Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ATENTATET

Shko poshtë 
+7
Euridika
Valdrini_pr
Anna
shaban cakolli
dibranja
Sofra
Beton
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ATENTATET - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 12:48 am

Nje pyetje ne kete teme.

per librin kushe e ka lexuar mund te me ndimoje ''dikush'',kush ka qene ''Mirani'' ,se nuk ma ka kape ende, edhe pse shume here e kam lexuar kete liber .

Eshte e mundur qe vete autori i temes te jete me ''pseudonimin'' =''Miran'' ne kete liber .??? apo gabohem ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ATENTATET - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE   ATENTATET - Faqe 2 EmptyFri Jul 25, 2008 2:06 am

Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Prometheu i simbolikës lirike


E merkure, 23-07-2008

ATENTATET - Faqe 2 U1_jus11

Jusuf Gërvalla
Nga Ferit RAMADANI

1.JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e , në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij.
Në këtë rrafsh kjo shpallje e gjenisë së këtij populli të robëruar, në paralelen e ngritjeve përballohet me tendencat e rezistencës krahas goditjeve e shpërbërjeve që ia bëjnë, dhe nëpër varfëri e degjenerime të idesë, nëpër dezintegrime e përqëndrime të partikularizmit përçarës, nëpër klimën e tronditjeve e shpërthimeve që pranojnë jetësimin e karakterit të robërisë, nuk u gjunjëzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojë e kësaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntës okupuese federaliste, s’kishte si të mos e cilësojë këtë rrezik njeri të veçorisë unikate revolucionare dhe frymëzues të simpatisë së unitetit shqiptarë, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarësisë në horizontin e vetëdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotësisht i bindur se sido që të ndodhëte, ai mbetej pararojë e ndërgjegjes, pa çka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin të krijojnë pozit! ën e përhershme të nënshtrimeve!
Kompleksi i sfidave, Jusuf Gërvalla, i përgjithësuar në çështje kushtëzoj ndryshimet që ndodhën për kërkesën e drejtë e natyrore të shqiptarëve.Ai duke shprishur rehatinë shpirtërore për çështjen madhore të idealit , e vrau vetminë që të shpeshtën u vardisej shumë intelektualëve karrieristë e luftëtarë gradash të okupatorëve që saherë në proceset shoqërore vardisej përmbytja e përndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqëruar nga masa e mërgimtarëve krijoj varganin e gjatë të aradhave që artikulonin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Krahas krijimit të saj, krijoi komunikimin përmes tubimeve nga njëra anë, dhe vargjeve të prozës e poezisë, dramës e artikujve publicistik, dhe këngës së gjatë të lirisë nga ana tjetër. Pa u lodhur kurrë e me përkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gërvalla më tepër se prisi, i priu idesë për t’u krijuar klima e historisë së re deri në skajshmë! ri, e për t’u bërë ndikimi në ndryshim të fizionomisë së kërkesës së shqiptarëve që gjithmonë ishin nisur nga hallakama e mjerimi!
Ky njeri sublim duke parë katandinë e shqiptarëve nuk mundi të gjejë prehje në vendlindje , prandaj, i shtërnguar nga rrethanat e një dëshprimi u nis që nëpërmjet të letërsisë dhe egzilit t’i shpallë luftë obskurantizmit ortodoksist jugosllav që krijonte tragjedinë dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siç do ta pësojë edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkëmendimtarë të tij të paluhatshëm të idesë. Kjo plagë e shekullit për ne fokusohet në dhembje të një motivi të fuqishëm ashtu si të gjithë mërgimtarët që e përjetojnë shkëputjen nga vatani nëpër katër anët e botës dhe ëndërrojnë ditë e natë atdheun e lirë, por, u treten kockat larg tij si sot e ndër mote. Megjithatë kështu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado që prehen larg atdheut ata kthehen për të jehuar në përvjetorë si kulte e shenjtorë të drejtësisë për atë, përse u privuan padrejtësisht nga të drejtat dhe jeta!
Universi i kësaj pikëpamjeje padyshim krijon natyrën etike të këtyre martirëve e veçmas të Jusufit, këtij njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim rilindës i vizionit të arsyes etike! S’ka dyshim se ai në përkujdesje të tillë krijoi binarët e rrugëtimit drejt kërkesës për liri, pavarësi dhe bashkim të shqiptarëve, por, pa kërkuar kurrë që t’ua marrë lirinë dhe pavarësinë të tjerëve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kërkesat e dukurive irreale. Në të vërtetë ai krijoi kërkesën e një realiteti të natyrshëm dhe elementarë që është i domosdoshëm të bëhet si në ndërdijen e shqiptarit poashtu dhe në sipërfaqen e një lavdie historike të përmbytur nga varfëria dhe robëria okupuese.
Njeriu i këtij karakteri, Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues , solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë.Ai duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarë për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!
Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish për kompleksin e sfidave. Për atë që përballoi anatemat, mposhtjet dhe përçudnimet dhe u kthye në kult përlindjesh.U kthye në shëmbëlltyrë historike. U kthye në virtyt shpirtëror të afrimeve dhe unitetit. Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish bindshëm për himnizimin e virtytit të trimërisë, për nxitjen e dukshme të etnopsikologjisë shqiptare, për konsideratën dhe gjendjen morale , e veçmas për kulturën intelektuale. Domethënë, Jusuf Gërvalla është veçoria e kualitetit tonë militant që edhe i vdekur, del fitimtar, për të thyer perandorët e tërbuar, që pa asnjë arsye, i vardisen ta mposhtin e copëtojnë me primitivizëm dhe brutalitet, ndërgjegjen e pavarsisë dhe lirisë së shqiptarëve, pa u kujtuar se Jusufët, Bardhoshët e Kadritë, lindin e rilindin për atdheun …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ATENTATET - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET - Faqe 2 EmptyFri Jul 25, 2008 2:07 am

2. JUSUF GËRVALLA - “ER’ E RE E DASHURISË” !

Janë të rralla ndodhitë, si ndodhia e Jusuf Gërvallës së vrarë me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekën! Është i rrallë edhe misteri edhe mistika e kësaj domethënie! Megjithatë është unikate vetëm ringjallja e shenjtëruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sëndërtojnë idealin për të cilin Jusufi bashkë me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetën për t’u kthyer të jetojë në çdo zemër të shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se një ditë në trupin e “Nënëlokes Kosovë “ do të kthehet “ ta puthë rrezja e qartë ngazëllyese “ e pavarësisë!
Një shekull burg përfundon për Kosovën! Veçmas dy dekada arbitrazhi dhe përndjekjesh nëpër të cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ” Gjuhë e vjetër e kafshës së zezë”!, që nuk dinte tjetër pos mallkimit dhe ngritjes së çdo mekanizmi veprues për ta përdorur dhunën dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siç e përdori krim -mjeshtrinë socialfederalizmi jugosllav atë natë të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Shtutgardit të Gjermanisë , për t’ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagën shqiptarëve të shpërndarë në çdo skaj të botës, për kafshatën e bukës, dhe për një rreze drite të lirisë!
Tronditja shqiptare prej këtij terrori të trefishtë ishte e madhe! Ajo nga ky krim përjetoi lëngatë në fushën e krijimtarisë! Në art dhe kulturë! Në këngë e gazetari! Megjithatë fitoi në rezistencë dhe iu kthye asaj me promotorët e vet! Veçmas me Jusuf Gërvallën i cili u ringrit edhe më i rreptë, për ta kundërshtuar praktikën kriminale të kaurrëve të sërbosllavisë dhe mashave të saj! Sadoqë armiqtë e shqiptarëve e kishin menduar gjatë se nga mund ta bënin rrënimin e tyre, shkapërderdhjen në organizim dhe lëvizje, kurrë nuk ia qëlluan! Sepse shpirti i shenjtëruar i Jusufit u bë ngjizje e mobilizimit dhe i përfshiu përmasat deri në paskajshmëri! E, kush ishin ata kaurrë të shkinës sërbosllave që deshën ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovën e cila kaloi nëpë kalvare e mundime, por, kurrë s’u dorëzua përpara kaurrosllavisë milosheviqiste!
Rruga nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës ishte rrugë e sakrificës. Ishte rugë e rënieve! Të gjithë ata që shkelën në binarët e saj ishin të gjykuar të flijohen! Dhe të mbesin jashtë rrjedhave të jetës së Atdheut! Këtë kusht e kishte ngritur në ligjësi sërbosllavia! Dhe me përkushtim e zbatonte për t’i rrënuar e rrafshuar gjithë ata bij e bija shqiptare që deshën të bëjnë një shenjëzim Kosove! Po kështu veproi edhe me trupat e pajetë të të tre martirëve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundësuar varrimin në Kosovë!
Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi përpara vrasjes kriminale nga kriminelët e sërbosllavisë, dhe ai rrugën e kthimit të tij e prejudikoi kështu:
“A do t’ ketë akoma natë dimri rreth një stufe
A do të rrapllojnë shkallët a do të thonë siç thoshin prore
Na u kthye së largu dimri i paska hyrë në eshtra
Është atje një rrugë e largët përbri fjalësh të nënës sime”
(Rruga që shkela dikur)

Është kjo një porosi apo amanet për brezat të cilët, edhe pas vrasjes së Jusufit , duhet të qëndrojnë deri në pavarësinë e Atdheut, për të cilin , ai , ka dilemë se si do të kthehet përjetësisht për t’u vendosur :
“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!

Edhe në gjendje prehjesh, siç trajtohen vend-varrimet, edhe në situata të jashtëzakonshme, Jusufi e qartëson në poezinë “Fletë testamenti” rivendosjen e tij menjëherë pas ndryshimit të rrethanave të cilat ai në vargje i quan:
“Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
Ballin time mërrolën e çastit plot mëllef
Se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisë së tokës...!

- Për ku po niset ky feniks?
- Për në Kosovën martire e të Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t’ia hapë Kosovës kontestin e historisë në Shekullin e ri...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ATENTATET - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET - Faqe 2 EmptyFri Jul 25, 2008 2:08 am

3. KOMPLEKSI I SFIDAVE

Në distancën e shqyrtimeve për ardhmërinë Jusuf Gërvalla krahas shumë veçorive ngërthen në vedi kultin e përlindjes së njeriut që kthehet në shëmbëlltyrë historike. Edhe si krijues , edhe si këngëtar, edhe si udhëheqës, ai del dhe vendoset në profilet e njerëzve që kanë virtytet e afrimeve, të unitetit! Për këtë arsye, nëse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikës lirike, edhe në definimin e zhvillimit të ngjarjeve dhe etnipsikologjisë shqiptare ai është kompleksi i sfidave për shumë arsye.
Në planin e parë: Kur çështja shqiptare akoma ndodhej në proceset e bllokimit nga shumë vendime cënuese të sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e një varfërimi shpirtëror për Të, edhe ngritja e një muri të përhershëm të ndarjes së Shqipërisë nga pjesa e saj më e madhe ku jetonin shqiptarët e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte një natyrëshmëri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithë mekanizmat botëror, Jusuf Gërvalla kishte parandjenjë se duhet të dilej nga këto vargonj! Kjo padrejtësi e copëtimit të Atdheut, Jusufin parasëgjithash si poet, e frymëzoi që të bëjë shestimet nëpër vargjet e një sipërfaqjeje të lavdisë por të mbuluar me metaforën dhe simbolin e lirisë. Pikërisht , tashti konsiderata për të, e ka përfëshirë çdo dimension shqiptarë .
Në realitetin e përditëshmërisë sonë ka shumë paradokse në botëkuptime! Tek ndjenja e administratorëve ligaqë dhe klanet politike, Jusuf Gërvalla del Tërësi tokësore ku bëhet zhvillimi shqiptar! Ai është kthyer në një çështje parësore për karakterin e tij militant e të guximshëm që hyri në përballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumë forume ndërkombëtare të përgjumura, dhe bëri zgjimin , aq më tepër, theu kornizat e mendësisë, nga heshtja që kishte kapluar shqiptarët, e veçmas Kosovën!
Nga poezia “Fletë testamenti” që vjen e ngulet si amanet i përherëshëm për brezat, Jusufi s’ka se si të heshtet. Ai del komplet i rikthyer në urragan - njeri , që pasi ta gjejë apo ta marrë “ statusin për të gjithë” kërkon “Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin”! Poeti është i vetëdishëm se “zgjimin” e shqiptarëve shumë aparate perandorishë e kishin heshtur! Me një fjalë e kanë mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjën e “mposhtjes” e ka, sërish kërkon “të më ngurosin” e që ajo ngurosje del si një përlindje e përherëshme! Rishikimi i një vazhdimsie për të mbërri deri aty ku do të njiheshin të gjithë, apo do të pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Në gjoksin e tij troket frymëmarrja edhe ndjenja se: “ në nisjen time në fillimin tim të ri”, përfëshi Dramën e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithë rindërtimit të tillë që do të ketë edhe padrejtësi, shpërt! hime e degjenerime të karakterit të robërisë, shqiptari do të arrijë kulmin e mirëkuptimit tek faktorët e jashtëm!
Në planin e dytë : Jusuf Gërvalla, shndërrohet në udhërrëfyes që e pret ardhmërinë e rëndë. Edhepse është i vetëdishëm se çështja shqiptare është çështja më e goditur, prandaj është edhe më e përçudnuara për t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e një Historie të Re që prej saj s’duhet hekur dorë. Vargu “ në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë” kthehet si arsye ku përballen mirësia me prapësinë, e me këtë rast ndeshet poeti me “gjuhën e vjetër të kafshës së zezë”. I vetëdishëm se në këtë rrugë do të pësojë, sepse edhe shumë vëllezër të kësaj ideje në frontin e përballjeve, apo në distancat e qëndresës kishin përjetuar dëmtimet tragjike, për atë se “Kafsha e zezë” kaurroshkinia sërbosllave nuk do, as nuk e pranon variantën tjetër , pos nënshtrimit! Jusuf Gërvalla në sëndërtimin e nismave e ka të qartë se do të ndeshet me të papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerin! ë, me pushtetmbajtësit, dhe me manovelat e tyre shqiptarë! Megjithatë, për nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kërkojë në trollin e vet gjithë atë që i takon një situate vendimtare, që në analet e jetës kthehet në kulm përcaktues :
“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën”!
Kjo parelele e ka tendencën e një zhvillimi në hapësirën jetësore të popullit shqiptar. Ashtu siç deshën t’ia rrumbullaksojnë lumturinë e cënuar nga ferri i dhunshëm i “kafshës së zezë” dhe me të ta bëjnë legjitime edhe varfërinë edhe nënshtrimin, për të vendosur përbashkësinë e jetës dhe mirëqenies ata që pak apo aspak nuk i njohin shqiptarët, ose, të vendosin ata që pak ose aspak nuk i duan shqiptarët! Prandaj Jusufi i vetëdishëm për këtë ngritet në poezinë “Fletë testamenti” dhe bëhet rrëfyes “ guri për udhën” , e që shpie “ deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
Në planin e tretë: Universalja si buronjë ekspresive krijon fenomenin e tërësisë që idenë e sëndërton në çështje! Të këtillë kanë qenë pak, apo, të tillë, rrallë ka pasur në botën e historisë krijuese! Në botën e revolucionit! Jusuf Gërvalla është veçoria unikate që ka ndezur mekanizmat e Lëvizjes Kombëtare dhe sot është bërë integruesi më i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmëron shpalljen e sfidës së tij me vargun :
“Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisë së tokës”! për Vetvendosjen Shqiptare !
Sido që të shkruhet, varësisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave të interesave, vetëm një përfundim del për Jusuf Gërvallën. Ai e paralajmëron nivelin e kthesës apo të mbijetimit të tij, e , që në zgjidhjen universal, është përmasë e pranimit, karshi tërbimit të sunduesve ballkanikë, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton të jetë “ er’ e re e dashurisë së tokës”! Edhepse në shpërbërjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumë përqëndrime partikulare, tërësia e lidhjes prapavajtëse për një identifikim dhe unifikim të plotë është një e drejtë e patjetërsuar. Prandaj nuk ka se si të mohoet çështja e shqiptarit, por, nga ana tjetër as të lejohet krimi hstorik i natyrës së vazhdimësisë së zhvillimeve për të mbetur të copëtuar e të nënshtruar. Çështja e tillë nuk do të mbesë sa për t’u ngushëlluar me trajtimet e përmbajtjeve të sakatuara e, që jepet si peshë apo si rrjedhim i kohës. ! Ajo, në trajtimin e tillë do të bëhet epoka e shfaqjes së një profili të përballjeve për të përmbushur kushtet e trajtimit të drejtë! Për çdo vendosje të njëanëshme, apo periferike, ndërgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe në vargje kundër “ dimrit të madh të dashurisë sime”!
Jusufi ka një besim të madh në përmbajtje të domethënies së mbijetimit! Ai e thekson se do të mposhtet çdo ngjyrë interesash, identifikimi i të cilave, bëhet përmes vargut “se do më vini përsëri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi për zgjidhjen shqiptare do të kthejë artikulimet e kërkesës në shumë pikëqëndrime. Kjo natyrë e shprishjes varësisht prej rrethanave ia mundësoi poetit shpalljen e gjenisë dhe ai në mos plotësisht , ia qëlloi jetësimit të tillë partikularë e provincial, që përhirë të shpërthimeve egoiste dhe orekseve të bajraktarizmit pranuan ecjen nëpër procesin e shthurrjes.
Në planin universal: Jusuf Gërvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshëm himnizon nxitjen për kualitetin militant dhe përmes :
“rrjedhës së qetë të fatit që pret
shigjetë e mërisë le të bjerë mbi dhe”.
Me këtë shpalim të kësaj veçorie, ku në rrjedhën përfundimtare të fitores, krahas gjithë dhembjeve, plagëve , shkatërrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do të ngadhnjejë në tokën Arbërore të anaksuar nga “ kafsha e zezë” sërbosllave, që në shpalimin e kujtimeve historike të mbesë kaptinë :
“ në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ATENTATET - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ATENTATET   ATENTATET - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ATENTATET
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit
» Atentatet në Tiranë që nga themelimi deri në vitin 1924

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: