Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Të vritesh për një fjalë goje

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Të vritesh për një fjalë goje Empty
MesazhTitulli: Të vritesh për një fjalë goje   Të vritesh për një fjalë goje EmptyTue Jul 22, 2008 3:15 pm

Nëna kishte dalë për të paguar kaparin e lokalit ku pas një muaji do të gëzonte dasmën e djalit të saj të vetëm, por një nga burrat më të fortë fisit i tha të bëhej e fortë se djali e kishte lënë. Askush nuk mund ta përshkruaj dhimbjen e kësaj nëne. Djali i vetëm i kësaj familje u masakrua pak ditë më parë në mes të ditës në qendër të Paskuqanit në Tiranë. Të vritesh për kapriçot e gangsterit të fshatit.
Policia deklaroi se vrasja e 27-vjeçarit Ervis Sapaj në Paskuqan ndodhi pas një sherri banal mes tij dhe autorëve për parakalimin e automjeteve. Fillimisht Sapaj nuk ka pranuar të flasë me autorët duke vazhduar rrugën, gjë e cila ka irrituar më shumë dy personat e tjerë të cilët duket se nuk u lejonin vetes një shpërfillje të tillë, ndaj dhe nuk nguruan ta masakronin me kaçavidë në kokë të riun duke i shkaktuar vdekjen.
Autori kishte qenë i dënuar më parë për vrasje dhe lëvizte me kaçavida apo thika në brez, kjo nuk është shumë e rëndësishme per policine. “Të ruani njerëzit me precedentë penal” kujtohet tu thotë vartësve një herë në vit kur bëhen analiza Ministri i Brendshëm. Po në fakt polici nuk ka punë tjetër, por të ndjeke nga pas gjithë kohës njerëzit që kanë bërë vrasje, janë arrestuar kanë bërë pak vite burg dhe pastaj lëvizin lirshëm në rrugë dhe personi i parë që u kthen fjalën apo i shan nga “robtë e shpis” ata u ngulin thikën. Shqiptarët njihen si gjaknxehtë, por kjo nuk do e justifikonte atë ti marrë jetën tjetrit. Shumë djem zihen, plagosen, vriten, në kryeqytet pas të tilla incidenteve, asnjëra palë nuk fal, nuk zbutet. Njerëzit që kanë qenë jashtë e dinë që të huajt thonë shpesh herë më fal, këtu rrallë herë e dëgjon. Çfarë i bën Shqiptarët të mos falin? Të jenë kaq agresivë? Të vriten për një fjalë goje?

P.S. Për të pasqyruar më me shumë detaje ngjarjen, shkova në banesën e viktimës. Ishte një tmerr. Ende nuk kishin përfunduar montimin e dhomës së gjumit të djalit të vetëm i cili martohej më 15 shtator. E çfarë duhej më ajo dhomë gjumi. Dy gangasterë e masakruan e nuk e lanë të bëhej dhëndër. E përshkrova pak situatën për të treguar se çfarë pasojë sjellë egoja e këtyre djemve të rinj të cilët për një fjalë goje të vrasin njësoj sikur vrasin një mizë, kurse policia edhe pse e ndergjegjshme per rrezikshmerine e qindra krimineleve qe berdhin lirisht nuk ben asgje.

Autori: Klodiana Kotorri




Vrasje mesjetare “made in albania’, produkt shqiptar me shumice, kafsheri dhe pabesi, qe ne e quajme bureri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Të vritesh për një fjalë goje Empty
MesazhTitulli: Re: Të vritesh për një fjalë goje   Të vritesh për një fjalë goje EmptyTue Jul 22, 2008 4:43 pm

Biligoa kjo eshte nje gje temrrshme, jam prekur shum kur e kam lexuar. nuk mund ti shtoj me shume se ci ke shtuar ti ne fund, sepse te gjtha jane te drejta. ne qytetin tim burgoseshin njerzit qe flisnin kunder ketij apo atij dhe kurre kriminelet e vertete qe diheshin nga te gjithe qe ishin vrases, perdhunues dhe rrembyes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të vritesh për një fjalë goje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjale dykuptimshme
» Bisede Me 3 fjalë...
» Fjale te urta popullore...
» Fjale te urta popollore
» Me pak fjale ta pershkruajme kete vite qe lem pas...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: