|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 18, 2008 1:25 am | |
| Withers kërcënon: SHBA do jetë serioze ndaj veprimeve të qeverisëNga Armand Maho Ambasadori amerikan në vendin tonë, John L. Withers, vijoi dje sërish kritikat ndaj qeverisë, kësaj radhe në prani të kryeministrit, Sali Berisha. Në ditën kur qeveria do të nënshkruante Programin e Pragut për Shqipërinë me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, Faza II, që parashikon fonde nga qeveria amerikane për forcimin e demokracisë në vend, Withers u tregua i ashpër me mënyrën se si kanë reaguar eksponentë të së djathtës ndaj qëndrimit të tij. Ai tha se ky është një qëndrim i qeverisë amerikane. Withers u shpreh se amerikanët e dinë si funksionon demokracia dhe shqetësimet e tyre janë reale. “Shpesh më pyesin: Cili është interesi i SHBA në Shqipëri? Pse luftoni të sillni jo vetëm një program të fazës së parë të KSM, por edhe një program të dytë të KSM këtu? Përtej arsyeve dhe më me peshë se arsyet e përvijuara sot këtu, përgjigjja është shumë e thjeshtë; përgjigjja është: demokracia. Pa demokracinë, asnjë prej synimeve tona të përbashkëta, as ato që kemi përvijuar sot, as synimet më të gjera të një tregu të lirë, apo të stabilitetit rajonal, apo të të drejtave të njeriut, nuk do të ishin të mundura. Demokracia, jo me fjalë, por me vepra, është themeli thelbësor i asaj që duam të arrijmë këtu. Për amerikanët, demokracia është diçka shumë serioze. Nuk është një parullë, nuk është një klishe, nuk është as një moto. Nuk është diçka sipas ngesë. Nuk është me kohë të pjesshme. Nuk është diçka që mund të lëvdohet sipas tekave të zyrtarëve, kur është e volitshme për ta që ta bëjnë këtë”, - tha Withers. “E sotmja është një ditë pritshmërish, pritshmërish më të larta se ato që kemi njohur ndonjëherë. Nesër, ato pritshmëri do të jenë edhe më të larta. Kur qeveria amerikane, udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë, e ftoi Shqipërinë të bëhej anëtare e NATO-s në prill, pritshmëria e saj ishte që Shqipëria do të përmbushte standardet më të larta të demokracisë. Kur muajin e kaluar, Senati i SHBA ratifikoi protokollet e NATO-s për Shqipërinë, pritshmëria e tij ishte që Shqipëria do të kishte një përkushtim të pandryshueshëm dhe të pakthyeshëm ndaj demokracisë. Amerikanët janë shumë seriozë për demokracinë. Prandaj edhe kam shprehur shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit këtu në Shqipëri. Disa herë më kanë thënë, deri edhe dje në mbrëmje, që shqetësimet e mia bazohen mbi keqkuptime të asaj çka ndodh këtu. Do të doja t'u bëj të qartë atyre personave që ne amerikanët e dimë se si funksionon një sistem demokratik. Shqetësimet e mia dhe shqetësimet e qeverisë sime nuk bazohen mbi keqkuptime. Ato bazohen mbi realitete. Veprimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme fundjavën e kaluar janë shqetësuese, sepse janë reale. Ligji për administratën gjyqësore që ndërhyn në autoritetet dhe të drejtat e gjykatës, dhe që aktualisht ndodhet para parlamentit, është shqetësues, sepse është real. Lëvizjet në parlament, edhe sot, për një hetim mbi funksionimin e Prokurores së Përgjithshme për kurrfarë arsyeje legjitime janë shqetësuese, sepse janë reale. Këto janë ngjarje që qeveria ime dhe unë do t'i ndjekim nga afër dhe do të jemi seriozë në lidhje me to”, - vijoi Withers. Mazhoranca, shigjeta në drejtim të Withers Disa nga përfaqësuesit e rëndësishëm të mazhorancës së djathtë i janë përgjigjur deklaratave të ambasadorit amerikan. Një prej tyre, pikërisht nënkryetari i PD, Astrit Patozi, tha se ai mund të jetë keqkuptuar dhe s’ka informacionet e duhura në këtë drejtim, kurse kryetari i grupit parlamentar të PR, Arian Madhi, ka shkuar më tej, kur në deklaratat e tij është përpjekur që ta ndajë qëndrimin e Withers si personal dhe jo si qëndrim të qeverisë amerikane. Madhi, i cili bën pjesë në një parti që ka për kryetar një të akuzuar të rëndësishëm për korrupsion dhe shpërdorim pushteti, ka tentuar që t’i quajë dhe përpjekje për ndërhyrje në punë të brendshme deklaratat e Withers Berisha: Do zhdukim korrupsionin në drejtësi me reforma Kryeministri, Sali Berisha, iu përgjigj zërave të fundit ndërkombëtarë se reforma në drejtësi po bëhet për të përforcuar kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqësorin, duke deklaruar se reformat në drejtësi do të vazhdojnë. Sërish Berisha ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët se do përballen dhe ata me drejtësinë, ndërsa ka theksuar se gjithkush duhet të shohë kopshtin e vet, duke hedhur kështu në mënyrë të tërthortë një mesazh dhe në drejtim të ndërkombëtarëve. “Dua të garantoj se qeveria ka një përkushtim të plotë dhe absolut për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera në tërësi. Është pikëpamje e palëkundur e imja dhe e qeverisë time se rrënues kryesor i pavarësisë së tyre është korrupsioni dhe se lufta kundër korrupsionit në këtë institucione është kusht vendimtar që ato të gëzojnë pavarësinë kushtetuese ligjore që meritojnë dhe të përmbushin me dinjitet një mision të pazëvendësueshëm, shtyllë kryesore në një sistem demokratik. Por, askush nuk mund të pretendojë se ka bërë detyrën duke mos parë në kopshtin e tij. Ky apel ka një progres të pamohueshëm dhe një progres që ka bërë të mundur sukseset e deritanishme të luftës kundër korrupsionit. Drejtësia shqiptare ka hapur një kapitull të ri dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm duke kaluar nga mosdënimi në dënim. Kjo ka rëndësi kryesore për moralin e një shoqërie dhe ka rëndësi kryesore për suksesin e një lufte të tillë. Natyrisht, janë gjithë ata gjykatës apo prokurorë në 10 apo 12 vite që nuk janë përballur me ligjin, pavarësisht veprës që kanë kryer. Kjo çështje mbetet për t’u zgjidhur dhe do të zgjidhet nëpërmjet reformave”, - tha Berisha. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 18, 2008 1:25 am | |
| Shpresat e humbura te reflektimi
Nga Mero Baze
Kryeministri, Sali Berisha, ka hyrë në një spirale të pakthyeshme konflikti me institucionet e drejtësisë në vend dhe diplomatët perëndimorë për shkak të dosjes “Fazlliç”. I ngarkuar emocionalisht ndaj kryeprokurores, pse kjo e fundit lejoi të hapej proces penal ndaj tij, ai hodhi në betejë gjithë ushtarët e tij, ministra, drejtues partie, gazetarë, deputetë dhe në fund veten e vet. Kostoja politike e Damir Fazlliçit arriti kështu një rekord historik në politikën shqiptare. Ai është praktikisht targeti i drejtësisë shqiptare, por në të njëjtën kohë dhe “Kështjella” që nuk braktiset prej Berishës. Për shkak të këtij vendimi Berisha tashmë ka një problem të madh justifikimin e kësaj beteje në opinionin publik. Demokratët e thjeshtë pyesin përditë se, ç’është ky Damir Fazlliç, që nuk e paskëshin njohur më parë dhe që për të kryeministri i tyre është gati të dorëzojë pushtetin? Zyrtarët normalë të shtetit ngrenë supet dhe pyesin, kush është ky Damir Fazlliç, që ata duhet të kyçin sirtarët dhe të mos japin asnjë letër që ka lidhje me të? Deputetët normalë të shumicës rrinë me gjak të ngrirë mos thirren ushtarë në betejë për të mbrojtur Damir Fazlliçin. Ministrat struken pas tavolinës, kur u bie zilja e kryeministrit, nga frika se mos i thërret për të mbrojtur Fazlliçin. Vetëm mediat e Aleksandër Frangajt e bëjnë me qejf këtë detyrë. Ato sulmojnë përditë gjithkënd që prek Fazlliçin dhe janë në dispozicion të tij, deri dhe duke çuar gazetarët e TV “Klan”-it si përkthyes të avokatëve të tij në prokurori. Por problemi nuk është te mënyra se si e përjeton shumica dramën “Fazlliç”, por si e përjetojnë diplomatët perëndimorë reflektimin e kryeministrit. Gjëja e parë që ata mbajnë shënim, është se kryeministri ka hedhur shtetin në betejë për të mbrojtur një serbo-boshnjak të përfolur për afera korruptive në gjithë Ballkanin. Gjëja e parë që duhet të bënte kryeministri, ishte e kundërta. Ai duhet të vinte shtetin në dispozicion të hetimit të tij, ngaqë e ka mik, për të dëshmuar se ka miq të pastër. Destabilizimi i tij psikologjik dhe politik që pas nisjes së hetimeve është një akuzë e fortë për të. Gjëja e dytë që mbahet shënim në gjithë këtë betejë me kosto të lartë për shumicën, është keqpërdorimi i njerëzve të Berishës. Ai hodhi në betejë Alibeajn, Nishanin, Patozin, median dhe tani nuk mund t’i ndëshkojë ata që të bindë diplomatë si Withers se ishte faji i tyre. Nuk mund ta bëjë këtë dhe për një arsye banale, pasi të gjithë e dinë se ata kanë folur dhe kanë vepruar me gjuhën dhe dorën e tij. Çdo gjë të bëjë ai me personat që u lakuan së paku dje publikisht nga ambasadori amerikan, e ka keq. Nëse i flak, është krejt i pabesueshëm, nëse i mbron, është krejt i dënueshëm. Spiralja, në të cilën ka hyrë, nuk ka kthim mbrapa, dhe ai ka pak shanse të korrigjojë çfarë ka ndodhur. Së treti, ai tashmë do të përpiqet të ndërmarrë ndonjë aksion antikorrupsion apo diçka të përafërt për të prodhuar lajm të ri, pasi mendon se kështu harrohen këto probleme të hapura. Është e pritshme që këtë javë ose javën tjetër të dëgjojmë ndonjë arrestim. Nuk dua të bëj fallxhorin, por ndonjë nëpunës mund të bëhet kokë turku për të prodhuar zhurmë. Kjo nuk është se do të zgjidhë ndonjë gjë, por ai nuk ka me sa të mbulojë shijen e hidhur të ceremonisë së djeshme në “Sheraton”. Por, pavarësisht kësaj, problemet mbeten të hapura dhe ai ka një tokë të minuar përpara vetes, ku është paralajmëruar qartë të mos shkelë. Nuk duhet të ngrejë më komision për Ina Ramën, nuk duhet ta miratojë kështu siç është ligjin për administratën gjyqësore, nuk duhet të shmangë hetimet për Fazlliçin, nuk duhet të bëjë presion për Gërdecin, nuk duhet të mbështesë qëndrimet e Nishanit dhe Alibeajt, nuk duhet të fyejë diplomatët perëndimorë duke i konsideruar vërejtjet e tyre keqkuptim. Asnjë nga këto detyra ai nuk e bën dot. As do e as mund. Është një thirrje që ai të dorëzojë pushtetin që mezi ka grumbulluar rreth vetes. Thellë-thellë ai dhe mund të jetë gati ta dorëzojë, por ata që ka përballë duan ta detyrojnë ta bëjë këtë publikisht. Këtë nuk e bën dhe mund t’i humbasë të gjitha. Dhe kur mendon se shkak i fundit i kësaj është një njeri i super-përfolur si Damir Fazlliç, dyshimet për lirinë e kryeministrit shtohen shumë. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 18, 2008 7:17 am | |
| Fazlliç zbraz llogaritë, mbërrijnë përgjigjet nga bankat: Zero lekë
| [url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=80607', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=80607&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=80607', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url] |
Grada e perdoruesve-ve: / 2 I varferI mire Thursday, 16 October 2008 | Fazlliç erdhi në Tiranë vetëm për të tërhequr paratë nga bankat dhe për këtë e ndihmoi policia e urdhëruar nga Berisha. Këtë mund ta ketë bërë vetë ai ose me prokurë të lëshuar po atë ditë. Pesë ditë nga kërkesa e bërë nga Prokuroria e Tiranës 19 bankave për verifikim, nëse Damir Fazlliç apo ndonjë nga shoqëritë e tij kanë llogari në banka apo nëse kanë kryer transferta, ka ardhur përgjigja. Deri tani nuk ka asnjë euro ose dollar në llogaritë e Fazlliç. Ndërkohë që mësohet se nuk kanë mbërritur të tëra përgjigjet. Vetëm prej disa bankave kanë paraqitur raportin e tyre për llogaritë e biznesmenit boshnjak. Nga përgjigjet e mbërritura pranë organit të akuzësrezultoi se Damir Fazlliç ka pasur llogari në bankë si në emër të tij ashtu edhe të shoqërive të tij por për momentin të gjitha llogaritë nuk kanë asnjë qindarkë. Në këtë mënyrë organi i akuzës ka marrë një përgjigje që Fazlliç ka përdorur bankat për të ardhurat e tija por edhe njëherë lindin dyshime të reja që pse Damir Fazlliç ka zbrazur të gjitha llogaritë e tij bankare duke mos lënë asnjë qindarkë në to. Gjithashtu nga burimet pranë prokurorisë mësohet se bankat kanë kthyer përgjigje pozitive edhe për transferta parash që ka kryer Damir Fazlliç. Edhe pse nuk bëhen publike shumat transferuar dhe për ku janë transferuar nga burimet e informacionit mësojmë faktin se Fazlliç ka kryer transferta parash nga bankat brenda vendit tonë drejt bankave të vendeve të huaja. Përgjigjet e kthyera në Prokurorinë e Tiranës kanë ardhur vetëm nga disa prej bankave pasi pjesa më e madhe e tyre nuk i ka kthyer ende përgjigjet prej të cilave pritet sa më shpejtë të raportojnë për kërkesën e bërë nga organi i prokurorisë. Pesë ditë më parë Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 19 bankave të vendit që të bëjnë një verifikim në lidhje me llogaritë që ka shtetasit Damir Fazlliç si dhe për tetë shoqëritë e tija të ngritura në vendin tonë. Dosja e boshnjakut vazhdon të grumbullojë fakte të reja çdo ditë dhe pritet që së shpejti ti dërgohet organit të drejtësisë por ajo po vonohet për shkak se nga zyrat e hipotekave ende nuk është kthyer një përgjigje për pronat e Fazlliç të cilat që në momentin që do të identifikohen do të kalojnë në sekuestro totale deri në momentin e mbarimit të hetimeve. Prokuroria ka hënë urdhër bllokimi për tetë shoqëritë e boshnjakut si dhe të dy shoqërive të shtetasit Erion Isufi i cili ka qenë administrator i të paktën 3 shoqërive të Fazlliç por që dyshohet se ai është një nga ortakët e boshnjakut në vendin tonë. Nga ana e prokurorisë kanë lindur dyshime se vonesa nga zyra e hipotekës po vonohen qëllimisht përgjigjet duke parë që dhe angazhimi i qeverisë dhe politikës në këtë çështje ka qenë tepër i madh. Burimet pranë Prokurorisë së Tiranës pohojnë se ë në momentin që do të vinë përgjigjet e hipotekave, organi i prokurorisë do ti drejtohet gjykatës për të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe për të sekuestruar të gjitha pronat e biznesmenit boshnjak në vendin tonë Damir Fazlliç. Procedurë kjo që duhet të ishte bërë që ditë më parë por që për shkak të mos kthimit të përgjigjeve nga ana e hipotekave ka bërë që kërkesa në gjykatë të shtyhet. Për bllokimin e shoqërive të cilat dyshohet se janë përfshirë në afera të dyshimta dy ditë më parë në gjykatë është dorëzuar një kërkesë për shqyrtimin e çështjes. Kjo kërkesë që i takonte të bëhej nga organi i akuzës ka ardhur nga Erion Isufi i cili është i përfshirë nën hetim si dhe nga ortaku i tij Dionis Teqja. Shkresa e Prokurorisë për 10 kompanitë e Fazlliç Zbulohet shkresa dërguar zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nga organi i Akuzës prokuroria lidhur me verifikimin dhe Bllokimin e pronave të shtetasit Damir Fazlliç. Në zyrat e hipotekës shkresa e prokurorisë ka bazë ligjore nenin 287 të Kodit Penal për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të Krimit". Sipas kësaj shkrese kërkohet të verifikohen dhe të bllokohen pasuritë e paluajtshme në të gjitha zyrat vendore të regjistrimit të pasurive në Republikën e Shqipërisë ku janë pronarë ose bashkëpronare 10 shoqëri përkatësisht. Croën Acqusitions-shpk, SRF Development, -shpk, Romopetrol-Albania sha, Alpha-shpk, Virtu Acqusitions-shpk, DF Trade Limited shpk, Reno Albania-shpk, Romopetrol, Distribution-Albania sha, Megatek-sha, Romopetrol Albania, Doëntream-sha, Përpos kësaj organi i akuzës ka kërkuar që në funksion të këtij hëtimi të verifikohet edhe nëse shtetasi Erion Isufi ka ose jo prona të paluajtshme të regjistruara. |
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 18, 2008 9:03 am | |
| Protektorati ligjor në Shqipërinë londineze!
Qeveria e Tiranës ka hallin si ta shpëtojë
një serb nga drejtësia shqiptare!
Shkruan: Mentor Kikia - Tiranë, 17 10. 2008
Në Kosovë, qeveria është e shqetësuar se misioni ligjor ndërkombëtar, i quajtur EULEX, nuk po e shtrin ndikimin e vet në të gjithë territorin e vendit. Problemi më i madh, sipas qeverisë, është Mitrovica, pasi atje serbët nuk e njohin gjykatën shqiptare, as policinë dhe as prokurorinë, e për disa muaj me radhë, e pushtuan edhe ndërtesën e drejtësisë. Ndërkohë, disa të rinj në Prishtinë, të grupuar në një organizatë që kërkon më shumë vetëqeverisje, organizuan disa manifestime, duke kërkuar që misioni EULEX të mos ketë shumë kompetenca, pra që drejtësinë në vendin e tyre ta bëjnë organet dhe institucionet e shtetit të Kosovës.
Iu referuam këtij realiteti në shtetin më të ri në botë, ndërkohë që në Shqipëri ka nisur të shkruhet skenari për një nga tragjikomeditë më të çuditshme që janë luajtur ndonjëherë në skenën e shtetit shqiptar. Tashmë që shteti shqiptar po i afrohet pragut të një shekulli nga krijimi i tij, është thuajse në të njëjtin standard me shtetin e Kosovës gjashtëmuajshe. Ashtu siç qeveria në Prishtinë kërkon që EULEX të marrë në dorë drejtësinë, edhe Kryeministri ynë po kërkon që, një tjetër EULEX të vijë e të bëjë drejtësi edhe në Shqipëri.
· Foto: Kryeministri i Shqipërisë që ka hallin e shpëtimit Fazlliç
Por ndryshe nga Kosova, e cila ka një problem madhor, pasi serbët nuk e lënë shtetin të mëkëmbet dhe drejtësinë të bëhet, qeveria e Tiranës ka hallin e madh se si ta shpëtojë një serb nga drejtësia shqiptare. Nisma duket vërtet e padëgjuar. Një Kryeministër kërkon një aksion ndërkombëtar për të hetuar prokurorinë e vendit të tij, ashtu si ai që hetoi incidentin e minave në kanalin e Korfuzit, apo si ai që po ndan tani kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë!
Nëse Kryeministri mendon vërtet se drejtësia jonë ka nevojë seriozisht të mbikëqyret nga misione të huaja juridike, atëherë duhet të pranojmë se jemi në pozita aspak të denja për t‘iu bashkuar NATO-s së shpejti, e më tej edhe BE-së. Kjo do të thotë se Shqipëria është një vend që ka ende nevojë për protektorat ligjor. Në vitet e para të pluralizmit, ndikimi i huaj në Shqipëri ishte aq i dukshëm, sa disa ambasadorë dilnin edhe në mitingjet e partive. Ata kërkonin me çdo kusht që forcat demokratike të vinin në pushtet edhe në këtë vend. Më pas, faktori ndërkombëtar mbikëqyri të gjitha proceset e reformimit, prodhimit dhe implementimit të kuadrit të ri ligjor. U mbikëqyrën reformat ekonomike dhe fjala e misioneve të huaja në Tiranë ishte, shumë herë, më e rëndësishme se vetë ligji
Proceset zgjedhore kanë qenë dhe janë tërësisht në fokusin e vëzhgimit të ndërkombëtarëve dhe, për pasojë, ne ende nuk kemi një institucion verdikti, të cilin ta besojmë kur e thotë fjalën e fundit. Faktori ndërkombëtar ka qenë shumë herë vendimtar për të zgjidhur ngërçe të mëdha politike. Të gjithë e mbajmë mend se si, në zgrip të afateve ligjore për zgjedhjet e fundit vendore, ambasadorët i detyruan politikanët tanë të mbyllen në Presidencë për 24 orë me radhë, ashtu si kardinalët në konklavën e Vatikanit kur zgjedhin Papën, derisa gjetën një zgjidhje për votimin me certifikata. Ky mjedis ka krijuar një klimë mosbesimi tek institucionet tona dhe për çdo gjë na duhet t‘u drejtohemi të huajve për të na thënë se ç‘është e mirë dhe ç‘nuk është e mirë.
Së fundmi, Kryeministri ynë vendosi të mos ta rinovojë marrëveshjen për një mandat të ri qëndrimi të misionit të FMN-së në Tiranë, sepse, sipas tij, ekonomia jonë nuk ka më nevojë për asistencë. Përtej dyshimeve që hedh opozita për këtë lëvizje, ky duket një lajm i mirë, që do të thotë se Shqipëria mund të qeveriste vetë, të hartojë e zbatojë vetë planet ekonomike. Po ashtu, ishte një kthesë e rëndësishme kur si mazhoranca, ashtu dhe qeveria, i besuan prokurorinë një gjykatëseje të re, të cilën me mburrje e quajtën edhe Silvia Konti.
Por vetëm pak kohë pas këtij bekimi që iu dha një juristeje të re, ne iu drejtuam një eksperti të huaj të vijë e të kontrollojë frenat e makinës së Kosta Trebickës, sepse pas deklaratave të opozitës, nuk kishim më besim tek ekspertët tanë. Vetëm pak ditë pas kësaj, është Kryeministri që ndërmerr një tjetër nismë të paprecedentë. Në emër të mbrojtjes së biznesit nga paudhësitë e prokurorisë, ai kërkon një mision ndërkombëtar ligjor për të hetuar hetimin e prokurorisë. Duke rrëzuar çdo shkallë besimi te prokuroria, ai ngre po ashtu një hetim parlamentar mbi këtë institucion.
Nuk po i referohemi faktit se për kë biznesmen bëhet fjalë dhe ç‘lidhje ka ai me qeverinë, por faktit se Kryeministri i një vendi kërkon që juristë të huaj të vijnë dhe të hetojnë prokurorinë e vendit të tij. Nuk po kërkojmë të mësojmë nëse ka pasur precedentë të tjerë të reagimit të Kryeministrit në këtë mënyrë, edhe kur janë cenuar biznesmenë shqiptarë, madje shumë më keq se sa akti formal i "ngrirjes" së tokës së Damir Fazliç në Porto Romano. Prokuroria, Doganat dhe Tatimet kanë qenë protagonistë të shumë vendimeve ndaj biznesit, që më pas kanë rezultuar arbitrare kur janë shqyrtuar nga gjykata, por asnjëherë nuk e kemi parë kaq të shqetësuar një Kryeministër sa në rastin e Fazliç.
Dy muaj iu bllokua anija me gaz të lëngshëm një importuesi të madh, kohë gjatë së cilës një tjetër importues, i afërt me qeverinë, e shkarkoi gazin dhe e mbushi tregun e uritur. Një muaj të tërë ndenji ai pas derës së drejtorit të doganës dhe nuk e takoi dot, qoftë edhe pesë minuta. E paditi vendimin e doganës dhe gjykata urdhëroi anulimin e tij, por dogana nuk e respektoi as vendimin e gjykatës. E gjithë kjo histori u bë publike në media disa herë, por nuk pamë asnjë zyrtar të shqetësohet për padrejtësitë që i ishin bërë një biznesmeni nga institucionet e shtetit.
E gjithë kjo gurgule duket sheshit se është ngritur enkas për një njeri. Por shqetësimi i Kryeministrit për një mik të familjes së tij, shkon përtej caqeve, kur u drejtohet ndërkombëtarëve. Dhe kjo është edhe më e dëmshme se vetë klientelizmi që demonstrohet në këtë rast. Përpjekjet disavjeçare për të krijuar institucione të pavarura e të besueshme shkatërrohen befas në një ditë dhe me një deklaratë.
Nëse qeveria shqiptare vërtet do t‘u drejtohet disa vendeve mike, - sikurse tha Kryeministri - për të kërkuar ekspertë ligjorë për të hetuar procedurën e nisjes së një hetimi nga prokuroria jonë, sinqerisht nuk e mendoj dot se si do të reagojë "vendi mik" ndaj një kërkese të tillë. Dhe, duke qenë se Kryeministri kërkon që të huajt të japin verdiktin për hetimin e një të huaji, është sërish një i huaj që po përpiqet që kjo histori absurde të mos shkojë deri në fund. Është sërish një mision diplomatik, ambasada amerikane, që i ka dalë përpara qeverisë, është pra një "Eulex" politik që kërkon të frenojë ardhjen e një "Eulex"-i ligjor, pasi këtu nuk ka serbë që na kanë pushtuar gjykatën. Paçka se është një serb që na është ngatërruar nëpër këmbë e po bën lëmsh shtetin, drejtësinë dhe politikën. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 18, 2008 9:15 pm | |
| Biligoa, Nuk eshte nje serb. Po te ish nje serb do te qe futur ne burg. Ai eshte nje serb, epror i Sali Berishes. Ne se ai futet ne burg ne Shqiperi ka avaze te tjera. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Oct 19, 2008 9:48 pm | |
| Berisha me greket... http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=45774 | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 21, 2008 12:27 am | |
| Unë mendoj që këtu duhet bërë dy dallime kur kemi të bëjmë për këto dy figura: E para Berisha ishte president dhe tani kryeminister i Shqiperisë , e pranuar nderkombetarishtë në kufijtë e Shqiperisë Londineze ( hiq shën naumin që e fali Zogu) teksa Rugova shtirej si president i një territori që ishte i pushtuar dhe që atë pushtim akoma e njihnin nderkombetarishtë të tjerët! Këto janë dy dallime qenësore; si të njerit po ashtu edhe të tjetrit! Sa i përket Ibrahim Rugovës, padyshim që tek ky njeri asnjëherë s'kam vlersuar asgjë që meriton për t'u vlersuar teksa Tek Berisha githnjë e kam " admiruar" guximin e tij të cilin së paku unë kështu mendoj, s'mund t'ja mohojmë. Që të mos i perseris gjithë ato që kam shkruar gjerë më tani për Rugovën mjafton që të themë që atyre shkrimeve nuk u heq as një të vetmen presje aq më parë që kam argumente akoma më të forta që ky njeri ishte i lidhur me krimin në Kosovë. Por meqë ndodhi 17 shkurti se kam ngenë të mirrem më me të! Kur jemi tek Berisha, mendoj që kemi të bëjmë me një person tepër metamorfoziologjik dhe euforik por që nganjëherë nuk di se çfarë fletë dhe çfarë bë,,, Unë nuk mund t'i lidhë ngjarjet në mes asaj që ka ndodhë në vitin 1997 dhe kësaj në vitin 2008... Në të parën Berisha sundonte në emër të demokracis ke kërbaqin e diktatures që ishte shumë më rëndë se në kohën e monizmit! Zonjusha Martuca ketu përmenden edhe Bunkerët e Enver Hoxhës të cilët ishin të nevojshëm dhe të domosdoshëm për kohën ngaqë Shqipria rrethohej nga armiqtë githandejë: Jugosllavë ( Serbë-maqedon-malazez) dhe grekë. Natyrishtë që armatimi aso kohe ishte diçka jetike dhe e domosdoshme edhe si paravan i luftës së ftohtë Lindje- perendim. Bunkerët e Enver Hoxhës shpetuan jetët e dhjetera të tjerëve në Gerdec të cilët u strehuan pikrishtë në këta Bunkerë dhe këta Tunelë! Berisha mund të akuzohet nga PROKURORIA,,, Unë akuzen s'mund ta bëjë për Gërdecin ngaqë nuk dua të bije në pozitat e atyre që ishin në vitet e 90-ta kur shhkatrruan gjithçka në emër të një " urrejtje"... Nuk do të flasë për Berishën dhe naftën, apo edhe për Bullatoviqin,,, Për këto gjëra kemi shkruar shumë herë gjerë më tani,,, Por ekam vetëm një pyetje? A nuk ka mundur ta zëmë një i interesuar që këtë Tragjedi ta prodhojë vet që pastaj ta paraqes Berishën si njeriun e njejtë që sërish dogji Shqiperin si në vitin 1997? Nuk e di sinçerisht s'po e di se çfarë po ngjetë kështu tek ne? Mbase ndoshta edhe e kam gabim me këto reflektimet e mia sepse gjëja e parë që më bje ndër mendë janë serbët! Që ata të kupin fare krejt- leshone nganjëherë pak si " ler" e le të kupin pastaj ata sepse dikush për momentin është duke i fërkuar duartë... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 21, 2008 2:48 am | |
| Kodi i shenjtë i të vdekurit
Nga Mero Baze
E dëgjoj përditë këtë fjalë. E thotë ose Jozefina Topalli, ose Aldo Bumçi, ose Enkelejd Alibeaj, ose Bujar Nishani dhe përditë Gert Bogdani. I pari e paska thënë Sali Berisha në Kuvend një ditë, por s’është dëgjuar mirë. Bëhet fjalë për një kërkesë që këta ia bëjnë çdo ditë Edi Ramës që të japë dorëheqjen, pse ka thënë se qytetarët dyshojnë se Kosta Trebickën e vranë! Edi Rama në fakt ka plot arsye të mos jetë kryetar i socialistëve shqiptarë, ose dhe kandidat për kryeministër. Por ato nuk janë arsyet që thotë kori në fjalë. Arsyet reale, pse Edi Rama nuk duhet të bëhet kryeministër apo nuk duhet të jetë shefi i opozitës, janë se në shumë pika ai ngjan me Sali Berishën, është autoritar, i vë njerëzit në rresht të flasin pa shumë mend në kokë, siç nxjerr Berisha çdo ditë korin e tij dhe është i gatshëm të ndajë çdo pushtet me Berishën, në rast se kjo e bën të ndjehet i sigurt brenda partisë së tij. Këto janë arsye të forta që unë si qytetar të mos e shikoj Edi Ramën si kryeministrin tim të ardhshëm. Por ka disa pika që ai nuk i ngjan Sali Berishës. Dhe një pikë është qëndrimi që ai ka mbajtur në rastin e vdekjes së Trebickës dhe rastin e Gërdecit. Ai nuk ka vepruar siç vepronte dhe vepron Sali Berisha. Ai ka pritur, ai është matur dhe ka thënë diçka që s’ka nevojë ta përgënjeshtrojë. Në rastin “Trebicka” iu ka thënë qytetarëve se qeveria duhet të bashkëpunojë me drejtësinë, me qëllim që vdekja të zbardhet dhe njerëzit të mos vazhdojnë të mendojnë se atë e vrau qeveria si kundërshtar. Po të ishte Sali Berisha në vend të Edi Ramës, teknologjia e luftës politike do të ishte e pashembullt. Ai jo vetëm që do ta shpallte vrasës Edi Ramën, por do t’i çonte arkivolin te dera e qeverisë. Edi Rama ka një teknologji krejt tjetër të përpunimit të opinionit publik. Nuk është se e ka më të ndershme se Sali Berisha, por nuk e ka në stilin e tij. Për shembull, nuk di se si do t’ia bëjë ky Gert Bogdani, nëse Erion Veliaj e hedh në gjyq dhe i thotë ma provo me ekspert amerikan po deshe nga shteti i Virxhinias, se kur ia kam ofruar 500 mijë euro Kosta Trebickës për ndonjë dëshmi të rreme. Bogdani natyrisht nuk ka ku ta provojë, por as falje s’do të kërkojë kurrë, pasi do të thotë jam thjesht zëdhënës. Edi Rama nuk i përket kësaj shkolle. Ai di ta dëmtojë më shumë kundërshtarin me një fjalor më të besueshëm, kurse Berisha di ta njollosë atë me gjëra krejt të pabesueshme. Kjo fushatë e pacipë me një të vdekur, në emër të Kodit të Vdekjes, në fakt nuk ka lidhje fare me respektin ndaj Kosta Trebickës. Ajo nuk do të kishte nisur, nëse skandalet e rënda të familjes së kryeministrit të mos kishin nevojë për një gjethe fiku. Nëse nuk do të ishte hapur dosja “Fazlliç”, nëse kryeministri nuk do t’i kishte noterizuar akuzat, nëse vajza e tij nuk do të pranonte publikisht se e kishte Fazlliçin klient dhe mik shtëpie, nëse prokuroria nuk do të niste hetimet, nëse drejtësia nga SHBA nuk do bashkëpunonte në këtë proces, Berisha dhe të tijtë tani as që do ta kishin zënë në gojë të ndjerin Kosta Trebicka. Por ata po përpiqen ta trazojnë në varr, pikërisht se iu duhet të harrojnë një varr të hapur politik para tyre, që është çështja “Fazlliç”. I ashtuquajturi Kod i Vdekjes është thyer më së pari prej qeverisë. Është thyer prej saj, pasi kryeministri e quajti fillimisht mafioz Kosta Trebickën, vetëm pse ai dokumentoi përfshirjen e djalit në një histori sekseri për tregtinë e armëve. Dhe Kosta Trebicka nuk ishte një biznesmen puritan. Ai u zbua me dhunë nga biznesi i fishekëve, por, kur u bë i rrezikshëm për kryeministrin, me të filloi të bëhet biznes. Gruaja e Trebickës dhe gruaja e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, u bënë ortake në një licencë universiteti që quhet Universiteti Evropian i Turizmit. Po të jem dhe unë paranojak si këta që flasin gjithë ditën për një të vdekur dhe kërkojnë të mos zihen në gojë të vdekurit, mund të ndërtoj teori të tëra konspirative se si qeveria i bleu gruan viktimës, e bëri ortake me gruan e ministrit të Brendshëm, dhe gruaja e tij ishte e para që ngulte këmbë që ishte aksident dhe që s’dyshoi asnjë moment si shumica e shqiptarëve të tjerë. Por kjo është paranojake dhe perverse. E vërteta është se Kosta Trebicka ishte një shqiptar i zakonshëm me vese, që pasi nuk bëri dot biznes, pasi i dolën para njerëz të fortë të lidhur me kryeministrin, gjeti mënyrën u lidh dhe ai bëri biznes tjetër po me njerëzit e qeverisë. Vdekja e tij e komplikon historinë e jetës së tij, por as e ndot dhe as e pastron dot. Ai mbetet ai që ishte. Një njeri që do ishte gati të bënte trafik armësh, por nuk e lanë njerëzit e kryeministrit dhe një njeri që mori po prej kryeministrit një licencë universiteti. Nëse unë ngrihem tani çdo ditë e të shkruaj në gazetë që Bujar Nishani të japë dorëheqjen, se gruaja e tij ka bërë biznes me një njeri që Berisha e ka quajtur trafikant, natyrisht është teprim. Nëse unë ngrihem tani dhe shkruaj përditë se gruaja e Trebickës nën ndikimin e biznesit me familjen Nishani ka thënë që në fillim se vdekja e Kostës është aksident, është teprim. Po të mendosh dhe pak më tej se kush janë ata që flasin, e shikon lehtë se janë të gjithë njerëzit më pak të lirë të kabinetit “Berisha”. Flet Aldo Bumçi, për shkak se në vend që t’i raportonte kryeministrit, i raportonte me fakse djalit të tij për Gërdecin, flet Alibeaj, i cili është prova më fizike se të gjitha udhëzimet për legjislacionin famëkeq të Gërdecit janë bërë prej tij si njeri konfident i Berishës, flet Bujar Nishani, që me sa duket Berisha ia përdor këtë ortakëri në biznes me Trebickën si peng, dhe të tjerë tellallë që s’kanë asnjë vlerë. Këta madje janë të njëjtët që guxojnë të futen në luftë dhe me drejtësinë, pse ajo tenton të hetojë për pastrim parash apo evazion fiskal të miqve të familjes së kryeministrit. Nëse ata vërtet mendojnë se duhet kërkuar falje në emër të fatit tragjik të Kosta Trebickës, duhen t’i kërkojnë falje gruas së tij dhe djalit të tij që çdo ditë dëgjojnë të përmendet emri i babait të tyre, për t’u harruar emri i Fazlliçit. Në emër të Kodit të Vdekjes, nuk mund të zhvarrosen varre të vdekurish për të shpëtuar fate hajdutësh të gjallë. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 21, 2008 2:49 am | |
| TIA: Financat e dyshimta të partive kanë rritur korrupsionin politikNga Armand Maho Transparency International në Shqipëri shprehu dje shqetësim për lënien pas dore të trajtimit të problemeve që lidhen me financat e partive politike. Në një deklaratë për media TIA bëri të ditur se bizneset dhe subjektet private që japin pará, sidomos për fushata, synojnë përfitime të shpejta në interesa të ngushta. Kjo, sipas tyre ka rritur ndjeshëm korrupsionin politik. “Shoqëritë tregtare, të cilat janë financueset më të mëdha, nuk janë të interesuara të formalizojnë këto marrëdhënie dhe donacionet e tyre, pasi në thelb kanë interesa të ngushta për të përfituar në proceset e prokurimeve, privatizimeve, sipërmarrjeve publike etj. Ata kthehen kështu jo vetëm në partnerë në abuzimin me pushtetin, por edhe influencues në vendimmarrje të rëndësishme politike, ekonomike dhe institucionale. Për këto arsye Transparency International në Shqipëri konstaton se informaliteti, mungesa e transparencës dhe kuadrit ligjor, mungesa e kapaciteteve dhe mekanizmave të kontrollit në financimet kryesisht nga bizneset dhe subjektet private në favor të partive politike, kanë krijuar një terren të përshtatshëm për një nivel të lartë të korrupsionit politik”, - thuhet në deklaratën e TIA. Sipas kësaj organizate, partitë politike në vend vazhdojnë të cenojnë një nga detyrimet e tyre kryesore kushtetuese, bërjen publike të çdo lloj burimi financiar. “Ato vazhdojnë të fshehin në mënyrë të vazhdueshme deklarimin e burimeve të tyre private. Në Shqipëri vazhdon të mungojë një kuadër i veçantë ligjor për këtë çështje. Çdo iniciativë për të përfshirë disa elementë në Kodin Zgjedhor, jo vetëm që është e vonuar, por edhe nuk garanton zbatimin e plotë të detyrimeve kushtetuese. Mungesa e vullnetit politik imponon mungesën e mekanizmave, kapaciteteve, instrumenteve dhe institucioneve, të cilat duhet të garantonin transparencën e procesit të financimeve të partive politike. Financimet nga subjektet private, donacionet, dhuratat apo ndihmat që japin shoqëritë tregtare në favor të partive politike, mbeten ende një privilegj jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor”, - thuhet në deklaratën e TIA. Sipas tyre, vetë partitë politike nuk kanë bërë ende asnjë përpjekje për të ngritur kapacitete dhe për të shmangur vakuumin në struktura me qëllim auditimin e brendshëm të financave dhe kjo gjë vihet re pothuaj në të gjitha partitë politike ne vend. TIA: Kuvendi t’i japë zgjidhje këtij problemi TI Albania i ka kërkuar Kuvendit që të mundësojë një diskutim transparent për çështjen e financave të partive politike. “Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore është duke adresuar vetëm disa nga çështjet në Kodin Zgjedhor. TI Albania vlerëson çdo përpjekje për të përmirësuar këtë situatë nga Kuvendi i Shqipërisë, por i quan të pamjaftueshme vetëm disa dispozita, të cilat mund të përfshihen në legjislacionin elektoral, pasi transparenca e financimeve të partive nuk është vetëm një çështje e izoluar në periudha zgjedhjesh. Duke qenë se shumë pak kohë na ndan nga përfundimi për herë të dytë i afatit të veprimtarisë së këtij Komisioni, Transparency International i kërkon Kuvendit mundësinë e një diskutimi transparent dhe realizimin e një seance dëgjimore me pjesëmarrje të gjerë, si dhe pjesëmarrje të ekspertëve të saj veçanërisht për një çështje kaq kritike siç është financimi i partive politike. Transparency International në Shqipëri, por edhe në mbarë botën ka kapacitete dhe ekspertizë të thelluar për këtë çështje dhe mund ta ndihmonte këtë proces. Transparency International në Shqipëri i ofron bashkëpunimin Kuvendit të Shqipërisë dhe çdo subjekti që ka vullnetin për të hedhur themelet e një sistemi transparent dhe ligjor, i cili do të forcojë demokracinë e brendshme të subjekteve politike, por edhe do të përbëjë një kontribut në konsolidimin e shtetit ligjor”, - thanë drejtues të kësaj organizate. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 22, 2008 11:34 pm | |
| Me gjithe respektin e madhe qe kam per zotin Sali Berisha do te desha te cekja dy te meta te vogla qe Kryeministri ka demostruar keto 18 vitet e fundit. 1- Ne rafshin kombetar zoti Berisha jo vetem qe ka shitur shqiptaret dhe ceshtjen e tyre por ai ka falur serbeve dhe grekerve realisht toke shqiptare. 2- Ne rafshin familjar ai ka gabuar qe ka futur femijet e tij ne afera te pista. Do te ishte me e udhes qe Berisha si Babai i femijeve te vidhte, shiste, priste dhe pasurohej vete pa perzier femijet te cilet munde te pergjigjen neser. Berishes shembulli nuk i mungonte. Ortaku i tij Fatos Nano ka qene me racional ne kete drejtim. Pra mendoje se si ne rafshin kombetar dhe familjar Berisha ka gabuar pak sa nga linjat natyrale. Natyrisht, une nuk pretendoje te jem pronar i te vertetes absolute, sepse sic thote Kryeministri Berisha ajo eshte prone e zotit Damir Fazllic. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 22, 2008 11:37 pm | |
| Unë mendoj që këtu duhet bërë dy dallime kur kemi të bëjmë për këto dy figura: E para Berisha ishte president dhe tani kryeminister i Shqiperisë , e pranuar nderkombetarishtë në kufijtë e Shqiperisë Londineze ( hiq shën naumin që e fali Zogu) teksa Rugova shtirej si president i një territori që ishte i pushtuar dhe që atë pushtim akoma e njihnin nderkombetarishtë të tjerët! Këto janë dy dallime qenësore; si të njerit po ashtu edhe të tjetrit! Sa i përket Ibrahim Rugovës, padyshim që tek ky njeri asnjëherë s'kam vlersuar asgjë që meriton për t'u vlersuar teksa Tek Berisha githnjë e kam " admiruar" guximin e tij të cilin së paku unë kështu mendoj, s'mund t'ja mohojmë. Që të mos i perseris gjithë ato që kam shkruar gjerë më tani për Rugovën mjafton që të themë që atyre shkrimeve nuk u heq as një të vetmen presje aq më parë që kam argumente akoma më të forta që ky njeri ishte i lidhur me krimin në Kosovë. Por meqë ndodhi 17 shkurti se kam ngenë të mirrem më me të! Kur jemi tek Berisha, mendoj që kemi të bëjmë me një person tepër metamorfoziologjik dhe euforik por që nganjëherë nuk di se çfarë fletë dhe çfarë bë,,, Unë nuk mund t'i lidhë ngjarjet në mes asaj që ka ndodhë në vitin 1997 dhe kësaj në vitin 2008... Në të parën Berisha sundonte në emër të demokracis ke kërbaqin e diktatures që ishte shumë më rëndë se në kohën e monizmit! Zonjusha Martuca ketu përmenden edhe Bunkerët e Enver Hoxhës të cilët ishin të nevojshëm dhe të domosdoshëm për kohën ngaqë Shqipria rrethohej nga armiqtë githandejë: Jugosllavë ( Serbë-maqedon-malazez) dhe grekë. Natyrishtë që armatimi aso kohe ishte diçka jetike dhe e domosdoshme edhe si paravan i luftës së ftohtë Lindje- perendim. Bunkerët e Enver Hoxhës shpetuan jetët e dhjetera të tjerëve në Gerdec të cilët u strehuan pikrishtë në këta Bunkerë dhe këta Tunelë! Berisha mund të akuzohet nga PROKURORIA,,, Unë akuzen s'mund ta bëjë për Gërdecin ngaqë nuk dua të bije në pozitat e atyre që ishin në vitet e 90-ta kur shhkatrruan gjithçka në emër të një " urrejtje"... Nuk do të flasë për Berishën dhe naftën, apo edhe për Bullatoviqin,,, Për këto gjëra kemi shkruar shumë herë gjerë më tani,,, Por ekam vetëm një pyetje? A nuk ka mundur ta zëmë një i interesuar që këtë Tragjedi ta prodhojë vet që pastaj ta paraqes Berishën si njeriun e njejtë që sërish dogji Shqiperin si në vitin 1997? Nuk e di sinçerisht s'po e di se çfarë po ngjetë kështu tek ne? Mbase ndoshta edhe e kam gabim me këto reflektimet e mia sepse gjëja e parë që më bje ndër mendë janë serbët! Që ata të kupin fare krejt- leshone nganjëherë pak si " ler" e le të kupin pastaj ata sepse dikush për momentin është duke i fërkuar duartë... | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 22, 2008 11:39 pm | |
| petritkola : Ke harru me cek një gjë , që është ngopur me para dhe i ka hy frika në palc se mos po i mbesin në fytë. Si pasojë e kësaj tani e tutje dëshiron t'i shes aksionet e shtetit që ka në disa firma/kompani në mënyrë të hapur pasi që deri më tani i ka bërë në të zezën si tek rasti Fazlliç dhe shumë raste të tjera që nuk i dimë ne fare.
Suksese & falemnderit për këto lajme , shkrime dhe mendime që sjell mbi këtë "njeri" që është i gatshëm të shes Shqipërinë për interesat e tij personale , partiake dhe miqësinë që ka me sllavët dhe grekët. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Oct 23, 2008 12:34 am | |
| Ja dhe bashkpuntori i ngushte i Berishes eshte bere cek. Kumbaro, azil ne Angli si cek Ilir Kumbaro, ish zyrtari i SHIK i akuzuar per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ka fituar me pare azilin politik ne Britani, duke u paraqitur me dokumente false si shtetas cek i persekutuar ne vendin e tij. Zbulimi eshte bere nga policia angleze, e cila gjate kontrollit ne banesen e Kumbaros ka gjetur nje sere dokumentesh te falsifikuara identiteti, te perdorura nga ish-zyrtari i sherbimeve sekrete per te mbuluar arratine e tij 12 vjecare. Kur hyri ne territorin e Mbreterise se Bashkuar, Kumbaro bindi autoritetet lokale se ishte nje shtetas cek i persekutuar dhe kreret e Home Office i besuan duke i dhene azil. Ne momentin e arrestimit, Kumbaro u ka thene policeve se kane gabuar person, por agjentet e Scotland Yard nuk e kane besuar. Per te do te vendose se shpejti gjykata e Londres dhe deri ne zhvillimin e seances, Kumbaro do te mbahet i izoluar ne nje qeli te burgut ne jug te kryeqytetit britanik. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Oct 23, 2008 1:08 am | |
| Mashtrimi i qeverisë me “Freedom House”Nga Armand Maho Pak ditë më parë, zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha në një konferencë për shtyp se organizata e njohur “Freedom House” vlerëson ndjeshëm Shqipërinë për punën e bërë në drejtim të institucioneve. Por, duket se ky është një tjetër mashtrim i pastër i qeverisë. Ditën e deklaratës së saj, po të kërkoje në sitin e kësaj organizate, nuk gjeje asnjë publikim të ri. Edhe në radion “Zëri i Amerikës”, e cila publikon e para botimet e kësaj organizate, nuk shfaqej asnjë gjë. Por panorama u qartësua, kur u mor vesh që Bregu fliste për raportin e qershorit të këtij viti, dhe që publikohet rregullisht në këtë periudhë të vitit nga “Freedom House”. Nuk është kjo e reja në fakt, por mashtrimi me pavarësinë e institucioneve. Siç dhe vihet re në raportin e publikuar në qershor në “Zërin e Amerikës”, “Freedom House” shpreh shqetësim të thellë për pavarësinë e institucioneve. Dhe imagjinoni që bëhet fjalë për vitin 2007, pa përfshirë këtu diskutimet e nxehta të këtij viti, ku qeveria pa më të voglin dyshim ka bërë hapa të mëdhenj mbrapa. “Raporti i “Freedom House” për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë e rendit Shqipërinë të parën në rajon për përmirësimin e ndjeshëm të pavarësisë së institucioneve dhe kuadrit ligjor në qendër të të cilit janë gjyqësori dhe prokuroria. Sipas “Freedom House”, nga vendi i fundit që ishte në vitin 2005, këtë vit Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon, duke përmirësuar indeksin me 0.5 pikë, nga 4.5 në 4.00. Raporti vlerëson punën e bërë nga qeveria për miratimin e ligjeve në parlament që vijnë si detyrim i përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, sikurse është ligji i organizimit të gjyqësorit, mbrojtja e të dhënave personale, ndryshimet në ligjin për falimentimin, ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejtat e të dënuarve me burgim apo ndryshimet e bëra në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtave të minorenëve. Gjithashtu, në këtë raport vlerësohen dhe projektligjet e draftuara tashmë nga Ministria e Drejtësisë me ekspertë të huaj dhe vendas”, - tha Bregu në një konferencë për shtyp. Por, ndër rreshtat e raportit theksohet qartë se koalicioni qeverisës tentoi të kontrollonte institucionet e pavarura. “Në tërësi, qeverisja demokratike kombëtare në Shqipëri, viti 2007, u karakterizua nga prirja e koalicionit qeverisës për të kontrolluar institucionet e pavarura (përfshi Gjykatën Kushtetuese, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, KLD, dhe Zyrën e Avokatit të Popullit), nëpërmjet emërimit të figurave të lidhura ngushtë me koalicionin qeverisës, si dhe nga dështimi i një opozite të copëzuar për ta kapitalizuar këtë prirje”, - theksohet në raport. “Freedom House”: Koalicioni qeveritar në Shqipëri ka shfaqur prirje për të mbajtur nën kontroll institucionet e pavarura Keida Kostreci, Uashington Zëri i Amerikës 23.06.2008 Në raportin vjetor “Vendet në Tranzicion”, organizata “Freedom House” thotë se me gjithë përmirësimet në Shqipëri, duket se ky vend ka ende rrugë të gjatë për të bërë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Raporti që u bë publik, sot analizon ngjarjet e vitit 2007. Ndërkohë, Kosova është radhitur e fundit ndër vendet e rajonit të Ballkanit. “Freedom House” arrin në përfundimin se gjatë vitit 2007, koalicioni qeveritar në Shqipëri kishte shfaqur prirjen për të mbajtur nën kontroll institucionet e pavarura, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe zyrën e Avokatit të Popullit, përmes emërimit të figurave të lidhura ngushtë me të, si edhe nga dështimi i opozitës për ta shfrytëzuar këtë prirje në favor të saj. Kris Uoker, drejtori i studimeve në organizatën “Freedom House”, i tha “Zërit të Amerikës” se prirja e elitave politike për të mbizotëruar vihet re në shumë vende të rajonit: “Mendoj se në rastin e Shqipërisë kemi identifikuar sfida të ngjashme, figura mbizotëruese me pushtet dhe elita politike që në një mënyrë apo një tjetër e përdorin pozitën e tyre për të frenuar zhvillimin që do të ishte shumë i vlefshëm në kuptimin më të gjerë të shoqërisë, për të pasur institucione më të forta që të krijojnë një mjedis ku të mbahet përgjegjësi para qytetarëve dhe për të krijuar rrethanat më të përshtatshme për rritje ekonomike afatgjatë”, - tha ai. Një nga problemet më të mprehta dhe serioze që përmendet në raport, është reforma në drejtësi. Megjithëse ekziston kuadri ligjor dhe kushtetues për një sistem të pavarur, në raport thuhet se organizimi dhe funksionimi i saj kanë probleme. Ritmi i reformave ishte i ngadaltë në vitin 2007, dhe në raport thuhet se në vend që të kishte një strategji të qartë për një drejtësi efikase, profesionale, të pavarur dhe të përgjegjshme, qeveria u përfshi në retorika të ashpra, duke fajësuar sistemin e drejtësisë si pengesën kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Korrupsioni është pika tjetër kritike që përmendet në raport, ku thuhet, se me gjithë përmirësimin e legjislacionit, klima për biznesin nuk është shumë e favorshme dhe korrupsioni shihet si një nga faktorët që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet. Në përgjithësi, thuhet në raport, viti 2007 tregoi se, megjithëse qeveria aktuale erdhi në pushtet me platformën e antikorrupsionit, ajo nuk është e paprekshme prej tij. Ballkani Jugor, thuhet në raport, përbën sfidën më të konsiderueshme për sa iu takon reformave dhe Kosova radhitet e fundit mes këtyre vendeve me një diferencë të dallueshme. Megjithëse raporti bën fjalë për vitin 2007, kur nuk ishte shpallur pavarësia, aty thuhet se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa për të luftuar ndaj dobësisë së sistemit të drejtësisë, korrupsionit shumë të përhapur | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Oct 23, 2008 1:08 am | |
| Letër e dëshpëruar për zonjën Topalli
Nga Mero Baze
E di që adresa e saktë e kësaj letre nuk jeni ju, por jam i detyruar të ndjek protokollin e atyre që janë ngarkuar prej shumicës të flasin në emër të Kodit të Vdekjes. Ka ndodhur një tragjedi e re. Së paku 5 vetë mungojnë nga lista e njerëzve që hipën në një varkë fatkeqe për të kaluar liqenin e Butrintit dhe për të vazhduar rrugën për në Greqi. Nuk të fajësoj dot për postbllokun e policisë që i trembi dhe i detyroi të kalonin në liqen, pasi ata po bënin thjesht detyrën. Bënë sa mundën dhe besoj se nuk kishin më shumë mundësi se aq. Nuk të fajësoj dot për peshkatarët, sepse dhe ata bënë sa mundën. Nuk të fajësoj dot as ty, madje as kryeministrin pse ishit në Shqipëri dhe nuk bëtë dot gjë, se nuk kishit çfarë të bënit. Nuk ju fajësoj dot as pse nuk keni shkuar për ngushëllime, se është moment delikat emocional dhe politik dhe e di që nuk keni kurajë ta përballoni. Nuk ju fajësoj dot as për policinë, pasi realisht ka pasur disa suksese policore, pavarësisht se ai spoti nuk është bërë për ato, por për t’iu dhënë ca pará klientëve mediatikë të kryeministrit që prodhojnë reklama të neveritshme dhe profesionalisht, jo vetëm politikisht. Qytetarët binden më shumë për mirësinë e policisë nga kontakti me të në rrugë sesa nga spoti juaj i frikshëm. Nuk ju akuzoj dot as për faktin që nuk shkuat dot te familja e nënës së mbytur me foshnjën e saj tremuajshe, ngaqë kohët e fundit keni ndërmarrë një fushatë për t’u mbështetur më shumë te gratë në politikë. Nuk ju fajësoj dot pse nuk iu përgjigjeni ashpër kritikave të opozitës për këtë rast, pasi e di që do të kujtojnë vizitën tënde në Vlorë, më 10 janar 2004, një ditë pas tragjedisë së ngjashme, kur fajësove kryeministrin Fatos Nano dhe ministrin Pandeli Majko për papërgjegjshmëri politike dhe përgjegjësi për vdekjen. Ata e paguan shtrenjtë atë. Nuk të vë faj pse nuk iu mbyll gojën këtyre të rinjve të G99 që fajësojnë qeverinë, pasi bashkë me ta në janar të 2004 shkove ndeze qiri para Kryeministrisë për t’ia lënë vdekjen në derë kryeministrit. Nuk të fajësoj dot pse nuk flet dot për Kodin e Vdekjes, siç fole në rastin e Kosta Trebickës, pasi do të kujtojnë që 9 janarin ia bëre spot elektoral Fatos Nanos. Nuk të fajësoj dot pse ke votuar për moratoriumin për skafet, pasi e di që nuk ishte një vendim i juaji, por një urdhër mekanik nga fqinjët perëndimorë që nuk besonin tek aftësia jonë si shtet normal, që do ta bënte më të mirë jetën e shqiptarëve këtu. Pra, kam shumë arsye që të më dukesh e pafajshme në gjithë këtë histori. Kam plot arsye të besoj se je prekur si nënë, si politikane dhe ligjvënësja kryesore e Shqipërisë. Kam plot arsye të besoj se tragjedi si kjo të bëjnë të pafuqishëm si politikan, pasi të zhveshin lakuriq, si një të vdekur të pafuqishëm para futjes në arkivol, ku nuk ke çfarë thua asgjë. Nuk thua dot kemi rritje ekonomike dyshifrore, nuk thua dot kemi ulur papunësinë, nuk thua dot kemi ngjallur shpresën, nuk thua dot ato që thua nëpër mitingje, se ia kemi kaluar dhe Gjermanisë nga ritmi i rritjes ekonomike, nuk thua dot asgjë nga ato që nuk i dëgjon njeri kur i thua. Nuk i thua dot, se tragjedia është një shuplakë ndaj gjithë gënjeshtrave që thuhen për të gënjyer njëri- tjetrin. Ata që vdiqën nuk kanë më nevojë për asgjë, as për shpresë, as për gënjeshtra, as për të vërteta. Ata kanë nevojë për respekt, së paku për ikjen e tyre. Nuk po them që i vrave ti. Nuk them dot që ishte aksident. Nuk them dot që i vrau policia. Nuk them dot që i vrau opozita. Nuk them dot që i vrau qeveria. Por e them me plot gojën se ua bëmë të padurueshme jetën në këtë vend dhe ata ikën në botën tjetër. Dil kërkoju falje në emër të përgjegjësisë që shumica në pushtet ka për qytetarët e saj dhe humbjen e shpresës në vend! Dil kërkoju falje shpirtrave të tyre të trazuar që u mbytën në një kanal nga paniku i ikjes prej këtij vendi! Nuk po të them, po s’iu kërkove falje, jep dorëheqje, se nuk ka më rëndësi. Të vdekurit janë në paqen e tyre, por ju duhet të qetësoni të gjallët, ata që vdekjes dinë t’ia ruajnë nderin dhe t’ia marrin hakun. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Oct 24, 2008 12:18 am | |
| Disa pyetje prokurorisë për çështjen Fazlliç
Nga Tema
1. Kur është krijuar kompania “Crown Acquisitions”? Ku e ka selinë, objektin, ortakët e saj dhe kapitalin?
2. Sa të ardhura ka realizuar nga data e krijimit të shoqërisë deri më datë 20.06.2007? Sa tatime ka derdhur?
3. A ka hartuar bilance nga periudha e krijimit deri në periudhën e shitjes, datë 20.06.2007?
4. A janë audituar pasqyrat financiare të kompanisë?
5. Më datë 14.5.2007, ka një prokurë për shitblerje të kompanisë, pse është më përpara se data e vendimit të asamblesë për shitje të kompanisë?
6. Cili është objekti i kontratës se kompanisë: kontratë shitblerje shoqërie apo kontratë shitblerje kuotash? Kjo ka rëndësi, sepse ka ndryshim në konceptin juridik dhe financiar, duke u nisur nga objekti i kontratës:
a- Kontratë shitblerje shoqërie Në kontratën nr. 3599, datë 20.06.2007, nënshkruar nga Flutura Kola, titulli i kontratës është: Kontratë Shitje-Blerje Shoqërie (do të thotë se kjo shoqëri ka shitur të gjitha të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë ose e thënë ndryshe, ka shitur aktivitetin tregtar, pra, shoqëria “Crown Acquisitions”, e ka shitur kompaninë te shoqëria “Altaria” në Qipro, që do të thotë se kjo kompani do t’u nënshtrohet të gjitha procedurave të një operacioni të likuidimit sipas ligjit 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”. Hapat që ndërmerr likuidatori pas emërimit të tij: - Kryerja e formaliteteve të publikimit, siç e përcakton ligji. - Hartimin e një inventari të elementëve aktivë dhe pasivë që përbëjnë pasurinë e shoqërisë në datën e hapjes së likuidimit, si dhe marrja në dorëzim e librave dhe dokumenteve të shoqërisë. Inventari i pasurisë së shoqërisë shërben për hartimin e një bilanci që do të shërbejë si pikënisja e operacionit të likuidimit. - Fillon procedurat e ankandit për realizimin e aktivit për shitjen e aktivit material të shoqërisë (qoftë aktiv i paluajtshëm apo i luajtshëm). - Realizon arkëtimet nga klientët dhe debitorët dhe bën të gjitha likuidimet e detyrimeve. - Shpërndan tepricën e likuidimit, pasi janë bërë të gjitha likuidimet e kreditorëve të shoqërisë, ortakëve të shoqërisë, sipas përqindjes së pjesëve në kapital. - Harton pasqyrat financiare (bilancin e likuidimit, pasqyrën fitim-humbje nga operacioni i likuidimit dhe pasqyrën e fluksit të parasë). - Këto pasqyra auditohen nga eksperti kontabël i autorizuar, që është emëruar nga gjykata dhe jep opinionin e tij përmes një raporti dhe e dërgon në asamblenë e ortakëve së bashku edhe me raportin e likuidatorit për ta miratuar asambleja. Sipas konceptit financiar, për këtë shitje do të llogariten të gjitha detyrimet tatimore, si TVSH në shumën prej 20 për qind, tatim mbi fitimin (20 për qind që ishte në vitin 2007, në 10 për qind në vitin 2008) dhe tatim mbi dividentin në shumën prej 10 për qind.
b. Kontratë shitje-blerje kuotash Më poshtë, thuhet Kontratë Shitje-Blerje Kuotash (do të thotë që janë shitur të drejtat, detyrimet e ortakut mbi këtë shoqëri, jo aktiviteti i shoqërisë). Sipas konceptit financiar, do të paguhet 10 për qind e diferencës midis shitjes dhe blerjes së pjesëve të kapitalit. Çfarë metode është përdorur për vlerësimin e pjesëve të kapitalit, sepse, kur kërkohet vlerësimi i pjesëve të kapitalit të një shoqërie, ajo përbën objekt të vendimeve që duhen marrë nga organe të ndryshme të shoqërisë, si dhe është fushë e ndërhyrjes së ekspertit kontabël. Në Shqipëri nuk funksionon bursa për vlerësimin (nuk është as shoqëri aksionere), prandaj përllogaritja e vlerës së pjesëve të kapitalit mund të mbështetet te: - Vlera e mbështetur në të ardhurat (si e ardhur merret dividenti për pjesë të kapitalit, fitimi për aksion). Por këtu lind pyetja: A ka dividentë të pasqyruar në bilance? - Vlera e rendimentit financiar (i përgjigjet kapitalizimit të dividentit). Lind pyetja: A ka dividentë dhe a i ka kapitalizuar këto dividentë? - Vlera e produktivitetit (merret si mesatare e fitimeve të disa viteve, pjesëtuar me nr. e pjesëve të kapitalit). Lind pyetja: A ka fitime të deklaruara në bilance? - Vlerësimet e mbështetura në cash flow (pará të gjeneruara nga veprimtaria e sipërmarrjes). Lind pyetja: A është hartuar kjo pasqyrë cash flow dhe nga vinte burimi i parave? - Vlerat e mbështetura në pasuritë. (aktivi neto = aktivi–detyrimet si bazë, është bilanci, i cili përmban një vlerësim të pasurisë së shoqërisë) Jo pa qëllim u ndalëm në këto metoda të vlerësimit të pjesëve të kapitalit (ose aksioneve), sepse të gjitha këto metoda e kanë bazën te bilanci, nga data e krijimit deri në datën e shitjes, nuk ka rëndësi vetëm kontrata e shitje-blerjes së kuotave që është vlerësuar me 1.750.000 euro, por edhe ku janë mbështetur për nxjerrjen e kësaj vlere, kur nuk ka bilance të hartuara. Është e rëndësishme që të cilësohet që baza e të gjithave është bilanci i kompanisë, se përndryshe do të fillojnë në masë të gjithë trafikantët të praktikojnë procedurat e “Fazlliç”, duke krijuar një kompani me 100.000 lekë kapital, pa asnjë veprimtari ekonomike dhe t’ua shesin mbas dy vjetësh me 1.750.000 euro, kompanive fantazma, të regjistruara në një shtet tjetër.
7. Si është bërë dalje kjo pará prej 1.750.000 eurosh nga kompania e Qipros, dhe në cilën bankë në Shqipëri është bërë hyrje. Këtë shumë, kompania “Altaria” a e ka të pasqyruar në aktivet financiare (në postin pjesëmarrje) në bilancin e saj, sepse kjo kompani ka blerë aksione te kompania “Crown Acquisitions” dhe kjo e fundit bëhet filiali i kompanisë në Qipro?
8. Nga kompania është dorëzuar bilanci më datë 08.10.2008, dhe përfshin periudhën nga 1 gushti 2007 deri me 31.12.2007. Pse dhe çfarë përfaqëson ky bilanc? Është një kompani tjetër dhe kjo kompani është e regjistruar me 1 gusht 2007? A është e likuiduar kompania tjetër nga shtatori 2005 deri në korrik 2007?
9. Pse nuk janë ndryshuar në QKR ortakët e kompanisë sipas kontratës shitje-blerje, vendimit të asamblesë dhe vendimit të gjykatës?
10. Nuk mund të merret për bazë bilanci i datës 01.08.2007, kur toka është e blerë më 1 gusht 2007. Atëherë, çfarë ka shitur dhe blerë më 20.06.2007?
11. Sa është blerë kjo tokë te fshatarët dhe me çfarë vlerë është deklaruar në hipotekë?
12. Në intervistë Fazlliç deklaron se ka rivlerësuar dhe ka asete në shumën prej 178.000.000 lekësh. A quhet rivlerësimi shitje, pasi ai është veprim ekonomik, jo monetar dhe kthehet monetar në momentin e shitjes, kjo shifër pasqyrohet në aktivitetin 01.08.2007 deri 31.12.2007?
13. Fazlliç deklaron se, kur ta shesë kompaninë, do paguajë taksat. Por si i justifikon 1.750.000 euro? Çfarë ka shitur? Pse këto pará kanë ardhur në kompani?
14. Cilat janë asetet që ka shitur kompania? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 25, 2008 12:32 am | |
| Lul Berisha: Silleni këtu Kryeministrin që të dëshmojë Kreu i Bandës së Durrësit: Të vijnë edhe Topalli e Olldashi Lul Berisha dhe Indrit Dokle kanë dalë dje në mënyrë demonstrative njëri pas tjetrit nga salla e gjyqit, pas një vendimi të dhënë nga trupi gjykues, në lidhje me rrëzimin e disa kërkesave dhe provave të kërkuara nga mbrojtja. Për më tepër klikoni posht: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=52160 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 25, 2008 7:01 pm | |
| Motra dhe vellezer! Ne kete faqe Ballkanweb ne fotot e nenshkrimit te dokumentit qe afron Shqiperine ne NATO (Zoti Bush po nenshkruan) eshte zv.ministrja e jashtme kroate. Ne foton nr.3 dallohet me mire. Perse nuk ka asnje zyrtar shqiptar ne nenshkrimin e dokumentit qe afron Shqiperine me NATO? Sic mesoje ne restorantin vellezerve Lame ne Tirane ku ndidhom ne keto momente, ishte Partia Shpresa Demokrate qe ndaloi dhe ndalon hyrjen e zotit Berisha, Topi, Topalli ne USA. Kjo per arsyen sepse qeverite antishqitare jane kundra interesave te Shqiperise dhe Amerikes. Tradhetaret e kombit shqiptar nuk kane vend ne USA. Ky eshte dhe do te jete qendrimi i vendosur i Shpreses Demokrate dhe kryetarit te saj, patriotit prof. Pellumb Pilinci. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Oct 26, 2008 3:39 am | |
| Besa e zotit Bush dhe Berisha... Bushi e mbajti fjalen, Berisha vazhdon me thika pas shpine. http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3628 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 29, 2008 5:18 am | |
| Leter e hapur zotit Berluskoni
Petrit Kola, profeti i shqiptareve ju flete zoti Berluskoni.
Mora vesh se do te vini ne Shqiperi per te mbeshtetur fazllico-politiken shqiptare dhe per kete nuk jeni i mireseardhur.
Rasti juaj nuk eshte i vetem zoti Berluskoni. Politikanet tuaj ne vitin 1997 mbeshteten bandito-politiken antishqiptare ndaj nuk jeni i mireseardhur.
Jo vetem kaq zoti Berluskoni, por asnje politikan Italian nuk eshte i mireseardhur ne trojet shqiptare pasi vendi juaj na i helmoi pavarsuesin tone, Ismail Qemalin. Vendi juaj zoti Berluskoni ishte kundra bombardimit te ushtrise se Millosehivicit ne Dardani nga ana e NATO-s.
Zoti Berluskoni!
Me politiken tuaj ndaj Shqiperise dhe me lidhjet tuaja me segmentin mafioz dhe antishqiptar (qeverine shqiptare) juve po i beni nje sherbim te keq vendit tuaj, Italise.
Ka ikur koha kur shqiptaret shikonin cdo te huaj si Perendi pavrasisht se ai munde te kishte probleme me drejtesine ne vendin e tij.
Zoti Berluskoni!
Shqiptaret refuzojne qe te trajtohen si qenie te dores se dyte pasi nuk jane te tille. Ne se vendi juaj do te vazhdoje te njejten politike dhe te mbaje te njejta lidhje ne Shqiperi si deri me tani, ne te ardhmen do te jete detyruar qe te paguaje cmimin e caktuar.
Shqiptaret po zgjohen dhe po organizohen dhe ne te ardhmen mardheniet do te jene ne baza shume te barabarta, ndaj rishikojeni politiken tuaj ndaj shqiptareve. Ne se nuk e beni kete gje ne emer te fqinjesise se mire, bejeni ne interes te vendit tuaj…
Ne shqiptaret nuk harrojme.
Vendi juaj duhet t’ja filloje nga kerkimi i faljes per helmimin e pavarsuesit tone Isamil Qemali.
Petrit Kola | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 01, 2008 3:17 am | |
| O SHQIPTARE MOS U BENI "SEHIRXHINJ" dhe naive! Shife foton lart sy-kuqi agjent-psiqiatrik(Sali-Fazllici) fytyra e "breshkaxhiut" mashtrime ne djelle! Saliu e doroviti nje milion-euro ne xhepin e komunistit-Franko-komunisti Franko Frattin urgjente deklarovi: "te gjithe pa viza ne Europe" Hajde O popull "Hajde" ke 64 vjet me genjeshtra dhe mashtrime me te kuqet "serbe-ruse" Dhe "SOT" NE DJELLE mashtrohesh nga agjentet "serbe" dhe nga fashistet Italan! (po kush e pyet salen dhe franko) "Saliu porosit per vellamikunFazllicin avjon privat nje milion dollare, miliona $dollar te quajtur avukate te erdhur nga amerika "Agjentet-serbe" te gjitha shpenezimet te paguara nga kryeministri i emeruare Sali...Po mire populli i gjymosur! Po t'i Intelektuale dhe ju "nacionaliste" a shikoni dhe a degjoni! Shqiptaret e vertete dhe te Ndershme,SHQIPTARET TE DETYRUAR iken nga syte kembet, 12000 dymbedhjet mije ne "burg-greqi" 5000mije ne burg-Europ, (Faje i tyre eshte se jane SHQIPTAR ME GJA SHQIPTARI... Tropojani 31/10/2008 ora 19:54 Nga Koha Jone | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 01, 2008 8:47 pm | |
| Une profeti Petrit Kola parashikoje nje nga ditet me te bukura te shqiptareve. Shikoje te ardhmen kur turmat do ti sulen nderteses se kryeministrise dhe kryeministri do te hidhet nga dritarja. Poshte dritares shqiptaret do te presin ne hunje ne duar drejtuar nga qielli. Oh sa dite e gezuar do te jete sikur kjo ngjarje kombetare te ndodhi ne daten 28 Nentor. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 02, 2008 3:01 pm | |
|
Alibeaj: Unë kam bërë ligjet e Gërdecit
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka pranuar dje se grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit ka “zbarkuar” në zyrën e tij për të sekuestruar dokumentet që mendohet se implikojnë atë dhe paraardhësin e tij Bumçi në këtë aferë.
http://www.shekulli.com.al/news/101/ARTICLE/35179/2008-11-02.html
| |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 02, 2008 8:03 pm | |
| sali berisha politika e tij vrastare dhe shkatrruese e trojeve tona ai eshte nje nder ata qe ja ndali fjalen edhe te madhit UKSHIN HOTI dhe shume te tjereve veprimtareve tane te shquare qe jane per bashkimin e trojeve shqiptare no coment vetedisohuni deri kur keshtu te durohen keta tradhetare e keta qe vrajn mbase shpine me te miret e kombit tone shqiptare | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 04, 2008 7:58 am | |
| Berisha nje klyshei serbise qe demtoje edhe luften e UCK dhe shqiperine po e dergone drejt humneres klani RUGOVA MILLOSHEVIC SALI BERISH A | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |