Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kisha Ortodokse Autoqefale

Shko poshtë 
+2
Ago Muji
Sofra
6 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptySat May 17, 2008 1:56 am

Kisha Ortodokse Autoqefale Noli+perballe...

Të nderuar forumistë dua të mësojë më shumë nga ju për kishën ortodokse autoqefale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyFri Jun 20, 2008 5:00 pm

Kisha Ortodokse Autoqefale Nolipic
Kisha Ortodokse Autoqefale Fan-noli

Ketij njeriu duhet ngritur nje lapidare,per shkak se ndau kishen ortodokse shqiptare nga ajo greke(qe kishte rol asimilus),dhe krijoi kishen autoqefale shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyFri Jun 20, 2008 5:21 pm

Është e pamundur të flasim për kishen autoqefale shqiptare e të mos lidhet kjo me figuren e shquar te Fan S. Nolit .Akti i ndarjes së kishes autoqefale shqiptare nga ndikimi i asaj greke për mendimin tim është vepra më e madhe e TIj ne mesin e shumë veprave te tjera të mëdha .
Fan Noli diti dhe u gjeti vendin ne menyren më të mirë të mundshme kombit dhe Zotit ...e shembullin e tij do te duhej t'a ndjekin të gjithë krerët fetar shqiptarë sepse me këtë tregohet një kutptimi i mirëfilltë dhe i thellë i fesë dhe besimit .
Kjo ishte në kohen e Nolit

Por si duket kisha Ortodokse Autoqefale sot ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyFri Jun 20, 2008 5:34 pm

Sa mirë diti Noli t'i respektoj dhe mbaj bashkë pa cënuar asnjëren prej tjetres por vetëm sa vuri secilen në shërbim të tjetres :Kombin dhe Fenë....

Shih sot si çka po ndodhë


Kisha Ortodokse Autoqefale Janull10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyFri Jun 20, 2008 5:43 pm

Me pelqeu ky shkrim , sidomos per gezimin e shqiptarve per peshkopin e tyre si udheheqes te ri te Kishes ne Amerik.


Nikon Liolin - peshkopi shqiptaro-amerikan

Nga Ilir Ikonomi

South Canaan, Pennsylvania
27-05-2002


Kisha Ortodokse Autoqefale Bishops

57-vjecari Nikolle ose Nikon Liolin, siç njihet me emrin fetar,
është një burrë fjalëpake, i rritur në një familje atdhetare shqiptare.
Tani ai do te jete peshkopi i pare ortodoks shqiptaro-amerikan
pas shumë dekadash dhe i pari i hiresuar ne token amerikane. Për shumë
besimtarë shqiptaro-amerikanë, ritet që u mbajtën të shtunën(25 maj) në
seminarin e Shën Tihonit, një manastir i stilit sllav i strukur midis
maleve dhe pyjeve të Pensilvanisë qendrore shënojnë një fillim të ri. Pjestarë të komunitetit shqiptaro-amerikan që morën pjesë në ceremoni
shpresojne se peshkopi i ri dote jete po aq energjik sa edhe mesuesi i
tij Noli dhe do te ndihmoje qe shqiptaro-amerikanet te kene nje
komunitet sa me kompakt. Në konkurrencën midis pakicave,
shqiptarët përpiqen të gjejnë vendin e tyre por shpesh pa mundur të
kenë shumë zë. Shqiptarët kanë jo më shumë se 10 priftërinj ortodoksë
në Shtetet e Bashkuara dhe ata mendojnë se kjo është shumë pak për një
komunitet që po rritet me ardhjen e migrantëve të rinj. “Ne
kemi qenë pa një peshkop për shumë vite. Sidomos me ardhjen e shumë
emigrantëve hirësimi i peshkopit shqiptaro-amerikan do të jetë një
ndihmë e madhe,” thotë at Theodore Saqellari, prift me origjinë
shqiptare.” Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare të
Bostonit, njëri prej klerikëve të njohur të komunitetit, është
njëkohësisht vëllai i peshkopit të ri. Ai thotë se peshkopi Nikon e
njeh më mirë komunitetin shqiptar dhe do të japë kontribut në
strukturimin më të mirë të ortodoksisë shqiptare të Amerikës. Peshkopi Nikolle Liolin, do te mbikqyre tani kishat e pjeses
verilindore te Amerikes, duke perfshire natyrisht edhe ato shqiptare. Kisha Ortokse Autoqefale Amerikane gezon pavaresi administrative nga
qendrat e ortodoksise boterore, sic eshte Kostandinopoja. Besimtaret e
saj jane kryesisht ruse dhe sllave te tjere si dhe rumune e shqiptare. “Ky është një fillim i mirë për shqiptarët në SHBA sepse ata e ndjejnë
tani se kanë njeriun e tyre. Megjithatë, ne u shërbejmë të gjitha
komuniteteve, thotë pershkopi i sapo hirësuar”. Hiresimi i
Nikolla Liolinit si peshkop I kishes ortodokse amerikane shihet si nder
per komunitetin shqiptar, ne nje kohe kur nuk eshte e lehte te gjesh
njerez me kalibrin e dijeve, te kultures dhe te moralit fetar qe kerkon
nje post i tille ne hierarkine e kishes. Kjo ishte një ditë
gëzimi për shqiptaro-amerikanët, të cilët shpresojnë se traditat
shqiptare në Amerikë do të çohen më tej, një dëshirë e vjetër e tyre, e
lidhur me mallin për vendin e të parëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyFri Jun 20, 2008 6:04 pm

Shkrim me vlerë rroni , falemnderit se po kemi nevojë nganjëherë me degju edhe kësi lajmesh të mira .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptySat Jun 21, 2008 3:10 am

Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.


Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Meshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.


Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptySat Jun 21, 2008 4:49 pm

Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949
Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë.Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.

Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.


Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithe globin tokësor, kishte habitur të gjithe botën. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesmarrja në meshë ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërise, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj.
Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë fillluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtëritin. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili është përpjekur per ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.
Të dyja kishat kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre si Papa Gjon Pali II më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, më 2-9 Nëntor 1999. Po kështu është përtëritur në menyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete, dhe në Kosovë. Kisha Ungjillore e Shqipërisë ecën sipas traditave të saj tashme evropiane, duke shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku ajo ka dhënë ndihmesë të shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kështu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janë kryesisht të banuar nga popullësi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbereshet e Italise janë populluar kruesusht me banorë të besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit ortodoks. Nëpër qytete i has të gjithë besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet të cilat kane qene dhe jane me perberje feytare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syfyret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptySat Aug 30, 2008 4:49 pm

[size=9]Une jam Maria dhe i perkas trupit te kishes orrthodhokse po te jap keto si informacion miku im edhe pse jam e sigurt qe nuk do te te pelqeje aspak nuka ka problem radhes tjeter do te postoj vazhdimin deri atehere tung! .Kisha Ortodokse Autoqefale Sinod07Shekulli i parë i erës së krishterë fillon me lindjen e Jisu Krishtit prej Virgjëreshës Mari në Betlehem. Krishti jetoi, vdiq, u ngjall përsëri dhe u ngjit në qiell në shekullin e parë. Kjo kohë dëshmoi, gjithashtu, derdhjen e Shpirtit të Shenjtë mbi nxënësit e Krishtit në festën e Rushajeve, ngjarje që quhet shpesh ditëlindja e Kishës.

Në shekullin e parë, apostujt predikuan Ungjillin e Krishtit. Ne nuk e dimë saktësisht se ku udhëtuan apostujt, me përjashtim të Shën Pavlit udhëtimet misionare të të cilit janë treguar në librin e Veprave. Sipas Traditës, të gjithë apostujt ishin predikues universalë të Ungjillit, të cilët, me përjashtim të Shën Joanit, u vranë për besimin e tyre në Krishtin.

Ungjijtë dhe letrat dhe të gjithë librat që përbëjnë shkrimet e Dhiatës së Re u shkruan në shekullin e parë. Gjithashtu, në këtë kohë, u themeluan bashkësitë e para të krishtera në qytetet kryesore të Azisë së Vogël dhe Greqisë, dhe ka mundësi edhe të Afrikës së Veriut.* Kisha u themelua, gjithashtu edhe në kryeqytetin e perandorisë në Romë.

Kisha
Në kundërshtim me çfarë ndonjëherë është menduar, Kisha e Krishterë ishte në fillim një fenomen urban që vetëm më vonë u përhap në zonat rurale. Gjithashtu, ajo përbëhej, kryesisht nga njerëz që ne mund t’i quajmë sot “shtresa e mesme” e shoqërisë. Kështu, nuk është e vërtetë se krishtërimi zuri vend në botë tek njerëzit e paarsimuar dhe të prapambetur, të cilët po kërkonin një ngushëllim qiellor përballë shtypjes dhe kushteve të padurueshme tokësore.

Ngjarja kryesore e Kishës së shekullit të parë ishte pranimi i kombeve në Kishë, të cilët nuk ishin të detyruar të ndiqnin ritualet e kërkuara nga ligji i Moisiut (Shih Veprat 15, Galatianët, Romanët). Kështu, ndonëse Kisha e Krishterë hyri në shoqërinë perandorake romane “nën perden” e judaizmit, shpejt u nda nga besimi judaik meqë Populli i Perëndisë u thirr nga të gjitha kombet, prej atyre që u bashkuan në Krishtin Mesian, i Cili u pohua si Zot dhe Shpëtimtar i të gjithë njerëzve dhe i të gjithë botës.

Kërkesat për të hyrë në Kishën e Krishterë ishin: besimi në Jisuin si Zot dhe Krisht, pendimi nga mëkati, pagëzimi në emrin e Jisuit dhe si pasojë marrjen e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë. Ata që i përmbushnin këto kërkesa hynë në Kishë, e cila ishte themeluar në çdo vend si një bashkësi lokale e udhëhequr nga ata që quheshin peshkopë ose presbiterë, të cilët morën vënien e duarve prej apostujve. Vetë Apostujt nuk ishin peshkopë të asnjë bashkësie të krishterë të veçantë të ndonjë vendi.

Secila nga bashkësitë e krishtera që ne njohim pati karakterin e saj unik dhe problemet e saj unike, ashtu sikurse shohim në dokumentat e Dhiatës së Re (Shih Dhiata e Re tek Shkrimi i Shenjtë). Megjithatë, duke folur në përgjithësi, çdo kishë kishte një interes të madh për të tjerat dhe të gjitha ishin thirrur për të mësuar të njëjtat doktrina dhe të praktikonin të njëjtat virtute, duke jetuar të njëjtën jetë në Krishtin dhe në Shpirtin e Shenjtë.
Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje. Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët; dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit (Veprat 2:42, 44).
Përshkrimi i kishës në Jerusalem mund t’i aplikohet në përgjithësi të gjitha bashkësive të hershme të krishtera.

Persekutimet

Shekulli i dytë pa një zhvillim të mëtejshëm të besimit të krishterë dhe persekutime më të mëdha të Kishës nga autoritetet perandorake romane, për të cilët krishtërimi ishte një “fe e paligjshme”.

Të krishterët ishin të dënueshëm në sytë e romanëve jo vetëm fetarisht, por edhe politikisht. Ata shkelnin ligjet e shtetit, sepse ata kundërshtonin të nderonin një perandor tokësor si mbret, zot dhe perëndi, gjë që iu kërkohej atyre si anëtarë të shoqërisë perandorake. Ata luteshin për autoritetet civile dhe i jepnin “nderimin atij që është për nderim” (Romanët 13:1-7), por ata kundërshtonin t’i jepnin mbretit tokësor lavdinë dhe adhurimin që i përket vetëm Perëndisë dhe Krishtit të Tij. Kështu romanët shpallën: Nuk është e ligjshme të jesh i krishterë.

Një nga dëshmitë e para mbi të krishterët që ne kemi nga shkrimet shekullore gjendet në letërkëmbimin e shekullit të dytë ndërmjet Plinit të Ri dhe perandorit Trajan, i cili sundoi nga viti 98 deri 117. Ky letërkëmbim tregon se krishtërimi ishte me të vërtetë i ndaluar, dhe ndonëse të krishterët nuk duhet të ndiqeshin dhe ishin të pafajshëm për akuzat e rënda kundër tyre, si flijimi i fëmijëve dhe ngrënia e mishit të njeriut (një keqkuptim i eukaristisë që kryhej në “mbledhje të fshehta”), megjithatë, ata duhet të ekzekutoheshin nëse, kur kapeshin, kundërshtonin të mohonin besimin e tyre.

Persekutimi i të krishterëve në shekullin e dytë ishte gjerësisht lokal, i kryer sipas zellit të autoriteteve perandorake lokale. Megjithatë, persekutimet ishin të shtrira kudo dhe, në përgjithësi, të krishterët urreheshin edhe nga sundimtarët më tolerant dhe mendjehapur romanë. Ata urreheshin, kryesisht, për çfarë konsiderohej si këmbëngulja dhe intoleranca e tyre për shkak të përkushtimit të tyre të vetëm ndaj Krishtit si Zot. Ata persekutoheshin, gjithashtu për çfarë konsiderohej të ishte rrezik politik, që ata i sollën unitetit të ligjit dhe rendit në qeverimin perandorak, veçanërisht për shkak të numrit gjithmonë në rritje të personave që i bashkoheshin Kishës.

Ndërmjet udhëheqësve më të famshëm të krishterë, të shekullit të dytë, ishin peshkopët: Ignati i Antiokisë (v. 110), Polikarpi i Smirnës (v. 156) dhe filozofi Justin (v. 165). Secili prej këtyre njerëzve që u vranë për besimin lanë shkrime të cilat, së bashku me Didakinë, Letrën e Diognetit, letrat e Klementit të Romës, Letrën e Barnabës, Bariun e Hermas dhe shkrimet apologjetike të Athinagoras së Athinës, Melitonit të Sardës, Theofilit të Antiokisë dhe teologut më të madh të shekullit të dytë Ireneut të Lionit, të gjithë dhanë një tablo të gjallë të besimit dhe të jetës së shekullit të dytë të Kishës.
Mbrojtja e Besimit: Apologjistët
Zhvillimet më të rëndësishme në shekullin e dytë, përveç persekutimeve dhe rritjes së anëtarësisë së Kishës, ishin mbrojtjet e besimit të krishterë kundër mësimeve të rreme, të ashtuquajturat apologjitë kundër herezive të krishtera, si edhe kundër judaizmit dhe paganizmit. Ishte, gjithashtu zhvillimi i doktrinës së Kishës dhe fillimet e teologjisë post-apostolike; themelimi i të njëjtit rregull bazë për Kishën në çdo bashkësi lokale të drejtuar nga peshkopët, presbiterët dhe dhjakonët; themelimet e para të liturgjisë së krishterë dhe jetës misterore të ndarë krejtësisht nga sinagoga judaike; fillimet e caktimit të kanonit të shkrimeve të shenjta të Kishës së Dhiatës së Re.

Në fund të shekullit të parë dhe në fillim të shekullit të dytë, u shkruan shumë shkrime të rreme rreth Krishtit. Këto janë të ashtuquajturat shkrimet apokrife (mos të ngatërrohen me apokrifët e Dhiatës së Vjetër), të ashtuquajturët pseudoapokrifë (Shih Shën Lluka tek Shkrimi i Shenjtë). Këto shkrime të rreme mbanin emrat e apostujve dhe futën në rrethet e krishtera shumë histori fantastike dhe legjendare rreth fëmijërisë së Krishtit, jetës së Shën Marisë dhe veprimtarisë së apostujve.

Së bashku më pseudoapokrifët u shfaqën, gjithashtu edhe mësimet e gnosticizmit, herezi e krishterë që e shndërronte krishtërimin në një lloj filozofie spiritualiste, dualiste dhe intelektualiste (Shih Kolosianët tek Shkrimi i Shenjtë). Të krishterët e vërtetë të besimit orthodhoks iu desh të ndesheshin me këto mësime të rreme. Rezultat i kësaj lufte ishte prodhimi i teologjisë së apologjistëve, domethënë, i atyre që e mbrojtën besimin e vërtetë dhe ungjillin origjinal të Krishtit. Rezultat i kësaj ishte, gjithashtu mësimi i vazhdimësisë apostolike në Kishë, doktrina se besimi dhe jeta e vërtetë e krishtërimit kishte kaluar nga kisha në kishë, nga brezi në brez dhe nga vendi në vend, nëpërmjet vazhdimësisë së Traditës së Shenjtë të Kishës në dorëzimin e peshkopëve, mësimi dhe praktika e të cilëve ishte e njëjtë tek të gjithë ata me mësimin e apostujve të Jisuit.

Një tjetër rezultat ishte që Kisha filloi të caktonte fort se cilat nga shkrimet i përkisnin ekzaktësisht Shkrimit të Shenjtë të Kishës dhe cilat jo, caktimi ishte bazuar në dëshminë e pastër apostolike që përmbahej në shkrimet, dhe përdorimi i tyre në Kishë në mbledhjet liturgjike.
Rregulli dhe Liturgjia e Kishës
Në shkrimet e shekullit të dytë të apologjistëve, martirëve dhe shenjtorëve, shihet se çdo Kishë e krishterë lokale udhëhiqej nga një peshkop, i cili e kryesonte Kishën që administrohej prej presviterëve ose pleqve dhe shërbehej prej dhjakonëve. Kështu shkruan në letrat e tij Shën Ignati i Antiokisë:
Ju këshilloj që të përpiqeni për të bërë çdo gjë në harmoni të perëndishme: peshkopi të kryesojë si në vend të Perëndisë, ndërsa presbiterët të funksionojnë si këshilli i apostujve dhe dhjakonët, të cilët janë më të dashurit e mi, janë besuar me shërbesën (d.m.th. veprat e mira) e Jisu Krishtit (Letra e Magnezianëve 6, 1).
Kini kujdes, pra, për të marrë pjesë në një Eukaristi; sepse një është trupi i Zotit tonë Jisu Krisht dhe një është kupa që na bashkon me Gjakun e Tij; dhe është një altar, ashtu si është një peshkop i ndihmuar nga presbiterët dhe dhjakonët, bashkëshërbyesit e mi (Letra e Filadelfianëve 4).
Atje ku është peshkopi, atje duhet të jetë populli, ashtu sikurse atje ku është Jisu Krishti, atje është edhe Kisha e Përgjithshme (Katholike) (Letra e Smirnianëve 8, 2).
Shën Ignati ishte i pari që e përdori termin katholik për të përshkruar Kishën. Ai është një mbiemër cilësor që tregon sesi është Kisha, domethënë, e plotë, e përsosur, e plotësuar, e tërë, duke mos i munguar asaj asgjë nga plotësia e hirit, të vërtetës dhe shenjtërisë së Perëndisë.

Në Didakinë dhe në Apologjitë e Shën Justinit dhe Shën Ireneut, janë gjithashtu përshkrimet e mistereve të krishtera.
Pagëzoni si më poshtë: mbas shpjegimit të të gjitha pikave, pagëzoni në emrin e Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, në ujë rrjedhës... (Didakia 7, 1).
Asnjë të mos hajë dhe të mos pijë nga Eukaristia juaj, por vetëm ata që janë pagëzuar në emrin e Zotit... (Didakia 9).
Në vetë Ditën e Zotit, mblidhuni së bashku dhe thyeni bukën dhe falenderoni (d.m.th. eukaristia, që do të thotë falënderim); por më parë rrëfeni mëkatet tuaja që flijimi juaj të jetë i pastër. Megjithatë, asnjë që grindet me vëllanë e tij të mos bashkohet me mbledhjen tuaj deri sa ata të pajtohen; flijimi juaj nuk duhet të ndyhet (Didakia 14).
Eukaristia në Apologjinë e Shën Justinit
Dhe në ditën që quhet e Dielë, të gjithë ata që banojnë në qytete apo në fshatra mblidhen së bashku në një vend dhe lexohen përsa e lejon koha kujtimet e apostujve dhe shkrimet e profetëve. Pastaj lexuesi e mbaron leximin dhe kryesuesi na mëson dhe na këshillon gojarisht për imitimin e këtyre gjërave të shkëlqyeshme, pastaj të gjithë ngrihemi së bashku dhe i japim lart lutjet tona; dhe sikurse thashë më sipër kur mbarojmë lutjet sillet buka dhe vera dhe uji; dhe kryesuesi në mënyrë të ngjashme ofron lutjet dhe falënderimet sipas aftësisë së tij dhe populli jep pëlqimin e tij duke thënë ‘Amin’; dhe bëhet një ndarje dhe pjesëmarrje e Eukaristisë tek gjithsecili dhe atyre që mungojnë dhjakonët i sjellin një pjesë.
Dhe ata që kanë dhe duan japin çfarë ata dëshirojnë, secili sipas mendimit të tij; ajo që mblidhet depozitohet dhe kryesuesi e përdor për të ndihmuar jetimët, të vejat dhe ata që janë në nevojë nga sëmundjet apo shkaqe të tjera, për ata që janë në burg, për të huajt që janë në udhëtim dhe me një fjalë kujdeset për të gjithë ata që janë në nevojë
Por e Diela është dita në të cilën ne mblidhemi së bashku, sepse është dita e parë në të cilën Perëndia, kur ndryshoi errësirën dhe materien, bëri botën, dhe Jisu Krishti Shpëtimtari ynë u ngjall së vdekurësh në të njëjtën ditë (Apologjia 1, 67 e Shën Justinit).

NKisha e krishterë jetoi një paqe relative që nga vdekja e Mark Aurelit (185) deri në kohën e perandorit Decius (249). Kur Decius erdhi në pushtet, ai filloi një persekutim të përgjithshëm kundër të krishterëve nëpër tërë perandorinë. Persekutimet nga Decius u vazhduan me forcë nga Valeriani (253-260) Gjatë kësaj kohe jo vetëm që të krishterët detyroheshin t’u flijonin perëndive perandorake, por kleri ndiqej për t’u vrarë dhe të gjitha pronat e të krishterëve konfiskoheshin dhe shkatërroheshin. Pati një përpjekje totale për ta zhdukur tërë udhëheqjen e Kishës dhe për ta shkatërruar atë tërësisht.

Megjithatë, pas Valerianit, Galeni, biri i tij, e ndali politikën e persekutimit të përgjithshëm dhe të krishterët jetuan përsëri në një paqe relative deri në fund të shekullit. Gjatë kësaj periudhe, pati një rritje të jashtëzakonshme të anëtarësisë së Kishës, e cila arriti ndoshta dhjetë për qind të popullsisë së perandorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyTue Sep 02, 2008 8:33 pm

Të Shkarët

Persekutimet nga Decius dhe Valeriani, si edhe kohët e qeta që e paraprinë dhe që e pasuan, sollën një krizë të madhe brenda Kishës së Krishterë në shekullin e tretë. Çështja ishte se çfarë duhej bërë me ata të krishterë që e mohuan Krishtin nën frikën e torturave dhe ekzekutimit dhe që shkanë nga jeta në Kishë këmbëngulnin se nuk mund të kishte pendim për mëkatet e rënda mbas Pagëzimit. Ata ua mohonin pendimin atyre që “shkanë” nga jeta e krishterë dhe iu kundërvunë peshkopëve, të cilët pranuan të lejonin pendimin dhe ripranimin e mëkatarëve në Kungatën e Shenjtë mbas periudhës së pendimit. Kështu, pati një numër skizmash në Kishë, të cilat bënë që disa njerëz të largoheshin nga Kisha për të gjetur, sipas tyre, një formë më të pastër dhe më të rreptë krishterimi. Ndër ata që lanë Kishën ishte edhe Tertuliani (v.220), ati i madh i teologjisë latine në Afrikën e Veriut dhe një autor përshkrues i traktateve të krishtera të çdo lloji. Tertuliani u bashkua me lëvizjen heretike të Montanit, e cila filloi në fund të shekullit të dytë dhe që pretendonte të ishte kisha e “profecisë së re” e Shpirtit të Shenjtë që, sipas tyre, ishte më e përsosur se ajo e “dhiatës së dytë” të Krishtit.

Mbrojtësi i madh i Kishës Katholikë (të Përgjithshme) në atë kohë ishte Qipriani, peshkopi i Kartagjenës (v.258), i cili vetë pati një vdekje martiri mbasi kundërshtoi në Romë të ashtuquajturën Kishë “të pastër” të Novatianit, e cila kundërshtonte ripranimin e të “shkarëve’ në kungimin e Kishës. Ndonëse një lexues i madh i teologjisë së Tertulianit, Qipriani e mbrojti Kishën Katholike të vazhdimësisë apostolike dhe peshkopale kundër kishave spiritualiste “të pastra” të maksimalistëve të vetë-modeluar. Ai ngulmonte se Kisha, ashtu si Krishti, ekziston të shpëtojë mëkatarët dhe se “jashtë Kishës nuk ka shpëtim” (Letra 73).

A mos mendon se po mban besimin ai që nuk e mban këtë unitet të Kishës? A mos beson që është në Kishë ai që e lufton dhe e kundështon Kishën...? Këtë unitet ne duhet ta mbajmë dhe ta pohojmë, sidomos ata prej nesh që janë peshkopë të cilët kryesojnë në Kishë, që ne të mund të provojmë, gjithashtu se peshkopata është një dhe e pandarë... Peshkopata është një, çdo pjesë e së cilës mbahet e tëra nga gjithsecili. Kisha është gjithashtu një... (Mbi Unitetin e Kishës 4, 5).



Nuk është e mundur ta ketë Perëndinë Atë ai që nuk e ka Kishën si nënë (Mbi Unitetin e Kishës 6).



Nuk është i krishterë ai që nuk është në Kishën e Krishtit (Letra 55).


Zhvillimi i Teologjisë

Shekulli i tretë dëshmoi, gjithashtu daljen e shkollës së parë zyrtare të teologjisë së krishterë. Ajo ndodhej në Egjipt, në Aleksandri, e themeluar nga Panteni, e zhvilluar nga Klementi (v. rreth 215) dhe e sjellë në kulmin e saj nga teologu dhe studiuesi i famshëm Origjeni (v. 253). Ndërsa Tertuliani, ati i teologjisë latine, kundërshtonte në mënyrë absolute çdo aleancë ndërmjet “Athinës“ dhe “Jerusalemit”, d.m.th. ndërmjet filozofisë pagane dhe zbulesës së krishterë, aleksandrinët këmbëngulnin se filozofia greke ishte një përgatitje e shëndoshë për Ungjillin e Krishterë dhe se të vërtetat e paganëve mund dhe duhej të silleshin për t’u përmbushur në të vërtetat e besimit të krishterë. Kështu i shkruan Origjeni nxënësit të tij Shën Grigor Çudibërësit:

Dëshiroj që ti të marrësh nga filozofia greke ato fusha njohurish që janë mundësisht një hyrje për Krishtërimin, dhe çfarëdo informacioni nga gjeometria dhe astronomia që mund të shërbejë për të shpjeguar librat e shenjtë...

Vepra e Origjenit ishte fenomenale. Ai shkroi për shumë tema traktate të panumurta. Ai bëri të parin studim me të vërtetë sistematik për librat e Biblës. Vepra e tij vendosi themelet për, pothuaj të gjithë teologjinë e mëvonshme greke në Kishë. Shumë prej mësimit të Origjenit u gjykua nga Kisha të ishte jo i saktë dhe, megjithatë, për shkak të vazhdimësisë së saj tek nxënësit e tij, autori i saj u dënua zyrtarisht nga Sinodi i Pestë Ekumenik në vitin 553.

Ndër teologët e shekullit të tretë, të cilët mund të përmenden përkrah Tertulianit, Qiprianit, Klementit dhe Origjenit janë: Dionisi i Aleksandrisë (v.265), Hipoliti i Romës (v. 235), Grigor Çudibërësi i Kapadoqisë (v. 270) dhe Metodi i Olimpit (v. 311). Të gjithë këta njerëz e zhvilluan teologjinë e krishterë orthodhokse dhe, veçanërisht hodhën themelet për doktrinën e Trinisë së Shenjtë, e cila shkaktoi aq debate në shekullin e katërt. Pavli i Samosatës dhe Luçiani i Antiokisë jetuan, gjithashtu në fund të shekullit të tretë dhe njihen për mësimin e tyre heretik në lidhje me karakterin Trinitar të Perëndisë.


Zhvillimi Liturgjik

Ekzistojnë, gjithashtu, shkrime prej shekullit të tretë që japin një ide rreth jetës kanonike dhe liturgjike të Kishës në atë kohë. Këto janë të ashtuquajturat: Mësimi i Apostujve i ardhur nga Siria dhe Tradita Apostolike e Hipolitit të Romës (v. 235) i cili shkroi në greqisht. I pari jep rregullat në lidhje me shërbimet hierarkike dhe praktikat misterore në Kishën e Sirisë dhe përshkruan mbledhjen liturgjike. I dyti jep, gjithashtu, informacion të ngjashëm, në një mënyrë më të gjatë dhe më të detajuar, rreth Kishës në Romë. Ai përmban tekstin më të vjetër të lutjes së përcaktuar eukaristike në historinë e Kishës që ne zotërojmë, si edhe formën për misteret e Pagëzimit, Mirosjes dhe Dorëzimit në klerik.
Pagëzimi dhe Mirosja në Traditën Apostolike të Hipolitit.

Dhe kur ai që do të pagëzohet zhytet në ujë, ai që e pagëzon vë dorën mbi atë duke thënë kështu:
A beson në Perëndinë Atin e Tërëfuqishëm?
Ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.
Le ta pagëzojë ai menjëherë, një herë, duke i vënë dorën mbi kokën e tij.
Dhe mbas kësaj le të thotë:
A beson në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë,
Që lindi nga Shpirti i Shenjtë dhe Virgjëresha Mari,
Që u kryqëzua në kohën e Pontit Pilat,
Dhe vdiq dhe u varros,
Dhe u ngrit i gjallë prej së vdekurish ditën e tretë,

Dhe u ngjit në qiell,
Dhe rri në të djathtë të Atit,
Dhe do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit?


Dhe kur ai thotë: Besoj,
le ta pagëzojë herën e dytë.
Dhe përsëri le t’i thotë:

A beson në Shpirtin e Shenjtë,
në Kishën e Shenjtë

dhe në ngjalljen e trupit?

Dhe ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.

Dhe le ta pagëzojë për herën e tretë.

Pastaj, kur ai del nga uji, ai do të lyhet nga presbiteri me Vajin e falënderimit duke thënë:

Të lyej me vajin e shenjtë në Emrin e Jisu Krishtit.

Dhe kështu duke u fshirë gjithsecili vetë me peshqir, ata vishen dhe mbas kësaj çohen të gjithë në bashkësinë (Kishë).

Dhe peshkopi do të vërë dorën e tij mbi ata duke u lutur dhe duke thënë:

O Zot Perëndi, që i vlerësove shërbëtorët e tu të denjë për të merituar ndjesën e mëkateve me anë të larjes së rilindjes, bëji ata të denjë të mbushen me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe dërgo mbi ata hirin Tënd, që ata të mund të të shërbejnë ty sipas vullnetit Tënd; sepse Ty të përket lavdia, Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në Kishën e Shenjtë, tani e përherë e në jëtën pa mbarim. Amin.

Mbas kësaj, duke derdhur vajin e shenjtëruar prej dorës së tij dhe duke e vënë dorën e tij mbi kokën e atij, ai do të thotë:

Të lyej ty me vajin e shenjtë në Perëndinë Atin e Tërëfuqishëm dhe Jisu Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Dhe duke e vulosur atë në ballë, ai do t’i japë atij puthjen e paqes dhe do të thotë: Zoti qoftë me ty.

Dhe ai që sapo është vulosur do të thotë: Dhe në shpirtin tënd.

Dhe kështu do të bëjë me gjithsecilin më vete.

Pastaj ata do të luten së bashku me të gjithë popullin. Por ata nuk do të luten më parë me besnikët para se të kenë kaluar në këto gjëra.

Dhe mbas lutjeve, le të japin puthjen e paqes.

Falënderimi në Traditën Apostolike të Hipolitit.

Zoti qoftë me ty.
Dhe me shpirtin tënd.
Ngrini lart zemrat.
I kemi tek Zoti.
Le ta falënderojmë Zotin.
I ka hije dhe është e drejtë.

Të falënderojmë ty Perëndi nëpërmjet shërbëtorit Tënd të dashur Jisu Krisht, të cilin Ti e ke dërguar kohët e fundit që të jetë Shpëtimtari dhe Çliruesi ynë dhe lajmëtari i këshillës Tënde, Fjala (Logos) që doli prej Teje, me anë të cilit i ke krijuar të gjitha gjërat, të cilin Ti pëlqeve ta dërgosh prej qiellit në gjirin e Virgjëreshës, dhe në trupin e saj Ai u mishërua dhe u shfaq të ishte Biri Yt i lindur prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës. Për të përmbushur vullnetitn Tënd dhe për të bërë gati për Ty një popull të shenjtë, Ai shtriu duart e Tij kur Ai pësoi që Ai të mund të çlironte nga vuajtjet ata që kishin arritur besimin në Ty.

Dhe kur Ai e dha Veten në pësimin vetedashës, që të shkatërronte vdekjen, dhe të thyente prangat e djallit, dhe të shkelte Hadhin, dhe të ndriçonte të drejtët, dhe të ndërtonte gur kufiri, dhe të zbulonte Ngjalljen, Ai mori bukën, falënderoi dhe tha: “Merrni hani, ky është trupi im që thyhet për ju.” Në të njëjtën mënyrë mori potirin dhe tha: “Ky është gjaku im që derdhet për ju. Sa herë që ta bëni këtë mbani kujtimin tim.”

Kur ne kujtojmë vdekjen dhe ngjalljen e Tij në këtë mënyrë, ne sjellim tek ty bukën dhe potirin, dhe të falënderojmë Ty, sepse Ti na ke vlerësuar të qëndrojmë para Teje dhe të shërbejmë ty si priftërinj.

[size=12]Dhe të lutemi që të dërgosh Shpirtin Tënd të Shenjtë në blatimin e Kishës. Bashkoji ato, dhe jepu të gjithë shenjtorëve që të marrin pjesë në blatimin, që ata të mund të mbushen me Shpirtin e Shenjtë, që të fuqizohen në besim dhe të vërtetë, që të mund të të lavdërojnë Ty me zë të lartë me anë të shërbëtorit Tënd, Jisu Krishtin, nëpërmjet të cilit Ty të dërgojmë lavdi e nder në kishën Tënde të shenjtë, tani e përherë. Amin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyTue Sep 02, 2008 9:25 pm

MARIA shkruajti:








[size=12]Pagëzimi dhe Mirosjanë Traditën Apostolike të Hipolitit.
.....................................
Dhe kur ai që do të pagëzohet zhytet në ujë,ai që e pagëzon vë dorën mbi atë duke thënë kështu:
A beson në Perëndinë Atin e Tërëfuqishëm?
Ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.
Le ta pagëzojë ai menjëherë, një herë, duke i vënë dorënmbi kokën e tij.
Dhe mbas kësaj le të thotë:
A beson në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë,
Që lindi nga Shpirti i Shenjtë dhe Virgjëresha Mari,
Që u kryqëzua në kohën e Pontit Pilat,
Dhe vdiq dhe u varros,
Dhe u ngrit i gjallë prej së vdekurish ditën e tretë,

Dhe u ngjit në qiell,
Dhe rri në të djathtë të Atit,
Dhe do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit?

Dhe kur ai thotë: Besoj,
le ta pagëzojë herën e dytë.
Dhe përsëri le t’i thotë:

A beson në Shpirtin e Shenjtë,
në Kishën e Shenjtë

dhe në ngjalljen e trupit?


Dhe ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.

Dhe le ta pagëzojë për herën e tretë.
...................................
???????????????
Po ku ta dija unë moj Maria se ti qënke Priftëreshë? Po ti thuaj se bën detyrën...!Po nejse...
Mund të më sqarosh tek ai pagëzimi që bën?Unë jetoj në greqi dhe kam parë shumë pagëzime.Pagëzohen nga 6 muajsh dhe e shumta deri në 2 vjeç.Easte të rrala prifti pagëzon ndonjë të rritur...që do të bëhet i krishter!!!Kjo s'ka rëndësi.
A mundet fëmija 6 muajsh ose 2 vjeç,t'u përgjigjet atyre pyetjeve të formulës?Unë nuk e kuptova mirë!
Atëherë gënjeni veten dhe të tjerët kujtoni se ju besojnë.
Nuk besoj të kesh pasqyrë në shtëpi,por shko shikohu në ndonjë pellg me ujë,siç thotë populli dhe të shohësh se cila je.Për ndrin tënd po të jap mundësin të lexosh ca studime,të tjetërkujt dhe lexoj të mësosh.
përshëndetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale EmptyWed Sep 03, 2008 11:08 am

Noli
Përballë
Janullatos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kisha Ortodokse Autoqefale Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha Ortodokse Autoqefale   Kisha Ortodokse Autoqefale Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kisha Ortodokse Autoqefale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» At Nikolla Marku,kryepeshkop i kishes ortodokse autoqefale k
» "Drita e botës. Papa, Kisha, shenjat e kohëve."
» Prizreni nën vullnetin e Kishës Ortodokse
» Suedi: Kisha shndërrohet në xhami
» KISHA DASHT ME JU PYT DIQKA NESE E DINI ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: