Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Aforizma lirike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 72
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Aforizma lirike Empty
MesazhTitulli: Aforizma lirike   Aforizma lirike EmptyFri Mar 17, 2023 10:03 pm

-Aforizma lirike
         (Vellimi I dytë)
 Njeriu eshte si kometa
Tërhiqet nga e vërteta.

 -Njeriu manjak
           Si qeni allcak.
         gjithë ditën lehin
          e s’behen merak!

 Një fjalë na la I pari
        Budallait i hap rrugë gomari!

 Një i pasur kish rënë në mërak
           Të hante pak si varfanjak!

 --Njëherë provoi njeriu i zi
         Të fuste gjarprin në gji!


       E gjarpëri i tha
     Ti qenke një budalla!

 Njeriu i vertetë mrekullinë
  e mban në kurriz
      Deri në ditët e pafundësisë!

 -O djallë me brirë
    E paske shpirtin këllirë
Nuk paske të dytë
        Të zënt buka sytë!

 --O sylesh!
Kur një mendje të kesh
       Kur do ta krehin trurin
    Ndahet byku nga gruri!

 Pesë shokë për bukuri
Në një sofër hanë tok!
Dy qen në një canak
Nuk afrohen dot!

 -Pse nuk bëj shumë punë
Më bluan inati!
Lopata han sa është takati!

 -Pa lexuar syri ndryshket
          Pa mësuar mendja vyshket!

 --Po të mos ishte Dielli
Në tokë nuk do kishte jetë
Dielli është zot i vërtëtë.


 --Kur t’i thuash jetës të dua!
Vëgimi kurre su shua!


 --Raftet bosh,koka shoshë!

 -Respekti për njerinë
Si kujdesi për fëmijën!



 -Rrezet e henes mbi djep
I palos e i fut në djep
Jo për të fshehur dicka
Por ato të më bëhen tra!

 -Skllavëria nuk është mal me borë
Por pesha e vdekjes në kraharor!

 --Skllavi i ideollogjisë
Si miu i shtëpisë!

 --S’lihet koka pa kapele
  Si nuk lihet ujku bari me dele!
   Smira si shëllira
    Njera djathin ruan
         Tjetra të zotin e bluan!?

 --Syri që sheh larg
Sheh dhe zorret në bark
Ai që nuk sheh dot atë që ka pranë
Nuk njeh as nënë as babanë!

 -Syrin pushka kurrë s’ma plakën
Që kjo tokë të mos ketë erë gjaku!

 =Tregtari se don tregtarin
Se i duket se prish pazarin!
Shpatullat e trimit
Nuk bien kuurrë
       në krahët e pikëllimit!

 --Shtëpia me shkallë të ngurta
Si mendja me fjalë të urta!

 -Shpirti pa vrere
Si trandafili pa ere!



 10-Shpirti i ngrohtë,syri pa lot!
Dhurata më e bukur në botë!


 --Të katër gjymtyrët m’i shkul
Vec në zemër mos mu ngul!

 -Tek të diturit koka bije në dhe
    Dhe qielli me dritë tek yjet e ngre,
       Të mirin vlerat e kanë pushtuar
     Të ligun të mirat e kanë gëzuar!

 -Të falenderoj o mik
    Të vlersoj si ciflik
        Se këto janë fjalë të urta
Me lehtësi ngjis shkallët e ngurta!>

 -Të falësh hajdutin shumë gabon
           Se vjedhjen ai kurrë se harron!

 --Të ligun luftoje si trim
             Shokun ruaje
         Prej tij s’ke shqetësim!

 --Të daj pasurinë i takon Babaijt
Që të mos i versulet vëlla vëllait!

 -Të përqeshësh shokun je budalla
 Se nesër me ty do bëj Ha ha ha!

 -Ti lodhesh se fle në dyshek
        Unë i etur shkoi në bibliotekë!

 -Tani plak ,dje i ri
 Jetova për të qënë i ri!

 -Të keqes i dil acik
Vetëm shpirti heroik!


 =Uji lag fytin
 Edukimi ngul vyrtytin!

 -Varrin e babait kishte vite pa e parë
Mbi varr kish ndyrë një zagar
Kishte mbirë një bostan në atë vend
          Djali erdhi nder mendkur e pa ai tha:
 Për mua e rrite or Baba!?..
 Vëlla-fjala që të bën pasha
 Dritë dielli dritë hane
 Gjak e mish i një nane!?..

 -Vonë po shkove në pazar
         -Nuk do dhesh as mall as kandar!

 -Vuajtaj fundi i një humnere
      Gëzimi celja e një dere!

 --Zemrimi dhe zhgënjimi
        thyen zemrën e një trimi!

 --Zemra valë prushi
         Lotet kokrra rrushi
          Mirësia e përligjur
             Largon bimën e fëlliqur!

 -Zgjuarsia njeriun e bën madhështor
         Sic bën lartësia malin Tomorr!

 -Zoti krijoi njerinë
Apo njeriu  krijoi perendinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aforizma lirike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ATENTATET
» Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë
» Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov
» Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: