Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK

Shko poshtë 
+12
xhema
xhiti
Lejla
Gjura
Sofra
che
paioni
rroni
rolling
malesorja e Kosoves
Anna
zeriatdheut
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 6:56 pm

Konsiderohet nënë e tri ushtrive që luftuan për çlirimin e shqiptarëve jashtë territorit të Shqipërisë, ndonëse para 25 vjetësh kishte filluar që të drejtat e tyre t`i mbrojë nëpërmjet veprimtarisë politike ilegale. Atëbotë Lëvizja për Republikën Socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi kishte mbledhur aktivistët e guximshëm që nëpër shtëpitë private dhe nën dritën e qirinjve do të punonin pa përtesë në gjetjen e mënyrave për arritjen e statusit të barabartë të shqiptarëve me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Numri i aktivistëve kishte shënuar rritje pas shuarjes së përgjakshme të demonstratave të vitit 1981, si dhe përndjekjen që po i bënte regjimi brenda dhe jashtë vendit.
Gafurr Elshani, kujton tani se si lëvizja kishte marrë formën e parë juridike më 17 shkurt 1982, në Stamboll të Turqisë. “Atje është nënshkruar marrëveshja për krijimin e LRSSHJ-së, thotë sekretari i përgjithshëm i LPK-së së sotme, duke folur për momentin kur përfaqësuesit e dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica të arratisur politikë nga Kosova, në prezencë edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Bujar Hoxha, kishin shpallur të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ). Tre muaj më vonë hyrjen në të e deklaron edhe përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri.
Gafurr Elshani

“Është subjekti më i vjetër në Kosovë që ka ruajtur vazhdimësinë politike dhe organizative për 25 vjet”, thotë Elshani, duke kujtuar se si në ndërkohë ishin bërë transformime në emërtime dhe në vijën programore, derisa udhëheqja ishte caktuar brenda grupeve të ngushta, deri më 1987. “Në vitin 1987 është mbajt mbledhja e parë e përgjithshme e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (siç është quajtur atëherë) me delegatë nga të gjitha rrethet në diasporë dhe Kosovë. Është zgjedh për herë të parë me vota të fshehta, udhëheqja, këshilli i përgjithshëm me 21 anëtarë, kryesia dhe redaksia”. “Për herë të parë ne e kemi një shembull, që në kuadër të një organizate ilegale, për shkak të kushteve dhe rrethanave të caktuara, janë vënë themelet e demokracisë së brendshme, institucioni i diskutimit, i vendimit dhe i ekzekutimit. Është qitur programi nëpër rrethe është diskutuar, janë mbajtur mbledhje nëpër rrethe janë zgjedhur delegatë, që kanë ardhur në një mbledhje, e cila ka zgjatur gati tri ditë në kushte të ilegalitetit dhe nga këta delegatë është bërë një listë e këshillit të përgjithshëm dhe anëtarët e kryesisë janë votuar dhe zgjedhur në mënyrë demokratike”, kujton ai. LPK-ja në ndërkohë botonte jashtë vendit revistën “Zëri i Kosovës”.
Hydajet Hyseni

Hydajet Hyseni, një ish-veprimtar i hershëm i çështjes, që kishte qenë më herët në rradhët e LPK-së, thotë se “LPK është njëra nga vazhdimësitë që ka arritur deri në kohët tona”. “Ajo zë një vend të veçantë në historinë më të re të Kosovës, me rëniet dhe ngritjet e pashmangshme. Mirëpo ajo që është e pakontestueshme, se në të gjitha fazat, me rënie e ngritje, LPK-ja ka grumbulluar në gjirin e saj atdhetarë nga më të devotshmit, më konsekuentët, dhe si e tillë ajo u ka dhënë shpeshherë tonin zhvillimeve politike, herë më shumë e herë më pak. Përkushtimi i njerëzve që kanë milituar në radhët e LPK-së kanë qenë gjithmonë atdhetarë, në funksion të zgjedhjes së çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve, Kosovës veçanërisht”, thotë Hyseni.

Luftë për të drejta

Sipas tij, “kjo lëvizje me “L”, me gjithë ndryshimet në emërtimin e saj, fillimisht si një Front për Republikën e Kosovës, pastaj Lëvizje për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, pastaj Lëvizje Popullore për Republikën e Kosovës e kështu me radhë, deri te kjo e sotmja, është vetëm pjesë e asaj që në historinë më të re të Kosovës quhet lëvizja për çlirimin e Kosovës, pra me “l”, si një emërtim që përfshin të gjitha organizimet në funksion të çlirimit dhe zgjidhjes së çështjes së pazgjidhur shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare të robëruara”.
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka kaluar një çerek të jetës së tij në këtë subjekt, për të cilin thotë se ka bartur mbi supe organizimin e rezistencës popullore në Kosovë, organizimin e diasporës në Evropë kryesisht dhe përpjekjet e mëdha dhe të përhershme për ta çliruar Kosovën.
Duke e ndarë veprimtarinë e saj në dy fusha, brenda dhe jashtë vendit, Haliti thotë se “LPK-ja ka qenë një organizatë e sistemuar shumë mirë, dhe një organizatë e cila përkundër goditjeve të herëpashershme që ia ka bërë UDB-ja, ka arritur që të ruaj vazhdimësinë e veprimit në Kosovë dhe jashtë”.
Falë këmbëngulësisë, ai thotë se LPK-ja në fund arriti të jetë ajo që përmes angazhimeve të përhershme dhe përmes udhëheqjes së saj ndikoi në masivizimin e UÇK-së dhe sistemin e ndihmave të përhershme për luftën çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë ai pranon se duhet kohë e gjatë për trajtuar zhvillimet në LPK. “Unë kam kalu në çerek jete si pjesë në LPK, e kam përcjell, jam rrit dhe jam pjekë bashkë me të, duke qenë njëkohësisht edhe një ndër udhëheqësit e saj”.
LPK-ja në fillim, sipas sekretarit Elshani, kishte qëllim ashtu si edhe të gjitha organizatat e atëhershme, realizimi i republikës shqiptare në kuadër të ish-Jugosllavisë. “Atëbotë ka pas kundërshtime dhe nga klasa politike shqiptare që thonin se është e pamundur të prishen tri republika për të krijuar një republikë shqiptare, mirëpo kërkesa e shqiptarëve ka qenë të jenë të barabartë me të gjitha kombet që kanë qenë në Jugosllavi”, thotë ai, derisa pranon se ka pasur edhe kërkesa për bashkim me Shqipërinë, mirëpo për momentin, kërkesa për republikë ka qenë më realja dhe më e realizueshmja.

Koha për luftë

Këtë synim LPRK-ja kishte synuar vazhdimisht ta realizonte me mjete paqësore mirëpo pa e përjashtuar mundësin e përdorimit “të mjeteve të tjera të dhunshme nëse shteren mundësit tjera”. Ne kemi provu, kemi kërku në mënyrë të vazhdueshme paqësore realizimin e republikës dhe kur janë shterr mjetet kemi filluar me u përgatitë për një luftë të armatosur, çfarë edhe ka ndodh në Kosovë”, thotë Elshani, derisa kujton vitet kur veprimtarët e çështjes po likuidoheshin nga regjimi ose po binin në përballje me të.
Raste të tilla ka pasur me dhjetëra, deri më 17 nëntor 1994, kur në Arau të Zvicrës u lëshua komunikata e parë ushtarake.
“Kryesia e LPK-së, pas insistimit të grupeve të armatosura brenda vendit merr vendim për fillimin e lëshimit të komunikatave, në të cilat merret përsipër autorësia e tyre. Pas një diskutimi të përimtuar Kryesia, duke pasur parasysh edhe propozimet e grupimeve ushtarake në terren, mori vendim që organizimi i ri ushtarak të quhet “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Komunikata u vendos të mbaj nr. 11. Në këtë mbledhje merrnin pjesë: Fazli Veliu, Emrush Xhemaili, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Gafurr Elshani”, thuhet në faqen zyrtare të LPK-së, ku jepet data 23 korrik 1993, si datë kur edhe Lëvizja mori cilësorin „Popullore e Kosovës”, ndërsa ishte krijuar edhe fondi „Vendlindja thërret”, si kanal për financimin e rezistencës së armatosur.
“Fillimisht edhe programi i UÇK-së ka qenë organizimi i luftës në të gjitha trojet, pastaj ka shku duke ju përshtat rrethanave dhe lufta e armatosur së pari është zhvilluar në Kosovë, e më pas edhe në Preshevë e Maqedoni”, kujton Elshani. LPK-ja në faktë ishte baza prej nga lindën që të tri ushtritë çlirimtare shqiptare: UÇK-ja e Kosovës, UÇPMB-ja e Preshevës dhe UÇK-ja e shqiptarëve të Maqedonisë.
Duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Elshani thotë se ajo ka lindur si rezultat i një vije të caktuar politike, bartës i së cilës ka qenë LPK-ja.
„Në atë periudhë kanë qenë dy vija politike, ajo paqësore që e ka pas Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe vija politike e armatosur, që e ka pas LPK-ja, dhe në kuadër të kësaj vije, programit dhe propagandës së saj kemi krijuar edhe UÇK-në”, kujton ai. „Për këtë janë krijuar e trajnuar kuadro, në fusha të caktuara dhe në mënyrë profesionale. Ka qenë një mini-akademi ushtarake që ka funksionu në kuadër të LPK-së”.

Qëllimet pranë realizimit

Sipas tij “UÇK-ja ka qenë pjesë e LPK-së, ka qenë vetë LPK-ja”. “Mirëpo kur është mendu me dalë publikisht atëherë ne kemi paraparë se është shumë më e drejtë me dalë me një emër të veçantë që nuk identifikohet me një subjekt, në këtë rast me lëvizjen, por me tërë Kosovën”, thotë Elshani, ndërsa shton se si emri, stema e simbolet e UÇK-së kanë qenë vendime që janë marrë nga LPK-ja.
Luftërat tashmë kanë mbaruar dhe mozaiku i lirisë së trojeve shqiptare është afër plotësimit.
“Ajo që ju takon shqiptarëve nuk është realizu ende, por nuk mund të themi se nuk është realizu asgjë. Ku kemi qenë ne në vitin 1981, e ku jemi tash, ka dallim shumë të madh pozitiv, sidomos në krahasimin para dhe pas luftës. Ka shumë të arritura”, thotë Elshani, duke pohuar se kjo është si „rezultat i rezistencës së gjithë popullit shqiptar, dhe si rezultat i vetë LPK-së, vijës dhe qëllimeve tona programore”.
„Ne mundemi të krenohemi lirisht se jemi subjekt politik që ka të realizuar më së shumti nga programi i vet politik, si nga parashikimet ashtu edhe mjetet që i kemi paraparë, kanë qenë adekuate, të suksesshme dhe kanë dhënë rezultat”, thotë ai. „Tani jemi ku jemi dhe nuk mund të jemi absolutisht të kënaqur, por nuk ka vend as për dëshpërim”.
Hydajet Hyseni thotë se qëllimi për çka kishin punuar “lëvizja” dhe „Lëvizja” nuk është i humbur. „Rruga e lirisë është ecje rrugëve të pashkelura nëpër male. Krejt mjeshtëria është që të ndjekësh rrugën duke iu ikur grackave e humnerave e rrugën nuk e humb kur e ke një busullë ose yll polar, e për neve si i tillë është interesi kombëtar, ai që është prirë nga ky yll polar dhe që ka mbajt flamurin kombëtar, dhe ka kultivu virtytet liridashëse dhe përparimdashëse nuk e ka humb rrugën”, thotë ai. „Unë besoj se ky investim i „Lëvizjes” dhe „lëvizjes”, është një bazë e fortë edhe për brezat e sotëm edhe për brezat e ardhshëm që të vazhdojnë rrugëtimin drejt synimit të ringjallur ose të riaktualizuar nga “Lëvizja” apo „lëvizja”, po e nisur shumë shekuj më parë nga rilindësit tanë e që kulmoi me epopenë e lavdishme të UÇK-së, që është në masë të madhe edhe kurorëzim i përpjekjeve të gjeneratave e organizatave të ndryshme, përfshirë edhe LPK-në, me „L” e „l”, thotë ai.
Me të përfunduar lufta në Kosovë, LPK-ja është rikonsoliduar në parti politike, ndonëse një numër i madh i aktivistëve të saj tashmë ishin pjesë e subjekteve të reja politike, apo krijues të tyre.

Dikur lëvizje, tani parti

Vazhdimësia e LPK-së nga lëvizja në parti sipas Elshanit është e drejtë e merituar.
„Ne të gjithë kemi kontribu për këtë gjendje çfarë jemi. Ne nuk kemi vepru në ilegalitet pse kemi pasur qejf, por se kemi qenë të detyruar. Edhe për këtë situatë të krijuar pas dëbimit të forcave serbe, ne kemi kontribu më së shumti dhe pse të mos veprojmë tani edhe të lirë”, thotë ai, derisa kujton se një pjesë ka shkuar ne PDK e një pjesë në AAK. “Ne një pjesë kemi vlerësu se ende ka nevojë me ekzistu LPK-ja, kemi mbajtë mbedhjen, kemi zgjedh organet, jemi regjistru”.
Në LPK para luftës kishin aderuar edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, që të dy tani liderë partish të tjera. Po ashtu edhe Ali Ahmeti e Jonuz Musliu. Në LPK më nuk janë as Hydajet Hyseni e as Xhavit Haliti.
Ky i fundit mendon se LPK-ja pas luftës nuk është dashur më të vazhdojë punën, pasi e ka përfunduar misionin. “Kam konsideru se e ka kry misionin e vet pas konsolidimit të UÇK-së dhe pas përfundimit të luftës, dhe unë ideologjikisht dhe politikisht nuk jam pajtuar të vazhdoj më të njejtën formë të veprimit”, kujton ai periudhën e hershme të pasluftës kur një pjesë e LPK-së kishte themeluar partinë e re, Partia e Bashkimit Demokratik Shqiptar, nga Bardhyl Mahmuti. “Disa nga ish-udhëheqja e LPK-së nuk janë pajtu të shuhet LPK-ja dhe e kanë rikonsolidu LPK-në”, thotë ai, derisa për vetën thotë të ketë qëndruar pasiv pak kohë. “Nuk kam hy as në PBDSH e as në LPK, kemi dhënë idetë e krijimit të një partie të re, jemi konsolidu si drejtori politike e UÇK-së, kam punu dhe kam dhënë kontributin për të kriju Partinë e Prosperitetit Demokratik e më vonë Partia Demokratike e Kosovës”.
Hydajet Hyseni, thotë se ndërrimi i subjektit politik është i parëndësishëm në rast se nuk ndërrohen edhe idealet. “Nuk shoh ndonjë të keqe. Kjo është sikur lojtarët kur luajn në skuadra të ndryshme, ndërsa veshin një fanelë të njejtë kur luajnë për kombëtaren”.
Megjithatë, edhe si subjekt politik i Kosovës së pasluftës, Lëvizja Popullore e Kosovës është përshkuar nga kritikat si një burim i pikëpamjeve radikale. Që nga viti 2001, kjo parti gjendet në “listën e zezë” të kryetarit amerikan George W. Bush. Elshani është i bindur se bëhet fjalë për një gabim. “Është rezultat i një keqkuptimi dhe informatave të gabuara që janë përcjellë atje ku nuk është dasht”, thotë ai, derisa shprehet se, megjithatë, nuk bëhet fjalë për diçka kritike pasi amerikanët janë miqtë tanë. “Me kalimin e kohës do të kuptohet se ne nuk jemi assesi kundër SHBA-së. Ne jemi ata që kemi luftu bashkë me SHBA-në dhe NATO-në, kundër një armiku të përbashkët”, thotë ai, derisa më pas pranon se LPK-ja është vendosur në listë „për shkak të problemeve në Maqedoni”.
„Unë e kam ndihmu shokun tim Ali Ahmetin. Ali Ahmetin e kanë hjek prej liste, dhe çfarë logjike ka që unë me mbet në listë. Edhe dihet tashmë se lufta e bërë në Maqedoni, është vlerësuar pozitivisht. Lufta ka ndyshu kushtetutën e Maqedonisë, e që është pranu edhe nga ata që e kanë bërë listën. S`ka logjikë me qenë ne në atë listë. Megjithatë, edhe pse na kanë vënë në atë listë, ne nuk ua kemi inati miqëve tanë dhe besoj se ata do ta kuptojnë me kohë këtë lëshim”, thotë Elshani, vetëm një ditë para se partia të mbush 25 vjet të krijimit të saj, fillimisht si lëvizje.
Kjo parti është shquar edhe për zërin e saj kritik ndaj zhvillimeve rreth statusit final të Kosovës, ndërsa lideri i saj, Emrush Xhemaili, si deputet i vetëm i LPK-së në Kuvend, ka zgjedhur në disa raste edhe rrugën për të kundërshtuar trathtinë e Ekipit Negociator. „LPK-ja edhe aktualisht është zë shumë i veçantë dhe i nevojshëm në polifonin aktuale politike të Kosovës”, thotë Hydajet Hyseni, i bindur se rëndësia e angazhimit të LPK-së nuk është në përputhje me fuqinë e votave dhe as të vendeve që ka në Kuvend. „Konsiderohej se LPK-ja është më e madhe se kaq”.

( ME RASTIN E 25 VJETORIT TË THEMELIMIT TË LPK-SË)


URIME DITLINDJEN LPK-Ë DHE SË BASHKU ME LËVIZJEN VETËVENDOSJA DREJT ËNDRRAVE SHEKULLORE TONA!
TËRMETI LËKUND MALET POR JO SHQIPTARIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 7:06 pm

LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!


Publikuar më 17 tetor, 2009 në orën 00:27 ( Para 11 orë e 9 minutave )Opinion |
KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Font_plusKUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Font_min
Shkruan: Besnik Prishtina

Mbi LPK-ën!

Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin.
- “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 637LPK
Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këti populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.

Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.

Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.

Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.

Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.

Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.

Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.

Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.

Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!

Mbi AKSH-ën!

UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.

Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009
SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::

“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!

Pastaj aty në vazhdim thuhej:

“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.

Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.

Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.

Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!

Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!

Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 7:15 pm

lpk-ja asht e pa kontestushme e cilla e formoj faktorin uqk dhe jan krejt enverista ,por ska lidhje rrespekt per kta njerz,dhe jan shtresa ma vitale e kombit mund te them dhe un nuk e shoh te arsyshme se iu lejua rehabilitimii komunisteve shumica jan kan me titen e rankin e millen dhe po na prin sod ne kualicione e nuk dha e drejta e rehabilitimit shtreses ma patriotike pra lpk-s dhe mos harroni, se dhe lkqk-ja ka qen organizat e fort. mendim i imi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 7:30 pm

po xhem lkqk me bukoshin e Ahmet krasniqin,nja 10 vet i kan pase me farkun..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BESNIK PRISHTINA
Fillestar/e
Fillestar/e
BESNIK PRISHTINA


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 43
Vendi : D
Registration date : 24/12/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyMon Jan 25, 2010 11:33 pm

DËSHMITAR, AUTOR DHE VIKTIMË E
INTRIGAVE TË VETA

Psikonaliza

Nga Besnik Prishtina

Duke
e analizuar shkrimin e Xhafer Durmisht “Organizatat politike shqiptare
në Evropë 1979-1985” ai flet edhe mbi një ngjarjet, vërtet, historike,
dhe njeriu aty ndeshet „me rrobat e pa lara“ të individëve e grupeve,
që si mallkim, do të përcjellin çdo lëvizje çlirimtare e përparimtare.
Edhe brenda Lëvizjes tonë kombëtare si edhe te Lëvizjet çlirimtare te
kombet tjera, ndeshemi me dukuri të tilla të shëmtuara intrigante dhe
njeriu gjithmon ndien një bezdi dhe një mëri ndaj këtyre
protagonistëve. Pas psikoanalizës së veprimeve të tyre, për mjerimin e
tyre shpirtëror, njeriu ndien edhe keqardhje. Por për energjinë e tyre
negative për të ç’vlerësuar përpjekjet titanike të njerëzve të popullit
të vet drejtë lirisë, njeriu ndjen një urrejtje të ligjshme ndaj
intrigave të tyre.


Lëvizjet
e mëdha kombëtare janë si lumenjtë e rrëmbyeshëm të cilët mbeturinat që
hedhen në lum, lumi vazhdimisht i fundos ose hedhe përjashta, duke i
lan në brigjet të thahen si mbetje që i merr era, derisa vet lumi e
vazhdon rrjedhën e vet. Kështu u sjell edhe lumi i LPK! Autori i ati
shkrimi me dëshminë e vet argumenton linjën e prapaskenave të errëta të
një grupi minor ku banë pjesë edhe vet dhe ku përzihen njerëzit e
dyshimtë me ata meskin e intrigant për të cilët lufta me armikun sllav
është gjithmonë në rendin e dyte, dhe lufta ndaj shqiptarëve, për
pushtetin e imagjinuar, gjithmon në rendin e par! Gjatë gjithë këtij
teksti shquhet një vi e kuqe e cila zbulon diçka të veçanet për vet
autorin e grupin me të cilin ai identifikohet dhe krejt diçka të
veçanet për Lëvizjen heroike për të cilën ai flet!


Si studiues profesional kam analizua qe disa vite rrjedhat historike të LPK e të grupimeve tjera politike shqiptare në ish RSFJ.

1.
Nga dokumentet dhe dëshmitë me të cilat është ballafaquar
historiografia e kësaj lëvizje prej themelimit të LPK me 17 shkurt 1982
e deri me krijimin e UÇK dhe nga ajo kohë e deri në ditët e sotme LPK
ka dëshmuar një vitalitet të lartë dhe të respektueshëm. Në ato
dokumente e dëshmi, jam ndeshur me vepra e individëve të caktuar që
kanë luajtur role me rëndësi për zhvillimin e saj dhe që i kanë
qëndruan besnik kursit të saj prej themelimit e deri në ditët e sotme.


2.
Ishte një kategori tjetër që në LPK u kyç për përfitime personale dhe
me ambicie karrieriste. Ata i pamë që në rastin e par kur krijua
mundësia për të ardhur në pushtet – çfarëdo qoftë ai, pa u arritur
liria, pavarësia e sovraniteti i vërtet, u ndan nga LPK dhe formuan ose
u kyçën në Parti Politike të cilat i shndërruan në marioneta të
sundimit të huaj. Ky ishte grupimi i dytë!


3.
LPK u ndesh edhe me veprat e disa individëve që shënojnë përpjekje për
pengimin e zhvillimit të saj dhe të cilët lumi i LPK i hodhi si mbetje
jashtë saj. Është fakt se LPK me sukses i ka mbijetuar tëra lajthitjet
personale individuale duke i tejkaluar me sukses tëra përpjekjet e tyre
për shuarjen e saj. Ky ishte grupimi i tretë!


E kam vërtetua se:

a) ata që janë marr me rrënimin e saj gjithmon janë marr me intriga ndaj atyre që janë marr me ndërtimin e saj; dhe
b) ata që janë marr me ndërtimin e saj kurrë nuk i gjejmë duke u marr me të tjerët.

Në këtë shkrim e këtij autori gjejmë fakte të mjaftueshme se si prodhohen intrigat për tu nëpërkëmbur luftëtarët e lirisë

Dokumentet
flasin se LPK, pas Lidhjes së Prizrenit, është treguar lëvizja më e
suksesshme kombëtare që ju ka qëndrua rrebesheve të sulmeve të armiqve
sllav dhe të aleatëve të tyre si dhe rrebesheve të brendshme të lloj-
lloj kundërthëniesh. Kjo dëshmon për kursin e drejtë të përcaktuar që
në themelimin e saj, që atë e bëri një lëvizje të përgjithshme
popullore, të qëndrueshme e cila më nuk varej shumë nga roli i
individëve por më tepër nga veprimi kolektiv në drejtim të realizimit
pavarësisë përmes të Republikës së Kosovës, si proces i cili është në
vazhdim!


Autori
vet zbulon prapaskenat e ti dhe të grupit me të cilin ka qen i lidhur
dhe me të cilin në fund ai edhe vet bie në konflikt. Kjo dëshmon se ky
grup individësh nuk meritojnë analizë politike por analiza psikiatrike,
e disa tjerë edhe hetime. Përshkruhen takimet me OMLK në Stamboll, dhe
me PKMLSHJ në Ankara, dhe si bëhet përshkrimi banal i takimeve me
diplomatët e Republikës së Shqipërisë, me fjalorin e një rrobaqepësi,
duke bërë përpjekje për njollosjen e tyre me intriga e paragjykime të
kategorisë më të ulëta. Me motive të mbrapshta dhe pa as një arsye. Aty
në të vërtetë del qartë se sa të vërteta dhe korrekte kanë qenë
qëndrimet e OMLK, PKMLSHJ dhe të Diplomacisë Shqiptare e sa poshtë ka
ra katundi i këtyre intrigantëve. Por, pavarësisht nga kësi lloj
individësh del në shesh edhe qëndrimi heroik e patriotik i LNÇKVSHJ e
cila i qëndroi besnik bashkimit në LPK deri në ditët e sotme,
pavarësisht nga lajthitjet e këtyre personave joserioz, meskin dhe të
dyshimtë!


Unë
pretendoji se jam studiues objektiv dhe për të mos u keqkuptuar për
subjektivizmi dhe anim ndaj dikujt personalisht nuk do të përmendi as
një emër por do të them atë që gjendet në dokumentet historike nga ku
do të marr një shembull, ku flitet se është një njeri i cili si i ri
ishte pjesëmarrës i demonstratave të 1968, pastaj themelues i
Platformës Politike për Republikën e Kosovës në vitin 1975, ishte
iniciatori i bashkimit i organizatave ilegale dhe njeri nga themeluesit
dhe anëtar i Komiteti Drejtues të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, me
17 shkurt 1982. Ndaj ti u organizuan komplote e atentate nga na e
UDB-ës, por ai e vazhdoi me vendosmëri luftën kundër Serbisë e
satelitëve tjerë. Me heshtje ju përgjigjej intrigave të këtij lloji
ç’far i bënte autori i këtij shkrimi e njerëzit si ai. Ai ishte edhe
anëtar i SHP të UÇK, pastaj pjesëtar i Qeverisë së përkohshme të
Kosovës të dal nga lufta e 1999. Ishte ky njeriu që nuk u korruptua me
postet vasale as të ish RSFJ dhe as të UNMIK-ut por që e vazhdoi
rezistencën edhe pas 1999 kundër sundimit të UNMIK-it, e tani edhe të
EULEX, si një ndër aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës
po vazhdohet rezistenca dhe lufta për realizimin e aspiratave kombëtare
që u përcaktuan me 17 shkurt 1982 kur u themelua LPK. Kjo është në pika
të shkurta biografia e të vetmit anëtari të KD të Lëvizjes për
Republikën e Kosovës i cili ishte edhe anëtar i SHP të UÇK dhe i cili
edhe sot vazhdon rezistencën dhe luftën për liri. Ky personi është
njeri nga ata persona mbi të cilët thurën intriga edhe nga ky autor.
Emrin e ti nuk e nxora këtu sepse qëllimi i shkrimit tim nuk ishte
afirmimi i një personaliteti, por afirmimi real i LPK dhe demaskimi i
atyre që e shkelën besën dhe që devijuan nga rruga e saj, si bëri edhe
ky autor i cili në këtë rrugë u ndal dhe dështoi, e tani dështimin e
vet donë disi ta përpjesëton me intrigat e veta serike ndaj atyre që
kurrë nuk u ndalën. Se cili është emri i ti,l exuesit di të e gjejnë vet!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyTue Jan 26, 2010 3:17 pm

eshte e vertet besnik se shume te lpk luften e kishin qellim per me ardhe ne politik ,e jo qlirimin nga okupatoret .
E lane luften ne gjysme edhe lirine.
Zoti i marrofte e i denofte .
Murren ne qafe do patriot e atdhetare ,deshmoret e kombit.
he gjaku i tyre i mbulofte keta tradhtare.
Tashe mburren ldk istet ldd istet rugovistet se paskan udheheq uck-
ku dihet se keta ishin krahe me krahe me Millosheviqin.
keta lider te uck ishin te dyshymte dhe bashkpunetore me udben.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 12:50 am

Opa Detektivi,mos e thuaj te verteten aman se na kalllllleeeeee.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BESNIK PRISHTINA
Fillestar/e
Fillestar/e
BESNIK PRISHTINA


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 43
Vendi : D
Registration date : 24/12/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 2:03 am

Do ti vazhdoi hulumtimet dhe do te ju informoi per te dhenat ose do te ju drejtoi te burimet ku vet do te ndesheni me argumentet.

Pershendetje per te gjithë

BESI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 7:29 pm

LPK si LDK kan bere dafranga mes vedi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shfletuesi
Fillestar/e
Fillestar/e
shfletuesi


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 64
Vendi : Prishtine
Registration date : 23/07/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyWed Feb 10, 2010 4:31 pm

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 609239883 Mos e ngatrroni me politiken e gjynahve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BESNIK PRISHTINA
Fillestar/e
Fillestar/e
BESNIK PRISHTINA


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 43
Vendi : D
Registration date : 24/12/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptySun Mar 07, 2010 12:03 am

(marr nga "PASHTRIKU")



DËSHMI KRONOLOGJIKE:


KONTIUNITETI
HISTORIK I LËVIZJES PËR



REPUBLIKËN
E KOSOVËS



I


LPK- Lëvizja
për Pavarësinë e Kosovës mes 28 nëntor
1968 -



26
marsit 1981- 17 shkurt 1982 - 17 shkurt
2008






Nga publikimet
e deritanishme në këtë ë temë, po duket se për brezat e ri, kontiuniteti historik i themelimit dhe
veprimtarisë të Lëvizjes për Republikën e Kosovës ...(LPK) akoma nuk është
qartësuar në tërësi. Është vërejtur se ka pas dhe ka përpjekje që mbi këtë
pjesë të historisë ton kombëtare, të shkruajnë edhe njerëzit që nuk kanë pas
qasje të drejtpërdrejtë në ngjarjet kryesore zhvillimit të kësaj Lëvizje, pa
mbështetje në fakto-grafinë e dokumentare dhe pa dashje apo me te kanë sjellë
paqartësi të pa nevojshme. Prandaj, këtu
do të bëhet një përshkrim i shkurtër kronologjik i këtyre ngjarjeve historike!






Tema është
bashkimi në LPK, andaj do ndalemi në
detalet kryesore në këtë temë! Por, në përshkimin e detaleve nga të gjitha anët
do të jemi të detyruar të përsërisim disa fjali disa herë nga këndet e ndryshme
se si u arrite ai dhe cilat ishin rrjedhat e më vonshme deri në ditë e sotme!






Me që shkencat
historike e kanë trajtuar dhe ndriçuar
periudhë e mes 28 nëntorit 1912 deri me
28 nëntor 1968, kur nga LPK u vazhdua të
zhvillohej luftë tradicionale për bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë,
në këtë shkrim do të merremi me ndryshimet kualitative politike që erdhën pas 1968 për LPK!



Mundet të
thuhet se në tërësinë e historisëLëvizjes për Pavarësinë e Kosovës
(LPK), e cila vazhdon të vepron pas 28 nëntorit 1912, kur shpallet pavarësia e
Shqip
ërisë londineze, me siguri se Lëvizja për
Republikën e Kosovës, e cila fillon të vepron nga 1968,
zë pjesën më të rëndësishme të saj në gjysmë
shekullit që kaloi.



II


NGADHËNJIMI POLITIK I


LËVIZJES PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS


MBI PUSHTETIN AUTONOMISTËT
TITIST DHE MBI FORMACIONET TJERA









Pavarësisht se
demonstratat e vitit 1968 u shuan me dhunë, kjo ishte një fitore politike e
LPK! Sepse kërkesa për Republikën e
Kosovës ngadhënjeu historikisht e politikisht mbi politikën autonomiste të
titizmit, pushteti autonomist, si i tillë, u lëkund dhe gradualisht shkoi drejt
fundosje se vet. Nga ana tjetër me shpërthimin e demonstratave të Pranverës
1981, kërkesa për Republikën e Kosovës, që ishte shtruar për realizim nga
PKMLSHJ para autoriteteve te ish RSFJ, u shndërrua një Lëvizje të përgjithshme për Republikën e
Kosovës e cila do të shënon fillimin e fundit të ish RSFJ!






Gjatë
demonstratave të 1981, Lëvizja masive
për Republikën e Kosovës, praktikisht u përkrahet pa rezerva edhe nga baza e organizatave tjera ilegale. Pasi
demonstratave të 1981 me kërkesës për Republikën e Kosovës i erdhi
përkrahja edhe nga Tirana zyrtare. Kjo ndikoi që në fillim të 1982, që udhëheqjet nga organizatat më të rëndësishme ilegale, që deri atëherë kanë veprua me programet e veta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të
bashkohen me kërkesën për Republikën e Kosovës.






Kjo u kurorëzua
me 17 shkurt 1982 edhe me aktin formal t
ë bashkimit të
tyre në LRSSHJ (LPK), kur
Lëvizja e përgjithshme për Republikën e Kosovës u shndërrua në
Lëvizje të organizuar për Republikën e Kosovës! Emërimi i ri lëvizjes erdhi me miratimin e propozimit të
përfaqësuesit të PKMLSHJ!






Natyrisht se
edhe për Lëvizjen për Republikën e
Kosovës, si edhe për tëra forcat tjera ilegale frymëzim i veprimit në këtë
pjesë të re të historisë tonë ishte dhe është simboli ynë i rezistencës Adem
Demaçi!



III


SI U ZHVILLUA PROCESI KRONOLOGJIK I
LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS









Me 17 shkurtit
2010, u shënua 2 vjetori i shpalljes së
pavarësisë që u realizua me 17 shkurt 2008,
28 vjetorit të themelimit të Lëvizjes
për Republikën e Kosovës (LPK) dhe në këtë vit
shënohet edhe 42 vjetori i demonstratave
të vitit 1968 me kërkesën për Republikën e Kosovës.






Lëvizjes për
Republikën e Kosovës, ku do të
përfshiheshin tëra viset dhe pjesët e Popullit Shqiptar nën sundimin e
republikave të ish RSFJ fillon me fillimin e diskutimeve për amendamente
kushtetuese në vitin 1967. Pasi pushteti i ish
LKJ refuzon realizimin e kërkesës për Republikën e Kosovës në rrugë të
rregullt, nga forcat progresive rinore
nën prirjen e Osman Dumoshit organizohen demonstratat e 27 dhe 28 nëntorit 1968 me këtë kërkesë.
Pushteti i ish LKJ refuzon kërkesën dhe i burgos dhe dënon organizatorët e
këtyre demonstratave me dënime të gjata kohore.






Pjesëmarrësit e
demonstratave të 27 dhe 28 nëntorit 1968 të gjeneratës së radhës e rigjenerojnë
kërkesën për Republikës së Kosovës duke e bërë atë Platformë Politike dhe pastaj Program të bërthamës së parë të
PKMLSHJ në vitin 1975 në prirje të Abdullah Prapashticës. PKMLSHJ, krahas
organizimit të vet të brendshëm vepron intensivisht edhe në përgatitjen e
demonstratave më kërkesën për Republikën e Kosovës të vitit 1981.






Pas shpërthimit
të protestave të studentëve për kushtet e këqija në Universitetin e Kosovës,
PKMLSHJ ndërhyn dhe ato i shndërron në demonstrata me kërkesën për Republikën e
Kosovës. Jehona e atyre demonstratave bëri që shumica dërmuese e shqiptarëve,
brenda dhe jashtë atdheut, të mbështesin kërkesën për Republikën e Kosovës.



IV


HAPAT KONKRET DREJT BASHKIMIT NË LËVIZJEN
PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS









Menjëherë pas
kësaj, PKMLSHJ intensivon aktivitetin e vet në drejtim të bashkimit në
platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës,
edhe të organizatave ilegale të
LNÇKVSHJ dhe OMLK, që deri me 17 shkurt dhe 15 maj 1982 kanë vepruan në
Programet e veta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për këtë, PKMLSHJ
formon Komisioni për Bashkimin e
organizatave ilegale në përbërje të Abdullah Prapashticës, Osman Osmanit dhe
Faton Topallit. Ky Komision morri iniciativën dhe ju drejtoi Thirrjet për
Bashkim Jusuf Gërvallës për LNÇKVSHJ dhe
Kadri Zekës për OMLK. Ndërkohë ndodhi atentati i 17 Janarit 1982 dhe
përfaqësimin e këtyre Organizatave e morën përsipër përfaqësues të tjerë që vazhduan
punën e tyre drejt bashkimit i cili edhe u realizua në kohën e lartpërmendur.






Ky ishte një
bashkim në program, sepse bashkimi fizik në kushte të ilegalitetit ishte i
pamundur! Prandaj LPK e vazhdoi aktivitetin e vet në formacionet e më parme
ilegale si pas programit të përbashkët dhe herë pas herë edhe me koordinime të
unifikuar të veprimit.






Lëvizja për
Republikën e Kosovës...(LPK) u themelua me 17 shkurt 1982 me bashkimin e
PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ në program të kërkesës për Republikën e Kosovës. Ajo u emërua
fillimisht LRSSHJ dhe synimi i saj ishte bashkimi i të gjitha pjesëve të
popullit dhe të territoreve etnike shqiptare brenda një Republike Socialiste Shqiptare (të Kosovës)
në Jugosllavi.






Me rastin e
themelimit të saj u murr vendim që nëse autoritete jugosllave refuzojnë të e përmbushin këtë kërkesë, LPK do të deklaron
pavarësinë e vet nga RSFJ dhe do të bashkohet me shtetin Amë Republikën e
Shqipërisë.






Me atë rast u
murr Vendim që Republika e Kosovës të ketë një organizim të brendshëm politik
sikur edhe Republikat tjera të ish RSFJ. Pra, të gjithë nënshkruesit e
bashkimit në LRSSHJ, pa përjashtim u pajtuan për krijimin e tëra organizatave
politike e shoqërore që i kanë Republikat tjera, që nga Partia Komuniste (LK) e
Kosovës e deri te organizata e pionierëve! Sepse nuk mund të kërkohej ndonjë
zgjidhje tjetër brenda ati sistemi të asaj kohe!






Po ashtu u murr
vendimi që procesi i bashkimit të mos përfundoi pa bashkimin edhe të OMLK, gjë
që u realizua pikërisht si pas këtij vendimi.



V


DATAT
KRONOLOGJIKE DHE PJESMARRSIT KONKRET









Procesi i bisedimeve
për bashkim në platformë dhe program të
krijimit të Republikës së Kosovës mes PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK, në tërësi, filloi me 20 Nëntor 1981 në Adapazar të
Turqisë dhe u përfundua me 15 maj1982 në Biel Bienne të Zvicrës. Për shkak të largësisë së madhe mes tyre ky
proces zgjati mbi 6 muaj.






Në mes të
PKMLSHJ e LNÇKVSHJ procesi i bashkimit
filloi me 20 nëntor 1981 dhe u arrit me 17 shkurt 1982. Në bisedimet për
bashkim, nga ana e PKMLSHJ merrnin pjesë Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe
Faton Topalli, ndërsa nga ana LNÇKVSHJ
të pranishëm ishin edhe Sabri Novosella dhe Xhafer Durmish.






Procesi i
bashkimit përfundoi me bashkimin edhe të OMLK 15 Maj 1982 në Lëvizjen për
Republikën e Kosovës…(LPK) ! Në bisedimet
për bashkim në
Biel Bienne të Zvicrrës nga ana e LRSSHJ prezent
ishin Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi
ndërsa nga ana e OMLK të pranishëm ishin Xhafer Shartri e Hasan
Mala.






U murr Vendim
se nga tre (3) përfaqësues të tri udhëheqjeve të organizatave të bashkuara të e
krijojnë Komitetin Drejtues të LRSSHJ, ndërsa përbërja e KQ të tyre të hynë në
përbërjen e Kuvendit te LRSSHJ (LPK). Për shkak të kushteve dhe rrethanave nuk
u realizuan disa nga këto parashikime!






Veprimtaria e Lëvizjes
për Republikën e Kosovës u zhvillua pa
ndërprerje dhe në kontiunitet gjatë këtyre viteve nga 1982, dhe do të pushoi vetëm
pasi të jetë realizua program i saj
hartuar në bazë të Vendimeve të miratuara në Mbledhjen Themeluese të
LRSSJ me 17 shkurt 1982.






LPK gjatë
këtyre dekadave ka përjetua ndryshime në përbërjen e strukturave udhëheqëse në
zgjedhjet e rregullta të brendshme. Lëvizja gjatë rrugëtimit të vetë ka mundur dhe
mundet të pëson ndryshime në emërtime, por as njëherë në Programin e vet! LPK është e hapur për të gjithë shqiptarët që
pajtohen me programin e saj. Ata që nuk u pajtuan me programin e LPK u ndan nga
ajo dhe vazhduan rrugët e veta!






Aktiviteti i pareshtur
i LPK qoi deri te themelimi i UÇK nën
prirjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe deri te lufta e UÇK-ës. Kjo pastaj e solli edhe
shpalljen e pavarësisë të Republikën e Kosovës 17 shkurtin 2008 me plebishit
popullor, pavarësisht nga deklarata zyrtare.






LPK edhe para edhe pas 17 shkurtit 2008 e vazhdoi rrugë drejt realizimi të programit
të vetë në kushte të reja me metoda të reja dhe me lider të ri individual dhe
kolektiv! Pavarësisht nga rrjedhat nëpër të cilat ka kalua dhe do të kaloi LPK,
ajo ishte dhe mbeti pronë e masave popullore që morën pjesë zhvillimin e saj. Me
LPK mundet të personifikohet secilin
pjesëtar i sajë që vepron në realizimin e programit të sajë !









Skënder Ibishi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 EmptyMon Mar 08, 2010 5:28 pm

lpk kishte rrole te madhe ne formimin e uck.
po disa e ezurpun uck me dinakri dhe shpallen veten udheheqes te saje .
Si Thaqi me disa te pa merituar.
udheheqes kryesore te uck ishin veli fazliu Emrush Xhemajli fehmi Lladrovci Rexh Iberdemaj Ramushi Sulejman Selimi Nuredin Lushtaku Sabit Lladrovci etj.

Kurse kontribut me te madhe prej vitit 1993 qe forcuan propoganduan rriten uck:
Ishin Emrush xhemajli Rexh Iberdemaj Jashar Saliu fehmi Lladrovci Prof.Xhavit Dalloshi Sabri Kiqmari Rexhep hoti ne diaspore.
Tashe nuk permenden fare ,sepse prane tyre kane afrue udbashet ata qe shajten uck dhe ishin kunder.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK   KUSH  ISHTE LPK  DHE ROLI I SAJE NE  UCK - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUSH ISHTE LPK DHE ROLI I SAJE NE UCK
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Kush ishte FAN NOLI?
» KUSH ISHTE ALI AMETI
» Kush ishte Komandant Shpendi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: