Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK

Shko poshtë 
+17
Mergimtari
Xili
rroni
tom sojer
Eva0506
Tesa
ELIE
Nezir Myrta
nikchee
Orfe@
MUHAMETII
Euridika
naqeta
Beton
fatlum
zeriatdheut
MARY
21 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 1:01 am

 DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Lulzim10LULËZIM SHAIP GUTA (28.3.1980 - 28.9.1998)
Lulëzim Guta u lind me 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një familje me tradita inelektuale e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Therandë, ndërsa të mesmen në Prizren, dega e mjekësisë së përgjithshme.

Në bankat e shkollës fillore, Lulëzimi ishte nxënës shembullor, me mësime e sjellje. Në vitin 1994/95 vazhdon mësimet në shkollen e mesme te Mjekësisë në Prizren. Edhe aty tregoi sukses në mësime. Ishte i sinqert dhe me të gjitha virtytet e mira të një të riu të edukuar mirë. Për herë të parë kur filluan krismat e para për liri, Lulëzimin e gjetën të gatshëm për t'ju bashkuar luftes çlirimtare.

Familja e Lulëzimit ishte përparimtare dhe intelektuale. Babai, Shaipi kishte punuar në arsim dhe është veteran i arsimit si dhe pjësmarrës i demonstratave me 1968, 1981, 1989, 1990.

Prindërit e Lulëzimit, Shaipi dhe Elhamja mburren dhe janë krenare me idete dhe veprën e të birit Lulëzimit. Mburren me guximin dhe trimërinë që në moshën 18 - vjeçare ra dëshmor për vendin e vet.

Gjithashtu edhe nëna e Lulëzimit është mësimdhënëse.

Në korrik të vitit 1998, Lulëzimi me një vullnet të madhë u kyçtë në radhët e UÇK -së. Banorët e Jezercit, krahas shumë të rinjve që ishin rekrutuar në radhët e UÇK -së, ishin mobilizuar me të gjitha forcat në shërbim të atdheut. Ata u morën së bashku me ushtarët, në rregullimin dhe ndërtimin e sistemit mbrojtës të kanalizimit dhe bunkerizimit të pozicioneve, të furnizimit me gjëra të ndryshme ushqimore, të dhenies së mjeteve të punes në dispozicion të nevojave të ushtrisë dhe përgatitjes së bukës për luftëtaret e lirisë.

Organizimi i tillë ushtarak ishte treguar shumë i efekshëm, sepse pas hyrjes së forcave të UÇK -së në Jezerc, sulmet e pushtuesit serb, ishin të vazhdueshme, por falë guximit, trimërisë dhe vetëmohimit te çlirimtareve, forcat armike asnjëhere nuk arritën t'i mposhtin luftëtarët e lirisë.

Duke parë qëndresën stoike të luftëtarve tanë, armiku e kishte të qartë se nuk mund te depërtonte lehtë në territorin e lirë të Jezercit, prandaj vendosi të mobilizonte forca të mëdha ushtarake policore si dhe teknikën e tij më moderne dhe armatimin modern.

Pushtuesit serbë, nga data 25-28 shtator 1998 filluan një ofensivë të fortë kundër forcave të UÇK -së. Asokohe Jezerci ishte i rrethuar në tre rrathë prej forcave armike. Fillimisht sulmet serbe filluan prej granatimeve të ashpra prej vendpozicioneve të ndryshme, si nga bashkimi i lumenjëve, nga "Maja e Buqes" nga "Podi i Gështenjave" dhe nga pishat e Shtimes e nga Duhla, nga "Antena" që gjendej mbi fshatin Jezerc, pastaj nga pozicionet serbe të fshatit Sushicë, prej Livadheve të Burrnikut, prej Semajes, staneve të Doganit, nga "Ujësjellsi i Pleshinës" dhe nga kazerma ushtarake e Ferizajt.

Në këto kushte, i gjithë efektivi ushtarak i Nënzones Operative të Neredimes, në bashkëveprim me komanden e Kaçanikut ishte i mobilizuar si asnjëherë më parë në luftë kundër forcave serbe.

Pas sulmeve me armë të artilerisë së rëndë, forcat serbe filluan të sulmojnë edhe me këmbësori, e cila mbështetej me makineri dhe teknike të sofistikuar luftarake. Kështu që, me 27 dhe 28 shtator, forcat serbe me këmbësori dhe teknike luftarake sulmuan nga drejtimi i Neredimes, pikat 1 dhe 2 nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit. Forcat e këmbësorisë sulmuan drejt pikes 3 nga drejtimi i Budakoves dhe antenës mbi Jezerc. Me këmbësori dhe teknike te rëndë luftarake u sulmua pika 6. Këto luftime të ashpra në mes forcave te UÇK -së dhe atyre serbe, u zhvilluan deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave tona ishte shpenzuar dhe luftëtaret tanë nuk kishin me çfare të luftonim.

Në një gjendje të tille, shtabi i Nënëzones Operative të Neredimes, komanda për Ferizaj dhe Kaçanik, vendosi të vërë në zbatim planin e tërheqjes taktike, i cili parashihte që të gjithë ushtarët, nga pikat mbrojtëse të terhiqeshin duke marrë me vete edhe popullatën civile, me të cilen do të depërtonin në drejtim të barakave të rojeve të pyllit, që gjendeshin në thellesi të fshatit. Prej aty duhej te lëviznin në drejtim të maleve të Sharanikut.

28 shtatori i vitit 1998, ishte dita e zhvillimit të një beteje të përgjakshme. Efektivi ushtarak i Nënzones, i përbërë prej 400 ushtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, lufëtonte kundër një ushtrie me mijëra militare. Në këto luftime të përgjakshme, forcat armike pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake.

Armiku kishte njoftuar se në këto luftime ishin vrare militarët: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovei, Sasha Simeunoviq (29), prej Beogradit, Zhelko Joviqiq (32) nga Sopoti. Këto dëshmi të cilat i ka pranuar armiku gjinden ne librin "Zloçini Albanskih terorista 1995 - 1998", "Jedinstvo", Prishtine, janar 1999.

Nga goditjet e luftëtareve tanë në pikat mbrojtese 1, 2, 3 dhe 6 u vranë me dhjetëra pjesëtarë të forcave armike dhe u plagosen shumë të tjerë.

Në këtë betejë të ashpër, në pikën e pestë mbrojtëse, bie ushtari Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftetarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në piken e Dytë, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Ndërsa, plagosen Daut Ilazi dhe Islam Hasaj. Nga radha e popullatës civile humben jetën dy të moshuar, njëri prej tyre i paralizuar, i cili u ekzekutua, ndërsa tjetrin serbët e dogjën në shtëpinë e tij.

Pllaka përkujtimore për dëshmorin Lulëzim Guta është ngritur ne Jezerc, në vendin e rënies, ndërsa trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Familjes së tij i është ndarë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe nga Shtabi i Zonës. Lulëzimi pas vetes la babanë, Shaipin, nënën, Elhamen dhe vëllezërit: Zenelin e Ilirin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 1:04 am

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Fetah_10FETAH AHMET GEGA (5.11.1964 - 2.5.1999
Me 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Geges, nga Studençani i komunës së Therandes (ish-Suharekë), i lind djali, të cilin e pagëzon me emrin Fetah. Asokohe familja e Ahmet Geges dhe e shumë atdhetarëve të tjerë ishte vënë në shënjestër të dhunës dhe të represionit nga regjimi antishqiptar i Titos.
Fetah Gega mësimet fillestare i mori në vendlindje, ndërsa shkollen e mesme e mbaroi në Therandë. Ishte nxënës në vitin e tretë kur shpërthyen demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981 në Kosovë. Me 2 prill të atij viti, Fetahu së bashku me Ilaz Kadollin, Xhavit Bajraktarin e shume nxënës të tjerë, merr pjesë në demonstratat që ishin zhvilluar në Suharekë, Gjatë viteve tetëdhjetë, Fetahu mban kontakte te pandërprera me shoket e ilegales patriotike. Asokohë ishte anëtaresuar në Lëvizjen Populloe për Republiken e Kosovës.
Me bashkëmendimtarët e tij e veçmas me lIaz Kadollin, Gafurr Elshanin, Besim Baraliun, Xhavit Bajraktarin, Mehmet Balen e të tjerë, merret me shpërndarjen dhe propagandimin e shtypit ilegal, çë asokohë veprimtaret e Lëvizjes e sillnin nga Perëndimi në Kosovë.

Pas mbarimit të Shkollës së mesme, Fetah Gega regjistrohet ne Shkollen e Lartë Pedagogjike në Prizren, por për shkak të kushteve të rënda ekzistenciale në familje, detyrohet të largohet nga vendlindja.
Ashtu sikurse edhe shumë të rinj të Kosovës, edhe Fetahu merr rrugen e kurbetit. Në fillim zë punë në Slloveni, mirëpo edhe atje vepronte dora e fshehtë e Sigurimit serb. Fetahu, kalon kufirin dhe vendoset në Austri. Krahas punes fizike, për ta mbajtur familjen, ai zhvillon aktivitet edhe në radhet e LPRK-së (më vonë LPK).
Jehona e krismave Çlirimtare të kryetrimit të kohes sonë Adem Jashari, kishte sfiduar ndërgjegjen e Çlirimtarëve kudo në trojet shqiptare dhe në mërgatë, Fetah Gega nga SIlovenia arrin në Kosovë dhe futet në radhet e Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës, ne Anadrin. Ne pranverë të vitit 1998, Fetah Gega, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktar Mehmet Bala dhe disa luftëtare të tjerë, formojnë njësitin ushtarak "Çeliku 50", në fshatin Ilirion (ish-Dobërdelan).
Me qëllim të përforcimit të vijave të frontit, eprorët marrin vendim që Fetah Gega të angazhohet në njësitet diversante të Jetullah Qarrit, i njohur si komandant "Guri", Në pikën luftarake te Greiçecit, Fetahu me bashkeluftëtarë ka shkruar faqe te ndritshme të luftës së Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës Asokohë, për zhdërvjelltësinë dhe sulmet e rrufeshme të Fetahut ishte mësuar edhe Ismet Jashari, komandant "Kumanova", i cili thote:
Ky trim më duhet mua, se e ka dorën e djathtë dhe lufta i shkon mbarë.
Me rastin e luftimeve ne Gryken e Llapushnikut, Fetah Gega gjendet në vijen e parë të luftës krahas Imer Alushanit, Isak Musliut, i njohur si komandant "Çerçizi", Ali Zogajt, Faik Bujupit e shumë luftetarëve të tjerë.
Hapërimi luftarak i Fetahut nga një zonë e luftimeve në zonën tjetër ishte hapërim i pandalshëm, ishte si rrufeja që kriste për së kthjellti mbi kokën e pushtuesit serb.
Në shtator të vitit 1998, Fetahu me bashkëluftetarë, riorganizon njësitet ushtarake të rrethines së Therandes dhe me urdhër të Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës emërohet komandant Toger i Njësise Speciale.
Në tetor te vitit 1998, Fetah Gega, Sabit Gashi, Shefki Hoda, Xhavit Bajraktari, Vahid Jashari e luftëtare të tjerë, kryejne sulm mbi forcat serbe në vendin e quajtur Bunari i Vehapit, në fshatin Samadrexhë. Një sulm tjetër të befasishem Fetahu me njësitin e tij diversant e ndërmerr edhe në vendin e quajtur te Ura e Reshtanit, në fillim të nëntorit të po atij viti, ku në shenjë hakmarrjeje për luftëtarin e mirënjohur Xhelal Hajda "Toni" dhe bashkëluftetarin e tij Selajdin Mullabazi "Mici", shpartallon në befasi postbllokun serb në Reshtan, njërën ndër pikat më të fortifikuara të ushtrisë okupatore në ato anë. Për asgjësimin e atij postblloku famëkeq, urdhri ishte dhënë nga Shtabi i Përgjithshem i Ushtrisë ÇIirimtare të Kosoves.
Fetah Gega, luftëtar i përkushtuar i luftes ÇIirimtare, ka marrë pjesë në luftime edhe në Budakovë, në Zoqisht, në Carralevë, në Bllacë, në Dobërdelan dhe kudo në zonat e luftimeve në Rrafshnalten e Drenicës, në Anadrin e në Pashtrik.

Me rastin e intervenimit të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, me 24 mars te vitit 1999, Fetah Gega ndodhet ne Studençan.
Asokohe njësitet e Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës intensifikojnë sulmet kundër bandave krininale të armikut, të cilat filluan të masakrojne popullaten civile shqiptare, me qëllim të përhapjes së panikut dhe të dëbimit të saj për në Shqipëri.
Fetah Gega me njësitin e tij intervenues hapëron pandalshëm, në të gjitha pikat luftarake të Anadrinit si ne: Bukosh, në Gjinoc, në Budakove, në Studençan, në Semetisht e gjetiu.
Në fillim të majit të vitit 1999, Fetahu së bashku me Xhavit Bajraktarin, Ilaz Kadollin, Isuf Krasniqin, Habib Elshanin, Vahid Jasharin, Murat Kodren etj. ndodhej në afeërsi të Bukoshit, në rrugë për t'u kthyer në drejtim të Studençanit.
Pasi errësohet, Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, Ilaz Kadolli me bashkëshorten dhe me dy fëmijët e tij në rruge nëpër livadhin e Shirokës, në afërsi të Mullirit, bien në pritë të forcave serbe, te cilat sulmojnë nga pozicioni përballë mullirit. Derisa pararoja në krye me Xhavitin, Fetahun, Murat Kodren dhe Vahid Jasharin po rezistonin, kolona, neë mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, arrin te prapakthehet, shtrirë nëpër vijën e një përrocke.
Gjate luftimeve, kishin rënë duke luftuar trimërisht, Fetah Gega e Xhavit Bajraktari dhe ishin plagosur Vahid Jashari dhe Murat Kodra.

Forcat serbe kishin arritur t'i marrin trupat e të vrarëve dhe i varrosin në Varrezat e Therandës. Pas luftës, bashkëluftetaret e Fetah Geges dhe të Xhavit Bajraktarit, trupat e dëshmoreve i rivarrosin në Varrezat e Dëshmoreve në Therandë.
Në shenjë nderimi e respekti, bashkëluftetaret dhe familjaret u kanë ngritur pllake përkujtimore, në Shirokë, përballe vendit ku ata rane trimërisht.
Për kontribut te çmuar në luften Çlirimtare, Fetah Geges, post mortum, është dhënë mirënjohje nga:
Qeveria e Përkohshme e Kosoves, Zona e Dytë Mbrojtëse e TMK-së,
Brigada 124 "Gani Paçarizi", Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë.
Fetahu la pas vetes Fitimin, Çlirimin dhe Fetahun, i cili ka lindur pas rënies së dëshmorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 1:09 am

KUJTOJ VELLAUN SHOKUN MIKUN DHE BASHKELUFTETARIN E TOKES MEME ME SHPIRTE E NERGJEGJE QE AMANETIN E TIJ DOTE BEJM REALITET ZERIATDHEUT
KOMANDANT SHPENDI



Nena te ka mal

Por s´te pushton dot

Nena flet pa fjale

Nena s´ka me lot...


Keto vargje te tmerreshem dhe po aq te bukur, deri ne ekstremitetet e poezise, jane lexuar dhe duartroikut ne heshtje dhe papushim nga e ter salla e Pallatit te Kongreseve me 31 tetor, kur u perkujtua ditlindja e djaloshit Skerdilajd , nga familja shume e vjeter tiranase Llagami, rene ne lufte. Rene ne njeren nga te trija luftat qe mori pjese ky "Shpend" , ky shpend luftarak qe kapeente nga llogorja ne llogore, nga fshati ne fshat, mespermes plumbave, ne lufte per lirine e Kosoves, te lugines se Presheves dhe ne formacionet luftarake te Ali Ahmetit, kur luftohej dhe derdhej gjak ne Republiken e Maqedonise.

Skerdilad Llagami, ky cun tirone, si te gjith te tjeret, I lindur ne vitin 1968, ka luajtur dikur rrugicave te qytetit te tij, ka shkuar ne kopesht e ne cerdhe, ka qene nxenes ne nje shkolle ketu, pikerisht ne ate "Mine Peza", ka marre nota te mira dhe mesatare, ka bere kalamalleqe, dikush I ka terhequr ndonjehere veshin per ndonje prapesire e dikush tjeter I ka falur nje karamele apo disa leke qe te shkonte ne kinema me shoket a te blente nje akullore.

Mirepo, jeta e fenijerise eshte , sa e bukur e naïve, aq edhe e shkurter shume. Ai u burrerua shpejt, edhe nen perkujdesjen e nje edukatori te mrekullueshem sikurse I ati, Bardhyli dhe...

Ne vitin e tmerrshem 1997, kur shteti I Shqiperise sone te shtrenjte u shkermoq, duheshin burra qe t´i dilnin asaj per zot. Ishte e kollajte qe te ikje me gomone; te ikje me nje vize diku dhe te sodisje nga larg , sigurisht me lote, atdheun tend se si digjej dhe humbiste gjak ne ate hemorragji dhe, sesi, prej asaj hemoragjie, te shihje kanibalet e atdheut tend, me maska, te vidhnin e te vrisnin kalimtaret duke e shtene memen tone Shqiperi ne dhjetperqindeshin e vendeve me te rrrezikeshme te rruzullit.

Shqiperia kerkonte burrat e saj. Skerdilad Llagami, qe njeri nga ata. Shqiperise sone nuk I kane munguar burrat kurr. Edhe kur njerezit plot deshperim, donin te largoheshin nga ajo, si te ishte nje nene lebroze. Por nuk eshte, more nene lebroze nena jone Shqiperia! Edhe te ishte Shqiperia jone toke e shkrete e pa nje fije bar, ajo eshte nene burrash qe dine te vdesin per `te. Qe dine t´ia lemojne ballin,t´I vene atje nje kompreso te lagur me lote, atehere, kur te gjithe duan ta shqyejne dhe ta hedhin mbatane si nje qenie pa fryme. Shqiperia ndersa lengonte na ate nentedhjete e shtate, kerkonte cunat e Tiranes se saj, te Vlore,Shkodres, Korces, Elbasanit, Kavajes...Kerkonte Skerdilajdet e saj qe u kishte mesuar gjuhen e embel shqipe kur ata sa kishin nisur te belbezonin.

Skerdilad Llagami pjestar I forcave te "Briskut", levizte me autoblind sa nga njeri cep I Tiranes ne tjetrin, pa patur koe te takoje as nenen e shtrenjte - qe rrinte ,e shkreta , kete pervjetor te ditlindjes se djalit, ne radhen e pare te pallatitte Kongreseve, shihte nderet e pafund qe I beheshin te birit, por nuk kishte fuqi te dilte para mikrofonit, se paku, as nje fjale te mos thoshte, por vetem te psheretinte.

Skerdialdit nuk I shkoi mendja kurr te ikte emigrant. A, po, te largohej nga Tirana e tij, popo. Vecse, te largohej ne trevat shqiptare perqark. Atje ku qe mbledhur rinia dhe burreria kosovare per lirine nga fashizmi serb...Atje ku kerkohej , jot e shitej djerse, port e derdhej gjak.

Babi I deshmorit Skerdilajd Llagami , me zemer ne dore I kujtoi dicka peresidentit Putin. I kujtoi se ai ishte babai I nje deshmori te rene ne lufte kunder fashizmit serb te Sllobodanit, sikurse edhe Rusia dha kaq e kaq djem nenash kunder fashizmit. Shteti serb u suall me te gjitha parametrat e fashizmit kunder popullit kosovar.

Vetoja ruse kunder pavaresise se Kosoves, eshte ne favor te shtetit serb qe ende nuk ka mundur t´I beje dot nje operacion te thelle kirurgjikal fashizmit te trasheguar qe ne kohen e Titos .

Skerdilad Llagami ishte I ndergjegjshem per ate qe po bente dhe po kerkonte. Ai, sikur po kerkonte me ngulm vdekjen e tij duke kapercyer, si shpend, nga njera lufte ne tjetren, nga njera llogore ne tjetren, ashtu, me trupin prej ushtruesi te sporteve te renda dhe veshur, sic thoshte kenga e nje grupi femijesh te ardhur nga Tetova, "veshur me gur, te luftoje si burr" .

" E vrane komandant Shpendin " - tha Bardhyl Llagami - " duke lene dy pleq te mjere si kercuj ne vater dhe dy vajza te mitura. Duke na e nxire jeten ne , te dy prinderve te tij, qe nuk eshte e mundur te qeshim dot me. Por, ata nuk mund kurr ti vrasin pavdeksine djalit tim, qe ka trupin ne nje varreze te Tiranes se tij dhe shpirtin, qe fluturon papushim , shko e eja, qenga parajsa e qiellit, neper trevat shqiptare"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 1:28 am

Deshmore ose jo, si te doni me quani,
por amanetin per liri, vellezer ma ruani.
(Fadil Nimani)

Gjate historise qindvjeçare te popullit tone,rajoni i Dugagjinit dhe veçmas te Gjakoves eshte i njohur per lufera te rrepta kunder pushtuesve te ndryshem. Ne fshatin Gergoc te ketij rajoni per trimeri,bujari dhe per atdhetarizem eshte e njohur familja Nimani, qe nga gjiri i vet ka nxjerre trima dhe atdhetare , por edhe deshmore....
Nga kjo familje eshte i njohur edhe emri i Fazli Mete Nimanit, i njohur per rezistencen e tij kunder pushtuesve sllave, qe denohet dhe mbahet ne burgun famkeq te Goli Otokut.Por, gjurmeve te te pareve te tij, do te shkoje edhe Fadil Bajram Nimani, i cili sikur te paret e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nenshtrimin e shqiptareve nen thundrren sllave.
Fadil Nimani lindi me 07.04.1967 ne fshatin Gergoc te komunes se Gjakoves.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ,kurse te mesmen dy vjet ne Gjimnazin e Cermjanit, kurse dy vjet te tjera per te vazhduar ne shkencat matematiko-natyrore ne Gjakove. U shqua per vyrtytet me te larta te bujarise , trimerise,atdhedashurise.Pas mbarimit te shkolloes se mesme behet studenent ne SHLP "Bajram Curri" ne Gjakove,drejtimi i histori gjeografi ku diplomoi dhe mori titullin e arsimtarit.
Gjithnje i vetedijshem se vetem zjarri i pushkes do ta çlironte Kosoven, ai pa ngurrim ne vitin 1996 futet ne radhet e UÇK-se per te marre pjese ne shum aksione te asaj kohe qe kryente UÇK-ja.Duke pare aftesite e tij intelektuale dhe ato ushtarake e emertuan komandant te njesitit TIGRAT, njesit qe operonte ne rajonin e Dushkajes.
Fadilin nuk mundte ta pengonte propaganda e eger, qe bente Beogradi dhe qe se bashku me kete e benin edhe disa "politikan shqiptar" qe gjithnje thirreshin ne emrin e popullit, se jan per lirine dhe pavarsine e Kosoves, por ne anen tjeter ,ata ishin nenshtruar perveç roberise, edhe poshterimit ne tersi.
Fillimi i luftes frontalete vitit 1998 shtronte nevoje te furnizimit me arme per luftetaret e UÇk-se, prandaj Fadili qindra here do te kaloje kufirin shqiptaro-shqiptar, per t'u sjelle arme shokeve te tij qe luftonin ne vijat e fronit.Ne qershor te vitit 1998 Komanda e Zones Operative te Dugagjinit Komandant TIGRIN e emeroi Komandant te Policise Ushtarake, mirepo ne kete kohe ai komandonte edhe batalionin "Rrufeja".
Ky battalion ishte stervitur ne Shqiperi nga oficere te Armates Shqiptare dhe ishte i gatshem per çdo perballje me armikun.
Por, fundi i luftes nuk erdhi ashtu siq e kishte menduar Komandant Tigri dhe shume bashkeluftare te tij, ende nuk kishte permuhuar betimi i dhene para flamurit. Ne thundrren sllave ende rrenkonin tokat shqiptare.
Kosova Lindore kishte mbetur nen regjimin serb, shqiptaret e Ilirides te njejtin fat, andaj shum liridashes nuk mund ta duronin kete.Nje ndihme te madhe dhe ne furnizim per te drejtat e tyre te IJRM nuk mundi t'a pengonte asgje dhe ai menjehere iu bashkangjite shokeve te tij atje.
Keshtu fillimisht formacionet te Ushtrise Çlirimtare Kombetare Fadili iu bashkangjite si ushtare, por duke pare aftesite e tij ushtarake ai emertohet Komandant i Brigades 113, qe mbante emrin e deshmorit qe ra ne lufte per lirine e Kosoves Ismet Jashari-Kumanova.
Po ashtu ishte komandat i Njesitit Special "Skenderbeu", detyre te cilin e krey me nder dhe pergjegjsi te larte deri ne renien e tij heroike me 25 Maj 2001 ne Vaksince te Kumanoves.

Renia heroike e Fadil Nimanit- Komandant Tigrit ne Vaksince te Kumanoves dhe Ismet Jasharit-Komandant Kumanoves ne Kosove, tregon me se miri se si duhet luftuar per atdhe dhe per BASHKIM KOMBETAR.

Lavdi Komandant,
Pusho dhe prehu i Qete se amanetin tend qe ke dhene me goje per Liri, vllezrit liridashes nuk do ta harrojn kurre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 1:47 am

Lefter Bicaj nga BERATI (Komandant Teli)ka luftuar ne Maqedoni ne pjesen e kumanoves dhe ne funde doli per te sulmuar SHkupin ka mare pjese ne BETEJEN E HARACINES ne SHkup e ka udhehequr luften bashkkeluftaret e tij thonin pa TELIN beteja e Haracines nuk do te ishte e sukseshme .Teli ka qene tmer per slavet shpeh ka hy ne teritoret e armiqve dhe i ka sulmuar gjdohere ka mbajtur nga dy topa dore ,ne betejen e haracines nje dite nga rrallet e policise maqedone hikin dy shqipetare (kane qene ne njesine speciale para lufte dhe te detyruar te luftojne ne haracine)dhe ju bashkohen UCK ne Haracine me aritjen e tyre ata menjehere kerkojne ta takojne Komandant Telin posa e takojne ata tregojne se si eshte bere tmer per policine maqedone se si shpesh policet nga friga thojnne begaj begaj ide zhica (hikni hikni vjen teli)fatkeqesisht si xhdohere trimat tone jane vrare ne tradheti edhe Komandant Telin e vrane maqedont me ndihmen e tradhetareve shqipetare,disa dite mbas vrasjes se Komandant Telit shoket e tij sulmuan disa autobus me vullnetare maqedon dhe sulmi ishte aq i ashper saqe shumica e vullnetareve sllave nga brigada e Prilepit qe quhej ishin djegur se gjalli kjo ishte hakmarja per Komandant Telin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikchee
Fillestar/e
Fillestar/e
nikchee


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 34
Vendi : Shtime
Registration date : 01/10/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 2:51 am

Adem Shaban Jashari
Abedin Sokol Rexha
Abdullah Ramadan Tahiri
Agush Asllan Gjocaj
Agim Çerkin Bajrami
Agim Hysni Ramadani
Ahmet Shaban Kaçiku
Ahmet Alush Pantina
Ali Rakip Beqa
Arben Aziz Haliti
Artim Sejdi Jashari
Bahri Rrahman Fazliu
Bedri Veli Shala
Bekim Fazli Berisha
Elez Ramë Geci
Fadil Bajram Nimani
Fetah Ahmet Gega
Hamëz Shaban Jashari
Hakif Sabit Zejnullahu
Halit Isuf Geci
Ibrahin Selman Mazreku
Ibrahim Muharrem Oruçi
Imer Muharrem Alushani
Ilir Halit Konushevci
Ismail Adem Luma
Ismet Jashar Jashari
Jetë Aziz Hasani
Luan Hilmi Haradinaj
Mervete Salih Maksutaj
Mehë Ramë Uka
Mentor Osman Dërvishaj
Milaim Mehdi Beha
Osman Shaban Geci
Remzi bajram Ademaj
Ruzhdi Islam Salihu
Shaban Murat Jashari
Tahir Malë Sinani
Tefik Vehbi Zymberi
Xhavit Bahtijar Bajraktari
Valon Metë Myrtaj
Zahir Qerim Pajaziti
Adrian Rexhep Krasniqi
Afrim Avdi Vitia
Astrit Hekuran Suli
Avni Hysni Saraçi
Afrim Qazim Meshi
Basri Halil Canolli
Bashkim Azem Krasniqi
Beqir Brahim Rexhepi
Bekim Dalip Bekteshi
Besim Daut Halilaj
Danush Miftar Kurtaj
Edmond Hysni Hoxha
Enver Bajram Topalli
Fatos Sherif Krasniqi
Fehmi Muhamet Lladrovci
Fehmi Bajrush Rama
Françesko Xhuzepe Bider
Hamit Hysen Jashari
Hamdi Qamil Hajrizi
Hyrë Qazim Emini
Ilir Rexhep Mërturi
Imer Ramë Krasniqi
Isa Sabit Kastrati
Kasim Rexhep Shala
Mehedin Avdullah Morina
Muhamet Sefer Haxhaj
Mustafë Shaqir Shyti
Njazi Ramush Azemi
Ramadan deli Elshani
Rexhep Rexhep Bislimi
Rexhep Ajet Rexhepi
Sadik Hafir Shala
Salë Xhemajli-Jashari
Sejdi Muharrem Sejdiu
Selatin Xhelil Gërxhaliu
Selim Salih Veselaj
Skënder Murat Rexhepi
Sokol Mustafë Sopi
Shaip Jahir Pacolli
Xheladin Miftar Kurtaj
Xhevë Krasniqi-Lladrovci
Xhevat Ahmet Berisha
Agron Muharrem Rrahmani
Adnan Ilmi Maliqi
Ahmet Hysen Hoxha
Ali Halil Krasniqi
Bajram Hetem Sylejmani
Bektesh Nuhi Haliti
Beqir Sefë Gashi
Besnik Liman Begunca
Blerim Agim Saraçi
Brahim Tefik Ademi
Daut Zenun Halilaj
Faik Tahir Jashari
Fatmir Hajdar Hyseni
Fatos Shefqet Limani
Fehmi Brahim Kastrati
Gani Shaqir Kastrati
Gaspër Ndue Karaçi
Gursel Hetem Sylejmani
Halil Ukë Ukaj
Hyzri Hamdi Talla
Indrit Lulëzim Cara
Ismet Hazir Asllani
Ismet Mustafë Bicaj
Jashar Zejnullah Jashari
Jetullah Mehmet Islami
Lec Bislim Leci
Leonard Dedë Palucaj
Menderes Osman Dërvishaj
Menhend Osman Dërvishaj
Mentor Nazmi Morina
Mujë Halil Krasniqi
Mukadeze Bafti Lika
Mustafë Rexhep Çorraj
Nuhi Zejnullah Mazreku
Rasim Rrahman Kiçina
Rifat Fazli Mëziu
Sadri Azem Zeneli
Skënder Haxhi Çeku
Skënder Zeqir Salihaj
Sherif Brahim Jashari
Shkëlzen Hilmi Haradinaj
Xhemajl Rasim Rexha
Ali Vitia
Ali Zogaj
Arsim Zogiani
Azem Behluli
Azem Hajdaraj
Bashkim Vishi
Bedri Ahmeti
Behxhet Brajshori
Besim Jashari
Bislim Zekolli
Elmi Kamberi
Fazli Jakupi
Florim Rushiti
Gëzim Hamza
Halim Bajraktari
Halit Coka
Hanumshahe Abdullahu – Zymberi
Hetem H
asaj Isë Salihaj
Izet Shatri
Kadri Syla Kapllan Ahmetaj
Kemajl Hetemi
Lutfi Musiqi
Malush Ahmeti
Muhamet Dërvishi
Muhamet Malësori
Mustafë Llapashtica
Mustafë Shabani
Nazim Tërziu
Nazim Kokollari
Nexhmi Llumnica
Rifat Goxhufi
Rrahim Gërbeshi Sefedin Vitia
Selajdin Mullabazi
Selman Lajçi
Shaban Salihaj
Shaqir Tërshani
Xhavit Kelmendi
Xhelal Hajda
Xhevat Demaku
Zahide Jashari
Abdullah Bugari
Adem Gashi
Adile Jashari
Adnan Shyti
Agim Selmanaj
Arben Qerimaj
Avni Klinaku
Bashkim Syla
Bekim Sylka
Bekim Thaçi
Burim Graiçevci
Elton Zherka
Emin Sinani
Faik Goxhuli
Fejzullah Graiçevci
Ferid Curri
Fetah Sylejmani
Fisnik Ibrahimi
Fitush Kukaj
Habib Gashi
Hajrullah Abdullahu
Halim Statovci
Himë Haradinaj
Hysni Jetullahu
Ilir Lushtaku
Imer Shala
Luan Qerimaj
Mentor Krasniqi
Milaim Krasniqi
Mizahir Isma
Myrtë Zeneli
Nexhmedin Elshani
Pal Paluca
Permet Vula
Qamil Ilazi
Rushit Selmani
Sadri Lokaj
Selim Berisha
Skyfter Arifi
Virgjil Elshani
Xhevat Shala
Zymer Goxhuli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 5:16 am

shumë bukur zeriatdheut, urime për themen

mos t'i lëmë themat e shenjta pas por të rrjedhin gurra drite lirie pandërpre - të jenë prore me ne në hap ardhmërie!

Ata emra janë shenjtria jonë, emra trojesh trime tona, që vetëm trolli trim mund të lindi luftëtarë lirie! Troje trime linden trima!

Ata emra janë të gjallë, që nuk dalin kurrë nga kujtesa jonë!

Sa ma shumë t'i përmendim, i bëjmë përmendore lirie!

Lavdi dëshmorëve, që dëshmuan me jetë dhe lumturi dëshmorëve të gjallë, që dëshmojnë faktet e gjalla të luftës së lirisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 5:24 am

Deshmori I kombit Avdi Xhaqku



Më 1 Qershor u bënë 6 vite prej ditës kur, në Luftën e Madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Pashtrikun Legjendar, ra heroikisht Deshmori Avdi Xhaqku, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbarë botës, edhe një herë, i tregoi se çfarë çmimi mund të paguajë populli shqiptar për liri e pavarësi, jo, tha Avdiu para se të niset Nga Zvicerra ku qendroj plot 8 vite, bukuritë dhe lirinë që këtu e shijojmë eshtë e huaja, Nenat , baballarët, velezërit e motrat tona në Kosovë duhet të jetojnë si te tjeret te lirë andaj edhe botes ti tregojmë se jemi sterniper te Skenderbeut dhe larg dyerve te mergimit tha Avdi Xhaqku me rastin e regjistrimit te tij vullnetar ne listen e atdhedashesve para se te kthehej ne Kosovë, respektivisht në font lufte ne mbrojtje dhe debim te Hordhive çetnike nga toka nënë e Kosovës. 
Babai i tij Ibrahim Xhaqku , ndihmoi formimin patriotik të të birit Avdiut, Nga lagjeja Xhaqku ne periferi te Fshatit Hogosht, kryeplaku xhaxha Ibrahimi me vrap binte ne fshat per t’u solidarizuar me demonstratat e tubimet me karakter mbojtes dhe organizativ që zhvilloheshin viteve 86-90 ne fshatrat e Dardanës dhe gjetiu. 

Avdi Xhaqku u lind më 10 Janar 1971 ne lagjen Xhaqku te Hogoshtit, rrjedh nga nje familje me tradite bujare dhe liridashese me një gjendje mesatare ekonomike. Ishte fëmiu i TRETË i baba Ibrahimin dhe nënës Zylfije pas vllaut Regjepit e moter Sheribanes, pas Avdiut lindin edhe vajzat Naimja, Sadberja dhe Mejremja. Klasen e parë te shkollës fillore e filloj ne vitin shkollorë 77/78 ne Hogosht, nderkaq shkollen e mesme e filloj ne fitin 85/86 dhe e mbaroj me sukses ne vitin 88/89. Shquhej nder te paret ne organizimet e rinisë se fshatit ne protestat e shumta paqesore qe mbaheshin ne periudhen si gjimnasist I drejtimit Komiko – teknologjik në Hogosht.me qrast shume here ishte I ftuar nga inspektoret e sigurimit te atehershem shteteror ne biseda informative, thjesht per “SUP-in” Avdiu ishte perhere therrë ne sy dhe kurr s’e linin te qete thot e ema e Avdi Xhaqkut Zonja Zylfije. 

Kushtet e veshtira ekonomike bene qe Avdiu t’mos vazhdoj studimet megjithekete fteses per ne sherbim ushtarak iu pergjegj ku edhe sherbeu në Pozharevc. Me 17 Mars 1991 Shkoj ne sherbim ushtarak dhe pas 2 muaj sherbim, filloj konflikti ushtarak ne mes Jugosllavise se atehershme dhe Kroacisë me qrast kjo ishte periudha që Dëshmori I Kombit Avdi Xhaqku të paiset me njohuri teorike dhe praktike me Artin e luftes, njeherit ishte kjo edhe njohja direkte e Ushtrisë së ndytë serbosllave nga Avdiu ngase edhe ishte me trup nga ana e ushtrisë barbare por j one mbrojtje te saj plot 6 muaj deri sa dezertoj dhe u kthye ne shtëpi. Pasi qe kerkohej nga regjimi i atehershem per shkak te dezertimit , Avdiu vendosi t’a braktise Kosovën dhe me nje pasaporte te falsifikuar te te vellait Regjepit arrinë në Zvicër me 30 Tetor 1991 ku iu nenshtrua qendrimit si Azilkerkues. Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Avdiut pas nje kohe edhe iu njoh Qendrimi dhe kishte regulluar Statutin e qendrimit në Zvicër. Plot 8 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumë lloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstrative e protestave te nduardurta në Zvicër. Shokë të ngushtë të Avdiut me te cilët aj shoqerohej ishin edhe shoke te nje ideali, nder me te ngushtit qe I thoshte edhe vella edhe shok edhe mik ishte Imer Imeri nga Ferizaj dhe me te cilin bisedonin per halet dhe bremgat sit ë gjejnë shtigjet per te qendruar ne Zvicër brenga keto te cilat pasi I rregulluan dokumentacionet e qendrimit u linden detyra dhe obligime te tjera per atdheun me qrasst ndrruan levizjet dhe aktivitetin dhe teme e tyre ishte bëre edhe refren I tyre ditet e veshtira qe po perjetonte populli shqiptar ne Kosovë dhe me te njejtin bejne organizime natyrash te ndryshme . Te dytë Avdiu dhe Imer Imeri pikerisht ne vitin 1997 në Bazell te Zvicres rane ne kontakt edhe me shume veprimtar te çeshtjes komtare . 
Megjithekete situata ne kosove ishte keqesuar dhe s’pritej permiresimi I gjendjes, Avdiu fare s’ndihej I qete dhe perfundimisht filloj edhe pergaditja e tij me shume shoke si Imer Imerin dhe bashkvendasin e tij nga Shipashnica Jeton Hajrullah Dermakun duke motivuar e ndikuar edhe tek te tjeret se s’ka zgjidhje tjeter pos t’i lem bukurite e Zvicrres e t’kapim pushken dhe të versulemi drejt tokes se Kosoves per ta larguar qizmen fashiste te Shkaut pergjithmon nga Tokat tona.

Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i UCK, lajm ky qe Avdi Xhaqku haptas e kishte shprehur se “a ka me nder e me gezim se te jemi bijë shqiptarë me amblemë te UCK-es”, dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashke me shume shoke me te cilet kishin pas nje jete te gjate 8 vjeqare ne shtetin Zviceran. Fteses me besa - besë iu pergjigjen ne Bazell te Zvicres duke I lidhur duart vllazerore te besatimit me Imer imerin, Jeton Hajrullah Dermakun, Sami Zeken nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta, dhe Mentor Rama nga Ceroviku i klinës. Kështu e filloi rrefimin Komandanti i Kompanisë se II-të dhe i Brigades se PARË Halil Ramadani-Tigri_ nga fsh Lloshkobar I Ferizajit, I cili ne lufte ishte edhe front- komandant I batalionit .

Atje ne Pashtrikun heroik
U derdh gjaku I shqiptarit t'dlirë
Atje ra Avdi Xhaqku
Atje mbet nje Ilir.

Me 1 Maj ishte caktuar dita e nisjes nga Arau-ja e Zvicres, ne disponim ishin 2 autobusë, bashkeluftetaret e Avdiut na rrefejn per udhetimin nga Zvicrra deri ne Itali, per Atmosferen e gezimin qe mbreteronte gjate udhetimit per ne Bari te Italisë e me pastaj me trajekt per ne Shqiperi. Me 2 Maj arritem ne Durres, per te vazhduar rrugen per ne Feken qe ishtre edhe qender stervitore, bem stervitje taktike e strategjike me armatim te te gjitha kalibrave dhe stervitjet vazhduan plot 20 ditë rrefen Komandanti Imer Imeri njeherit edhe shoku me i ngusht i Avdiut. Na thot se Avdiu sikur enderronte per te qene ne vije te pare te frontit dhe çdo dite na thoshte se s’duhet te presim me teper ngase toka po digjet , babalaret, nenat e motrat tona po debohen, vriten, masakrohen e çka jo tjeter, erdhi edhe dita pikerisht me 25 maj 1999 nga Fekeni jemi nisur per te arritur fillimisht ne Elshan-fshat ne Shqiperi, pastaj në Krume ku edhe ishte depoja kryesore per armatim. 

I kaluam afer 12 ore udhetim ne kemb dhe ishim afruar ne vije te frontit, fillimisht Avdi Xhaqku ishte reshtuar ne Brigaden e Pare qe quhej „Syri i Shqiponjes“ qe numeronnte 1.780 Ushtarë dhe se ciles i printe Komandanti Bilall Syla nga Medvegja. Kompanine e II-të e komandonte Halil Ramadani dhe shtrihej nga Maja e Pashtrikut deri te Drimi i Bardhe .
Ne Togun e Pare qe e komandonte Imer Imeri, me mitraloz kishte shenjetarin i cili shquhej per ta qelluar cakun e armikut, ishte Deshmori Avdi Xhaqku i cili qendronte i pozicionuar ne maje te Pashtrikut.
Me 28 Maj 1999 ne ora 4 te mengjesit ishte atmosfere lufte, , ne qdo kend e pellemb vinte arome lufte, komandantet po i ndanin detyrat, urdheronin pozicionimin neper istikame dhe per te pritur urdherat per te hapur zjare mbi hordhite qetniko-partizane.
Ushtria shqiptare, rrefen Komandanti Bilall Syla ishte plote rregull e disiplinë, zhvillloohej lufte ne afersi deri ne 5 0 m sa qe edhe shpesh na hynin ne lidhje gjate telefonatave edhe armiqet . Avdiu kishte nje pergaditje te veçant per lufte , kishte nje vizion te qarte dhe ishte Trim qe me te s’duhej folur shume ngase ishte edhe me nje pervoje te mehershme te luftes ne Kroaci dhe detyrat i krynte me perpikeri, vriste armiqet pa meshirëpor shume here ngritej ne kembe sikur nuk ngopej me viktimat qe sillte nga Mitralozi i tij.
Ishte 1 qershori i vitit 1999, oret e pasdites, intensiteti i luftes sa vinte e shtohej, tani me ushtaret e UCK dalloheshin si me te shtena njeherit edhe me kontaktet mes bashkeluftetareve dhe gjuha e komunikimit dhe mbrojtjes se njeri tjetrit ishte per t’u qmuar.
Rrefimin e vazhdon Imer Imeri Komandanti i Togut te pare me qrast na tha:, „kaloja nga pika ne piken tjeter ku ishim te pozicionuar, arrita edhe ne pikeqendrimin e Avdiut, me shikoj aq embel dhe sikur me tha se sdo te bisedojme kurr me per hallet dhe dertet e nenes Kosove ngase ate po e shohim te lire qe tani dhe ishte shikimi i tij i fundit qe e mbaj me mall, respekt dhe plot krenari per vellaun dhe bashkeluftetarin tim Avdi Ibrahim Xhaqkun nga Hogoshti.
Posa u largova pakes, Avdiu u zgjua serish ne kembe dhe bashke me te shtenat e mitralozit edhe me ze te larte leshonte fjalet:
„Kosova ime e dashur djepi i shqiptarisë, nena ime e dashur shume ke vuajtur nga ky armik barbar, o toke e ime e dashur si po e perballon kete zjarr, ket tmerr, por mos gjemo se ke djem trima qe njehere e p ergjithmone do ta largojne e vrasin kete ushtri te ndyte barbare“,
Papritur, nje Snajperist i ushtrise se armiku kishte verejtur te shtenat e migralozit te Avdiut dhe e ka vene ne shenjester per ta shuar jeten e deshmorit Avdi Xhaqku , u qellua ne anen e majtë ne gjoks dhe ra per toke , Tokë qe e deshi me shume se vete jeten e tij. 
Ishte ora 17.30 e dates 1 qershor 1999 kur trimi i madh i Hogoshtit te Dardanes ujiti me gjak te tij malet e Pashtrikut, token e Kosoves , gjaku i tij pikoj ne token qe e deshi te lirë, gjaku i Avdi Xhaqkut Hero i kombit qe ra per te mos vdekur kurr dhe me nje rrespekt sot mbajne kujtimet e gjata shoket dhe bashkeluftetaret e Avdiut te cilët me rastin e festave thuajse jane keta te vetmit te cilet na e hapin deren e oborrit e te shtepisë tha nena Zylfije, e kur dikush me vie ne konak dhe qe me rrefen diq per djalin tim Avdiun, dhimbjet i kam me te vogla ngase Avdiu shton nena Zylfije:
„ ishte i imi por qe ne fund pas ardhjes se tij ne Kosovë ka deshmuar se Kosoven e ka dashur me shume se mua, me shume se babain e motrat, andaj si te mos jam krenare per nje birë qe e linda dhe e rrita e qe sot shifet se pushka e djalit tim dhe e atyre mijera deshmoreve te Kosoves na e solli nje liri qe kurr se patem me parë“. „Jam krenar qe e pata shton Babai Ibrahimi „ndonese ne dhomen ku ndejtem se bashku mbreme edhe une ndihesha se Avdiu eshte aty me ne ngase Simbolet te cilat na thethonin ne dhome me ngjyra plot dashuri dhe atdhedashuri , ato shume fotografi qe i shikuam ne familjen- konakun e baba Ibrahimit ishin nje rrefim qe tane jeten me bene te shkruaj per deshmoret e kombitandaj s’ishte i rastit as emertimi i emisionit ne fjale se „deshmoret vertete nuk vdesin kurr“.
Varimi i Deshmorit Avdi Xhaqku u ba ne maje te Pashtrikut me 2 qershor e me vonë edhe ne menyre solemne behet rivarrimi ne varezat e deshmoreve ne Dardanë.
Ishte shtategjat, i shkathet dhe shume i emocionuar me nje vullnet te papershkruar qe ta shoh Kosoven e lire, ishte tolerant I afert me shoke e bashkeluftetarë, na tha e motra e deshmorit Sadberja, reshtere e TMK ne kazarmen e Gjilanit, e cila eshte edhe burimi i vetem i te ardhurave financiare ne familjen e desdhmorit sot. Vllau i deshmorit Rexhepi eshte i papunë por s’brengoset shumë ngase shton aj mjafton ta e gezojme lirine qe amaneti i vllaut tim dhe i te gjithe deshmoreve te shkoj ne vend, nderkaq Motrat e deshmorit Sheribanja, Naimja, Sadberja dhe e tere falimija e Deshmorit Avdi Xhaqku pershendeten Emisionin „deshmoret nuk vdesin kurr“ dhe biseden qe e zhvilluam ne konakun e tyre ne lagjen XHAQKU te Hogoshtit mbrem(17 nentor 2005) ishte edhe deshmia e tyre se sikur iu duk se Avdiu ishte aty me ne. Sot Emrin e Avdi Xhaqkut e mban nje rruge ne Dardanë pertej ures qe lidhe lagjen „malesia“ me qytetin dhe njeherit ne lapidar te fshatit qendron se bashku me bashkevendasin e tij Deshmorin Isa Kastrati .

Per fund ne emer te Familjes se deshmorit Avdi Xhaqku i pershendes te gjitha familjet e deshmoreve dhe me deshire që t’njiheni edhe me deshmoret per te cilet ne kete ane s’behet asgje, mos t’i harrojme ditet e veshtira nga te cilat si finalizim i nje lufte shume te drejte te UCK , Kosova po frymon me lire se kurr me parë andaj , Lavdi deshmorit te kombit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti i Dardanës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 5:36 am

lavdi deshmoreve te rene per liri, lavdi UÇK-s, respekt dhe mbeshtetje per luftetaret e gjalle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tesa
Fillestar/e
Fillestar/e
Tesa


Numri i postimeve : 18
Registration date : 05/07/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 12:09 pm

Lavdi te gjithe deshmoreve qe dhan gjene me te shtrejte JETEN per lirin e atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 12:57 pm

Lavdi deshmoreve qe moren pjese ne UCK dhe gjithe deshmoreve shqiptare, i perjetshem qofte kujtimi i tyre. Lumturi dhe paqe per heronjte e gjalle qe jetojne ne mes nesh. Shume teme e rendesishme. Suksese ne vazhdim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 7:30 pm

Pershendetje....
Me te vertet kur hyra ne teme kisha te vetmin qellim vetem se vetem t'i jipja vehtes nje ngushllim te vogel,pasi sot e kesaj dite te gjith deshmoret i kam te varur ne qerpikat e syve te mij,kurse ne zemer i'a ruaj te perjetshmen " Dashurine " ..!!!
Nuk kam fjale cfar te flas pasi gjithcka eshte e tepert,ishin ca komente tuajat shum shum mbres lenese. Kur pash shkresat e Juaja me erdh nje freski ne shpyrtin tim,,Une isha si nje gelqere e vluar e ju ishit si uji qe e zbut gelqeren...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 8:37 pm

Lavdi deshmoreve te atdheut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 9:00 pm

Deshmori Hyzdri Talla nje Komandant trim i rralle pjesmarres ne shum beteja te lavdishme te Llapit e te Gollakut ku ne njeren nga keto beteja mori edhe plagesen e tij te par ,ku me pas ju pergatit nje prit e ashper ne prishtine i cili mori mbi 50 plumba ne trupin e tijpasi qe policia serbe kishin frik se po zgjohet prap ky vigan.
LAVDI Hyzdri dhe te gjithe deshmorve tjere mbar kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 9:03 pm

Adem Jashari dhe Familja Jashari , Bekim Berisha < Abeja > , Bedri Shala , Fehmi dhe Xhevë Lladrofci , Abedin Rexha, Adrian Krasniqi , Luan Haradinaj , Ilaz Kodra , Artim Jashari dhe shum e shumë të tjerë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 9:13 pm

Deshmori Mentor Humolli vllau i deshmores Ylfete Humollit , nje biznismen shum i ri por i sukseshem ne prishtinen e atehershme , nja djalosh shum i pashem dhe i fort fizikisht ku endrra e tij e madhe e per te ber nje fabrik te brumeve ne prishtine u shua ne malet e koshares ne lufte me armikun Serb.
Lavdi Mentor Humolli dhe te gjith deshmorve te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 9:17 pm

pse xili, a ke frik; se do te kthehet servia ne kosove a?
Kjo eshte fobia e njeriut, a kujtoni se nuk e din; servet keto statistika a? Krejt i dine, si i qite - si jo. Nuk ka vend pere asnje fobi a droje prej askujt. Keto jane faktete njohura per krejt ata qe synojne te keqen tone - tash duhen forca se jemi ne nje faze ma te re... ajo qe asht sekrete jona, kuptohet se nuk duhet qitur
anipse askush nuk ka asnje mundesi ta beje nje gje te tille.

Sipas nje thene politike te nje senatorit, ''kjo eshte prova ma e rrezikshme per vet Servine' - po hetohet se kesaj radhe, do ta pesoj edhe ma keq, e tok me amen e sa ruse... Te shohim rrjedhen politike me 8 tetor, 08...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 9:39 pm

Deshmori Hasan Ramadani nje burr trim i madhe i cili nuk u dorzua kurr deri ne flijimin e tij ne temelet e shtepis se tije te shajkovcit duke ber rezistec te pa shoqe.
Lavdi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyThu Oct 02, 2008 10:11 pm

Lavdi dëshmorëve të atëdheut.

Sa ju përket dëshmorëve që ranë në këto 3 luftërat e fundit , mund t'i gjeni në një libër që fatkeqësisht nuk më kujtohet as emri i librit e as autori i librit. Në qof se e dini për cilin libër e kema fjalën do të bënit mirë të na tregonit emrin dhe autorin , në qof se jo nëse keni kohë për të shikuar në ndonjërën prej librarive në Prishtinë besoj që do t'a gjeni shumë lehtë.

Ju falemnderit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptySun Oct 05, 2008 2:47 am

Prehu në paqë !


  • DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Jonuzi10

JANUZ SH. AZIRI / BERISHA

  • 21-04-1960 / 01-10-2002


  • Nuk kam mundësi ta shpreh me fjalë ate se kush ishe TI! Ndoshta më leht e ka neshtja ta shpreh atë se në të vertet kush ishe TI.

Januzi i shenjët , duhet të përkujtohen dhe të shkruhet për te. Mos përkujtimi do të thotë, që ne nuk duam atdheun,harrojmë historinë dhe pjesën më të lavdishme të saj të rënët për lirin e atdheut. Kush tjetër përpos tyre shndrit në horizont, kush përpos tyre mban mbi supet e veta Shqiptarin ata kanë vetëm një emër quhen Dëshmorë. Të rënët për liri janë të njëjtë, ata nuk mund ti dallojmë as për nga koha, vendi, partia, gjinia ose feja. Ata na mbajtën për shekuj të pathyer,na brumosen edhe më shumë me ndiejna atdhetare për të mos humbur gjuhën kulturën identitetin shqiptar. Fjalët janë të pakta për të shkruar për te por sot ndjeva kujtimin per te kure pashe fotografine, e kam njohur personalisht, ai shërbeu idealit kombetar, i shërbeu zemrës së ngrohtë dhe shpirtit të pathyer.
Desha te shkruaj dy reshta pr kete legjende te pa epur vella lutetare njeri i sakrifices per ceshtjen e kombit shqiptare ky HERO ESHTE BASHKE SHORTI I NJE ANTARES SONE TE NDERUAR DHE SHUME TE RSPEKTUAR BILIGOA ANDEJ TE NDEROJME KETE LEGJENDE TI QENDROJME PRANE KESAJ BURNESHE QE I QENDRONE BESNIK NDERIT DHE HEROIT TONE KOMBETERE
LAVDI, LAVDI , LAVDI!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Me rastin e një vjetorit të vdekjes së luftëtarit të lirisë   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 3:29 am

Me rastin e një vjetorit të vdekjes së luftëtarit të lirisë

 Jusuf Shalaku - CUFA

 

CUFA - URAGAN I PANDALSHËM

 

Shkruan: Nebih Fazliu - Kastriot, 4 tetor 2008

 

  Të shkruash për luftëtarët e lirisë nuk është e lehtë. Ti gjesh fjalët e duhura për atë, që ata kanë bërë për ne, është e vështirë. Ata u vunë në shërbim të çështjes sonë kombëtare duke mos kursyer as jetën e tyre. Ata u bënë zëri ynë, forca e jonë, mbështetja e jonë e madhe. I tillë ishte edhe luftëtari i lirisë, Jusuf Shalaku – CUFA

 

  Lindi më 12 prill të vitit 1962, në një familje bujare dhe patriotike. Në gjirin e kësaj familjeje u strehuan atdhetarë të ndryshëm në kohët më të vështira. Kjo familje ka dhënë një kontribut të çmueshëm dhe të vazhdueshëm për çështjen kombëtare. Në odën e Bacës Salih bisedohej për sakrificat, vuajtjet, mundimet dhe luftërat që ka bërë populli ynë në shekuj. Jo vetëm që bisedohej, por edhe bëheshin plane të ndryshme për organizimin e popullit kundër pushtuesit. Dera e kësaj familjeje ishte e hapur për të gjithë. Në këtë frymë u rrit dhe u frymëzua edhe Cufa. Edukata familjare ka luajtur një rol shumë të madh në formimin patriotik të tij. 

 DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Cufa10

· Foto: Luftëtari i lirisë Jusuf Shalaku - Cufa

 

  Shkollën fillore e kreu në Dardhishtë, ndërsa të mesmen në Kastriot. Aktiviteti i tij në shërbim të çështjes kombëtare nis si nxënës i shkollës së mesme. Ishte njëri ndër organizatorët kryesor të demonstratës së 30 marsit të vitit 1981 në Kastriot. Kjo demonstratë vuri në pah pakënaqësitë e mëdha që po ziente nga brenda populli ynë. Demonstrata pati ndikimin e vet të drejtpërdrejt edhe tek punëtorët e Elektroekonomisë, të cilët më pastaj morën pjesë në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të mbajtura në Prishtinë. Jehona e tyre ishte e madhe. Në ato demonstrata mori pjesë edhe vëllai i tij, Ragipi, i cili plagoset dhe më pas dënohet me 2 muaj burg. 

 

  Për shkak të organizimit të demonstratës në Kastriot dhe pjesëmarrjes në demonstratat e 1 dhe 2 prillit në Prishtinë, përjashtohet nga shkolla. Megjithatë, asgjë nuk mund ta ndal në rrugën që kishte nisur. Përkundër vështirësive arrin ta përfundon me sukses shkollën e mesme në Kastriot. Bashkëpunon ngushtë me atdhetarë të tjerë në përgatitjen dhe shpërndarjen e materiale të ndryshme propagandistike në popull. Në këto materiale shpjegohej gjendja e rëndë në të cilën jetonte populli shqiptar nën ish -Jugosllavi dhe ofronin rrugëdalje nga kjo gjendje. 

 

  Në vitin 1985 punësohet në Elektro - Ekonominë e Kosovës. Edhe pse punësohet, për asnjë çast nuk e ndërprenë aktivitetin e tij në shërbim të atdheut. Ai kurrë nuk u ndalë. Në këtë rrugë njihet edhe me atdhetarin Fahri Fazliun, i cili bie heroikisht me 2 nëntor të vitit 1989, së bashku me shokun e tij, Afrim Zhitinë. Këta të dy bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin. I gjeje kudo ku e kërkonte interesi i atdheut. Ishin në ballë të çdo organizimi kundër pushtuesit. Veprimtaria e tyre rritej vazhdimisht. Ata bashkëpunuan edhe me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare. Janë të shumta takimet e tyre me këta veprimtarë. Ishin aktiv në organizimin e demonstratave dhe grevave të vitit 1988-1989. Mbanin gjallë ndër demonstrues frymën e qëndresës dhe sakrificës. Ishin të bindur thellë se rruga e tyre kërkonte edhe sakrificën më sublime - jetën e tyre. Ishin të vendosur dhe të gatshëm ta jepnin atë në çdo çast. Rënien e Fahriut e përjeton shumë rëndë. Mirëpo, rënia e Fahriut në altarin e lirisë, atë nuk e ligështoi aspak. Përkundrazi. Këtë dhimbje e ktheu në forcë, për ta vazhduar edhe më fuqishëm rrugën drejt lirisë. 

 

  Në këtë rrugë do të bashkëpunojë edhe me atdhetarin tjetër të çështjes kombëtare, Bahri Fazliun, i cili bie dëshmor në maj të vitit 1998. Radhitet në radhët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës si anëtar i Këshillit Rajonal të Prishtinës. Punon pa ndërprerë në përgatitjen dhe organizimin e popullit për luftë të armatosur. Lufta e armatosur kundër pushtuesit kishte mbetur rrugë e vetme e zgjidhjes së çështjes së pazgjidhur kombëtare. 

 

  Cufa ishte një njeri i urtë, gjakftohtë, trim dhe sypatrembur. Nuk fliste shumë, por punonte me këmbëngulje e guxim për ta çuar çështjen përpara. Fjalën e shoqëronte gjithmonë me vepër. Angazhohet në sigurimin e armëve për luftën e armatosur. Ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së. Veprimtaria e tij në kuadër të UÇK-së ishte e gjithanshme. Aty ku ishte rreziku më i madh, aty ishte Cufa, tamam si një uragan i pandalshëm. Kujdesej për sigurimin e armatimit, për strehimin dhe shoqërimin e shokëve ilegalë nëpër baza të ndryshme, për sigurimin e ushqimit dhe barnave për ushtarët e UÇK-së. Për shkak të punës dhe shkathtësisë së tij, emërohet përgjegjës i logjistikës në guerilen BIA, e cila simbolizonte tri inicialet e dëshmorëve të kombit: Bahri, Ilir dhe Agron.

 

  Lufta sa vinte e po bëhej edhe më e ashpër. Cufa ishte gjithnjë në ballë të kësaj lufte. Mori pjesë në shumë aksione luftarake dhe s’u tremb asnjëherë. Ishte kudo ku e kërkonte lufta, në Prishtinë, Llap, Gollak e Karadak. Këto lëvizje i bënte në kohët më të vështira dhe me pushkë në dorë. I gatshëm të merrte pjesë në çdo aksion, sado i vështirë të ishte. Guximi i madh dhe trimëria e tij të bënin për vete. 

 

  Pas luftës dha një kontribut të çmuar në radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Gjithashtu kontribuojë edhe në shtrirjen dhe fuqizimin e LKÇK-së. Cufa ishte njeri me zemër të madhe dhe bujare. I gatshëm t’u ndihmonte kurdoherë njerëzve. La pas vetes një veprimtari të bujshme që nuk mund të përshkruhet me një fjalim të vetëm. 

 

  Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 3:40 am

Iqofte i lehete dheu i tokes meme SHQIPERIJE
LAVDI,LAVDI,LAVDI,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 3:48 am

zeriatdheut shkruajti:
Prehu në paqë !


  • DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Jonuzi10

JANUZ SH. AZIRI / BERISHA

  • 21-04-1960 / 01-10-2002


  • Nuk kam mundësi ta shpreh me fjalë ate se kush ishe TI! Ndoshta më leht e ka neshtja ta shpreh atë se në të vertet kush ishe TI.

Januzi i shenjët , duhet të përkujtohen dhe të shkruhet për te. Mos përkujtimi do të thotë, që ne nuk duam atdheun,harrojmë historinë dhe pjesën më të lavdishme të saj të rënët për lirin e atdheut. Kush tjetër përpos tyre shndrit në horizont, kush përpos tyre mban mbi supet e veta Shqiptarin ata kanë vetëm një emër quhen Dëshmorë. Të rënët për liri janë të njëjtë, ata nuk mund ti dallojmë as për nga koha, vendi, partia, gjinia ose feja. Ata na mbajtën për shekuj të pathyer,na brumosen edhe më shumë me ndiejna atdhetare për të mos humbur gjuhën kulturën identitetin shqiptar. Fjalët janë të pakta për të shkruar për te por sot ndjeva kujtimin per te kure pashe fotografine, e kam njohur personalisht, ai shërbeu idealit kombetar, i shërbeu zemrës së ngrohtë dhe shpirtit të pathyer.
Desha te shkruaj dy reshta pr kete legjende te pa epur vella lutetare njeri i sakrifices per ceshtjen e kombit shqiptare ky HERO ESHTE BASHKE SHORTI I NJE ANTARES SONE TE NDERUAR DHE SHUME TE RSPEKTUAR BILIGOA ANDEJ TE NDEROJME KETE LEGJENDE TI QENDROJME PRANE KESAJ BURNESHE QE I QENDRONE BESNIK NDERIT DHE HEROIT TONE KOMBETERE
LAVDI, LAVDI , LAVDI!!!

Qofte i perjetshem Kujtimi i Tij! I deshiroj gjithe te mirat Familjes se Tij dhe jete te gjate. Lavdi Deshmoreve qe moren pjese ne UCK dhe gjithe deshmoreve shqiptare, qe derdhen gjakun per Atdheun. I perjetshem qofte Kujtimi i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyFri Oct 17, 2008 6:34 pm

përkujtim të dëshmorit Adrian Krasniqi


ADRIAN REXHEP KRASNIQI

(12.10.1972 - 16.10.1997)




Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Adrian Krasniqi.Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhepi dhe nëna Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e cila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri.



Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniqi, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave për solidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, te xhaxhai, Xhaferi.



Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimin e materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin.



Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpashere vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi.



Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesën e shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1997 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishë. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.



Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit.



Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht kjo Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 EmptyFri Oct 17, 2008 7:28 pm

Lavdi Dashmorit SHefqet Mustafi. Pata rastin te njof kete vigan nga njifja ne mergim me 4 janar 1999 ne kohen kur kishte ardh ne Gjermiani per sherim te plagve te mara nder betejat te shumta ne Dugagjin. Ishte trim i rrall fjal pok dhe shum i dashur qe kohen kur erdhi ne gjermani na u bashkua neve ne punen dhe obligimet ndaj atdheut nuk e kusye per asnje sekond. Por nje dite me lajmeroi dhe me tha se une shoke duhet te kethehem nga atje ku i kame lene shoket ne vijat e para te frontit, kshtu qe me 28 mars 1999 me nje grup shokesh u kthie ne mesin shokve dhe te luftetarve te liris ku pas disa ditesh bije deshmor ne vijen e par te frontit ne Koshare. Lavdia ju takon atyre qe e meritojn Deshmorve.
Me respekt nga Gjura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» Në Sllupçan pllakë përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së
» Dëshmoret e kombit
» POEZI PËR DËSHMORËT
» Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: