Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiperi e Madhe apo...

Shko poshtë 
+10
ylber1992
petritkola
Epik
Leka i Madh
Ago Muji
Xili
xhavo_
zeriatdheut
rolling
Guximi
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Shqiperi e Madhe apo... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi e Madhe apo...   Shqiperi e Madhe apo... - Faqe 2 EmptySat Dec 12, 2009 10:56 pm

me falni qe dola ndoshta pjeserisht nga tema,por e kam lexuar kete material edhe desha te servoj edhe juve ta lexoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Shqiperi e Madhe apo... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi e Madhe apo...   Shqiperi e Madhe apo... - Faqe 2 EmptySat Dec 12, 2009 11:14 pm

Historia e Malcisë

Përveç lidhjes së emnit të Jutbinës dhe Kangëve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe ligji i Malcisë Madhe âsht shumë i ngjashëm me ato të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjes, dhe Kroacisë.

12 Malet Origjinale
Simbas regjistrave bizantin, sllav, venedikas, e katolik—duke mbledhe nji cope ketu e nji cope atje—del se në mesjetë egzistonte nji krahinë autentike dhe unike e quajtun Pulati .
Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina
Kelmendi,
Hoti,
Gruda,
Shkreli,
Kastrati,
Trieshi,
Pipri,
Kuçi,
Vasojeviçi,
Krasniqja,
Gashi,
Bytyçi.

Në veri ato kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arbninë dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk âsht e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e MalcisëKopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malcise siç njihej ajo nga shqiptaret, ose Pulatit sic njihej Malcía në regjistrat bizantin, sllav, venedikas, e katolik.

Ndamja e 12 Maleve në Malci të Madhe dhe Malci të Vogël (ose Malci të Gjakovës)
Dukagjinasit erdhën nga jugu dhe hynë, gjeografikisht, si pyke ne mes të fiseve Malcore. Kshtu Malcía u nda në Malci të Madhe Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, dhe Malci të Vogël Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Me kalimin e kohes të dy Malcitë u shkeputën. Kjo ndodhi ndoshta edhe per shkak se Malcía e Vogel konvertoi ne islam ndersa Malcía e Madhe mbeti kryesisht katolike.
Përarsye të tabusë së martesave ndërftare, deri edhe Rugovasit e Kelmendasit, antarë të nji fisi, kanë humbë miqsinë e lidhjen. Nji fenomen i ngjashëm ka ndodhë edhe me fiset e Kuçit, Vasojeviqit, dhe Piprit. Nga kto tri fise, Malcisë sot i ka mbetë vetëm Koja e Kuçit sepse të tjerët janë sllavizue. I tkurrun prej trysnise Sllave, Turke dhe Dukagjinase, sot Malcía perbâhet nga shtatë Male Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Koja e Kuçit.
Struktura Organizative
Çdo katund origjinal kishte nji Bajraktar. P.sh. Selca, Vukli, Nikçi, Boga jane katunde origjinale dhe kane bajraket e tyne. Vermoshi, Lepusha, Velipoja, Kakariqi, Shengjini, Mali i Jushit, Gajushi, Patoku, etj nuk jane katunde origjinale. Kjo dmth se personat qe jetojne ne keto zona njohin si bajraktar, bajraktarin e katundit te origjines tyne. P.sh. Ded Coku qe jetonte ne Breg te Matit njihte per bajraktar, bajraktarin e Nikçit sepse familja e tije ishte me origjine nga Nikçi
Në krye të çdo mali ishte Bajraktari i i pare. p.sh. Bajraktari i Kelmendit ishte Bajraktari i Selces sepse ai Selca njihej si Bajrak i Pare

Historia Antike
Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen nga Kroacia.
Vëndbanimet Ilire më të njohuna në Malci janë Balesi ne mes te Rrjollit e Recit, "Fortesa e Kelmendit" neSelce, Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Trieshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.
Në kohët e lashta nëpër Malci kalonin rrugë shumë të rândsishme qe te çonin ne Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër DinosheTërgajëVërmoshëGusi dhe tjetra NoronëDinoshëTuzKoplikShkodër.
Albanologet cekin shpeshhere se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipnia veriore, pra edhe Malcía, ishin te zhvilluem ashtu se e gjithe pjesa tjeter e e Europes.
Mesjeta
Malcía e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohun përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gjela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend).
Ne ate kohe Malcía udhheqej nga familjet aristokrate Balshajt dhe Cernoviqajt.
Pushtimi Turk
Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451,1481) Turqia pat pushtue Malcinë dhe pat formue nahitë (krahinat): Kuç, qe perfshinte edhe Trieshin e Kojen), Kelmendi, Hot dhe Zhabjak ku perfshihen edhe Gruda, por ne saje te luftes se Grudjaneve kunder Sllaveve e Turqve, Gruda pat fitue "pavarsine" -- mbeti mal ne vete.
Tân Malcía sebashku pat luftue kundër otomaneve pandërprerje deri me 11 Prill 1912, kur ajo shpalli perfundimisht Pavarsine e Saje. Ma te njohtunat jane kryengritjet e vjeteve: 1565,1575, 1596, 1601, 1609, 161012, 1624, 1638, 165253, 1668,69 ,169899 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832,34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871,72, 1879, 1883, 1869, 1910,1912.
Ne veçati kane lane gjurme ne history kryengritjet
1565 dhe 1575 në Hot e Grudë
1610 dhe 1611 tân Malcía
1638 në Kelmend
1832 dhe 34 Hot e Kastrat
1883 në Hot e Grudë
1869 (Grudë)
dhe kryengritja prej 24 mars 2 gusht 1911 - Tan Malcía por edhe me ndihmen e materiale a intelektuale te Klerit e Patrioteve laike te Shkodres, perkrahjen prej Malit te Zi, perkrahjen morale (nepermjet shtypet) prej prendimit nepermjet konsujve te Shkodres, si edhe ushtare vullnetare prej Dukagjinit, Mirditet e Shkodret
Pjesa malore e Malcise kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin). Por kjo asht paksi e ngaterrueme sepse Malcía ka pjese malore dhe pjese fushore. Malcoret kane pase tradicionalisht zotnime si ne fushe si ne mal. P.sh. familjet e medha malcore qe punesonin mirditas, dukagjinas, matjane, tiranas, e durresake prej ne Veri te Durresti e deri ne Ulqin, por ne vecanti ne zonat e Bregut te Matit, ata kishin shtepiat, bjeshket dhe pronat e tyne ne Malet e Malcise madhe.
Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella pat orgnaizue Tërgaje nji besëlidhje në mes maleve.
Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priften të Grudës
Kishat kryesore janë:
e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triesh, Selcë, Bajzë, Tuz. Kisha e Boges mendohet te kete kumonen mâ te vjeter ne shqipni
Xhamitë më të vjetra në Malci
e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

MALËSIA E MADHE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperi e Madhe apo...
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ldk-Ldd ne nje parti te madhe ?
» Gjashtëdhjetëeteta - dasmë e madhe llapjane I.
» NË PRITJE TË DASMËS SË MADHE
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Kryengritja e madhe e ilirëve nË vitet 6-9

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: