Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 " ILLYRICI SACRI"

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Sep 06, 2007 5:56 pm

" ILLYRICI SACRI" Iliricumxk7

Father Filippo Riceputi intended to write the history of Illyria, and in 1720 had issued, at the Jesuit college in Padua, a prospectus of this monumental enterprise. During twenty years he and Father Daniele Farlati searched with unwearied industry, in all the libraries and archives of ancient Illyria, for the material for their work; the matter they collected filled three hundred manuscript volumes. In 1712, just as two of the larger divisions, the martyrology of Illyria and the life of San Pietro Orseolo, were about completed, Riceputi died. Thus Farlati was left alone to work into presentable shape the prodigious amount of material collected. As co-labourer he chose Father Jacopo Coleti. The first volume of "Illyricum Sacrum" appeared at Venice, in 1751; it contained the history of the Church Salona up to the fourth century. Three further volumes appeared in rapid succession while the fifth was in press Farlati died. His assistsnt Coleti finished the fifth volume, which appeared in 1775, and issued three more, the last being completed in 1818. The whole work fills eight well-executed folio volumes.

PËRPJEKJE TË PAFRYTSHME NJËSHEKULLORE PËR RIBOTIMIN E "ILLYRICUM SACRUM"

ANISA PAPLEKA

"Illyricum Sacrum" është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. "Illyricum Sacrum" përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç se në këtë vepër të madhe. Sipas profesor Aleksander Stipqeviç, vepra "Illyricum Sacrum" është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Ribotimi i korpusit "Illyricum Sacrum" nuk ishte ide e re dhe as e para. Përpjekje dhe iniciativa për ribotim ka pasur edhe më parë, por të gjitha kanë mbetur vetëm të tilla. Paraqitja e tyre në mënyrë kronologjike është mjaft interesante, sepse na dëshmon zhvillime të çuditshme, prapaskena e drama të cilat mund të ndodhnin vetëm në Ballkan. I kemi ndjekur një për një të gjitha këto përpjekje, duke shfletuar dokumente, dorëshkrime, letërkëmbime, si dhe shkrime e studime të botuara të vetë pjesëmarrësve në këto ngjarje, por edhe të atyre që nuk kanë qenë drejtpërdrejt të kyçur në to, duke u bërë dëshmitarë të momenteve shumë të rëndësishme, ose thënë ndryshe pjesë e pandarë e kësaj kryevepre.

Qëllimi ynë kryesor në këtë rast është që me korrektësi dhe paanshmëri të paraqesim ato ndodhi dhe ngjarje deri në momentin e daljes nga shtypshkronja të ekzemplarëve të parë të ribotimit fototipik-anastatik të "Illyricum Sacrum" në shkurt të vitit 2005. Sipas dokumenteve dhe dorëshkrimeve ekzistuese, i pari që kishte planifikuar një ribotim të mundshëm të korpusit "Illyricum Sacrum" ishte njëri nga autorët e kësaj vepre, pikërisht ai që edhe e përfundoi atë, at Jakob Koleti. Mirëpo nga një ide e tillë, atë e largoi vdekja.

Duke studiuar dorëshkrimet e at Koletit, një tjetër personalitet i rëndësishëm për korpusin "Illyricum Sacrum", don Frane Buliq i bëri përpjekjet e para për një ribotim të mundshëm që në vitin 1902, për t‘i vazhduar ato edhe zyrtarisht në vitin 1906. Megjithëse nuk arriti rezultatet e dëshiruara, përkatësisht ribotimin e "Illyricum Sacrum" që me përpjekjet e para, ai nuk u dekurajua. Përkundrazi e la për më vonë, duke pritur momentin më të favorshëm për një gjë të tillë. Gjithmonë shpresonte se do të mund të realizonte një ribotim serioz dhe në nivel, ashtu siç ishte edhe vetë vepra dhe për këtë gjë bisedoi madje edhe me një botues nga Parisi.

Duke e vlerësuar si një vepër me rëndësi të veçantë dhe tepër të rrallë, e cila vështirë se gjendej për t‘u konsultuar, don Frane Buliqi mendon që ta botojë "Illyricum Sacrum" në mënyrë fototipike-anastatike. Megjithatë, në një moment të caktuar, pasi u bë i vetëdijshëm për problemet e shumta, që nga ato financiare e deri tek ato profesionale, por gjithashtu edhe nga zhvillimet politike të kohës, ai tërhiqet nga ideja e parë, duke planifikuar tashmë një botim komplet të ri, me autorë të tjerë, të një "Illyricum Sacrum"-i tjetër. Për një ide të tillë, sa ambicioze aq edhe të parealizueshme, don Frane Buliqi bën edhe veprimet e para (ne mbështesim mendimin e profesor V.Novak, kur pohon se: "don Frane Buliqit i mungonte ndihma e papëve për një ndërmarrje të tillë", ndërkohë që të tre jezuitët: Riçeputi, Farlati e Koleti e patën atë. Por nuk ishte vetëm kjo ndihmë, ishin edhe rrethanat politike dhe shoqërore ato që u bënë pengesa kryesore për të realizuar një ndërmarrje të tillë. Novak, në studimin e tij sjell edhe këtë të dhënë: "Në vitin 1918, papa Benedikti XV, studiuesit francez R.Graffin i kishte dhënë 20000 franga për botimin e ‘Serbia Sacra‘". Një gjë e tillë tregon interesimin e vazhdueshëm që kishin papët dhe Vatikani për të ashtuquajturën "Iliri të lashtë"). Më 29 dhjetor 1918 ai u dërgon të gjithë ipeshkëve të Jugosllavisë së atëhershme dhe të Shqipërisë një letër-qarkore, në të cilën u lutet atyre që të mbledhin dhe sigurojnë burime, dorëshkrime dhe dokumente për të rishkruar një histori të madhe të kishës, si dhe botimin e ri të "Illyricum Sacrum" nga kohërat më të lashta e deri në fillim të shekullit XX.

Një veprim tjetër i rëndësishëm ishte mbështetja e historianit serb Stanoje Stanojeviç, me të cilin don Frane Buliq bisedon gjatë verës së vitin 1920 në Rogashka Sllatinë, duke rënë dakord që një ndërmarrje e tillë të ketë karakter ndërkombëtar dhe për të të ftoheshin të gjithë historianët e kishës, qofshin ata katolikë, ortodoksë apo laikë jugosllavë, por edhe emra të nderuar të shkencës ndërkombëtare. I pari që u ftua nga studiuesit e huaj ishte don G.Morin, pasi don F.Buliq gjeti mbështetjen e ndihmën e kryeipeshkvit të Zagrebit, imzot Anton Bauerit, imzot S.Ritigut, profesor Shishiqit, prof. V.Klaiqit dhe at J.Jeleniqit. Për këtë qëllim, don G.Morin arrin në Zagreb më 20 janar të viti 1921 dhe qëndron deri më 24 korrik të vitit 1921. Gatishmëria e don G.Morinit ishte një nxitje jo vetëm për don F.Buliqin, por edhe për të tjerët, ngaqë emri dhe veprat e tij ishin shumë të njohura në mbarë Evropën.

Takimi i parë për fillimin e punës në projektin e ri "Illyricum Sacrum" u mbajt në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Jugosllave të Zagrebit, (JAZU-Zagreb) në Zagreb, më 26 janar 1921 (procesverbali i takimit më 26 janar 1921 në JAZU, të cilin e kishte mbajtur imzot Svetozar Ritig, është i daktilografuar në dy faqe makine, ndërsa faqja e tretë ka disa shënime me dorë të S.Ritigut. HDA, Zagreb, fondi 816, "Osobni fond Svetozara Ritiga") me pjesëmarrjen e don F.Buliqit, profesor Klaiqit, profesor Shishiqit, at Jeleniqit, imzot Ritigut, Hertlingut, don Morinit dhe profesor Kovaçeviqit nga Maribori. Në këtë takim përcaktohen orientimet kryesore programore, duke theksuar se duhej të rishkruhej historia laike dhe kishtare e Ilirikut deri në shekullin IX. Me këtë rast, për drejtues të përkohshëm të projektit, të pranishmit emërojnë don F.Buliqin, ndërsa për sekretar at Jeleniqin. Imzot Ritigu propozon që menjëherë të formohen komisionet përkatëse, të cilat do të fillonin punët pa humbur kohë. Profesor Klaiqi propozon emrat e disa studiuesve që duhej të ftoheshin për të punuar në këtë projekt, me këtë renditje: nga Beogradi dr. S.Stanojeviq; dr. J.Radoniq, A.Anastasijeviq dhe dr. Vl.Qoroviq; nga Lublana dr. Hauptman, dr. F.Kos, dr. M.Kos, dr. Zorea, dr. N.Radojçiq; nga Sarajeva: dr. M. Vanino, dr. Q.Truhelka; nga Vjena: dr. K.Patsch; nga Djakovo: M.Paviq dhe nga Hercegovina: at P.Dragiçeviqi. Këtu po ashtu propozohet që don G.Morin të jetë organi ekzekutiv në këtë projekt dhe ndërkohë ai duhet të punojë në përgatitjen e studimit për kalendarin e Shën Jeronimit, në të cilin dalin emrat e disa shenjtorëve nga Iliria e lashtë.

Duke analizuar me vëmendje diskutimet, propozimet dhe përfundimet e nxjerra nga takimi i parë iniciues, fillimisht për ribotimin fototipik-anastatik të "Illyricum Sacrum", pastaj edhe idenë e botimit të një vepre të re me titull të njëjtë, ku do të pasqyrohej historia e të dyja kishave (asaj perëndimore dhe asja lindore) deri në ndarjen përfundimtare të tyre, konkludojmë se qëllimi kryesor ishte rishkrimi i një historie të Ilirisë kishtare dhe civile nga kohërat më të lashta deri në mesin e shekullit XI, duke plotësuar Farlatin me burime dhe të dhëna të reja për popujt që kishin banuar në ato territore.

Don F.Buliq, me t‘u kthyer në Split përpilon një letër-qarkore për ministrin e Kulturës së Jugosllavisë së atëhershme, Svetozar Pribiqeviq, duke zbërthyer idenë e ribotimit ose shkrimit të një vepre të re, me shpresë se do të gjente mbështetjen financiare. Meqenëse është dokument me një rëndësi të veçantë, si për sa i takon konceptit dhe pikëpamjeve të don F.Buliqit, lojës së dyfishtë që ai bënte duke u përpjekur t‘u shmangej ndikimeve politike dhe nacionalizmit serb e në anën tjetër duke ruajtur krenarinë kroate, ashtu edhe për shkak të paraqitjes reale të gjendjes rreth korpusit "Illyricum Sacrum", ne e sjellim në vazhdim atë të përkthyer në gjuhën shqipe (origjinali është shkruar në gjuhën kroate, jo serbo-kroate dhe ruhet në HDA, O.F.S. Ritig, kut. 2. Këtë letër me disa shkurtime e ka botuar edhe V.Novak, duke i bërë një koment të njëanshëm, veçanërisht duke interpretuar në mënyrë tendencioze idetë dhe qëndrimet e don F.Buliqit):


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Aug 21, 2008 8:48 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Sep 06, 2007 8:45 pm

"Zoti ministër,

Gjatë vitit 1906 unë i nënshkruari kisha provuar me një botues parisien që të ribotoja me metodën anastatike disa nga vëllimet e veprës "Illyricum Sacrum" të shtypura nga jezuitët Farlati e Koleti në Venedik gjatë viteve 1751-1819, për të cilën një pjesë të materialit e kishte mbledhur më herët Riçeputi, i ndihmuar nga Pacifik Bica prej Rabi (më vonë kryeipeshkv i Splitit 1746-1756). Vepër kjo, e cila në fakt kishte mangësi, posaçërisht në dy vëllimet e fundit VII e VIII që trajtonin ipeshkvitë e Duklës, Tivarit, Ulqinit, Durrësit, Sriemit, Shkupit, Beogradit, Ohrit etj., dhe këto për shkak se ishin të shtypura në numër të kufizuar ekzemplarësh. Po ashtu edhe para vitit 1906, përkatësisht në vitin 1902, kur i nënshkruari ka botuar disa vite në vazhdim (1902-1910) në revistën e tij shkencore "Bullettino di archeologia e storia dalmata" korrigjimet dhe përmirësimet, të cilat vetë Koleti i kishte bërë për ribotimin e kësaj vepre madhore dhe më vonë gjatë viteve 1911-1912, kur i nënshkruari kishte botuar "Kronotaksu Solinskih Biskupa od III-VII. Vijeka uz dodatatk Kronotaksa Splitskih Nadbiskupa od razorenja Solina do polovice XI vijeka", kishte ëndërruar se do ishte shumë mirë që në bazë të gërmimeve arkeologjike të kryera përgjatë gjithë vendit tonë, në dekadat e fundit, në bazë të hulumtimeve historike nëpër arkivat evropiane, si dhe në bazë të studimeve të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të historisë sonë të ribotonte "Illyricum Sacrum" të korrigjuar, të plotësuar në botimin e dytë, ose do të ishte më mirë sikur të shkruhej krejtësisht i ri për historinë kishtare të Ilirisë në kuptimin e gjerë të fjalës. Vepër kjo, e cila do të na pasqyronte depërtimin e krishtërimit dhe shtrirjen e tij në territoret tona deri në shekullin e nëntë dhe pastaj deri në ditët e sotme.

Me rastin e përkujtimit të 1500-vjetorit të Ediktit të Milanos në vitin 1913, si dhe të vdekjes së Dioklecianit në pallatin e tij këtu (313-1913), manifestimi solemn u bë në varrin e martirëve të Diokleciatit dhe në pallatin e tij në Peristil të Splitit dhe me rastin e po këtij manifestimi në vitin 1914 në Nish, në qytetin e lindjes së Perandorit Konstantin, i nënshkruari ka botuar një studim për këta perandorë me shpresën se pas luftërave ballkanike do të mund të eliminohej ndarja që ekzistonte që prej nëntë shekujsh mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo ndarje në mes të Lindjes dhe Perëndimit, në kuptimin politik është eliminuar në shtetin tonë dhe do të përfundojë edhe në mes të kishave me rastin e rregullimit të situatës dhe në një gjendje të tillë mund të kontribuojë kjo letër e nënshkruar nga unë.

I nënshkruari mendon se ka ardhur momenti që të arrihet qëllimi i tij. Që nga viti 1881 ai ka gjetur një ftesë të shkruar nga kleri dalmatinas, ku ndër të tjera thuhej: "Kur tani ndarja në mes të Lindjes dhe Perëndimit, e thelluar gjatë rrjedhës së historisë dhe konflikteve të brendshme përkatësisht ndërmjet Romës dhe Bizantit nuk ka më arsye të ekzistojë, tani që në gërmadhat e trungut bizantin kthehen qëllimet sllave etj.; tani kur, vazhdon autori i letrës, sllavët e Lindjes kanë pranuar të jetojnë nën ndikimin e kulturës së Perëndimit, e cila mund t‘u sjellë atyre shumë të mira për fiset e tyre sllave, dhe po kjo mund t‘i kontribuojë kulturës së Perëndimit, ndërkohë që sllavët e Perëndimit ndjejnë kërkesë jetësore të thellohen në burimet shkencore të Lindjes, të cilat na njoftojnë për kulturën dhe jetën e përbashkët, për historinë tonë të përbashkët deri në shekullin e nëntë", tani i nënshkruari mendon se ka ardhur momenti që të realizohen qëllimet kryesore të cilat i kishte menduar vite me radhë. (...) Para dy vitesh shkrimtari i njohur francez, Don Germain Morin, anëtar i Urdhrit Benediktin në kuvendin Maredsous në Belgjikë, ka marrë lejen nga udhëheqësi i Urdhrit të tij që të vijë lirisht në shtetin tonë për kërkime shkencore. Morin është i njohur në botën shkencore si një ndër hulumtuesit më të mirë të historisë së vjetër kishtare në tërë Evropën. Me artikujt e tij studimorë është dalluar deri në kohë të luftës në Revue Bénédictine, të cilën e ka botuar kuvendi i Maredsous. Edhe në periodikë të tjerë të Evropës ka studime të tij shkencore. Para luftës dhe gjatë saj ka punuar në Bibliotekën Mbretërore të Monakos, ku edhe ishte laureuar. Studimet e tij për homelitë e Shën Augustinit i boton në fund të vitit 1917 në një libër mjaft voluminoz. Në hulumtimet e tij herë pas here ai është marrë edhe me Ballkanin dhe për shembull ka ndriçuar figurën e Niketës, ipeshkvit të Remesianës (Ak-ili, Bella-Pallanka) në Serbinë e vjetër, mikut të madh të Shën Paulinit nga Nola, duke vërtetuar se ishte ipeshkv i këtij qyteti dhe jo i Akuilesë (rreth vitit 410) dhe sipas të gjitha gjasave ai ka krijuar njërin nga himnet më të bukura të kishës perëndimore "Te Deum laudamus". Janë të njohura hulumtimet e tij për veprat e Shën Çezarit, d‘Arles dhe për Amalariun, për ipeshkvin Treverskom, i cili në vitin 813 ishte anëtar i legatës së Karlit të Madh dërguar Mihalit, Perandorit të Bizantit, për të cilat qëllime ka ardhur në Zarë në vitin 805 dhe ishin në legatën e parë kur kaluan te Karli i Madh i shenjtë, Dogji i Venedikut, Pali, duka i Zarës dhe Donati (i treti me këtë emër) ipeshkv i Zarës. Me Morinin njihem që prej 20 vjetësh dhe kemi bashkëpunuar në fusha të ndryshme shkencore. (...) G.Morin ka pranuar që para dy vjetësh të punojë në fushën e historisë së kishës jugosllave. Edhe pse është 59 vjeç, ai është i freskët, i kthjellët e i shkathët. Me dashamirësinë e shkëlqesisë së tij, kryeipeshkvit të Zagrebit, dr. A.Bauer, drejtuesit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Jugosllave të Zagrebit në Zagreb, i është mundësuar që më 21 janar të vitit 1921 Morin të arrijë në Zagreb nga kuvendi Monserrat afër Barcelonës, ku kishte qëndruar muajt e fundit. Këtu, më datë 26 janar është mbajtur një takim që të shihej në është e mundur që të realizohet një aksion shkencor për qëllimin e lartpërmendur. Në të kanë marrë pjesë një numër i vogël ideatorësh të këshillit të përkohshëm, përkatësisht disa personalitete nga Kroacia, Dalmacia, Sllovenia dhe Bosnja. Profesori i Universitetit të Beogradit, Stanoje Stanojeviq, i cili kishte premtuar se do të vinte, nuk mundi të marrë pjesë për shkak të obligimeve zyrtare. Në fillim u vendos që para se të fillohej me punët konkrete, të kujdeseshim për sigurimin e mjeteve materiale që i nënshkruari, si kryetar i përkohshëm i këshillit organizues, të udhëtonte për në Beograd dhe të vinte te ju me kërkesë zoti ministër, që për vitin 1921/1922 të futet në buxhetin shtetëror shuma prej 60000 dinarësh për nevojat e këtij aksioni, si për shembull udhëtime të të nënshkruarit ose të anëtarëve të tjerë me Morinin, në të gjitha ipeshkëvitë e shtetit tonë, në të gjitha kuvendet kryesore që me prelatët kishtarë të njërës dhe të kishës tjetër të bisedojë gojarisht për nevojat e këtij aksioni, që t‘i informojë për të dhe të kërkojë prej tyre ndihmë materiale e morale, pastaj për ata të cilët do të mund të merrnin pjesë si ndihmës ose anëtarë të rregullt, si dhe nëpër urdhrat e kuvendeve të zgjidhte ndonjërin nga priftërinjtë dhe kallugjerët për bashkëpunëtorë, që të shikonte bibliotekat e kuvendeve dhe ato të universiteteve, si dhe arkivat në kanë apo jo ende materiale të pabotuara, i cili do të mund të shërbente për botim, etj. Don Germain Morin, i cili megjithatë ndenji në Zagreb, mori urdhër që të punojë me burimet dhe librat të cilat ndodhen në bibliotekat e atjeshme dhe të tjerat që do t‘i silleshin nga Biblioteka e Muzeut Arkeologjik të Splitit, t‘i nxjerrë dhe t‘i shënojë të gjithë martirët, shenjtorët e të gjithë Ilirisë së vjetër dhe të përgatisë bibliografinë si fillim i punës së këtij aksioni dhe në bazë të kësaj të krijohet baza e re në këshillin organizativ me specialistë të cilët do të duhej të takoheshin në prill ose maj të këtij viti, për një marrëveshje për të punuar secili në drejtimin e tij. Për një aksion të tillë është e domosdoshme edhe një bibliotekë e veçantë profesionale. Në Zagreb ka plot gjëra si në bibliotekën Universitare, në bibliotekën e Akademisë, si dhe në bibliotekat e Beogradit, Lubjanës, dhe në ato të kuvendeve, ipeshkvive etj. Edhe në bibliotekën e Muzeut Arkeologjik të Splitit ka diçka të mirë, që është siguruar në bazë të rezultateve të kërkimeve në fushën e historisë kishtare dhe të gërmimeve arkeologjike në Solin, por e gjithë kjo është pak, duke i krahasuar ato me nevojat e këtij aksioni. Duhen edhe plot gjëra të tjera të specializuara. Veçanërisht ftojmë instrumentum, eruditët dhe historianët e kishës. Për këtë qëllim, tani për tani na duhen 20000 dinarë, të cilat janë të llogaritura në shumën e lartcekur prej 60000 dinarësh. Duhet theksuar se kjo bibliotekë e specializuar, e cila do të krijohej tani, do të mbetej në shtetin tonë për nevoja të ardhshme, ndërsa më vonë do të vendosej se cilës bibliotekë universitare ose biblioteke tjetër do t‘i dhurohej. Para se autori i kësaj letre të vijë personalisht në Beograd që të paraqesë gojarisht këtë ide të tij dhe të këshillit organizativ, e ka konsideruar të domosdoshme që lutjen t‘ia dërgojë në formë të shkruar personalitetit tuaj zoti ministër, që ju ta lexoni e ta shqyrtoni me shpresën që do ta merrni parasysh.
Kjo është një punë e ngatërruar, të cilën e kemi filluar për shtetin tonë, por është filluar me shpresën e mirë se do të përfundojë me sukses. Një pjesë studiuesish kanë filluar të punojnë në fushën e hagjiografisë, ndërsa pjesa tjetër e studiuesve që do të angazhohen në historinë e shenjtë kishtare të vendeve tona, do të jenë profesorë nga universitetet dhe nga fakultetet teologjike: nga Serbia J.Radoniqi, S.Stanojeviqi, D.Anastasijeviq, Vl.Çoroviq, I.Ruvarac; nga Kroacia: F.Shishiq, V.Klaiq, S.Ritig; nga Bosnja: Dr. Jeleniq (tani në Zagreb); nga Gjakova Dr. M.Paviq, nga Mostari, Dr. P.Dragiçeviq; nga Sarajeva: Truhellka; nga Maribori: dr. Kovaçiq; nga Lubjana: prof. Srebrniq, të dy profesorët Kos, at e bir, prof. Grifc, si dhe shumë të tjerë, të cilët do t‘i bashkëngjiten këshillit të zgjeruar kur të parashikohet se do të fillojë aksioni konkret dhe kur mund të llogarisnim në ndihmën Tuaj financiare.

Kemi shpresë se ky projekt do të ketë sukses edhe nga këndvështrimi tjetër. Nuk është se kjo fushë është krejt e pahulumtuar, dhe se në këtë punë nuk është provuar edhe më parë të shkruhej. Në dekadat e fundit është shkruar për historinë kishtare në revista, në studime të veçanta nga ana e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve. Ekziston edhe ndonjë studim i veçantë për hagjiografinë e vendeve tona, por ka edhe të huaj që janë marrë me këtë çështje. Megjithatë, e gjithë kjo është sipërfaqësore, pa një qëllim të caktuar, sipas rastit, ose siç kërkojnë kërkimet arkeologjike që të shkruhet për këtë apo atë eksponat. Për historinë e krishtërimit në Dalmaci ekzistojnë mjaft studime, të cilat janë botuar në të lartpërmendurin Bulletino, i cili duhet thënë se nga viti 1920 e në vazhdim botohet në gjuhën serbo-kroate, si dhe me një rezyme të shkurtër në gjuhën frënge në fund të çdo artikulli të rëndësishëm.

Një pjesë e madhe e historisë sonë, e asaj të shenjtë e kishtare, ndodhet ende nën tokë. Duhet hapur "Almae Matris Telluris," që ajo të na japë atë që historianët e asaj kohe kanë shënuar në mënyrë të përgjithshme e të kujdesshme. Së bashku me Frushka Gorën, e pasur është edhe rrethina e famullisë së Shën Dhimitrit në Mitrovicë, si dhe rrethina e kishës së rrënuar pravosllave, varri i Shën Gjergjit etj.

Nga lufta e tmerrshme që kaloi, nga pasojat e së cilës ka vuajtur i gjithë njerëzimi, ndërsa nga këndvështrimi socio-kulturor do të ketë pasoja të paparashikueshme për të gjithë popujt, e sidomos për ne, Amerika do të pushtojë ekonominë e Evropës, ndërsa kjo, e veçanërisht Perëndimi, do të provojë të pushtojë edhe më tutje e sidomos në planin e kulturës Ballkanin, e veçanërisht shtetin tonë të ri, si urë në mes të dy botëve. Dëshmi për këtë është profesori parisien Jacques Zeiller, i cili përfshin në veprën e tij të fundit të lartpërmendur të gjithë territoret nga Korushka e Krajinës deri në Detin e Zi. Ne, le të na pushtojë Perëndimi, por deri në një masë të caktuar. Le të merren me historinë tonë historianët e Perëndimit, por deri në një kufi të caktuar. Ne duhet të jemi të parët në fushën tonë, e pas nesh Evropa Perëndimore. Të mos jemi shpirtngushtë dhe t‘i mbyllim dyert librit tonë në Evropë, por të jemi të parët: nil de nobis sine nobis. Ne duhet që të hulumtojmë çdo fushë të diturisë dhe pas nesh të tjerët. Me ndihmën tonë ata të bëjnë çfarë të duan.

Don Germain Morin do të jetë në këtë vepër organ ekzekutiv i këshillit dhe do të drejtojë të gjitha punët. Puna jonë duhet të jetë e pranishme në Evropë. Për këtë shkak do të ishte mirë që krahas gjuhës serbo-kroate, e tërë vepra të jetë e shtypur për shembull edhe në gjuhën frënge. Don Germain Morin është një stilist dhe specialist për punime të tilla në gjuhën frënge. Varianti i punës do të mbajë titullin sipas përmbajtjes, por pjesa kryesore do të ketë titullin "Fastes écclesiastique della Yougoslavie", e ngjashme me titullin e historisë kishtare të "Duchesne Fastes épiscopau della Gaule".

Ky studim ka për qëllim që të ngrejë shpirtrat dhe interesin e njerëzve dhe kishës për studime më të larta. Do të ishte e preferueshme që G.Morinit t‘i mundësohej hapja e katedrave të patrologjisë në tri universitetet e vendit tonë. Ai është specialist për këtë, por kjo patrologji duhet të kufizohet në atë kishtare. Etërit dhe shkrimtarët e tjerë, të cilët do të merreshin me kishat tona qofshin ato të Lindjes apo të Perëndimit, do të njiheshin më për së afërmi me këtë fushë, sepse patrologjia e përgjithshme e kishës studiohet tashmë në fakultetet tona teologjike. Në këtë mënyrë, kleri i ri do të informohej me gjithë literaturën patristike të vendeve tona. Don Morini, i cili ka filluar të mësojë edhe gjuhën tonë, do të mbajë leksione në gjuhën latine ose frënge dhe kryesisht në semestrin veror ose dimëror në Lubjanë, Beograd, ose Zagreb. Një punë e tillë e Morinit do të shërbejë për të afruar shpirtrat e rinj të studentëve, të fakulteteve teologjike, të cilët nuk do të gjenin vetëm ushqim shpirtëror në burimet teologjike, por do të njiheshin më mirë me ta.

Që ky aksion të mund të përparojë, do të ishte e domosdoshme që- siç e kemi cekur më lart -nga buxheti shtetëror për vitin 1921/1922 të ndahej shuma prej 40000 dinarësh për nevoja fillestare të Morinit për udhëtimet e tij dhe të anëtarëve të tjerë të këshillit organizues, ndërsa 20000 dinarë për nevojat e bibliotekës së specializuar.

I nënshkruari është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështje, si dhe për problemet me të cilat do të ballafaqohet ai në fushën profesionale dhe në atë ekonomike. Megjithatë, nga studimi i përgjithshëm dhe specifik i këtij problemi, shpresojmë se pak nga pak aksioni do të përparojë. Shteti ynë i ri, i cili duhet të ecë përpara në të gjitha drejtimet, nuk duhet të dështojë në aspektin kulturor. Nuk guxon të lejojë ose të shikojë me gjakftohtësi që studiuesit e huaj të na pushtojnë: ne nuk jemi as një lloj kolonie ballkanike për Perëndimin. Në shtetin prej 12 milionë banorësh do të gjenden specialistë të mirë nga këto fusha, rreth të cilëve do të mblidhen gjeneratat e reja, por ato duhen edukuar. Zoti ministër, në duart Tuaja është realizimi i kësaj pune të rëndësishme. Duke shpresuar për mirë zoti ministër, pranoni me këtë rast përshëndetjet dhe respektin tim.

Monsg. F.Buliq, drejtor i Muzeut Arkeologjik Shtetëror"

© Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Oct 18, 2007 4:27 am

Illyricum Sacrum



Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare

" ILLYRICI SACRI" SkenderbeuzPrishtinë, 10 maj 2004 KeL) - “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti

Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.

Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”

Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.

Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”

Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”

Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.

Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.

Farlati, një ilirolog i hershëm

Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.

Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.

Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.

Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.

Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.

Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”

Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?

Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.

“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.


Ja korpusi “Illyricum Sacrum”
1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vëllimii VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyWed Nov 07, 2007 2:48 pm

Gjuha me te cilen u shkruan Iliada dhe Odisea
Gjuha me të cilën janë shkruajtur veprat origjinale Iliada dhe Odisea të Homerit ka qenë SHQIPJA. Disa të dhëna për këtë janë tek libri me autor Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve, Sh. B. 55, Tiranë, 2002; faqe 171-173.

Shqip Homerike Bizantine Greqishtja e sotme
1 Ai që nëm, nëm (folje) Neme-sis, neme-sao Katara
2 Anda, ënda Andha-no Efkharistisi
3 Arë, ara Arura Horáfi
4 Bashkë ec Vask ithi Porevume
5 dera Thira Porta
6 deti Theti-s Thalasa
7 Dhe, dheu (tokë) Jea, dhor,dha Ji
8 Dor-ë, dor-a- Ekedeka-dor-o Qheri
9 Dru Dris, drimos, driti Ksilo
10 Edhe, dhe Idhe, te Qe
11 Elbë, elbi Alfiton Krithari
12 Enë (veshje) Enimi Ruho
13 Errët, errësirë Ere-vos Skotos
14 Ethe (kam ethe) Ethir, ethae Piretos
15 Flas Flio, fliarae Milao, omilae
16 Fryma, frima (dial. j.) Frimao Fisima
17 Hedh- Heo Rhino, tinazo, sio
18 Heq (helkj = tërheq) Elko Travae
19 Iki, ike Iko Fevgo
20 Kale, kali Kelis-tos álogo
21 Kall (djeg) Kileo Qeo
22 Korr Kiro Thiro
23 Krua, kroi Krunos Vrisi
24 Krye, krie Krithen Qefali
25 Lehem (lind) Leho,lohia Jenieme
26 Lepur Leporis Lagaes
27 Lesh Lasios Malå
28 Lig (i lig) Lig-ios, lig-aes Adhinatos
29 Loz, ljoz (arbërisht) Lizo Pezo
30 Lutem Litome Parakalae
31 Marr, mar Mar-pto Perno
32 Marrë (i marrë) Margos Trelaes
33 Më duket Dhokei mi Nomizo
34 Mend, mendoj nus Mendohem Medhome Sqeftome, nus
35 Mëri, mëni (dial. v.) Minis Thimos
36 Mi, miu Mis Pondå
37 Mjeshtër Mistor Tehnitis
38 Mjet Mitos Nima hondrae
39 Ndaj, daj (dial. v.) Dheo, deo Horizon
40 Ne (neve) Noi Emis
41 Nisem Nisome Ksqinae
42 Nuk Ni uk Dhen
43 Nuse Nisos, nios Nifi
44 Para (përpara) Paros Mbrostá
45 Për ty Par ti Ja sena
46 Për-hapa, për-hapsh Apsh, aps Piso
47 Punë, puna Ponos Dhuliá
48 Qas, kias Qio, kio Simono
49 Qen, qeni Qion Sqilos
50 Re, retë Rea (perëndia e reve) Sinefo
51 Rrah Rahso, raso Dherno, htipae
52 Rri (qëndroj) e-ri-dhome Kathome
53 Rronjë (rroj, jetoj) Rronio, rronimi Zo, akmazo
54 Ruaj, rojtar Rrio, rritor Filáso
55 Shkel Skel-os Patio, patae
56 Shkop Skipon, skiptro Ravdhi
57 Sy O-se Máti
58 Tata, ati, i jati Tata, ata, jetas Pateras
59 Ter (thaj) Ter-so Stegnaeno
60 Thërres, thrres, thrras Threo, throos Fonazo
61 Torrë Tornoo Jiro
62 Udhë, udha Udhos Dhromos
63 Vanë (shkuan) Van Pigan
64 Vend, ved Ved-os, vedh-os Edhafos, topos
65 Verë (stina e Verës) Vear Kaloqeri
66 Vesa, versa Versi Dhrosos
67 Vesh, vishem Ves-this, vesnimi Forae, foráo
68 Zien Zei Vrazi

Iliada dhe Odisea

jane shkruar ne gjuhen shqipe, gjuhe e cila ishte e vetmja ne te gjithe konitnentin europian ne ate kohe.
Kjo gje vertetohen sa here qe nje studiues, merr ne analize dhe Iliaden dhe Odeisene, pervec studiuesve, qe shume prej te cileve e kane quajtur veten gjuhetare dhe nuk kane ditur shqipen.
Odisea = udhe-sheu.
Etimologjia e ketij emri eshte direkt per nje njeri i cili nuk sheh rrugen, ngatarrohet etj.
Dhe e verteta eshte se Odisea, u end neper dete per nje kohe te gjate, pasi nuk gjente rrugen e kthimit ne Atdheun etij.
Kjo, ka perseri lidhje dhe me Poseidonin,(perendia e deteve) i cili ishte babai i Polifemit, qiklopit, te cilit Odisesa i nxorri syrin e vetem.
Sa per emrin Iliada.
Ne kete emer, nuk kemi asgje tjeter vetem fjalen shqipe ''yll''
Sot greket diellit i thone Ilios.
Kurse yjeve u thone ''asteri''
Ne shqip atyre qe dalin naten dhe ndricojne u thone ''yje''
Atij qe na ngroh dhe na jep jete i thone ''Diell''
Ne dialekt, kemi dhe fjalen ''dill''
Shtesa e germes ''d'' ka bere qe dielli te ndahet nga yjet e zakoshme qe dalin vetem naten, sepse rrenja e fjales tek termi ''dill'' eshte ''ill''
Pikerisht kete fjale gjuha greke e ka marre duke emertuar diellin pra = ilios.
Nga ketu dalim se dhe vete titulli i Iliades (ylliades) nuk eshte asgje tjeter vetem nje titull shqip.
Po perse qenka shqip ky titull?
Sepse pikerisht shqipja ka qene gjuha e atehershme.
Dhe vete poeti Homeri (i mjeri) ka kenduar ne gjuhen e tij amtare, e cila ka qene shqipja.

Fakte qe flasin vetem shqip.



Iliada dhe Odisea u kendua ne pellazgjisht. Origjinali i vepres fillon me fjalen shqipe mëni = mëri
.
Aty tek origjinali i vepres kemi fjalet; Tin mëni
Pjesa ''tin'' eshte artikull, ashtu sic e kane italianet ''la'' apo anglezet ''the''
Por, sidomos ne dialektin e jugut, thuhet edhe ne ditet tona permeri vetor i vetes se dyte ... ti = tinë ose ty = tyja = tynë
Por fjalen nuk e kemi ketu.
E kemi tek fjala mëni qe ti edhe une e perdorim edhe sot e kesaj dite.
Por, cfar kishte pra poeti Homeri = (I mjeri) qe e filloi keshtu kete kryeveper? ( Homeri = I mjeri...ka qene i verber. )
Mos valle ne ketu na duhet te sjellim te gjithe librin dhe ta nalizojme?
E kane bere te tjeret kete pune.
Librin e Homerit qe e kane grekizuar komplet, blegerima e deleve te Polifemit eshte...Vi...vi....vi...vi, ne nje kohe qe e dime shume mire se delet nuk blegerine ne kete menyre, por, beee be beee ose...bëë...bëë...bëëë...bëë.
Si shpjegohet qe emrat e heronjve tek Homeri, zberthehen me shqipen?
Kush kane qene shume emra te kesaj bote, ne lashtesi dhe se cfar gjuhe kane folur ata. Kjo gje, jo e shpikur nga mendja ime.
Qe nga Cezari, qe fliste shqip, dhe i vuri emrin kryeqytetit te Rumanise Bukur-eshte ( Bukureshti)
Ka folur shqip Cezari djem....mos t'ju duket hiperbole kjo gje. Nuk eshte Cezari si Perendia...por, ka qene nje njeri qe hante buke dhe pinte uje. Nuk duhet idealizur si mbi njeri, si figure e pa kapshme, jashte fuqive njerezore...haha...ishte si ne edhe ai! Si dhe shume te tjere keshtu.
Ndoshta, shume ketu, nuk jane dakort me mua, sepse kane nje te keqe...nuk u besohet qe i perkasin nje populli te lashte, nga i cili kane dale shume emra qe atyre iu duket si te larget dhe te mistershem, te huaj dhe legjendare...deri ne mitike dhe ne kete menyre, nuk kane guximin dhe fuqine ta mbajne kete peshe kaq te madhe, kaq te vjeter, kaq te forte, kaq madheshtore.
Kjo vjen nga shtypja psikike qe i kane bere ketij populli qe ende flet pellazgjishten e vjeter. Qe ende zona ''toske = etruske'' ka si dialekt te saj etruskishten, qe studiues te pa afte nuk ngurruan te thonin qe ; etrusket nuk kane egzistuar.
Pasi ata nuk kishin as idene me te vogel te gjuhes shqipe.
Shume nuk jane dakort, por, asnjeri nuk po me hedh poshte...te kuptohemi...jo mua, por, studiuesit e afte ne kete fushe, qe ne baze te fakteve te pa kundershtueshme e kane sjelle si ne pjate te verteten duke deshifruar ''rebuse'' te vjetra mijera vjecare vetem me kete gjuhen e mallkuar shqipe.
Ky popull ende nuk e di se kush eshte...ndaj dhe ka skepticizem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptySat Nov 17, 2007 2:53 am

" ILLYRICI SACRI" Online_albanian_ethnic_mapNë vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.
Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.
Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:
Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptySat Nov 17, 2007 3:20 am

" ILLYRICI SACRI" Image004
Anijet ilire, histori 2.200-vjeçare në Bosnje

Historia e tyre është e lashtë, plot 2200- vjeçare.
Dhe mbart në vetvete një epokë të vjetër, atëherë kur mjetet e lundrimit ishin “armët” e vërteta të dominimit të një populli.
Bëhet fjalë për dy anije ilire, reliket e të cilave janë zbuluar vetëm pak ditë më parë në Bosnje-Hercegovinë.

" ILLYRICI SACRI" A-2-200-years-old-wine-2 Gjithçka ndodhi gjatë kërkimeve të një ekipi arkeologësh nga Bosnja, përgjatë grykëderdhjes së lumit si dhe zonën e bregut të parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit të arkeologëve që punonte në këtë zonë tha se dy anijet që u gjetën në zonën e quajtur Desilo kanë gjatësi 14 metra dhe gjerësi katër metra.
Mbetjet e këtyre anijeve janë zbuluar vetëm tetë metra nën sipërfaqen e detit, në gjirin e parkut natyror Hutovo Blato, në jug të Hercegovinës, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Neretva. Ato kanë qëndruar për mijëra vjet të fshehur, si për ironi, në një thellësi jo shumë të madhe, dhe kanë arritur t’i mbijetojnë gërryerjes së ujit, baticave dhe zbaticave si dhe ndryshimit të kushteve atmosferike.
Gjithçka ndodhi gjatë kërkimeve të një ekipi arkeologësh nga Bosnja, përgjatë grykëderdhjes së lumit si dhe zonën e bregut të parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit të arkeologëve që punonte në këtë zonë tha se dy anijet që u gjetën në zonën e quajtur Desilo kanë gjatësi 14 metra dhe gjerësi katër metra. Mjetet e lundrimit të ilirëve që dominonin detet në Ballkan kishin gjetur vend mes të dhënave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjëherë. Dy anijet e zbuluara pak ditë më parë janë të parat anije ilire që hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të një popullsie të lashtë. Pjesëza nga amfora të ndryshme janë zbuluar brenda anijeve, 30 prej të cilave mbajnë shenjat e artizanëve që i kanë punuar ato. Bashkë me to janë zbuluar edhe një varkë romake si dhe rrënojat e një vile të vjetër romake aty pranë. Arkeologët kanë zbuluar edhe disa varre ilire, 8 të tilla, që janë edhe më të vjetra se anijet. Deri tani ekspertët kanë ekzaminuar vetëm tetë metra katrorë përgjatë fundit të detit dhe verifikime e kërkime të tjera duhet të bëhen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse kjo ishte një pikë strehimi për piratët ilirë.


Anijet ilire, që besohet se janë më të vjetra se 2 mijëvjeçare, janë të njohura për historianët dhe arkeologët vetëm nëpërmjet përshkrimeve të ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk është provuar asnjëherë në ditët e sotme. Arkeologët tani besojnë se zona e Hutovos, në grykëderdhjen e lumit Neretva ka qenë një ndër destinacionet e këtyre anijeve që lundronin nëpër detin Adriatik që është i lidhur me lumin në fjalë. Duket se piratët ilirë, pasi kanë kapur një anije greke apo romake, kanë shkuar deri në grykëderdhjen e lumit Neretva për t’u strehuar në Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorët e tyre, u mbytën.
Në zonën e Desilos ku u gjetën anijet janë zbuluar disa herë amfora të vjetra, që datojnë mijëra vjet më parë. Për sa i përket ndërtesës romake që gjetur në fund të këtij territori në deltën e lumit, besohet se ajo daton në epokën e Hekurit ose të Bronzit. Arkeologët thonë se vetëm kërkimet e reja si dhe shqyrtimi me shumë hollësi i relikeve që gjetura mund të hedhë dritë mbi fakte të rëndësishme historike të ndodhura 2.200 vjet më parë. Ilirët kanë qenë banorët më të hershëm të Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe zonën e Bosnjës, shumë kohë para së perandoria romake të pushtonte rajonin dhe të merrte kontrollin e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyFri Nov 30, 2007 2:07 am

Ju lus që të flasim në lidhje me këtë temë lexone thelbin e temës më lart.
" ILLYRICI SACRI" 77px-Illyricum_Sacrum_auctore_Danielo_Farlato
Kliko këtu > Illyricum Sacrum auc...



" ILLYRICI SACRI" 250px-Illyricum_Sacrum_auctore_Danielo_Farlato
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyFri Nov 30, 2007 2:11 am

E Hene, 19 Nentor 2007

Cilesuar si nje kryeveper monumentale, “Illyricum Sacrum 10” u promovua paraditen e djeshme ne mjediset e panairit te librit, ne prani te dy autoreve, Musa Ahmeti dhe Etleva Lala. Musa Ahmeti, ne fjalen e tij theksoi se, “per “Illyricum Sacrum” punuan tre gjenerata studiuesish: at Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, te cilet ne nje periudhe kohore prej 125 vjetesh (1695-1819) hulumtuan, mblodhen dhe studiuan burime te shumta dhe te shumellojshme; doreshkrime dhe dokumente; libra te rralle dhe moderne te kohes, hartuan disa prospekte te vepres, perpiluan tete vellime me indekse, si dhe shkruan me shume se njeqind kataloge te ndryshem. Por, te paperfshire ne vepren e tyre te botuar, lane ne doreshkrime me qindra vellime dokumentesh dhe burimesh te dores se pare per historine e Ilirise ose, thene ndryshe, te Gadishullit Ballkanik dhe popujve qe jetuan dhe ende jetojne aty”. Rendesia e kesaj vepre eshte shume e madhe dhe ka qene shtepia botuese “Ombra GVG” ajo ka “riskuar” ta botoje kete liber. Riskuar, pasi dihet qe botime te tilla kane nje kosto teper te madhe, e duke mos qene aspak komerciale eshte teper e veshtire te terheqe lexues, pos atij te specializuar. Por ne te njejten kohe eshte ne nderin e kesaj shtepie, te botoje nje veper kaq te rendesishme per Shqiperine.

Bashkautorja e ketij libri Etleva Lala, ka theksuar ne fjalen e saj se, “Vepra qe po merr ne duar lexuesi i nderuar, e titulluar “Illyricum Sacrum 10, burime dhe dokumente” eshte nje perpjekje per te sjelle me prane tij nje veper te paperseritshme te historiografise boterore, me rendesi te jashtezakonshme per trojet shqiptare, sic eshte Illyricum Sacrum, permasat e se ciles mund te krahasohen pa frike me ato te nje ajsbergu: pjesa e botuar eshte vetem maja e ajsbergut, nderkohe qe vete trupi i ajsbergut, d.m.th. pjesa me e madhe e punes qe u be per kete veper, gjendet neper arkivat dhe bibliotekat evropiane, duke pritur qe te shohe driten e botimit”. Duke vijuar, per te thene se, ne kete veper ata jane perpjekur qe te parashtrojne para lexuesit te dy keto dimensione te vepres “Illyricum Sacrum”, duke vene theksin tek pjesa e nenujshme e ajsbergut, pra te baza burimologjike e kesaj vepre, qe gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar neper arkiva, me qellimin qe jo vetem te tregojne vlerat e verteta te punes se bere per kete veper, por edhe te nxisim historiografet dhe studiuesit shqiptare e me gjere, qe t’i kthejne syte nga keto burime, qe jane te gatshme, te mbledhura nga vete autoret e “Illyricum Sacrum” per t’u inkorporuar ne historiografine shqiptare. Ketu qendron edhe vazhdimesia ne titull, punojme me te njejtat burime qe kane punuar autoret e “Illyricum Sacrum” dhe ketu qendron edhe e vecanta e ketij vellimi: vihet theksi tek dokumentet qe nuk jane botuar akoma ne korpusin “Illyricum Sacrum”. Sipas saj, por jo vetem, “Korpusi ‘Illyricum Sacrum’ eshte vepra me e plote dokumentare e shkruar ndonjehere per historine e territoreve te Ilirise se dikurshme te Justinianit”.

Nga fjala e autorit Musa Ahmeti

Vellimet me doreshkrime

“Nga doreshkrimet dhe dokumentet e mbledhura, at F. Riceputi themeloi “Bibliotheca Illyricana” ose “Musaeum Illyricum”, qellimi i te cilit ishte ruajtja e mirembajtja e lendes arkivore, i kesaj pasurie qe kishte jo vetem rendesi imediate per botimin e vepres, por edhe per brezat e ardhshem, qe do te merreshin me historine e Ilirise. Ne kete biblioteke-muze ishte mbledhur pothuajse gjithcka, qe kishte te bente me historine kishtare dhe laike te Ilirise. Nga Iliria, ne kuptimin e gjere te fjales, por edhe nga Italia, Vatikani, Austria, Shqiperia, Dalmacia, Kroacia, Gjermania, Hungaria, e vende te tjera dhe ishte sjelle lende arkivore origjinale ose e noterizuar, e barasvlefshme me origjinalin.

Lenda burimore, e mbledhur deri ne vitin 1721 e “Bibliotheca manuscripta Illyricana”, sipas deshmive arkivore ishte jashtezakonisht e madhe. Ajo perfshinte treqind e pesedhjete e nente vellime me doreshkrime, ku pervec te tjerash kishte edhe bula papnore, diploma te ndryshme, privilegje, fletedhurata, doreshkrime sinodesh e koncilesh, qe nga shekulli i VI-te e deri ne shekullin e XVII-te, gjenealogji, stema, ditare te ndryshem udhepershkrimesh, biografi te shumta te personaliteteve nga me te ndryshmet, legjenda, deftesa, leterkembime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente te tjera, te cilat i kishin marre si dhurate, huazuar apo u kishin bere pershkrime nga origjinalet, etj. Pervec ketyre kishte doreshkrime te medha, si teresi te vecanta, kodike, por edhe libra te ndryshem, libra te rralle, si dhe 268 tituj te botuar, pra gjithsej, 627 zera. Per gjendjen e mevonshme te doreshkrimeve te mbledhura, autoret qe vazhduan botimin e “Illyricum Sacrum”, Farlati e Koleti, nuk perpiluan asnjehere nje katalog, regjister apo indeks te lendes burimore, qe ata shfrytezonin apo kishin te mbledhur. Keto doreshkrime sot ruhen te shperndara neper, kryesisht, Split, ne Muzeun Arkeologjik; ne Padove, ne Arkivin e Seminarit Ipeshkvnor; ne Arkivin Shteteror Kroat, ne Zagreb; ne biblioteken Marciana te Venedikut; ne arkivin e Akademise se Arteve te Zagrebit; ne Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Zagrebit; ne Biblioteken e Metropolitane te Zagrebit; Museun Correr te Venedikut; ne Biblioteken Laurenciane te Firences, ne Arkivin Sekret te Vatikanit dhe Biblioteken Apostolike te Vatikanit; ne Biblioteken Guarneriane te Friulit dhe dy vellime te fotokopjuara nga Arkivi i Seminarit te Padoves ne Muzeun Historik Kombetar, ne Tirane, si dhurate e Dhimiter Pilikes etj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyWed Mar 05, 2008 4:00 am

Don Germain Morin, i cili megjithatë ndenji në Zagreb, mori urdhër që të punojë me burimet dhe librat të cilat ndodhen në bibliotekat e atjeshme dhe të tjerat që do t‘i silleshin nga Biblioteka e Muzeut Arkeologjik të Splitit, t‘i nxjerrë dhe t‘i shënojë të gjithë martirët, shenjtorët e të gjithë Ilirisë së vjetër dhe të përgatisë bibliografinë si fillim i punës së këtij aksioni dhe në bazë të kësaj të krijohet baza e re në këshillin organizativ me specialistë të cilët do të duhej të takoheshin në prill ose maj të këtij viti, për një marrëveshje për të punuar secili në drejtimin e tij. Për një aksion të tillë është e domosdoshme edhe një bibliotekë e veçantë profesionale. Në Zagreb ka plot gjëra si në bibliotekën Universitare, në bibliotekën e Akademisë, si dhe në bibliotekat e Beogradit, Lubjanës, dhe në ato të kuvendeve, ipeshkvive etj. Edhe në bibliotekën e Muzeut Arkeologjik të Splitit ka diçka të mirë, që është siguruar në bazë të rezultateve të kërkimeve në fushën e historisë kishtare dhe të gërmimeve arkeologjike në Solin, por e gjithë kjo është pak, duke i krahasuar ato me nevojat e këtij aksioni. Duhen edhe plot gjëra të tjera të specializuara.

Për më tepër lexone gjithë materialin në fillim të kësaj teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyWed Mar 05, 2008 4:41 pm

Daniele Farlati ishte historian dhe bashkëautor i veprës madhore Illyricum Sacrum, një nga burimet më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Lindi më 22 shkurt 1690, në San Daniele del Friuli, (një komunë në provincën Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq në Venedik, Itali.
Përfundoi studimet për teologji në Gorz. (Gorz është sot një qytet i vogël në Itali në kufirin me Slloveninë. Sllovenët e quajnë qytetin Gorizia). Mbas përfundimit të studimeve u pranua në Urdhërin e Jezuitëve në Bolonja në 1707. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në Padova. Iu rikthye studimeve teologjike në Romë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar At Filippo Riceputi në kërkimet e tia historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në Iliri dhe kishte skicuar në vitin 1720 vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesëve më voluminoze të studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të krishtërimit në Iliri, dhe jeta e Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).
Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor At Jacopo Coleti. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e Salonës deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg qytetit të Splitit, Kroaci). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyMon Mar 10, 2008 10:49 pm

Faleminderit Beton për këtë informacion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptySun May 18, 2008 12:36 am

http://www.ibiblio.org/expo/vatican.exhibit/exhibit/d-mathematics/images/math15.jpg

Harta e Ballkanit në Shekullin e dytë.
Marrë nga libri "Gjeografia" e Ptolemeut të Alexandrisë.
Po të zmadhohet shikohet qartë Shqipëri(Albania) që përshkruhet nga Ptolemeu si një Fis ilir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptySun May 18, 2008 12:38 am

Ky version është më i qartë.

http://www.lib.utexas.edu/maps/historical/macedonia_1849.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptySun May 18, 2008 9:06 pm

ILLYRICI SACRI (ILLIRIKU SAKRI) pse të thohet illyricum sacrum, që vlen veç për latinët sufiksi - um, kur dihet se ajo histori ishte paralatine e paragreke!

Sufiksat illir ishin - us, is - që dallojnë nga sufiksat grek - os, e latin - um.

Illiada e Odhisea (Hilliadha e Odhisea) shek.9 p.e.r. ishin vepra illirie pellgasgjike, që veç Shqipja i justifikon, pra ishin vepra illire, si vepra e parë europiane, që shënon fillin e Letërsisë Europiane, ashtu si vepra Gilgameshi për indianët... Pra, Hilliadha (illiadha=illiada) dhe Odhisea (Udhisea=udhdeti=udhtari i detit=Odiseu), që njohen si (iliada e odisea), janë vepra shqipe-illiro-pellgasgjike!

Filli - tin meni-a - do të thotë - mënia jote, e jo si parafjalë (la - latinishte, e the-anglishte), tin - është vetori - ti, në trajtë të përemrit pronor - tin, yte, jote - pra mënia jote... inati yt... greqishtja e vjetër ishte veç një dialekt illirisht, për atë edhe e ndrruan në greqishte të re, ashtu sukurse romakët, që ndrruan latinishten, gjoja si gjuhë e vdekur (veç shkencore), që ishte poashtu një dialekt illirisht...Greqishtja e Vjetër e latinishtja ishin dialekte illirishte-pellgazgjike!

Poashtu as emri Homer, nuk ka kuptimin - i mjerë, edhepse ishte i vërbër në fundjeten e tij, sepse ai nuk u lind i vërbtë as i mjerë. Emrat homer-himer, hymer, imer, Imeri, në gjuhët i.e. dallon veç në natyrën e tyre. Mbase paska pasë emrin Homer=i vërbër, cili është emri e mbiemri i tij i vërtetë pra? Sepse nuk përfundon emërtimi vetëm me një emër!

Këtu nuk kemi të bëjmë për një shtrirje illire vetëm në Ballkanin Perëndimorë, ashtu sikur e kemi në hartat tona historike, ku illirët paraqiten veç në pjesën përendimore, por ishte i githë Ballkani illirik - HILLIRIA, Kaspik e Adriatik (Hadriatik), sepse atëbotë nuk kishte: Bullgari, Servi, Rumani, Greqi, e as këndej - Slloveni, Kroaci, Mal Të Zi, Bosnje... por nuk ishte as emri shqiperia - ishte gjithë Ballkani Illirik. Harta illire, si hartë historike, si perandoria illire, i është servuar historisë së lashtë shqiptare, ku nuk duket as gjysma e ballkanit përendimor!

Me harten e Ptolemeut (Ptholemeu) është falsifikuar, ngase nuk ishte fjala për një fis illirian - alban, albania - me qendër Albanopolis, sepse nuk kemi asnjë princ alban, si emër të njohur të atij Albanopolisit, që nuk mund të ndodhi një fis, me një kryeqytet, të mos ketë një princ alban, një histori albane, një kulturë albane - por ai emërtim përfshinë gjithë illirinë e vonë, si popull i rracës së bardhë - alb=badh (e jo alp=alb), nga alp=malsor! Ngase mu për atë qëllim i lidhin me emrin albanët, alpanët e Kaukazit...

Romakët nga andejdeti i thirrshin - alba, si rracë e bardhë, e illirët i thirrshin romakët - rom-a, romak, rracë e zëshkët (mes bardhë e zi), nga kryqzimet e gjakut me afrikanët veriorë, kartagjenasit, nga luftat - latino-kartagjenase (Hanibal antre portas romano)! Hanibali i tmerrshëm që ndryshoi rracën latine, në atë rome, romake. Ashtu sikurse edhe romakët ndrruan rracën dake-illiriane, në racë rome, romane, gjatë luftave pushtuese, që sot dakët, e Dakia thirren - rumunë, Rumunia, e Romania...

Zhdukja, diegia e Farit të Aleksandrisë, librarisë së lashtë antike, që mjaftë u mundua Leka i Madh ta mbajë historinë illire, largë zjarreve të luftave e edhe atje e zhduken, për interesa të shumëfishta egjyptiane, greke, romake, sllave - që mos të mbetet themeli i kulturës së Botës Antike illiriane - ku mbi atë histori, gjuhë e kulturë e shkencë u themeluan tjerat...deri tek të sotmet, e po të zbulohet ajo Bota antike illire - të gjitha këto dalin plagiat, derivate illiro-pellgazgjike!

Verpat e Stipçeviqit duhet studjuar me një sy kritik, ku ai edhepse e shtron një vështrim illirik, i len kroatet pasardhësit illirian e shqiptarët pasardhës pellgazgjik, domethanë, bën ndarje, duke iu mohuar shqiptarëve prejardhjen illirike, ashtu sikur edhe Dr. Skender Rizaj, që shqiptarët i lidhë direkt me pellgazët, duke mohuar prejardhjen illire,që i shkon përshtati kroatëve e tjerëve. Kroat, nuk kishte atëbotë, por Delmat, Liburn, Adrian (Hadrian), dardhan, dak, vllah, mollos etj.

Ata kroatët ende nuk e kanë ethymologjinë e emrit - kroat-hrvat dhe i ikin emrit Delmat-i-a, që shkurt shqip është - delme, Delmatia (Vend blegtoral, dhensh, delme-dele shqip) - vend delmesh, vend blegtoral, ku Delmatia shtrihej në gjithë territorin e sotëm kroat.

Tash unë shtroj pyetjen: a e pranojnë kroatet e Stipçeviqi emrin Dalmacia, si emër shqip - Delmatia, delme, dele, delja?

Pse Stipçeviqi, e nxierr emrin - illir, nga hillirios=i lakuar, gjarpër?

Unë nxierri emrin - illir, nga emri - ill=illi, Hill-hilli=hyll=hylli i dritës dilli - hilli e dilli... që nuk ka të bëj as me - i lakuar, gjarpër, sipas A. Stipçeviqit, po as me fjalën 'i lirë', si njerëz të lirë, sipas Truhelkes - por domethanë - popull që ka besuar në zotin dilli, në Hyllin e Dritës, zoti që jep jetën në tokë, krijon jetën e të gjitha gjallesave...

Është diçka që turbullon burimet historike qëllimisht, sado që duken vepra origjinale, që duhet vështruar me sy kritik real, sepse aq sa tjerët mundohen ta rishkruajnë historinë - historinë e Ballkanit mund ta shkruajnë veç shqiptarët, se krejt Ballkani ishte i fiseve illirike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Jun 05, 2008 9:36 pm

ILLYRICI SACRI (ILLIRIKU SAKRI) pse të thohet illyricum sacrum, që vlen veç për latinët sufiksi - um, kur dihet se ajo histori ishte paralatine e paragreke!


I nderuari Nezir Myrta titullin e kamë vënë në origjinalitet për arsye se ata që arrijnë ta gjejnë këtë libër kanë se çfar të lexojnë.
Aty mund të gjejnë të gjitha Kishat Ilire, manastiret etj etj... Është libër me vlerë në të cilën gjen falsifikimet e sllavëve që i kanë bërë kulturës së mesjetës jo vetëm në Kosovë, por ku kanë jetuar ilirët në përgjithësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Aug 21, 2008 2:25 am


Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare

- “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.


" ILLYRICI SACRI" 76562830_d8539f6aab%5B1%5D

Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti

Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.

Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”

Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.

Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”

Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”

Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.

Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Aug 21, 2008 8:51 am

Farlati, një ilirolog i hershëm

Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.

Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë
do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.

" ILLYRICI SACRI" 76562831_27d95ebcb4%5B1%5D

Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi
as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Aug 21, 2008 9:40 am

http://www.ibiblio.org/expo/vatican.exhibit/exhibit/d-mathematics/images/math15.jpg

Harta e Ballkanit në Shekullin e dytë.
Marrë nga libri "Gjeografia" e Ptolemeut të Alexandrisë.
Po të zmadhohet shikohet qartë Shqipëri(Albania) që përshkruhet nga Ptolemeu si një Fis ilir.


Poshtë mund të lexohet më qartë.

http://www.lib.utexas.edu/maps/historical/macedonia_1849.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Aug 21, 2008 2:12 pm

Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.

Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë
Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyFri Aug 22, 2008 12:24 am

Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”

Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë
bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës
etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?

Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të
nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.

“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" EmptyThu Nov 13, 2008 7:49 pm

09:55 From: ILLYRICUMSACRUM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





" ILLYRICI SACRI" Empty
MesazhTitulli: Re: " ILLYRICI SACRI"   " ILLYRICI SACRI" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
" ILLYRICI SACRI"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: