Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySun Apr 26, 2009 6:32 pm

Cili grup i organizuar ilegal e ideoi dhe arriti ta realizoi Grevën dhe se si e bëri këtë?


Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes 407imag_260072661
Siç duket qenka një fenomen i ngjashëm me një ligj natyral shoqëror që është praktikuar dhe praktikohet në Kosovë. Ata që vërtetë kanë vepruar dhe veprojnë më së shumti për Republikën e Kosovës dhe për Ribashkimin kombëtar apo integrimin shqiptar ose edhe për një fenomen a ngjarje më të vogël se kjo (por që është pjesë e së tërës strategjike, kombëtare a politike), kanë folur dhe flasin më së paku, flasin të fundit. Logjika e këtij, si lloj ligji, mund të lidhet edhe me filozofinë shqiptare popullore: “ kush qesh i fundit qesh më së ëmbli!” Ky fenomen shoqëror apo, ndoshta edhe ligji shoqëroro- natyror i shoqërisë i praktikuar aq shumë në Kosovë, në kohën e okupimit nga regjimi serbomadh-rankoviqo-millosheviqian, i ka shkaqet e brendësitë e tij kohore-rrethanore që lidhen si me raportin e forcave ashtu edhe me fenomene tjera sociale e shpirtërore-psikologjike.
Por, sot në Republikën e Kosovës, aq sa është, doemos duhet të flasin dhe të shkruajnë edhe ata që kanë vepruar shumë dhe kanë folur pak. Po mos të flasin e të shkruajnë i hyjnë në hak historisë, brezave të ardhshëm, po edhe vetvetes.
Pra, aq sa dimë dhe për aq sa kemi vepruar në kohën tonë, po këtë duhet t'ua lëmë brezave të ardhshëm, ngase ata nuk e dinë mirë, se si vërtetë ka qenë koha jonë, çka kemi vepruar dhe çfarë ngjarjesh kemi nxitur dhe si i kemi realizuar ato. Koha jonë e tashme po më flet dhe po më thotë, edhe mua: "Je përgjegjës t'i thuash e t'i shkruash ato që i di për kohën tënde, për ngjarjet dhe njerëzit aty e atëherë!" Këtë urdhër të gjeneralit më të përgjithshëm dhe më të ndërgjegjshëm që quhet KOHË, po e përmbushi këtu në lidhje me fenomenin e Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989.
Ja, tani, pikërisht në këtë shkurt (20-28 shkurt 2009) u bë 20 vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës. Njëzet vjet më parë, kur banoja në Gurakuq (pa vullnetin e ish-banorëve të fshatit ende i ka mbetur emri Stranë!) kisha kohë dhe mundësi materiale të merresha ( kuptohet me shokë) intensivisht me punët e ideimit e organizimit të Grevës së Minatorëve të Trepçës, ndërsa tani që banojë mu në Trepçë, nuk pata mundësi të marr pjesë as në manifestimin e 20 vjetorit të kësaj greve dhe të lë të publikuar, po në këtë manifestim, atë që pat bërë grupi ynë, ilegalisht e legalisht lidhur me ideimin dhe organizimin e Grevës së Minatorëve të vitit 1989.
Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes 627chvalmnt-trpca1










Grupi ynë ilegal kombëtar në vitet 1987-1989 më shumë vepronte si i pavarur por ishte edhe i lidhur indirekt, përmes Nisret Ahmetit, atëherë student në Universitetin e Prishtinës edhe me LPRK-në, konkretisht me grupin më konspirativ të saj që vepronte në Kastriot (ish-Obiliq). Vet nxjerrja nga ne, në atë kohë, e një fletushke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySun Apr 26, 2009 6:33 pm

gazete) ilegale me emrin e punëtorisë e dëshmon realisht këtë. Në këtë grup a celulë kryesore bënin pjesë: Rexhep Ahmeti, Azem Musliu, Fadil Shyti, Nisret Ahmeti, Salih Ahmeti, Fevzi Beqiri, Bedri Selmanin dhe të tjerë që ishin të lidhur konkretisht me celulën kryesore por të cilët ishte rregull ilegales që të mos njihen mes veti, prandaj mbetet detyrë e këtyre që i përmenda këtu që të tregojnë (dhe të shkruajnë) se me kënd konkretisht kanë vepruar dhe çka kanë vepruar e si.
Grupi ynë pos që kishte bërë propagandë legale për Republikë të Kosovës si në mese të shumta të popullit ashtu dhe në forume të atëhershme të pushtetit (në forma të ndryshme) i kishte adresuar ilegalisht, me post edhe një letër argumentuese për Republikën e Kosovës, Komisionit të atëhershëm Kushtetues të Kosovës. Këtë letër e argumentova unë dhe vura vet në postë, kuptohet, me dorëza plastike, për të mos lënë gjurmë të gjishtrinjëve aty. Ndërsa kur shkoja në ligjërata e debate në studimet pasuniversitare të
shkallës së tretë të fakultetit juridik, në drejtimin kushtetues-administrative të U P-së, debatoja mu për këto gjëra me njërin prej anëtarëve kryesor të Komisionit të atëhershëm kushtetues, dr. Kurtesh Saliun i cili na ligjëronte lëndën e Drejta Kushtetuese. Supozoja se ai ta ketë marr letrën tonë të adresuar Komisioni Kushtetues të Kosovës, prandaj kisha kujdes që t'i ndryshoja fjalët, termat dhe rendin e argumenteve lidhur me arsyeshmërinë dhe domosdoshmërinë e pranimit, kushtetutëzimit dhe të ardhjes së Republikës së Kosovës.
Një aktivitet tjetër konkret në këtë drejtim munda ta bëja edhe në debatet publike-diskutimet për amendamente kushtetuese që organizonin organet e pushtetit në Mitrovicë dhe ku me profesorët e shkollës teknike dhe profesorë tjerë të shkollave të mesme e argumentuam politikisht e teknikisht, por fuqishëm nevojën e përparimit të statusit të Kosovës në Republikë. Argumentet që ia thash për Republikën e Kosovës (me emrin konkret) në besim pedagogut shqiptar në shkollën teknike dhe aktivistit të atëhershëm politik z. Hajzer Ahmetit nga Skenderaji gati më kushtuan me flakjen nga puna e profesorit të lëndëve shoqërore në këtë shkollë! Jo vetëm mua por edhe shumë intelektualë tjerë nga Mitrovica e Kosova vetë rrjedha e ngjarjeve dhe posaçërisht Greva e Minatorëve të Trepçës na shpëtoi nga diferencimi ideo-politik, nga flakja nga puna e burgu.
Kjo ishte situata e përgjithshme e para grevës së lidhej edhe me punën e grupit tonë. E shihnim nevojën se kundër presionit dhe luftës që bënte Serbia-Jugosllavia për mohimin e Republikës së Kosovës na duhej një aksion më i madh dhe më i fortë shoqëror. Shtresa e intelektualëve joheshtakë, ata që guxonin të vepronin direkt e indirekt e që ishin jo aq e shumtë në numër e kishin bërë punën për Republikën e Kosovës, të cilën e kërkonte koha dhe ishin të rrezikuar nga regjimi shtypës. Ata, në atë situatë nuk ishin shtesa që mund të bënin më shumë për vendin e tyre, tashmë. Kush ishte shtresa a klasa që mund ta shpëtonte situatën dhe të bënte më shumë? Kush tjetër pos punëtorisë së Kosovës dhe kush tjetër pos gardës mbrojtëse të atëhershme të çështjes së Kosovës-minatorëve të Trepçës! Natyrisht, që kjo ide i ra në mend më herët Grupit tonë ilegal që ishim të lidhur teorikisht dhe praktikisht me minatorët dhe Trepçën dhe ishim po ashtu të vetëdijshëm për të kaluarën e lavdishme, të mençur dhe heroike të minatorëve të Trepçës.
Në një nga Mbledhjet Ilegale të Grupit tonë e kisha paraqitur idenë se sa mirë do të ishte të ndodhte një grevë e minatorëve të Trepçës në këtë situatë. Ajo do ta shpëtonte situatën dhe do t'i shpinte gjërat përpara. Iu kisha treguar shokëve se në ligjërta dhe në skripta prof. Dr. Muhamet Mehmeti i cili na jepte të Drejtën e punës në studimet e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës na kishte shpjeguar dhe argumentuar se Greva e Minatorëve të Trepçës e vitit 1936 kishte qenë një ndër grevat më të forta në Evropë dhe shumë e njohur për faktin se pushteti as me grevëthyesit e manipuluar nuk kishte mundur ta thente atë grevë, por, përkundrazi shumica e ish të manipuluarve iu kishin bashkuar përsëri minatorëve grevistë të cilët kishin arritur t'i realizonin kërkesat e tyre. Këtë argument dhe argumentin se minatorët e Trepçës edhe në kohën e luftës së dytë botërore kishin prishur teleferikun që barte xehe për pushtuesit dhe kishin deklaruar: "Asnjë gram xehe për pushtuesit" e përdorëm shumë gjatë vetëdijesimit të punëtorëve për nevojën e një greve edhe në atë kohë, pra në vitin 1989, kur kjo fjali me punë a fjalë kishte ardhur koha t'i thuhej edhe okupatorit serbomadh rankoviqiano-millosheviqian.
Grupi ynë menjëherë dhe shpirtërisht e pranoi këtë ide dhe të gjithë si një u vumë në shërbim të plotë të realizimit të kësaj greve.
Grupi ynë edhe familjarisht ishte i lidhur me minatorë e punëtorë. Një anëtarë i grupit, Salih Ahmeti ishte në punë në Trepçë dhe ishte direkt dhe çdo ditë i lidhur me minatorë dhe grupet tjera të personelit të minierës Trepça në Stantërg-siç quhej atëherë.
Fadil Shyti, nga Gurbardhi (ish-Ashlani), ishte bir i minatorit, Ferat Shyti, i cili në vitin 1968, hapur në një mbledhje të punëtorëve, kishte kërkuar me 5 shokë tjerë, që, Kosova të ketë statusin e Republikës; gjithashtu edhe në kohën e Rankoviqit, iu kishte dhënë zemër shokëve të vet punëtorë e minatorë duke parashikuar sigurt se: djali i tij Fadili, do ta kryente fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë dhe, vërtetë tani profesori i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Fadil Shyti, po në fshatrat e Shalës po u jepte mësim fëmijëve të minatorëve duke i mësuar ata edhe për shqiptarinë, Republikën e Kosovës dhe Ribashkim me Nënën Shqipëri, ngase, mu për këto ide dhe izolimin në burg (për një muaj) e kishin dërguar në një katund të largët malor, në Vllahi si dënim për punë atdhetare që kishte bërë dhe ishte duke bërë! Pastaj Bedri Selmani, profesor në shkollën teknike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySun Apr 26, 2009 6:34 pm

Mitrovicës, babain e kishte punëtorë po në kompleksin (kombinatin siç quhej atëherë) industrial të Trepçës.
Unë kisha axhën, Musli Ahmetin minatorë në Trepçë, pastaj kushërinjtë të afërm të vjetër e të rinjë po aty, në Trepçë, kishin punuar e punonin. Bij të minatorësh dhe vet minatorë nga Gurakuqi ishin edhe Selim Ahmeti dhe Avdi Ahmeti i cili luajti një rol të rëndësishëm dhe qe i paepur (u dënua edhe me burg) për grevën e dytë të vitit 1989, që, po ashtu, lidhje direkt me atë të datës 20-28 shkurtit. Lidhje të afërta fqinjësore, miqësore e organizative unë kisha edhe me familjen Maliqi nga Kutllovci, pikërisht me vëllezërit Zenel e Tafil Maliqi me të cilët këshilloheshim për gjithçka. Minatori Tafil Maliqi, edhe ky qe i paepur në grevën e dytë të vitit 1989 dhe luajti aty një rol të rëndësishëm.
Po ashtu edhe profesori tjetër Azem Musliu nga fshati Shupkovc i Mitrovicës ishte shumë i lidhur me punëtorinë pasi babain, Rizah Musliun punëtorë, mjeshtër të shkathtë e të urtë e kishte tërësisht të lidhur me punëtorinë dhe rrethet e tyre atdhetare gjithëkombëtare. Ai çmoti kishte jetuar në Shqipëri. Dashurinë e tij të sinqertë ndaj tërësisë së Atdheut axha Rizah e shprehte kudo, edhe kur ishim nën okupimin e shtetit serbomadh.
Edhe Fevzi Beqiri nga Gurbardhi (ish-Ashlani) me vendbanim në Lagjen Lumbardhi (e njohur si Lagja e boshnjakëve) e Mitrovicës, edhe pse jetonte në qytet, shpirtërisht ishte i lidhur me vendlindjen, minatorë-punëtorët e saj. Duke qenë çdo ditë në komunikim shpirtëror me minatorë gjatë udhëtimit (punonte si faturist në autobusë të Kosovatransit) ai bëri një punë dhe propagandë të pazëvendësueshme lidhur me përgatitjen e mirëmbajtjen e Grevës së Minatorëve të Trepçës së vitit 1989.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySun Apr 26, 2009 10:31 pm

Zoteri!pse se permendeni Komandant harun beken qe ra deshmore ne lufte,nga Mitrovica..
Apo beni dallime ne baze te partive.. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 11:37 am

jo spo beje dallime na baza partiake por kur nuk di per dike edhe smundem te flas skam te drejt se nuk flas si ti pa kurfar lidhje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 11:42 am

Ju po thuani ke qen ne shal te Bajgores -po Haruni ka qen komandant i UCK-se se vertet jo farkiste! dhe i AKSH! fla
Ne sja futmi pa lidhje se xhiti i njef shumicen e uck-se!
Se kapas kontakt me shtabin e pergjithshem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 12:51 pm

mua sme ka intersue shtabi i pergjitheshem por vija frontale e per ata te vijes se par trgoi per cilin dush per komandant emra qe ishin te emrum disa skam qka flas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 7:05 pm

Ideja per ta luftuar Serbine ka qene e vjeter, e pashterrshme prej qe Serbia ka pushtuar Kosoven e toka shqiptare. Kjo ide ka qene si kandil ne zemrat e shqiptareve i pandezur mire.

Shqiptaret shpirterisht kane qene te pergatitur per t'ia kthyer pushken shkaut. Sikur te mos ishte keshtu, Uçk-ja e ndonje grupi partiak fare nuk do te bente pune dhe nuk do te kishte jehone popullore.

Valles se darsmes gjithmon ia fillon dikush i pari apo nje grup, per t'iu bashkangjitur gjithe krushqit.

Eshte gabim qe te rindizen konfliktet mes Uçk-se dhe asaj qe njihej si FARK (forcat e armatosura te republikes se Kosoves). I bashkon synimi kryesor: lufte kunder Serbise.

Kur jane armatosur shum fshatra e shum njerez as qe e kane ditur se kush eshte Ramushi apo Thaqi dhe shume pak njihej e flitej per sakrificen familjes Jashari. Lufta eshte bere per ta luftuar shkaun dhe per ta debuar Serbine nga Kosove. Ky ka qene ideal dhe le te mbesim tek ideali, pa shume detaje te panevojshme te cilat sjellin vetem perçarje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 7:59 pm

Xhavo!
duhet gjerat me emr e mbiemer emeruar!
keshtu kerkuan komunistet titist udbashet qe mo te bejme dallim se te gjithe jan njesoj!
Te krahasosh farkun me UCK-ne eshte si ta krahasosh diellin me token!
Farkistet qe ishin shumica udbashet e serbise ish oficeret e serbise!Kishin per qellim jo luften siq cek ti po per te luftuar UCK-ne.Dhe kjo ka ndodh keta kishin lidh nje marreveshje me gjeneralet serbe qe nermeveti mos te luftojn po te ndjeken ata te UCK-Kjo eshte everteta!
Pse tashe jan bashkuar lideret e uck me tradhtaret i ka afruar pushteti interesi karriga!
Dhe keshtu shkaterruan qka ka shqiptare!
Po ndoshta per ty jane nje soj si tradhtaret si patriotet !
JO nuk ban te mshifen gjerat ja kana apo sja kana dikujt!
Se prap po vazhdohet me te vjetren dhe prap po kemi pasoja!
Po ishalla jan mush mend do farkiste,po une siq pi shoh gjerat prap ata jan tuj punue mbrapa shpines tone kunder interesave shqiptare!
bashk me hashimin dhe ramushin tashe!
une i njof shum te tille dhe me beso se nuk kan ndryshuar fare!
Ujku qimen e nderron zanatin jo! fla Nuk bene te mbeshtetemi ne te tradhtaret dezertoret,
Bukoshi tradhtoi popullin u ba milioner dhe ka ozorpue tere kosoven me lokale dhe prap deputet ,kurse ne vendet tjera shtete ai ishte denue per tradhti..
PO te ne nuk denon tradhtari tradhtarin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptyMon Apr 27, 2009 8:25 pm

po shume pak e kan dijt edhe kush eshte MEHE UKA qe nga vite e 79ta ai su ndal kurr por e vran shqiptaret me serbin mbas shpine me 29-12-1996 dhe ai eshte deshmori i pare i UCK-se lexoja emrin ne plaken e deshmoreve ne morin te skenderait . kur erdhi Zahir Pajaziti ne bajgore me pa per MEHEN ai u betua se do e marr hakun 10 fish per MEHEN por cka mbas nje viti edhe zahiri u vra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySat May 16, 2009 1:18 am

lavdi deshmoreve te shqiperis etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes EmptySun Jun 07, 2009 2:31 am

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty
MesazhTitulli: Re: Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes   Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush me të vërtetë ishte Nikolla Teslla?
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» benu pjes e te ardhmes -----pdk-----
» Nje pyetje kryeministrave shqiptar.
» Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: