Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ishte Komandant Shpendi

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:42 am

Skerdi Llagami

Historia e dhimbshme e 33-vjeçarit nga Tirana që luftoi si komandant batalioni në radhët e UÇK. Kush ishte "komandant Shpendi" dhe karriera e tij në Preshevë e Maqedoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:43 am

Skerdi Llagami, oficeri tiranas që u vra në Shtabin e Ali Ahmetit

Dashnor Kaloçi

Bardhyl Llagamit, 60-vjeçarit tiranas që dikur pat punuar si kryeinxhinjer i Kombinatit të Tekstileve "Stalin" e Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Ekonomisë, edhe sot e kësaj dite akoma nuk i besohet dhe i duket si një ëndërr e keqe, që djali i tij i vetëm, Skerdi, nuk jeton më. Ai lajm ogurzi që i erdhi familjes Llagami në korrikun e vitit të kaluar, Bardhylit vazhdon t'i duket ende si një gjë mistike dhe krejt e pabesueshme. Ai akoma jeton me ato fjalë që Skerdi ia pat thënë atë mëngjez shkurti të vitit 2001, kur e mori në telefon nga Lugina e Preshëvës dhe i lutej që të mos mërzitej, pasi ai do të kthehej përsëri në Tiranë, porsa të përfundonte disa punë të vogla. Misticizmi në ngjarjen e vrasjes së djalit të tij, Bardhylit i duket, apo më saktë ai ka dëshirë ta lidhë me një ngjarje të largët të ndodhur para 300 e sa vjetësh.

Asokohe një djalë i ri i quajtur Moç Llagami, pasi vrau postkomandantin serb në Grykën e Rugovës, iku nga vendlindja e tij dhe erdhi e u vendos në Tiranë, ku më pas ai themeloi fisin Llagami. Kështu që, sipas Bardhylit, fisi Llagami sikur i kishte një "borxh" për t'ia larë Kosovës dhe fati i takoi që ai të ishte djali i tij i vetëm, 33-vjeçari Skerdilajd Llagami, apo Komandant "Shpendi" siç e njohën të gjithë lulftëtarët e UÇK, ata të Luginës së Preshëvës dhe më pas Ushtria Çlirmtare Kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë, ku djaloshi i fuqishëm tiranas, komandoi një njësi speciale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:44 am

Kush ishte Skerd LlagamiSkerdi u lind në 31 tetor të vitit 1969 në qytetin e Tiranës dhe ishte fëmija i parë i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga një familje qytetare tiranase të paktën që prej 300 e sa vjetësh. Fisi Llagami është tepër i njohur dhe nga ajo derë kanë dalë shumë intelektualë të njohur, ku shumica e tyre ishin diplomuar për Drejtësi dhe Gjuhësi. Që kur ishte në bankat e shkollës së mesme "Myslym Keta", Skerdi shquhej për fizikun e tij të fortë dhe kishte një trup shumë të bukur si të sportistëve të Badi-billdingut. I nxitur edhe nga babai i tij, vite më parë ai kishte filluar të merrej me ushtrime të ndryshme sportive dhe premtonte rezultate të larta në garat e vrapimit të atletikës. Por ai nuk mundi që ta vazhdonte më tej atë sport, sepse u detyrua dhe filloi punë në Kombinatin e Tekstileve "Stalin", ku punonte dhe babai i tij, Bardhyli, i cili më pas u bë kryeinxhinjeri i atij Kombinati. Në fillimin e viteteve '90, ashtu si pjesa më e madhe e rinisë tiranase, edhe Skerd Llagami u përfshi në proceset demokratike duke përkrahur Lëvizjen e Dhjetorit, madje të gjitha ato ditë që vazhduan mitingjet në Qytetin e Studentëve, ai ishte prezent atje. Lidhur me këtë, i jati i tij Bardhyli dëshmon: "Pasi u përfshi në të gjitha lëvizjet e proceseve demokratike të cilat çuan në shembjen e regjimit komunist, në vitet që vazhduan, Skerdi u bë një nga veprimtarët më të njohur të Partisë Demokratike. Krahas gjithë këtyre angazhimeve, Skerdi nuk e la pas asnjëherë pasionin e tij, e të ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bë shkak, që në vitin 1977, atë e morën si efektiv të Forcave Speciale, (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Që nga ajo kohë kur ai filloi punë pranë atij reparti special, ne të familjes na merrte malli që ta shikonim, pasi ai merrte pjesë në të gjitha operacionet speciale që zhvilloheshin për kapjen e personave në kërkim, jo vetëm në Tiranë por edhe në shumë rrethe të tjera të vëndit. Ai e dinte se si unë, ashtu dhe e jëma e tij, (bashkëshortja ime, Lumturia) dhe motra më e vogël, bëheshim merak për të dhe nuk na tregonte kurrë për operacionet speciale ku kishte marrë pjesë. Të gjitha ato gjëra unë i merrja vesh vetëm nga shokët e tij të cilët sapo më takonin më thoshoin që t'i flisja Skerdit, pasi ai nuk e njihte rrezikun dhe futej i pari në mes plumbave. Ajo punë që kishte Skerdi, e bëri atë të papranishëm në shtëpi dhe ne na merrte malli për ta parë. Kjo gjë vazhdoi deri në marsin e vitit 1999, kur ai iku përgjithmonë nga shtëpia dhe nuk u kthye më", kujton me sytë e përlotur, Bardhyl Llagami, të kaluarën e djalit të tij, Skerdit, djaloshit simpatik e me një fizik po aq të bukur si ata të aktorëve që luajnë rolet e gladiatorëve të arenave në filmat hollivudianë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:44 am

Ikja e Skerdit në UÇK
"Askujt nga ne nuk i tregoi kur iku për të luftuar në rradhët e Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës". Kështu shprehet Bardhyl Llagami për ish-djalin e tij të vetëm, Skerdin, i cili në marsin e vitit 1999, braktisi repartin special të BRISKUT dhe iku në Kosovë. Lidhur me këtë dhe karrierën e tij më mëvonshme në rradhët e UÇK, Bardhyl Llagami shprehet: "Ai e dinte se ne nuk do ta linim që të ikte nga shtëpia, pasi e kishim djaë të vetëm dhe prandaj nuk na tregoi që kishte vendosur të ikte dhe të luftonte në Kosovë. Skerdi ishte një tip shumë i dhembshur dhe tepër sensibël. Ai prekej menjëherë nga vuajtjet dhe mjerimi i të tjerëve të cilat nuk i duronte dot. Them se kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ai iku nga shtëpia, pikërisht në atë kohë kur ushtria e Millosheviçit nisi shpërnguljen masive të kosovarëve nga vatrat e tyre dhe të gjitha ekranet e televizioneve u mbushën me tablo rrënqethëse të masakrave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Kur u largua Skerdi nga shtëpia, ne si familje u bëmë shumë merak dhe u alarmuam të gjithë si fis. Për shumë kohë ne nuk lamë njeri pa pyetur, por askush nuk na dha asnjë lajm se ku ndodhej ai. Kaluan muaj dhe ne përsëri nuk kishim asnjë lajm për fatin e tij. Por na mbante shpresa se ai do të ishte gjallë, pasi po t'i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe, do të merrej vesh menjeherë. Por ne ngushëlloheshim duke menduar se ai do të kishte ikur jashtë Shqipërisë për të punuar ashtu si shumë të rinj bashkëmoshatërë të tij. Kështu kauan disa muaj deri në 13 nëntorin e vitit 1999, kur nga një gazetë të përditëshme, ne mësuam të vërtetën e vëndndodhjes së tij. Në atë gazetë ishte botuar një intervistë me një djalë të ri nga Shqipëria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili në atë kohë luftonte si Komandant Batalioni në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një nga pyetjet që i bëhej nga gazetari intervistues, se kush ishin shqiptarët e tjerë që luftonin bashkë me të në Kosovë, ai i përgjigjej: "Skerdilajd Llagami, komandanti i batalionit që gjendet atje ku vdekja është më e sigurtë". Pas kësaj interviste që na gëzoi pa masë të gjithëve, ne përsëri vazhduam kërkimet dhe tentuam disa herë që të lidheshim në telefon me eprorët e lartë ushtarakë të UÇK, por përsëri nuk mësuam asgjë për fatin e djalit tonë", dëshmon Bardhyl Llagami lidhur me mësimin e lajmit më të gëzuar të jetës së tij, atë që i biri, Skerdi ishte gjallë dhe luftonte në rradhët e UÇK.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:45 am

Nga UÇK në Luginën e Preshëvës
Në rradhët e Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ku kishin shkuar për të luftuar edhe shumë të rinj të tjerë nga Shqipëria, Skerdi Llagami u bë shumë shpejt tepër i njohur. Për guximin, trimërinë dhe shpirtin e tij luftarak që ai kishte treguar në të gjitha betejat ku kishte marrë pjesë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni në një nga njësitë ushtarake që vepronin në atë krahinë. Lidhur me këtë, i jati, Bardhyli, dëshmon: "Ndonëse ne e mësuam lajmin për vëndndodhjen e Skerdit, përsëri rrinim në ankth e me gjak të ngrirë pasi nuk po arrinim që të komunikonim dot me të me telefon. Kjo gjë vazhdoi për muaj me rradhë dhe ajo që na e shtoi akoma dhe më shumë ankthin, ishte fakti që edhe pse Lufta në Kosovë kishte mbaruar, ai nuk po kthehej në shtëpi. Ky ankth i yni u shua aty nga shkurti i vitit 2001, kur një telefonatë e bërë nga Kosova gati sa nuk na çmëndi nga gëzimi. Ishte djali ynë Skerdi, ai që na fliste nga Lugina e Preshëvës, ku ai kishte shkuar pas mbarimit të Luftës në Kosovë. Ndërmjet atyre pak fjalëve që ai na tha atë ditë, u shpreh: "Mos u mërzisni, se unë do të kthehem një ditë aty në Tiranë. Por sapo të mbaroj disa punë të vogla, sepse këtu problemet akoma nuk kanë mbaruar". Këto ishin dhe fjalët e fundit që dëgjuam ne në telefon nga goja e Skerdit, sepse ai mbeti atje dhe nuk u kthye kurrë më, ashtu siç na dha fjalën", dëshmon Bardhyl Llagami, duke fshirë lotët që i rrjedhin herë pas here mbi faqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:47 am

Vrasja e Skerdit në Tetovë
Por edhe pas mbarimit të Luftës në Luginën e Preshëvës, 33-vjeçari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin "Komandant Shpendi", i cili kishte bërë emër të madh në rradhët e UÇK, nuk kishte vendosur të kthehej pranë familjes në shtëpinë e tij në kryeqytetin shqiptar. Po si rrodhi më pas fati i djaloshit simpatik tiranas që i kishte vënë vetes detyrë të gjendej e të luftonte në të gjitha konfliktet ushtarake ku rrezikoheshin fatet e bashkëkombasve të tij? Lidhur me këtë, i jati, Bardhyli dëshmon: "Por edhe pas mbarimit të Luftës në atë zonë problematike ku Skerdi kishte luftuar përsëri si komandant batalioni, ai nuk u kthye në Tiranë. Menjeherë ai ishte larguar që andej dhe ishte vendosur në malet e Sharrit mbi Tetovë, ku sapo ishte krijuar Ushtria Çlirimtare Kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila komandohej nga udhëhëheqësi politik, Ali Ahmeti. Nisur nga e kaluara e tij në rradhët e UÇK në Kosovë dhe Preshevë, Skerdin e caktuan me detyrën e komandantit të një njësie speciale e cila ishte direkt nën vartësinë e Ali Ahmetit. Në rradhët e asaj njësie ai mori pjesë në disa luftime deri më 29 qershor të vitit 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovi afër Tetovës, gjatë një betejë me forcat e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë. Pas vrasjes së Skerdit, njësia speciale që komnadohej prej tij, u pagëzua me emrin "Shpendi", duke marrë pseudonimin që i kishinë vënë atij që nga koha kur luftonte në rradhët e UÇK në Rrafshin e Dukagjinit. Por lajmin për vrasjen e tij ne e mësuam shumë vonë, vetëm në korrikun e vitit të kaluar kur erdhi dhe na e tregoi, nëna e Dritan Goxhit, bashkëluftëtarit të Skerdit që në radhët e UÇK së Kosovës", kujton Bardhyl Llagami lidhur me vrasjen e djalit të tij të vetëm, Skerdit, i cili u varros me nderime të mëdha nga të gjithë shokët e tij të Luftës. Pas marrjes së atij lajmi, Bardhyli u nis për në Kosovë ku ai u prit me nderime të mëdha nga Dilaver Goxhaj, (ish-komandant brigade në UÇK) bashkëluftatërët e djalit të tij dhe Kryetari i Bashkisë së Gjakovës, Aqif Shehu, i cili pasi e shetiti atë në të gjitha vëndet ku kishte luftuar i biri, e quajti Skerdin: "Heroi i Gjakovës". Më pas Aqif Shehu me ish-pjestarët e UÇK ku kishte luftuar Skerdi, e dorzuan Bardhylin në kufirin me Maqedoninë ku atë e pritën përfaqësuesit e Shtabit të tyre në Malin e Sharrit. Aty Bardhyli u prit me nderime të mëdha edhe nga i gjithë Shtabi i UÇK , të cilët e çuan atë tek vëndi ku ishte vrarë i biri i tij. Aty rrëzë Malit të Sharrit, në afërsi të një xhamie ku ndodhet edhe sot varri i Skerdilajd Llagamit, Ali Ahmeti me bashlëluftëtarët e tij bënë homazhe dhe vendosën kurora në shenjë nderimi për ish-shokun dhe kolegun e tyre nga Tirana, që dha jetën duke luftuar bashkë me ta në emër të të drejtave të shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:50 am

Burrat kurrë nuk lotojnë ! Po babai i ardhur pas birit dëshmor klithi kure e pa se ai ishte gjithkund, edhe nëpër shkolla, rrugë, lapidar të idealit për çlirimin e tokave të robëruara shqiptare, por vdekja, ia kishte vënë mbulesën dhe atij i mungonte ! Ndaj si një zë mali me rënkimë doli klithma e tij :


O bir!

Ç'e gjeti, ç'e gjeti shtëpinë përdhese
Mbahej e zeza me ca fije shprese
E mbështolli nata
Nata dhe mandata
U ku ku'!

Si e more vesh, se të desha unë
Erdhi hija jote, vetë kishe punë
Hije nazelie
Bërthama kajsie
Syt'e tu.

Ti na pe ngadalë, ngadal' e ngadalë
Heshtja jote ishte muhabet i gjallë
Na shkrive të dyve
O drita e syve
Me lot!

Varur në mur, shqiponja dhe ti
Dje ishe djalë, sot fotografi
Ditën të vështrojmë
Natën të lotojmë
O bir!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:51 am

Përmbi varrin tënd bora që ka rënë
Kalë do të bëhet, fjalën na ke dhënë
Merri të dy botët
Me vehte dhe lotët
Zinxhir.

Djalë në Tiranë, burrë në
Gjakovë
Trimi në Preshevë bie në Tetovë
Ngrihu bir nga varri
Shko tek lapidari
Nëna Shqipëri.

Do të vinë djemtë, vajzat
lulekuqe
Pleqtë flokë borë edhe dy
burbuqe
Se të deshën shumë
O deti me shkumë
Rri i qetë, fli!

Kishe emër mbreti, ca fije argjendi
Kalove ylberin, more emrin "Shpendi"
Lulet janë strukur
Skerdilaid i bukur
Dhimbsurisht.

O ti qiell i pa anë, o ti qiell!
Dhe ti hënëzë e prerë, dhe ti diell!
Si s'na thatë asnjë fjalë
Kur na ra ai djalë
Trimërisht.

Varri atje lart, pranë një xhamie
Malet rreth e rrotull, tokë
Shqipërie!
Arratisen lotët
Dhe betohen shokët
Për LIRI!

Ti njeri, a ç'je ti, që qëllove
Komandantin dhe shqiponjën dykrenore
Mos kujto se i ke fikur
Trimat bien për tu ngritur
Përsëri!

Nga Bardhyl Llagami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:52 am

Falemenderojm MARY per gjithe kete literatur qe sjell ne forumin ''bashkimikombetar'' .

respekt


Edituar për herë të fundit nga Beton në Tue Jul 15, 2008 12:55 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:53 am

Mua me vie shumë keq se shumë djelmosha te ndershëm kanë rënë pre e intrigave te njerëze te pamoralshëm, te cilët gojen e kanë plotë patriotizëm e zemrën teresisht te zezë. Kombit shqiptar nuk i mjafton vetëm retorikë e thatë patriotike, por edhe moral se pari njerëzore e pastaj kombtarë. Trimëri-Urtësi-Drejtësi. Jo urtësi në kuptimin e ngusht, te frikës apo kokëuljes, por urtësi në kuptimin e trimërisë me mençuri.

Drejtësia pa fuqi është e kotë, ndërsa fuqia pa drejtësi është dhunë e tirani. Këto, së bashku, na duhen neve, për ta quar në vend amanetin e mundin e trimave e trimëreshave te shqiptarisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Shpendi, ramboja shqiptar që tmerroi serbët   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyTue Jul 15, 2008 12:54 am

Kush ishte Komandant Shpendi Mk_uck10
Skerdilaid Llagamit, ose siç e njohin atyre anëve, komandant Shpendi.

Ka lindur në Tiranë, me origjinë është nga Kosova, dhe ka rënë në luftën çlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë. La në shtëpi nënën, babanë dhe motrën pa ju treguar asgjë rreth misionit të tij, që e shkroi përjetësisht në histori, luftën për çështjen kombëtare.

Luan Kondi

Ish-“ramboja” shqiptar i forcave speciale “Brisku”, la repartin për të shkuar atje ku e thërriste detyra ndaj kombit. Skerdi Llagami, një nga 28 luftëtarët vullnetarë nga Shqipëria që ranë dëshmorë në luftën e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë, sot është simboli i shqiptarisë, pasi dha jetën për kombin e kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Po mbushen gati dy vjet nga koha e rënies së tij në krye të detyrës, për liritë e të drejtat e mohuara të shqiptarëve. Skerdilaidi, ish-drejtuesi i njësive speciale të UÇK-së, ku luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, dha jetën në Maqedoni. “Ai ka qenë gjithnjë atje ku vdekja ishte e sigurtë në drejtim të batalionit të dytë të Br.134 të UÇK-së, në Koshare, (zonë e Dukagjinit), por edhe në Preshevë e Maqedoni”, të thonë bashkëluftëtarët e Skerdit. Komandant “Shpendi”, siç e pagëzuan në luftë, ishte trimi nga Shqipëria, tashmë dëshmor i kombit, që kujtohet me respekt nga të gjithë. E ndërsa Bardhyli, e ka quajtur Skerdilaid, pasi e kishte tërhequr figura e mbretit ilir, legjendë e historisë së lashtë shqiptare, nuk e dinte se i biri do të ishte legjenda e kohës së sotme. Babai i dëshmorit, që është rreth të 60-tave, tregon për gazetën se si ra heroikisht i biri në Bogovi të Maqedonisë. Edhe pse ka humbur djalin e vetëm, nuk derdh lotë dhe kur ndonjë pikë loti i shpëton pa dashur, ai për t´u “justifikuar” të thotë një shprehje të Leon Tolstoit: “S`po më largohet kjo e shkretë rrufë”.

Bardhyli: “Ju tregoj se si e edukova tim bir”

“Është e çuditshme - thotë Bardhyli - se si rodhi jeta e tim biri. Ai që fëmijë ishte një djalë i dhembshur, i urtë, i ndrojtur dhe fjalëpak. Ky karakter vazhdoi që ta shoqëronte edhe më vonë”. Halli i tjetrit ishte preokupacion edhe për Skerdin, i cili, mbas të 14-ve, u muar me stërvitje fizike dhe krijoi një trup të jashtëzakonshëm. Duke u rritur, ai u bë edhe më i heshtur dhe kishte për zemër historinë e Shqipërisë, e nëpërmjet saj njihte të gjitha trevat brenda dhe jashtë vendit. “Gjatë gjithë kohës, që Skerdi rritej, i kam treguar ngjarje të ndryshme, ku spikatnin figura të shquara të kombit shqiptar për trimëri, besë e mençuri. Mbi të gjitha, i kisha shpjeguar mirë se prejardhja jonë e hershme ishte nga Gryka e Rugovës. Këtë informacion më duket se e “treti” në vete, duke e ruajtur si gjënë më të shtrenjtë të të gjithë veprimtarisë së tij të mëvonshme. Historia më interesante, që i mbeti në mendje, ishte ajo e stërgjyshit të tonë, Moç Llagami, i cili në moshë tepër të re, kur luftonte kundër serbëve, vrau komandantin armik e dogji post-komandën. Që nga ajo ditë, Moçi u largua për të mos u kthyer përgjithmonë në vendlindje. Kështu u formua tre shekuj më parë fisi Llagami, në Tiranë”, tregon Bardhyli, i ati i Skerdi Llagamit. Skerdi ishte krenar që ishte pasardhës i avokatit të parë të Tiranës, patriotit të trevave të Shqipërisë së mesme, Myslim Llagami, gjyshi i të atit, që e kaloi jetën në burgje e internime, nga turqit, serbët dhe që u dënua me vdekje nga Esat Pashë Toptani. “I kisha treguar se si u dënua me vdekje im gjysh, por vendimi nuk u ekzekutua falë ndërhyrjes së gjyshit të Aleksandës Meksit, i cili mundi ta kthejë dënimin e Myslimit në internim. Skerdi ndihej mirë kur i tregoja histori të tilla, por, njëkohësisht, u mbrujt me urrejtjen kundër serbëve, për shkak të veprimtarisë së tyre të shëmtuar antishqiptare. Këto histori, ai nuk i harronte kurrë”, rrëfen Bardhyl Llagami. Më vonë, ndjenja e burrërisë, e përkushtimit ndaj atdheut të stërgjyshëve të tij, u bë tema kryesore e bisedës së Skerdit me shkokët, të cilët ishin çuditërisht më të mëdhenj në moshë se ai. Sipas Bardhylit, i biri, pasi mbaroi shkollën e mesme, për një farë kohe, u mor me punë të ndryshme si elektromekanik. Ndërsa në vitin 1997, Skerdi u ingranua në strukturat e Ministrisë së Rendit. Në trazirat e marsit të atij viti, 28-vjeçari me muaj të tërë nuk ka fjetur në shtëpi, por në autoblindat e policisë, që kanë stabilizuar rendin në kryeqytet. Më pas, për një kohë të gjatë, ka punuar në repartin special “Brisku”, ku ka realizuar detyra tejet të vështira për vënien në pranga të shumë personave në kërkim. Shokët e Skerdit tregojnë se ai ishte njeri që nuk e njihte frikën dhe këtë ia kishin transmetuar edhe familjes së tij, e cila ishte e shqetësuar.

Skerdi, në shërbim të çështjes kombëtare

Revoltat e shqiptarëve të Kosovës e prekën thellësisht ndërgjegjen e Skerdit. Në qershor të vitit 1998, si rezultat i një pjekurie të arrirë plotësisht, lidhur me detyrën që ndjente ndaj kombit, Skerdi, pasi ka trajnuar rreth 400 persona shqiptarë, që kishin ardhur nga e gjithë bota për të luftuar kundër serbëve, duke ndjekur rrugën Burrel-Tropojë, hyri në Kosovë. “Kishte kohë që bënte biseda për çështjen kosovare në shtëpi. Madje, që nga viti 1993, nga persona të afërt, që i kam kontaktuar më vonë, mësova më tepër rreth vizionit dhe veprimtarisë së tij të mirëfilltë kombëtare. E them me sinqeritet se, përveç kontributit që unë kam dhënë, duke i folur për origjinën e fisit tonë, nuk kam ndonjë meritë në aktivizimin e Skerdit në luftën e Kosovës”, vazhdon Bardhyli. Skerdi merr kështu me ndërgjegje të plotë vendimin për të qenë krah vëllezërve kosovarë në luftën e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi. Në shtëpi kishte thënë se do të shkonte në Itali për të punuar, pasi ndjente keqardhje për prindërit që po i linte vetëm. Në fakt, ndodhi krejt e kundërta, gjë e cila nuk i kishte shkuar në mendje as familjes së tij, pasi Skerdi shkoi të radhitej në formacionet e UÇK-së, duke u vënë në krye të shqiptarëve të tjerë të ardhur nga të katër anët e botës për të njëjtin qëllim. Bashkëluftëtarët e tij kanë thënë se Skerdi, i shndërroi këta atdhetarë të flaktë në luftëtarë të zotë, pasi ata nuk kishin prekur ndonjëherë armë me dorë e jo më të ishin përdorues të tyre.

Komandant “Shpendi”, ose tmerri i serbëve

Formacioni ku bënte pjesë Skerdi Llagami vepronte në Koshare, Junik, zona të Dukagjinit, por edhe në zonën e Pejës. Në UÇK, ai do të kryente detyrën e komandantit të batalionit të dytë të Br.134, e më pas po në këtë batalion, por që tashmë i përkiste Br.138 të UÇK-së. Në luftë e pagëzuan me emrin komandant “Shpendi”, kjo për arsyen e thjeshtë që si shpend guximtar ai kishte fluturuar ngë Tirana në Kosovë. Një bashkëluftëtar i Skerdi Llagamit, nga Kukësi, kur tregon se si ua punonte serbëve komandant “Shpendi” thotë: “Serbët e njihnin mirë për fytyrë komandant Shpendin. Madje, ata arrinin të dallonin edhe zërin e tij sa herë ai fliste me komandën eprore, apo dhe me luftëtarët në radion marrëse-dhënëse. Komandant Shpendi ishte bërë për ta një tmerr i vërtetë dhe për këtë ishte një nga personat më të kërkuar. Serbët donin të identifikonin vendndodhjen e tij me patjetër për ta goditur e asgjesuar më pas. Komandant Shpendi i kishte parashikuar këto gjëra dhe e kishte porositur efektivin se vendndodhja e tij në fushën e betejës do të ishte numri që komunikonte në radio plus edhe shifrën tetë. Ka ndodhur shpesh që ai thoshte numrin dhe serbët bombardonin fuqishëm kuotën që kishin dëgjuar në radio, por habiteshin kur e dëgjonin përsëri zërin e tij. Komandant Shpendi, i ndërronte shpesh kodet për të ruajtur efektivin nga armiku. Ai ishte i lidhur shumë me vartësit, të cilët shikonin te komandant Shpendi eprorin trim, të paepur dhe të sakrificave. Nuk mund të harroj se si ai i merrte në krah shokët e plagosur dhe i ngjitej malit me shpejtësi. Sa i rreptë ishte në detyrë, aq i dhembshur ishte kur përcillte për në banesën e fundit shokët e vrarë”. Raste si këto i kanë treguar shpesh Bardhylit, babait të komandant Shpendit, i cili tashmë e ka kuptuar se i biri nuk i përket vetëm atj, por gjithë kombit shqiptar. Drejtuesit e luftës në Kosovë e Maqedoni, e kanë cilësuar komandant Shpendin si luftëtar tejet të zotin. Ata nuk ngurrojnë të thonë se ai kishte mirë të ngulitur në mendje thënien e një strategu të madh ushtarak dhe shpesh u thoshte ushtarëve: “Shokë, po më patë që sulem përpara më ndiqni, po vutë re se kthehem prapa më vrisni”. Kjo kishte të bënte me formimin e mirë ushtarak që tashmë kishte marrë ky njeri. Ata që e kanë njohur në betejë komandant Shpendin thonë se karakterizohej nga profesonializmi i lartë dhe nuk e njihte aspak frikën. Madje, sipas tyre, në zgjidhjen e situatave të vështira ai ishte i pari. “Një herë duhej të sulmonim drejt një bunkeri, nga i cili qëllonte papushuar një mitraloz serb. Komandant Shpendi, i veshur tërësisht me dinamit, u vërsul mbi ta. Serbët të alarmuar e lanë bunkerin dhe u larguan të tmerruar”.

Familja, asnjë dijeni për Skerdin

Gjatë gjithë periudhës së largimit, familja e Skerdit nuk dinte asgjë për vendndodhjen e tij në Itali, ku kishte thënë se do të shkonte. Ata, madje, ishin të shqetësuar. “Një herë, një kushërira jonë na tha gjithë gëzim se kishte dëgjuar në edicionin e lajmeve të kanalit 5 italian se një shqiptar kishte fituar çmimin e parë për trupin më të bukur. Ajo mendonte se ky ishte Skerdi. Mbasi u interesuam, u sqaruam se nuk ishte ashtu. Dhe kjo do të vazhdonte deri kur pas mbarimit të lutës në Kosovë në një gazetë të përditshme u botua intervista me një nga komandantët e UÇK-së, nga Shqipëria, që quhej Artan Dyrmishi. I intervistuari pyetjes së gazetarit se a kishte të tjerë shqiptarë që luftonin në Kosovë iu përgjigj: “Aty ku vdekja ishte më e sigurtë Skerdi Llagami ishte komandant batalioni”. Nëpërmjet këtij lajmi ne mësuam vendndodhjen e djalit tonë, por ishte e pamundur të kontaktonim me të. Më pas, Skerdi na ka bërë një telefonatë të shkurtër, ku na tha se do të shiheshim së shpejti. Vonë e mësuam se telefonata na ishte bërë nga Lugina e Preshevës”, vijon Bardhyli. Me mbarimin e luftës në krahinën e Preshevës, komandant Shpendi u kthye në Kosovë e vazhdoi veprimtarinë e tij fillimisht në përbërje të forcave të TMK-së, efektiva të Ministrisë së Rendit Publik të Kosovës.

Skerdi vullnetar edhe në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë

Pas fillimit të veprimeve luftarake në territorin e Maqedonisë, komandant Shpendi bashkë me 40-50 persona të tjerë vullnetarë shkoi në Prizëren, për t´u përshëndetur me shokët që do të qëndronin në Kosovë, pasi do të nisej për në Maqedoni. Valboni, zëvendëskomandanti i batalionit, që drejtonte komandant Shpendi, duke e ditur se sa i njohur dhe i kërkuar ishte eprori i tij nga armiku, i thotë me zë të drithëruar në mes të burrave: “Komandant Shpendi, unë mendoj se ti ke luftuar boll. Ke qenë në disa luftra dhe mos rreziko, pasi armiqtë të kanë në shënjestër”. Komandant Shpendi e përqafoi Valbonin në shenjë miratimi dhe tha: “Edhe sikur shtatë luftra të bëhen për Shqipërinë, te të shtata do të jem”, dhe u nis për në shtabin e Ali Ahmetit. Me të mbërritur atje, organizoi njësitet speciale për vendosjen e situatës dhe komandant u emërua ai vetë. Kishte përzgjedhur djem trima, të përkushtuar dhe të përgatitur fizikisht. Komandant Shpendi drejtoi situata të rrezikshme luftarake dhe doli gjithnjë me sukses në zgjidhjen e detyrave.

Si u vra komandant Shpendi

Ditën e diel, më datën 1 korrik të vitit 2001, në orën pesë pasdite, në zbatim të një urdhri, u vra në krye të detyrës komandant Shpendi. Kishte marrë përsipër të spastronte nga elementët armiq qytezën e Bogovisë. Ai ishte në krye të njësitit dhe u godit me dy plumba, në pritë, nga një snajper. Plumbat e mbërthyen për vdekje, njëri në zemër dhe tjetri në bark. Shokët e njësitit, të papërmbajtur dhe në shenjë hakmarrjeje, e shkretuan të gjithë vendin, ku u vra komandanti i tyre. Komandantin trim, të njohur me emrin Shpend, e varrosën në Malësinë e Sharrit, në fshatin Selcë e Keqe, pranë një xhamije. Edhe pse komandant Shpendi u vra, shokët e tij vazhdonin të raportonin te varri i tij detyrat që kryenin në misionet e tyre tepër të vështira. Njesitit special që drejtonte iu dha emri “Shpendi”, në kujtim të tij. Të gjithë specialët veshën bluzat me simbolin UÇK, ku në krahun e djathtë shënohej “Njësia Speciale Shpendi”. Megjithëse po bëhen dy vjet që nga rënia e komandant Shpendit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë njerëzit që e kanë njohur, të asaj zone, vazhdojnë të flasin për të sikur të ishte gjallë, e midis tyre.

Tubimet për ndër të të rënëve në luftë

Më 5 maj të vitit 2003, Bardhyl Llagamin e ftuan në Sllupçan, pranë Kumanovës, sepse atje do të organizohej një tubim, nga Partia Demokratike për Integrim, me rastin e njësimit të 5 majit si Ditë e Dëshmorëve dhe të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoni. Atje, pas përshëndetjeve të Ali Ahmetit, Faslli Veliut (Daja), e të tjerëve, figura të shquara të UÇK-së, foli edhe babai i dëshmorit Skerdilaid Llagami, Bardhyli. Të gjithë të pranishmit u mrekulluan nga thëniet e tij të matura, ku ndër të tjera citoi: “… Ne edhe mund të na vrasin, por nuk mund të na zhdukin. Ne do të vazhdojmë të jetojmë përjetësisht në trojet tona”. Dy ditë më vonë, në një tjetër tubim në Bogovi, vendi ku ka rënë edhe komandant Shpendi, me rastin e shkuarjes atje të profesor Bardhylit, babait të tij, pas bashkëluftëtarëve fjalën e mori poeti i atyre anëve, Agimi, i cili u shpreh: “Ne nuk do të vendosim trandafila mbi varrin e komandant Shpendit, sepse ai ishte më i bukur se çdo trëndafil. Ai ka qenë komandanti më i hijshëm që kam njohur mbi dhe. Mbi varr do të mbajmë ngritur flamurin shqiptar që na ka lënë ai dhe nuk do të harrojmë kurrë porositë e tij”. Bashkëluftëtari i komandant Shpendit, me emrin “Bejdo”, i komunikoi babait të tij, Bardhylit, se dy prej shokëve të batalionit, që kishte drejtuar i biri, u kishin lindur djem, të cilët ishin pagëzuar njëri me emrin Shpend, e tjetrin Skerdilaid. Ndërkohë, edhe në Tiranë shoqata me të njëjtin emër, kërkon të vlerësohet denjësisht figura e Skerdilaid Llagamit, ose siç e njohin atyre anëve, komandant Shpendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi EmptyThu Oct 16, 2008 10:43 am

Udha e mbare, Trim!


  TE PESEVE*  
Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
  a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
  gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat maqedonase. DESHMORET NUK VDESIN!

 Alban Tartari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ishte Komandant Shpendi Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte Komandant Shpendi   Kush ishte Komandant Shpendi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ishte Komandant Shpendi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ''Kush ishte komandant Drini''
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Komandant Shemi
» ALI PASHE TEPELENA
» Kush ishte FAN NOLI?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: