Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:40 am

*LNPSHA “PEGASI” ALBANIA DHE LIDHJA E POETËVE DHE SHKRIMTARËVE “PEGASI” KOSOVA…

20 qershor në kompleksin turistik “LURA”, GJIRI I LAZRIT ZHVILLOHET NJË KUVEND I MADH PËR SENSIBILIZIMIN E SHOQËRISË PË R MINIMIZIMIN E FENOMENT TË GJAKMARRJES… EDHE NË KËTË VEPRIMTARI PËRVEÇ MISIONIT TË PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR JEP KONTRIBUTIN E VET LIDHJA NDËRKOMBËTARE E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA DHE LIDHJA E POETËVE DHE SHKRIMTARËVE “PEGASI” KOSOVA…
ËSHTË KOHA QË ZËRI DHE VEPRA E SHKRIMTARIT SI MISIONAR I PËRÇIMIT TË HUMANIZMIT DHE I MBROJTËSIT E KULTIVUESIT TË ETIKËS JETËSORE, SI PRODHUES I PRODUKTIT MENDIMOR TË SIPËRIZOHET…

APEL I MADH PËR MBROJTJEN E MOSELIMINIMIT TË KRIJESËS NJERËZORE …
JEPNI MENDIMET TUAJA NË KËTË SIPËRMARRJE TË MADHE TË SHOQËRISË CIVILE ME PREZENCË TË FIGURAVE QË MERREN ME VEPRIMTARI KONKRETE PËR RUAJTJEN E JETËS NJERËZORE …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:40 am

“PAQETIMI” ORGANI MË I RI MEDIATIK I MISIONIT TË PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR “NËNË TEREZA”
*
Është koha të apelojmë për të sensibilizuar shoqërinë për të minimizuar e efektin drastik të gjakmarrjes. Gjithë elita e vendit, E KOMBIT duhet të ngrihet në këmbë për këtë problem e fenomen të madh të gjakësimit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:41 am

*
Gruaja e ditëve të sotme në gjakmarrje.
kumtesë nga Jozefina Traboini LPSHA “PEGASI” ALBANIA,
e cila do te mbahet ne
KUVEND DATE 20 QERSHOR 2011

Kjo temë, këto fjalë, të cilat krijojnë një binom shkatërrues, Gjakmarrje- Hakmarrje, do të thotë gjak e hak, do të thotë pafajësi e padrejtësi. Ky term i bashkuar me vepër në vendin tonë ka lënduar familje, fëmijë, burra, gra, pleq e të rinj dhe për çfarë? Për të ndërruar opinionet e njerëzve! Kjo për mua është një temë shumë shqetësuese dhe shumë problematike kundra kësaj plage, së cilës akoma nuk i është gjendur medikamenti shërues. Ky fenomen ka pllakosur shoqërinë tone, por me dhembshuri flas për gruan, për atë që gjendet në gjakmarrje dhe hakmarrje. Besoj se dhimbja e saj është e shumëfishuar. Unë po e kap këtë temë, duke folur në të përgjithshmen, mbasi të përmend emra s’ka fund dhe t’ju them të drejtën me kap trishtimi i madh, kur mendoj sesi në këtë shekull aq lakmues për jetën, për disa nuk duhet të mendojnë për të. Duke filluar nga filizat e njomë, që dalin në jetë e deri te pleqtë, të cilët duan të ikin sa më parë në botën e përtejme. Ne këtë histori gjakmarrjeje e kemi të trashëguar nga turqit. Po i kemi qëndruar besnik kësaj “legjende”, duke e përsosur të keqen, me vrasjen, vajin dhe gjakun.
Në këtë tmerr të vdekjes! Si mund të vijë te një nënë, kur fëmija i saj akoma nuk ka filluar të flasë, nuk ka filluar jetën, apo ka ardhë në jetë për të larë gjakun e hakun?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:41 am

A thua këto gra njohin gëzim?... Jo! Ato mbyten në atë realitet, në atë arsye dhunuese në atë ndërgjegje të sëmurë. Rriten dhe vdesin pa ndjenja, veç në ankth… Kam parë gra të frikshme me fytyra si hije, me shpirt si floriri, por të tretura nga ngadhnjimi! Sa herë jam lodhur duke pyetur? Dhe përgjigjja ka qenë “Jemi në gjak”. Më janë ngulitur në kujtesë gratë me fëmijët e tyre jetimë Ndëshkimi i jetës për ta është i rëndë! Janë femra, por kanë karakterin e një mashkulli, njerëz pa shpresë, pa dije, familje të tretura e të shkatërruara…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:41 am

Një jetë kam pasur,
Memorje nuk njoh,
Zë i çjerrë,
Buzë që dridhen,
Zemra që thërrasin:
Amshim, falje, jetë…
Larë me gjak
E marrë me hak…
O pafajësi ! Shpirt i larë…
O drejtësi, kur do të vijë:
Të të puth e të të them: “Hajde,
Se u thamë për Ty,
Si sytë e Zotit…
E zemra e nanën, që nuk të braktisin kurrë…
Ashtu, hajde ti, falje, na le me jetu…
Plotësoma këtë lutje, dhe thuama njerëzisht:
”Faljen ta kam dhuru!..”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:41 am

Por do t’ju pyesja? Vallë këta të vdekur do të ngrihen, në rast se ne jemi gjithmonë në gjak?... Jo! Sepse këto viktima duhet të thërrasin viktima. Jo, o njerëz të mirë, ky popull është i tejngupur me gjak e hak. Kjo temë te ne merr përmasa të ndryshme totalitare, pasi ajo, që ndodh këtu, mbetet referencë historike. Mjerisht te ne ka shumë urrejtje, përçarje që realizojnë portretin e gruas shqiptare në gjakmarrje. Kjo gjë nuk vjen thjesht vetëm nga shoqëria, por dhe nga puna e pamjaftueshme e politikës shqiptare. Politikanët tanë zihen si çakej për karrike, nuk vrasin mendjen të punojnë shumë për këtë shtresë, prandaj dhe gruaja jonë në gjakmarrje shfaqet si fantomë dhe e paçliruar kurrë nga urrejtja, duke u shkatërruar me familje, fise, duke prodhuar dhunë e përdhunë. Dhe këtë ndjesi në vendin tonë më shumë se askush e njeh gruaja.Të drejtat e gruas duhet të jenë bazat e dinjitetit njerëzor. Degradimi i këtyre grave në gjakmarrje është shumë faktik, por dashamirësia e simbolika e gruas duhet të trajtohet nëpërmjet marrëdhënieve shoqërore civile, duke patur si kriter ndihmën në nevojë të këtyre grave. Çdo grua është një imazh i Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Ai gruas i ka krijuar laboratorin e saj, atë të krijuesit… Dhe pse duhet shkatërruar ai?! Ajo, që i jep formë jetës është dashuria, që ka gruaja për të, e cila shfaqet kudo. Në këtë betejë morale e psikologjike gruaja dhe ajo në gjakmarrje duhet të gjejë mbështetje, të gjejë vetën e saj tek ne, të jetojë e të gëzojë bashkë me ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI EmptySat Jun 18, 2011 12:42 am

Zonja dhe zotërinj!
Të luftojmë me vlerat dhe fjalën tonë që kjo grua të mos të vuajë poshtërimin e përditshëm… Shpresa jonë t’i kthehet asaj në vepër, sepse gruaja ka rol të rëndësishem në shoqeri. Ajo ndikon drejpërsëdrejti në përparimin e gjinisë njerëzore. Mendoj se ajo krijon bilancin e tolerancës, esencën dhe rëndësinë e identitetit në shoqëri familje e komb. Humanizmi i saj përbën një doktrinë artikuluese. Po potenciali i paktë, që ka në vendin tone, provon të imponojë një kuptim të turbullt dhe abstrakt në figurën e saj.
Puna e gruas është një adhurim përtej epokës… Koordinatat dhe drejtpesha është dhënë për të gjithë njerëzimin në rrugën e ekzistencës së saj. Gruaja kërkon të vertetën. Prandaj këto gra fatrënda, duhen të ngrihen me një zë unik së bashku me ndihmën e gjithë shoqërisë dhe politikës. Ti themi: ”Boll gjakmarrjes e hakmarrjes!” Të përsosim jetën dhe të krijojmë një ekuilibër për të mbrojtur identitetin dhe ndërgjegjën. Njëkohësisht është detyrë e lartë përpara së drejtës së ligjit, duke kërkuar epërsi në moral, virtyt e vokacion dhe të konsiderohet si një ikonë, përballë idesë së saj; të ngrejë lart zërin e zemrës për të krijuar lumturinë që kërkon e
meriton.
Qershor 2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: