|
| Fjale te urta popullore... | |
|
+6an-di haxhiu L1ndush3 Orfe@ PeriiKeputur Muja e Halili 10 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:41 pm | |
| Po e hap kete teme qe ju te tregoni fjale te urta te cilat ju i dini ose i keni degjuar. | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:48 pm | |
| Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli) 2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli) 3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli) 4. C' ke bere do te ta bejne. (populli) 5. Dardha bie nen dardhe. (populli) 6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli) 7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli) 8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli) 9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli) 10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli) 11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli) 12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli) 13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli) 14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli) 15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli) 16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli) 17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
| |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:49 pm | |
| Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli) Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli) I talluri, te tall. (populli) Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli) Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli) Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli) Kur s' ke koke, ke kembe. (populli) Koka ben koka peson. (populli) Kush te do te shan. (populli) Kush mungon, bluan. (populli) Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli) Mat shtate here, e pri njehre. (populli) Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli) Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli) Me nje lule.., s' vjen beari. (populli) Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli) Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli) Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli) Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli) Mollen e mire, e ha derri. (populli) Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli) Mos shiko gunen, po shiko punen | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:51 pm | |
| Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli) Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli) Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli) Nuk ngopet ariu me miza. (populli) Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli) Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli) Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli) Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli) Nje gur s mban mur. (populli) Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli) Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli) Peshku i madh e ha te voglin. (populli). Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli) Pi rakine, mos pi mente. (populli) Pune shume, e fjale pak. (populli) Punen e sotme mos e ler per neser. (populli) Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli) Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli) Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli) Rri shtrember e fol drejt. (populli) S' behen petullat me uje. (populli) S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli) Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli) S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli) S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli) Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli) Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli) Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.( | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:53 pm | |
| Gazi dhe helmi jane vellezer. Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket. Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte. Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri. Heshtja eshte flori, fjala - argjend. Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel. Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka. | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:54 pm | |
| I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire. I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe. I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban. Kanun me baben nuk ka. Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage. Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave. Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria. Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini. Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise. Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla. | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:54 pm | |
| Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja. Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit. Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja. Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve. Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar. Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme. Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet. Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun. Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje. Mendja e madhe te pret fatin. Po ta dije djali sa e do baba, cmendet. | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:54 pm | |
| Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes. Mesuesi me i mire eshte pervoja. Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres. Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete. Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke. Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe. Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe. Njeriu rron me shprese dhe me harrese. Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben. Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone. Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime. Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet. Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet. Paraja e bardhe per dite te zeze. Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes. Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem. Pasuria nuk eshte lumturia. Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. *** Patriotizmi tregon vleren e njeriut.*** Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore. Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra. Pushka te ben trim, paraja mendjemadh. Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin. Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara. Qesh me mire kush qesh i fundit. S'ka njeri pa nje te keqe. Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin. Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka. Thinjat jane privilegj i te zgjuarve. Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin. Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut. Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve. Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara. Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton Ai qe ka, don edhe ma Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret Ai qe ngutet, cdohere vonohet Ai qe premton shume, ben pak Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:55 pm | |
| Ara me vica s'lavrohet Ariu nuk rron duke lepire shputat Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi Armikut mos ia trego te verteten Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre As hasmin mos e pafsh pa pune As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq As uje mos pi ne krua te pushtetit Ashtu qofte e sherr mos qofte Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja Ate dere qe s'e cel celesi, e cel paraja Ate pune qe s'e ben dot vete, mos kerko t'i gjesh te mete Ate qe nuk e don thuaji: "Te pafsha pa pune" Atje ku fle uji, eshte me i thelle Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes Babane e mire nderoje, babane e keq duroje Bajrami i vogel s'falet para t'madhit Barren e kalit mos ia ngarko gomarit Bashkii ben fuqine, ndasia ligeshtine Bej gosti, qe te provosh mikun Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben Beni si them une, mos beni si bej une Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin Besnik behu, e bese mos zin Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune Bima e keqe rritet kudo Bisha me e rrepte eshte kur t'i sulmohen klyshte Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi Bleta din si behet mjalta Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar Bota eshte helm e mjalte e perzier Brengat jane armiqte e jetes Budallen mos e vet se t'kallxon vet Buka ne bark, forca ne shtat Buka s'ka turp Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren Buke e kripe e zemer Buke e qepe dhe shendet Buka prej qielli s'vjen Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmine Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke Bukuria e gruas duket ne mengjes Bukuria nje dite, veprat nje jete Bukuria te habite, bukuria te korite Burgu eshte varr per se gjalli Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale Burgu per burra eshte Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte Burri me dy gra, kemishen pa la Burri ne shtepi, si kercu i zi Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese Burri per gruan eshte si catia per shtepine Burri s'matet me pellembe por me zemer Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise Buza me gaz shendeti pa mase Ca nga ca vici behet ka Cjapi me brire i prin kopese Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije Ceshte nje dite, s'eshte perdite C'ha goja, tregon boja C'kane bere te paret, i paguajne te pasmit C'te mbjellesh do te korresh Cdo e perpjete ka nje tatepjete Cdo fillim ka edhe mbarim Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet Cdo mesim e ke fitim Cdo pesim eshte mesim Cfare gatuan ate do te hash Cka ban baba, e hjek i biri Cka ben i keqi, s'ben as dreqi C'ke ne shtepi, tregon femija, c'ke ne shpirt tregon rakija Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja Cka s'ngop syrin, s'ngop as barkun Cka te bahet n'kojshi, prite edhe ne shtepi Cka ta ben goja s'ta ben armiku Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip Ckull dhembin, te te shendoshet koka C'mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar? Con nje kashte e te dalin gjashte Corba e lire t'i djeg buzet E ben mizen bulle, qimen tra E di luga cka ka vegshi E do shiun, por ne aren e vet E drejta ka rrugen e gjate, por vjen E dua nipin se do te me marre hakun me t'im bire E gjuan gurin dhe e fsheh doren E keqja s'harrohet, e keqja po E keqja s'ka fund E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur E lehte eshte barra ne shpine te huaj E liga vjen nga s'e pandeh E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar E mira e hallkut e e zeza e vetes | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 6:55 pm | |
| mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen E mira te larteson, e keqja te turperon E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen E sotmja e qesh te djeshmen E thena dhe e bera jane shume larg E treta ? e verteta E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet E verteta s'i pelqen gjithkujt Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro Edhe ai qe u martua edhe ai qe s'u martua, te dy pishman u bene Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje Edhe durimi ka nje kufi Edhe i fikun edhe i koritun Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s'flet dot Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe Edeh pula qorre, gjen ndonje kokerr Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet Edhe syte te t'i nxjerr evladi, prap e don Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe Eja, baba, te te tregoj arat Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s'ka njeri te ndershem ne bote Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit. | |
| | | Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 7:00 pm | |
| Petullat s`bëhen me ujë, Besa nuk bëhen as pa ujë.
Me mik ha e pi, Pasi nuk shkon me vëlla.
Ç`ke bërë, do të të bëjnë, Nëse nuk ta Teprojnë ca.
Dielli duket që në mëngjes, Po dembelët nuk e shohin.
Gruaja e fut shejtanin në shishe, Se me e nxjerrë mundet gjithkush.
Flokëgjatë, mendjeshkurtër, Edhe kërthizën për fushë.
Gjuha vete ku dhemb dhëmbi, E jo te dentisti se e din çka e pret.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat, E disa mendojnë se këtë e bën paraja.
Kali i botës të lë në udhë, Edhe vetura me qenë e vjetër.
Kur s`ke kokë ke këmbë, Ama me kokë nuk ecet.
Një gur s`bën mur, Një gur ta then kokën.
S`mbahet shpia me miell hua, Po me bukë të furraxhiut.
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku, Ujkun që s`ha qengja e hanë qentë.
Xhelozia është humnera e dashurisë, Besnikëria është humnerë e xhelozisë.
Ai që të bërtet shumë të del i mirë, Veç të jetë me zë të ngjirur.
Burri është çadra e gruas, Gruaja çadrën ia jep për kokë.
Faji thonë gjithmonë është jetim, Gjynah, as në jetimore nuk e marrin.
Ai që shumë flet gjë në dritë nuk qet, Ai si duket po punuaka në KEK.
Ai që vjedh një vezë, vjedh një viç, Po pati punë me buxhet, mos pyet hiç.,
Ara me viça nuk lavrohet, As traktori nuk po ecën vet.
Bukë e kripë e zemër, Nëse s`ka zemër, bën edhe mushkri.
Çorba e lirë t`i djeg buzët, E shtrenjta t`i djeg lekët.
E keqja s`ka fund, Keq në qytet, keq në katund | |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 7:02 pm | |
| Qesh mire ai qe qesh i fundit.
Dardha bie mbi dardhe.
Ha buken e permbys kupen.
Kush vjen pa ftuar e gjen pa shtruar.
Gjuha kocka ska por kocka thyen.
Kur te vijne mendte ikin dhente.
Gjuha shkon ku dhemb dhembi.
C te mbjellesh do te korresh. | |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 7:03 pm | |
| Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret Ai që ngutet, çdoherë vonohet Ai që premton shumë, bën pak Ai që s'bindet, nuk din të komandojë Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë Një punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet Mos u prish me vellanë për punë te shokut, sepse shoqeria zhduket, vëllazeria mbeteT Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija. Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar- Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën , sesa të mos luftosh asnjeherë Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne çastin e duhur Budallën mos e vet se t'kallxon vet Buka në bark, forca në shtat Buka s'ka turp Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën Bukë e kripë e zemër Bukë e qepë dhe shëndet Buka prej qielli s'vjen Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë Bukuria e gruas duket në mëngjes Bukuria një ditë, veprat një jetë Bukuria të habitë, bukuria të koritë Burgu është varr për së gjalli Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë Burgu për burra është Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë Burri me dy gra, këmishën pa la Burri në shtëpi, si kërcu i zi Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë Burri për gruan është si çatia për shtëpinë Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër | |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Mon Feb 02, 2009 7:04 pm | |
| Punen e sotme mos e ler per neser.
Gur gur behet mur.
Genjeshtra i ka kembet te shkurtra.
Trimi i mire me shoke shume
Me mire nje mik sesa nje ciflik.
Kush kerkon gjen | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:45 am | |
| . Dhimbja arrin te zemra me shpejtësinë e elektricitetit, ndërsa e vërteta me shpejtësinë e shkrirjes së akullnajës. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:45 am | |
| Nuk do ta kuptosh jetën si duhet përderisa të mos shikosh përtej jetës tënde, fqinjve tu dhe kombit tënd. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:46 am | |
| Nëse jeta yte shkon pa asnjë dhimbje të përjetuar do të thotë se ende nuk je lindur. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:47 am | |
| Një herë pata shkuar në një udhëtim të largët. Përderisa qëndrova atje takova shumë njerëz, madje edhe vetveten. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:47 am | |
| Nuk mund ta kuptojmë vetveten përderisa të humbim | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:48 am | |
| Secili prej nesh ka një kontinent të pazbuluar në karakterin e tij. I bekuar është ai që tenton ta zbulojë atë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:48 am | |
| Ai i cili i njeh të tjerët është i arsimuar, ndërsa ai që e njeh vetveten është i mençur. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:48 am | |
| Tentimi për ta definuar vetveten është sikur të tentosh t’i kafshosh dhëmbët e tua. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:49 am | |
| Thuajse tërë kohën i ikim takimit për t’u përballuar me vetveten. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:50 am | |
| Ndonjëherë, disa njerëzve e vërteta u vjen tek dera dhe u troket, ndërsa ata i thonë: Ik se jam në kërkim të së vërtetës. Shumë e çuditshme! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... Fri Apr 24, 2009 2:50 am | |
| Lejoje zemrën të të udhëheqë. Ajo pëshpërit, andaj dëgjoje me vëmendje. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Fjale te urta popullore... | |
| |
| | | | Fjale te urta popullore... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |