Arjol Lluka Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Age : 43 Vendi : Shqipëri Profesioni/Hobi : Student Registration date : 13/07/2008
| Titulli: Bijtë e Njerëzisë Sun Jul 13, 2008 10:12 pm | |
| Këto janë disa poezi nga libri im i parë me poezi. Çdo sygjerim ose kritikë është e mirëpritur. Ju falënderoj për kohën tuaj.
BIJTË E NJERËZISË
Ne nuk lindëm perandorë
dhe as mbretër s’jemi ne
nuk kemi zbritur nga qielli
por kemi lindur mbi dhe.
Ne jemi bijtë e punës,
mundimit dhe djersës
ne jemi bijtë e mjerimit,
ëndrrës dhe shpresës.
Ne jemi bijtë e dhëmshurisë,
faljes dhe pendimit
ne jemi bijtë e dashurisë,
të ëmblës dhe gëzimit.
Ne jemi bijtë e modestisë,
të së mirës dhe virtytit
ne jemi bijtë e njerëzisë,
që e keqja kurrë s’na mbyti.
SHQIPONJA SHQIPTARE
O shqiponja jonë krenare
ti përjetë do të fluturosh
e fortë si shkëmb në ato male
ti përherë do të qëndrosh!
O shqiponja jonë shqiptare
ti trimërisht do të luftosh
kështjellën tënde mijëravjeçare
ti gjithmonë do ta mbrosh!
Ti do të jesh e lirë
atje lart përmbi qiell
do ta thyesh çdo zinxhir
që çdo nepërkë do të hedhë!
KOMBI SHQIPTAR
Kombi shqiptar nëpër shekuj
ka duruar porsi hekur
ka duruar si çelik
çdo pushtues dhe armik.
Për të mbrojtur këtë vënd
ka qëndruar porsi shkëmb
këtë vënd kaq të dashur
me dete gjaku e ka lagur.
E ka mbrojtur me kokë e këmbë
e ka mbrojtur me shpirt e dhëmbë
e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë
nga çdo gjarpër dhe ulkonjë.
BETIMI I USHTARIT
Ti atdhe më jep nder
për ty gjakun do të derdh
do ta derdh për liri
për shqiptarë e shqiptari!
Do ta derdh për ty shqiponjë
që je trime porsi zonjë
do ta derdh për ty moj nënë
për qumështin që më ke dhënë!
GJERGJ KASTRIOTI
O Gjergj Kastrioti! O strateg!
Ti anijen e mbytur e nxore në breg!
O Gjergj Kastrioti! O filozof!
Ti i bëre shqiptarët të jenë tok!
Ti u mësove shqiptarëve rrugën e bashkimit
ti u tregove atdhetarëve rrugën e shpëtimit!
Hordhi të tëra ty t’u sulën
por në gjunjë kurrë s’të ulën!
I përballove të tëra si luan
hallall buka, o kapedan!
Ti e ngrite lart flamurin e lirisë
i paharruar qofsh o diell i shqiptarisë!
NAIMI
O Naim, o gojëmjaltë
o bilbili pendë artë
o Naim, o trim, o djalë
ç'më magjepse me ato fjalë!
O pëllumbi i lirisë
o ti yll i shqiptarisë
o shqiponja në flamur
fjalët e tua s'vdesin kurrë.
Ti nga gjumi ne na zgjove
shumë këngë na këndove
shumë këngë për liri
qindra vjersha për Shqipëri.
TRADHTARI
E shite vëndin për ca flori
turp të kesh, o faqezi!
E dhe atdheun për ca para
harrëm buka, maskara!
Kujtove se gjell’ e botës është më e mirë
në fillim mbase, por pastaj të vjen pështirë.
Kujtove se bota do të respektojë më shumë
sa të të shfrytëzojnë, por pastaj të hedhin në lumë!
Kujtove se jashtë, mund të gjesh nënë dhe baba
por prindërit, nuk ndërrohen or budalla!
BISHA E EGËR
Isha bishë e egër
por ti o shpirt më zbute
kur duart e ngrohta
në gjoks m’i fute.
Më zbute me bukurinë
dhe fjalët e tua të ëmbla
ma çlirove zemrën
o dritë që vjen nga hëna.
Më zhyte të tërë
në detin e kënaqësisë
ti ma hoqe mëndjen
moj bija e mrekullisë.
BUKURIA
Ti je frymëzim i çdo poeti
je kënaqësi e çdo mbreti
ti mahnit çdo njeri
kot s'të thonë bukuri.
Nuk ka njeri në këtë botë
që nga ty nuk u ngroh
të gjithë ata që lindën
kur të panë u çuditën.
Të tërë të kanë dëshirë
dhe duan të të zotërojnë
qiellin edhe tokën
për ty e trazojnë.
Në ëndrrat e të gjithëve
ti mbretëron
o moj bukuri
pse na torturon?
PËRGJIGJA E EMIGRANTIT
Kur e pyetën një emigrant
se si ndihej kur u kthye
u përgjigj me lot në sy,
i emocionuar dhe i mallëngjyer.
Në shumë vënde isha
në shumë vënde shkova
por Shqipërinë e dashur
kurrë s’e harrova.
Shëtita tërë botën
pashë shumë mrekullira
po asnjëra nuk ishte
më e bukur se Shqipëria!
| |
|