Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+79
aksh
shahini
arberia
kasapi
Luki
Argent
NIPIIXHAXHIT
play
xhema
kastriot_mehmeti
haxhiu
Vuthjani
Tatoo
rrimtaf
valmir9
xhiti
LindaShqipe
Burdushi
detektivi
Driniiiii
murturi
an-di
morena
ILTA
MARY
Shejh
Ramizi
ngadhenjimi
Agrone
Ipamposhtur
Psikologu
paioni
Ada_Kondi
Medalim
PeriiKeputur
Himalaja
Muja e Halili
Aktiv
Xili
klodian
Delia
Clarence
Liisi
feneri
Eagle Eye
Mirushe
Ago Muji
rroni
Labinot Drenica
E_Bukura
forca1
feratkoca
lilly
ss1
Ajet
agim__barja
katunariplak
Gjura
Orfe@
Pirro i Epirit
istogalia
petritkola
Euridika
tom sojer
cristal
Sofra
MUHAMETII
njonidrenica
Mergimtari
Nezir Myrta
lilu
Guximi
**Lumi_
Eva0506
Beton
Martina
rolling
Leka i Madh
zeriatdheut
83 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 31 ... 40  Next
AutoriMesazh
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptySun Sep 20, 2009 6:17 pm

Urime Bajramin Sali Berishes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptySun Sep 20, 2009 6:50 pm

Urime Sali sllobodanka Berisha,,,miku i fazliqit dhe Millosheviqit..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyMon Sep 21, 2009 12:25 am

Para disa kohesh une shrojta...

Sunday, April 19, 2009


Jashte Atdheut

Degjoni vellezer e motra qe shpesh keni pyetur se perse une u largova nga Shqiperia.Ne Shqiperi ka shume te ndyre. Ka te ndyre mbi te ndyre, e te qelbur mbi te qelbur, e flliqesira mbi flliqesira. Kemi Berishen, Nanon, Ramen, Godon, Xhuvelin, Aline, Ceken, Gjinushin, Rucin…
Ne qofte se njeri nga keta kellira vjen ne lagjen time, une e ndroje lagjen.
Ne qofte se ndonjeri nga keta kellira hyp ne Bashkine e qytetit ku banoje, une e ndroje qytetitn.
Ne qofte se ndonjeri nga keta kellira i hyp ne xverk shtetit shqiptar, une e ndroje shtetin.
Ja pra kushtet jane plotesuar qe une te jem jashte shtetit sepse ne krye eshte kryekellira Sali Berisha, e gjasat jane qe ta zevendesoje nje me i ndyre sikurse Edi Rama.
Besoj se ju kam sqaruar motra e vellezer.

Respekte,

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyMon Sep 21, 2009 4:17 pm

Nese nuk mund ta ndryshosh rrethin dhe te tjeret atehere ndrysho vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyTue Sep 22, 2009 2:35 am

Ne se nuk fiton per here te pare, vazhdo deri ne fitore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyTue Sep 22, 2009 9:49 am

Vatra: Darkë për nder të kryeministrit Dr. Sali Berisha - Manhattan
E Hene, 21-09-2009, 12:17pm (GMT+1)

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 U1_BerishaPër të interesuarit në SHBA-Takim me kryeministrin Berisha‏

NJOFTIM NGA “VATRA”

DARKË PËR NDER TË KRYEMINISTRIT DR. SALI BERISHA

Nga Dalip Greca- Kryesia e “Vatrës”
dalipgreca@yahoo.com

Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkësinë shqiptare në New York e kudo në Amerikë se kemi marrë hapat e nevojshëm për organizimin e një darke përshëndetjeje për nder të Kryeministrit Dr. Sali Berisha, me rastin e ardhjes së tij në SHBA në krye të delegacionit shqiptar, që do të marrë pjesë në punimet e Asamblesësë Kombeve të Bashkuara këtë muaj.

Darka do të mbahet të martën, me 22 shtator, në hotelin Marriot Financial Center, 85 West Street, në downtown Manhattan (Tel: 212-385-4900) duke filluar në orën 7 e 30 (shtatë e tridhjetë) pas dite.

U bëjmë thirrje gjithë të interesuarve të rezervojnë vendet sa më parë duke telefonuar vatranëve:

Sabit Bitici 908-277-1900, Marjan Cubi 914-316-0045, Ramiz Mujaj 917-346-2038, Jonuz Ndreu

845-651-4932, Muhamet Omari 718-655-7345, Zef Përndocaj 914-997-7367, Agim Rexhaj 917-848-3999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyTue Sep 22, 2009 11:53 am

Nuk eshte me rendesi a i humb ai fiton betejat me rendesi eshte te fitosh luften.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyTue Sep 22, 2009 12:05 pm

Sala bene politik antishqiptare pro serbe greke.
Gruan e ka serbe.
Miqt serbe.
Ka fazliqin qe ka blere gjysmen e shqiperise Mishkoviqin etj.
vajza e tije shoqerohet me fazliq e me dajte e vete .
katastrofe.
Shqiptaret jetojne vetem fizikishte shpirterishte jane te dermuar hajni korrupsion vrasje shkaterrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 12:46 am

Kush eshte Vatra e sotme? A ka biznes ndertimi nje superpolitikan shqiptar me drejtuesin e Vatres dhe ku jane marre leket per kete bisnez?

https://www.youtube.com/watch?v=WOpEaSF6yXk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 12:48 am

Po rrimtaf,

Ate thashe edhe une. Lufta do po fitohet perfundimisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 9:39 am

Nju-Jork: Shqiptarët e bashkuar lobojnë për Kosovën



Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 SEJDIUI-150x150Gjatë qëndrimit në Nju-Jork të delegacionit të Kosovës janë aranzhuar shumë takime që do të bëhen në margjinat e Kombeve të Bashkuara gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 64-të me radhë të Asamblesë, që pritet të sjellë në New York mbi 130 burrështetas, mbretër, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm. Gjatë debatit të përgjithshëm njëjavor edhe vendet aleate dhe mbështetëse të pavarësisë së Kosovës do të jenë aktive me lobim, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet kyçe të Bashkimit Evropian dhe Shqipëria.

Delegacioni i Republikës së Kosovës

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni kanë udhëtuar të hënën për në SHBA, ku do të marrin pjesë në javën presidenciale dhe ministrore që organizohet çdo vit në Nju-Jork, në gjysmën e dytë të shtatorit. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kohë në të cilën do të ketë punimet e Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dy përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të shfrytëzojnë rastin të takohen me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, me qëllim të lobimit për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.Megjithëse presidenti Sejdiu nuk do të ketë të drejtën të marr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithatë ai do të shfrytëzoj atë kohë që të takohet me presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, në mënyrë që të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës te ato vende të cilat hezitojnë ta njohin shtetin e ri në botë.

“Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende”, deklaroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu para nisjes për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi, Sejdiu-Berisha

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, u takuan mbrëmë në Nju Jork me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, në një darkë, që për nderë të dy delegacioneve e kishte shtruar misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB. Në këtë takim të përzemërt u diskutua edhe për koordinimin e veprimeve të të dy delegacioneve në lobimin që do të bëjnë për përshpejtimin e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë. Delegacioni i Kosovës dhe Shqipërisë do të marrin pjesë në punimet e Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkomunikimet

Udhëheqës botërorë mblidhen në Nju Jork për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 80 kryetarë shtetesh pritet të marrin pjesë sot në takimin e nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike. Më shumë se 80 kryetarë shtetesh pritet të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike. Pjesë e takimit janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe zëvendësi i tij, Ilir Meta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 9:41 am

SHBA dhe BE përgëzojnë Shqipërinë për zgjedhjet e 28 qershorit, inkurajojnë mbajtjen e një dialogu konstruktiv në parlament

22-09-2009 / Gazeta 55Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 72199wh

Presidenca e BE-së dhe misioni i SHBA-së pranë OSBE-së - pranë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së - në Vjenë kanë përshëndetur sot mbajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke vlerësuar deklarimin kryesor se “zgjedhjet e 28 qershorit përgjithësisht përmbushën rekomandimet e OSBE-së”. Në deklarata të posaçme, të dyja misionet e akredituara në Vjenë e cilësuan si të mbyllur këtë kapitull, duke inkurajuar palët që përmirësimin e standardeve zgjedhore ta realizojnë përmes një dialogu konstruktiv mes palëve, duke nënkuptuar edhe normalizimin e situatës, përmes kthimit në parlament të opoztiës kryesore në vend, fraksionit që aktualisht drejtohet nga Edi Rama. Në të njëjtën ditë, ministri i punëve të Jashtme Ilir Meta i ka përshëndetur deklaratat, duke iu bashkuar apelit që opozita të zërë vendet e veta në parlament dhe të japë kontributin e saj për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, por së pari për kthimin e një klime politike të besimit dhe vullnetit të mirë, të cilat do të mundësonin edhe kryerjen e reformave, që citohen në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Ja edhe deklarata e plotë e Misionit Amerikan në OSBE, përgatitur për qarkullim nga e Ngarkuara me Punë, Carol Fuller, në Këshillin e Përhershëm në Vjenë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 28 Qershor 2009. Qeveria e Shqipërisë ka meritë për përparimin e vërtetë në shumë fronte në këto zgjedhje, ndërsa qytetarët e Shqipërisë meritojnë të përgëzohen për pjesëmarrjen e gjerë në votime dhe për zhvillimin paqësor e të rregullt të zgjedhjeve. Rezultati i votimeve përfaqëson qartazi vullnetin e popullit shqiptar. Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR konstaton se ndonëse nuk i realizuan plotësisht të gjitha mundësitë që ka Shqipëria, këto zgjedhje plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së, duke treguar përmirësime thelbësore në procesin e rregjistrimit të votuesve, kornizën ligjore, procesin e votimit dhe numërimit si dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. Qeveria e Shqipërisë ka bërë një punë të besueshme për zhvillimin e instrumentave të nevojshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dispozitat e Kodit të Ri Zgjedhor, të miratuara gjatë vitit 2008, ishin me vlera për reformimin e procesit zgjedhor. Edhe nxjerrja e listave të votuesve nga Regjistri i Kompjuterizuar i Qendrës Kombëtare Civile ishte një zhvillim pozitiv dhe domethënës. Po kështu, duhen përgëzuar përpjekjet e Komisionit Qendror Zgjedhor për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve me profesionalizëm dhe transparencë. Megjithatë, disa prej këtyre përmirësimeve nuk rezultuan plotësisht në një klimë të përmirësuar besimi, të cilin ato synonin të nxisnin. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e njëanshmërisë mediatike dhe politizimit të disa aspekteve të votimit. Politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit, si dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës, minuan besimin publik për procesin zgjedhor. Ne jemi dakord me ODIHR-in se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet në një masë mjaft të madhe në përkushtimin e të gjitha partive politike ndaj gërmave dhe qëllimit të ligjit. Ne kemi besim se Qeveria dhe populli shqiptar do t’i studiojnë me kujdes rekomandimet tërësore të dhëna nga ODIHR në Raportin Përfundimtar dhe do të nxisin kryerjen e ndryshimeve të nevojshme për Shqipërinë, që ajo të shfrytëzojë mundësitë e veta për arritjen e standardeve më të larta për zgjedhje demokratike. Së fundi, dëshirojmë edhe njëherë të përgëzojmë OSBE-në, duke përfshirë edhe ODIHR-in dhe Asamblenë Parlamentare, me rastin e një tjetër misioni të mirëadministruar të vëzhgimit zgjedhor.

Deklarata e plotë e Presidencës në emër të BE-së mbi Zgjedhjet Parlamentare në Republikën e Shqipërisë


Bashkimi Europian u njoh me Raportin Përfundimtar të Misionit të Vëzhguesve Zgjedhorë të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Shqipëri, më 28 Qershor 2009 dhe përshëndet vlerësimin se këto zgjedhje ishin në përputhje me shumicën e angazhimeve të OSBE-së, edhe pse ato nuk realizuan plotësisht mundësitë e Shqipërisë për arritjen e standardeve më të larta për zgjedhje demokratike. Raporti thekson se zgjedhjet treguan progres të prekshëm, sidomos lidhur me regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit, kornizën ligjore, votimin, numërimin dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. Fatkësisht, këto përmirësime u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit, si dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushtës zgjedhore. BE-ja thekson rëndësinë e garancive për korrigjimin e mangësive të këtyre zgjedhjeve si dhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve që përfshihen në këtë raport nga ana e Qeverisë. BE inkurajon Qeverinë e re dhe partitë politike në Shqipëri për të vijuar me një dialog politik konstruktiv. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kërkesë thelbësore për plotësimin e kritereve për antarësim në BE. BE-ja është e vendosur të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm, duke e ndihmuar atë për të ecur përpara drejt integrimit Europian.

Reagimi i parë pas deklaratave i Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Ilir Meta

Dua të përshëndes vlerësimet shumë pozitive të konfirmuara sot, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, nga përfaqësuesit e Presidencës suedeze të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, të cilat evidentojnë qartë arritjet dhe progresin e dukshëm në shumicën e objektivave, për standartet e këtyre zgjedhjeve. Vota e 28 Qershorit shpreh në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme vullnetin e popullit shqiptar. Edhe sot përfaqësuesit e Presidencës suedeze të BE-së dhe SHBA-së vlerësuan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së se raporti final i OSBE-ODIHR konstaton qartë se Shqipëria ka përmbushur shumicën e angazhimeve të OSBE-ODIHR dhe konfirmon arritje substanciale në procesin e regjistrimit të votuesve, kuadrin ligjor, procesin e votimit, numërimit dhe zgjidhjes së ankimimeve. Qeveria e integrimit europian falënderon OSBE-ODIHR si dhe partnerët tanë kryesorë, BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe permanente që japin për progresin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ajo rikonfirmon se do të bashkëpunojë ngushtë në të ardhmen me këta partnerë për të adresuar vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, në mënyrë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë tërësisht i standarteve më të larta demokratike, siç i takon një vendi europian. Me këtë rast dua të ftoj edhe njëherë dhe sinqerisht opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e saj në mënyrë konstruktive dhe atdhetare për Reformën e ardhshme zgjedhore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 7:23 pm

Hahahaha...

Medalim, tu befte dita njemije se na kenaqe.

Pallavra, ne se eshte keshtu perse qeveritaret amerikane nuk e presin Berishen?
Berishen nuk e pret as Tom Rixh...hahahahaha...


Kur Berisha "dënonte" me burg Kokët
Nga Tema

Dje u mblodh Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Përkrah Jozefina Topallit ndodhej dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe ai i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka.

Ky i fundit shpesh është cilësuar nga kryeministri, Sali Berisha, si "Koka i krimit", si "drejtuesi i Klanit të Zemunit".

Por tani ai do të japë votën për Berishën dhe do koordinojë grupin e tij parlamentar që të votojë pro Berishës për gjithçka. Kur vëllai i tij, Leonard Koka, u arrestua për kontrabandë cigaresh, Lefteri deklaroi se ishte Berisha që i arrestoi vëllanë. Por, të shkuara, të harruara. Kështu thotë Berisha. Gazeta "TemA" sjell sot një akuzë të bërë ndaj Kokës, kur Berisha erdhi sërish në pushtet për një ndërtim në zonën muzeale të qytetit. Sa për akuzat që Berisha i ka bërë atij kur ishte në opozitë, do të duheshin shumë e shumë faqe për t'i shkruar.


Berisha: Gjyq Kokës për "monstrën" 24 kate

26 maj 2006


Kryeministri Berisha kërkoi dje në mbledhjen e KRRTRSH ndjekje penale për kryetarin e Bashkisë se Durrësit, Lefter Koka dhe për anëtarët e KRRT së këtij qyteti. Shkak për këtë, sipas tij, është dhënia e një lejeje ndërtimi nga KRRT e qytetit të Durrësit për godinën me tri kulla, me nga 4, 23 dhe 24 kate, si dhe me 2 kate nëntokë në rrugën "Taulantia", të marrë përsipër nga firma ndërtuese "SIG". Kjo leje është vlerësuar nga kryeministri si në kundërshtim me ligjin.

Sipas zotit Berisha, kjo leje ndërtimi "ka shkatërruar anën muzeale të qytetit të Durrësit" dhe konkretisht objektin e Amfiteatrit të qytetit. Berisha nuk ka nguruar ta vlerësojë objektin 23-katesh si një "përbindësh" që po mbyt amfiteatrin. Kryeministri Berisha kërkoi që ky ndërtim të prishet dhe të zhdëmtohet çdo objekt historik që është dëmtuar si pasojë e tij. "Mediet kanë informuar në mënyrë të përsëritur për varrosjen e vlerave të mëdha kulturore nga ky pallat përbindësh. Nuk mund të ketë asnjë ndërtim ngjitur me Koloseun dhe me pjesën më të çmuar të qytetit. Kjo duhet të jetë çështje e një analize shumë serioze", - ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, leja e ndërtimit në fjalë është një ndëshkim për qytetin e Durrësit dhe kjo do të thotë se ata që e kanë dhënë, "nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e këtij qyteti të mrekullueshëm, e kësaj trashëgimie shumë të madhe që kemi në atë qytet". Berisha ka urdhëruar ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, që të mbikëqyret objekti në ndërtim dhe të hiqet çdo lopatë betoni e hedhur për ndërtimin e pallatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 7:24 pm

Kur u vodh thesari i shtetit, kryeminister ish Ilir Meta.

A ka marre pjesen e tij Meta ne kete grabitje?

Si ka mundesi qe nuk u gjenden autoret? Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Icon_eek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyWed Sep 23, 2009 7:29 pm

Xhiti,

Mos bie pre e mashtrimeve. Ata e bejne qe neve te na demoralizojne.

Amerika eshte me shqiptaret. Amerika eshte kundra qeverise se emeruar nga serbo-greket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 1:11 am

Gerdeci, shtyhet serish procesi
23/09/2009 15:25
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 1:14 am

Ish-deputeti i PD lihet në arrest shtëpie, dosja e tij u përgatit nga nënkryetari i ri i Kuvendit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 1:15 am

Ata që shkruajnë historinë tonë

Nga Mero Baze

Dy botime kanë ngjallur polemika të mëdha në shoqërinë shqiptare. I pari është një botim i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, e cila ka përshkrime stereotipe negative për shqiptarët dhe të kaluarën e tyre në shekuj, që burojnë nga problemet që vetë ata, që vetëquhen maqedonas, kanë me identitetin e tyre historik. I dyti është një tekst historie për shkollat e mesme të Shqipërisë, i shkruar nga tre tekstshkrues historie, që nxitojnë të bëjnë vizatime politike për një periudhë të freskët historie, dhe që kanë banalizuar praktikisht aftësinë e nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme për të kuptuar realitetin e sotëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 12:01 pm

petritkola
Une logjikoi me koken teme dhe jo me te huajat1
Kurre nuk ka mund kushe te manipuloi me mua1
une njof historine njof lideret politik ja njof autobiografine mire dhe ska shance qe te manipulohem.
Ai sala eshte mik i fazliqit edhe vet e ka pranue .
Ka gruan shkin sllobodanken (lirin).
Dhe ai shkaterron shqiperin me miqte serb grek.
Ata qe perkrahin kete njeri jane vet si ai..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 3:02 pm

Ne se Amerika dhe Europa nuk do te ishte dakort, a do te bente Rama bojkot?

Mundet Medalimi te na i thote kete?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 9:19 pm

Durres-Kukes.Ju lutem teknikisht. Jo politik.
« Pergjigju #95: Sot ne 18:05 »
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 QuoteCitim
Durrës-Kukës "gllabëron" 33 miliardë euro

Në periudhën janar-gusht u përdor më tepër se i gjithë fondi vjetor

Shpenzimet për rrugën Durrës-Kukës duket se nuk kanë të ndalur. Projekti i inauguruar zyrtarisht si i përfunduar më 25 qershor të këtij viti, në prani të Kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vijuar të "gllabërojë" më shumë se 4 miliardë lekë mesatarisht çdo muaj. Por ajo që vlerësohet si më problematike është fakti se për tetë muajt e këtij viti, projekti i shumëpërfolur për korrupsion ka ngrënë në total 33 miliardë lekë (rreth 242 milionë euro), ndërkohë buxheti i shtetit pati planifikuar të shpenzonte gjithsej 30 miliardë përgjatë të gjithë vitit 2009. Problemi është se punimet për segmentin Rrëshen-Kalimash pritet të vijojnë deri në qershor të vitit 2010 dhe miliarda të tjera do të drejtohen aty. Për periudhën janar-gusht, rruga Durrës-Kukës ka ngrënë gjithsej 15.5 për qind të të gjitha shpenzimeve buxhetore të Shqipërisë.
Rruga Durrës-Kukës po kthehet në një problem makroekonomik për Shqipërinë. Sipas analizave të FMN-së, rreth 80 për qind e kostos së rrugës përbëhet nga importe, gjë që në vetvete mbart largimin e valutës nga ekonomia shqiptare dhe zhvlerësim të monedhës kombëtare. Zhvlerësimi i lekut përbën njëkohësisht një formë taksimi përmes së cilës shqiptarët po paguajnë për ndërtimin e këtij projekti të konsideruar si "madhor" apo "projekti i shekullit".

Kostoja u rrit me 85 për qind

Vetëm pak javë më parë, gazeta "Shqip" raportoi rritje të kostos së rrugës me 85 për qind më shumë se sa plani, gjë që e kishte shtyrë Ministrinë e Financave t‘i kërkonte llogari Ministrisë së Transporteve për shkaqet. Shkaku i vetëm i shumëfishimit të kostove të këtij projekti deri tani ka qenë "shtimi i volumit të punimeve", pra kompanitë sipërmarrëse.
Ekspertët shqiptarë, kur e analizuan projektin në kuadër të hetimeve të prokurorisë kundër ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, kanë llogaritur koston mesatare për 1 m2 rrugë dhe për 1 m2 ura, duke përjashtuar koston e tunelit dhe TVSH-së për rrugët Rrëshen-Kalimash dhe Kalimash-Morin. Sipas analizës, rezulton se në segmentin Rrëshen-Kalimash kostoja mesatare për 1 m2 rrugë është 266.4 euro/m2, ndërsa kostoja mesatare për 1 m2 ura është 1293 euro/m2. Ndërsa në segmentin Kalimash-Morin kostoja mesatare për 1 m2 rrugë është 140 euro/m2 dhe për 1 m2 ura është 720 euro.

(Marre nga Gazeta Shqip 24 Shtator 2009)

Kush mendon se eshte genjeshter le te veje ti hedhe nje gjyq. Gjykata qe nxorri te pafajshem mostren e Gerdecit Mediun nuk besoj se do tu lere pa drejtesi edhe ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 10:15 pm

Kur drejtuesi i së majtës s’kupton se është një hiç para sovranit

24-09-2009 / Nga Luan Myftiu
Demokracia e vërtetë është pushteti i popullit. Partitë dhe drejtuesit e tyre janë vetëm shërbestarët e këtij. Sovrani nuk është soditës, por pjesëmarrës aktiv në qeverisjen e vendit. Prandaj ai e di mirë se ku i pikon çatia shtetit. Ku janë sukseset dhe vështirësitë e realizimit të reformave. Sa legjitim është pushteti, që ka dalë nga vullneti i tij. Cilët janë shërbestarët e tij të sinqertë? Nuk është sovrani sot një “kopé” e trembur, që shkon edhe në greminë, nëse atje hidhet dashi i tufës. Nuk është populli ai “shkopi”, me të cilin shteti diktatorial nënshtronte skllevërit modernë, duke i detyruar të godisnin njëri tjetrin. Sovrani është sot arbitri më i pakontestueshëm i ndërrimit të partive në krye të skakierës politike. Nuk të lejon sot ai t’i shkatërrosh të ardhmen për synimet e tua personale, apo partiake. Perëndoi koha e partisë-shtet, apo e kultit të individit. Sovrani të drejton, të këshillon, por dhe të ndëshkon me përfaqësuesit e vet në parlamet. Atje ku është tempulli, në të cilin ai shenjtëron vullnetin i tij të lirë. Kush nuk përfill kuvendin, nuk përfill vetë sovranin. Diktaturat gjithmonë janë tallur me vullnetin e popullit, duke i nëpërkëmbur atij votën e lirë. Kur shtresa të tëra persekutoheshin padrejtësisht dhe mijra individëve u merrej jeta pa faj, diktatura deklaronte solemnisht se të gjithë, pa përjashtim, votonin për të, për ata që ua nxinin çdo ditë jetën. Njerëzit cilësoheshin si “kapitali më i çmuar” dhe nuk u garantohej as e drejta më elementare (Me përjashtim të atyre që ia kishin shitur shpirtin djallit!). Populli detyrohej me “dajak” të duartrokiste padrejtësinë, të bëhej, madjé, dhe bashkautor i krimeve të komunizmit. Dhe, kur liderët komunistë hanin kokat e njëri tjetrit, pasojat i hiqte në kurriz populli. Prandaj qarkullonte shprehja shpotitëse: “Kur zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët!”. Votimi ishte në dikaturë akti më “emblematik”, me të cilin ajo tallej me vullnetin e sovranit. Mirëpo, meqë përsosmëria e një procesi zgjedhor nuk ka fund dhe kjo nuk arrihet menjëherë, sharlatanët politikë, si Edvin Rama me kompanínë e tij, spekulojnë me standardet ideale për të mos pranuar humbjen e tyre, që të realizojnë kështu ambiciet e veta për pushtet të pamerituar. Dhe, ashtu si diktatura, e cila dënonte çdo individ që shprehej i pakënaqur për farsën e zgjedhjeve, Rama ndëshkon sot sovranin duke bllokuar reformat e tij me bojkotimin e parlamentit. Dhe këtë akt antikombëtar e kryen mbi bazën e akuzave të paqëna, të manipulimeve të sajuara me shpifje sharlatanësh profesionistë. Dhe, si për ta vërtetuar diktatin e tij absurd, kërcënon haptas me përjashtim nga partia gjithë ata deputetë të tij, që mendojnë ndryshe. Kur “faji” i tyre i vetëm është vetëm përgjegjësía e lartë qytetare që këta ndiejnë për të përmbushur detyrimin moral e ligjor ndaj atyre, që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament. Ndërkohë elektorati (i majtë dhe i djathtë), që është bërë sot i vetëdijshëm për sovranitetin e tij, çuditet me guximin e çmendur të Edvin Ramës, këtij megalomani të krisur, i cili arrin të marrë nëpër këmbë edhe aspiratat e “padronit” të gjithpushtetshëm vetëm për ambiciet e veta meskine. Asnjë njerí i përgjegjshëm nuk do të kishte kurajë të ndëshkonte kështu sovranin në kushtet e demokracisë. Diktatura enveriste i pështynte njëmijë herë zgjedhjet e sovranit, nëse prej tyre nuk mbetej i kënaqur Titua, Stalini, apo Mao Ce Duni. Kurse Edvin Rama, edhe kur miqtë e mëdhenj të Shqipërisë shprehen optomistë për nivelin e arritjeve të zgjedhjeve të 22 qershorit, hedh vickla dhe dikton kushte, me të cilat tall veten dhe ul imazhin e partisë që përfaqëson. Kurse në rrafshin kombëtar pengon sovranin të ecë në rrugën e integrimit, ku e presin krahëhapur partnerët ndërkombëtarë, që e këshillojnë edhe atë me urtësi ta zhvillojë betejën e votës së lirë brenda parlamentit. Këmbëngulja e Ramës për ta vazhduar pa kufi bojkotin, tregon se arrogancës komuniste nuk i janë prerë “thonjtë” e hekurt dhe se fryma konfliktuale komuniste tenton t’i diktojë demokracisë kushtet e saj bllokuese për reformat madhore, që do të jenë dhe fundi i agonisë së krimit të papenduar komunist, si dhe i korrupsionit shkatërrues të nostalgjikëve fanatikë të asaj bote, që tashmë ka perënduar. Të gjitha diktaturat vërtiten me tërbim rreth votës së sovranit. Ato e ndëshkonin këtë, edhe pse e detyronin të votonte pa ditur as emrin e atij që do të zgjidhte. Kurse diktatura moderne e Edvin Ramës i bllokon sovranit të ardhmen e fëmijëve për të detyruar kështu shoqërínë shqiptare dhe partinë e tij ta zgjedhë kryetar pa meritë. Dhe jo vetëm për këtë qëllim. Me kushtet e bojkotit ai kërkon nga sovrani të detyrojë mazhorancën t’ua mbyllë hajdutëve “defterët” e mbushur me akuza për sheshet e ndërtimit, apo për grabitjet arrogante të pronave, rrëmbyer qysh nga babëzia e luftës komuniste të klasave. Ai që ka shkelur statutin e partisë së vet, po bojkoton sot parlamentin. Prandaj nga gjithkush del sot natyrshëm pyetja: “Kush është përpara sovranit Edvin Rama?”

edvinit ia kan be te kjaret ,hyn ne tempullin e parlamentit
edvini ashet e keqja vetes partis qe drejton dhe krejt shyptaris
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyThu Sep 24, 2009 11:14 pm

I nderuar Medalim,

Ky eshte forum dhe dialogu dhe debati midis anetareve eshte primar. Materialet duhet te mbeshtesin pikpamjet tona.

Une ju pyes juve,

1-Perse Tom Rixh nuk po e takon Berishen?

https://www.youtube.com/watch?v=HacP9jfrXm0

2-A mendoni se Rama bojkotin e bene ne koken e tij i pa keshilluar nga nderkimebtaret.

Keto pyetje jua a beje sepse juve thoni se qeveria Fazllo-Berisha-Meta kane mbeshtetjen e perendimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyFri Sep 25, 2009 12:17 pm

I nerumi Petrit, ku e shef ate dialog dhe debat e ne kete forum ?
Ne se don dialog me mu, e din ku te paraqitesh.
Sali Berisha nuk meposhtet me shpifje komunistash
qe burojen nga kuzhina negjmije - ramiz
Komunistat enverist , serbija, greqija krejt anemiqet e kombit menxi presin ti dal flaka shqypnis dhe kosoves, shiko cfar bejen maqedonet,
I nerumi Petrit nuk dehsa tju them mos kerko debat nga une, masi je be pal me kuqaloshet, i kemi do bindje te perbashketa, por jo ndaj sales ,asepak nuk pahtohem em ty,se si mundohesh te shfrytezosh gjugjemagjugjet kuqalosha per te dametu Salen, mbi te gjitha Shqypenin, te kam then,s ekeshtu ke me e pas edhe per naj 10 vjete, Bie sala hyp nano, zbret nano kacavjeret meta,majko, rama mjafet e ka hyqymetin e tiranes, ska mend per ma shum.
sinjalet e gjelberta rames ia japin greko serbet per te kall shypenin,ok
Amerika i din se ksuh jan sala e milo majko ramo metat, ska ka ia mban, duhet te punoj me dikan per interes te vetin me shume, se sa per tu krekos politikanet tan.
Kalo mir dhe mos i jep vetit siklet sala po i ben edhe 4 vjet
Tashe e ak thirr Hahsimi ne Kosove, edhe hashimi ka ken anti sala ma i madh e mban mend o petrit!
Më 6 e 7 tetor Berisha viziton Kosovën



Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 -Berisha24
Kryeministri shqiptar vjen në Kosovë me ftesë të kryeministrit Thaçi

[color:5f92=#999]24.09.2009 |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 EmptyFri Sep 25, 2009 12:26 pm

medalim shkruan Sali Brisha nuk mposhtet nga komunistet si Ramiz alia!
More i mjere po vet sali berisha ishte komunisti me i madhe ne shqiperi.
Ky denoi diferencoi likvidoi qytetare ne emer te komunizmit si sekretare i Lk te Shqiperise.
Ky dhenderr serbe mik i fazliqit Millosheviqit mishkoviqit.
Ky ishte kunder uck .
E ju e perkrahni Rugoven salen vetem pse ishte kunder uck dhe ka marredhenje te mira me serbin greqin shkupin.
kurse tashe e perkrahni edhe Thaqin ramushin vetem pse bejne politiken e tradhtarit Rugova.Shume mire jeni duke i edukuar femijet e juve ne perkrahje te njerezve te shitur qe punojne kunder kombit shqiptare .veq e shkaterruan kombin po do tja hajne edhe kockat me juve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 31 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: