Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 
 Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:39 pm

Gruaja,

të cilën dashuroj

Puthmë më fort! Më fort!

poezi

Përktheu prej gjuhës ruse :

Murat Memallaj, poet, përkthyes WPS

Gjirokastër, qershor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:39 pm

Adolf Shvjedçikov

“Gruaja, të cilën dashuroj”( Puthmë më fort! Më fort! )

poezi

Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani IWA, WPS

Kopertina: Evangjelina Caso “ Viaggiando nella fantasia”

Libri u përgatit për botim nën drejtimin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania, me qendër në Gjirokastër, Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar si dhe me kërkesën e dëshirën e autorit për ta parë librin e tij të shqipëruar.Libri wshtw dwrguar nga autori në gjuhën ruse. Botimi, pra, i këtij libri është një e drejtë ekskluzive e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” .

Botimi i parë

Titulli i origjinalit

Adolf Shvedchikov, 2004 all rights reserved.

“The woman whom i love”

Los Anxhelos 2004.

Copyright Adolf Shvedçikov, 2008

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:40 pm

* * *

Protagonizmi i këtij vëllimi ndjenjash të lirshme synon të evidentojë “përrallëzën” e magjikshme, e cila rrotullon, dredhon, sipërmerr, befason, ngarkon sipërisht ndjenjën; shpalos rrallësinë e të kundruarit me një stil sa avancues aq dhe guxues për të pronësuar ditën, që rrjedh dhe ditën që pason, agimin e pamatë dhe perendimin kuqëlues, natën pa praninë e saj dhe me praninë e saj, ku ëndrrat lozin kukafshehtas dhe korojnë në një Kor Engjëllor.

Stisjet figuracionale;: krahasime të “cunguara”, modesti thëniesh, por të pikantizuarar, zbulesë enigmash e me racion, efektprurëse dhe dritëndezëse, të drituara, të sjella dhe të gjetura nga një botë e bukuruar, e cila lind e pulson ndjenja dashurore në pike të lartme… Plotimet mermerizojnë bardhërisht një arkitekturë mondane, ku linjat aktive të krijesës ëngjëllore i kanë zili dhe konturuesit penelatorë më me emër të Globit, edhe avancuesit e poezisë, që mbush e oksigjenon “eterin e aventurave të bukura dashurore”… Poeti Adolf, rusi, që sfidon moshën dhe thërret arkivën për të kompozuar aktet e “gruas, të cilën dashuron”, nëpërmjet një lidhësie zinxhirore të ndjenjave poetike, portretizon gjallesën më aktive, që i mbart të gjitha edhe engjëllimin dhe freskinë, krijesën artistke më natyrore, të arkitekturuar më frymëmarisht, që për të ndjejnë zili dhe Hënat dhe që, pa praninë e saj, lidhësia zemërore mbetet “vakante”, por ajo ka tharmin dhe produktin, ka vetëtimat shpirtërore dhe ylberet në hapësirë të Dashurisë ëmbëltore; ka çelësin e magjishëm të portalit, ku sundojnë yje të ndritshmë dhe shkrepin diej… të frymëzimit, të puthërimit, të ekstazës së bukur, të mbajtjes në pëllëmbë të dorës të ndjenjës aromëndjellëse dhe shpërthyese konxhesh të meritueshme, të lëshimit të pëllumbave me fluturim të tejëmbël dhe domethënës, që japin dhe marrin me qiej protagonistësh, në një kod përqafimi, puthërimi, ngazëllimi, ikje-ardhje, tronditjeje, shpresimi, mallimi, dukjeje dhe “fantazimi”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:40 pm

Është precipitati aktiv i poezisë së bukur të shpirtit ndjenjësor rus, që ka një pikëvrojtim të kuotave të lartme, që aktet e kontaktimit bukuror i evidenton natyrshëm në qiell e në tokë me një shpirt praktik erotik, ku pulëbardhat e mjellmat aktrojnë me natyralitet e finesë dhe shpërmdajnë dhurim jetësor që të bën të ndjesh lumturimin më të avancuar…

Poeti Adolf Shvjedçikov e vendos veten në “trajektore”, e hijezon, e nyjëzon e shndërron veten e tij në dredhëz, luan e aktron me trishtimin, sfidon perëndimin, e ngul diku në një hapësirë ranore zhgënjimin, dehet me erën e pishës, është i aftë të lozë çdo rol dhe atë të të puthurit dhe që jep të puthurën dhe atë të kundrimit, dhe atë të dehjes së mirë, dhe atë të daljes mbi ujë dhe të fundosjes dhe atë të djegies dhe atë të shpëtimit, falë vështrimit kurajoz të efektit magnetizues të buzës, të syrit, të krahut, të gjoksit dhe të tejshkrirjes, duke e ndihmuar guximshëm dhe perëndesha e Bukurisë… Protagonisti shfaqet në akte mosnjohjeje që shpreson takimin, por në trurin e tij është konturuar ajo, koralja, maja e frymëmarrjes qiellore, ajo që “dashurinë e shenjtë e ndeze si drita…”. Dashuria herë bëhet e vogël e herë shndërrohet në madhësi që di të ndajë ndjenjat e të mpleksë ato me një bukurim artistik; të hidhet në krahë adhurues dhe të folezohet në to,… Asaj i pëlqehet gjithçka dhe sytë e mbyllur nga ëmbëlsia dashurore dhe gjumperëndimi… Paraqitja e saj ka dhe lëvizjen e misterit, dhe yllin e largët, edhe hënën e prerë, që dukej sikur e kishte gjirëzuar dhe egërsinë e Luleve të Lindjes së Largme… Është një tablo poetike e mahnitshme dhe shumëngjyrëshe. Kjo dashuri herë “avullohet” e herë krahasohet me “re”, që lundrojnë, me shami të bardha përshëndetëse e rikthimi, imazhe të rremë … Poeti “thinjëzohet”, duke kundruar në një pritje, që dhëmb dhe siç parashtron: “Dhe unë jam i vetëm, krejt si gishti lakuriq…”. Një stërgjetje e thjeshtë, por befasuese, e ardhur si figurë spontanisht… Një panoramë krejt e huaj, të cilën do ta motivoja “shfanitje misterioze”, e shkrehur me delikatesë e ngushëllim poetik te vargjet: “Yje të huaj janë në qiell, ndrijnë në natën e huaj, klithma të pikset në buzë…”,
vargje këto, që mbartin elegancë, që frymëmarrin, paçka se shprehin një gjendje të akullt, të ngrirëzuar… Pritje të një sinjali nga një planet i largët… Shfanitja sjell kërkesë, fantazi në kahje kërkimi, sjell si “afresk” dhe shpalos kohën e kaluar të puthërimit, por “kali” tashmë është plakur dhe helmatimi bën punën e vet… Tingulli ngriu: jeta e jetuar kthehet dhe emërzohet me një titullim tjetër gjetur në fjalorin e ngrirë muzeal: e pajetuar, e pajetuara,… shndërrim dhimbjeje. Ky kompozicionim i një vepre poetike me një objekt të caktuar, ku njëkohësisht këndohet dhe “vajtohet”, flet për një risi në parashtrim ndjenjash; flet për dy sfonde të shkrirë, për dy trajta të të thënies plot nerv, për dyngjyrime, për prezencën stinore me gjelbërim dhe zverdhje… Aromëmira kthehet në trajtën tjetër të thartuar… “Zemra qan, ankohet, dhëmb”, shprehet poeti për këtë “Stilistikë të dredhuar” dhe që finalet në ulje siparesh kanë protagoniste atë, që përflak, atë që unë e kam quajtur “E puthura në Aerodromin e Puthërimit”, te vëllimi im poetik “I VIJ RROTULL POMONËS”…
E kush shëron muzgjet, natërëndat, natëpritjet, shtratet bosh, krahët e papërfaquar, gjokset e gufuar dhe pritës, trishtimin, efektin zhgënjyes, ikjet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:41 pm

1. Të dua gjer në vetmohim

1.

Të dashuroj ty, gjersa harroj veten,

Të dashuroj ty, me të tillë çmim,

qëndroj para teje, gati të të jepem

dhe për dashurinë harrova perëndinë.

2.

U bindem të gjitha trilleve të tua,

Ta dua ty, moj mikja ime e mitur,

Edhe kur më vjen si një fllad i lehtë,

edhe kur shpërthen ashtu, papritur.

3.

Me vajzërinë tënde unë luaj,

Ti lotët derdh, unë i dëshpëruar

dhe afshi i ëmbël gati më merr jetën.

O Zoti im, sa qëndron dashuruar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:42 pm

2. Vështroj në sytë e tu fshehtësitë

Vështroj në sy fshehtësitë e tua

të ëmbla, jetëdhënëse, kushtruese

dhe ngopem me lëngun e tyre jetëdhënës,

largoj gjithë dhimbjet vdekjeprurëse.

Ndiej aromën e hidhur të plepit

dëgjoj këngën e zogut këngëtar,

së bashku kam çarë udhët e jetës,

ti ende ruan bukurinë e parë.

Misterioze, e fshehtë, e panjohur,

si në afërsi dhe në largësi,

Ti lulja më e egër e Lindjes,

dashuria ime mrekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:42 pm

3. Ju jeni si dielli i kaltër

Ndriçon në qiell prej diellit e kaltërsohesh,

Ti më je si ajri, që më jep jetësinë,

Ti më je si gurra, që etjen ma shuan,

kur në shkretëtire digjem përvëlim.

Unë mbytem në këtë rrungajë të stuhishme

të ndjenjave të panjohura, pa kufi;

I gatshëm me ty të ndaj gjithçka…

Pas kësaj, të jetojmë përsëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:43 pm

4. Jeta

Jetojmë sikur nuk kemi jetuar,

mendimi i tmerrshëm, i zi na vret,

Qefini i bardhë tek shpati

ka kohë, e dashur, që pret.

Ke parë një yll si shkrihet

më tej humbet një kometë…

Eh, e dheut është e jeta, e dashur,

jetojmë shumë pak në pak vjet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:43 pm

5. Pasioni i fshehtë

I ëmbël bëhem, kur kap “syrin”tënd,

buzëqeshjen tënde të trembur,

kur gjithçka mjegullohet, lëkundet,

kur akulli i ftohtë shkrin dëndur.

Kur edhe ti vetë ende nuk e di,

vjen, rritesh, madhohesh, shtatohesh,

kur prekesh, një shpresë e ngjall përsëri,

kur ende s’kupton as kuptohesh.

Sa të ëmbla janë çastet e takimit!

Si luajnë ndjenjat e fshehimit,

Dëshirat e fshehta të rrëmbejnë,

kur ti pret çastin e takimit.

Ende frymëmarrjet e tua nuk njohin

si ndjenjat kaq fort puthëzohen,

sa ëmbël pëllumbat gugasin,

dhe zemrat e ndrydhura çlirohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:44 pm

6. E fshehta

Të fshehtën e shpirtit e ruaj

për të të tregoj nuk mund,

Të mbyllurën, të heshturën,

askush prej shpirtit s’ma tund.

E ruaj atë kaq frikshëm

si murgu që ruan qirinë

dhe kur të jem në pragvdekje,

do të hesht për fshehtësinë.

Ajo e fshehtë kaq bukur,

e ëmbël do të jetë veç për ne

dhe kurrë për njerëzit “helm”,

për atë që me sy dot s’na sheh.

Në të është takimi imtim.

në të janë ëndrrat magji,

në të gëzimet dhe dhimbjet,

i dimë veç unë dhe ti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:44 pm

7. Era e fortë rrëmbehet me shpirtin tim

Era në kanata troket e troket

në shpirt më përthyhet duke sjellë të ftohtë

edhe pse zemrës kyçet ia kam fshehur

rrymën erërore nuk e ndal dot.

Vrullet shumohen e egërsohen,

prej frikës së territ zemra më tronditet,

Qiellit thërras: “Të lutem, shtrëngoje!”

Veç në dëshpërim lutja përsëritet.

Askush s’ rrihet, grindet me keqbërësit,

nuk bën asgjë askush. Më kot…

Përkëdhele, pëllumbeshë, ngrohe,

shpëtoje zemrën time, o “shok”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:44 pm

8. Dashuria qiellore

Qysh herët në stilin e këngëve

dashuria tokësore kishte këngëtarë

Vetë bardët që u plakën luanin

me plot ëmbëlsi e plot zjarr.

Unë nuk dua t’ju mërzis kaq shumë,

nuk i këndoj tokësores dashuri,

të ndritshmen dashurinë qiellore

unë do ta himnizoj përsëri.

Jo flakën e trupit, ngrohtësinë, pasionet,

në vargjet e mia s’do t’i gjesh,

Do të shkruaj për dashurinë qiellore,

lumturisht, aty veten do ta ndiesh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:45 pm

9. Ç’të bëj

Ç’të bëj me hënën e ftohtë

me natën e gjatë, kohën me shi?

Ju gjuani për mua për jetë,

më gjeni pak drejtësi.

Më bëni që nga bardhësia

të gjej për qiellin vetëm kaltërsi;

të gjej diku një epitet të marrë

që dogji me zjarr e shkretëti.

Kush mundet që duke fluturuar

të më end frymëzimin poetik.

Mësomë, o Zot, të fluturoj,

veç rënies së pashmangshme

i thuaj : “IK!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:45 pm

10. Ëmbëlsi

Jetoj në gjysmëëndërr,

me mendje të grisur,

kërkoj të mjekoj,

dashurinë e molisur.

Sa gjatë kam pritur,

prej ditës së nisur,

të ngrohem,

të qetohem

në shtëpinë e braktisur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:46 pm

11. Dëbora e parë

Ende nxin, ende natë e lodhshme,

fryn një erë e egër që të vret

dhe ditët sa vijnë dhe shkurtohen,…

O dimër, eja !… Ç’pret!

Dëborë e parë, më sill lehtësimin

prej këputjes e pagjumësisë në sy.

Dhuroj bardhësitë e ngushëllimit…

Ç’gëzim ndiej të londroj me ty!

Dëborë e pareshtur,

je gëzimi im,

si bredhkan fjollëzat vrapit,

në grindje!

Dëborë e parë?

Një dashuri e rrallë,…

Dëbora e parë?

Viti i Ri,

Rilindje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:46 pm

12. O pasqyrë e shpirtit tim!

O pasqyrë e shpirtit tim,

tek ty jam pasqyruar,

ti me mua s’ka dyshim,

tërë jetën s’ke gabuar.

Nuk e di si do të ish jeta,

nëse tek ty s’isha parë,…

Trëndafilat a do të skuqnin?

Zemra ado të ish behar?

Gjithçka pa ty, do të tretej,

në çdo çast imazh i pasqyruar,…

Në këtë botë që unë jetova,

me tjetër a mund të ishe dashuruar?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:46 pm

13. E dua afshin e tokës

E dua afshin e tokës,

gjethin që mërmëron

madhështinë

e thjeshtësinë

joshëset e botës sonë.

S’dua shqetësime,

kokëçarje,

dua ajrin pastërtor;

u lodh zemra ime nga vuajtjet,…

Përse varka ime

e pashpresë lundërton?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:47 pm

14. Do të bëhem heshtja jote

Do të bëhem heshtja jote,

do të luajmë me magji,

në valë –lajkë shndërrohem,

të puthërohem kudo ti.

Do të bëhem djepi yt,

Në Diell do të kthehem të të ndrij,…

jo, me ndjenja nuk lodhem,

s’ngopem kurrë me dashuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:47 pm

15. Natë jugore

Netë të magjishme

jugore:

Era e detit,

hëna plot…

Sa e ëmbël,

e dridhshme,

e lodhshme!

Sy më të etshëm

nuk gjen dot.

Zhurma e valës

në rrudhosje,

kreshtat të buta,

ndjenjësi,

Yjet në qiell,

si qirinj të ndezur,

Netë jugore…

Endërr, ëmbëlsi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:47 pm

16. Bukuroshe e fjetur

Më flije ti, mbështjellë prej ëndrrës,

sa delikat trupi yt,

e veshur prej virgjërisë sate,

buzëqeshja vallëzuese tek sytë.

As brengë, as dhimbje mbi të,

frymëroje ti e pastërtia…

Gati si një merimangë,

në rrjetën time të të shtija.

Dhe pamjen tënde kaq të shpejtë,

jam gati prej natës ta fsheh.

Engjëlli im, hyjnore, qiellore…

Ëngjëlli im i fjetur,

e bukur, pa vese më je!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:48 pm

17. Vashë e ëndrrës sime

O Vashë e ëndrrës sime,

o magjia me sy gri,

Jeta derdhet…

A do të gjeja vallë

një bukurim si ti?

Po, nëse dikur ke ekzistuar,

mos ka qenë vallë një vegim?

Oh, sa u lodha unë nga bredhjet!

Gjithçka shkoi rrokullimë.

Unë prej teje nuk heq dorë

dhe kjo s’është një kotësi…

Me ty gjer në frymë të fundit,

frymë e funditquhesh: TI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:48 pm

18. Nyje e përjetshme

Një ndjenjë e fortë më shtyn,

mendimi ndien frikim,

ty zemra të thotë:

“Shko!”

Mendimi ? “Jo! Mos ik!”

Kjo ndjenjëmadhja e ëmbël,

mendimi është i hidhur,…

Mendim + ndjenjë = ndryshe,…

Një çështje e pazgjidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:48 pm

18. Hijet

Ato rrëshqasin,

Hijet e trazuara

dhe në leqe

ato s’kapin njeri,…

Kurthepleksjet e mia të zgjuara,

ju vini dhe shkoni përsëri.

Heshturazi fluturoni rreth meje

dhe fëshfërimën e krahëve s’e dëgjoj,

qëndroni ju kudo të mistershme,

me ju mësohem dhe ju dashuroj.

Luani përjetësisht me mua kukafshehtas.

Rrefehem: “Me ju qenkam në skuta,…”

Ditët vijnë, unë vadis lehëzat,

rris rrënjët e fjalëve të urta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov EmptySun Dec 07, 2008 10:49 pm

18. Zjarr i dashurisë

Dashuria ngrë të vdekurin nga varri,

e tillë është forca e dashurisë,

po ndjenjat e saj mbarojnë së thari

midis fjalëve të zeza të zisë.

Fjalët tokësore u tretën, u venitën,

fjala tokësore u bë e mërzitshme,

sot më mjekon fjala qiellore,

fjalët e dashurisë së ndritshme.

Në morinë e madhe të detit të fjalëve

prej kohësh, prej poetësh, shprehur

janë lotët, betimet, përgjërimet

dhe pamja e hënës së zbehur.

Dhe unë rri pranë kësaj vatre,

midis fjalëve gjysmë të vdekura,

zjarr i dashurisë ka mbaruar,…

Ku mund t’i ndez dashuritë e djegura?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: