Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 12:12 am

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut U2_agi10



Ka njerëz fisnikë që atdheun e tyre, atë qiell e mal që i rriti, ata gurrë dhe drurë që e rrethuan, atë djep të përkundur me ujvara eposesh të kahershëm, e kanë mbrojtur me pushkë. Ata janë thirrur në luftë dhe kanë dhënë jetën përmes krismash lirie. Ka të tjerë që e kanë dashur atdheun përmes imazheve të fuqishëm të artit, përmes magjisë së tingujve apo ngjyrave, përmes konotacioneve që ngjallin vargjet e një poezie. Edhe kjo është dashuri. Se dashuria e atdheut nuk matet me kut por me shpirt dhe shpirti dhëmb kurdoherë kur dhëmb zemra e kombit dhe,pashmangshmërisht, si prej një force kozmike edhe pushka edhe penda nisen njëherësh për në rrugëtimin e lodhshëm; të shuajnë brengat e Atdhuet.

Tek Agim Ramadani, deri në çastin e mbramë, kanë jetuar së bashku edhe poeti edhe luftëtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktë, por edhe shpirti guximtar. Inspirimin për artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovës kreshnike, ai reliev i thyer dhe i blatur dhimbjesh të mëdha. Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin,qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën. Tek karakteri i Agim Ramadanit, janë ndërthurur si tek pak kush prej nesh, qetësia dhe mendimi përpara fletës së bardhë apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa përmbajtur në beteja, atëherë kur ishte fjala për të mbrojtur nënën e babën,motrën e vëllanë, pyllin dhe malin, votrën dhe livadhin, shkurt Atdheun.

Lindur në bjeshkë të Kosovës martire, Agim ramadani do të dallohej qysh në fëmijëri për ndjenjat e holla prej artisti: Më pas duke lexuar në gjuhën ebukur shqipe, duke ngarendur në malet e kodrat e Karadakut kreshnik, vetëdija e këtij djaloshi duke se u trondit prej një të vërtete të madhe. Mbi supe malesh e kodrash të Gjilanit, sikundër në supe malesh të krejt Kosovës martire, më shumë se rebeshe shirash, më shumë se mjegullnaja, vareshin epose kreshnikësh. Shpirti i Agimit, nuk mund të mos ndjente këto epose që vinin prej larg, për të shkuar sërish larg. Kumti i tyre do ftonte Agimin dhe krejt gjeneratën e vet t’i sendërtonte këto epose, t’i përcillte ata me po atë heroizëm që etnitë e lashta arbërore i patën lindur. Demonstratën e ditëve të para të prillit 1981, Agim Ramadani e përjetoi si një rizgjim i madh. Një paralele e çuditshme! Rizgjimi i natyrës, ai riciklim i njëmendë i natyrësh do të zgjonte në shpirtërat e gjeneratës studentore të Kosovës, shpresën e lirisë. Agim Ramadani ishte piktor.Ai mund të merrte telajon,penelat, bojërat dhe mund të ngjitej livadheve për të ngatjetuar pranverën. Agim Ramadani ishte poet. Ai mund të rrëmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranë lumenjëve a përrenjëve që i gëzoheshin shkrirjes së dëborërave.Agim ramadani ishte luftëtar. Dijet emarra në shkollën ushtarake në Zagreb e shtynin të ishte në radhët e para të barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ç’prej atij momenti Agim Ramadani do të ngarendëte në krejt viset e Kosovës kreshnike, do të fliste aq bukur, do të çonte peshë zemrat e gjeneratës së vet, do të organizonte, do të drejtonte luftën guerile që toka e qielli i Kosovës të ishin të lirë, që atdheu të mos frigohej prej kurtheve, planeve makabër dhe dhunës etnike të kalkuluar në qendrën e shovenizmit sllav, beograd. Kësisoj për të ardhur në pranverën e mënxyrshme të vitit 1999. Evropa (e pandërgjegjshme deri më atëherë) dhe krejt qytetërimi i saj, po përballeshin në shkurt-marsin e këtij viti me një nga shfaqjet më shnjerzore, më të shëmtuara, më primitive, të gjenocidit të egër shoven serbosllav ndaj racës së pastër shqiptare. Kryekrmineli i racës sllave, tashmë në gjygjin e Hagës, e shfrytëzoi periudhën tri javore, midis dy takimeve të Rambujes duke shpërndarë urgjnetisht forcat që do të realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarëve. Mbi 40 mijë trupa ushtarake pushtuese të rregullta, me dhjetra mijëra paramilitarë kriminele, 1 mijë tanke dhe 700 graka artilerie do të lëshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Një zyrtar i lartë i OKB-së, Stefan di Nistoura, do të deklaronte; “Ajo që po ndodh sot në Kosovë është tragjedia humanitare më cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me një logjikë të akullt, të cilët unë, nuk e kam parë në asnjë rast, gjatë 29 vjetëve që punoj për Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranë,12.03.1999).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 12:12 am

Agim Ramadani së bashku me Rustem Berishën, Bislim Zyrapin, Sali Çekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijës të tjerë, patën organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur të lënë nismën ushtarake në duart të pushtuesve shoven serbosllav. Fjalëpak por trim e patriot, Agimi do të jepte në këto luftime shembullin e vyer të një kuadri, i cili do të përballej vetë me armikun, në pozicionin më të vështirë, duke dashur të ruaj në çdo moment jetët e bashkëluftëtarëve të vet. Në Dukagjin a Drenicë, në disa prej aksioneve të kryera prej trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të binte në sy dëshira e Agim Ramadanit për të fituar me çdo kusht, për të shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbërore. Shpirti i një luftëtari dhe artisti, në këtë rast dhemb dyfish.

Në marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish përfshirë zona të tilla si: në Veri: Podujevë-Mitrovicë-Drenicë; në Perëndim: Pejë-Gjakovë-Deçan; në Jug: Malishevë-Suharekë-Prizëren. Ndër objektivat kryesore të beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshëm i shqiptarëve etnik nga trojet e veta, për të afruar deri diku një ballancë banorësh me pakicat serbe etj. në Kosovë, ku më pas lehtësisht do të bëhej një referendum për shkrirjen e Kosovës në territorin serb. Ndaj gjatë egzodusit të paparë ndonjëherë, shqiptarëve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin në zjarr me qëllim që këta mos të identifikoheshin si banorë të atyre viseve. Marria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 për qind e fshatrave të Kosovës janë mbështjellë me tym e flakë. Ky zjarr i është vënë Kosovës nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhër të Millosheviqit dhe me vendim të parlamentit të atij shteti. Politika e “tokës së djegur” nuk po zbatohet për herë të parë në Kosovë nga pushtuesi serb. Unë e njoh mirë historinë e popullit tim, atë e kam mësuar qysh në fëmijëri, në këngët e djepit kur gjyshja më thoshte: U bëfsh trim për Kosovën !” (“Burrat e Kosovës e kanë vendin në UÇK” intervistë e Kolonel Bislim Zyrapit. Gazeta “Ushtria” Tiranë më 8 mars 1999 ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 12:13 am

Agim Ramadani, në ditët e para të marsit 1999, gjendet në shtetin amë. Ndonëse nuk dinte gjë për fatin e prindërve të vet, ndonëse ndiqte me dëshprim eksodin biblik të bashkëkombasve të vet përmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtësinë e një ushtaraku të vërtetë, do të bashkohej rreth idesë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për një operacion mësymës në shkallë të gjërë kundër makinës ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do të organizonte luftëtarët e Brigadës 138, në rrethina të Kukësit dhe ndërkaq do të influenconte tek eprorët më të lartë të tij për fillimin e menjëhershëm të mësymjes, pasi kjo mësymje do të krijonte parakushte të favorshme për futjen e forcave të NATO-s në vise të Kosovës. Pikërisht në këto momente, falë guximit të Agim Ramadanit dhe qindra prijësve të tjerë të UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm hartoi planin për çlirimin e Kosovës, duke patur si bazë nisjeje, tokën kufitare ndërshqiptare. Ky plan mori emrin e koduar “Shigjeta” dhe përfshinte brezin e mësymjes: mali i Kallabakut – mali i Markofçes, Ferizaj-Prishtinë me dy drejtime operative. Drejtimi i parë; Padesh-Kosharë-Junik-Klinë. Drejtimi i Dytë; Helshan-Pashtrik-Rahovec-Malishevë-Prishtinë. Sipas të dhënave që ndodhen aktualisht në arkivin e ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë, operacioni në fjalë do të zhvillohej në tri faza. Faza e parë, do të ishte lufta në Koshare, e cila do të fillonte me futjen në luftim të trupave të përqëndruara në Papaj. Faza e dytë kish të bënte me kalimin në mësymje në drejtimet e Pashtrikut ndërsa faza e tretë do të ishte thellimi i mësymjes drejt Koritnikut dhe Kallabakut.

Në operacionin “Shigjeta” (po sipas të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë) parashikohej një bashkëveprim i ngushtë i forcave të UÇK-së që mësynin përballë, me ato që vepronin në shpinë të armikut, në mënyrë të veçantë në zonën e Pashtrikut dhe Dukagjinit. Për drejtimin e operacionit, në frontin e vështirë të Koshares dërgohet Brigada 138 e komanduar prej Rustem Berishës dhe Agim ramadanit. Ndërsa përfaqsues pranë këtij formacioni luftarak, nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u dërgua Nasim Haradinaj. Në memoaret e luftës shënohet; ”Forcat e drejtimit të parë operativ, nën komandën e Rustem Berishës, me shef shtabi Agim Ramadanin, në mirëkuptim të plotë me përfaqsuesin e shtabit të Përgjithshëm Nasim Haradinaj, morën detyrën luftarake nga SH.P.UÇK-së me këtë përmabjtje, pasi të shpërthenin kufirin Shqipëri-Kosovë, të kapnin pikën strategjike Rasën e koshares dhe të hapnin korridorin e furnizimit, duke u lidhur me zonën e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Në të pastajmen, me krahmarrjen nga e majta, të rrethonin dhe asgjësonin forcat armike në qytetin e Gjakovës e rrethina dhe të vazhdonin mësymjen në drejtim të Klinës” (H.Katana “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës” Tiranë 2002 , faqe 69-70 ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 12:13 am

Në muzgun e ftohtë të 8 prillit 1999, Agim Ramadani do të shkonte pothuajse pozicion në pozicion ku rrinin të gatshëm bashkëluftëtarët, vëllezërit e tij. Ndonëse e dinte realisht çdo të ndodhte të nesërmen, ndonëse pati biseduar me komandant Rustemin për rreziqet që duhej të kalonin, përsëri në sytë e tij i ngazzëllente një dritë e çuditshme. Prej asaj drite buronin shpresë e besim që përcilleshin të tilla, tek luftëtarët në llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtë trima të UÇK-së, do të merrnin zemër e do të shndrroheshin në 320 shqiponja në mbrojtje të viseve arbërore. Ato biseda miqësore gati nën zë, ato rrahje shpatullash vëllezërore, ajo heshtje që jo rrallë, flet sa mijëra fjalë së bashku, do të ishin ndërkaq parathënie e një lirie që vinte mundimshëm tok me përrenjtë e gjakut.

Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Koshares do të jetonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së. Vonë, në mbrëmjen e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të njoftonte në Tiranë e ma gjërë se; ” Në orën 03:30, datë 9 prill 1999, forcat e UÇK-së, që veprojnë në rajonin e Junikut ndërmorrën një sulm të befasishëm kundër forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 100 metër në perëndim të Kashares. Fillimisht u goditën forcat e karakollit, ku u vranë rreth 38 ushtarë serb dhe u rrethuan forcat serbe të strehuara në shtëpitë e fshatit Koshare. Në agim të ditës, forcave serbe u vinë në ndihmë forca të tjera nga fshati Batush, por tanket u goditën nga forcat tona dhe u asgjësua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarë. Atëherë forcat serbe u tërhoqën në fshatin Batush dhe goditën me artileri forcat tona që kishin rrethuar fshatin Koshare të banuar nga ushtarët serb. Djemtë e Kosovës po luftojnë me kasapët e Serbisë që janë të veshur me blind dhe po fitojnë mbi këtë përbindsh me fytyrë njeriu. Fitojnë djemtë e Kosovës se luftojnë për lirinë e atdheut të tyre, ndërsa ushtarët serb u ngujuan në bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Në këtë luftim prej disa orësh, na kanë rënë në fushën e nderit luftëtarët Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanë plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanë bërë dy rrethime dhe një vijë mbrojtëse, për të mos mundësuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha... Luftimet vazhdojnë” ( Gazeta “Ushtra “ më 10 prill 1999 ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 12:14 am

Në luftimet e egra të 9 prillit, Agim ramadani do të udhëhiqte grupin e tij të luftëtarëve, pikërisht në frontin më të rrezikshëm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me të gjitha llojet e armëve. Luftëtari dhe artisti i madh, ndonëse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vështirë, nuk u lëkund për asnjë çast edhe atëherë kur vrapoi për të mbyllur sytë e puthur në ballë bashkëluftëtarët e vet të rënë në fushë nderi, të rënë nga breshërit e armikut. Një ditë më pas, atëherë kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrëshiqiste toka nën këmbë, u hodh në sulm me gjithë arsenalin e vet të forcave dhe mjeteve luftarake. Sërisht djemtë e Brigadës 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar në karakolle të përjetshëm lavdie dhe heroizmi për kombin e tyre. Por në këtë qëndresë emblematike, do të binte i përgjakur predhash, kryeqëndrestari, Agim Ramadani. Ai që e donte aq shumë jetën e kombit, falte tani jetën e vet, blatonte shpresën e madhe të artistit tek e nesërmja e atdheut. Fronti i çarë i koshares pati përparsitë e veta në ngjarjet që rrodhën më pas. Jehona e epopesë së Koshares u përcuall tejembanë viseve etnike shqiptare, madje kudo në çdo çip të globit ku shqiptarët ndiqnin me ankth në shpirt fatin e vëllezërve të tyre të UÇK-së. Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Curit me trupat pa jetë të trimave në krahë. E dhimbshme ajo ditë e 12 prillit 1999. E dhimbshme të mbaje në shpatulla trupin e burit të Karadakut. Qysh mund ta nxinte atë zemër të madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, në faqe të flamurit të lirisë së Kosovës. Përjetësia e burrit fitoi ardhmërinë sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani, ndërsa Kosova tashmë nuk e ndjen këmbën e pushtuesve shoven serbosllav.

Eugen Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 2:14 am

Pergezime per temen MARY teme shume e mire

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT.

Vazhdim te mire ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut EmptyTue Jul 15, 2008 2:19 am

Agimi ishe njeriu qe i dha shpirte UCK e kam cek edhe disa here qe ne luftimet ne dugagjin kur ishmi ne ato dite morem vsht qe ki dragu e kishte shkel me kebe kufirin kishte mare kazermen e koshares LAVDI U QOFTE GJITH DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut   Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DR. AGIM SERHATI - NJË DOKTOR MARTIR...
» Kushe eshte Agim bajra
» Origjina e Skenderbeut
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» O sa mirë që jam shqiptarë o hej......Ardian Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: