Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 14  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 12:16 am

Ha ha ha renan te lumt goja shoku e mirsena erdhe ne ket forum me kto ide.
Te lutem jepe mendimin por pak ma me kujdes, un te kuptoj se ke zemer te madhe por per hyr te emnit Bashkimi Kombetar te sillemi me maturi.

...by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptySat Oct 20, 2007 6:04 am

Çka fituan shqiptarët pas tri luftërave çlirimtare?



20 tetor 2007

Sejdi Veseli

Vështruar gjendja e përgjithshme në të cilën është duke frymuar Kosova dhe viset tjera shqiptare jashtë juridiksionit të Shqipërisë Londineze, jo edhe pa fajin tonë, edhe nga optimisti i papërmirësueshëm nuk mund të vlerësohet ndryshe, pos shumë e rëndë.
Ky realiteti i hidhur i cili sa vije e rëndon mbi shpatullat e popullit shqiptar, imponon shumë pyetje.
Njëra nga këto pyetje e cila kërkon përgjigje të menjëhershme, për nga rëndësia radhitet në ato të dorës së parë.
Kjo pyetje parashtrohet në çdo cep të trojeve shqiptare dhe nga të gjitha shtresat e popullit, pa dallim moshe dhe gjinie.
Nga bujku, punëtori i krahut, intelektuali, familjari i dëshmorit, invalidi e veterani i luftës, studenti, nxënësi...me të drejtë dhe me lot në sy parashtrohet pyetja: Çka fituam ne shqiptarët pas luftërave heroike dhe sakrificave sublime që bëmë, për t’u çliruar përfundimisht nga pushtuesit shovinist serbo-sllav?
Në këtë pyetje, shumica e kinse pushtetarëve, të përfaqësuesve të partive kryesore politike dhe të manipuluarit e tyre, përgjigjen shkurt dhe me nervozizëm prej prepotenti: “e keni fituar lirinë(!)”
Në realitet kjo përgjigje e këtyre “përfaqësuesve” të popullit, të cilët përpiqen me “përkushtim” për të mirën e popullit, nuk është gjë tjetër pos njëra prej rrenave nga arsenali i tyre, për ta mashtruar popullin.
“Rrena i ka këmbët e shkurta”-thotë populli.
E vërteta është diçka krejt tjetër!
Para tri luftërave të fundit dhe heroike që zhvilluan shqiptarët, edhe pse ishin të ndarë në tri republika federale jugosllave, ata shkonin të njëri tjetri, pa pasur nevojë të kenë pasaportën për udhëtim jashtë vendit. Sot, jo vetëm se shqiptarëve u duhet ky dokument për të shkuar nga Prishtina për vizitë familjarit apo një miku në Shkup, apo anasjelltas, por atyre u duhet të paguajnë dhe të presin në rend në vendkalimin kufitar për të marrë një vizë dy-treditore.
Kështu, që një “privilegj” të tillë, nuk e kanë pas as në vitin 1913, kur këto troje të tërësisë shqiptare u pushtuan nga ushtria barbare dhe hegjemoniste serbo-madhe. Pra, “fitoret” janë të mëdha.
Për të argumentuar këto “fitore” evidente, mjafton t’u referohemi, vetëm disa fakteve në vijim.
Mjafton të krahasohet “Plani Ahtisari” (të cilin e aprovuan njëzëri “deputetët” tanë) me Kushtetutën e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe deshëm apo nuk deshëm të pranojmë apo na pëlqeu apo jo, por do të gjejmë: se të drejtat që parashihen me këtë “Plan” për popullin shqiptar, i cili përbënë shumicën absolute të popullit të Kosovës, nuk i afrohen as për së afërmi atyre të drejtave që u njiheshin me këtë Kushtetutë!
Mjafton të krahasohet “Plani Ahtisari” (në të cilin betohen Grupi i Unitetit dhe bishtat e tij) me Marrëveshjen e Konçulit dhe do të vërehet se shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë dhe pas gjithë atij gjaku të derdhur, për të siguruar një jetë të lirë dhe të dinjitetshme, nga ky dokument i hartuar nga ahtisarët ndërmjetësues( me siguri në bashkëpunim me Beogradin zyrtar), nuk fituan as për së afërmi të drejtat që u ofrohen sipas Planit Ahtisari minoritetit serb në Kosovën unmikistan,. Këtë të vërtetë e konfirmojnë edhe burrështetas evropian, si p.sh kancelari austriak Scshussel.
Mjafton të krahasohet Marrëveshja e Ohrit me Planin Ahtisari dhe do të vërehet se me këtë dokument të hartuar nga ahtisarët ndërmjetësues në bashkëpunim me qeverinë e IRJM dhe që iu imponua shqiptarëve, pasi që u aprovua pa vërejtje, së pari nga (a)politikanët shpirtëservil shqiptar të cilët me “konstruktivitetin” e tyre edhe kishin kontribuar në sajimin e kësaj fantazme dhe do të vërehet, se drejtat që u rezervohen shqiptarëve, të cilët përbejnë më shumë se 25% të popullatës së këtij shteti artificial, nuk janë as për së afërmi me të drejtat që u ofrohen minoritarëve serb me Planin Ahtisari.
Fatmirësisht, populli edhe pse pak me vonesë, ka filluar ta kuptojë të vërtetën, se këta të pa fytyrë, që na hiqen si përfaqësues tanë, të cilët e shfrytëzuan gjakun e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificat e popullit, për të siguruar pasuri marramendëse, nuk hezitojnë edhe të rrejnë.
Fatmirësisht, për t’u kuptuar plotësisht kjo e vërtetë nga masat e popullit, po kontribuojnë veprimet në vazhdimësi dhe gjithnjë në rritje, sidomos të bijve dhe bijave të tij, të cilët veprojnë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të subjekteve tjera gjithëkombëtare, të cilat janë duke punuar me përkushtim dhe me vendosmëri për të jetësuar amanetin e Dëshmorëve të Kombit, për çlirimin e plotë të vendit dhe ribashkimin e tij në një shtet të vetëm kombëtar-Shqipërinë Natyrale.
Këta veprimtar në shërbim të popullit dhe Vatanit, po i demaskojnë në vazhdimësi, pamëshirshëm dhe me argumente të qëndrueshme, të gjitha rrenat e “përfaqësuesve” të popullit, se liria e fituar me gjakun e dëshmorëve dhe vetëmohimin e luftëtarëve të lirisë, është uzurpuar nga grupe profiterësh, të cilët janë vënë në shërbim të kolonizatorëve unmikistanez.
Këta veprimtarë të dëshmuar, se janë të vendosur për të vepruar me përkushtim e vetëmohim, në shërbim të interesave të shenjta të popullit dhe Atëmemëdheut, me argumente të qëndrueshme po i shpjegojnë popullit, se po të kishim fituar lirinë, me siguri nuk do të pengoheshim nga “drejtësia “ ndërkombëtare, për të ushtruar të drejtën e tyre të natyrshme, ashtu sikur të gjithë popujt tjerë të lirë, për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Përkundër faktit, se përbuzen, përndiqen, prangosen dhe dënohen nga “drejtësia” unmikistaneze dhe servilja e saj vendore, këta veprimtarë të palodhshëm dhe trima, vazhdojnë t’i tërheqin popullit vërejtjen, se nëse lejon që të “përfaqësohet” edhe më nga klani aktual, i kanoset rreziku real që të humbas edhe shumë prej të drejtave të tij, njerëzore dhe kombëtare. Se do të ishte vetëmashtrimi jonë i radhës, nëse presim që çështja jonë, do të zgjidhet drejt, mirë, e plotë dhe përfundimisht, nga po ata butakë, të cilët me nënshkrimet e tyre në Ramboullet e legjitimuan integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën shqiptare; nga ata bukëshkalë të cilët në të ashtuquajturat “Bisedimet e Vjenës”, duke bërë “kompromise të dhembshme”, legjitimuan enklavat serbijane. Të cilët me këtë veprim të tyre qyqar, legjitimuan prezencën e pushtetit të Serbisë, në jo më pak se në 35% territorit të Kosovës shqiptare; nga ata që hoqën dorë nga bashkimi kombëtar, nga Himni, Flamuri dhe simbolet tona kombëtare, të cilat i mbrojtëm të papërlyera dhe me krenari, brez pas brezi, me gjakun e djemve dhe vashave tona më të mira; nga ata që ia falen Kishës Ortodokse “shensavjane” serbijane terë trashëgimin tonë kulturore, të ruajtur me gjelazi brez pas brezi...!
Është momenti i fundit – të veprojmë më vendosmëri për t’u bashkuar, për të punua me përkushtim për ribashkimin e Shqipërisë Natyrale!
Koha do të vërtetojë, se tjetër zgjidhje nuk ka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 12:50 am

Vazhdojnë pazarllëqet me interesat e Kosovës


Shkruan: Sejdi VESELI
Prishtinë, 16 shtator 2007

Menjëherë pas dështimit të turpshëm të “Planit Ahtisari” në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si pasojë e mos përmbarimit të pazareve ndërmjet hamshorëve, që dominojnë në arenën ndërkombëtare, ku si në kaluarën, Kosova ishte monedhë për barazimin e hesapeve në mes tyre, u shpikë i ashtuquajturi vazhdim i bisedimeve 120 ditore, të cilat kanë për qëllim devalvimin e kësaj monedhe.

Duhet konstatuar, se vazhdimi i këtyre “bisedimeve” shtesë, në realitet vazhdim i pazarllëqeve me interesat e Kosovës, ishte kërkesë e Beogradit dhe Kremlinit zyrtar.

Si zakonisht, kjo kërkesë serbe dhe ruse u pranua edhe nga “miqtë” tanë, të cilët njëzëri edhe e aprovuan vendimin, në bazë të cilit u ngarkua Grupi i Kontaktit, që në afatin më të shpejt të përgatit instruksionet dhe skenarin, sipas të cilave do të zhvilloheshin këto “bisedime” shtesë, 120 ditore, ndërmjet “përfaqësuesve” shqiptar dhe atyre serb.

Ashtu, si dhe në të kaluarën, edhe nga Grupi i Kontaktit, skenari i këtyre bisedimeve u përgatit në përputhje të plotë me kërkesat e Beogradit zyrtar.

Për “çudi”, për të gjitha zhvillimet gjatë fazës përgatitore të këtyre far “bisedimeve”, “përfaqësuesit” shqiptar, u njoftuan pasi që ishin caktuar drejtuesit e tyre:
-Sllavomadhi Aleksandër Bocan Harçenko, përfaqësuesi e Rusisë putiniane e cila ka shpreh gatishmërinë, që për qëllimet e pengimit të pavarësisë së Kosovës, të dërgojë ushtarë në veriun e saj (botimi elektronik i gazetës ruse "Nov region", 14 gusht 2007;

-Përfaqësuesi e BE, diplomati finok gjerman Wolfgang Ischinger, i cili në vitin 1997, në mes tjerash deklaronte “...porosia për shqiptarët e Kosovës që të harrojnë ëndrrën për shtetin e pavarur...Kosova duhet të ketë një autonomi të gjerë në kuadër të Serbisë...”.Kur jemi te ky zotëri, duhet përmendur se jo vetëm se kishte hise në vendimin për injorimin e çështjes shqiptare në Deyton (1995), por ishte pjesëtarë aktiv në hilet ndaj boshnjakëve, duke ndihmuar në krijimin e Republika Srpska, në territorin e Bosnjës;

-Përfaqësuesi e SHBA-ve diplomati anemik Frank Wisner.

Këto sjellje të faktorit ndërkombëtar, nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos një injorim deri në shkallën e nënçmimit ndaj palës shqiptare.

Përkundër këtyre sjelljeve mospërfillëse të përmasave skandaloze, “Grupi i Unitetit”, kinse i Kosovës, pa edhe reagimin më të vogël, shpreh gatishmëri për të marrë pjesë edhe në këto pazarllëqe 120 ditore edhe pse nuk e dinë ende se për çfarë do të “bisedohet”.

Vetë akti pranimit nga i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, për t’u ulur në tryezën pazarllëqeve me fatet e Kosovës, është dëshmia më e mirë për shkallën e përkushtimit të kësaj klike për përfaqësimin e denjë të interesave tona njerëzore dhe kombëtare, thjesht lakuriqëson karakterin e tyre shpirtservil ndaj të huajve.

Kjo sjellje e pa dinjitet e kësaj klike, nuk është kurrfarë çudie, ngase as që mund të pritet ndonjë sjellje tjetër fare nga ata të cilët janë të dresuar për “ta lidhin gomarin vetëm ku thotë zotëria!”

“Çuditërisht”, përkundër faktit se deri në ditët e sotme nga pala serbe, nuk u pa e arsyeshme, bile sa për sy dhe faqe, që t’u kërkohet falje shqiptarëve për terrorin sistematik dhe të përmasave të gjenocidit që ushtroi ndaj tyre, për më shumë se një shekull; përkundër politikës agresive e serbomadhe që vazhdon të zhvillohet ndaj Kosovës, që shoqërohet edhe me kërcënime ushtarake e policore, të “mençurit” tanë në përbërje të “Grupit të Unitetit”, pa as edhe një vërejtje të vetme, pranojnë të shkojnë edhe në këto “bisedime” me palën serbe, pa e ditur as rendin e punës. Por e keqja nuk përfundon këtu. E keqja më e madhe qëndron në faktin, se neotoptanistët në përbërje të GU, kanë paralajmëruar me pompozitet, se gjatë raundit të ardhshëm të “bisedimeve”, do t’i parashtrojnë për nënshkrim palës serbe, projektin e njëfarë “Traktati” për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi (!)

Edhe nga këto sjellje të papërgjegjshme të GU, po vërtetohet katërçipërisht, se pafytyrësia e atyre që shkelën mbi gjakun dhe amanetin e Dëshmorëve të Kombit, nuk njeh kufi. Se për këta sojsëz, interesat kombëtare nuk e kuptohen ndryshe, pos:
- si një tender dhe një mundësi për t’u pasuruar ata vetë dhe klanet e tyre;

- si një shans për t’u treguar shumë bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar, jo për të mirën e popullit, por për ruajtjen dhe forcimin e pozicioneve të tyre prej kolaboracionistit!

Ata që kërkuan vetëm Pavarësinë e Kosovës nën kolonizimin unmikistanez, duke pranuar sajesën proserbe të firmosur nga Marti Ahtisari, e cila parasheh që 1/3 e hapësirës gjeografike të kësaj krahine shqiptare, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë historike për dëmet shumë të rënda që i shkaktuan interesave më madhore dhe të ligjshme të kombit shqiptar.

Këta përgjegjës nuk janë kush tjetër, pos kinse Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, si dhe sajesa e tyre “Grupi i Unitetit”, i cili i ka uzurpuar kinse kompetencat e atyre që e sajuan dhe që ngjason me shumë çka me Kryesinë e ish RSFJ-së, në përbërje të cilave janë edhe ish drejtues të luftës të armatosur çlirimtare ( shumica prej të cilëve shkelën tekstin e betimit të pjesëtarëve të UÇK-së), që kullotën dhe që vazhdojnë ta kullosin pamëshirshëm arkën e buxhetit të Kosovës edhe ashtu të varfër. Por kësaj përgjegjësia nuk mund t’i ikin edhe institucionet aktuale të Republikës së Shqipërisë, të cilat e shkelen me paturpësi Kushtetutën e saj (Preambulën), sepse me sjelljet e tyre të papërgjegjshme, sakrifikuan të drejtën universale, jetike, njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar, për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vetëvendos lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Me siguri, se përgjegjësia më e rëndë historike për këto veprime shumë të dëmshme, duhet t’u adresohet mujsharëve në krye të këtyre institucioneve dhe të partive kryesore politike, sepse ishin kumbarët e këtyre veprimeve, jo vetëm nga mosdija, por për hir të interesave të tyre meskine, me shpresë se do të korrnin përgëzime dhe simpati nga padronet e tyre ndërkombëtar, si gjoja “ruajtës” të paqes në Ballkan e më gjerë.

Me siguri, nga këta sojsëz të dashuruar pas karriges të pushtetit fiktiv dhe përfitimeve marramendëse për vetën dhe eunukët e tyre, mund të priten edhe veprime tjera shumë më të dëmshme për interesat e popullit dhe të Atëmemëdheut, vetëm e vetëm që të kjo karrige të mbetet në pronësinë e tyre!

Por, të gjithë këta mujsharë duhet ta kenë më se të qartë, se për dëmet që iu shkaktuan dhe që mund t’u shkaktohen interesave të ligjshme të popullit, si pasoj e sjelljeve shpirt servile dhe papërgjegjësisë që treguan në të kaluarën e afërt dhe që po tregojnë edhe sot, nuk do të shpëtojnë pa u përgjigjur!

Kjo ditë po afrohet, me hapa të sigurt!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
genta
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 42
Registration date : 02/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 2:19 pm

Bahkimi Kombëtar është i mundshëm vetëm nëse populli e organizon vet pa udhëheqje nga politikanët por vet ta kapin në dorë zgjidhet udhëheqësia hë për hë, ma thoni anëtar të nderuar një parti që hodhi një hap konkret për ket qështje nëse ka ma thoni do ju jap unë informata ngaqë me gazetari merrem dhe i urrej gënjeshtrat ngaqë jam e drejtë pak absurd per nje gazetare ?!
Shum parti kan ndryshu programet qellimi ka qenë sa për të fitu një votë apo një karrigë
Genta Sadiku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 2:38 pm

VETËM BASHKIMI KOMBËTAR
Do te na boj të fort te bëhemi SHQIPËRIA E MADHE
Se Luftëtaret e liris sot jan në rrugë
sepse se pari Populli nuk i perkrah pastaj as te huajt nuk na perkrehin se nuk na kan gjë
ne çdo vend të botes fiton krahu luftarak tek ne ndodh e kunderta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 2:33 am

Te lumte genta, te njejtin mendim jam edhe une edhe deri sote (nuk e kan meritu), voten time ata politikan qe i cek edhe ti,se ata luftoin per karriga e jo per populle,qe te ndjekim popullin gjerman nuk kan prit veq nga politikanet por edhe vete populli ''studentet''kan punuar te gjithe bashke.

Me kujtohe nje film qe kam pare nuk me kujtohet titulli dhe artisti por ishte dikund ne Afrik,ku nje intelektual u munduar qe ta bashkon popullin,te meret me çeshtjen e popullin edhe e bente me gjithe zemer,dhe arity aty ku donte te behet krietar i shtetit.

C'fare i ndodhi me ne fund kety te mjeri me ne funde e ja bene te mundure ta largoin nga posti ''detyra'' qe kishte zgjedhe ne veten e vete me deshire e shpirtrishte te punoje per popullin e vete.

Me ne fund u ç'mend edhe ne rruge kur i takonte te rinin qe nuk u mershin me n'dodnje pune i kapte per fyti e ju drejtonte me keta fjal puno ..ç'fare te punoi diçka zgjedhe puno e mos rij kote.

Edhe ne jemi si ky ne film te mirin e largoim e afroim kriminelin nuk na jep pune apo nuk ka kohe te meret me gjera ma te rendsishme sa te meret me karriga ter diten e ter kohen qe do ta hup tek ajo karrige e kotit pa pik vlere.

dhe me ne funde ja liron te njetit person karrigen ..

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 3:49 am

Sidoqoft shqiptari eshte denur apo jo Sofra???

Nuk kam asgjë kundër popullit të thjesht që është denuar me nga tre muaj apo 10 vite, shqiptar të gjithë jemi edhe dhimta është e njejtë pa dallim, vetëm se ka dallim rruga "Ilegale" dhe ajo "Paçësore"

azzurra pyet;

Q'far mendoni per keto fjla te Rugves, dhe mendoj se deri ne dite te luftes i ka folur??
Durim,Durim dhe vetem durim


Fjala e Rugovës Durim ,Durim, Durim i ngjan një pllake të gramofonit të gërrithur ku gjilpëra kërcen në atë grrith duke përsëritur ato fjalë.
Por nuk është vetëm ajo sepse ilegalët që punonin duke vrar okupatorin dhe veglat e tyre i quante "dora e zgjatur e serbisë"!! Ibrahimi, pos tjerash thrriste interpollin që ti gjente se kush bëri atentat mbi Papoviqin ! Këto gjëra i ka bërë me qëllim të caktuar kundër ilegalëve që vepronin në Kosovë.

për Delin.

Deli, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja ishin të regjistruara në Beograd nuk e di se a e dinë këte apo jo, sepse pa leje nga Beogradi nuk ka pas mundësi të funksionoj. Secili libër shkencor të tregon nëpër cilat rrugë çlirohet një vend i okupuar.
Unë po ta tregojë vetëm një.
Një popull nuk çlirohet vetëm duke u bazuar në opinjonin ndërkombëtar dhe duke e informuar opinjonin ndërkombëtar. Por është organizimi i brendshëm ai i cili e detyron okupatorin që të tërhiqet nga Kosova apo e detyron, e mund ate.
Politika e Ibrahim Rugovës ishte mbështetur vetëm në faktorin e jashtëm [ Kori Vajtues] i cili e shtypi faktorin e mbrendshëm ...faktorin popull i cili ishte vendimtar që ta sillte lirinë në Kosovë.

Prandaj si ka pas mundësi që të çlirohet Kosova përmes dialogut dhe përmes informimit të faktorit të jashtëm ? Tregomë se si !?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Oct 29, 2007 1:06 pm

Bashkimi kombetar do te behet vtem ateher kur politikanet tane te kuptojn ate qe po kerkon populli yne ane kend trojeve shqiptare.Do te behet vetem ateher kur keta politikan te heqin dor nga interesat e tye personale dhe jam i sigurt qe 100vjetori i pavarsis do te na gjej te gjithe bashke ne ate toke qe quhet Shqiperi dhe nuk do te jete nje Shqiperi e gjymtuar por e plote me te gjithe gjymtyret e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 3:40 pm

Po nuk qau foshnja nuk i jep nena te pij. Zoti ka thene: "Ndihmo veten te te ndihmoj une".

Populli i zgjuar e patriot duhet te jete gati per cdo opsion. Nuk ka popull qe do te gjakoset kotsekoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 6:47 pm

Shumica e shqipetareve qellimemirë deshirojne Bashkimin e Kombit te tyre, mirepo aq sa ne kete e deshirojme , aq edhe gabojme ne perzgjedhjen e lidereve tane politik dhe udheheqesve tane te cileve nga pervoja qe na mesoi dhe që ata na ofruan me horizontin dhe kulturen e tyre politike, po vertetohet se keta udheheqes nuk kane as dije e as guxim per nderkombetarizim te ceshtjes sone Kombetare.!!


Lufta e UÇK-se, u nis si e tille dhe me nje synim te clirimit te Kosoves dhe bashkimit te tokave shqiptare ne teresi. Por politikajte tane ( e shuan nje emer te madh, e shuan simbolin e historise se tyre bashke me fillet e lirise qe kishte marre, deformuan simbolin e UCK-se!!!) ecen rruges me moton dhe refrenin e tyre se duan shtetin e Kosoves dhe per qudi duan edhe simbole pa asnje identitet shqiptar, me keto refrene 8 vjeqare ende nuk e arriten as kete opcion i cili prap se prap nuk dot' jete zgjidhja e vetme e ceshtjes shqipetare per vete shqiptaret si ne ballkan edhene evropë!.

E vetmja levizje apo me mire te themi e vetmja opozite demokratike ne Kosove eshte levizja VETEVENDOSJA, e cila duhet perfillur per te rrugetuar drejt rrugen ne BASHKIM KOMBETAR per t'mos harruar se prijesin e kesaj levizje Legjenden e gjallë Albin Kurtin vete keta liderë e burgosen...(prap dhuroni votat tuaja!!!

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyTue Oct 30, 2007 7:45 pm

së pari përshëndes strukturat qe mund te bëjn Bashkimin kombëtar
Armata Kombetare Shqipëtare
pastaj Popullin Shqiptar
se vetem të bashkuar do të mund të ja dalim qe te jemi një Shqipëri e fortë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: bashkim kombetar   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 7:26 pm

......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:36 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 8:13 pm

.....


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:15 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 9:15 pm

Lavdi deshmorit Zahire Pajaziti....
Pore edhe te gjithe deshmove te Kosoves Shqiperis e Maqedonis,keta deshmore dhane jeten per liri prandaj (Lavdi,Lavdi,Lavdi)

Lavdi dhe deshmorite Selver Maqkja i cili ra deshmore ne Koshare ne muain e Majt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 12:41 am

Sot ne oret e hershme te mengjesit eshte vrar nga dora kriminale ne bashkpunim me pushtetin sllavomaqedonas Ushtari i lirise Komandant Drenica-XHAVIT MORINA
Lavdi deshmoreve
Lavdi Komandant Drenica
Ngushllime familjes Morina
Ngushllime Kombi Shqipetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 2:50 am


  • ................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:16 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:31 am

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që krisën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinqerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikanve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e qartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 6 marsit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.
[url=][/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:36 am

Azem GalicaBashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 230px-AzemGalica Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Magnify-clip
Azem dhe Shote Galica



(1889 - 1924)
Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912 - 1924.

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet Shote Galica.

Sipas direktivave të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratikborgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, "Arbanisë së vogël".

Luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë.

Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe mercenarëve të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovinistëve serbë 22 anëtarë të familjes.
Nga fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist.



prej lufte veq aje largohet qe eshte TRATHETARE

Lavdi deshmore qe ran per ter trojet natyrale shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 10:44 pm

..................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:16 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 11:00 pm

...................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:17 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptySat Nov 03, 2007 4:33 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 299

Komandan Roku Rrahim Beqiri

https://www.youtube.com/watch?v=A1vOV_rVQPM


https://www.youtube.com/watch?v=q586n9b_G1I&mode=related&search=


Shkruan: Ramadan S. Latifaj



D ë s h m o r ë v e.


Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,

Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës.

Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve,
gjakun që din ta urren robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptarë për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bënë ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.


Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat,
Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan.

Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në k’të lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane,
Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran.

Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë
Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr
Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur.

.....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikrisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulëkuqe.

...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt
Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet.

Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmorë ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri.

……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë
po, ….po një gjë e di, s
e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria
E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptySat Nov 03, 2007 4:45 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 383

Deshmori Mujdin Aliu.




Mujdin Aliu ishte djali I vetėm I atdhetarit Qerim Aliu

Link-u në vijim kushtuar djaloshit te Tetoves qe i dha jeten lirisë se Kosoves

http://www.beepworld.de/members48/shllapashtica/mujdinaliu.htm

LAVDI PERJETÊ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptySat Nov 03, 2007 5:43 pm

...................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:17 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 3:12 am

.............


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:18 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 4:10 am

Poezi e shkruar nga dëshmori Bahri Fazliu-Gzimi

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Deshmor01a

Revoles

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Të dua shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Revole, të urrej
aq sa edhe të dua
Revole, do të të vras
Me dorën tënde
Për urrejtjen
Për dashurinë.
Bahri Fazliu e Agron Rrahmani
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Deshmor01a Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Al Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Deshmor01b



“Çdo gjë që ju intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”
(Bahri Fazliu)

Bahriu dhe Agroni janë dy veprimtarë ndër më të vendosurit për çështjen e çlirimit dhe të bashikimit kombëtar. Ata këtë çështje e trajtuan në kontestin historik, politik dhe ushtarak të kohës e në përputhje me rrethanat konkrete.


Kuadri i mendimeve politike, që Bahriu e Agroni skalitën në historikun e përpjekjeve çlirimtare dhe gjurmët që lanë ata për jetësimin e ideve kombëtare, janë edhe sot e kësaj dite të gjalla dhe po i shërbejnë së njejtës ide që ata kishin përqafuar. Kjo vërteton se secili mendim politik i dhënë nga puna që bënin në atë kohë këta dy dëshmorë, u ka qëndruar rrethanave. Kjo tregon për vizionin e qartë që kishin ata për gjendjen, rrethanat dhe hapat që duheshin ndërmarrë, e mbi të gjitha për optimizmin e madh me të cilin ata ju përkushtuan zgjidhjes së çështjes kombëtare.

Vendosmëria dhe afiniteti politik i Bahriut ishte një veti bazë e cila u bart edhe në tërë vijën politike të organizimit që ata e ndërtuan me mund e sakrifica të mëdha. Gjallëria të cilën Bahriu e Agroni i jepnin politikës çlirimtare me tabanin e tyre patriotik e revolucionar janë gjallë edhe sot e kësaj dite. Ky taban ishte ngritja peshë e zemrave të guximshme të tërë atyre luftetarëve që u radhitën në frontet e luftës me armë në dorë, i atyre që zingjirëve të tankeve armike ua vunë përballë gjokset e tyre.


Idetë politike për bashkimin e trojeve shqiptare që zunë vend në rrethet patriotike të luftetarëve kudo nëpër trojet tona, janë ide që Bahriu e Agroni i shtruan për zgjidhje si domosdoshmëri dhe alternativë e vetme e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Duke i analizuar rrethanat, si ato të brendshme edhe ato të jashtmet, doli se angazhimi për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare do të kalonte pashmangshëm nëpër rrugën e luftës së armatosur. Pushtuesi nuk do t'i lëshonte trojet tona po nuk qe i detyruar për këtë. Kundërthënja me të ishte e pazgjidhshme me metoda paqësore të luftës të cilën po e predikonte pacifizmi. Mllefi dhe revolta e popullit po vinte duke u mbledhur, kundërthënjet rajonale e botërore po ashpërsoheshin ndërsa pushtuesi po e rriste shtypjen me synimin që ta nënshtronte përfundimisht popullin tonë. Në këto rrethana lufta në trojet tona po bëhej e pashmangshme, prandaj Bahriu e Agroni i bënin edhe përgatitjet organizative konkrete. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve të vendosura në mënyrë që politika ku e mbështesnin ata bindjen për çlirim, të vëhej në jetë.

Në këtë mënyrë ata iu përveshën organizimit të popullit në kryengritje të armatosur kundër pushtuesve, për të cilën gjë duhej të bëheshin përgatitjet me kohë, duke qenë përher në mesin e popullit. Edhe pse rrethanat ishin shumë të vështira, duke qenë se veprohej nga ilegaliteti, këta dy veprimtarë nuk u ndalën asnjëher përballë asnjë vështirësie, e as përballë vdekjes. Ata në këtë rrugë ishin të armatosur me armën e moralit të lartë patriotik dhe në brez me armët e luftetarëve të lirisë. Ata sfiduan edhe luftën e ftohtë të propagandës armike dhe asaj disfatiste pacifiste, edhe luftën e nxehtë të armëve të pushtuesit. Ata në çdo hap të tyre deri në ndeshjen finale me armikun, e dëshmuan se shqipatrët nuk i nënshtrohen pushtimit.


Janë të shpeshta rastet kur ata u ndodhën nëpër rrugicat e qyteteve ballë për ballë me patrullat e spiujt e UDB-së, por por s'i lëshuan dot ato shtigje që i lidhnin jetësisht me popullin. Pushtuesi kurrë nuk arriti që t'i shtie në dorë këta ilegalë me zemrat prush prej urrejtjes ndaj tyre. Dashuria e madhe për popullin që kishin në gji i trimëroi shumë ata - ata ishin të pamposhtur sepse në zemër kishin të madhin popull! Dhe, për këtë popull, Agroni e Bahriu e dëshmuan se do të luftojnë deri në frymën e fundit, dhe, për shkak se “ S'mund të pajtoheshin me paqen-robëri, pashë më pashë i ranë ferrit, për të shtrenjtën tonë liri”! (siç kishte nënvizuar Bahriu në një varg të tij poetik).
Të vetëdijshëm se për t'u çliruar nga okupatorët, si Bahriu edhe Agroni edhe para se të njoheshin mes veti kishin pasur të njejtin mendim: për të qenë lufta më e suksesshme dhe që ajo të ngadhnjej, ishte e domosdoshme që të ndërtohej organizimi politik e ushtarak që do ta bënte këtë punë, mendim ky i cili edhe i bashkoi ata.
Në këto përpjekje Bahriu dhe Agroni gjetën tek njëri-tjetri mbështetjen dhe besimin e madh që ua kishte krijuar përvoja ilegale. Agroni u përkushtua shumë në organizimin ushtarak të njësiteve guerile, të cilat do të ndesheshin më vonë me forcat pushtuese. Këtë detyrë të cilën e kishte marrë përsipër, Agroni po e kryente përkushtim dhe besim të madh në fitore.

Pa dyshim se vet figura e tij, e një shoku të vendosur besnik dhe të paepur ishte ajo që kishte ndikuar që ai të zgjidhej komandant i njësitit të parë gueril të quajtur “Rexhep Mala”. Agroni e Bahriu idetë politike për të cilat angazhoheshin i shihnin të parealizueshme nëse për këtë nuk jemi gati deri në sakrificën sublime.
Që të dy, ishin të gatshëm për këto sakrifica. Liri a vdekje, -ishte betimi i tyre. Ky ishte edhe betimi i të gjithë dëshmorëve që ranë më pas në luftërat e fundit, i atyre që ranë në fushën e nderit pa iu trembur syri e pa kursyer asgjë. Liri a vdekje, është betimi edhe sot, dhe do të jetë deri në fitoren përfundimtare.

Në betejë, më 7-të dhe 12-të maj 1998, në dy vende të ndara por në trojet shekullore shqiptare, Bahriu në Bogiqe të Plavës ndërsa Agroni në Prishtinë, në përleshje me forcat pushtuese ranë në fushën e nderit, për të mbetur përher gjallë në prehërin e të madhit popull.
Në beteja të ndara të luftës së njejtës luftë, Bahriu e Agroni tronditën armikun me qëndresën e tyre për t'i trguar atij se shqiptari nuk dorëzohet përpara asnjë vështirësie, as para vdekjes. Ata e mundën vdekjen, sepse e dështën shumë lirinë e këtij trolli.


Në histirinë më të re të lëvizjes politike çlirimtare të popullitt shqiptar ata me punën e tyre të gjithmbarshme, vendosën themele të forta të ideve çlirimtare dhe trasuan me vendosmëri të lartë rrugën e politikës së çlirimit kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve në një shtet. Ata e dëshmuan se kjo është e mundur të bëhet, e poashtu kjo është rruga dhe interesi ynë i vetëm.

Angazhimi që një pjesë kaq e ndritshme e historisë sonë, ta ruaj vazhdimësinë-të arrij në cak, është detyra që na obligon, është detyrim i të gjithëve në rrugën për të cilën u flijuan dëshmorët. “Do të luftoj deri në çlirimin e të gjitha viseve shqiptare dhe bashkimin e tyre”, jehon fiqishëm ende betimi i dëshmorëve dhe i ushtarëve të luftërave që lamë pas. Të gjithë dëshmorët e rënë ndër luftëra me armikun shekullor këtë ideal kishin: ta çlirojnë atdheun e tyre dhe ta bashkojnë në një shtet, që të rrojmë të lirë. Bahriu e Agroni gjithë jetën dhe veprën e tyre ia kushtuan këtij qëllimi.
Tërë forca dhe madhështia e kësaj jete u lartësua pikërisht sepse ajo nuk pushoi, ajo rron sa rron populli, sepse ajo për të lindi, u rrit dhe për të u shua, por, mbeti frymëzimi i pashterrshëm që do t'i shërbejë vazhdimit të luftës, çështje aq e nevojshme dhe edhe më shumë e domnosdoshme ta heqim qafe zgjedhën e robërisë. Për ta forcuar këtë luftë shembuj të mjaftueshëm ka në gjiun e popullit. Ja heronjotë e ti, si Bahri Fazliu e Agron Rrahmani që ndrisin si yje të pashuar të lirisë.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të
Bahri Fazliut dhe Agron Rrahmanit
dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: