar për trafikantë nafte dhe armësh para vitit 2005. Nuk i përmend dot, se tashmë i ka klientë të pushteti të tij. Asnjë proces nuk është iniciuar nga qeveria kundër atyre që ai quan klane kriminale në ekonomi, përveç arrestimit të disa kriminelëve ordinerë.
Dhe së fundi ka një rritje të agresivitetit të tij ndaj gjithkujt që mendon se nuk e ka nën kontroll. Çdo media që nuk e quan të vetën, e fyen, çdo institucion që mendon se nuk e ka nën kontroll, e sulmon, çdo faktor politik që i prodhon opozitë, e denigron. Është një situatë tipike e njeriut që nuk lufton më për shumicën, por për një pakicë që e ndjek pas. Në koshiencën e vet duket se e ka humbur atë dhe lufton të bindë të vetët, të cilët dhe kështu të bindur ngjajnë.


Marrë nga “Faktor Plus”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 49
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyThu Oct 02, 2008 10:58 pm

Istogalija,e vertete se e kuptova se te kesh bindje te ndryshme prej shumice qenka pak si veshtire te mbijetosh por kjo nuk na ben ti nryshojme bindjet tona,thjesht po debatojme po arsyetojme secili ne menyren e vet,por prap shoke do mbesim, per ademin me vjen keq,nuk e di si ka qendruar puna se jam i ri ne forum,megjithate them se duhet te kete diversitet mendimesh nese duam nje forum ineteresant. Istogalia... jemi ne numer me te vogel se "armiku" por nuk do te dorezohemi ... :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 04, 2008 4:20 pm

Grindja e dy amerikanëve për Gërdecin dhe enigma e zjarrit të vënë qëllimisht

Grada e perdoruesve-ve:Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blank / 0
I varferI mire
Friday, 03 October 2008
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Predhe_215 marsi shënoi për shoqërinë shqiptare një nga ngjarjet më tragjike të përjetuar nga të gjithë ne. Sot më shumë se 6 muaj nga nisja e hetimeve, pavarësisht angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, një ndër pikat më të rëndësishme të këtij hetimi nuk ka marrë përgjigje. A ishte aksident teknologjik, sabotim, shkelje rregullash apo vrasje masive? Ja disa fakte që mund të ndihmojnë drejtësinë në pistat e saj të hetimit : 1. Sipas përfaqësuesve amerikanë që u morën me analizat e kraterit u deklarua se shkëndija e pare ka ardhur si pasojë e saldimit të njëkarroce nga punëtorët. Sipas informacioneve të punëtorëve që kanë qenë prezentë atë ditë u tha se pak pas ores 12.00 kishin filluar shpërthimet si pasojë e një zjarri të papritur. Ky zjarr ka rënë në orarin e pushimit të drekës. Po pse duhej të futej një saldatriçe në zonën ku punohej me materiale të rrezikshme? Pse të mos shkonte karroca drejt saldatriçes ? A kanë gjetur ekspertët saldatriçen e përfolur? Kush ka qenë saldatori? Ku është marrë korenti për saldim? Nga informacionet që kemi thuhet se korrent nuk ka pasur ashtu edhe se saldimi ishte i ndaluar nga rregullorja e brendëshme. Të gjitha këto pyetje janë pa përgjigje. 2. Një tjetër arsye e shpërthimit mund të ketë qenë vetëshpërthimi i ndonjë predhe të vjetër, megjithëse deri atë ditë nuk kishte ndodhur kjo gjë. Pse nuk bëhet publik raporti i ekspertëve amerikanë? Cilat janë provat që ata kanë mbledhur për të arritur në përfundime? Përse nuk ka pasur ekspertë shqiptarë? 3. Po mjetet e përdorura për demontim nga punëtorët përbënin ndonjë rrezik specifik për zjarr apo shpërthim? Po lëvizja e municioneve brenda ambienteve të fabrikës mund të ishte shkak për aksidente? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japin përsëri punëtorët. Deri atë ditë nuk kishte pasur ndonjë aksident të ngjashëm. Këtë e pohojnë dhe disa nga specialistët vëzhgues të procesit të demontimit të punësuar në Gërdec. Këta specialistë armatimi megjithëse pranojnë se shkelja e rregullave të grumbullimit të barutit solli përmasat e mëdha të shpërthimit, nuk arrijnë të shpjegojë se përse shpërtheu zjarri e më pas shpërthimi. Nëse aty nuk do të kishte pasur rregulla, Gërdeci do të kishte shpërthyer shumë më pare. 4. Deri në këtë pikë për mendimin tim mbetet e pasqaruar shkaku i zjarrit. Po sikur të jetë vënë me qëllime kriminale? Prokuroria nxitoi ta përjashtojë këtë pistë brenda 10 ditëve nga ngjarja. Ndoshta sepse në rast të kundërt do të vërtetohej paaftësia e organeve të policisë, Shërbimit Informativ dhe strukturave të tjera të shtetit. Në këtë rast do të ishte në rrezik anëtarësimi në NATO. Duke qenë se Shqipëria mban në depot e saj 100000 ton municione të rrezikshme, shpërthimet janë gjithmonë rrezik aktual. Po nga erdhi shkëndija që solli gjëmën në Gërdec? A kishte njerëz të interesuar për këtë shpërthim, ndoshta jo deri në atë shkallë? Kemi mbledhur disa fakte interesante : Patrik Henri si president i SAC kishte marrë përsipër zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të demontimit dhe për këtë ai kishte sjellë ekspertë amerikanë sipas dëshmive të punëtorëve shqiptarë. Midis tyre ishte një amerikan Devid Hoëell që deklaronte se ishte ortak me Henrin në këtë biznes. Ky amerikan jetonte në Tiranë dhe punonte ne fabrikë. Sipas informacioneve ka pasur debate midis këtyre të dyve për shkak të biznesit. Ky sherr ka degjeneruar deri ne sharje e kërcënime serioze. Mesohet se David i ka thënë Henrit se do ta vrasë e do ta shkatërrojë ekonomikisht. Sipas informatave të marra në Rinas, David Hoëell është larguar nga Tirana 1 javë pas shpërthimit. Pse shpërthimi ndodhi pak ditë para Samitit të Bukureshtit. Mos vallë kishte qëllim sabotimin e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim në NATO? Po artikulli i Neë York Times pse doli 1 javë pas shpërthimit? Po regjistrimi i të ndjerit Kosta pse u bë publik vetëm 5 ditë pas shpërthimi kur në fakt ishte regjistruar që në qershor 07? Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme Xhirimi amator i News 24 që një shtetas kishte realizuar ishte në fakt disa here më cilësor se xhirimet e tjera amatore të shfaqura ato ditë në televizione. Biles edhe xhirimi i amerikanit që u shfaq nga Mero Baze në Vizion Plus (deri tani xhirimi më i afërt me nga vendngjarja) ishte shumë i dobët. Dallohet qartë tronditja që sjell vala goditëse. Ndërsa xhirimi “amator” i News 24 përveçse fillon që më nga shpërthimi i parë, vazhdon deri tek ai më i forti pa pësuar asnjë tronditje. Mos vallë ka qenë një kamera profesioniste e fiksuar aty prej disa kohësh për të fiksuar momentin e shpërthimit? Të gjitha këto fakte megjithëse të paraqitura thjesht si hipoteza duken sikur japin idenë e një sabotimi që është organizuar nga qarqe të caktuara me qëllim kryesor përfitimin ekonomik ose politik. Prokuroria e Përgjithshme duhet të hetojë të gjitha këto fakte në mënyrë që të mos ketë asnjë paqartësi lidhur me ngjarjen. Këto janë paqartësi që duhet të sqarohen.


Marre nga sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 04, 2008 4:21 pm


Arrestohet ne Sarajeve konsulenti boshnjak i kryeministrit Berisha




Eshte arrestuar mbreme ne Sarajeve ne Bosnje Damir Fazlic, personi qe njihet ne Shqiperi per kontaktet e konsulences me kryeministrin Berisha dhe person me lidhje te forta me njerezit kryesore te PD-se, madje ortak biznesi me te aferm te se pakten nje prej ministrave kryesore te kabinetit Berisha




Radio B92
Shtune, 04 Tetor 2008 13:56:00




Eshte arrestuar mbreme ne Sarajeve ne Bosnje Damir Fazlic, personi qe njihet ne Shqiperi per kontaktet e konsulences me kryeministrin Berisha dhe person me lidhje te forta me njerezit kryesore te PD-se, madje ortak biznesi me te aferm te se pakten nje prej ministrave kryesore te kabinetit Berisha

Sipas radios se njohur B92, Fazlic eshte arrestuar mbreme ne Sarajeve se bashku me nje person tjeter. Disa dite me pare edhe ne shtypin shqiptar u botuan per dite me rradhe citime, lidhur nga nje hetim qe po zhvillohej ne Sarajeve kunder biznesmenit Fazlic si dhe lidhjeve te tij me kryeministrin Berisha dhe njerez te afert te tij.

***


Prokuroria kantonale e Sarajevës zhvillonte dy hetime kundër Damir Fazlliç, pronarit të firmës "European Finance" dhe konsulentit financiar, me dyshimin për mashtrime financiare dhe shpërdorim. Këtë e ka konfirmuar Branko Shlivar, kryeprokurori kantonal.
"E kemi në përpunim lëndën që ka të bëjë me Damir Fazlliç, ndërkaq bëhet fjalë për rastet e firmës "AC European Finance" dhe "Capital Investment Menagment Corporation". Duke pasur parasysh se në rastin e këtyre firmave bëhet fjalë për firma fiktive, hetimet i kemi hapur kundër dy personave fizikë, përkatësisht shtetas të Bosnjës dhe shtetasve të Britanisë së Madhe, për shkak të veprës penale të mashtrimit", - thuhet në deklaratën me shkrim të kryeprokurorit kantonal.
Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, Damir Fazlliç në emër të "European Finance" nga Sarajeva ka marrë nga Enti Federal për Punësim që në vitin 1999, 25.000 KM (Konvertibilna Marka është monedha e Bosnjës, 1 euro = KM 1.95583), ndihmë për ndërtimin e hotelit "Rogner" në Sarajevë.
"Ky hotel duhej të ndërtohej nga një kompani austriake, kurse Damir Fazlliç në cilësinë e konsulentit duhej të merrte pjesë në të gjitha punimet. Fazlliç duhej të ndihmonte për punësimin në këtë hotel të 100 punëtorëve. Hoteli nuk u ndërtua asnjëherë, punëtorët nuk u punësuan, kurse Enti Federal i Punësimit 25.000 KM i shndërroi në një hua pa kthim për Damir Fazlliç", - thuhet në raportin e prokurorisë kantonale të Sarajevës.
Në rastin tjetër, Fazlliç, në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë amerikane "Capital Investment Menagment Corporation", kishte marrë 250.000 dollarë amerikanë nga Fabrika e Duhanit në Sarajevë për shërbime konsulente në përgatitjen e tenderit për shitje të kësaj fabrike.
"Fabrika e Duhanit në Sarajevë dy herë i ka paguar kësaj firme 250.000 dollarë amerikanë, por shërbimet e porositura nuk janë kryer asnjëherë e as që është lidhur kontratë. Fabrika e Duhanit në Sarajevë që në vitin 2002 ka parashtruar padi për kthimin e të hollave", - thuhet në raportin e hetimit të prokurorisë kantonale të Sarajevës.
Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria e Sarajevës po verifikon edhe lidhjet e Damir Fazlliç me Hrvoje Petraç, një biznesmen nga Kroacia, i dënuar për pengmarrje, i dyshuar për lidhje me të akuzuarin e Hagës, Ante Gotovina.
Mediat kroate publikuan para dhjetë ditësh pjesë nga ditari privat i Hrvoje Petraç, në të cilin përmenden bashkëpunimet e tij me Damir Fazlliç. Sipas të dhënave të gjykatës kantonale në Sarajevë, Petraç dhe Fazlliç kanë formuar një firmë të përbashkët "Sarajevë P&F Trade", e cila pas disa muajsh ekzistence ishte shuar. Gjatë ditëve të shkuara u përpoqëm të bisedonim edhe me Damir Fazlliç, por firmat, pronar ose përfaqësues i të cilave ai është, nuk kanë numra të regjistruar telefonash, ashtu si edhe vetë Fazlliç. Në banesën e tij në lagjen Vishnjik të Sarajevës, që është selia e firmës "European Finance", por edhe vendbanim i Damir Fazlliç, gjatë ditëve të shkuara nuk ka pasur njeri.
* "Nezavisne Novine", "E përditshmja e Pavarur", është një gazetë me qendër në Banja Lluka të Bosnjës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 05, 2008 1:41 am

Ortakja e Argitës, Flutura Kola, pagoi 1,75 milionë euro nga Qipro për Damir Fazlliç

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 DAMRFAZLIC
Damir Fazlliç, shtetasi boshnjak i ndaluar dje në Bosnjë në prani të komandantit boshnjak të Srebrenicës, Otiç, këshilltari më konfidencial i kryeministrit, Sali Berisha, ka biznese të përbashkëta ose në bashkëdrejtim me njeriun e familjes së Lulëzim Bashës dhe ka bërë transferta të dyshimta parash nga Qipro në Tiranë me ndihmën e bashkortakes së Argita Berishës.
Gazeta “TemA” do të botojë sot një dosje të plotë të këtij aktiviteti që bashkon kupolën e pushtetit në Shqipëri, me një trafikant rajonal shumë të përfolur, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza.




Kupola e pushtetit, Argita Berisha - Lulëzim Basha - Damir Fazlliç


Damir Fazlliç është një serb boshnjak i kontraktuar i kompanisë BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. Pasi mbaroi fushata, ekipi i BG&R iku. Damir Fazlliç u kujdes që shumica e ekipit të armiqësohej me Sali Berishën dhe ekipin drejtues të PD dhe mbeti i vetëm në Tiranë. I lidhur fort me Lulëzim Bashën, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD, Fazlliç krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Selia ishte shtëpia e vjehrrit të Lulëzim Bashës, statutet janë të gjitha tipike, me aktivitet të përgjithshëm tregtar dhe administrator i të gjithave është Erion Isufi, kunati i vetëm i Lulëzim Bashës. (Vëllai i gruas së tij).


Firmat e krijuara brenda dy ditësh janë si më poshtë:


Firma: “Virtu Acquisitions”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4.
Firma: “SRF Developments”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4
Firma: “Crown Acquisitions”, e regjistruar më 20 shtator të vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri më 4 qershor 2007)


Pra, siç shihet, brenda dy ditësh janë formuar tri kompani, me administrator Erion Isufin, kunati i Lulëzim Bashës, pronar Damir Fazlliç, dhe seli të njëjtë te rruga “Shinasi Dishnica, që rezulton të jetë pronë e vjehrrit të Lulëzim Bashës.
Ngjashmëritë vazhdojnë edhe me statutet dhe qëllimet e këtyre firmave, të cilat kanë ekzaktësisht të njëjtin grup objektivash. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike, tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Kësisoj, është e qartë se, ndërsa kunat kishte ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Erion Isufi vendosi të bëjë administratorin e tri firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane, por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme.
Nga të tri këto kompani, “Crown Acquisitions” ka pasur më shumë fat. Ajo mori niptin për konsulencë tregtare dhe u regjistrua në tatime. Siç shihet dhe nga faksimilet, ajo nuk ka bërë asnjë aktivitet tregtar në Shqipëri deri në vitin 2007. Ka marrë rregullisht gjoba nga sistemi i tatimeve, dhe nuk ka vrarë mendje të shkojë të bëjë ndonjë deklarim atje. Siguria e pushtetit i ka dhënë krah.
Rasti fatlum është paraqitur në një periudhë shumë të dyshimtë. Në maj të vitit 2007, Damir Fazlliç vendos ta shesë këtë kompani te një kompani qipriote. Shuma është marramendëse, 1 milion e 750 mijë euro. Dhe kjo në një kohë kur kompania nuk ka asnjë kapital financiar dhe asnjë aset në formën e pasurive të paluajtshme. I vetmi ndryshim ishte se kishte ndërruar zyrat me qira nga lagjja e vjehrrit të Lulëzim Bashës te dy kullat në bulevard së bashku me kunatin e Lulëzim Bashës.




Shitja e dyshimtë e kompanisë në Qipro


Në maj të vitit 2007, pronari Fazlliç dhe administratori Erion Isufi vendosin ta shesin kompaninë te një kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht më datën 9 korrik 2007, me vendim gjykate, nr. 34011/2, të gjyqtares Majlinda Doga për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “Altaria Research Limited”.
Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, bashkëpronare e studios “Kola& Malltezi”. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z. Isufi), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “Crown Acquisitions” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës.
Por në tatime zbuluam se firma ende vazhdonte të ishte e regjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 përqindëshin e TVSH për kontratën e shitjes
Flutura Kola ka filluar të operojë në fushën e avokatisë dhe konsulencës që prej 8 tetorit të vitit 2005, datë në të cilën, zonja Kola së bashku me juristen tjetër, zonjën Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë, praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere (zonja Flutura Pustina, shoqe e tyre, gruaja e Andi Tomës, drejtor i Rrugëve), për të regjistruar dy firma konsulence më vete. Për pasojë, u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato ndajnë të njëjtën zyrë që kanë deklaruar se kanë blerë bashkë, ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: “Rruga e Barrikadave”, Pall. Ndërtim Vila, Ap. 7.
Akti i shitjes është depozituar në QKR, por jo në tatime. Paratë janë marrë, por tatimi nuk është paguar. Nuk dihet në ç’mënyrë është bërë pagesa, cash ose me çek, por e sigurt është se ajo është përdorur për të sjellë 1 milion e 750 mijë euro nga Qipro në Tiranë.
Treshja që ka realizuar këtë ka lidhje me Lulëzim Bashën, Argita Berishën dhe Damir Fazlliç, këshilltarin konfidencial të Sali Berishës.




Hijet serbo-boshnjake mbi kompaninë qipriote


Kompania qipriote “Altaria Research Limited” vepron formalisht në Qipro, dhe ka në përbërje të saj 1200 aksione, të cilat përfaqësohen nga dy gra secila nga gjashtë aksione. Forma e aksionerëve është anonime dhe e paverifikueshme. Në mbledhjen që ka bërë kompania për të autorizuar Flutura Kolën për blerje të kompanisë së Fazlliç në Shqipëri, del se është thirrur si sekretare e mbledhjes një pronare e një kompanie tjetër “Skaysee” me Merin Janulla, e cila ka firmosur autorizimin. Dyshimet shkojnë më tej, pasi kompania që ajo përfaqëson është në listën e zezë të OKB për trafik armësh në Afrikë.
Por kjo do të jenë objekt i hetimit të mëvonshëm të redaksisë sonë. Ajo që është prezente, ka të bëjë me faktin se një treshe e fortë në pushtet, Lulëzim Basha, Argita Malltezi dhe Damir Fazlliç, janë shumë të përfshirë në biznes me njëri-tjetrin. Të gjithë asistencën ligjore dhe për kompanitë e tjera Fazlliç-it ia ka dhënë studioja e Argitës. Kështu, 1 muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, zoti Fazlliç autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të regjistronte në emër të tij firmën “Alpha”. Zonja Qeleshi në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje, Damir Fazlliç zgjodhi si kontabiliste për firmën “Alpha” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi. Më tej akoma, gjithë përkthimet dhe përkthyeset mbajnë ose mbiemrin Basha ose Isufi, që janë përkatësisht mbiemrat e Lulëzim Bashës dhe Xhaferr Isufit, vjehrrit të tij.




Kush është Damir Fazlliç


Fazlliç ka lindur në Foca të Bosnjës, më 26 shtatorin e vitit 1975, me babanë boshnjak dhe nënën serbe. Damir Fazlliç përfaqëson sot një nga biznesmenët me njohjet dhe lidhjet më të fuqishme në Ballkan. Në Bosnjë dhe Serbi zoti Fazlliç shihet si një personazh misterioz. Dy gazeta boshnjake kanë investiguar për një kohë të gjatë aktivitetin e zotit Fazlliç, ndërsa ky i fundit rezulton në disa lidhje të fuqishme biznesi dhe klanore me njerëzit më të pushtetshëm të regjimit të Millosheviçit. Sipas këtyre investigimeve, rezulton se zoti Fazlliç ka patur mbështetje të madhe nga ish-shefi i policisë sekrete (dhe numri 2 i regjimit të Millosheviçit) Jovica Stanisiç. Në fakt, e ëma e tij, Jovanka, ka qenë kushërirë e dytë me zotin Stanisiç dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve ‘80, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Pikërisht në Londër ka marrë shkas dhe anglishtja e tij e përkryer. Në vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor në pyetje lidhur me relatat e tij me Milorad Ulemek (Legija). Ulemek ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç dhe autoritetet serbe kishin të dhëna se Fazlliç e fshihte atë në Bosnjë. Në telefonin e Fazlliç u gjend si numri i Ulemek-ut, ashtu dhe ai i kryeministrit të vrarë. Fazlliç kishte një miqësi të fortë me Ulemek-un, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar lëkurën disa vite më parë, kur bosi i kontrabandës së cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, donte ta eliminonte atë gjatë garës për privatizimin e një fabrike të rëndësishme duhani në Serbi. Por zoti Fazlliç është ndjekur penalisht në Bosnjë dhe Kroaci për pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa investigimet e medieve boshnjake e sjellin atë në vëmendje edhe për trafikun e armëve, si pasojë e disa bashkëpunimeve të tij në Rusi dhe Serbi. Fazlliç ka një miqësi të fortë dhe me Hasan Çengiç, ish-ministër i Mbrojtjes në Bosnjë, i cili është i njohur për rrjetin e gjerë të trafikantëve të armëve, me të cilët ka konsoliduar bashkëpunimin në vite. Gazetarët boshnjakë që e kanë investiguar dhe kanë shkruar për zotin Fazlliç, e përshkruajnë atë si një mjeshtër të marrëveshjeve miliardere. Sipas tyre, Fazlliç nuk bëhet kurrë pjesë integrale e marrëveshjes, atij i pëlqen të pajtojë palët dhe të mbajë përqindjen e fitimit. Ai e ka zgjedhur lojën e tij, i pëlqen të bëjë komisionerin. Madje, Fazlliç nuk ka shumë qejf as asetet dhe pasuritë e patundshme, lekët i pëlqejnë të thata dhe shpejt e shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 05, 2008 6:38 pm

Berisha bekon dyshtetësinë me Greqinë: "Sjell përfitim"

Grada e perdoruesve-ve:Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blankSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star_blank / 0
I varferI mire
Saturday, 04 October 2008
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Berisha_gazetare_presidencaKryeministri Berisha pranon publikisht dyshtetësinë greke si një gjë e mirë, që sjell përfitim. Këtë ua deklaroi minoritarëve në dje në fshatin Dervician, disa kilometër larg qytetit të Gjirokastrës. Por dyshtetësia po përfshin mijëra emigrantë që jetojnë në Greqi. Sikur dyshtetësia të mos kishte lidhje me asimilimin tendencat konstante greke për asimilimin e shqiptarëve, vërtet përftim do të ishte ashtu si u shpreh Kryeministri. "Me të vërtetë unë kam qenë dakord për dyshtetësinë, dhe e kam parë atë si një përfitim, por dëshira ime është që djemtë dhe vajzat tuaja të vijnë në Dropull të punojnë dhe të ndërtojnë,ndaj ne do të investojmë, do të vëmë rrjetin elektrik për të përballuar të gjitha, edhe biznesin"-deklaroi Berisha. Qeveria, sipas tij, po investon për sistemin e vaditjes së fushës së Dropullit dhe Unazën e Pogonit. "Pra, ne po bëjmë që ju njerëzit punëtorë të Dropullit dhe mbarë minoritetit të keni kushtet më të mira urbane"-tha Berisha Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon” Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për rrugën në hyrje të fshatit Derviçan në Gjirokastër me vlerë 12 milionë lekë dhe përfundimin e punimeve për sistemimin e përroit të këtij fshati, investim me vlerë 34 milionë lekë. "Nuk e fsheh këtu që detyrimin më të madh një vend demokratik e ka dhe duhet ta ketë ndaj minoriteteve kjo qeveri i qëndron fuqimisht këtij parimi"-tha Berisha. Minoriteti grek dhe Gjirokastra,-tha Berisha,- është universiteti i mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë ndërfetare, ndëretnike. "Kjo i bën nder të madh mbarë kombit dhe për këtë ju shpreh ju respektin më të madh për këtë. Ju keni luajtur dhe lozni një rol shumë të rëndësishëm pozitiv në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore që ekzistojnë sot midis Shqipërisë dhe Greqisë midis shqiptarëve dhe grekëve. Dhe kjo është një meritë e madhe e gjithë banorëve të minoritetit"-deklaroi Kryeministri. Duke u ndalur në një vepër të ndërtuar në këtë fshat ai tha: "Shpreh kënaqësinë që përroi që përmbyste fshatin tuaj është zgjidhur në mënyrë përfundimtare dhe fshati do të ketë një hyrje krejt tjetër".Kreu i qeverisë gjatë vizitës në Gjirokastër ka inspektuar nga afër punimet për restaurimin e qendrës historike të Gjirokastrës investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet UNESCO-s. “ Këto projekte po i japin gjallëri qytetit. Një investitor privat ka rinovuar hotel Çajupin dhe e ka shndërruar atë në një hotel shumë modern që plotëson të gjitha kërkesat e turistëve”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri vuri në dukje se, rrënimet që kanë ndodhur duhet të riparohen me shpejtësi, ndërsa theksoi se duke ruajtur trashëgiminë e shkëlqyer të saj qendra historike e Gjirokastrës do të pajiset edhe me parkingje për banorët dhe vizitorët e saj. Gjithashtu Kryeministri ka inauguruar edhe fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Mashkullorë në Gjirokastër, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 42 milionë lekë, si dhe inspektoi punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 597 milionë lekë. Kryeministri Berisha përuroi dje edhe nënstacionin e ri 110/20kv të Gjirokastrës dhe rrjetit shpërndarës 20kv të tij me vlerë 3.7 milionë euro, i financuar nga qeveria gjermane. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Berisha shoqërohej nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli njëkohësisht deputet i zonës, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor. Do të shkoj në Gjermani të falenderoj Kancelaren Merkel Kryeministri Berisha përuroi nënstacionin e ri 110/20kv të Gjirokastrës dhe rrjetit shpërndarës 20kv të tij me vlerë 3.7 milionë euro, i financuar nga qeveria gjermane. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë ambasadës gjermane në Tiranë, Berisha tha: "Unë do të shkoj me kënaqësi të madhe me ftesë të kancelares Merkel në Gjermani. Ky është një nder shumë i madh për mua, por është një nder i madh për të gjithë shqiptarët. Do t`i shpreh kancelares falenderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për të ndërtuar demokracinë, ekonominë e tregut dhe për t`u integruar në institucionet europiane dhe euroatlantike”.Republika Federale Gjermane tha Kryeministri, i ka dhënë Shqipërisë ndihmën më të madhe për frymë në botë. “Kjo ndihmë në aspektin financiar ka kaluar 700 milionë euro, por ndihma ka qenë po kaq e fuqishme në rrafshin politik, teknik, ekonomik dhe të gjithanshëm”, vlerësoi Kryeministri Berisha. Perurimet 1. Fillimi i punimeve për rrugën në hyrje të fshatit Derviçan në Gjirokastër kap vlerën e 12 milionë lekë, ndërsa për përfundimi i punimeve për sistemimin e përroit të këtij fshati, u investuan 34 milionë lekë. 2. Ndërtimi i Nënstacionit të ri 110/20kv në Gjirokastër dhe rrjetit shpërndarës 20 kv të tij, kap vlerën prej 3.7 milionë euro, dhe financohet nga qeveria gjermane. 3. Punimet për ujësjellësin e fshatit Mashkullorë në Gjirokastër, investim i buxhetit të shtetit kap me vlerën e 42 milionë lekë. 4. Punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, investim i buxhetit të shtetit është me vlerë 597 milionë lekë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyTue Oct 07, 2008 3:00 am

Prokuroria hap hetimet "kryesisht" për çështjen ‘Fazlliç’

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Berishadheinarama
Burime nga organi i akuzës thanë për gazetën “TemA” se provat e botuara në shtyp në lidhje me skandalin ‘Fazlliç’ janë konspektuar e së shpejti pritet të nisë hetimi zyrtarisht për këtë çështje.
Këto burime pranuan se hetimet do nisin kryesisht për çështjen ‘Fazlliç’.
Mediat janë një nga burimet prej nga organi i akuzës merr indiciet e saj për të nisur hetime, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që prekin sigurinë kombëtare dhe për raste të rënda korruptive si rasti në fjalë.
Gazeta “TemA” botoi të dielën fakte tronditëse në lidhje me një nga sekserët më të njohur në rajon, i akuzuar për mashtrim dhe gjobëvënie dhe i dyshuar për përfshirje në krime politike, rasti konkret është vrasja e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç. Damir Fazlliç, një emër i njohur në skenën politike dhe ekonomike të rajonit, në bashkëpunim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe me vajzën e kryeministrit, kanë arritur që të ndërtojnë një perandori ekonomiko-kriminale në vendin tonë.
Kulmi ka arritur kur një nga firmat e ngritura nga Fazlliç, e që administrohej nga kunati i Lul Bashës, e cila nuk zotëronte asnjë aset, është shitur te një tjetër firmë fantazmë në Qipro, për një shumë të jashtëzakonshme prej 1.75 milionë eurosh.
Por, pas disa hulumtimeve të gazetës “TemA”, rezulton se firma në Qipro, që ka bërë këtë “dërgesë” prej miliona dollarësh, është në pronësi të Aleksandër Lupsiç, që ka në pronësi gjithashtu dhe kompaninë “Rudnap” që ka shitur energji me çmime super të larta në Shqipëri. Ndërmjetës që “Rudnap” të bëhet furnizuesi kryesor në Shqipëri ka qenë Damir Fazlliç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyFri Oct 10, 2008 3:53 pm

Kryeministri i Shqipërisë bregdetare - kundër Bashkimit me

 Shqipërinë kontinentale (Kosovën…)!

 

Pse Sali Berisha nuk e don Bashkimin Kombëtar?!

 

Shkruan: Basri Kodra - Prishtinë, 07. 10. 2008

________________________________

 

  Nuk dua të merrem me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, jo pse është Kryeministër, apo pse është më i pushtetshëm, përkatësisht më i gjithëpushtetshëm se shumëkush prej nesh, por në radhë të parë pse, pavarësisht nga shumësia e argumenteve dhe parimet e qëndrimeve të mbajtura kundrejt sjelljeve të tij, nuk do të mund të kesh kurrfarë ndikimi as tek ai e as tek përkrahësit e shumëllojtë të tij, sepse janë të pandikueshëm edhe nga kritikat e atyre që ua njohin e ua dinë shumë më mirë të gjitha të ligat që i kanë bërë e të këqijat që i kanë sjellë këtij populli. Nuk dua të merrem me të, por nuk mund të mos merrem në këtë rast, ngase mënyra se si ai po merret me të gjithë ne është jo pa pasoja si për të tashmen ashtu dhe për të ardhmen tonë. 

 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Hbkfus10
· Foto: Kryeministri i Shqipërisë bregdetare

 

  Duke kërkuar nëpër internet, hasa në një lajm të cilin e paraqiste një faqe e në të cilën tregohej çka kishte thënë Kryeministri i Shqipërisë në një emision televiziv në TV Klan. Komentuesi i këtij lajmi shkruante se Berisha i bëri këto komente vetëm pak ditë pasi kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, foli diçka edhe rreth opcionit për ndarjen e Kosovës. Sa më erdhi keq që këtë lajm nuk kisha arritur ta merrja drejtpërdrejtë përmes televizorit, por e mora kështu, ndërmjetësueshëm: ku ta di çka krejt i kanë heq e çka krejt i kanë shtuar këtij lajmi mendova.

 

  Nuk është se ky ishte ndonjë lajm i mirë për ta dëgjuar e aq më tepër për ta parë shqiptuesin e atyre komenteve, por bindja ime do ndërtohej më sigurt sikur ta shihja në televizor kryeministrin e Shqipërisë duke thënë ashtu siç kishte thënë: "Shqiptarët nuk duan të bashkohen në një shtet të vetëm", sepse sipas tij "...dëshira për bashkim ka marrë përgjigje negative në Kosovë, ashtu siç nuk ka marrë përgjigje pozitive në Shqipëri". Sipas tij, kosovarët luftuan për pavarësi, e jo për bashkim, dhe se politikanët e Kosovës qysh më 1992 kishin kërkuar pavarësi e jo bashkim me Shqipërinë! 

 

  Këto fjalë, sado të pavërteta, sado të pasakta, sado të padrejta dhe më në fund sa do të panjerëzishme që janë, nuk më habisin aq shumë, ngase po e di se kush i ka thënë, por po habitem me një fakt tjetër: çka e shtyn kryeministrin tonë deklarojë mu kështu siç ka deklaruar?! Ai sikur ka frikë nga një bashkim i mundshëm! Po, pse të frikësohet Sali Berisha nga populli i vet dhe nga kombi i vet i bashkuar? A është e mundur të mos e dijë ai se jeta e tij jo vetëm si kryeministër apo si kryetar, por edhe si qenie njerëzore, është tejet e shkurtër në krahasim me jetën e gjithmonshme të popullit shqiptar dhe të atdheut të tij! Vetëm kur merren parasysh të dhëna të tilla dhe shumë të tjera si këto, e kupton se sa thellë kanë rrëshqitur shumica e politikanëve tanë në verbërinë që i ka sjellë luksi i pushtetit. 

 

- A thua nuk e di Sali Berisha se pohime të tilla mund të hedhen poshtë edhe nga një gjimnazist i zakonshëm?

- Me çfarë kriteri e ka matë Sali Berisha, se shqiptarët nuk duan të bashkohen në një shtet të vetëm? 

- Mos u lejuan ndonjëherë të gjithë shqiptarët të deklarohen në referendum? 

 

  Përgjigjen e jep vetë ai duke thënë se "dëshira për bashkim ka marrë përgjigje negative në Kosovë, ashtu siç nuk ka marrë përgjigje pozitive në Shqipëri"! Kryeministri do të duhej të pyetej: përveç referendumit të shtatorit 1991 në Kosovë, kur paska dalur Shqipëria ndonjëherë në referendum për këtë çështje, për të cilën ne nuk paskemi dëgjuar ende?! Por ai nuk ndalet këtu, sepse dëshiron të shkojë edhe më tutje, kur thotë se, "kosovarët luftuan për pavarësi e jo për bashkim, dhe se politikanët e Kosovës qysh më 1992 kishin kërkuar pavarësi e jo bashkim me Shqipërinë"! Për të dëshmuar se për çka luftuan kosovarët gjatë luftës së fundit, duhet të merret e të lexohet betimi i ushtarit të UÇK-së, e sa për kërkesën e politikanëve tanë më 1992 për pavarësi, ma thotë mendja se, nga sa është parë e dëgjuar prej kur ndërkombëtarët kanë ardhur në Kosovë, po të kishin qenë të pranishëm ata më 1992 ashtu si janë sot, politikanët tanë jo që nuk do të kërkonin pavarësinë, por kërkesat e tyre vështirë se do të kishin mbërritur deri te autonomia e vitit 1974. 

 

  Ai që nuk e njeh mirë kryeministrin tonë, vërtet do të mbetet i habitur kur e sheh vështrimin e tij kaq të ngushtë dhe kaq të njëanshëm. A mund të përgjithësohet kërkesa e një grupi politikanësh të shantazhuar, me kërkesën e popullit shqiptar?! Dhe akoma më keq, a mund t'i vësh pikënisje përpjekjes së popullit shqiptar, qoftë edhe për pavarësi, pikërisht në vitin 1992?! Jo. E kemi thënë njëqind herë dhe duhet ta përsërisim: përpjekja për bashkim e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë ka nisur atëherë kur është bërë e nevojshme të niset, pra më 1912/1913, dhe kjo përpjekje vazhdon edhe sot. Periudha 1912-2008 është dukshëm më e gjatë se periudha 1992-2008. Pra, siç edhe po shihet, periudha e parë e përfshinë edhe të dytën, dhe e përfshinë ngase e dyta nuk ekziston fare si e veçantë në kuptimin e ndryshimit të synimit kryesor, siç mundohen ta paraqesin disa, e kësaj radhe edhe kryeministri Berisha. Por, këta si duket, duke u ngutur të thonë diçka që shitet shpejtë dhe shtrenjtë para të huajve, po i ngatërrojnë gjërat, duke e ngatërruar 'synimin historik' me 'synimin e tanishëm', duke e shndërruar 'synimin e sotshëm' në "synim historik", ndërsa 'synimin e vërtetë historik' duke e shpallur të paqenë përgjithmonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyFri Oct 10, 2008 7:48 pm

sikur te ishin vetem ullinjte qe e pesuan ne "valen e demokracise" bile edhe nuk do te ishte ndoshta aq keq. Keta, duke dashur te tregonin se cfare urrejtje kishin ndaj Enverit dhe cdo gjeje qe kishte te bente me te, shkaterruan fabrika e kombinate, vetem ne Elbasan u thyen 283 000m² (nuk jam i sigurte saktesisht) xham, kjo nuk iu mjaftoi dhe filluan t'i zhvishnin edhe rruget, nen moton: Cdo gje qe eshte komuniste duhet shkaterruar, edhe ASFALTI eshte komunist! Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Wink, per t'u ankuar me vone se ne shqiperi nuk ka fabrika, papunesia eshte shume e madhe, rruget jane katastrofe e keshtu me radhe dhe se ishte faji i Enverit. Pastaj thirren ne "dashurine" per Shqiperine (kishin ngrene disa edhe shqelma bytheve), duke harruar se pikerisht soji dhe sorollopi i tyre e beri Shqiperine ne kete dite.

Paradoksi me i madhe eshte se, edhe kur ne Kosove luftohej, klika e ketyre demokrateve, ne vend qe te ndihmonte luften, keta kishin pune tjera. Keta deshironin ta permbysnin pushtetin ne Shqiperi. Salushi pallte si gomar ne sheshin Skenderbe dhe duartrokitej nga shume Kosovare "patriote", qe nuk ua mbante zuza te shkrepnin pushke ne Kosove por kete e benin ne mes Tiranes.
Paradoksi behet edhe me i madh, kur keta, poshte e larte neper forume, por edhe ne jeten private na quajne percares. Une vertete nuk e di se cka nenkuptojne keta me percarje!? Sigurisht jo kuptimin e vertete te fjales, perndryshe do te duhej te skuqeshin, per te gjitha qe i bene ne Kosove gjate luftes, kur si te cmendur rendnin me deftere ne duar per te mbledhur informata rreth "masakrave" te UCK-se ose kur ne Tirane perpiqeshin qe te rrezonin qeverine shqiptare.

Por edhe ti e din o Cristal se njerezve, demi u prehet aq sa e kane dijen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 12:34 am

Fazlliç, i skeduar nga NATO për fshehjen e vrasësit të Xhinxhiçit

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Fazllicci
Është rast i rrallë. Nëse do të kërkosh me Damir Fazlliç në google.com, për të parë se ç’ka të skeduar mediumi më i madh në botë, në 32 mijë rezultate të gjeneruara, nuk do gjesh askund një përshkrim me nota paqësore për të. Gjithmonë një mbiemër nga pas do e shoqërojë dhe, nëse do kesh durim të shfletosh faqet e internetit, do shohësh se në mbi 70 për qind të rasteve ai quhet shqeto mafioz, e në pak raste quhet biznesmeni kontrovers.
Përveç një ose dy adashëve të tij, që lundrojnë nëpër forume sociale, emri i tij nuk do të shfaqet kurrë në një shkrim pa emra të tillë në krah si Legija, Oriç, Lazareviç, Petraç e një lumë emrash të krimit në rajon. Po të kërkosh në google.com/news, rezultatet në njëqind për qind të rasteve tregojnë se media të ndryshme, nga Italia, Hungaria, Franca e quajnë atë... thjesht mafioz.




Skedimi nga NATO


Organizata që merret me sigurinë në botën perëndimore, NATO, ka skeduar që para pesë vitesh të dhënat që shpërndaheshin në lidhje me Damir Fazlliç dhe implikimin e tij në vrasjen e Zoran Xhinxhiç. Nën linkun zyrtar të NATO-s http://www.nato.int/sfor/media/2003/ms030321t.htm mund të gjesh të dhëna në lidhje me implikimin e tij. Skedimi i referohet gazetës “Slobodna Bosnia”. Shkrimi mban datën 23 mars 2003.
Më poshtë vijon skedimi i plotë:
“Sipas burimit të gazetës, Milorad Lukoviç “Legija”, arriti në Sarajevë, më pas u largua nga Pale, ku kishte parë funeralin e Zoran Xhinxhiçit. Krimineli serb Legija dhe gjenerali kroat Gotovina e njohin njëri-tjetrin që nga mesi i viteve ‘80, kur ishin anëtarë të famëkeqit Legjion i Huaj. Të dy u rikthyen në ish-Jugosllavi thuajse në të njëjtën kohë në vitin 1991, për të qenë në dispozicion të popujve të tyre. Pas dështimit të planit të tij fillestar për të arritur në Sarajevë përmes aeroportit të Sarajevës, Lukoviç vendosi për një zgjidhje alternative, të kërkonte ndihmën e gangsterëve mafiozë nga Hercegovina, të cilët kryesoheshin nga miku i tij i vjetër, i kërkuar nga Haga dhe anëtar i Legjionit të Huaj, gjenerali Gotovina. Sipas qeverisë kroate, Gotovina fshihet në Hercegovinë prej një viti. Një biznesmen “i talentuar” dhe kryetar “potencial” për Federatën, Damir Fazlliç, u ndalua në hotelin “Acqua” nga policia federale për t’u pyetur për lidhjet e tij me Milorad Lukoviç “Legija”. Policia vërtetoi se ai kishte marrë telefonata në celular nga Lukoviç dhe shokët e tij. Fazlliç mohoi çdo lidhje me Lukoviçin dhe u lirua pas marrjes në pyetje. Megjithatë, sipas burimit të gazetës, pasi Fazlliç nuk mundi ta privatizonte industrinë e duhanit në Bosnjë, ai u prish me Stanko Subotiç “Cane” dhe i kërkoi Legijas ta mbronte nga Subotiçi, gjë që ai e pranoi me kënaqësi. Si arriti Legija ta bindte Subotiçin të mos e shqetësonte Fazlliçin, ende nuk dihet. Dyshohet se hoteli “Acqua”, ku Fazlliç vendosi të qëndronte, pasi u kthye nga Beogradi, ishte thjesht një maskim për larjen e parave nga trafiku i drogës.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 1:25 am

Ah, sikur ta dinim se edhe sa 'Fazllicat' e tjere i ka nen rrogoz Sala!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 4:24 pm

E nderuara znj Martina.
Te mbrosh Sali Gerdecin apo Sali Delijorgjin apo edhe te fundit Fazlliqin eshte me teper se injoranc apo me teper se tradheti ndaj te vertetes. Me kto qe e perkrahin krimin me emrin Sali Gardeci jan po shpirterisht fajtor per krimin e popullit te pa fajshem ne Gerdec. E verteta flet vete hajdutit i plasi plaçka ne dore se perndryshe na kishte mar lumi si popull por e drejta del ne shesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 49
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 4:27 pm

Po Zëriatdheut,une e kuptoj koleren tende deri dikund se eshte e vertete se Sali Berisha eshte nje udheqes qe eshte larg te jete ideal, sepse te meresh me politike sot kushti i pare qe duhet te plotesosht eshte te mos jesh njeri fatkeqesisht, e Sali Berisha duke qene njeri ai e ka veshtire t ia dale me gjithe bandat e qartura qe jane ne shqiperi me gjithe ato forca qellim e kane mbajtjen e shqiperise ashtu siq ishte tash e 70 vjet. Shkaterrimet qe po permenden me lart jane pikerisht pasoje e vuajtjeve qe popullu i pati bi kurriz per nje gjysem shekulli,pra jane nje pasoje direkte e diktatures. Ne kohen qe ju permendni nuk qonte epshe as berisah as ndonnje udheqes tjeter,vendi ishte ne nje gjebdje ku nuk e njihte qeni te zone prandaj t iu mvishen berishes pergjegjesite per gjithqka ka ndodhur ne ate kohe eshte papergjegjesi.
Me lart shikova ca komente dhe ca "fakte" qe me bene te qesh ma anivitetin e tyre, nuk mund te quhen fakte ato qka shkruan Nexhmije Hoxha,nje mbeshtetese kryesore e ideve komuniste pavarsisht se tani shtihet se nuk eshte perzier edhe aq, qka pret njeriu nga nje femer e tille qe fyen Ismail Kadare ,perfaqesuesin me te shkelqyeshem te vlrave te popullit tone ne permasa boterore.
Qka mund te pritet nga Nexhmije Hoxha qe ne mitingun e pervjetorit te lindjes se "xhaxhit" ne elegramin e saj Kosoven e kishte quajtur Kosmet,Kosova e Metohija, duke ia leju vehtes paturpesine te flase per bashkimin kombetare kurse se bashku me te tjeret Kosovareve ua mbyllen porten dhe i lane ne doren serbe, e te brohoritet sot emri i tij ne Kosove kjo eshte perqmuese dhe poshteruese per gjith ata qe pesuan nga diktatura, e gjerat i ben edhe me te qarta fakti se ata jane te brohoritur ne Kosove nga nostalgjiket Kosovare qe dikur emri i Enverit sapo permendej u sjellte lote gezimi ne sy te inktuar nga fjalimet qesharake si ai i tepremtes ku me shume ka brohorima dhe duartrokitje sesa fjale te mirefillta, kurse atyre qe e paten.
Perse athua nuk u mbajt nje miting i tille ne shqiperi te njerezit te cilet i kishinh shijuar frutet e komunizmit por mbahej ne Kosove te njerezit qe nuk kane pasur asgje te bejne me rregjimin Enverian.
Prandaj per te dale prap te Sali Berisha,periudha komuniste duhej t kalohej gjithsesi perndryshe populli shqiptare do te ishte ne po at gjendje ne te cilen ishte gjat diktatures,per ta bere kete shqipetareve u duhej te hudhnin nje hap gjigant me sakrifica dhe humbje te dhimbshme qe ishte qmimi qe paguhej per lirine dhe dinjitetin e privuar kahere. E qe te hudhej ky hap Sali Berisha i keq apo i mire u be guri ku populli shqiptare vendosi kemben qe te vazhdonte rrugen qe Ai tjetri ia kishte ndaluar,rrugen e te qenit si gjith popujt tjere.
Prandaj nese nuk mund ti dallojmi edhe aq ngjyrat qe na rethojne se paku ta dallojme te bardhen prej te zezes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 49
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 4:32 pm

Korrigjim:
"permendni nuk qonte epshe as berisah as ndonnje udheqes tjeter,vendi ishte ne nje "

"permendni nuk qonte peshe as berisha as ndonje udheqes tjeter,vendi ishte ne nje

po gabon njeri gjall najher :))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 5:05 pm

Po mire cristal qe e paske kupuar e pse per njepsikopate si berisha duhet te vuaj i gjithe kombi prej nje serbofili
me vjen mire qe u binde nga faktet nuk jane ase shpifje por ralitet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 49
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 5:16 pm

zeriatdheut per mua Sali Berisha eshte nje politikan qe ka qellime pozitive sa i perket kombit shqiptare,eshte tjeter qe ai nuk eshte politikan ne kuptimin e mirefillt te fjales, ai nuk eshte i lindur te beje politike por prapse prape ishte aty dhe pa e kursy veten per popullin shqiptare,akuzat qe i behne nuk jan te vertetuara asnje. Per mua eshte nje atdhetar dhe kete mendim nuk e ndrysheoj,eshte nje politikan i papermbajtur nje nder pikat e tij me te dobeta, por akuzat qe i behen per gjith ato gjera nuk duhet t merren ngat zemre e t merren si te verteta per qdo gazep atij i hudhet pergjegjesia dhe vetem atij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySat Oct 11, 2008 7:06 pm


Ngjela: Fazlliç, politikë me Berishën e Bashën pro serbëve




Deputeti Spartak Ngjela flet për situatën e fundit politike, krijimin e partisë së re dhe për të ardhmen e së djathtës




Intervistoi: Fejzi Braushi
Shtune, 11 Tetor 2008 08:39:00




Z.Ngjela gati tre javë më parë u gjend i vdekur dëshmitari kyç i trafikut të armëve Kosta Trebicka. Ju keni ngritur akuza të rënda në Kuvend, për këtë çështje duke hedhur edhe dyshime mbi motivet që çuan në këtë vdekje. Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka deklaruar për një vdekje aksidentale, ju mendoni se mund të ekzistojnë pista të tjera që mund të hetohen nga prokuroria?
Vrasjet janë gjithmonë të sofistikuara; dhe me ketë dua të them se, përsëri na duhet të pyesim: kush e ka shkaktuar aksidentin. Mao Ceduni e hipi Lin Biaon në një avion pa karburant dhe ai ra në stepat e Rusisë; pos sigurisht që vetëm naivët e besuan për aksident. E pra le të presim. Unë ende ruaj mendimin tim. Duhet pritur edhe ca pak kohë, derisa ngjarja të zbardhet deri në fund.
Berisha dy ditë më parë deklaroi se tragjedia e Gërdecit nuk ka lidhje me Diverolin apo trafikun e armëve. Keni një koment?
Po a ka sot në Shqipëri një njeri me pak mendim që të mos e dijë se Gërdeci është vepër direkte e Saliut? Asnjë. Atëherë si e bëni këtë pyetje; pse ç’prisni ju që Saliu të pranojë krimin? Kurrë mos e prisni këtë. Tani ai është një njeri i urryer në të gjithë Shqipërinë; por pikërisht për këtë duhet të jeni të vëmendshëm; sepse ai tani do të mundohet të bashkohet më çdo demon për të shpëtuar. Por nuk dotë shpëtojë dot. Krimi i Gërdecit, është një nga serialet e tij. Keni për të dëgjuar edhe shumë të tjerë. Prandaj mos e merrni fare mundimin që të dëgjoni Saliun; ai nuk ka më asnjë rëndësi për historinë tonë; ai tani i përket të shëmtuarës kombëtare, që e ka zënë vendin e vet në historinë e shoqërisë shqiptare, si një e keqe e re. Duhet ta kalojmë; madje unë mendoj se e kemi kaluar, paçka se na ka kushtuar shumë shtrenjtë.
Nga Komisioni i Reformës Zgjedhore është vendosur koalicioni i përbërë. A është një formë e përshtatshme për të djathtën një zgjedhje e tillë?
Le të presim që ta shohim të shtruar në ligj, sepse në të kundërt do të flisnim kot.
Keni deklaruar prej kohësh se t’i ndani pikëpamjet tuaja politike përmes një force të re politike. Çfarë lëvizjesh keni bërë në këtë drejtim duke qenë se kemi hyrë në një vit zgjedhor?
E djathta do të rigrupohet, madje shumë shpejt. Kurse unë po përfundoj instalimin e partisë së re që përfaqësoj. Ajo quhet: Partia për Ligj dhe Drejtësi; e cila tani i ka hapur zyrat në shumicën e qarqeve, dhe po vijon nëpër rrethet e mëdha. Mendoj se do të bëhet një parti e fortë dhe e përkrahur. Me programin e saj solid, dhe me përkrahës. Por ky është vetëm fillimi, sepse pastaj, ne do të bëhemi promotori i krijimit të një bashkimi më të gjerë. Megjithatë do të kemi kohë të flasim më konkretisht, ndoshta pas një muaji.
Si i shikoni lëvizjet brenda së djathtës, përpjekjet për shkrirje të PDR-së, apo edhe konfliktin midis PD-së dhe PDK?
PD nuk më intereson më fare. S’kam asnjë lloj mendimi për të; ajo është tanimë një fantazmë që është dehur nga krimet e kryetarit të saj. Prandaj kot të flasim për të. Përsa iu përket shkrirjeve që theksoni ju, më duket një analizë pa fare lëndë në vetvete, prandaj është e kotë të zgjatemi. Kurse PDK, është diçka tjetër. Partia Demokristiane e Shqipërisë mendoj se do të forcohet edhe më tej, dhe ne do ta kemi patjetër një aleate të sigurt për zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë ju thashë: duhet të prisni dhe 30 ditë.
Gjithashtu një çështje që ka pushtuar këto ditë debatin politik është edhe ajo që ka të bëjë me shtetasin boshnjak Damir Fazlliç. Opozita ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit dhe ministrit Basha, të cilët sipas saj kanë kryer afera të pista financiare me Fazlliç, përfshi këtu që nga fushata zgjedhore e 2005, ndërkohë nga ana tjetër kryeministri ka pranuar në Kuvend se e ka mik atë. Keni një koment tuajin për këtë çështje?
Është një çështje e shëmtuar dhe e rëndë për historinë tonë politike. Tek dëgjoja intervistën e Fazlliçit, një njeri pafarë vlerë, i fryrë dhe gënjeshtar, mendoja: mjerë shqiptarët se nga kush drejtohen. Damiri e pohoi vetë se nuk bënte biznes në Shqipëri, por politikë me Saliun dhe Bashën; dhe gjithmonë në favor të origjinës së tij. Turp. Kush kishte pak vëmendje ekspertize në ato që thoshte ai, kuptonte se ai pohonte rëndom se po bënte pastrim parash në Shqipëri, ose më saktë, bashkë më Saliun dikujt i shërbente kundër shqiptarëve. Ishte e tmerrshme, dhe prandaj dje theksova në media se duhet t’i drejtohemi popullit. Kjo është një bandë, prandaj vetëm një uragan popullor do të shporrë, dhe do t’i tregojë vendin, sigurisht. Ishte e turpshme edhe për gazetarin që e pyeste. Si ka mundësi që të jesh i qetë kur një i huaj, një njeri pa vlere fyen shoqërinë tënde aq rëndë, sa fyeu ai shqiptarët. Unë, sigurisht që nuk e dëgjova deri në fund, se nuk mund të duroja profkat e njëtë sëmuri që urren shqiptarët. Por gjithsesi, duhet të kujtohemi se ai ka irrituar gjithë ata që e kanë dëgjuar. Dhe kjo është shtesë e urrejtjes kundër Saliut. E thashë edhe më lart: duhet të mendohemi mirë me këtë bandë; prandaj patjetër duhet t’i drejtohemi popullit. Dhe do t’i drejtohemi, patjetër që do t’i drejtohemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 6:28 am

Luftë shtetit në emër të pushtetit të Fazlliçit

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpallur dje ofensivën e tij kundër Prokurorisë në shenjë hakmarrje për nisjen e procedimit penal ndaj Damir Fazlliç. Me një hakërrimë të pazakontë, ai kaloi në gatishmëri numër 1 grupin e gatshëm kundër kryeprokurores, Ina Rama, që përbëhet nga ministrat Nishani dhe Alibeaj. Të dy në një kohë, me një zë, dhe me të njëjtin përkushtim, kërkojnë ndëshkim të prokurorëve që kërkuan të thërrisnin në bisedë Damir Fazlliçin, edhe pse ky i fundit ka thënë me gjysmë zëri tek intervista në TV “Klan” se është i gatshëm të përballet me prokurorinë, edhe pse vetë zoti Berisha ka premtuar që do të na e sjellë, sa herë i duhet atij, në Kuvend apo gjetkë. I vetmi vend ku na duhet në këto momente Damir Fazlliç është Prokuroria dhe kryeministri ynë, si kryeministër i fjalës së mbajtur, duhet ta çojë atje. Por ai jo vetëm që s’ka ndërmend ta bëjë, por është gati t’i vërë flakën Shqipërisë për një serbo-boshnjak, mik të shtëpisë së tij, mik dhe ortak të fëmijëve të tij, dhe Lulëzim Bashës. Tërbimi është më i madh se në rastin e hetimeve për Gërdecin dhe akoma më i madh se në rastin e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Shkaku është i lexueshëm. Hetimet për Damir Fazlliç të çojnë në zemër të një historie mafioze të kapjes së shtetit prej familjes së kryeministrit. Këtij të fundit do t’i duhen shumë prova të mbrojë një mafioz që ka bërë krim ekonomik në çdo veprim në Shqipëri. Që shqiptarët të besojnë se Parku Energjitik në Porto Romano nuk është pronë e Argita Berishës, Fazlliçit, dhe ndonjë shefi të tij, duhet që Sali Berisha të marrë një vendim të thjeshtë, të mos e ndërtojë Parkun Energjitik aty, ose të shpronësojë pronarët, sipas ligjit të shpronësimeve për interes publik, me çmimin e tokës së kënetës, 100 lekë metri katror dhe ta bëjë qeverinë pronare të Parkut të ardhshëm. Mënyra si ka vepruar familja Berisha për t’u bërë pronare e Parkut Energjitik, është diletante dhe arrogante. Dy kompani qipriote, secila për hesap të vet, me avokate të njëjtë, që është bashkëpronare e studios së vajzës së tij, shërbejnë si mbulesë e familjes në pushtet që ka blerë tokën. Toka e blerë me parapremtimin e kryeministrit për Park Energjitik, është kapje e pastër shteti nga familja e kryeministrit dhe miqve të saj Ai nuk i ikën dot këtij hetimi. Fazlliç duhet të dëshmojë para prokurorëve ç’është bërë më 1.750 milionë euro, për të cilat ai ka dhënë deri më sot tri versione: 1. “Nuk e kam shitur, por e ka sajuar Mero Baze” (“Top Channel”). 2. “Po, e kam shitur, po kam pas asete” (“Panorama”). 3. “Ia kam shitur vetvetes” (B. Fevziu). Ai duhet të dëshmojë për përfaqësitë e firmave qipriote fantazmë, me të cilat Berisha shpiku mënyrën e re të të bërit biznes në Shqipëri. Nëse ai nuk vjen dhe bëhet i pabindur, prokuroria duhet të thërrasë avokaten e tij, Kola, dhe të shpjegojë ajo realisht se kush është pronari i kësaj toke. Kjo natyrisht e lë pa gjumë kryeministrin Berisha, por që një ditë ta zërë gjumi rehat, duhet të lërë drejtësinë të hetojë. Është hera e tretë që shteti i hakërrehet prokurorisë brenda dy muajsh. Fillimisht iu hakërryen pse po kërkonte imunitetin e Fatmir Mediut, më pas në rastin ‘Trebicka’ dhe tashmë në dosjen ‘Fazlliç’. Akuzat ndaj saj janë të njëjta dhe personazhet të njëjtë. Nishani përdoret si xhandar, media e qeverisë si qendër zëri, kurse Alibeaj si grup i gatshëm për ata që i prishin gjumin kryeministrit në prokurori. Kjo ilustron më së miri dyshimet perëndimore se prokuroria është nën presion për shkak të tentimit të saj për të hetuar dosje që tronditin qeverinë. Dosja ‘Fazlliç’ është një Gërdec i paplasur, që s’ka vrarë njerëz, por ka vrarë përfundimisht shpresën e shqiptarëve për një kryeministër me duar të pastra. Kësaj dosjeje i duhet shkuar deri në fund, për vite të tëra, derisa të sqarohet origjina e parave, me të cilat janë blerë dhjetëra hektarë tokë, dhe konspiracioni i shëmtuar me firmat anonime qipriote. Shteti duhet të dëshmojë dinjitetin e vet përballë Pushtetit të Fazlliçit. Pushteti i Fazlliçit është i përkohshëm. Ai nis dhe mbaron me Sali Berishën. Shteti do të jetojë gjatë dhe kjo është beteja që ai duhet të fitojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 6:30 am

Skandali me tokat në Porto Romano: Argita, Basha dhe Fazlliç, pronarë edhe nëpërmjet “Rompetrol”-it

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 DAMRFAZLIC
Skandali “Rompetrol” nisi fillimisht, kur në emisionin “Faktori Plus” u konstatua që Fazlliç ishte anëtar i vetëm i Bordit Mbikëqyrës të “Rompetrol Albania”. Më pas, të enjten, u verifikua skema e skandalit. Dy filialet e “Rompetrol”-it në Shqipëri kishin rreth 1 milion euro detyrime në shtet. Damir Fazlliç i udhëzon të falimentojnë dy filialet dhe të hapin dy të rejat.
Por, siç ka zbuluar gazetari i “Albania”-s, Habion Hasani, në numrin e djeshëm të gazetës “Albania”, te filiali i ri i hapur, “Rompetrol Albania” sh. a., rezulton që Fazlliç ka hyrë 40 për qind aksioner me firmën qipriote “Kelena L. T. D”. Fazlliç e përfaqëson atë firmë në Shqipëri, dhe ai tashmë i bie të ketë 40 për qind të tokës në Porto Romano, ku mendohet se ka dhe persona të tjerë të rëndësishëm, shumë të lidhur me kryeministrin Berisha.
Për të gjitha aktet noteriale sërish është përdorur Flutura Kola, bashkëpronarja në studio me Argita Berishën. Ajo ka bërë regjistrin e firmës “Rompetrol Albania” sh. a.


Si nisi historia e “Rompetrol Albania”


Në janar të vitit 2005, “Rompetrol Group NV” vendosi të blejë disa hektarë tokë në Porto Romano për të ndërtuar një impiant gjigant të depozitimit të naftës. Janari i 2005 ishte koha kur në Shqipëri Berisha kishte nisur përpjekjet për makiazh elektoral. Lulëzim Basha ishte thirrur nga Kosova, bashkë me disa të tjerë, për t’u vënë në dispozicion të PD në zgjedhjet që vinin. Pikërisht në atë kohë kompania holandeze, prej andej nga ku Basha ka shtëpinë, kishte një ide për të blerë tokë në Porto Romano. Ideja e investimit në Porto Romano u forcua shumë dhe u bë ide fikse për kryeministrin e ri, Sali Berisha, i cili erdhi në pushtet në shtator, 9 muaj pasi “Rompetrol NV” kishte vendosur të blinte tokë në Porto Romano.
Kështu, drejt Porto Romanos vërshoi gjithë kupola e pushtetit ‘Berisha’, Basha, Argita dhe Fazlliç. Në kohën që Basha ishte ministër i Transporteve, kunati i tij administronte kompaninë “Crown Acquisitions” të Fazlliçit. Ata kishin piketuar vendin ku do të blinin tokën. Siç rezulton më vonë nga dokumentet hipotekore, Fazlliç ka blerë disa hektarë tokë në Porto Romano në emër të kompanisë “Crown Acquisitions”. Kjo kompani rezulton ligjërisht e shitur tek “Altaria Research Limited” më 20 qershor të 2007, dhe ka regjistruar blerjen e tokës më 1 gusht 2007 (FAKSIMILE 1).
Administratore e kompanisë qipriote është avokatja Flutura Kola, bashkëpronare në studio me Argita Berishën. Fazlliç ngul këmbë që dhe kjo kompani është e tij. Nëse kjo është e vërtetë, ai duhet të arrestohet, sapo të zbresë në Shqipëri, për shkak të një mashtrimi financiar që ka bërë me shitjen fiktive në shumën 1,750 milionë euro. Po e vërteta reale është se pas studios “Kola & Associations” është thjesht Argita Berisha, bashkëpronare me Flutura Kolën.
Pra, dhjetëra hektarët e kompanisë “Crown Acquisitions” në Porto Romano janë një pjesë e problemit. Pjesa tjetër, ku implikohen dhe lobistët më të mëdhenj pranë Berishës, janë te kompania “Kelena LTD”, e cila përfaqësohet nga Damir Fazlliç, si aksionere 40 për qind e “Rompetrol”-it, të cilit i janë falur borxhet nga tatimet e Shqipërisë që të bëhej pronar Fazlliç. Firma “Rompetrol Albania” sh. a., u krijua si pasojë e bashkimit të aksioneve të “Rompetrol Group” NV me “Kelena” me seli në Limasol të Qipros. Sipas prokurës me Nr. 610, firma “Rompetrol Albania” do të përfaqësohej pikërisht nga “Rompetrol Group” NV me 60 për qind të aksioneve dhe “Kelena”, me 40 për qind të aksioneve (FAKSIMILE 2).
Pra, në Porto Romano deri tani kemi dy kompani që janë të njëjtët njerëz, “Crown Acquisitions”, me pronar “Altaria Research Limited” dhe “Rompetrol Albania” sh. a., me ortak “Kelena LTD” dhe “Rompetrol Grup NV”. Në të dyja rastet i përfshirë është Fazlliç dhe Kola e Malltezi. Emrat e lobistëve të tjerë pranë Berishës janë çështje kohe për t’u publikuar (FAKSIMILE 3).




Berisha për Parkun Energjitik të Porto Romanos


Kryeministri Berisha tha se ka një projekt real për ndërtimin e një TEC-i të madh prej 800 megavatësh, rreth 8 herë më i madh se TEC-i i Vlorës, dhe për ndërtimin e termocentraleve të tjera. “Porto Romano, - tha kryeministri, - do të jetë porti kryesor energjetik i Shqipërisë”. “Ne do të shkojmë edhe drejt TEC-eve më të mëdha, por nuk do ta ndërtojmë në breg”, - theksoi kryeministri, duke shtuar se Porto Romano nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e centralit nuklear, por do të përzgjidhet me kujdes vendi, pasi duhen plotësuar disa kushte. Kryeministri theksoi se në Porto Romano nuk do të ketë central bërthamor, por do të ketë TEC-e me gaz, naftë dhe me qymyr.



Nxjerrë nga web i Këshillit të Ministrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 9:54 pm

Kryeministri, njëri nga ata

Nga Mero Baze

Dëgjova kryeministrin që përgjigjej dje në Kuvendin e Shqipërisë për Damir
Fazlliçin. Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz.

Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte për të thënë asgjë kundër akuzave që iu
bënë publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjë për të qeshur;
vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1 milion e 750 mijë euro. Nuk dihej pse kërcënonte, kur ai është njeriu më i kërcënuar në gjithë këtë histori. E vetmja gjë e justifikuar ishte që mbronte Damir Fazlliçin. Kjo tregon shkallën e lirisë së tij nga mafia.

Por nuk dua t’i ngjaj Lulëzim Bashës në këto rreshta. Thjesht dua të
nënvizoj një dimension të ri të daljes publike të kryeministrit. Ai tha një gjë
shumë të rëndë, që çdokush që mund ta thotë në botë, shkon në pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato.

Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet. Kot
lodhemi të gjurmojmë mafian, nëse kryeministri e njeh. Kot lodhemi të futemi në rrugicat e pista të Damir Fazlliçit, kur gjithë gjërat i di Sali Berisha. Kot i
kërkojmë Ina Ramës të fillojë hetimet për Fazlliçin, kur kryeministri e pranon
atë publikisht si mik dhe deklaron se ka dosjen e mafies shqiptare, me të cilën mbaka peng politikën shqiptare.

Dje, kryeministri na dha një lajm të madh, të pabesueshëm, por të rëndë për
nga pesha. Na tha të mos e ngacmojmë, se do të denoncojë mafian. Duke thënë këtë, do të thotë se të gjithë ata që e sulmojnë janë mafiozë si ai, ndaj është më mirë të mos hapen letrat.

Kjo është një ngjarje e rëndë politike, që duhet mbajtur shënim. Është më e
rëndë se spoti antikorrupsion që thotë denonconi tek unë dhe jo te drejtësia. Ne paskemi një dëshmitar të munguar për drejtësinë shqiptare që paska filmime, dokumente dhe dosje, të cilat dëshmojnë inkriminimin e kundërshtarëve të tij.

Zoti kryeministër, nëse dje në seancë ishe vërtet i qetë, vërtet i
relaksuar, ngaqë buzëqeshje, vërtet i vetëdijshëm për ato që thoshe, atëherë mos vono asnjë minutë. Pa të kërkuar askush votëbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarëve mafian. Ata kanë vite që po e presin këtë ditë. Kanë që nga 3 korriku i 2005 që të presin ty t’ua tregosh. Shumë klientë të mafies i bëre miq të djalit dhe vajzës. Delijorgjin, Taçin dhe të tjerë, që i akuzoje për mafiozë, i ke të parët e shtëpisë. Të tjerë, që i akuzoje për Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real të Klanit të Zemunit, Damir Fazlliç, kërkon të na e imponosh si kryeprokuror të Shqipërisë.

Zoti kryeministër, dil dhe trego mafian. Pasi ta tregosh, shko urgjent tek Ina Rama, Silvia Konti e drejtësisë shqiptare, siç vetë e ke quajtur dhe eja të të mbështesim ta rrëzosh atë. Mos vono asnjë orë dhe asnjë minutë. Është vonë për orën tënde të së vërtetës, por më mirë vonë se kurrë.

Por, zoti kryeministër, mos e bë atë gabim që bëre. Mos kërcëno se do të
denoncosh mafian, po të kërkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministër nga pakti me mafian, por nga pakti me shqiptarët. U ke thënë atyre do luftosh mafian dhe duhet ta luftosh. Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu. Ishte e trishtueshme e diela në Tiranë, kur media akuzonte vajzën tënde për pastrim parash dhe opozita lavdëronte Xhuvelin për pastrim ajri. Është e zymtë jeta në këtë vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh në mënyrë të frikshme, duke thënë, mes të qeshurave, se “kam dosje mafiozësh, prandaj mos më ngacmoni”.

Zoti kryeministër, nëse ke qenë i përgjegjshëm kur fole dje në Kuvend, sot
duhet ta nisësh ditën e punës te zyra e Ina Ramës dhe më pas në konferencë për shtyp. Të na thuash a je trim ta denoncosh mafian, apo do të vazhdosh të ruash paktin me të. Nuk e dinim këtë pakt, por vetë na e the dje në Kuvend. Na the “mos më ngacmoni, se do hap dosjet e krimit.” Hapi një orë e më parë. Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit të Shtetit që nuk i hape kurrë vetëm nga dëshira për të përdorur spiunët. Tani, njësoj si atëherë, kërcënon për të përdorur për interesa të tua dhe familjes tënde kriminelët dhe trafikantët. Jepi fund paktit me ta dhe ktheju paktit që ke bërë me shqiptarët. Ndryshe, pas disa vitesh, do të jesh një prej atyre, madje më i madhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptySun Oct 12, 2008 11:11 pm

Bisedat telefonike të Fazlliç, ja e vërteta përvëluese që kërkonin inspektorët e qeverisë

[url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=80252', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Pdf_button [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=80252&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 PrintButton [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=80252', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_starSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_starSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_starSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_starSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Rating_star / 2
I varferI mire
Saturday, 11 October 2008
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 FazllicInspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë dashur të shtinë në dorë raportin për përgjimin e telefonatave të kryera nga Damir Fazlliç. Siç mësohet, prokuroria ka në dorë tashmë të gjitha lidhjet telefonike të Fazlliç, përfshirë edhe ato të ditës kur erdhi në Tiranë për intervistën. Dosja "Fazlliç" ka bërë që institucioni i Prokurorisë të kthehet një “tabelë qitje” për të gjithë administratën e qeverisë. Të premten në mbrëmje, Ministria e Drejtësisë dhe Komisariati 3 u implikuan hapur në tentativën për ndotjen e provave ndaj Fazlliç. Incidenti te Prokuroria e Tiranës Vetëm një natë më parë,pikërisht mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20.30, persona të cilët u identifikuan si inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë tentuan të hynë me dhunë në zyrat e prokurorisë së Tiranës për të marrë me çdo kusht dosjen "Fazlliç". Rreth orës 20.30 të së premtes një grup inspektorësh nga Ministria e Drejtësisë kanë tentuar të hyjnë në zyrat e prokurorisë për të marrë dosjen Fazlliç. Por që në momentin e parë inspektorat kanë hasur rezistencën e rojës së prokurorisë i cili ka ndaluar ata që të hynë me forcë në ambientet e brendshme. Përpara pamundësisë për të depërtuar në Prokurori inspektorat kanë kërkuar ndihmën e Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, të cilët i kanë dhënë ndihmën për tu futur në prokurori. Edhe pse kanë arritur të depërtojnë brenda rrethimit e prokurorisë, të dërguarit e Ministrisë së Drejtësisë janë ndalur përball derës së hyrjes për në ambientet e brendshme e cila funksionon me anë të kartave elektronike duke tentuar disa herë për të hapur edhe atë. Njëri prej tyre madje ka përdorur edhe forcë duke e goditur disa herë. Në atë moment ka ardhur edhe ndërhyrja e policit roje të Prokurorisë së Tiranës i cili i ka paraprirë skandalit të ndërmarrë nga punonjësit e ministrisë duke i thënë se: -"nëse doni të bëni ndonjë skandal atëherë thyejeni". Ky fakt konfirmohet edhe nga disa të pranishëm të cilët e kanë parë të gjithë skenën e turpshme që bënë punonjësit e ministrisë. Preteksti i kontrollit Burime pranë prokurorisë pohojnë faktin se nga ana e institucionit të ministrisë ishte nisur grupi i inspektorëve për të verifikuar disa dyshime të tyre. Ky është edhe versioni zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë i kontrollit në atë orë. Dyshimi i parë kishte të bënte me datën e nisjes së hetimeve që nëse ishte vërtetë ashtu siç dëshmohet në regjistrin e çështjeve apo hetimet ndaj Fazlliç kanë nisur vetëm atëherë kur ai ishte duke u larguat nga Tirana. Nga ana e këtij institucioni hidhen dyshime se nga ana e prokurorisë është falsifikuar regjistri duke ndryshuar edhe datën e fillimit të hetimeve. Ndërsa çështja e dytë për të cilën grupi i ekspertëve duhet të hetonte prokurorinë ishte nëse ishin hetimet konform të gjitha rregullave dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme apo prokurorët i kanë kaluar kompetencat. Këtu është fjala më shumë për përgjimet, si Fazlliç ka folur edhe me persona me imunitet. Nga ana tjetër edhe nga Ministria e Drejtësisë pohohet i njëjti fakt që është ngritur një grup pune për të ushtruar kontroll, por nga ana e kësaj ministrie është hedhur poshtë akuza e përdorimit të dhunës nga ana e punonjësve të saj. Duke qenë përballë skenave të tilla, prokurorët e çështjes kanë siguruar dosjen e hetimeve në kasafortë pasi i druhen ndonjë skandali të personave të papërgjegjshëm që mund të ndërmarrin çfarëdo lloji veprimi. Telefonatat e Fazlliç Dosja Fazlliç sa vjen dhe shtohet me materiale të tjera që po i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme nga ana e hetuesve. Ditën e djeshme prokurorët e çështjes kanë marrë të gjitha tabulatet telefonike për zbardhjen e bisedave që Fazlliç ka bërë me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Të ngurtësuar në dhënien e informacionit, burime pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se janë mbledhur të gjitha bisedat telefonike që Fazlliç ka bërë më lidhjet e tij në Shqipëri. Në një kohë rekord nga ana e prokurorëve të çështjes është bërë zbardhja e pjesë më të madhe të bisedave si dhe është plotësuar një raport për të gjitha detajet që përbëjnë fakte për hetimet. Po nga të njëjtat burime, mësohet se tabulatet telefonike i përkasin të gjithë personave pa imunitet që janë përfshirë nën hetim. Në bisedat që Fazlliç ka bërë, pohojnë burimet e informacionit, përmenden edhe emra personalitetesh të cilat nuk bëhen publik për arsye hetimi. Po të njëjtat burime pohojnë se Fazlliç informohej si për bizneset e tija në Shqipëri ashtu edhe për situatën ekonomike dhe politike të vendit tonë. Kontroll në 19 banka Po ditën e djeshme grupi i hetimit ka paraqitur në 19 banka të vendit kërkesën zyrtare për të verifikuar nëse Fazlliç ka pasur llogari bankare në vendin tonë dhe nëse ka kryer transferta parash, duke zbardhur në këtë mënyrë edhe akuzën kryesore të ngritur ndaj tij, atë të pastrimit të parave. Ndërkohë që nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit përveç dosjeve të 2 bizneseve të cilat janë marrë vetëm pak ditë më parë janë tërhequr edhe dokumentacioni i dy shoqërive në të cilat Damir Fazlliç është Anëtar i Grupit Mbikëqyrës. Organi i akuzës bënë me dije se edhe pse janë konstatuar shumë fakte për akuza të ndryshme që rëndojnë mbi Fazlliç ende prokuroria nuk ka ngritur një akuzë zyrtare duke mbetur ende në kuadrin e hetimeve dhe mbledhjeve të materialeve. Shtetasi serbo- boshnjak Damir Fazllic dyshohet për disa vepra penale të konsumuara në vendin tonë, ndër më të rëndat janë ato të “Pastrimit të Parave” dhe “ Evazionit Fiskal”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyMon Oct 13, 2008 1:54 am

z. Baze i ka perzi fijet! Lexo bazen para 2005 e lexo sot!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 EmptyTue Oct 14, 2008 10:53 pm

KatundariPlak,

C'fare don me thene?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 40Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: