|
| Politika injorante dhe diferencat partiake antishqiptare! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Politika injorante dhe diferencat partiake antishqiptare! Sun Jun 29, 2008 11:53 pm | |
| POLITIKA INJORANTE DHE DIFERENCUESE PARTIAKE ANTISHQIPTARE BAROMETRI DIPLOMATIK
*** NJË POPULL QË NUK I MBRON DHE NUK I ÇMON VLERAT E VETA, AI NUK E MERITON LIRINË, POR INJORANCËN DHE ROBËRINË..
*** Napoleoni : “Të gjitha luftërat i fitova kundër armiqve, por asnjë kundër injorancës ...”
*** Bertold Breht : “ Peshkaqenëve iu shpëtova, ujqit i vrava, por po më grijnë pleshtat.”
*** Sikurse deri tash, që provoi historia kombëtare dhe shtetërore e Shqipërisë Etnike, as sot, e as nesër, ASNJË PARTI nuk do të jetë në gjendje që ta zgjidhë problemin kolonial shqiptar në Ballkan, veç RIBASHKIMIT TË GJITHË KOMBIT SHQIPTAR. Pa ribashkim, do ta humbasim edhe këtë gjysmë Shqipërie të sotme (1912).
Mjerimi politiko-partiak antikombëtar versus “dominus vobiscum dulce et decorum est pro patria mori”!?
Injorantët dhe injoranca e sotme politike dhe jopolitike shqiptare, çdo “fishkëllimë” të huaj e përqafojnë si të dobishme dhe vitaminoze për “shëndetin” e tyre, (që të kenë jetë sa më të gjatë nën tutelën e huaj) kurse të vërtetën e inteligjencies së saj të mirëfilltë e shkel, e përbuzë, e anashkalon, e hudhë poshtë..., si të “pakapshme”, njësoj sikurse politika dhe praktika e derisotme urrejtëse dhe armiqësore e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale.
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Sado le të na ndihmojnë dhe, le të na mbështesin gjithanshmërisht Amerika dhe Evropa Perëndimore, me analfabetë politikë, me rrenca, me lajkatarë, me mafiozë, me shfrytëzues, me abuzues, me diskriminatorë, me mashtrues, me kuazidemokratë, dhe me provokatorë të interesit të brendshëm nacional dhe shtetëror shqiptar, dhe të atij aleator ndërkombëtar, nuk ka më asnjë gjasë reale, që mund të krijohet, të mbrohet, të reformohet, të zhvillohet, të demokratizohet dhe të përparohet shteti shqiptar, ashtu sikurse Amerika demokratike dhe shtetet e njohura të Evropës Perëndimore.
Alergjia, aversioni, urrejtja, diskriminimi, braktisja primordiale dhe ponderike, si dhe lënia në mëshirën e kohës e intelektualëve shqiptarë si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut shqiptar, është pasqyra më argumentuese dhe, më e justifikueshme e politikës filozofike të mjerimit dhe të dështimit të objektivave parësore dhe, të përgjithshme të interesit nacional dhe shtetëror të “elitave politike” zyrtare shqiptare, të inauguruara në pushtet, që nga viti 1990 e deri më sot.
Demokratizmi berishist dhe rugovist “është më i avancuar” sesa bolshevizmi leninist sovjetik dhe gandizmi idealist indian.
Objektivi, roli dhe efektshmëria e doktrinës dhe e praktikës politike të demokratizmit simetrik berishist-rugovist gjatë dy dekadave të shkuara (1990-2008), është dëshmuar për injorancën dhe për mosparimësinë e saj në seleksionimin negativ të kuadrove profesionale, të afta dhe të dëshmuara si në fushën politike dhe juridike, ashtu edhe në atë diplomatike ndërkombëtare, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në nomenklaturën dhe në strukturën ideologjike partiake të Partisë Demokratike të Sali Berishës, dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës së Ibrahim Rugovës.
Një përzgjedhje dhe një diferencim i tillë negativ i kuadrove shqiptare ka qenë një nga gabimet më kardinale, dhe më të pafalshme etike, profesionale, kombëtare, politike dhe shtetërore i Aplikacionit teorik dhe praktik të demokratizmit berishist dhe rugovist, që në thelb e kanë dëmtuar ineteresin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar si në kuptimin e politikës së brendshme, ashtu edhe asaj të jashtme.
Një nga instrumentet dhe, një nga format më negative të strategjisë dhe të taktikës së politikës eliminuese dhe diferencuese të demokratizimit të Sali Berishës dhe të Ibrahim Rugovës kanë qenë refuzimi arbitrar i kontaktimit me kuadrot e dëshmuara politike, diplomatike, ushtarake, administrative dhe policore etj. Spastrimi i të gjitha këtyre kuadrove është bërë për të mbrojtur me çdo kusht interesat partiake, politike dhe private të kryeliderëve dhe të klaneve të PD-së dhe të LDK-së, në emër të “mbrojtjes” deklarative të “reformave demokratike” politiko-shoqërore dhe ekonomike; në emër të “mbrojtjes” së interesit nacional dhe shtetëror, si dhe në emër të “mbrojtjes” së “patriotizmit” dhe të “ndërgjegjës së lartë” atdhetare shqiptare. Mirëpo, praktikisht, kjo ideologji dhe praktikë negative antikombëtare, e proklamuar, dhe e brohoritur mbi bazën ideologjike partiake dhe “atdhetare” shqiptare, ishte kulmi i hipokrizisë së organizuar reformiste politike, demokratike, kombëtare dhe shtetërore shqiptare të SIMETRISË së PD-së së Sali Berishës dhe të LDK-së së Ibrahim Rugovës ngase ishte dhe, ende është në funksion të shkatërrimit të parimit etik, profesional, dhe të interesit të përgjithshëm politik, kombëtar, ndërkombëtar, demokratik dhe shtetëror shqiptar, me qëllim që, në një afat të gjatë, të krijohen dhe të afirmohen në praktikë mekanizmat përkatës antidemokratikë të sistemit politik drejtues shtetëror nën drejtimin direkt të qarqeve sunduese arbitrare autokratike, despotike, teknokratike, burokratike, oligrakike, mafioze-fashiste borgjeze etj.
Këtë lloj revanshizmi dhe negativizmi me primesa të doktrinës së filozofisë politike fashizoide të Martin Hajdegerit ndaj kuadrove të braktisura shqiptare, ndër të tjera, po e ilustrojnë vetëm me një shembull të “thjeshtë” idividual të përditshmërisë sonë të hidhur politike dhe demokratike, i cili pasqyron hipokrizinë tonë etike, profesionale, politike, demorkatike dhe atdhetare shqiptare.
-Më 2004, me të mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike në Boston, një student i shkëlqyerë shqiptar nga dëshira dhe nga vullneti i zjarrtë kombëtar dhe atdhetar, vajti në Prishtinë për të kërkuar punë në profilin e tij. Mirëpo, dikush nga ata të qeverisë së Kosovës, iu kishin përgjigjur “shul shqip”- “Nuk kemi nevojë për këtë profil tuaj, sepse kemi mjaft kuadra me shkenca politike...” Natyrisht, studenti kishte pasur të drejtë të ngelë i befasuar, i dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga fakti se e dinte, dhe e di, edhe sot, që Kosova ende nuk ka “talla” të mjaftueshme misernike, e lëre më kuadro të mjafteushme nga fusha e shkencës së politikës dhe diplomacisë.
Mirëpo, në anën tjetër, studenti realist “nuk e kishte kuptuar” esencën e përgjigjes së “ministrit”, sepse atij ministri, e as ministrave të tjerë në Kosovë, nuk iu duhen ata studentë të diplomuar, me shkenca politike a diplomatike, të kryera në universitetet e Amerikës, sepse profili i tyre nuk përputhet me profilin e “shkencave” të akraballëkut, të njohtësisë, të korrupsionit, të hajnisë, të manipulimit, të shfrytëzimit, të sektarizmit, të politokracisë dhe të burokracisë...etj., të ndërtuar mbi bazën partiake dhe të mitomanisë, në stilin shfrytëzues të politikës serbomadhe: - “ti mua, unë ty”. Kryesorja, që “rabushin” ta kemi plotë, duke mos i prishur lidhjet as me miqtë ndërkombëtarë, e as me armiqtë serbomëdhenj. – Le të vazhdojë tregtia dhe ekonomia me fashistët serbomëdhenj, se kuadro të tilla nga Amerika nuk na nevojiten – “kuadro jemi vetë”!? – Ja, kjo është logjika e kalbur e robit injorant- pranon të jetojë dhe të bashkëpunojë me armiq, por jo, edhe me kuadro të specializuara shqiptare, të diplomuara në Amerikë.
-Ja, shembulli i dytë konkret po me të njëjtën përmbajtje injorante dhe obskurantiste sikurse rasti i parë, por dallohet diametralisht dhe praktikisht për nga gama e intensitetit dhe e diapazonit të agresivitetit dhe të “aplikacionit” të tij në praktikë.
Me të ardhur Sali Berisha në krye të pushtetit shtetëror në Shqipëri, hapin e parë politik injorant, antikombëtar, antishtetëror dhe antidemokratik, e bëri me nxjerrjen jashtë të detyrueshme të kuadrove të specializuara politike, diplomatike, ushtarake dhe policore nga organet dhe nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Berisha “ më i drejtë” dhe “më parimor” se Vladimir I. Lenini(!)
Vërtet, fshesa e hekurt spastruese e diskriminimit, e izolimit dhe e eliminimit të kuadrove shqiptare nga ana e politikës obskurantise e regjimit “demokratik” të Sali Berishës, të përkujton një epizodë të vogël të politikës së disa bolshevikëve të “hazdisur” (të sojit Sali Berisha) të Vlladimir I.Leninit, të cilët me rastin e ardhjes së tyre në pushtet, si rrjedhim i fitores së Revolucionit të Tetorit 1917, patën filluar, që me fshesën e hekurt bolshevike, t’i pastronin kuadrot politike të ish-qeverisë dhe të administratës së Rusisë cariste.
Mirëpo, Lenini, me të mësuar për aktet e tilla arbitrare dhe revanshiste të bashkëideologëve, bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve bolshevikë të tij ndaj kuadrove të regjimit carist rus, ai duke i qortuar bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tij recolucionarë, atyre iu pat drejtuar me këto fjalë: “-Asnjë adiminstrator dhe, asnjë nëpunës të qeverisë cariste nuk do ta hedhim në rrugë, por do të punojmë së bashku me ta në zyra shteti, në fabrika, në shkolla, universitete, në ente dhe në institucione të ndryshme....etj., derisa ju bolshevikët të aftësoheni prej tyre.” - Ja, ky është racionalizmi dhe realizmi i strategjisë së filozofisë politike të mbrojtjes së interesit nacional dhe shtetëror, se si duhet përdorur dhe vepruar me kuadrot e arsimuara (pavarësisht nga orientimi dhe nga rrymat ideologjike dhe partiake të një shteti)
Mirëpo, për dallim nga filozofia racionale dhe largpamëse e politikës drejtuese qeveritare e Vladimir Iliç Leninit, Sali Berisha me bashibozukët e tij politikë injorantë veproi ndryshe nga revolucionari marksist, Vladimir I.Lenini, duke qenë se kuadrot më cilësore dhe më të shquara profesionale shqiptare, i spastroi me fshesë hekuri, duke i nxjerrë në rrugë si rast social, si “ivalidë profesionalë”, dhe si lypsarë të vobektë dhe të uritur , të cilët për shkak të mosrezistencës së tyre ndaj fenomenit të tillë fatkeq, tragjik dhe negativ antipolitik, antikombëtar dhe pseudodemokratik” bolshevik Sali Berisha, u shndërruan në lypsarë dhe në “pensionistë politikë invalidorë” të parakohshëm etj. Kështu që, për të mbijetuar “sot për nesër” si jevgjit nomadë, kuadrot shqiptare qenë të detyruara ta marrin botën e mërgimit në sy, si dhe të merreshin me kontrabandim të sendeve të ndryshme siç ishin shitblerja e cigareve dhe e sendeve të tjera ushqimore dhe të veshmbathjes, të cilat, për të mbijetuar i plasonin nëpër tezgat e pazareve të ndryshme ilegale në vend, dhe jashtë vendit, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Kosovë etj.
Spastrimi, diferencimi, braktisja dhe emigrimi i kuadrove akademike shqiptare, jashtë Shqipërisë, njëherit paralajmëron edhe fillimin e fundit të shthurjes së shtetit kuazidemorkatik të berishizmit.
Është fatkeqësi që brenda dy dekadave të shkuara (1990-2008) veç okupimit klasik dhe “modern” kolonial dhe neokolonial serbo-slllav, shqiptarët po ballafaqohen egërsisht edhe me fenomenologjinë e injorancës dhe të injorantëve politikë qoftë në politikën zyrtare, qoftë jashtë saj.
Me “politikë” dhe me “diplomaci” pothuajse po merren të gjithë ata, që nuk kanë kryerë asnjë shkollë dhe, asnjë fakultet të shkencave politike dhe diplomatike. Mirëpo, për çudi, ky lloj paradoksi i shekullit XXI ka depërtuar me sukses në të gjitha poret e shoqërisë së sotme konsumatore shqiptare. Me një fjalë, injorantët e kanë gjetur veten për mrekulli si në pushtetin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, tregtar, informativ, sepse janë pasuruar deri në maksimum në kurriz të “faturës” së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të popullit shqiptar, edhe pse atyre iu mungon edukimi dhe arsimimi FORMAL politik, diplomatik, demokratik dhe ai shkencor etj.
Për t’u “barazuar” dhe, për t’u “avancuar” së bashku me injorantët politikë (si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht në pushtet etj.), mjafton që të jeshë anëtar i ndonjë partie më të madhe, si p.sh.: - të jeshë anëtar i LDK-së etj., sepse sipas votave të fituara, ekziston mundësia, që të bëhesh, edhe kryetar shteti, edhe ministër, pavarësisht se i plotëson apo nuk i plotëson kushtet elementare për këto poste të theksuara.. Kryesorja, është që të jeshë anëtar i partisë më të madhe, sepse sipas kriterit të paritetit dhe të “çelësit” partiak mund të zësh një, apo më shumë pozita të larta në hierarkinë e strukturës së pushtetit shtetëror qoftë në Tiranë, në Prishtinë, qoftë në Tetovë dhe në Shkup etj. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Politika injorante dhe diferencat partiake antishqiptare! Sun Jun 29, 2008 11:54 pm | |
| Simetria e interesit politiko-partiak e demokratizmit berisha-rugova
Ja, vetëm një shembull konkret dhe paradoksal i kësaj forme seleksionuese negative kuazidemokratike (edhe nëse personi, kandidati i caktuar nuk i plotëson kushtet profesionale) se si mund të kapësh “për bishti” karrierën politike dhe diplomatike në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, deri dje, domethënë derisa i ndjeri Ibrahim Rugova ishte gjallë, ishte përkthyes i anglishtes së Rugovës, kurse sot KRYEDIPLOMAT i Kosovës.
Kjo paradigmë nuk është në funksion të diskreditimit individual etik dhe kombëtar të ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, por është në funksion të kritikës së përgjithshme të strategjisë së gabuar politike dhe diplomatike të LDK-së (1990-2008).
Ja, pra, ky është investimi më i qëlluar i kuazidemokracisë së sotme. Raste të tilla paradoksale dhe absurde të përzgjedhjes negative të kuadrove politike dhe diplomatike shqiptare ka përplot (nuk mund t’i numërosh) si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Politikanët dhe diplomatët profesionistë dhe të karrierës i kanë zëvendësuar me bashibozukët “demokratë” të LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe të PD-së së Sali Berishës.
Pra, pavarësisht se përzgjedhja negative e kuadrove shqiptare në politikë dhe në diplomaci (në saje të lidhjeve partiake, familjare, mahallore, klanore, si dhe të leverdisë së bizneseve të ndryshme tregtare dhe ekonomike etj.) vret dhe godet rëndë etikën profesionale, ndërgjegjën dhe përgjegjësinë demokratike dhe ligjore, si dhe interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, kryesorja është të jeshë anëtar lojal i ndonjë partie më të madhe, përgatitja profesionale profilizuese universitare nuk ka fare rëndësi, mund të jeshë edhe akademik i shkencave politike dhe diplomatike, por nëse nuk i përket partisë më të madhe, dhe nëse nuk je ndonjë përkthyes briliant i kryetarit të saj, sikurse në ratsin konkret Skender Hyseni, i cili që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, e derisa ndërroi jetë i ndjeri Rugova, ishte një nga përkthyesit më të shkëlqyer të tij.
Ky vulgarizim, kjo shpërfillje dhe, kjo sfidë kompremetuese e shkencës politike dhe diplomatike shqiptare nga ana e injorantëve dhe e injorancës politike, nuk është vetëm përmbajtja negative e fenomenologjisë së paradoksit, por, njëherit, është edhe fatkeqësi, edhe rrezik i madh regresiv, që gradualisht ka për qëllim restaurimin dhe favorizimin e mbeturinave të teorisë dhe të praktikës së filozofisë politike të ekzistencializmit borgjez nacionalsocialist të Martin Hajdegerit, i cili për hir të mbrojtjes së interesave të tij personale, karrieriste, ideologjike dhe partiake, dhe të politikës së nazifashizmit të Adolf Hitlerit ka thyer parimin etik, filozofik, politik , kombëtar dhe profesional etj., me qëllim që të favorizonte “politikën ditore” të Hitlerit.
Paradigma e filozofit ekzistencialist borgjez gjerman, Martin Hajdeger, është shembulli më karakteristik për t’i ilustruar qëllimet, synimet dhe veprimet negative antipolitike, antikombëtare, antidemokratike të injorancës së sotme shqiptare (1990-2008), e cila, edhe pse nuk ka njohuri se kush ishte Martin Hajdegeri, kjo, sipas “fakultetit filozofik” injorant të saj për mrekulli, dhe me plot leverdi (ekonomike, tregtare, politike, pushtetore) po “noton” si në qarqet politike dhe diplomatike zyrtare shqiptare, ashtu edhe në jetën e përditshme të “mbjetesës” së saj “idiliko-romantike”, sepse për gjithë këtë komoditet dhe, për këtë “lux modern” të ashtuquajtur demokratik dhe reformues, janë duke e paguar populli dhe inteligjencia e mirëfilltë shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë hapësirave të Shqipërisë Etnike.
Shfaqja dhe ngulitja pothuajse 20-vjeçare (1990-2008) e kësaj dukurie negative si shkak dhe pasojë ka “reformimin demokratik”, koncept ky që injoranca paranoide antipolitike dhe antidiplomatike e paedukuar dhe e paarsimuar (në pushtet dhe jashtë pushteti) zyrtare dhe jozyrtare e kanë kuptuar, dhe e kanë uzurpuar vetëm si privilegj të vetin individual, grupor dhe partiak fakultativ të “vetëdijes private”, pa asnjë obligim dhe, pa asnjë përgjegjësi të tyre minimale ndaj interesit të përgjithshëm dhe, ndaj vlerave të përgjithshme vitale, kombëtare dhe shtetërore të shoqërisë shqiptare.
S’ka dilemë se është gabim i madh dhe i pafalshëm të “hysh në një thes” me injorantët dhe me tipat narcisoidë “universalë” psikopatologjikë, që e mashtrojnë dhe e gënjejnë vetëveten dhe popullin se me injorancën e tyre paranoide “ia tejkalojnë” (jo vetëm njeriut), por edhe Zotit!?
Mirëpo, përvoja 20-vjeçare dëshmoi të kundërtën-falimentimin politik dhe diplomatik të kësaj injorance, sepse “idelogët” dhe “kryeaktorët” e saj ende janë “konsumues” të praktikës primitive të “politikës autodidakte” përrallore “gojë pas goje”, jo universitare shkencore. Kjo injorancë është aleanca më e kapshme, më lojale dhe më e dobishme për të gjithë armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse ndër të tjera, në njërën anë rrah gjoks demokratik, kombëtar dhe patriotik, kurse në anën tjetër “pa vetëdije”, dhe për interesa të ndryshme të ngushta personale, grupore dhe partiake politike, karrieriste dhe tregtare shfrytëzuese, mban lart flamurin e urrejtjes dhe të armiqësisë ndaj intelegjencies së edukuar dhe të arsimuar politike dhe diplomatike shqiptare, me qëllim të fundit që, sipas “standardeve” shekullore të politikës dhe të praktikës obskurantiste serbosllave, ta eliminojnë nga skena politike, publike dhe shknecore, sepse atë e konsideron të “rrezikshme” dhe “vdekjeprurëse” për interesat e saj karrieriste, korrupsioniste, antinjerëzore, antidemokratike, dhe antikombëtare shqiptare.
Këta injornatë (me karrierë dhe jashtë karrierës), që vend e pavend “pickojnë” si “pleshtat” e Bertold Brehtit, janë “studentët memecë politikë” të Aristotelit, i cili për shkak të shkallës së lartë të injorancës së tyre politike, me plot të drejtë, dhe në mënyrë shkencore, i ka përkufizuar si “kafshë politike”, që në mënyrë specifike dallohen nga qeniet e tjera normale njerëzore, të arsimuara dhe të specializuara nga fusha e politikës dhe e diplomacisë nëpër shkolla dhe universitete të mbarë botës.
Intelegjencia shqiptare versus injorancës!
Intelegjenica shqiptare (edhe pse që 20 vjet me thes në krah ,duke bredh poshtë e lart nëpër tërë botën si “qenie e tepërt”, e përbuzur, e braktisur dhe e “pavlerë”), nuk duhet të ”përqafojë” asnjë të keqe, dhe asnjë karremë shpërblyese nga injoranca ekzistencialiste borgjeze kuazidemokratike, por në mënyrë etike dhe profesionale shkencore, duhet ta zhvilllojë luftën e saj permanente deri në “zhdehjen” e saj definitive dekadente, sepse ajo është “bacili” më i rrezikshëm infektues i etikës, i profesionalizmit, i ndërgjegjës demokratike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, pavarërisht nga “thesi” i flamujve të saj identifikues me interesat e huaja armiqësore antishqiptare.
Pavarësisht se si “ndihen” psikologjikisht dhe, në çfarë “gjendje teknike” dhe materiale është “peshorja politike” e ndjenjave dhe e disponimit euforik, komik a vehement, subjektiv dhe iracional e oponentëve, përkatësisht e përfolësve të përrallshëm politikë (i quajmë të tillë ngase politikën nuk e kanë profesion, por e kanë me të ndier nga “autodidaktët politikë” të odave, të çajtoreve, të kafeneve dhe të burektoreve dhe, të pazareve të ndryshme, ku “zihet”, “nxihet” dhe “piqet” deri në djegie politika ditore sa për ta “luajtur derën”...) të çështjes koloniale shqiptare, ne, intelegjencia shqiptare ( edhe pse qe 20 vjet të zeza injoranca politike shqiptare na ka hudhur në rrugë (si “tepricë teknologjike” jashtëpartiake, jashtëgrupore dhe jashtëafariste serbomadhe, për shkak të papërshtatshmërisë partiake, grupore dhe mafioze, ashtu sikurse politika dhe fshesa e metaltë diferencuese dhe eliminuese e politikës së regjimit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit etj.) e arsimuar, e armatosur me dije, me ndërgjegje dhe, me përgjegjësi të lartë njerëzore, profesionale, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, në asnjë mënyrë nuk duhet të heshtim (duke e futur kokën në zallë, duke mos parë asgjë, kinëse rreth nesh nuk po ndodh asgjë e keqe dhe, nuk po veprohet në mënyrë antinjerëzore, antiprofesionale dhe antikombëtare, që në “mënyrë ligjore, demokratike, kombëtare dhe patriotike”, injorantët me mëditje dhe, ata vullnetarë po luftojnë që të na izolojnë dhe të na tjetërsojnë nga realiteti dhe realizimi i së vërtetës së përditshmërisë politike, kombëtare dhe atëdhetare, me qëlllim që injornaca të “flijë e qetë” dhe e papkreshme në realizimin e synimeve të saj grabitçare dhe shfrytëzuese të djersës dhe të gjakut të popullit shqiptar), por haptazi, në mënyrë të pamëshirshme, dhe pa kurrfarë kompromisi, t’i shkallmojmë me argumente të pakundërshtueshme, duke u dëshmuar para popullit liridashës shqiptar, dhe para tërë botës demokratike përparimtare, se në asnjë segment nuk do të pajtohemi me teorinë dhe me praktikën diskriminuese, izoluese negative diletante, antietike, antihumane, antikombëtare dhe antidemokratike të deritashme të “vizionit politik, diplomatik dhe shkencor” të injorancës armiqësore thënçin shqiptare, sepse sjellja dhe vepra e tyre e deritashme politike dhe kombëtare, është joshqiptare.
Ndaj, inteligjenca e mirëfilltë shqiptare nuk guxon “to be dead to the world”, të heshtë, të jetë inferiore, asnjanëse, dhe “zemërgjerë’ ndaj sulmeve diskriminuese, sektariste, vulgare dhe injorante të injorancës qoftë individuale apo grupore, të bëra në adresë dhe, në llogari të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, si dhe në adresë, dhe në llogari të atyre intelektualëve të mirëfilltë dhe të guximshëm shqiptarë, që me punën dhe me veprën e tyre shkencore janë vënë në pararojë të mbrojtjes së VËRTETËS KOMBËTARE SHQIPTARE.
Me gjithë luftën e ethshme dhe, me lojën e eliminimit të egër të kuadrove politike dhe diplomatike shqiptare, të cilat injoranca e “elitave politike” drejtuese i ka vënë në “shtetrrethim” njësoj sikurse politika dhe praktika e Serbisë së Madhe (1912-2008), duke i diskriminuar dhe, duke i diferencuar sipas interesit të saj personal, grupor, partiak, ideologjik, karrierist dhe shfrytëzues dhe shtypës, ne, në këtë rast fatkeq, nuk kemi nevojë për kurrfarë dëshpërimi, nihilizimi dhe ekstremizmi kombëtar, nuk guxojmë të dorëzohemi, sepse çdo gjë është relative, dhe çdo gjë është e ndryshueshme në këtë botë. Prandaj, edhe injoranca obskurantiste “demokratike” politike shqiptare me akronime të ndryshme partiake dhe ideologjike nolens volens, mos sot, nesër, do të zhvishet nga absolutizmi, obskurantizmi serbomadh, nga dekadenca dhe nga filozofia ekzistencialiste shfrytëzuese dhe shtypëse e modelit të filozofisë së Hajdegerit, të Sartrit...etj. | |
| | | | Politika injorante dhe diferencat partiake antishqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |