Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prejardhjen e emrit ''Kosova''

Shko poshtë 
+3
Beton
Orfe@
dibra
7 posters
AutoriMesazh
dibra
Fillestar/e
Fillestar/e
dibra


Female
Numri i postimeve : 47
Age : 44
Vendi : st
Registration date : 12/08/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 2:58 am

Pershendetje Antar te nderuar te BashkimitkombetarDesha ta die nga ju se nga e ka prejardhjen emri Kosova....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 3:53 pm

 Emri mund të jetë sllav, por mund të jetë dhe thrakas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 3:55 pm

Biligoa

Emrin Kosovë e ka spjeguar shume mire tek nje teme Nezir Myrta ,vetem se nuk me kujtohet tema cila eshte nese hulumtoni ne Forum e gjeni temen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ibrahim Rugova
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ibrahim Rugova


Male
Numri i postimeve : 73
Age : 111
Vendi : (_I_S_T_0_G_)
Registration date : 08/09/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 4:11 pm

a thua pse valle duhet ta mundohemi ta elaborjme emrin KOSOVA kur pa asnje debat e pa asnje polemik emri me i qelluar edhte DARDANIA,pse valla duhet ti gjejme shkas serbeve qe thojne se emri KOSOV ka dmth sebe kur e kemi emrin tone te bekuar DARDANIA....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 4:13 pm

Ibrahim Rugova shkruajti:
a thua pse valle duhet ta mundohemi ta elaborjme emrin KOSOVA kur pa asnje debat e pa asnje polemik emri me i qelluar edhte DARDANIA,pse valla duhet ti gjejme shkas serbeve qe thojne se emri KOSOV ka dmth sebe kur e kemi emrin tone te bekuar DARDANIA....

I nderaur

Kete e dime por tema eshte se nga e ka prejardhjen emri Kosova te keshilloj ta lexoishe edhe nje here titullin e temes FLM.

Mirkuptime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 5:20 pm

Kam degjuar te vjetrit ?
KASOV e jo Kosovë, pra vetem se kjo gjenerata e re e quan keshtu ne gjuhen letrare ndersa pleqet qe kemi gjalle ende e thrrasin KASOVA.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyMon Sep 15, 2008 9:33 pm

Biligoa, edhe gjeneratat e reja e quajne Kosova & Kosovë, kreit mvaret se per cka eshte fjala.
p.sh :

Kosova është e jona.
Dua të shkojë në Kosovë .

Nuk eshte qe vetem gjysherit tane e quajne ashtu.

Vazhdim te mire ... !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyTue Sep 16, 2008 2:49 pm

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DARDANIA

DARDHANIA

Erdhën me zjarr barbarët dhe na quajtën barbarë!
Erdhën
pushtuesit e egjër barbarë nga të gjitha anët e horizontit në trojet
dardhane illire, që as nuk dinin t’I spjegonin kultët e kulturës
illire-pellgaze, formuan gjuhë e kultura të tyre nga gjeo-historia
dardhane illire dhe pushtuan, barbarizuan, copëtuan ndanë e përçanë
barbarisht, deformuan Historiografinë e Vërtetë, në mënyrat më të egra
dhe çuditërisht, shkruajtën dhe I quajtën vendasit autoktonë – barbarë
dhe gjuhën shqipe illire, Gjuhën e Perëndive të antikuitetit e quajtën
gjuhë barbare!
Erdhën barbarët egërsisht dhe na quajtën barbarë!
authori

(NJË VËSHTRIM HISTORIK GJEO-LINGUISTIK)


SOT KUR THUA EMRIN – KOSOVA
– KE THËNE EMRIN - DARDHANIA

KOSOVA
ZEMRA E DARDHANISË

DARDHANIA
GJAKU I ILLIRISË

ILLIRIA

DOMETHËNIA E BALLKANIT

RRJEDHA PELLGAZGJIKE


Emërtimi
– dardhan, dardhanët është emri I paraardhësve më të afërt të
shqiptarëve të Kosovës së sotme dhe vet Kosova njihet zemra e
Dardhanisë illire, që më së bukuri e plotëson toponomi stërgjyshor
historiografik – Dardhania!

Nuk ka si mos të ndihet krenar
historiani, kur shkruan për Historinë e Ballkanit illirik, kushdoqoftë
ai – por, krenaria më e madhe është e shqiparit, kur shkruan me lot në
sy e me plagë në zemër - Historinë e vet të drejtë dhe reale!

Por,
nuk ka si mos të ndihet I zhgënjyer dhe I nevrikosur secili historian,
e sidomos shqiptari vet, kur shkruan për Ballkanin Nyjen europiane, që
I lidhë Dy Anët e Udhës Diellore, I shkatërruar në aqë përmasa
historiografike katastrofale! Nuk ka si mos të ndihet I prekur dhe I
lënduar, I plagosur shpirtërisht, sidomos shqiptari, me një
Historiografi aqë të deformuar ballkanike! Pse mos të dihet Historia e
Vërtetë?Përgjegjësinë, për politizimin ballkanik e mbanë më së shumëti
Historiografia E Deformuar me deformuesit e saj!
Është koha të shkruhet Historiografia Reale!

Pse Ballkanit I kullojnë plagët gjak luftërash?

“Nganjë fije nëpër dhëmbë ” –

E Popullit.


ETHYMOLOGJIA E EMRIT - KOSOVA


marrim si fillim, prej të afërmes kah e largëta, vet emrin – Kosova, I
cili emër është deformuar, politizuar, përshtatur sllavizimit, I cili
emër pretendon të shqyrtohet nga dy anë ethymologjike: një anë studimi,
prejardhja e emrit nga fjala – koso, që ka domethënie – sorra të zeza,
me sufiksin thrrak – va , si emërtimi I përshtatur gjatë periudhave
historike pushtuese mbi dardhanët illirian.

Ky emërtim –
Kosova, më tepër është bërë për shkaqe politike, për ta zhdukur nga
historiografia ballkanike vet emrin real – Dardhania, pas përhapjeve
pushtuese – invazioneve sllave në Ballkan, për tu vendosur krejtësisht
mbi tokat dardhane-illire. Emri Dardhania fuqizon prezencën shqiptare
dhe lëkundë prezencën e ardhësve në Ballkan, sepse, kjo shëmangie e
këtij emri, iu lejon toponome të reja deformuese në hapsirën
gjeo-politike, duke e ndryshuar hartografinë ballkanike. Kjo çvendosje
apo zhdukje e emërtimit real kur dihet ekzistenca e shtetit dardhan me
fakte të pakontesueshme, është edhe çrregullim historiografik, ku
pushtuesit formuan një hartografi fallse, duke iu shëmangur fakteve
historike për etnogjenezën e vërtetë të Ballkanit.
Deformimi
onomasiologjik i Ballkanit është përgjegjësi e pushtuesve mbi
territoret shqiptare me harta të dhunshme topografike, me politizime të
antroponomeve, toponomeve, hidronomeve dhe vet etnonomeve të vërteta
dardhane arbërore illire. Pushtuesit, jovetëm që lanë gjurmë kulturore
e fetare, të emërtimeve të njerëzve, që nuk janë me spjegim shqip, por
e zhduken topografinë reale ballkanike, që mos të dijnë brezat e rinj
ethymologjinë e vërtetë ballkanke!

Me zhvedosjen politike të
termit – Dardhania, - sllavëve iu dha mundësia nga fuqitë e kohës, të
shtrihen me pushtime barbare mbi tokat shqiptare dardhane. Duke mos u
përmendë Dardhania, në gjuhën politike të sotme, u bë deformimi e
falsifikimi më I tmerrshëm në hartografinë ballkanike dhe në
historiografinë e këtij Djepi të diturisë e kulturës botërore
përgjithësisht!

Deri në shek.XVII-XVIII, dihen vendasit
dardhan të këtyre territoreve autoktone shqiptare me një sipërfaqe prej
110.000 km. katrore, nga këto vende shqiptare: Naissa (Nishi), Piroti,
Përkupi (Prokupla), Leskoviku (Leskovci), Zharra (Pozharevci), Dardha
(Krushevci), Gurshumi (Korshumlia), Tauruna (Zemuni), Singiduna
(Beogradi), Samaranda (Smedereva), të rretheve të Kreshtabardhës
(Kopaoniku), Albaniku (Jabllanica), Topliku (Toplica), Lugina e Margës
(Morava), Bujana (Bujanovci), Pllaja (Plava), Ngucia (Gucia), Nikçi
(Nikshiqi), Podguri (Podgorica), Berana (Ivangradi), Treguri
(Novipazari), Skupi (Shkupi), Linkestidi-Manastiri (Bitoli), Bylazora
(Velesi), Lihnidi (Ohri), Astibi (Shtipi), Korkyra (Korfuzi), që u
përmenden vetëm disa toponome ndër më kryesoret…

Nga shkëputja
e dhunshme e mbi 81.000 km.katrore nga atdheu arbëror (shih:
Enciklopedia, Zagreb, 1973). vetëm nga shek.XVII e deri në vitët 20 të
shek.XX. të gjitha këto territore, ishin të Dardhanisë illire më të
vonëshme, si vetëm disa nga shumë vendbanime tjera shqiptare të
shfarosura me masakra massive e spastrime etnike, siç dihen territore
shqiptare (arbanase)…

Tash, - athua, emërtimi I Dardhanisë,
paska mbetur të zëvendësohet me një emër – sorrash të zeza – apo të një
fushe, si fushëbetejë fusha e kosave, fushë e shtruar në kosa (shpata),
gjatë Luftës së Kosovës (1389)?
Ky emër aqë I dashur për rashët
(lexo: sërbët), emër aqë I dhëmbshëm luftërash, paska mbetur vërtet,
nga fjala – sorra e zezë, me ato epitete krenarie – vajza kosovare –
kosovarja, duke ia fshirë plagët e luftës dëshmorit të vet në
fushëbetejë? Ky emër aqë I dashur paska mbetur si idol artistik e
symbol arti lutarak edhe historiografie, me prejardhje linguistike nga
– sorra e zezë?! A Kosovarja e bukur në fushë lufte me kokën e
luftëtarit në prehër, ajo kosovare qenka një sorrë e zezë?!

Kjo
ethymologji deformuese u bë vetëm për shkak të injorimit indirekt, si
mjet psikoze, duke e nënvleftësuar emërtimin, që në fund të fundit të
të gjithave atyre përpjekjeve histerike, të mbetet, përsëri tokë
sllave, si ato tjerat të lartëpërmendura... Këtu është në pyetje
nënvleftësimi si mjeshtri politike: nënvleftëso e merrja vlerën me nga
krejt qëllimet në prapavijë kohore.
Vet spjegimi sllav për emrin
gjeografik – Kosova, bie ndesh në kundërshtim me vet veprimin çlirimtar
dhe me vet etikën historiografike të asaj lufte çlirimtare nga turqit,
që fatkeqësisht kjo hipothezë përkrahet edhe nga studjues të
mirëfilltë…

Emri – Kosova – si emër gjeo-historik si një
emërtim I ngushtë topografik, që përkufizohet në mënyrë të thjeshtë
linguistike, rreth emrit të një fushe, të cilën fushë e emërtoi lufta,
respektivisht realiteti historik I një fushe të shtruar në kosa, në
shpata, kosa a shpata të ngrehura në fushëbetejë, ndërmjet ballkanasve
dhe turqve më 28. Qërshor, 1389. Ajo luftë u thirrë Lufta e Kosovës, si
luftë e përbashkët me të gjitha mjetët e luftës edhe me kosa, në vend
shpatash, që ka kuptimin e shprehjes – ballkanasit në kosa me turqit,
të ngritur kosaz, kosaz mbi turqit. Shprehja shqipe – kosaz është jo e
rëndomtë, kur dy veta apo dy grupe njerëzish janë në kryengritje, në
konflikt ndërmjet vetit, thohet shqip – po shkojnë kosaz, çka po shkoni
kosaz – me kuptimin kundër njeritjetrit në hasmëri…

Fjala
shqipe-illire – kosa është fjalë skipe-illire parasllave, që e morën
dhe e përehtësuan si huazim linguistik vet gjuhët sllave, me të njejtin
kuptim, çka është një veprim I ndërsjelltë I të gjitha gjuhëve të
afërta e të largëta. Vlen të theksohet se pikërisht sërbët në Luftën e
Kosovës (1389), nuk ishin as të njohur si komb e popull – sërb, por
emri I tyre ishte – rashë (rus), qe nga shteti I parë sërb – Rashka, si
banorë të principatës së Stefan Nemanjës të Rashkës (një princ shqiptar
I sllavizuar përmes martese – Stefani I Nemuni).
Në Luftën e
Kosovës, morën pjesë disa popuj ballkanik: shqiptarë, sërb, bullgarë,
boshnjakë, rumunë, hungarez, kroat etj. edhe me ndihmën e vet rusëve.


HEROI I LUFTËS SË KOSOVËS – SHQIPTARI MILLESH KOPLIKU


Heroi
I Luftës së Kosovës ishte shqiptari – Millesh Kopliku, princi ushtarak
gjeneral, I cili e therri në thembër me shpatë a kosë të helmet,
mbretin e suprfuqisë së kohës – sultan Muratin në çadër ushtarake, kur
ai ia dha këmbën në shënjë përshëndetjeje, mu në sy të shtabit suprem
të ushtrisë turke - kur Milleshi shkoi në bisedë me atë gjatë luftës,
për të kërkuar armëpushim! Ai hero ballkanik, ishte Millesh Kopliku,
sipas të dhënave historiografike shqiptare edhe nga vet gojëdhënat,
këngët lirike popullore, të përciellura brezpasbrezi, që sot populli
shqiptar dokumenton - shqiptari, të cilin e përvehtësuan sërbët, gjoja
si Millosh Obiliqi, sërb!
Vet kënga “Lufta e Kosovës” (1389), e
cila u këndua derisot me lahutë nga shqiptarët, jep spjegime
interesante qe nga bestytnia e deri tek faktet reale historike. Ëndrra
e Muratit, se do ta pushtonte Ballkanin, por “Hana e Dielli n’det ishin
ra”, që difton vdekjen e tij në Kosovë, para nisjes për luftë – difton
drojen e e pushtuesit, se pikërisht Kosova ishte gjithmonë fund I
perandorive pushtuese:

Sulltan Murati andërr kish pa:
“Dy orrla mue n’krahë m’kanë ra,
Tanë yjzit pej qielli n’tokë janë ra
Tanë me tokën na ishin bashkue –
Hana e Dielli n’deti ishin ra !”
………………………………….
E Milleshi te mreti asht shkue –
Çojke kamën mreti me ia dhanë,
Ky hanxhar mretin e kish shpue
Dekun mretin e kish pa lanë!
Qaty Milleshi ish konë dalë –
Mirë atkisë n’shpinë I ka ra
Po munohen turqit m’I pre
………………………………
Ni shkinë plakë e kishin gjetë
Qaty shkina turqve u ka thanë:
Ju tha shpatat për me I shtrue

E atkisë n’guj për me I mshue

“Lufta e Kosovës” këngë “Përparimi” Prishtinë, 2/1978

Kënga
rrëfen, sesi vet: “Qaty shkina turqve u ka thanë / Kurr Milleshin ju
s’mundi m’I pre / Se I veshun në hekur pancir asht / Edhe atkinë e ka
veshun n’hekur / Ju si n’mujshi Milleshin m’I nxanë / Kqyrni çilsat ai
n’musteqe I ka….” Dhe vet vdekjën e Millesh Koplikut ua tregon ajo
shkina plakë, që merret në këngë si spijune turke, për ta pre, me e vra
heroin e Luftës së Kosovës!

Pas vrasjes së Sulltan Muratit, u
thye ushtria turke përkohësisht, me aktin heroik të shqiptarit –
Millesh Koplikut, që e falsifikuan sipas historiografisë sërbe, si
gjoja Millosh Obiliqi. Sipas falsifikatorëve sërb e para tyre – atyreve
grek: të gjithë trimat e heronjtë ballkanik të luftërave çlirimtare, të
gjithë strategët e dijetarët na qenkan vetëm të tyre! Ashtu ndodhi me
Konstantinin e Madh, me Lekën e Madh (Aleksandrin e Madh të Makedhonisë
illire), gati edhe me vet Skendërbeun, që nuk e falsifikuan, po mos të
ishin dokumentet historigrafike, letrare e shkencore perëndimore të
kohës…


EMRI KOSOVA NGA FJALA – KOSA


Emërtimi –
Kosova – origjinën e vet linguistike e ka në emrin – kosë, kosa, që
është vegël pune për kositjen e barit, apo premjen e barit, kosa që
kositë barin. Kosa është fjalë që përcakton një cope të gjatë e të
tëholluar metalike, me përbërje çeliku e hekuri, me gjatësi thuaja sa e
shpatës, e tëhholuar me maje pak të kthyer harkore, me një teh shumë të
mprehtë – teh anze, si anza që të sosë, pret si anza si rrfeja synonome
këto të shprehjeve shqipe. Gjërësia e kosës është pothuaj sa e
shuplakës së dorës, ngjitet për një bisht druri të gjatë përmes çykës
së kosës e me dorëz, si mjet kositjeje.

Kosa është përdorë
edhe si mjet lufte, në mbrojtje e në sulme, duke e lidhur tehun tek
çyka e kosës me një rub, harrën, për ta përdorë si dorëz shpate, dorëz
kose. Çka do të thotë se kosa është përdorë edhe si mjet kositjeje të
barit edhe si mjet lufte në raste eventuale…

Në Luftën e
Kosovës (1389), si luftë e përbashkët e ballkanasve kundër turqve,
shumica e ballkanasve, luftëtarë në atë fushëbetejë – Fusha e Kosovës –
as nuk kishin armë të duhura lufte dhe në mbrojtje të Ballkanit, ata
përdorën edhe kosët, kosat, si armë në vend të shpatave. Dhe si luftë
gjithballkanike, ajo fushë lufte u shtrua në kosa, fushë e shtruar në
kosa si emërtim me kuptimin me të gjitha mjetet e luftës së
përgjithshme gjithpopullore ballkanike – kosa – kosava – kosavë dhe nga
aty I mbeti edhe vet emërtimi – Kosova.

Rrënja kryesore e
fjalës është rrokja – k o s – si deminutiv morfologjik e
fonetiko-historik – që formoi shumë emërtime e kompozita i.e. dhe PIE.
Rrënja kos kuptohet në shqip, sipas mendimit tim mund të zbërthehet në
një analizë fono-morfologjike – kështu:


K=ecja, veprimi I njeriut,

O=dielli,

S=onomatopeja
e lëvizjes, fishkëllima e kosës gjatë premjes së barit, si premje
harkore sss, në kuptimin e emrit – kos (kosë, kosa) – premja
gjarpërore, harkore, si fuqizim I dyfishtë fonetik e morfologjik –
onomatopeja e veprimit të premjes, apo lëvizjes së trupit në hark, në
sferë, në rreth, për tu krijuar energjia fizike apo edhe ajo energjia
shpirtërore.

Rrënja e fjalës – k o s – ka kuptimin e lëvizjes
harkore, lëvizjes së trupave në natyrë e deri tek lëvizja e trupave
qiellorë, që formoi emrin – kosmos. Kjo rrënjë k o s – formoi
kompozitat i.e. koseria, kosmetik-ë, kosmik, kosmodrom, kosmografi-a,
kosmonaut-I, kosmopolit, kosmopolit-izëm, kosmovizion, etj.

Fjalëformimet
i.e. e ballkanike: kosavë, kosava, kosavina, kosmaj, Kosturi, Kosmaqi,
kosto-ja, kanë spjegim shqip në fjalën – premje, premje në lëvizje,
diçka që prehet si me teh në lëvizje, e deri tek premja e çmimit – kos-
kosto-kushtim, kusht, që duhet prerë, caktuar, çmuar sipas vlerës
materiale apo shpirtërore, kur njeriu prehet në vend nga befasia,
çudia, tmerri, frika, gëzimi I madh I papritur etj.
Kuptimi I
emrit – Kosovë, Kosova është vend premjeje, fushë premjeje, kositje
trupash, sikur kositë barin në livadh, vendpremjeje me shpata e kosa.
Shprehja artistike popullore shqiptare ka ra kali me not n’gjak është
shprehja më e fuqishme shpirtërore, e cila difton fushë gjaku, premje
trupash si pret kosa barin…fushë e mbushur me gjak – Fushë-Gjaku –
Fushë-Kosova – Kosova!
Armiku në Kosovë është pritë e pree edhe me teha kosash e shpatash në mbrojtje!


Shqipen ballkanike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyTue Sep 16, 2008 2:52 pm

Nezir Myrta / EMRI DARDHANIA

Origjina
lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me
paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, deri me shkatërrimin e Illirisë
së Vonë, me rënien e Mbretërisë Dardane të Gencit, më 168 p.e.r. kur u
lind kalendari I ri, me ditën e muajit të parë kalendor me fillin e
epokës e cila quhet sot epoka e re. Ndërsa ethymologjikisht emri -
Dardania solli dhe formoi emërtimin shkencor – botanomin – dardhë,
dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherënës, I gjinisë së
dardhës I familjes së trëndafilorëve (Rosacea). Vet emri shkencor
botanik, lidhet me fjalën skipe-illire të stërlashtë, nga Botanika
illire edhe para kohës së Dardhanusit e Theucerit.

Ethymologjia
e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanëve të
shumëhershëm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emërtimit të
Grykës së Dardhanelleve dardhane, para emërtimit të Dardhanisë afër
Hillionit e Abidhosit, atëbotë, kur shkenca shqipe- illire (skenca
skipe) ishte në kulmin e lulëzimit të saj – që ne sot e quajmë –
Antikuiteti botëror, në rrafshin trekontinental azio-afriko-europian
historiografik dhe në përmasa shkencore gjenerale.

Dardhania –
njihet historikisht nga babai I Historisë Herodoti dhe nga tjerët
authorë antik – Dardhania – si emër gjeografik dhe mbretëri e lashtë
prej Mijvjeçarit të VI p.e.r. që do të thotë, tash e mbi tetëmijë vjet
më parë, që ruan dëshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit,
Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atëbotë Dardhania
(para)historike ishte e banuar nga dardhanët illirian të cilët bëjnë
pjesë në dyndjet egjeane disa here në histori, nga Azia në Europë, nga
Europa në Azi dhe anasjelltas.
Gryka e Dardhanelleve, Dardhania
afër Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretëria dardhane e Hillit,
Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarët e sotëm
të Kosovës – janë hallka të këputura historike të cilat I përkasin një
tërësie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

Herodoti,
shkroi mjaftë për jetën e dardhanëve në Ballkan edhe tej e këndej
Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit në veprën e parë
europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqë shumë shkroi për heronjtë
dardhanë të Hilliadhës (Iliada) – shkrimet për dardhanët u deformuan
nga politizimet e shumëta të pushteteve gjatë periudhave historike mbi
trojet trojane dardhane edhe vet nga authorët antik, si historianë
anti-illirian të korruptuar oborresh mbretërore të mëvonshme
greko-bizantine e romake.

Sipas shumë rezultateve arkeologjike
“të cilat në Egjee dhe në Azi të Vogël, supozojnë praninë e një
elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke përcaktuar me një
lashtësi të hershme në Mijëvjeçarin e III-të p.e.r.” Të dhënat
historiografike edhepse me disa ndryshime për shkaqe të politizimeve
kohore, përsëri janë hallka hartografike të shkëputura, të cilat mund
të lidhen, por me një mjeshtëri të forte, duke I gjetur të
shtrëmbëruara tek disa authorë antik dhe më reale tek disa linguistë e
historian të kohës së re.

R. Malteni thekson “lëvizjet
dardhane, I provojnë edhe ngjashmëritë e emrave Trojan me ata illir. Ky
fakt nuk dëshmon vetëm lëvizjet prej Azisë për në Europë, por edhe
anasjelltas. Shtegëtimet nga Azia në Europë, do të spjegonin me një anë
bredhjet e Eneut dhe të heronjve tjerë Trojan, siç janë: Paridi,
Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. të cilët kishin prejardhje
ballkanike dhe dardhane”, si heronj të Hilliadhës homerike.

Emri
– Dardania që ka origjinë linguistike nga botanomi – dardhë, dardha –
dhe që duhet të thohet drejtë shqip – Dardhania - është dirigjuar nga
sllavistika, që nuk ua qet goja disonin dh, në mungesë të këtij
dytingullorit – dh – është një deformim fonetik edhe vet në Shqipen e
sotme, poashtu edhe në Linguistikën Shqiptare, në Albanistikë – kurse
në Shqipen e Vjetër, si botanom, është ruajtur edhe si antroponom,
zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanë, Dardhana – Dardhania.

Toponomi
– Dardhania – shtrihet në rrafshin gjeo-historik dhe
historiko-linguistik aqë të madh euro-aziatik, saqë vetëm duke
përkujtuar realtetin kohor një histori illire të humbur në toponomet –
Dradhania e Trojës (Dardania e Troades, në jug të Hellespontit), që
edhe sipas Apollodorit “dihet se në territorin e Trojes (Troades)
shtrihej një krahinë me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni
“Dardhania, quhej sipas emrit të qytetit dardhan, që shtrihej afër
Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotëm - Dardhanellet lidhet
direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e
deri në veri të Ballkanit, me shtrimje në onomastikën ballkanike, deri
mbi trevat e Delmatisë e të Dakisë, respektivisht, edhe deri tek kulti
i kulturës mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i
Zojsit) – Të gjitha këto të dhëna onomasiologjike antike, na japin një
pasqyrë reale, por në hallka të këputura historike, të cilat dikur
ishin të lidhura në një zinxhir gjeo-linguistik epokal.

Dardhanët
– fisi illirian nga mbretëria e Hillit të Hillionit, si trojan nga
Hillioni (Hilli Jonë – Hilli joni) formuar si mbretëri në vete, kishin
bërë lëvizje në dy drejtime: në Ballkan dhe në Apenine. Historikisht
për lëvizjën dardhane në Veri e në Jug , flasin me fakte
historiografike sjegimet e toponomeve të ngjajshme në Azi të Vogël, në
Illiri dhe në Apenine, në Pelloponez e në Sicilii.
Straboni
shkruan se në Dardhani janë dy fise dardhane: galabrët e thunakët
analogjia e të cilëve gjindet në Jugun e Italisë – galabrët (Galabria –
galanët, të zeshktit, zeshkanët, sipas fjalës shqipe galë, gala,
Galani, galanët, galabrët – galabrezët (kalabrezët e Kalabrisë), ku
sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezët e Italisë
së sotme. Me lëvizjen e galabrëve kah Veriu Apenin u formua edhe
etnonomi - Galia, galët – Frankët – Franca e sotme.
“Galabrët dhe
Daunët në Apulli, që nuk është vështirë të spjegohet kjo analogji, jo e
rastësishme, kur dihet se territoret e Kalabrisë ishin të banuara nga
fiset illire: mesapët e japygët që ishin vendosur atje nga Ballkani. Në
këtë dyndje egjeane të elementit kulturor në siujdhesën Apenine –
sigurisht kjo është pjesa e elementit etnokulturor të dardhanëve.
Historiani Plini Plak shkruan për fisin dardhan, të cilin e ka
shkatërruar Diomedi në Apenine.

Fjala mesap është krejtësisht
fjalë shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe
shprehet përmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapë, mesapit =
me dukët, ndoshta mund të jetë... kur njeriu është dyshues në diçka, e
që nuk është i sigurtë në veprimet që e rrethojnë gjatë ekzistencës së
tij – mesapë – mesapit (po, jo), mesapët – Mesapia.
Lidhja
gjenetike e mesapëve dhe e japygëve me illirët ballkanik – spjegohet me
emrat illirë, në mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri
Drossus në mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) është edhe në
mbishkrimet mesape në trajtë – drossihi , Blatios (Isa) – emri i një
princi ushtarak nga Apullia. Në mbishkrimet mesape u dëshmua emri
Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe
tek katundi Lumbarda.

Emri Lumbarda, që në shqipen spjegohet –
Lumbardha, lumi i bardhë, spjegon edhe vet ethymologjinë e emrit –
Lombardia, krahina e Lombardisë, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy
fjalët: lum + bardh, Lumi i Bardhë, që shtrihet në luginën e lumit Po
në Italinë veriore – Lombardia.

Në Korçulla që tek mesapët
njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson:
“një pjesë e këtyre fiseve dardhane është ndarë edhe ka kaluar në Azi
të Vogël tek Frigët”. Dyndjet e dorikëve si dyndje egjeane (dorikët –
dor ik, ik dorë, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianëve,
këtë lëvizje dardhane e lidhin me dorikët që u bënë në fund të shek.
XIII p.e.r. dhe në fillim të shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse
sipas B. Çoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lëvizjet dadhane
i janë shëmangur pjesës qendrore të Illirisë (Shqipërisë Veriore, Malit
të Zi, Dalmatisë(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinës, Bosnjës
Jugore, Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakut, atëherë do të thotë se,
drejtimi i këtyre lëvizjeve dardhane, u bë nëpër pjesët lindore të
Ballkanit”. Në kundërshtim me këtë mendim, M.V.Grashanini, thotë se:
“lëvizjet e dardhanëve, si lëvizje egjeo-dorike kanë shkuar kah pjesa
Perëndimore e Dardhanisë, ose në territorin e sotëm të Kosovës” duke
mos e përmendë pjesën tjetër jasht Kosove, në gjithë Sërbinë, Malin e
Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninë Veriore, vetëm për shkaqe politizimi të
territoreve të pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnë
theorinë e Dabinoviqit, përsëri shihen lojërat politike në vend të
fakteve historike.

VIJON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyTue Sep 16, 2008 2:54 pm

vijimi - Dardhania

Në dyndjet e mëdha egjeane në pjesën e saj
të drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perëndimor dhe
treva e sotme e Kosovës. Nxirren konkludime të shumëta jo vetëm në
forma hipothetike, se një pjesë e madhe e formave tipike të punimeve
nga guri e qeramika, që janë karakteristike më vonë për paijonët
sëbashku me trajtat e caktuara metalike si forma të nxierrjës së
fakteve nga punimet me dorë manifakturale – kjo formë ka depërtuar
nëpër Kosovën e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lënë me
siguri anash rrugën e Moravës” që ishte Marga dardhane, lumi më
jetëdhënës i dardhanëve për ekzistencën e tyre deri në shek. XVIII, kur
pas spastrimeve etnike mbi dardhanët, u bë vendosja barbare e sllavëve
në Dardhani. Mu për këtë shkak edhe heziton Grashanini ta vëjë “rrugën
e Moravës” në kontekstin dardhan.
Nga ky spjegim faktesh
perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, që këto hipotheza i forcon
materiali arkeologjik i periudhës kalimtare nga bronzi, në periudhën e
hekurit, që vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisë.

G.
Novaku thekson: “...dadhanët ishin popull në vete, që kishin qendruar
(me të njejtin emërtim etnonomi e toponomi) deri në kohën e Justinianit
I (527-565 e.r.) kur në atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i
lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur
dardhanët e Trojes (Troadës) me dardhanët ballkanik, pasi edhe kanë të
njejtën etnogjenezë trashigmie të rodit të tyre apologjetik ndaj
lëvizjeve të madha në të tri drejtimet e tyre veriore, lindore e
perëndiore të Ballanit dhe në Apenine.

Hapësira linguistike
dardhane shtrihej në gjithë territorin ballkanik, si hapsirë
linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapësirë elementi gjuhësor
illirian, shtrihet në këtë territor të gjërë gjeo-linguistik, siç
provon B. Hronzy, duke i dëshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi.
Këtë konstatim të Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisë
identike në territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek
është i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e
formimit dhe e diferencimit illirian, i cili është vendosur në gjithë
Ballkanin, bie shumë para vitit 3.000 p.e.r. këtu edhe jetojnë illirët
me fatin e tyre historik”.

Gjithë territori dardhan i përket
zonës illire etnogjenetikisht, për nga karakteri linguistik dhe formula
onomastike trepjesëshe të cilën Duje-Randiqi-Mioçeviqi, e konstatojnë
në Dalmaci është dëshmuar edhe me materialin epigrafik të Dardhanisë
(Studime Onomastike illire). Ndër tjera kjo lidhje e përgjithshme,
jovetëm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik të
Dalmacisë së mesme në territorin dardhan, shihet edhe në analogjinë e
spjegimit të antroponomisë, të atyre mbretërve dardhan sikurse janë:
Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) përfundon studimi. F.
Papazoglu, në veprën Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotë: “i gjithë
materiali i gjetur onomastik në territorin dardhan, mund të ndahet në
dy grupe emrash: 1. grupi lindor në të cilin ekziston elementi
onomastik thrrakas dhe i cili përfshinë pjesën lindore – territorin
ndërmjet Skupit (Shkupit),Kumanovës e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi
perëndimor, në të cilin përfshihet territori i Kosovës dhe çka është më
karakteristike – në Kosovë është dëshmuar onomastika e pastër dardhane,
e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund të mohohet përatësia illire e
etnonomit dardhan që jeton në tokën e vet.
Dardhanët jetojnë në
tokën e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e të cilëve nuk mund të
provohet as të dëshmohet jasht territorit të Dardhanisë, tregojnë për
praninë e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili është faktori më më
rëndësi në ndikimin dhe në formimin etnik, e sidomos në formimi e
Onomastikonit dardhan. Ky element kohëve të fundit po identifikohet si
substrat pellgazo-anatolian, idiomat e të cilit, sipas Karl Oshtirit,
janë ruajtura në të folmen e gjuhës paraballkanike – në Illirishten e
stërlashtë.

Dardhania duhet të konsiderohet si zonë onomastike
e veçantë. Fakti se emrat illirian gjinden në gjithë territorin e
Dardhanisë dhe se numri i tyre është shumë i madh edhe të dëshmuar
vetëm në Dardhani, tregon se Onomastika illire në Dardhani, ka qenë
gjithmonë autoktone dhe jo e marrun nga jashtë” përfundon me të drejtë
historike – Fanulla Papazoglu.

Logografi Hekateu nga Mileti,
shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kështu: “Këtë po e shkruaj siç mendoj se
është e vërteta. Se çka e tregojnë grekët, e shumëta e tyre është
qesharake. Madje – edhe atëherë kur grekët flasin për illirët, për
fiset e tyre e sidomos përmarrëdhëniet e tyre me botën, - gjithmonë
flitet në kontekstin e politikës maqedone, apo romake...” Ky mendim
real i Hekateut është vetëm një nga shumë dëshmi të gjalla për
falsifikatorët grek, sesa e kanë injoruar gjuhën e kulturën dhe
shkencën illire duke e përvehtësuar tejmase dhe njëkohësisht, këtu
shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

Tëvona,
Hekateu nuk ngurron të shkruaj edhe kështu: “Hekateios Milesios hode
mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai gar Hellenon logoi
poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


Kur Apiani
i Aleksandrisë jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai
tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de
paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai
Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho
kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai
Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”.
(Apiani: Illyria IV).


Interesante është paraqitja e fiseve
illire në gjuhët i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e
kanë marrë tjerët kuptimin e etnonomeve të fiseve illire edhe ashtu ka
mbetë edhe jasht kontekstit të gjuhëve të tyre, në disa variante gjoja
gjenerale globalisht në pikëpamje linguistike. Si pikëpamje fonetike e
morfologjike – fjalën – emër illire, me pamundësi theksimi në disa
gjuhë të tyre edhe për shkak politizimesh edhe me vet shkencën
linguistike derisot, iu kanë imponuar popullit, me pamundësi theksimi
të tingujve dhëmbëzorë (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh,
gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa të theksimit të grupeve (nd, ng,
o-shkurtzëshe) janë probleme të hapura për diskutim.

LATRONËT
E DARDHANISË. – njihen në histori si kryengritësit dardhan kundër
pushtimeve të huaja e robërisë, nga fuqitë e të dy anëve të udhës
diellore – deri tek njohja historike e dardhanëve të sotëm të
fundshekullit XX-të kundër masakrave masive e pastrimeve etnike
sllavo-ruse mbi territorin e ngushtë dardhan të Kosovës. Në burimet
antike të shkruara, dardhanët njihen si fis i fortë i përmendur,
luftëtar të fortë e të qendrueshëm në çfarëdo ekstazash tmerri
luftërash eventuale - që përballuan të gjitha rreziqet shkullore e
mijëvjeçare prej të huajve. Njihen mbretëritë dardhane nga Bardhilli,
Agroni, Theuta e Genci. Kështu nga shek.III p.e.r. dardhanët kishin një
shtet të fortë e të fuqishëm politik, ushtarak e administratinv në
Ballkanin illirik. Krijuan mbretërinë me dinastinë e Llongarit dhe si
fuqi e madhe politike ballkanike. Në atë kohë të Illirisë së vonë pas
shumë mbretërive para epokës së re, një nga qytetet me rëndësi e qendër
e madhe tregëtare xehtare e Dardhanisë ishte Damastioni, i cili ka
krijuar edhe monedha te veta origjinale të mbretërisë dardhane, si dhe
qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima,
Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

Skupi-Skardi-Skodra
përbëjnë tretoponomshin linguistik që tregon një tërësi territoriale
kompakte dardhane, njësi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si
onomasiologji unikate e një populli ashtu sikur edhe është populli i
sotëm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtë e këtyre tre toponomeve në
fjalë, linguistikisht si gjenezë e përbashkët e këtyre tre emërtimeve
si emra gjeografik, të cilat përbëhen nga rrënja e njejtë e fjalës me
dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si një tërësi gjeo-historike
dhe gjeo-politike, e cila nuk mund të ndahet arbitrarisht, ashtu
sikundër nuk mund të mbetet e ndarë gjeo-politikisht për shkaqe
politizimesh ballkanike.
Shkupi ishte kryeqyteti i dytë i
Dardhanisë pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e
romake, deri me rrudhjen gjeo-politike të fundit deri tek Shkodra e
Theutës dardhane illire, buzë Adriatikut (Hadriatikut illirian) si
qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i
Dardhanisë (168 p.e.r) kur ra nën pushtimin romak.

Të gjitha
fiset illire: dardhanët, makedhonët, epirotët, ardianët, skordistët,
delmatët, liburnët, dakët, paijonët, e deri tek fiset e hershme
Thaullantët dhe Henhellejtë (Enkellejtë), me formimin e mbretërive të
tyre të veçanta, disa herë historikisht u rrënuan nga luftërat ndërmjet
tyre e deri tek luftërat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrënuan
dhe u ribashkuan disa herë në histori – popullëzuan Ballkanin dhe
Europën e më gjërë, duke krijuar gjuhë e kultura europiane e botërore.

Onomasiologjia
europiane fillon me illirët, e nuk mund të spjegohet as vet emërtimi i
saj si shkencë linguistike, pa rrënjet e Shqipes së Vjetër, sepse të
gjitha gjuhët i.e. e kanë si burim të përbashkët Illirishten e Lashtë e
cila sot është gjuhë e gjallë, me bijën e saj të drejtpërdrejtë – Shqipen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyTue Sep 16, 2008 3:46 pm

Z.NEZIR MYRTA halllall te qofte qenke nje intelektual i vertet dhe ke jepur mendimin me te mire per emrin e Kosoves kur the se nese e permendim sot emrin Kosova kemi then emrin DARDHANIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' EmptyWed Sep 17, 2008 2:20 am

Ibrahim Rugova shkruajti:
a thua pse valle duhet ta mundohemi ta elaborjme emrin KOSOVA kur pa asnje debat e pa asnje polemik emri me i qelluar edhte DARDANIA,pse valla duhet ti gjejme shkas serbeve qe thojne se emri KOSOV ka dmth sebe kur e kemi emrin tone te bekuar DARDANIA....
emrin dardani e keni ba bajat ju o serbe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty
MesazhTitulli: Re: Prejardhjen e emrit ''Kosova''   Prejardhjen e emrit ''Kosova'' Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prejardhjen e emrit ''Kosova''
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar
» Pak njohuri per préjardhjen e disa qyteteve Shqiptare.
» Përdorimi i emrit të Pejgamberit....
» Kosova e mosvarur!
» Kosova dhe Laicizmi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: