Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ATENTATET

Shko poshtë 
+7
Euridika
Valdrini_pr
Anna
shaban cakolli
dibranja
Sofra
Beton
11 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: ATENTATET   ATENTATET EmptyMon Sep 24, 2007 2:01 am

Kushe me te vertet beri atentat ndaj Vellezrve Gervalla dhe Kadri Zeke-se..?
Keni lexuar ket liber.!



Ngjarjet e romanit janë fragmente të jetës dhe veprimtarisë në ekzil,
gjatë viteve 1979 – 1982, të personaliteteve tashmë historike,
Jusuf
Gërvalla, Kadri Zeka
dhe Bardhosh Gërvalla dhe të bashkëveprimtarëve
e kundërshtarëve të tyre, si dhe rrethanat para atentateve,
më 17 Janar 1982, në Untergruppenbach, afër Hajbronit (Heilbronn)
të Gjermanisë dhe pas atentateve, deri më 17 janar 1985.
Ato janë paraqitur ashtu siç i kam përjetuar dhe siç i kam mbajtur
mend, pa pretendim për të qenë të vërteta historike. Mendimet dhe
vlerësimet janë të kohës, kur kanë ndodhur ngjarjet.
.............................Autori Ibrahim Kelmendi.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guest
Vizitor
avatar



ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed Sep 26, 2007 10:59 pm

nga studimet e deritanishme eshte vetem nje pergjegje lidhur me atentatin kunder vellezerve gervalla dhe Kadri zeka.

meqenese Bardhoshi e Kadriu kane ndrrruar jete menjehere ne veture, Jusufi ndrroj jete ne spital por duke rrefuer se "na vrau UDB-ja e Jugosllavise.

supozime ka edhe qe Arkani ka qene njeashtu ate kohe ngusht i lidhur me UDB-ne Jugosllave dhe se mund te kete qene edhe ky atentatori, etj, etj, me nje fjale deri me sot rreth rastit ska bere gje as shteti gjerman e as ndonje tjeter .

____________________________________________________

Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed Sep 26, 2007 11:36 pm

Libri i kushteohet atdhetarit Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në të përshkruhet ngjarjet më interesante pas arratisjes së Jusufit në Gjermani dhe më pas veprimtarija e tijë atdhetare me shok për organizimin e shqiptareve në mërgim...të cilën e bëri me mjaft sukses duke mos kursyer asgjë nga vetja deri në frymën për çështjen kombëtare.
Është një libër shumë interesant i cili e tërhjek lexuesin që ta lexojë, sepse, përmes kësaj libre tregohet aktiviteti i mërgimtarve të cilët dhan gjithçka për Kosovën madje atentati i kryer mbi vëllezrit Gërvalla dhe njohsin e shklqyer Kadri Zeka tregon se u bë pikrisht për ta penguar këtë punë dhe aktivitet i cili po rritej përçdo ditë në mërgim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed Sep 26, 2007 11:43 pm

Ajo qe me ka prek tek ky liber ishte ky shkrim.

Lexoni kete shkrim ju lutem.

Letern qe ja shruajti nje goce nga kosova miranit.

“Shumë i respektuari dhe i nderuari, Shoku Miran!
Kur më caktuan të merrja pjesë në grupin që vinte të jepte koncerte në Gjermani
u gëzova shumë. Më beso, më shumë u gëzova për mundësinë të të takoja ty, sesa
për mundësinë që po më jepej për të vizituar Gjermaninë. Për ty po flitet shumë në
Kosovë. Mua konkretisht më ka folur një i afërm imi që gjendet si emigrant ekonomik
në Dyzeldorf, i cili shpresoj të ta japë këtë letër.
Ky gëzim që kisha para ardhjes këtu më është shkatërruar barbarisht. Para
nisjes pata shpresuar se do të bëhesha shoqja jote duke e bashkuar jetën me ty, për të
të ndihmuar në veprimtarinë patriotike dhe për të krijuar familje të lumtur. Por,
kur erdha në Gjermani më ndodhi tragjedia. Do të ta rrëfej duke vlerësuar arsyeshmërinë
tënde. Nuk frikësohem se do ta shpërdorosh sinqeritetin tim.
Grupin tonë po e shoqëronte një burrë i pashëm, i veshur me kostum e kollaro.
Asnjëri nga anëtarët e grupit nuk e njihte, prandaj i frikësoheshim se mos na e
kishte dhënë UDB–ja për mbikëqyrje që të mos kontaktonim me radhët tuaja.
Parëmbrëmë nisi filli i tragjedisë sime. Ishim në hotel. Ai më thirri të ngjitesha lart
në dhomën e tij, duke më thënë se kishte një bisedë të shkurtër më mua. Këtë ma
tha me kulturë mirësjelljeje. Por, kur unë refuzova ai më urdhëroi. Unë u frikësova
dhe shkova, me bindjen se vërtet donte vetëm të bisedonte më mua për sjelljet e mia
apo të ndonjë anëtari të grupit. Këto ditë po shoqërohesha shumë me të afërmin tim
dhe me gruan e tij. Kjo, mendova, duhet ta ketë shtyrë atë që të më detyrojë të bisedoj
me të. Kur shkova në dhomë më ofroi viski. Nuk e pranova me arsyetimin se nuk
pi alkool. Ai e kishte frigoriferin plot dhe jo si ne. Më dha një fanta, kurse ai mori
për vete viski.
Filloi të më pyeste pa u prezantuar se cili ishte në të vërtetë. Më pyeti për të afër-
min tim, për lidhjet e tij me ty, për veprimtarinë tuaj, me mendimin se i afërmi kishte
bërë lidhje të fshehta prej kohësh midis meje dhe radhëve tuaja. Unë nuk tregova
gjë duke i thënë se kishim vetëm lidhje familjare. Nuk më bëri shumë presion që
të flas detyrueshëm, por më propozoi të bëja seks me të, sepse iu paskëshin fryrë b...
gjatë këtyre ditëve. Menjëherë u tërbova duke i thënë pusht, kurvar e të ngjashme.
Bëra të iki, por ai e kishte mbylluar derën dhe çelësin e kishte futur në xhep. E
kërcënova se do të ulërija, po nuk ma hapi. Ai më kapi për flokëve duke më kërcënuar
që ta mbyll gojën, sepse do ta pësojnë keq njerëzit e familjes në Kosovë. E
luta përgjërueshëm që të më lironte dhe vërtet më liroi.
Dje, pasdite, më telefonoi nëna. Sa nuk më çmendi. Më tha se kishin shkuar
dy njerëz të UDB–së në shtëpi bashkë me pesë policë. Kishin bastisur shtëpinë dhe
kishin gjetur një gazetë “Bashkimi”. Nana me çortoi pse e kisha fshehur atë gazetë
në dhomën time. I thashë asaj dhe po të tregoj edhe ty se gazetën “Bashkimi” e
kam lexuar kur ma ka dhënë në besë një shoqe, por nuk kisha si ta fshihja, pasi
ajo një ditë më vonë ma mori. Do të isha e lumtur sikur ajo të ma kishte lënë që ta
mbaja të fshehur, me kënaqësinë që do ndjeja, kur t’ ua jepja shoqëve e shokëve për
ta lexuar. Pra, ata që kishin bastisur shtëpinë, e kanë sjellë me vete “Bashkimin”,
duke gënjyer se e kanë gjetur nën dyshek të shtratit tim. Në fund nënës i kishin
thënë se shkak për bastisje jam unë, meqë gjatë turneut po kontaktojë armiq të
Jugosllavisë. E kishin kërcënuar se po nuk bëra si do më thotë mbikëqyrësi i grupit
muzikor, do ta arrestonin gjithë familjen. Dhe nëna më luti: “Vajza e nënës, dëgjoje
atë mbikëqyrësin që të mos na shkaktosh tragjedi më të madhe!”
Sapo mbarova telefonatën ia plasa vajit, duke mallkuar veten. Vazhdova të
qaja me dënesë e shtrirë në shtrat: “Çfarë pushti e krimineli na qenka ky
mbikëqyrësi!? Paska pozita të larta në UDB, prandaj paska urdhëruar menjëherë
të më bastiset familja dhe të më shantazhojë në këtë mënyrë...” Ndërkohë hyri shoqja
e dhomës dhe u lemerit kur më pa se po qaja me dënesë. Më pyeti çfarë kisha,
duke ma fshirë fytyrën me peshqir të lagur, por nuk i tregova. Mbeta e shtrirë në
krevat për të pushuar dhe për të menduar, se si duhej të veproja. Një mendje më
thoshte, të shkoja tek i afërmi për të kërkuar ndihmë, duke e lutur të më kontak-
tonte me ty. Tjetra më thoshte, nuk duhet, për hirë të egoizmit tim, ta dëmtojë familjen,
pasi isha e bindur se UDB–ja do të hakmerrej. Pas një ore pushim, zbrita
poshtë për të pirë një çaj. E pashë atë pushtin. Kaloi pranë meje, duke më thënë me
inat: “Nuk dukesh se ndihesh mirë. Të pres në dhomë në ora 20.00, sepse sonte
nuk do të ketë koncert''
M’i tha këto dhe u ul vetëm në anën tjetër të restorantit të
hotelit. I vetëm dhe në skaje të hotelit ulej përherë dhe na vështronte.
U ngrita për të shkuar sërish në dhomë, pasi edhe çajin ma zuri në fyt. Prapë
po mendohesha se si duhej të veproja. Kisha vetëm dy alternativa. Vendosa për alternativën
e poshtërimit, pasi më mungonte kurajoja qytetare për të përballuar torturat
që do të pësonin prindërit dhe sidomos vëllai i hasretit, të cilin unë e dua tej mase. Të
lutem, mos më keqkupto për zgjedhjen e poshtërimit, pasi më duhet të sakrifikohem
për prindërit dhe sidomos për vëllain!
Meqë vendosa të jem e sinqertë ndaj teje, kur vendosa të të shkruaj këtë letër, po
të informoj se në orën 20.00 i shkova në dhomë fshehurazi të mos më hetonin shoqja
e dhomës dhe pjestarët e tjerë të grupit. Sapo hyra, duke u zgërdhirë dhe me
paraqitje prej fitimtari cinik e sadist, më tha: “Po më gëzon fakti që je e zgjuar dhe
pranon të kooperojmë.” Në kohën kur po më thoshte këto, filloi të më zhvishte.
Unë po rrija si statujë, por si ato që dridhen kur bie tërmeti dhe rrezikohen të thyhen
në copa kur do rrëzohen. Pastaj më shtriu në shtrat dhe më përdhunoi. Ndjeja
dhimbje të mëdha, sepse në këtë mënyrë kaq kriminale, po humbja edhe virgjërinë
time, të cilën kisha dëshirë të ta dhuroja ty. Nuk di se çka krejt ka bërë më mua,
pasi pas pak çastësh, meqë po qaja me dënesë, humba vetëdijen. U këndella nga të
lagurat me ujë që po më bënte ai sadist. Pashë se shtrati ishte përgjakur dhe sërish
shpërtheva në vaj. Më ofroi të pija, por ia refuzova. Po rrija përmbys në shtrat duke
qarë dhe ai po kënaqej duke ma ledhatuar kurrizin.
Pasi u lodha se qari, u ngrita dhe bëra një dush. Kur e kreva, ai më foli: “U
kënaqem. Ti mos u frikëso, se ngjashëm u ndodh të gjitha femrave kur bëjnë seks
për herë të parë. Ti, tani e tutje, e di se duhet të veprosh si të them unë.” Unë heshta.
Ai prapë më pyeti në formë urdhëruese: “A do respektosh urdhërat e mia!?” Iu
përgjigja me zë të ndrydhur: “Nuk kam tjetër zgjidhje”.
Në vazhdim më tregoi: “Jam oficer i lartë në UDB dhe në Sekretariatin Krahinor
të Brendshme kam pozitë udhëheqëse për gjithë Kosovën. Emrin e vërtetë e kam
Josip Karaxha dhe jo si në pasaportë të falsifikuar, enkas për këtë udhëtim. Jam i
ngarkua me një mision të rëndësishëm dhe më duhet angazhimi yt. Ti tani duhet të
bëhesh e vetëdijshme se po i tregove ndokujt gjë, jo vetëm që rrezikon prindërit dhe
vëllanë, por rrezikon edhe jetën tënde fizike. Nësër mbrëma kemi koncert në Hilden.
Aty, sipas informatave që kam, do vijë edhe Miran Bruçaj, me shumë bashkëveprimtarë
të tij. Shpreso se nuk do të na e prishin koncertin, si në qytetet e tjera.
Por kjo ka pak rëndësi për misionin tim. Ti, në fund të koncertit, duhet t’i afrohesh
Miranit dhe t’i thuash se e pret në hotel, duke i dhënë të kuptojë se e pëlqen dhe se
do bësh seks me të. Pastaj do ta takoj unë në hotel, pasi dy udhëheqësit kryesor të
Kosovës më kanë ngarkuar që ta bind Miranin për ta pushuar përkohësisht veprimtarinë
e tyre patriotike, sepse druajmë se nacionalizmi serb, i cili është konsoliduar
tani, do ta shfrytëzojë angazhimin e tyre dhe shpërthimin e mundshëm të revoltës
sociale në Kosovë, që të ndërhyjë brutalisht në Kosovë, duke na i shkatërruar të
arriturat e mëdha politike gjatë kësaj dekade. Ky, mendoj unë, do të jetë kontribut
patriotik imi dhe yti, në mënyrën tonë.”
Duke e dëgjuar atë, u gëzova që po më jepte mundësinë të të takoja fizikisht,
qoftë vetëm një herë. Po mendohesha që ta shfrytëzoja rastin për t’u njoftuar me ty
dhe për të ofruar dashurinë time, duke ta fshehur përdhunimin që më kishte ndodhur.
Por, për shkak të adhurimit të madh që ndiej për ty, hoqa dorë nga kjo taktikë.
Fatkeqësisht, jam e detyruar të veproj siç po më urdhëron ky farë Josipi.
Siç mund të më kuptosh, fatkeqësisht, jeta ime është shkatërruar dhe nuk dihet
se kur do të marr guxim të bëjë vetëvrasje, pasi edhe për këtë akt u dashka trimëri
përkatëse.
Unë këtë letër do ta jap që në takim të parë, që ti të informohesh se për ç’arsye
po të lutem të vish në hotel. Për të tjera do të bisedojmë nëse më jepet rasti. Unë po
filloj të lutem për ty që të dalësh faqebardhë në këtë sprovë të rëndë.
Së fundi, po të lutem për mirëkuptim minimal njerëzor për fatkeqësinë time të
rëndë. Edhe nga kjo gjendje poshtëruese, por rrezikoj jetën për të të informuar për
planin e këtij krimineli sadist dhe kam besim se ti nuk do të ma rrezikosh jetën
fizike, pasi tani po e vë në lojë për ty dhe për hirë të popullit tim.
Nëse e pranon, nga kjo pozitë imja poshtëruese,
Të përqafoj gjithsesi miqësisht
Fatkeqja Jetëmbaruar”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed Sep 26, 2007 11:48 pm

Kur kemi të bëjmë me vrasje duhet të jemi të matur, por kur kemi të bëjmë me vrasje politike dhe atentat kundër patriotëve të mëdhenjë me përmasa kombëtare atëherë duhet të jemi edhe të matur edhe të përgjegjshëm.Mund te them se kjo heshtje do të vazhdojë edhe për një kohë,e cila do të thyhet patjetër dhe pa fije dyshimi do të thuhet një ditë edhe fjala e fundit.Ku ironija me e madhe eshte se Vëllezërit Gërvalla i ka vrarë UDB-ja jugosllave në bashkpunim me shqiptarët e punësuar në UDB të Kosovës dhe Jugosllavisë.
Ku te ashtuquajturit shqiptar te ''ndershem'' juve ju them ta dini:
"Drejtësia vonon ,por triumfon"!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyThu Sep 27, 2007 10:11 pm

Mendimi i dibranes me duket me i arsyeshem,kuptohet inicimin per vrasejen e patrioteve e ka bere UDB-ja;Jugosllave,por vrasesi ishte shqiptar.Kete ndriqim te shume pritur,e ka bere autori i romanit,dhe ketu nuk ka me qka te fshehet.Kelmendi e ka shkruar nje roman shume te qarte,aq mire i ka emertuar personazhet dhe vrasesi eshte Rezil Mejtepi,edhe ndonese nuk e ka emrin Rezil,emertimi i personazhit eshte aq mire i qelluar!Nuk ka me rezil se ai qevret vellezerit patriot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyThu Sep 27, 2007 10:18 pm

Kelmendi kur ka dit te bej nofken e rezilit them pse nuk e denancon ket far rezili qe shtiu plumba mbi herojt shqipatre dhe besoj me e udhes do te ishte te dal publikishte nese e din se sa te shkruente nji liber me personazh dhe te mbetej enigm vrsesi i heronjev Jusif kadri,bardhosh nese ky shkrimtar kelmendi ibrahim e din por ne liber shkrojti me nifka te mbyllura per mua mban nji pergjegjei para familjes te ndjerve dhe para popullit ton le ta publikoj kush eshte rezili mos ta mbaj me nofk ather ky do te bente nji pune te madhe karshi popullit te tij vrasesi nuk duhet te mbulohet krimi luftohet dhe mbyllet hidhet ne organet gjygjsore le ta marr denimin qe e ka meritue .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyFri Sep 28, 2007 11:24 am

Oj Anna,ate nofke e dijne te gjithe mergimtaret e kohes se patrioteve ne fjale.Me nje fjale vrasesi i patrioteve tane,eshte pasqyre para nesh.Kelmendi eshte veprimtare dhe shkrimtar,ai e kakryar misionin e tij me pende,ai nuk bene gjyq.Gjyqin e bene shteti,por ja......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyFri Sep 28, 2007 11:58 am

Zoti Shaban cakolli nuk kam shprehur aj te bej gjygje por ta denancoj jo me emrin e nofkes por me emrin e real ne gjygjin ton dhe ta denoj shteti prokuroija sepse mua keshtu me len shum dilema dhe kam te drejt te dyshoj plotesisht nese njeriu qe eshte vrares eshte i lire ateher kjo ka nji demethenje se libri botohet per fitim material kur behet fjal per nji vrasje te trefisht dhe jo kelmendi te jet gjygjetare por kelmendi deshmitar me fakte dhe dora e cila shtiu mbi martir te denohet me nji denim kapital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyFri Sep 28, 2007 3:49 pm

Anaa:
Kete liber kam lexuar me vemendje,ne ate qe kuptova nga fjalet e fundit te Jusuf Gervalles ne diten e vrajes,nuk di sa eshte e vertet por keta jane fjalet e (Drites Bashkshortes se Jusufit)
Mendoje se Jusufi do ta mbijetonte atentatin sikur ne spital te mos kishte qene kujdestar nje mjek serb.Ai u tregua teper neglizhen dhe nuk thirri as perforcim per nderhyrje serioze qe te na e shpetonte ate.

Dishon se edhe ai ka qen pjes e kesaj makinerie vrastare..?Pyet Mirani.

Drita:

-Them se po,meqe Jusufi ishte i forte ende ne momentin e v'rasjes.Vete ju pergjigje policeve,se ishte UDB-ja ajo qe i vrau.Pastai gjate gjithe rruges per ne Spital kemi biseduar.Pas te tjerave me tha:

''Nese dorasit jane shqiptare,mos u zbulofshin kure!''

Me porositi qe te kem kujdes per mirerritje dhe miredukim patriotik te femijeve.

Do te thote se Jusuf Gervalla me fjalen e fundit ka then mos u zbulofshin kure,nese jan shqiptar..!

E kjo eshte qe me bene dyshim pse Shteti Gjerman nuk ka mare masa n'dodh se ''Drita nuk ka dasht qe te zbulohet atentatori.?''
Kete mun veq drita me dite,apo jane fjalet e autorit te librit,nuk e di.!

Kete mar nga Libri...

pershendetje te gjithve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyFri Sep 28, 2007 4:01 pm

Bashkeshortja e Isufit ishte me emrin Zana dhe kjo ka bisedue castin e fundit me te ne spital mire thua beton se aty ishte mjeku serrb ne spital kur u dergue isuf me shok dhe vlla por dihet qe plumbat kan qen edhe me helmim ashtu eshte perfolur pse nuk u zbulue ket sun e them vrarssi dihet qe ishte dora e udb dhe i paguar mire aj qe beri ket atentat por duhet ta zbulohet e verteta mos te rrij enigmatike ne kemi shum vrasje ne kosove edhe pas lufte mrapa shpine duke i mbatur gjerat te heshura fjala e armikut eshte perqaj dhe sundo ja mbrrin me qellime mrapa shpine .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySun Jan 20, 2008 2:18 am

Muaj i janarit eshte muaj Zije per gjithe shqiptaret doja qe ne kete teme te perkujtoim antentati q'ju bere Vllezerve Gervalla dhe Kadri Zeka.
Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySun Jan 20, 2008 4:24 am

Unë po e sjell për forumistët këtë këngë për Jusuf Gërvallën.
ATENTATET Default ATENTATET Pixel-vfl73

Zyle Krasniqi Këngë për Jusuf Gërvallën 1992


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed May 14, 2008 9:41 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valdrini_pr
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 40
Vendi : prishtin
Profesioni/Hobi : ngasja e veturav
Registration date : 16/01/2008

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyThu Jan 24, 2008 12:42 am

Po ede une kam pakez nej tregim te vogel per ket tem mjaft te qelushme
Atentatet sa per mendimin tim behen ne baz te pabesis kur nje njeri nuk e mban fjalen kjo pun sa per mu esht nje lloj prite apo spiunazhi por uen mendoj te jemi sa ma cinik te jem sekret mso ti shpalosem punet tona duku ju rrefyer shokit shoqes apo etj
shkurt mso ti besojm qdo kujt te jem sy hapur . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed May 14, 2008 6:25 pm

Koha kur kanë vepru vëllezrit Gërvalla dhe KAdri Zeka me te terë , ka qenë kohë shumë e vështirë..Se ata i vrau UDB-ja ,kjo as që vihet në dyshim , por e keqja e kësaj është se,?UDB-ja kishte edhe "shqiptar" në mesin e vet.
po të mos kishte tradhëtar dhe spiun shqiptar , kjo nuk do të ndodhte dhe shumë gjëra të tjera nuk do të ndodhnin..

Edhe unë kam lexu librin e Ibrahim Klemendit , e kam lexu me shumë kurreshtje , pak a shume jane gjera qe edhe jane dite por nëkëtë libër disi dalin më të kjarta, më të saktësuara (variant i autorit për ngjarjen ),por t'ia lëmë kohes të tregoi për saktësinë apo jo të kësaj ngjarje..(të pershkruar ne libër e kam fjalen)

mendoj që është një liber që do të ishte mirë t'a lexonim ,sepse është një lloj mësimi në të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed May 14, 2008 9:41 pm

ATENTATET Default ATENTATET Pixel-vfl73

Zyle Krasniqi Këngë për flamurin 1992 www.rapsodet.c om
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed May 14, 2008 9:44 pm

I lexova ! Kam lexuar edhe librin e Fehredin Tafallari! Mendimet e Kadaresë ! Kam dëgjuar për Jusuf Kelmendin dhe për veprimtarinë që ka bërë. Shumica aludojnë në të ! Por, e lëmë atë punë !
Ndihmësit e vrasësve të Jusufit ,Bardhoshit dhe Kadriut kanë qenë shumë! Në atë kohë, kam dëgjuar se UDB ka përgaditur ekipe vrasësish që kanë studiuar rrethanat e vrasjes! Rade Çallaku, Faja, Liku , Sinani, Besimi,... etj, emra që qarkullojnë por që dihet se veprojnë në diasporë dhe prej atje dërgojnë materiale! Vetëm faja ka ngordh! Të tjerit janë gjallë dhe si djaj rendin të bëjnë gjithçka kundër shqiptarëve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed May 14, 2008 9:47 pm

ATENTATET Default ATENTATET Pixel-vfl73

Zyle Krasniqi Këngë për Jusuf Gërvallën 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyWed May 14, 2008 11:20 pm

shum atentate nga viti 1990 Afrim Zhitia Zahir Pajaziti Hakif Zejnullahu Bahri Fazliu Agron Rrahmani Fahri Fazliu Hyzdri Talla
te gjithe kta burra te fort kolos , prijes , legjendar . Po qka me dhemb me shum pse u shua elita e LLAPIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptyThu Jul 03, 2008 2:11 am

Eshte zbuluar se kush ka qen Atentatori i vellezerve gervalla dhe Kadri Zekes apo e kaluar e haruar ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
baba
Fillestar/e
Fillestar/e
baba


Male
Numri i postimeve : 13
Registration date : 04/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySat Jul 19, 2008 12:24 am

Të lexosh ATENTATET do të thot ta rikthesh historin dhe të kuptosh (i)moralin dhe karkteristikat e infulences së antishiptarizmit nga pseudo patriotët tanë dhe kupton se hasmi apo armiku i shqiptarit ka qenë vet shqiptari...
E njoh autorin dhe i di fort mir vlerat e pakapercyera të ti që nuk mund ti ari askush tjetër, të jesh autor i keti libri do të thot te japish çdo grimc nga trupi, shpirti dhe çdo pik gjaku që te rrjedh në venat e trupit. Kam pas nderin të jem në promovimin e librit në prishtin dhe të lexoi këtë libër sigurisht merit më e madhe dhe e begat është që në këtë libër tregohen dhe vlerat e familjes sime të babait tim Samedin Iljazi apo siç permendet tek romani SAIMIR PËRCA më vjen keq që sot nuk ua dim për nder veprat e patriotëve tanë të vërtet dhe në të njejtën kohë kam zili, krenohem dhe mburem per besnikrin dhe punës së dlirt të tyre, krenohem me tim atë që punoi për rrezimin e shtetit komunist dhe integrimin e plot te shqiptarve në liri edhe pse sot nuk ja di vlerën askush dhe nuk dua tja di vlerën askush se vlerën e ti e kam të ndezur si zjar ne zemer triumfin e ti e gezoi unë kjo më bën me se shumti krenar...
por nuk di ende si ta mbuloi urejtjen dhe se mundohem të mos urej askënd, kur kujtoi si babi im ka qen i torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga UDB-ASHAT është torturuar neper kavaze nga me te dhunshmet, nuk di kete si ta fshi nga kujtesa ime, nuk di si ta fshi nga kujtesa ime kur u larguan te gjith ata qe jan patriot sot dhe nuk i flisnin babait tim pershkak se denohej per vrasje te shtetit jugosllav, a sot ata persona mbajn krenaret e patriotizmit nuk di si te humb nga kujtesa kur babi im humbi punen e humbi te gjith per ceshtjet shqiptare dhe nuk kishte edhe 1qindrak per buk e të tjerët as se e kujtonin atë por thonin mir e ka ai tenton te vras shtetin ton (sot patriotet tanë që i shohim qe mburen pa pushim per veprat e tyre keta jan veprat e tyre) nuk a mund të më mësoi dikush si të ndaloi kete urejtje ..........
rroft populli shqiptar dhe të gjith baballarët tanë qi kan vlerat e verteta te patriotizmit kjo eshte vlera me e madhe e historikut te shekullit te kaluar Romani ATENTATET nga Ibrahim Kelmendi miku i ngusht dhe i vjeter i babit tim ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
baba
Fillestar/e
Fillestar/e
baba


Male
Numri i postimeve : 13
Registration date : 04/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySat Jul 19, 2008 12:34 am

kjo ishte e gjitha vec desha te tregoi se shpeiti ndoshta nga nentori do te kemi ne dor edhe librin me te ri nga ibrahim kelmendi me shenime autobiografike nga shum patriot tan te viteve 70-90
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySat Jul 19, 2008 1:00 am

baba shkruajti:
Të lexosh ATENTATET do të thot ta rikthesh historin dhe të kuptosh (i)moralin dhe karkteristikat e infulences së antishiptarizmit nga pseudo patriotët tanë dhe kupton se hasmi apo armiku i shqiptarit ka qenë vet shqiptari...
E njoh autorin dhe i di fort mir vlerat e pakapercyera të ti që nuk mund ti ari askush tjetër, të jesh autor i keti libri do të thot te japish çdo grimc nga trupi, shpirti dhe çdo pik gjaku që te rrjedh në venat e trupit. Kam pas nderin të jem në promovimin e librit në prishtin dhe të lexoi këtë libër sigurisht merit më e madhe dhe e begat është që në këtë libër tregohen dhe vlerat e familjes sime të babait tim Samedin Iljazi apo siç permendet tek romani SAIMIR PËRCA më vjen keq që sot nuk ua dim për nder veprat e patriotëve tanë të vërtet dhe në të njejtën kohë kam zili, krenohem dhe mburem per besnikrin dhe punës së dlirt të tyre, krenohem me tim atë që punoi për rrezimin e shtetit komunist dhe integrimin e plot te shqiptarve në liri edhe pse sot nuk ja di vlerën askush dhe nuk dua tja di vlerën askush se vlerën e ti e kam të ndezur si zjar ne zemer triumfin e ti e gezoi unë kjo më bën me se shumti krenar...
por nuk di ende si ta mbuloi urejtjen dhe se mundohem të mos urej askënd, kur kujtoi si babi im ka qen i torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga UDB-ASHAT është torturuar neper kavaze nga me te dhunshmet, nuk di kete si ta fshi nga kujtesa ime, nuk di si ta fshi nga kujtesa ime kur u larguan te gjith ata qe jan patriot sot dhe nuk i flisnin babait tim pershkak se denohej per vrasje te shtetit jugosllav, a sot ata persona mbajn krenaret e patriotizmit nuk di si te humb nga kujtesa kur babi im humbi punen e humbi te gjith per ceshtjet shqiptare dhe nuk kishte edhe 1qindrak per buk e të tjerët as se e kujtonin atë por thonin mir e ka ai tenton te vras shtetin ton (sot patriotet tanë që i shohim qe mburen pa pushim per veprat e tyre keta jan veprat e tyre) nuk a mund të më mësoi dikush si të ndaloi kete urejtje ..........
rroft populli shqiptar dhe të gjith baballarët tanë qi kan vlerat e verteta te patriotizmit kjo eshte vlera me e madhe e historikut te shekullit te kaluar Romani ATENTATET nga Ibrahim Kelmendi miku i ngusht dhe i vjeter i babit tim ....

I nderuar baba

Duhet te jeshe krenar per ate baba qe ka dhene gjithçka per te miren e Atdheut tone qe sote ne gazojme .

E kam lexuar librin dhe bile bile shume here e lexoi me pelqen shume ,sepse te njofi edhe ti personalishte jemi takuar bashke kemi pire kafe bashke ,ku pata fatin te takohem me nje djal i linduar aga ai babë e Nëne jauj (nuse e re qe nxori qaforet ja fali Isufe Gervalles per shtipjen e gazetes) pse mos te ndihesh krenar kurre ne te tjeret nuk e kemi kete fate tuaine .

baba
Populli Historin nuk e haron ,e lexon e kujton e ka ne vete gjithmon ,ku te njejten dhiimbje e ndajm te gjithe bashke mos haro jemi me ti baba
Largoje ate urretje qe ke ne vete sepse nuk je vetem

Shume respekte per familjen tuai baba te kemi nderin qe kemi patur familje siç ka qene familja juaj .

pershendetje nga une Betoni .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySat Jul 19, 2008 2:01 am

Atentatet është një libër vërtet shumë i mirë ku lexojm realitetin dhe mundin që e bënë populli me rininë në krye, në ato vitet e ftofta të okupimit jugosllav.
Sidomos duhet lexuar rinija e sotme këtë libër, nga i cili do të mësojnë shumçka nga përpjekjet që i bënë organizatat ilegale për t'u çliruar nga okupatori jugosllav dhe për ta fituar lirinë populli.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:55 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET EmptySat Jul 19, 2008 12:48 pm

Sofra

Personalishte kam mesuar me te verte shume nga liberi ''atentatet'' jam bazuar dhe kam mare vendim ne disa fakte qe sote mendoi se me te vertet kam patur suksese.

Beni mire ta lexoni kete liber,me te veret nje realitet dhe mund i atyre viteve te ftoheta .


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





ATENTATET Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ATENTATET
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit
» Atentatet në Tiranë që nga themelimi deri në vitin 1924

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: