Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:35 am

PAJTIMI I GJAQEVE NE KOSOVE, PARĖ NE KONTEKSTIN QYTETAR DHE KOMBĖTAR
nga Shefqete GOSALCI sekretare e Pergjithshme e LPSHA "PEGASI" KOSOVA

Kosova e viteve '90 dhe shqiptarėt e saj, po pėrjetonin rrathėt mė tė ngushtė se tė ferrit tė Dantes. Dhuna, burgosjet, persekutimet, vrasjet, diferencimet, torturat, po i shtrėngonin ēdo ditė e mė shumė lakun nė fyt, popullit shqiptar tė pafajshėm e tė pambrojtur, sidomos atyre tė padėgjueshmėve ndaj sistemit totalitar e vrastar serb. Veē dhunės brenda territorit tė Kosovės shqiptarėt nuk kurseheshin nga ai regjim edhe nė tė gjithė hapėsirėn ish jugosllave. Vite me radhė shumė djem shqiptarė tė Kosovės, ushtarė nė hapėsirat jugosllave u kthyen nė arkivole tė salduara, pas dhunės ēnjerėzore qė serbosllavėt kishin ushtruar nė trupat dhe shpirtrat e tyre, dhe kjo ndodhte zakonisht nė ditėn e fundit tė shėrbimit ushtarak tė tyre, dhe gjithnjė nėn pretekstin e vetėvrasjeve, gjė qė s'ishte asnjėherė nė traditėn dhe kulturėn e Kombit shqiptar. Njihet i ashtuquajturi ''krimi i Paraqinit'' i ndodhur nė tė njėjtin qytet tė Serbisė nė vitin 1987 nga ushtari shqiptar Aziz Kelmendi, i cili, kur kishte hetuar kurthin e vrasjes, kishte reaguar duke i vrarė katėr ushtarė serb, me ē'rast tėrbimi i serbėve u bė edhe mė ekstrem. Shfrenimi i regjimit serb mori pėrmasat e krimit; ēdo gjė shqiptare duhej tė rrėnohej deri nė shfarosje; ajo bėri krime politike, sociale, kulturore dhe ekonomike do t’i quaja, sepse u pėrpoq tė rrėnojė njė popull tė tėrė me metodat mė perfide qė s’i kishte parė njerėzimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Nuk u mjaftua me heqjen e automisė sė Kosovės tė kushtetutės sė '74 ės, pėrjashtimin e punėtorėve nga puna, moslejimin e nėnave shqiptare tė lindnin nė spitalin gjinekologjik nė Prishtinė, dhe femija i tretė shqiptar nuk lejohej tė regjistrohej e, aq me pak me emra shqip. Kam parasysh se nėnat shqiptare paraprakisht tė quajtura ''lavatriēe'' dhe femija shqiptar, si dhurata mė e shtrenjtė e Zotiti nė kėtė jetė, e quajtur ''bombė nė pelena'' , kuptohet nga mediat e kohės tė sė njėjtit regjim, pėrderisa nėnat serbe shpėrbleheshin me nga 2 vjet pushim lehonie me pagesė, si dhe me benifite tė tjera shtesė pėr mirėqenien e nėnės dhe femijės serb. Edhe pse Kosova ishte vendi me natalitetin mė tė lartė nė Evropė, mė tė lartin e kishte dhe natalitetin, dhe kjo pavaresisht nga shtimi fizik i qenies shqiptare e mbante peng rritjen e tij. Njė fjalė e popullit thotė: ''Sa ma ngushtė aq ma gjon'', dhe duke u nisur nga kjo thėnie e urtė, sa mė shumė ngushtohej laku nė fyt pėr shqiptarėt, aq me shumė rritej ndjenja dhe vetėdija qytetare dhe kombėtare e rezistencės dhe kundėrshtimit tė kėtij regjimi deri nė vetėflijim. Kjo ndjenjė manifestohej me protesta e demonstrata masive, tė cilat filluan nė shkurt tė vitit 1990 me ngujimin e minatorėve tė Stan Tergut nė horizontin e nėntė, tė cilat u pėrkrahėn nga rinia studentore dhe i gjithė populli pa pėrjashtim. Megjithė ngritjen e vetėdijes kombėtare, populli i Kosovės brenda vetes kishte njė plagė tė vjetėr, po aq sa e kishte tė vjetėr edhe pushtimin e robėrine. Kjo plagė ishte ta quaj ashtu njė ''gjakderdhje e brendshme nė trurin e kombit'', qė fatkeqesisht kishte marrė pėrmasa shqetėsuese dhe alarmuese dhe po vyshkte ardhmėrinė e tij. Ishte kjo ...vėllavrasja, hasmėria, gjakmarrja mes shqiptarėve. Ishte kjo plagė e mbjellur dhe ushqyer me shekuj nga farekėqinjet serbosllav, armiqtė tanė shekullor dhe fqinjėt tanė fatkeqėsisht agresorė nėn formulėn ''pėrēaj e sundo''. Cito me kėtė rast librin “FQINJĖ APO DREQĖR”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Shifra e gjakmarrjeve kishte arritur numrin treshifrore... Shumė familje shqiptare jetonin tė ngujuara nga frika e gjakmarrjes. Shumė prindėr vdiqėn nga mėrzia, duke i lenė fėmijėt tė mbyllur mes muresh pa e parė dritėn e diturisė. Shumė nuse u veshėn nė zi, duke qenė tė detyruara tė marrin mbi vete barrėn e familjes e fėmijėve, punėve tė fushės e bagėtisė dhe jeta pėr to ishte vetem fjalė goje; errėsira hidhte valle mes femijėve tė pafajshėm qė ta kujtonte kėngėn ''Kur s'ka mashkuj nė shtėpi, bari rritet mbi ēati'', dhe, pothuajse, s'mund t’i gėzoheshin as lindjes sė njė djali...Ai njė ditė do tė vritej. Populli shqiptar po tkurrej nė lėkurėn e vet. Nga gjithė kėto pėrjetime dhe shume tė tjera qė si zė as penda, mėsuam njė gjė se, mė shumė dhemb pyka jote se e armikut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Protestat dhe demonstratat rėndonin deri nė orėt e pasdites, rrugėt e vjetruara tė Kosovės, pėr t’u lėnė vend tankeve e mjeteve tė tjera motorike, qė zhurmonin natėn pėr tė frikėsuar edhe ėndrrat tona, deri sa fillonte ora policore, e cila shpesh ka zgjatur me javė e muaj,
shqiptarėt zhdukeshin pa gjurmė dhe vriteshin pa gjyq. Zhvillimet politike, pothuajse kishin arritur pikėn e vlimit.
Propaganda serbe lobonte se shqiptaret po vriteshin mes veti, dhe se ata janė popull pa identitet. Muret e burgjeve kulloni gjak shqiptarėsh. Po i referohem prapė njė fjale tė urtė se ''nė sherr bin hajri''.
Dhe kush thotė se mrekullitė nuk ndodhin. Maji i vitit 1990 solli MREKULLINĖ e shqiptarėve. Ajo mbiu si njė lulebore mbi akullin e zemrave tė ngrira tė familjeve nė gjak. Rinia studentore pėrparimtare e mendjendritur e rrethit tė Pejės konkretisht e fshatit Lubeniq, mori iniciativėn pėr pajtimin e gjaqeve tė atij rrethi, iniciativė kjo e studenteve Hava Shala, Myrvete Dreshaj, tė cilat kishin qenė tė burgosura politike bashkė me Brahimin, Lulzimin dhe Ademin, dhe aksioni i parė u muar nė fshatin Lubeniq tė Pejės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Kėta tė rinj shpirtėbardhė e mendjendritur u pėrkrahėn fuqishėm nga intelektuali, atdhetari, humanisti, shkrimtari, folkloristi, albanologu e plaku i urtė Anton Ēeta, i cili mblodhi rreth vetes intelektualė e njerėz tė shquar e me ndikim nė shoqėri si Prof. Dr. Zymer NEZIRI, Dr. Muhamet PIRRAKU, Prof. Zekrija CANA, Prof. Mark KRASNIQI, e shumė tė tjerė dhe i doli nė ballė aksionit pėr pajtimin e gjaqeve dhe ngatėrresave nė Kosovė. Aksioni filloi te vendi i quajtur “VERRAT E LLUKES”, nė njė fushė tė madhe, ku morėn pjesė afėr gjysmė milionė shqiptarė dhe, nė atė rast, u pajtuan dhjetra gjaqe dhe ngatėrresa. Urtėsia dhe menēuria e bac Antonit, fjalėt e tij plot kuptim e besim nė urtinė e popullit tė tij, besim ky qė bindi shumė burra e gra tė falin gjakun. Anton ĒETA reflektonte fanarin e Kombit nė atė kohė zezonash e pritash. U falėn shumė gjaqe, fali babai gjakun e djalit dhe djali gjakun e babės, fali vėllau gjakun e vėllaut dhe anasjelltas; fali nėna gjakun e tė birit edhe pse dy djem tjerė i kishte nė Amerikė. Kam parasysh qė gjaqet u falėn dhe familjet u pajtuan edhe gjithandej diaspores shqiptare. Fali motra gjakun e vėllaut. Dhe po pėrmend njė fakt, i cili mė ka rėnė nė sy si pjesėmarrėse nė disa raste tė tillė si studente e asaj gjenerate se, nė asnjė rast, s'kisha dėgjuar motra ta vrasė vėllane, se paku sa une kam arritur tė kem njohuri, ajo gjithmonė e konsideron vėllane si mbrojtės tė saj dhe si tė shenjtė. Mė kujton kjo dramėn Halili dhe Hajria...se ē'ėshtė nė gjendje tė bėjė motra pėr vėllanė. Rol dhe kontribut tė veēantė nė kėtė Lėvizje patėn, padyshim, edhe gratė, si pjesa mė e persekutuar e kėsaj plage...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Citoj fjalėt e studentes, Hava Shala, nė librin “VEPRIMTARIA E GRUAS NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE PĖR ĒLIRIM. Pjesėmarrja e vajzave tė burgosura politike nė aksionin pėr pajtimin e gjaqeve nė Kosove nuk matet me pėrqindje, por me guximin dhe menēurine e fjalės sė thėnė, pėrmes sė cilės bartej kėrkesa pėr tė bėrė diēka pėr ATDHEUN, pėrmes sė cilės bartej lutja pėr falje, si kusht pėr tė mbijetuar si kolektivitet. E kush mė mirė mund tė thėrriste, tė luste pėr falje pėr dashuri sesa njė grua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Ajo mund tė fliste pėr ndjenjėn e nėnave qė, pėr shkak tė krenarisė vetėvrasėse tė burrave, dėnoheshin tė bėnin jetė plot vuajtje, derisa burrat e tyre rrinin tė ngujuar. Ajo mund tė fliste pėr frikėn e femijėve, qė ua merrte gjumin, ua ndalte rritjen, ua trishtonte sytė dhe shpirtin. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij trishtimi nuk ishte vetėm pushteti, sado i gjithėpushtetshėm nė tė keqen e tij, po rishim edhe nė vet, kryeneēėsia jonė e konservuar nė shekuj nė paragrafet e kanunit, mėse tė vjetėruar, mbaron citati. Gruaja qe ajo, qė e vuri nė sprovė burrin pėr t’i mėsuar atij njė burrėri tjetėr, burrėri qė ngėrthente nė vetė guximin pėr tė falur gjaqet e bėra, dhe urtėsinė pėr t’i parandaluar tė pabėrat.
Aksioni u pėrcoll shpesh edhe me kėngė e recitime, qė ishin nė frymėn atdhetare dhe, nė rrethanat nė tė cilat mbahej, u pengua shpesh nga forcat policore sebe, e jo rrallė aktivistėt edhe u arrestuan e u burgosėn. Ja disa rreshta tė njė kėnge, qė u dėgjua nė aksionet e pajtimit tė gjaqeve nė Kosovė:
Po ku je, o Anton Ēeta, fjala jote qan dhe shkrepa,
tuj pajtue zemrat shqiptare, se ke kombi tuj na dal fare,
o shtrije dorėn o shqiptar, o jemi fis e jemi farė,
o shtrije dorėn gja mos thuj, jemi n'gjak me fis tė huj..
O shume omėl pėr me fal, mej rujt nanėn e Kombit shqiptare
Para tytave tė serbosllavit, mej shtri dorėn vllau –vllaut…
Kan’ kalu plot nizet vjet, pat mė humb Kosova krejt,
o falma gjakun, gjakun tim, pėr LIRI e pėr BASHKIM...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am


''Njerėz tė duhur nė vendin e duhur,'' ishin fjalėt e njė plaku nė Malėsinė e Gollakut, kur i shkuam nė konak pėr t'iu lutur ta falte gjakun.
Pas bisedave tė gjata i zoti i shtėpise na luti ta linim tė mendohej deri nė mėngjes, pasi ne kėrkuam besė deri nė mėngjes dhe besė nuk na dha, e morėm me mend se nata mund tė ishte vrastare. Ora policore mė dha shkas tė kėrkoja qėndrim nė odė atė natė. Ne e dinim se mysafiri nuk mund tė pritej nė besė. Nga nje grua gjithashtu nuk mund tė kėrkohej ta linte odėn dhe t’i ekspozohej rrezikut. Pas njė pėrplasje tė madhe brenda vetes, diku kah rrethi i mėngjesit, zoti i shtėpise ulet para nesh, nxjerr plumbat nga njė pushkė, na i shpėrndan ne tė dy vajzave pjesėmarrėse dhe na thotė: “...U QOFTĖ FALĖ GJAKU! Pasi sonte shpėtoi, sot ėshtė i falur”.

Anton Ēeta me ēetėn e vet ''qepi'' si njė kirurg i mirė, gjithandej Kosovės plagėn e gjakmarrjes, dhe jo vetėm atė. Ndikimin pozitiv dhe paqėsor, human e njerėzor qė pat kjo Lėvizje drejtperdrejt jo veē nė rritjen fizike tė kombit shqiptar, e tek shqiptarėt e Kosovės nė veēanti mundėsoi edhe ngritjen e popullit nė luftėn pėr liri qė, mė pas do ta lindte ushtrinė e saj “USHTRINĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS- U.Ē.K., qė luftoi pėr ēlirim e BASHKIM KOMBĖTAR. Pjesėmarrja ime e herėpasherėshme si aktiviste nė kėto veprimtari mė ka krijuar njė pėrvojė tė mrekullueshme jetėsore, dhe mund tė them se isha me shumė fat qė njoha njerėz kaq tė mėdhenj, tė cilėt dinė tė ngritnin mbi dhimbjen dhe hidhėrimin, mbi verbėrinė e hakmarrjen, pėr t’i falur jetėn tjetrit, gjė pėr tė cilėn kisha besuar se, mund ta bėj veē Zoti. Anton Ēeta si erudit e urtak, me Lėvizjen e pajtimtarėve tė gjaqeve nė Kosovė, ku me forcė shpirti, urtie, dashurie, e menēurie bėri me shumė pėr popullin e vet, se ēdo politikan i kohės, biznesmen, regjim, dhunė e ideologji e kohės. Ai la hapur dritaren e jetės pėr vizionin, vetėdijesimin dhe pajtimin mbarėkombėtar. Ai qe dhe mbeti ekzemplar prej njeriu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am

Ata shpirtra tė heshtur prindėrish, vėllezėrish, agallarėsh, qė falėn gjaqet nė emėr tė Kosovės dhe popullit tė saj, pa thėnė asnjė fjalė, nguliten tek unė LIRINė ...Ishin vetė LIRIA, dhe i bėjnė roje Lirisė!

Duke ju uruar suksese nė punėn Tuaj fisnike e humane, nė pajtimin e gjaqeve nė Shtetin tonė Amė Shqipėrinė, tė cilat janė gangrena e shekullit njezetė pėr shqiptaret, uroj qė pėrvojat e Lėvizje sė pajtimit tė gjaqeve nė Kosovė, t’i keni si virtyte nė pėrditshmėrinė Tuaj e jo tė na kujtohen vetėm nėpėr ngushtica dhe kurthe tė jetės. Me keqardhje mė vjen nė kujtese thėnia e Gj. Santajanės ...se populli qė e harron tė kaluaren, detyrohet ta pėrsėrisė atė. Uroj qė kjo tė mos na ndodhė dhe ne si njė Komb, tė mesojmė nga gabimet tona.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am


Paēi peng fjalėn e tė parėve
varur nė qafė frėngjitė e kullės
e duvakun e nuses pa kurorė,
vajin e foshjės qė s'pa dritėn,
ju preftė rrugėn barku i shtatzanes,
kur vriteni vėllezėr e plasni zemrėn e nanės...


Literatura....
“Veprimtaria e gruas nė Lėvizjen Kombėtare pėr Ēlirim...”
Insitituti Albanologjik Prishtinė
“Anton Ēeta mbledhės dhe studiues i folklorit”Mr. Nevrije Bislimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: