Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Protesta kunder pakos se Ahtisarit

Shko poshtë 
+7
Leka i Madh
Guximi
Sofra
petritkola
fatlumi
Arta
Anna
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Protesta kunder pakos se Ahtisarit   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 EmptyThu Feb 21, 2008 2:12 pm

Te falemenderoi Sofra per kohen qe ke mare,per spjegim,e shpresoi ne te ardhmen te behet mire e qe te mos detyroin te ja filloim me protesta,njeashtu kam besim se kemi poltikan te shendeosh qe do ta merin ne dore kete ç'eshtje,,,te tjerat te ja lem kohes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Protesta kunder pakos se Ahtisarit   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 EmptyFri Feb 22, 2008 5:30 am

Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit ne Gjyq


Nga Albin Kurti
19 Shtator 2007

Unë s’e pranoj këtë trup gjyqtarësh sepse:

1) Ju nuk jeni të paanashëm – siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor.
2) Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale të cilat m’i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fundamentale.
3) Ju nuk jeni të pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhënë betimin PSSP-së dhe UNMIK-ut, të dy këta të konsideruar të jenë edhe palët e dëmtuara, e edhe ndjekësit në rastin tim.

Më konkretisht, refuzimi im bazohet në faktet e mëposhtme:

Para së gjithash, unë nuk e pranoj këtë panel duke iu referuar parimit të paanshmërisë të përcaktuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 6.1; të drejtës për gjykim të paanshëm neni 6 i së njëjtës, dhe neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes së pafajësisë përderisa nuk provohet e kundërta, e përcaktuar sipas nenit 11 të së njëjtës deklaratë.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore në këtë rast duket ta favorizojnë prokurorinë. Animi i gjyqit u bë evident menjëherë në fazën fillestare të kur gjykatësi iu afrua prokurorit pa prezencën time dhe e pyeti: “ÇKA DËSHIRON QË UNË TË BËJ NË VIJIM”. Amnesty International (AI) ka ripohuar që gjykatësit ndërkombëtar në Kosovë kanë prirje të favorizojnë prokurorinë dhe se paanësia dhe se paanshmëria as që tentohet.

Duke qenë këtu, secili prej juve gjykatësve ka shfaqur pëlqimin për padinë dhe aprovimin e një numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmë e ka ndarë mendjen për mua. Duket se gjykimi tashmë ka ngjarë dhe se ju tashmë e keni marrur vendimin – fajtor është:

Për shembull, përderisa padia thotë qartë që “Z. Kurti nuk është penalisht përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisë” më 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatësit në këtë rast, në mënyrë konsistente dhe që prej fillimit kanë lënë të nënkuptohet që unë jam përgjegjës për këto. Më 17 prill, raporti i përkohshëm i Prokurorit të Veçantë, Robert Deanit, ka qartësuar se përgjegjës për vrasjet e 10 shkurtit kanë qenë policët rumun. Raporti përfundimtar i Deanit i datës 2 korrik, ka identifikuar një shkëputje në zinxhirin komandues, si dhe përgjegjësitë e paqarta operacionale si shkaktarë shtesë. Përkundër kësaj, më 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut që paraqes unë për “organizimin e një tjetër demonstrate të dhunshme e cila do të çonte në humbjen e jetërave të njerëzve”. Çuditërisht, katër muaj pas, më 13 qershor – dy muaj pas raportit të përkohshëm të Deanit dhe nëntë ditë pasi që padia thotë se unë nuk jam përgjegjës për vdekjet – gjykatësi Peralta vazhdon t’i ndërlidhë kinse krimet e mia me vdekjet.

Më 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatësi e pranon se përfaqësoj një “model aktivitetesh” që do të “shkaktojnë rrezikim dhe dëmtim të pronës dhe jetës”, dhe se ky model është duke u “përkeqësuar”. Ky përfundim ofendues bëhet pa e shpjeguar se në çka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrë në jetën time nuk kam lënduar njëri e as që jam akuzuar për lëndimin e ndokujt. Ashtu siç kurrë në jetën time nuk kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm apo dëmtuar pronën në masë të madhe. Duke i bërë këto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshëm aktivitetet e mia të mëparshme dhe po përdor këtë përfytyrim të pavërtetë për të paragjykuar karakterin tim dhe për të parashikuar veprimet e mia të ardhshme.

Një premisë kryekëput e pavërtetë e padisë është parashikimi i veprimeve të mia, madje edhe faji, bazuar në fajin tim të presupozuar nga demonstrata e 28 Nëntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjëherë është bërë drejtpërdrejt, e ndonjëherë tërthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dënuar apo shpallur i fajshëm për ndonjë gjë që ka të bëjë me demonstratën e Nëntorit. Edhe sipas standardeve të sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund të shfrytëzohet si “provë” në këtë rast.

Arsyeja e dytë e refuzimit të këtij paneli gjyqtarësh është që, duke qenë këtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe një numër parregullsish në procedimet e rastit kundër meje. Procedimet kanë shkelur të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar në nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po të njëjtës deklaratë; parimi i ruajtjes së pafajësisë përderisa të provohet fajësia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me të drejtën e burgosjes së drejtë dhe gjyqit të paanshëm.

Unë nuk përfaqësohem këtu nga askush përveç vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtës, është emëruar nga ju, dhe unë nuk e njoh atë. Materialet për rastin sugjerojnë se kjo mosnjohje është reciproke, dhe se përkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim është i dobët: ai kishte munguar gjatë marrjes në pyetje të një numri dëshmitarësh, në rastet tjera të marrjes në pyetje ai kishte ikur në gjysmë të procesit, dhe në ato pak raste që kishte qenë i pranishëm, kishte shtruar pyetje të pakëta dhe të brishta. Kjo edhe më tepër e shkel parimin e barazisë së palëve.

Që më 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetësimin pse dëgjimet e rastit tim nuk kanë qenë të hapura për publikun, kanë filluar para se të deklarohen akuzat kundër meje, dhe për faktin se nuk jam lejuar të marrë pjesë në to. Gjatë kohës sa isha në paraburgim, FNH-së iu ndalua qasja për të më vizituar në burg, kurse KMDLNJ-së iu lejua që të më vizitonte por vetëm një herë në muaj. Njerëz tjerë, sikur William Walker menjëherë u lejuan të më vizitojnë vetëm për të bërë trysni që të mos organizojmë demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetësimin edhe për bazën ligjore të paraburgimit tim para gjykimit. Për më tepër, nuk ka kurrfarë justifikimi për kufizimet rigoroze gjatë arrestit shtëpiak. Unë jam personi i parë gjatë tetë viteve të fundit i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak me roje 24 orëshe policore te dera. Gjatë arrestit të parë shtëpiak, jo vetëm që nuk më është lejuar dalja nga shtëpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe me të gjithë personat tjerë përveç tre prej katër anëtarëve të familjes sime. Këto kufizime ma kanë shkelur të drejtën në paraburgim të drejtë (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinë e të shprehurit dhe shoqërimit. Siç ka theksuar AI, paraburgimi nën kushte të tilla rigoroze, posaçërisht para ngritjes së akuzës, është privim flagrant nga liria.

Siç është cekur nga FNH, nuk është e qartë pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe më serioz është fakti se as unë (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar për këtë kategorizim dhe implikimet që ai ka. Kjo e shkel parimin e palëve të barabarta. Nuk më është lejuar të apeloj kundër këtij vendimi, siç nuk më lejohet të apeloj kundër vendimit final në këtë rast, madje as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çka është më e rëndësishmja, do të duhej të isha gjykuar prej vendasve të mi. Ju jeni gjyqtarë ndërkombëtar me pak ose aspak njohuri për politikën dhe kulturën e Kosovës, historinë e demonstratave këtu dhe efekteve të tyre politike, apo shoqërinë tonë të pasluftës. Njëkohësisht nuk keni fare njohuri për luftën time të padhunshme dhjetëvjeçare për çlirim nga Serbia dhe me platformën time koherente politike. Ju jeni të huaj edhe ndaj historisë sime dhe historisë së popullit tim – pushteti juaj ju mundëson suspendimin e asaj historie.

Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarëve, është se ju nuk jeni të pavarur. Ky rast është njollosur prej konflikteve serioze të interesit dhe shkel shumë prej të drejtave të mia fundamentale: të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; të drejtën për gjykim të paanshëm dhe parimin e ruajtjes së pafajësisë deri në shpalljen i fajshëm, nenet 9 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshëm. Gjyqi vazhdimisht është ankuar për qëndrimin tim shpërfillës ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por në të vërtetë, janë zyrtarët e “drejtësisë” në këtë rast që kanë treguar përbuzje ndaj meje duke m’i shkelur të drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndërkombëtar ia ka bërë betimin PSSP-së i cili po ashtu renditet si palë e dëmtuar në këtë rast. PSSP është ai që ju emëroi, ashtu siç i emëroi të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar në Kosovë. Prandaj ky rast është njollosur nga anime të pështira dhe konflikte interesi, përderisa UNMIK-u gjendet si palë e dëmtuar, palë akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqësor në Kosovë është pjesë e Shtyllës së Parë të UNMIK-ut prandaj është i gërshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje të pushtetit, gjë që paraqet një prej parimeve themelore demokratike. Siç është bërë e ditur prej FNH-së dhe Human Rights Watch, gjyqësori në Kosovë nuk është mjaft i pavarur, i përgjegjshëm dhe transparent. Asnjëri prej jush, gjyqtarë (as ju prokurorë) nuk jeni të përgjegjshëm ndaj popullit tim. Të gjithë jeni imun ndaj ligjit të cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarë mekanizmi llogaridhënieje që të mbikëqyrë veprimet tuaja. Një pushtet i tillë arbitrar s’mund të jetë legjitim.

Përqendrimi i punës time ka të bëjë me kundërshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-së si shprehja më e e lartë e rendit antidemokratik. Unë e konsideroj përgjegjësi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, të tregoj mospajtueshmëri ndaj tij, ta kundërshtoj paqësisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypëse dhe autoritetet jopërfaqësuese. Kjo e bën paanshmërinë në gjykimin tim përbrenda këtij sistemi absolutisht të pamundshme.

Që prej demonstratës së 10 shkurtit, një numër përfaqësuesish të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë dhënë deklarata publike diskredituese për mua dhe VETËVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si të dëmshme për procesin e statusit të Kosovës. Në deklaratën e parë të Ekipit të Unitetit pas demonstratës së 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, me ç'rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë (…) krijuan tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Shefi i Zyres Britanike në Prishtinë, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri ka gënjyer në TV dhe ka thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Në muajin gusht, pra shumë më vonë, zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani ka thënë se unë e “kam udhëhequr një protestë të dhunshme” dhe ka nënkuptuar se unë isha përgjegjës për dy vdekjet. Ajo çka mendojnë këta zyrtarë është që veprimet e mia të kundërshtimit të padhunshëm demokratik po i dëmtojnë vetë ata, autoritetet që po lëshojnë deklarata të tilla. Gjatë kësaj periudhe të negociatave për statusin, të cilat i kundërshtoj fuqishëm, është në interes të këtyre autoriteteve, duke përfshirë këtu UNMIK-un, që ta heshtin zërin tim dhe të më izolojnë prej popullatës e cila potencialisht mund të më bashkohet për t’i kundërshtuar ata. Siç ka vlerësuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar një “kulturë të shtypjes sistematike” të kriticizmit në mënyrë që ta paraqesë Kosovën si tregim të suksesshëm.

Ju, gjyqtarë dhe prokurori jeni pjesë e UNMIK-ut. Ju, jo vetëm që keni pranuar shpifjet e bëra në shtyp, por ju edhe i keni përfshirë ato në qasjen tuaj për rastin tim. Për shembull, më 7 maj 2007, prokuroria në mënyrë eksplicite përdori angazhimin tim politik si një argument për vazhdimin e paraburgimit. Gjatë qëndrimit tim pesëmujor në burg, prokurori më mori në pyetje vetëm një herë (më 1 mars 2007) për gjysëm ore, që tregon se izolimi ka qenë prioritet më i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit për ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e përkufizoi reagimin e policisë si joproporcional, të evitueshëm dhe të panevojshëm, dmth. ilegal, nuk është konsideruar në rastin tim. Përkundër përfundimeve të raportit të Deanit për reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunën policore, jam unë dhe jo policët ata që akuzohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe thirrjes për dhunë. Krejt kjo e ndriçon njëanëshmërinë dhe mungesën e pavarësisë së gjyqit.

Mungesa e pavarësisë në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është po ashtu evidente në portretizimin e VETËVENDOSJE!-s në këtë rast. Sistematikisht dhe që nga fillimi VETËVENDOSJE!-n e kanë paraqitur si kriminale, vandale dhe të rrezikshme, e cila nuk synoka asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka për intencë të më kriminalizojë mua dhe ta margjinalizojë lëvizjen duke e paraqitur atë si të skajshme. Në të vërtetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike e padhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet që të jetë në VETËVENDOSJE!. Qëllimi ynë konkret është mbajtja e referendumit për popullin e Kosovës, duke e bërë statusin e Kosovës vendim të popullit, dhe jo vendim të burokratëve të papërgjegjshëm. Fokusi ynë është që të problematizojmë sistemin politik (duke kundërshtuar UNMIK-un si administratë neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaçërisht gjatë kësaj kohe politikisht të ndjeshme, ne besojmë që është me rëndësi orientimi demokratik i pakënaqësisë politike e shoqërore të popullit kundër regjimit dhe jo kundër grupeve etnike.

Qëllimi i demonstratës sonë të 10 shkurtit ishte veçanërisht shprehja e pakënaqësisë sonë politike ndaj negociatave për statusin me Serbinë dhe kundër rezultatit të tyre (pakos së Ahtisaarit), e cila besojmë që Kosovës nuk do t’i sjellë asgjë përveç konflikteve të përtërira dhe krimeve të gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lëndua në demonstratat e VETËVENDOSJE!-s, kurse atë ditë ishte policia që shkaktoi rrezik të përgjithshëm, dëmtim, lëndime dhe vdekje, e jo ne. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionet tona kanë respektuar parimet e lëvizjes sonë, përfshirë këtu edhe thirrjen për sjellje të padhunshme. Këto parime janë përfshirë edhe në materialet e prokurorit për rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lëvizjes na janë akorduar sipas Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në nenin 20 dhe në Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e këtyre, dhe etë drejtave tjera, për hatër të interesave apo levërdisë politike është e papranueshme. Në demonstratën e 10 shkurtit këto të drejta na janë mohuar kolektivisht. Kurse në rastin tim më janë mohuar individualisht të drejta universale njerëzore.

Unë nuk ju pranoj juve, gjyqtarë të këtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinë dhe avokatin që ma keni caktuar. Unë nuk e pranoj këtë gjyq. Ju nuk jeni të paanshëm dhe as të pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkëpjesëmarrës të këtij procesi diskriminues kundër meje, duke m’i shkelur të drejtat dhe liritë e mia fundamentale. Mbi këtë arsye, kërkoj që ky rast të shfuqizohet.


Prishtinë, 19 shtator 2007


Albin Kurti

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Protesta kunder pakos se Ahtisarit   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 EmptyWed Mar 05, 2008 4:21 am

Cila është rruga e Lëvizjes Vetvendosja dhe a do të ketë edhe në të ardhmen protesta kundër Pakos së Ahtisarit.

Çka mendoni cila do të jetë rruga e "Lëvizjes Vetvendosja" në situatën e tanishme aktuale me "Pavarsimin e Kosovës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Protesta kunder pakos se Ahtisarit   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 EmptyThu May 08, 2008 2:21 am

"PAKOJA AHTISAARI" DHE GOZHDA E NASRADINIT..!

Shyhrete GOSALCI,
Zv. Kryetare e Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar:

Kjo, "Pakoja Ahtisaari" na i ka nga ngatruar keq punet. Nga njera ane Kosova shpallet e pavarur ,nga ana tjeter askush nuk respekton sovranitetin e saj. Shikoni se c' fare po ndodh: Shteti i vetquajtur "Maqedoni", jo vetem nuk e njeh pavarsine e Kosoves, por kerkon nga teritori i saj 2500 ha toke.


Politikanet e Kosoves, te cilet me fjale betohen, se do ta ruajne si te shenjte pavarsine e saj, e kane pranuar ndyshimin e kufijve ekzistues. Ku e gjene karshillekun ky Grujevski dhe aleatet e tij shqipefoles?

Me siguri tek bashkefajsija e politikaneve shqiptare te cileve me shume interesohen per kariget e tyre te thyera se sa per fatet e kombit.

Po kush je ti more zotri qe tjeterson pronen e tjetrit?

Kush je ti qe nxjerr ne treg si monedhe shkembimi token e Atdheut tend?.

Si ta quajm kete qendrimin tuaj z. Thaci, si akt patriotik apo...?

"Pako Ahtisaari" i detyron qe te pergjigjen keta zotrinj.

Pse, ore edhe fryme do te marim ne shqiptaret me lejen e "Pakos Ahtisaari?J

Jo zotrinje, planet i kini bere pa hanxhine.

As nje centimeter toke shiptare nga trualli i Kosoves nuk do munde te marre Grujevski dhe bandat e tij.

Nje marveshje kolaboracioniste edhe mund te behet, por flaka e zjarit qe do te ndizet pasketaj do te djege te gjithe politikanet antikombetar shqipefoles si dhe miqte e tyre sllavomaqedon.

Fakti qe qeverija e "Maqedonise" nuk ka kurajon ta deklaroje njohjen e Kosoves provon mosekzistencen e vet si shtet i pavarur.

Gruevski syte, mendjen dhe urdhrat i merr nga Beogradi. Mjafton per kete si argument fakti qe ne "Samitin e Ohrit", Kosova nuk ftohet me justifikimin se kur u caktua samiti nuk ka qene e pavarur.

Mirepo, ne Kosove asnje politikan nuk shqetesohet per kete. Ne te kunderten atje te gjithe jane optimist se shteti fqinje “strategjik”se shpejti do ta njohin "Pavarsine e Kosoves".

Por "Maqedonia" nuk e di ne cilin kostelacion eshte vete. Shtet pa emer, shtet qe emerin ja heqin dhe ja vene sa her te duan . Mirpo ne Kosove mendojne ndyshe. Aferim.



Ecim me tej. Nje burre i madhe i kombit shqiptar dikur paska thene:

” Shqiperine ne nuk do ta lejome te behet han pa porta ku te hyje derri dhe dosa”, dhe me te vertet Shqiperia dyert i kishte te blinduara per dekada per armiqte e kombit shqiptar. Tani skane mbetur me as dyer as dritare. Por, edhe Kosova eshte Shqiperi.

Shtrohet pyetja, a ka kufi "shteti i pavarur Kosoves"?! A respektohet integriteti i tij teritojal?!

Se ja pershembell, digjen doganat, hidhen bomba “molotov” mbi shqiptaret, vriten ish luftetaret e UCK-se dhe nuk ka asnje reagim prej strukturave pergjegjese..

Kjo puna e "Pakos se Ahtisaarit" na kujton ate perallen e njohur shqiptare te gozhdes se Nastradinit, i cili shiti shtepine, por nuk shiti gozhden e ngulur ne dhomen e gjumit dhe bente c'bente dhe ne mes te nates futej ne dhome me te drejten e prones mbi gozhden. Dhe, ky avaz vazhdoi deri sa pronaret e vertere braktisen shtepine. Edhe politikanet serbe, ashtu si dikur Nastradini, duke keqeperdorur te drejten kulturore dhe fetare nuk lene rast pa shfrytezuar, per te demonstruar sovranitetin e tyre mbi “Kosoven dhe Metohine”, sic kane qejf te deklarohen ata.

Tashme, sic dihet pak pas shpalljes se "Pavarsise se Kosoves" zbriti Samrxhic (sic ai vetdeklarohet minister per kosoven). Ky kelysh i Miloshjevicit, me pamjen e nje maloku provincial te pa gdhendur, provokon dhe ndez turmat serbe ne veri te Mitrovices , shumica e tyre, gangster me te ardhur nga Republika Serbe e Bosnjes dhe iken pa i hyre as edhe nje gjembe ne kembe.

Poliikanet shqipefoles u betuan se nuk do ta lejone te hyje ne Kosove , mirepo per cudi, Ai duke bere karshillek futet jo vetem ne veri te Mitrovices, por edhe ne enklavat serbe, ne Gracanice, Cagllavice dhe Ranilluk.

Po keshtu edhe kryetari ”moderator” favorit i perendimit Z.Tadic vjen pa pyetur askende per te festuar pashket ne Kosove. Dhe, kjo vizite behet ne kohen kur ne Serbi se shpejti do te behen zgjedhjet parlamentare dhe me cdo mjet synohet qe ato te behen edhe ne Kosove.

Po perse mor zotrinje politikane, Kosova do te behet koka e qerozit ku sojsezet politikane serbe te shkuajne me laps kopjative cfare te duan?!

A thua per kete u vrane dhe u gjakosen Jasharet , Haradinet, Pajazitet dhe qindra e qindra luftetare te tjere idealist te UCK?!

Zotrinje politikane, dilni zot Pavarsise se Kosoves, ose iu hapni rrugen atdhetareve te vertet te cilet do te dijne, jo vetem ta mbrojne pavarsine por edhe te luftojne per bashkimin kombetar.



Serbia nuk le rast pa provokuar, kurse shqiptaret nuk dine cfare te bejne me ”pavarsine”.

E pa pare dhe e pa degjuar kjo!? C'do te benin rilindasit tane mendje ndritur po te ishin gjalle ?!

Me siguri do te shkulnin floket dhe mjekren nga habija dhe nga inati.

Parlamenti i Kosoves “betohet”se do te nxjerre nje rezolute qe nuk do te lejoje te zhvillohen zgjedhjet e Serbise ne teritorin e saj. Me pas kryetari i kuvendit, Z. Krasniqi, deklaron se nuk ka nevoje per nje vendim te tille .

Dakord, Kosova eshte nje shtet me sovranitet te kufizuar por, brenda hapsirave shtetformuese qe u lejohen nga "Pakoja Ahtisaari" institucionet duhet te veprojne me vendosmeri dhe me kompetence.

Pyetja shtrohet fare thjesht, a do te behen zjedhjet serbe ne shtetin e pavarur te Kosoves ?

Aka ndonje politikan te pergjegjshem atje qe munde te thote me siguri se zgjiedhjet serbe ne Kosove nuk do te zhvillohen?

Fatkeqsisht dhe me dhimbeje e them nuk ka. Nga Prishina, korespodentja e TOP CHANEL, Znj. Alma LAMA,

na jep lajmin e gezuar se zgjedhet serbe ne Kosove mund te mos zhvillohen.

Po ky eshte sihariq.

Me thoni ju lutem kur ka ndodhur qe Franca te kete zhvilluar zgjedhje ne Belgjke, apo Gjermanija ne Zvicer, ose Spanja ne Portogali? Kur? Asnjehere.

Ketu del nje pyetje e thjesht, a e njohin seriozisht pavarsine e shtetit te ri te Kosoves institucionet nderkombetare vendimarese, te cilat e kane pranuar nje rrealitet te tille?

Ne se po, atehere duhet te ushtrohen plotesish kopentencat nga organet e zgjedhura dhe nga ekzekutivi. Eshte shume i lexueshem fakti, qe pasi nga organet e Kosoves merret nje vendim, shpesh ai anulohet nga faktori pergjegjes nderkombetare pa dhene as nje sqarim.



Kjo "Pakoja Ahtisaari" paska qene vetem nje dhurate per pakicen serbe ne Kosove, pra vetem nje e drejte eksluzive e tyre.

Shqipitaret nen "Maqedoni", qe per nga numeri po i afrohen popullsise sllavo-maqedonase, nuk i kane dhe nuk mund t'i gezojne keto te drejta.

Po keshtu as shqiptaret e Kosoves Lindore: Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit.

Perse keto standarte te dyfishta?

Do desha t'ia beja nje pyetje Zotit Ahtisaari, nese eshte e drejte dhe e moralshme qe serbet ne Kosove te kene me shume te drejta se shqiptaret ne Serbi?.

Problemi shtrohet nese shteti i Kosoves ka te drejte te interesohet per bahkekombasit e vet ne Serbi, ne po ate mase qe interesohet edhe shteti serb per bashkeatdhetaret e vet ne Kosove?

Fakti qe Lugina e Persheves gradualisht po zbrazet, nga emigracioni, duhet t'i alarmoje pushtetaret ne Prishtine

dhe ne Tirane, si dhe te gjitha partite partite politike shqiptare, ne te gjitha karhinat e Shqiperise Natyrale, per ta ndaluar kete hemoragji demografike, pasi edhe atje eshte dhe jeton nje pjese e trupit te Shqiperise se coptuar padrejtesisht. Kjo popullsi dhe ky teritor nuk mund te anashkalohen nga klasa politike.

Por, eshte per te ardhur keq, kur shikon se si partite kryesore ne Kosove nderhyjne duke krijuar alenca te dyfishta ne "Maqedoni" dhe ne "Luginen e Persheves", produkti i te cilave me se shumti jane grindjet dhe sherret e pa principta.

Une bashke me shoket e mi, ish luftetare te UCK se lavdishme , mendojme se ende prioritare mbetet zgjidhja e ceshtjes kombetare.

"Pakoja Antisari" nuk eshte celsi magjik, qe automatikisht do te zgjidhe problemet tona kombetare.

Partite politike luftojne natyrisht per te ardhur ne pushtet, por, megjithate mbeten hapsira bashkepunimi.

Ne gjykojme se, ne momentin ne te cilin jeton ceshtja jone kombetare, organizimi i nje Kuvendi Mbareshqipetare do te ishte i dobishem, per mos me thene i domosdoshem.

Ne po ecim drejt kesaj rruge, thirrja jone eshte:

EJAEDHE TI, BASHKOHU ME NE, ASNJE NUK ESHTE I TEPERT....!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Pakoja e Ahtisarit, Iliri dhe Dushani   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 4:57 am

Shkruar nga Agim KULETA  
 

Dushanët
  Që të dy Dushanët janë banorë të Kosovës. Që të dy janë të lindur dhe dëshirojnë të jetojnë në Kosovë. Ata edhe e duan Kosovën në të njëjtën masë. Por, dallimi midis tyre fillon këtu. Ata e duan atë në mënyra të ndryshme. Vizioni i tyre për të është i ndryshëm. Motivi për ta dashur atë është i ndryshëm. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është e thjeshtë. Njërit Dushan dashuria për Kosovën i lind brenda vetvetes, tjetrit nga jashtë. Njëri e do nga motivi i çdo njeriu normal për jetë normale, të lirë e të qetë, ndërsa tjetri për shkak të personifikimit në vetveten të një kalorësi të patundur të cilit i takon detyra historike për zhdukjen e padrejtësive që i janë bërë kombit të tij të bekuar nga Zoti, por të nëpërkëmbur nga njerëzimi. Njëri i ka veshët në kokën e tij dhe mjaftohet duke e dëgjuar vetveten, familjen dhe miqtë e tij duke folur për të ardhmen, ndërsa tjetri i ka veshët në “kokat e kombit" dhe kënaqet duke i dëgjuar ata duke folur për historinë, “padrejtësitë” që u janë bërë dhe “drejtësinë” që duhet vënë në vend. Pra, njëri Dushan, ai i pari është Dushani jo i instrumentalizuar, racional, ndërsa ai i dyti është Dushani i instrumentalizuar, iracional.

  Ilirët
  Që të dy Ilirët janë banorë të Kosovës. Që të dy janë të lindur dhe dëshirojnë të jetojnë në Kosovë. Ata edhe e duan Kosovën në të njëjtën masë. Edhe në këtë rast dallimi midis tyre fillon këtu. Ata kanë vizion të ndryshëm për Kosovën. Ata janë të niveleve të ndryshme të vetëdijes. Njëri Ilir është i papërmirësueshëm në bindjen e tij se hakmarrja është obligim patriotik, ndërkohë që tjetri është i papërmirësueshëm në bindjen e tij se patriotizmi më i madh është barabarësia dhe drejtësia ndaj të gjithëve. Njëri mendon se misioni historik përfundon me “pastrimin” e vendit, tjetri se e ardhmja e lirë dhe në paqe për të gjithë është mision historik. Njëri mendon se as lufta e fundit nuk e ka arritur qëllimin pasi nuk ka arritur t’i bëjë të tjerët robërit tanë, ndërsa i dyti mendon se lufta e fundit çlirimtare nuk e ka arritur qëllimin pasi nuk ka arritur ta zhdukë mentalitetin se dikush duhet patjetër të jetë rob i dikujt. I pari mendon se realizimi i qëllimit të parealizuar të luftës është kusht për paqe. I dyti mendon se çrrënjosja e mentalitetit të robërisë së domosdoshme për njërën palë do të vijë si nevojë e të dy palëve për liri dhe paqe. Pra, njëri Ilir, ai i pari është Iliri iracional, ndërsa ai i dyti është Iliri racional.

  Kosova
  Kosova është një vend i dalë nga lufta. Është një vend i pasur me pasuri natyrore të pashfrytëzuara, me pakica kombëtare, me këngëtarë në tentativë, me rini të paperspektivë, me improvizime, me optimizëm të pashtershëm, me terr, me varfëri të thellë, me pub-e e kafiteri dhe me probleme të shumta ekonomike, politike e morale. Një vend i cili edhe pse ka kohë që ka dalë nga lufta nuk po arrin dot ta gjejë portën për të dalë nga pasojat e saj. Është vendbanimi i Ilirëve, Dushanëve dhe i misioneve të ndryshme diplomatike që po “përpiqen” me forcë të mbeten këshilluese, por që për çudi nuk po arrijnë dot. Është shteti më i ri në botë. Shtet i cili me kushtetutën e vet ia ka mohuar vetes të qenët shtet. Është vend i cili në emër të kualifikimit si rast sui generis synonte ta arrinte pavarësinë nga Serbia dhe që pikërisht nga cilësimi si rast sui generis arriti të bëhet i varur nga serbët. Dhe kjo falë një pasurie të cilën në saje të një pakujdesie të dënueshme harrova ta përmend më lart - falë Pakos së Ahtisarit. Kjo Pako është dhuratë për Ilirët, Dushanët dhe bashkëvendësit e tjerë të tyre. Ajo, në fakt, më shumë se për këdo tjetër është dhuratë për Ilirin iracional dhe Dushanin iracional. Edhe më saktë, është alibi për ekstremizmin në qëndrimet e tyre ndaj njëri-tjetrit.

  Pakoja e Ahtisarit - multietniciteti
  Në Ballkan zgjidhja e problemeve nuk është vetvetiu e komplikuar. Të tillë e bëjnë interesat e komplikuara të të tjerëve jashtë Ballkanit. Këtyre u ndihmojnë edhe ata që nuk janë të interesuar për zgjidhje që do t’i lidhnin njerëzit mes vete, po për zgjidhje që i armiqësojnë ata. Këto probleme do të ishin zgjidhur shumë më mjeshtrisht dhe më shpejt sikur për to të merrnin vendime ata që nuk konsiderohen mjeshtër të tyre. Ata të cilët rrallë shihen në ekran e që shumicën e kohës e kalojnë përballë tij. Ata të cilët nuk po pyeten. Ata për të cilët po vendoset.
  Për mjeshtrit e zgjidhjeve kjo gjë nuk është e panjohur, por është e papërshtatshme. Sepse qëllimi i tyre nuk është gjetja e zgjidhjes së drejtë, por e zgjidhjes së 'duhur'. Dhe pikërisht zgjidhje të tillë ofronte Ahtisari me Pakon e tij. Kjo Pako ishte produkt i situatës, ndërkaq situata ishte produkt i ‘gabimeve’ të vazhdueshme të ofruesve të Pakos. Në emër të integrimit vazhdimisht janë ndërmarrë hapa dezintegrues. U bë izolimi etnik në vend të hapjes dhe komunikimit. U bë diskriminimi i shumicës në emër të të drejtave për pakicën. Shumicës iu mohua statusi i kombit, ndërkohë që pakicës iu mohua statusi i pakicës përmes shkrirjes së të dyve në komunitete. Këto i legjitimoi edhe Pakoja e Ahtisarit. Këto i legjitimoi edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Këto gjëra i bëjnë plotësisht jofunksionale këto dy akte politiko-juridike. Pakoja e Ahtisarit është jofunksionale sepse është mbështetur mbi një premisë të papërputhëshme me realitetin - në multietnicitetin, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është jofunksionale sepse është mbështetur në Pakon e Ahtisarit.
  Ahtisari, i zhytur në përpjekjet e tij për ta hartuar një plan paqëtues “të pranueshëm për të gjithë” nxirrte në sipërfaqe një kontradiktë fatale për paqen. Ai iu shmang lidhjes midis Paqes dhe Drejtësisë me qëllim që të krijonte një lidhje të re midis Paqes dhe Padrejtësisë. Ai bëri një gabim fatal. Ai ra në grackën e iracionalitetit. Kur e bëri Planin ai nuk kujdesej se çfarë do të mendonte për të Iliri dhe Dushani racional por Iliri dhe Dushani iracional. Dhe pikërisht për këtë kjo zgjidhje e ofruar nuk është zgjidhje e problemit, por zgjidhje e grykës së thesit me plot probleme përbrenda. Duke qenë se egërsia e iracionalëve do të shuhej vetëm me shkatërrimin e plotë të njëri-tjetrit, zgjidhja e ofruar është e papranueshme për ta. Iliri iracional e do një Kosovë të ‘pastruar’ nga serbët dhe favoret që u janë bërë serbëve i sheh si jusitifikim të ekstremizmit të tij. Gjithashtu, Dushani iracional e do një Kosovë serbe të ‘pastruar’ nga shqiptarët, ose të paktën me shqiptarë të nënshtruar nga ta dhe përkundër favoreve që i janë dhuruar, të bërit e Kosovës shtet e sheh si jusitifikim të ekstremizmit të tij.
  Pra, kjo Pako, megjithë përpjekjet, nuk ka arritur t’i ngopë të pangopshmit. Ndërkohë ky orientim i gabuar ka bërë që të pakënaqur me këtë zgjidhje të mbeten edhe racionalët. Iliri racional është jashtëzakonisht i shqetësuar dhe nuk mund të pajtohet kurrsesi me mohimin dhe diskriminimin që i bëhet nga kjo zgjidhje. Në anën tjetër, Dushani racional, i cili kishte ëndërruar që problemet me fqinjtë e tij shqiptarë të përfundonin me të dhe fëmijët e tij të jetonin në një Kosovë të qetë e funksionale është shumë i zhgënjyer me perspektivën që ofron kjo zgjidhje. Ai e di se ëndërra e tij nuk realizohet në një komunë të izoluar serbe, as me vende të rezervuara në parlament, as me fuqi penguese në këtë organ, e as me favoret tjera që i bëhen. Përkundrazi. Ai këto i sheh si pengesa në rrugën e tij. Sepse ai, gjatë jetës së tij të bujshme, e ka kuptuar shumë mirë një gjë: e ka kuptuar se ëndrra e tij nuk ka mundur dhe nuk mundet kurrë të realizohet mbi mohimin e ëndrrës së tjetrit.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Protesta kunder pakos se Ahtisarit   Protesta kunder pakos se Ahtisarit - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Protesta kunder pakos se Ahtisarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Çka përmban plani i Atisarit për Kosovën?
» PO VJEN SHANCA PER TE XXXX PAKOJEN E AHTISARIT
» Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves
» PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS
» Tensionohet situata në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: