Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...

Shko poshtë 
+3
zeriatdheut
Beton
MARY
7 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyMon Jul 14, 2008 11:27 pm

zeriatdheut shkruajti:
PO mary une ste thash gje doja te thoja se i kame lexuar i kame pare bre burneshe po na trego dicka per TAHIRIN TE dime nga ti JO PER KETO mos MARY kam respekt a


O zeriatdheut, e kam pas vështirë në fillim të të kundërshtoj e tani, s'ka gje se e di se sido që të bëhet ti do t'i yshtish ndjenjat e tua të stërvitura në kazanin e hashasë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:22 am

PO e nderuar veq vazhdo por argomentoje kur te me kundershtosh ja pra une po te lejoj deri sa te mbarosh dhe dote shofe se a do mundesh te me kundershtosh edhe ku eshte vendi veq vazhdo se une nuk nalem se shkruari dhe sme ule ndenjat fjalet e tua sepse je e vogel dhe flet me gazeta e libra jo me realitet nuk e ke prekur realitetin e nderuar por flet gjepura te degjuar klm tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Jul 15, 2008 12:35 am

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Frashe10
TAHIR SINANI do te mbetet ne kujtese si udheheqes karizmatik, i urte trim e i afte !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyMon Aug 18, 2008 3:50 am

biligoa shkruajti:
Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Frashe10
TAHIR SINANI do te mbetet ne kujtese si udheheqes karizmatik, i urte trim e i afte !

Tahir Sinani dëshmor i UÇK-së
https://www.youtube.com/watch?v=hVezjyS2fNI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyMon Aug 18, 2008 3:56 am

I beri 3 lufta ra deshmor per luften e pabese te Ali Ahmetit ne maqedoni, i cili shkeli mbi gjakun e deshmoreve...
Lavdi Komandantit TAHIR SINANI

https://www.youtube.com/watch?v=hVezjyS2fNI

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyMon Aug 18, 2008 3:59 am

Në shtatë vjetorin e rënies


Tahir Sinani është vetëdije historike për

shtetin kombëtar


Shkruan: Prof. Abdyl KADOLLI

Prishtinë, 01. 08. 2008

Gjeneral Tahir Sinani është njëra ndër figurat më emblematike e më frymëzuese të historisë sonë të re, që me veprën e vet të jashtëzakonshme ka ngjallur krenarinë e admirimin tonë. Ai është vetë arketipi shqiptar, një lidhje gjenetike me Mic Sokolin legjendar.


Tahir Sinani është një fenomen i rrallë në artin tonë luftarak, strateg i veprave të mëdha. Akti i veprimit historik dhe i flijimit të komandantit e strategut të shquar ka simbolikën e idealit të shtetit kombëtar, të vizionit të atdheut të plotë e të lirë.

Ai është një monument i kujtesës kombëtare, që shquhet si maja e Shkëlzenit të lindjes dhe maja e Korabit të rënies. Portreti i tij ka ngjashmëri me Alpet shqiptare: krenar, shtathedhur e syshqiponjë. Burrë me moral të lartë: i rreptë e korrekt në veprime, i dashur për miqtë dhe i tmerrshëm për armiqtë.

Është djali i pestë i Rukë Rizajt e Mal Sinanit, nga tetë djemtë e një vajzë e tyre në Grinë alpine të Tropojës. Kishte lindur me 25 maj 1964 në djepin epik të Mic Sokolit e Col Delisë, Ali Ibrës e Smajl Hysenit, Haxhi Zekës e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithherë kështjellë qëndrese ndaj hordhive serbe.

Dashuria ndaj atdheut dhe urrejtja ndaj kufirit të mallkuar ishin mbjellë që herët në shpirtin e tij malësor. Komandant Tahir Sinani hyri në historinë e re kombëtare me prirjen luftarake, diturinë e Zall-Herrrit dhe përvojën e Ushtrisë shqiptare, si instruktor i stërvitjeve, shef i Sektorit për ndërhyrje të shpejta dhe oficer i Kampit të stërvitjeve në Tropojë.

Pas kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari, është ndër eprorët e rrallë që i përgjigjet luftës historike të UÇK-së së lavdishme, luftës më të organizuar antisllave gjatë një shekulli gjenocidi serb.

Në nëntor 1998 hidhet në luftimet në Kosovë, bëhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, themelon Qendrën stërvitore dhe komandon njësitin special Arbri në Divjakë, duke vepruar me sulme të rrufeshme e të befasishme mbi makinerinë fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsinë civile.

Tahir Sinani shkëlqen kudo si strateg ushtarak me njësitin Arbri, shqiponjë e lirisë që mbron zogjtë dhe çerdhen e vet: në Betejën e Qafës së Pagarushës, në grykën e Carralevës, në Biraç e në Blinajë, në Shkozë e në Zborc, në Malishevë e Anadrin, duke minuar e sulmuar pozicionet armike.

Në fazën më vendimtare të Luftës çlirimtare Tahir Sinani del në krye të Zonës operative të Pashtrikut. Ai shquhet sidomos në betejën frontale të Celinës për të hapur korridorin e ndërveprimit me operacionin Shigjeta të Pashtrikut. Është heroike mbrojtja e vijës Llapushnik-Berishë-Qafë Duhël, zonë me 100 mijë banorë, ku vepronte edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Më 12 qershor ‘99 brigadat e kësaj zone hyjnë triumfalisht në Prizrenin historik. Pas çlirimit të Kosovës duhej përgatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me përvojë të gjatë emërohet komandant i Qendrës së stërvitjes dhe të doktrinës në Nashec, ndërsa në qershor 2000 komandant i Shkollës së nënoficerëve të akademisë Hamëz Jashari të TMK-së.
Shpirti liridashës i komandant Tahir Sinanit nuk qetësohet deri në çlirimin e plotë të trojeve të pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, një hero i heshtur: fjalëpak e punëshumë. Komandanti ishte i vetëdijshëm se vetëm populli i organizuar mund të jetë subjekt historik. Tahir Sinani është promotor i luftërave tona çlirimtare. Ai është strateg i tri fronteve kombëtare. Hapat e tij janë historikë. Kur në nëntor ‘99 pëlcet lufta në viset e Kosovës Lindore, njësiti i tij special hidhet në fushëbetejat në Konçul, Dobrosin e Bujanoc.

Në qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset në zonën e Gostivarit dhe të Radikës. Kjo brigadë zhvillon luftime në pranverë 2001 në shpatet e Sharrit dhe në Likovë. Në të gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njësoj me guximin, intuitën e profesionalizmin luftarak. Kudo që kishte shkelur këmbë e tij kishte zgjuar admirimin, dashurinë e krenarinë e bashkëluftëtarëve dhe të popullit. Ishte bërë legjendë e gjallë, mit i lirisë.

Veprimtaria e tij kishte përmasa vertikale e horizantale.. Figura e tij erdhi duke u rritur në rrathë përqendrorë: Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe në fund Tahir Shqipëria. Pas këtij marshimi të lirisë, Tahir Sinani bie në fushën e nderit më 29 korrik 2001, vetë i pesti, me bashkëluftëtarët Hyrë Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari.

Edhe rënia e Tahirit, në Tanushën e bukur, rrëzë Korabit legjendar, është madhështore, si e Micit në grykë të topit, duke shpërndarë trupin gjithandej atdheut. Pas rënies së Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndërsa Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e gradon gjeneral brigade.
Pas çlirimit të Kosovës në radhët e TMK-së hyn vëllai i tij Skënder Sinani.
Gjithherë duhej çuar në vend amaneti i plakut Mal Sinani: Një djalë për Kosovën...

Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku janë rivarrosur më 24 maj 2002.

Pavarësisht se edhe sot nuk është realizuar plotësisht ideali ynë kombëtar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rrugët e atij ideali, duke lënë shenjat historike. Tahir Sinani është vetëdije historike për shtetin kombëtar, pa të cilin nuk mund të mbrohet qenia fizike, shoqërore, ekonomike e kulturore. Ai është emblemë e dinjitetit kombëtar, që shqiptarët të jenë zot në atdheun e tyre.

Sot pavarësia e Kosovës është një fitore historike, por vetëm gjysma e çështjes shqiptare. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik ndërkombëtar ende mbizotëron parimi i kufijve politikë dhe jo etnikë. Sot shihet në dritë të diellit se pavarësia, pa luftën e lavdishme të UÇK-së dhe pa ndërhyrjen e fuqishme të NATO-s, ishte vetëm një iluzion fantastik. Tani duket edhe më e qartë aleanca e fortë ruso-serbe, që ka trazuar gjithherë Ballkanin.
Pozicioni shqiptar sot kurrë nuk ka qenë më i fortë. Integrimi në aleancën perëndimore do ta fuqizojë faktorin shqiptar. Rruga e detit do të jetë një vertebre e atdheut. Shqiptarët e brezave anësorë duhet të bëhen shtetformues ose të krijojnë autonomitë politiko-territoriale për të ruajtur e zhvilluar identitetin etnokulturor.

Sot duhet përforcuar më shumë identiteti ynë kombëtar, sepse jemi popull me tri fe, si relikte të perandorive të gjata. Derdhja e 1/3 së popullsisë jashtë atdheut ka krijuar diasporën e re shqiptare. Ajo mund të përfundojë tragjikisht një ditë, si më herët në Greqi, Itali e Turqi. Shteti shqiptar duhet të krijojë ekzistencën e popullsisë dhe të punojë shumë që njerëzit tanë të kthehen në atdhe. Atdhe janë toka dhe njerëzit e saj. Diaspora shqiptare ka bërë shumë për çështjen kombëtare.

Simbolika e figurës së Tahir Sinanit është shumë frymëzuese për brezat e sotëm e të ardhshëm. Me kalimin e kohës ajo do të bëhet edhe më madhështore. Tahir Sinani tashmë ka hyrë në Panteonin e burrave të mëdhenj të kombit. Është shpallur Dëshmor i kombit në Tiranë dhe Qytetar Nderi i Bajram Currit. Është lauruar me Urdhrin Adem Jashari të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së dhe me dekorata e mirënjohje gjithandej ku ka vepruar e punuar.

Sot emrin e komandantit të lavdishëm Tahir Sinani e mban Qendra stërvitore e TRA-DOK-ut të TMK-së, pllaka përkujtimore e aksionit te Qershia në Biraç, një rrugë e Prizrenit, një divizion …

Gjeneral Tahir Sinani meriton shume më shumë: Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Trimëria e Tahir Sinanit është përjetësuar në shumë këngë të rapsodëve popullorë, në shumë poezi e në publicistikë.


Rapsodi do ta bekonte:


Lum Tropoja që të lindi
Lum Shqipëria që të rriti
Lum Kosova që të priti!

Poeti do ta madhëronte:

Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipëria
Ka burra Arbëria.




Një monografi për Tahir Sinanin do të ndriçonte figurën e tij madhështore. Tahir Sinani do të përjetësohet edhe në artin monumental. Monumenti i tij e ka vendin e merituar në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pranë Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit, Mic Sokolit e Sylejman Vokshit. Ky monument duhet të ngrihet deri në përvjetorin e ardhshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Sep 23, 2008 5:23 am

Kjo temë nuk është dashtë të lejohet të hapet, arsye është se një e tillë është e hapur para disa muajve.....

Lus moderatorët shkrimet të klasifikohen dhe të njejtat të fshihen e tema të bashkohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Sep 23, 2008 4:39 pm

Kur luftetaret e UCKs i leshuan pozicionet tek malet e Negrocit shkaku i ofensivave serbe kaluan ne bjeshket e Berishes, ateher komandanti legjendar Tahir Sinani u bertiti rrepte duke u thene si i keni lene motrat dhe nenat tona ne duar te shkaut, u dha udhezime ushtareve dhe ata me urdherin e komndantit, nipit te te madhit Mic Sokoli, rimoren pozicionet. Ne nje rast madje kur ishin ne rrethim, krijushmeria e mendjes se Tahirit i nxori luftaret nga rrethimi, sepse ai aty per aty ndertoi nje Hobe dhe i tmerroi serbet duke i befasuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Sep 23, 2008 10:39 pm

Keng pér tahir Sinanin

https://www.youtube.com/watch?v=2e0WwShIgzA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 EmptyTue Sep 23, 2008 11:07 pm

TAHIR SINANIN e kame njofte personalishte e dije cfare komandati trim eshte e njofe trimnine e tij ne luften ne maqedoni pak pa u be marveshja jemi nisur per me shkuar tek tek tahir sinani ku ishte me brigaden 116 AFER GRYKES SE RADIKES NE DUF por me aksionin e stacionit te policise qe morem ne pozharan te gostivarit aty erdhen edhe forca te medhaja maqedone ku UCK ariti te asgjesoje dy makina LADA te policise te mbushura me arme te lehta aty kemi arit ti marim armikut 24 kallashnikove bullgare 15 jelek anti plumb te ardhun nga ukraina 7 mortaja dore te tipit yugosllav ZOLA dhe municione te mjaftueshem kure degjuan kete aksione te sukseseshem komanda e shtabit pergjithshem nuk na lejoje qe ne te ecim perpara qe te ngjitemi me brigaden 116 te KOMANDANT TAHIR SINANIT ku i kishi edhe 15 mortaja te tipit 500 e kishmi me i dorzuar ne strazhe disa shokeve qe ishin ne pozicione nga kercova e fshatrat per reth pas dy ditesh u vra TAHIRI ME DJEMT dhe kjo remje na i theu cdo gje na vrau ne zemer vdekja e KOMANDANTIT pase nje jave duke u organizuar qe gjithesesi te bashkohemi brigades na erdh lajmi qe SHTABI I PERGJITHSHEM KA BERE ka nene shkruar marveshjen per arme pushime dhe nga aty doli edhe marveshja e OHRIT urdheri ishte qe mos te bej asnje hape e asnje krisme mos te degjohet nga ana e jone nderko te nesermen erdhen ushtare novegjez dhe italian ne kalisht e ne negotine qe te flasin me ne por ishin repsishte te ndaluar te flasin me ne nuk i pranuam ne bised dhe ju dhame 30 minuta kohe qe te largohen nga vendi qe kure te vine vetem me lejen e shtabit te pergjithshem tjeter leje ne nuk pranonim nderko ne telefoni satelitor na erdh lajmi qe duaht te bashke punojme me ushtaret norvegjez e italijane te flasim e ti mike presim se goja kane ardhe me na nimu kjo ishte nje tmer per ne kur na erdh lajmi qe duhet te carmatosemi por te kishte mberij KOMANDANTI TAHIR SINANI E TE ISHTE GJALLE NUK DOTE NDODHETE KJO MARVESHJE KURE JAME I BINDUR QE NUK DOTE LEJONTE ASNJE MARVESHJE LAVDI VEPRES DHE LUFTES HEROIKE TE KOMANDANT TAHIR SINANIT LAVDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...   Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra... - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Gjirokastra, Mirëshëndeti njerëzor... Mjekja Rajmonda Sinani
» Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit
» Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: