Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 22 ... 26  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu Apr 21, 2011 12:22 am

Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!

Cila është pasuria e deklaruar e kryeministrit Hashim Thaçi dhe e ministrave të kabinetit të tij qeveritar?

Ministrat aktualë të Qeverisë së Kosovës janë milionerë. Nëse shfletoni vebfaqen e Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës do të befasoheni me pasurinë e deklaruar të ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë pasuri të deklaruar që peshon mbi 6 milion Euro. Në fakt kjo është vetëm pasuria e deklaruar zyrtarisht. Për pasurinë “e fshehur” apo për aksionet e tyre në kompani të ndryshme të Kosovës, Agejncioni Kundërkorrupsion nuk posedon të dhëna, ndërkaq pretendimet tona mund të jenë paragjykuese për faktin se nuk kemi diçka “të shkruar në letër”.

Por edhe vlerat e deklaruara të zyrtarëve qeveritarë janë marramendëse nëse merret parasysh standardi o jetesës i më shumë se gjysmës së popullit të Kosovës.

Por shtrohet pyetja si e kanë arritur këtë pasuri këta zyrtarë qeveritarë? Disa prej tyre kanë qenë pjesë e ekzekutivit apo e Kuvendit të Kosovës edhe në mandatet e kalaura. Por pavarësisht kësaj, niveli i pagës së tyre nuk jep përllogaritje të saktë matematikore të pasurisë së tyre të deklaruar. Madje disa prej ministrave e kanë futur pasurinë e tyre të trashëguar nga “baba” si pasuri të tyre por pa argumentuar se prindi ui ka lënë “amanet” krejt pasurinë e tyre dhe vetëm atyre e jo edhe ndonjë prej vëllezërve të tyre të tjerë. organet kompetente të cilat kanë për detyrë luftimin e korrupsionit.

Por përbërja e re qeverisë së Kosovës nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj të kaluarës përveç ndërrimit të 5 ministrave të rinj të cilët kanë një pasuri më të vogël për standardin kosovarë. Megjithatë duke u bazuar në publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2010 të cilët janë të obliguar që çdo vit ta bëjnë publike pasurinë e tyre del se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar 17.318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB. Ndërsa, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro rrogë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, një milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.

(Më gejrësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gaztës “Bota sot” )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 22, 2011 12:45 am

BURGOSJA E USHTARËVE TË UÇK-së ËSHTË KRIM!
Publikuar më 21 prill, 2011 në orën 17:45 ( Para 5 orë e 15 minutave ) Abdullah Prapashtica | Opinion |


EULEX-i I BRUKSELIT E KA ZËVENDËSUAR ME BESNIKËRI ROLIN E UDB-së TË BEOGRADIT

Në kohën kur fillova shkrimin e kësaj analize filloi transmetimi në RTK i një gare sportive në Qendren e Rinisë në Prishtinë mes ekipeve të vajzave të Prishtinës e Gjilanit. Derisa po emitohej Himni i EULEX-it pa muzikë e pa tekst, rinia e pranishme në Hallën e sporteve filloi nga fishkëllima dhe vazhdoi deri sa Himni i EULEX-it përfundoi. Ishte kjo fishkëllimë ndaj Flamurit të ULEX-it, ndaj Festave të EULEX-it, ndaj Kushtetutës së EULEX-it dhe ndaj vasalëve të EULEX-it që ato ata i miratuan si “ të Kosovës”. Me të përfunduar të Himnit i EULEX-it, rinia prezente në sallë filloi këndimin e Himnit tonë Kombëtar! Rinia shqiptare e pranverës 2011 nuk ka dallim prej rinisë të 1968, të 1981, të 1991 dhe të 2001! Kjo ishte një demonstratë e llojit të vet kundër regjimit të huaj, kundër ikonografisë së imponuar dhe kundër vasalëve te tij! Rinia po demonstron se është aty dhe po punon, që pas hyrjes së LVV në institucionet e pushtetit, ta zëvendësojë atë me një lokomotivë të re revolucionare.




Para se të hyj në zbërthimin e kësaj teme po e shoh të arsyeshme që të qartësoj për opinionin se të gjitha vlerësimet e mija mbi gjendjen në vendin tonë kanë të bëjnë me mospajtimin me sundimin kolonial të Perandorisë Globaliste të Brukselit, të instaluar në trojet etnike shqiptare pas Qershorit 1999 dhe jo drejtpërsëdrejti me eksponentët gruporë e individualë vendorë, që janë në shërbim vasal klasik të këtij sundimi.

Është e vërtetë se popullit tonë i është imponuar ky realitet në të cilin po e jetojmë me përdorimin e dhunës dhe shantazheve nga ana e sundim të huaj, i cili e ka korruptuar një pjesë të elitës vendore të cilën e ka eksponuar para popullit me qëllim që e tërë pakënaqësia me gjendjen aktuale të prodhojë konflikte të brendshme mes pushtetit fiktiv vendor dhe popullit, që me këto metoda perfide të arsyetohet sundimi i EULEX-it në vendin tonë. Për gjendjen aktuale nuk është fajtor kryesor pushteti fiktiv vendor, por përgjegjës kryesor është sundimi faktik i Brukselit i cili e zëvendësoi sundimin e Beogradit në vendin tonë pas Qershorit të 1999.

Këtë e vërtetojnë të gjitha veprimet dhe sjelljet e Brukselit që nga shpërbërja e UÇK-së dhe shkatërrimi në masë i armatimit të UÇK-së pas 1999 e deri te burgosjet aktuale të ushtarëve dhe oficerëve të UÇK-së, me motive të qarta politike dhe pa as një bazament juridik. Si duket EULEX-i ka vlerësua se UÇK-ja është thyer edhe fizikisht edhe moralisht dhe se ka ardhur koha që të likuidohet edhe fizikisht me po ato metoda që i ka përdorur Millosheviqi, duke vazhduar zbatimin e politikës jugosllave ndaj shqiptarëve. Derisa Brukseli e detyron me dhunë elitën politike për bisedime kapitulluese me Serbinë, emërohet Presidenti në rrugë jo demokratike, dërgohet kreu i Qeveris për të hartuar “programin zhvillimor” në një shtet të huaj larg syve të popullit dhe brenda në Kosovë vazhdohet me zbatimin e terrorit shtetëror gjyqësor i EULEX-it ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

EULEX-i i Brukselit e ka zëvendësuar me besnikëri rolin e UDB-së të Beogradit, prandaj të gjithë ata shqiptarë që në çfarëdo forme i shërbejnë EULEX-it të Brukselit, duhet ta dinë se janë duke i shërbyer UDB-së të Beogradit. Kjo nuk vlen vetëm për ata spiunët klasik që spiunojnë bashkëkombësit e vet te policia e huaj kolonialiste, por edhe për të gjithë ata që në forma tjera i bëjnë shërbime EULEX-it. Duke filluar nga përkthyesit e deri te ata që ju japin banesa pjesëtarëve të EULEX-it!

EULEX-in duhet bojkotuar në çdo drejtim dhe në tërësi, duke filluar nga Presidenca e deri në Bashkësi Lokale. EULEX-in si dhe pjesëtarët e tij, duhet shpallur “persona nongrata” dhe duhet dëbuar sa ma parë nga vendi ynë! Ndërsa bashkëpunëtorët vendor të EULEX-it që kanë bërë krime ndaj vendit dhe popullit të vet duhet sjell para gjyqit që të japin përgjegjësi për tradhëti kombëtare.

Për arsye se jam i bindur se pa bashkim mes shqiptarëve nuk mund të vjen as deri te bashkimi i Shqipërisë! Apeloj të të gjitha subjektet politike shqiptare në gjithë hapësirën tonë kombëtare, pavarësisht nga përkatësia e bindja politike, fetare, krahinore etj. që t'i ndalin të gjitha konflikte mes veti e të pamundësojnë përçarjet e mëtutjeshëme dhe që para botes të dalim me një gjuhë dhe me një flamur! Kjo iniciativë ishte dashur të udhëhiqet në patronatin kushtetutar të Presidentit Bamir Topit dhe me mbështetjen e Presidentes Atifete Jahjaga, pavarësisht se si erdhi deri te emërimi i saj, sepse duhet të përjashtohen shkaqet e konflikteve të brendshme në këso situata dramatike për vendin në tersi, duke lënë zgjedhjen e disa çështjeve për më vonë. Ata vet duhet ta kuptojnë seriozisht porosinë e paraqitjes së AKSH-së në qendër të Kosovës në javën e kaluar dhe që vet të veprojnë sa më parë në krijimin legal të UKSH-së, si Ushtri e Rregullt Kombëtare e cila do t'i dilte zot vendit në çdo kohë dhe në çdo pjesë të tij. Ndryshe AKSH do të detyrohet ta vazhdojë punën e vet jashtinstitucionale!

Por para së gjithash duhet vepruar energjikisht dhe menjëherë qe EULEX-i të lirojë nga burgu e të ndërpresë arrestimet tjera të pjesëtarëve të UÇK-së, dhe të fillojë evakuimin nga Kosova para se të ndodh ndonjë fatkeqësi që nuk e dëshiron askush! Populli Shqiptar ka qëndrim miqësor ndaj të gjitha vendeve që kanë qëndrim miqësor ndaj saj dhe këto raporte të mira dëshiron t'i kultivojë edhe në të ardhmen. Por ato vende që nuk e njohin pavarësinë sovranitetin e vendit tonë dhe të drejtën e tij në vetëvendosje, sa më parë duhet ta lëshojnë vendin tonë në gjithë hapësirën etnike shqiptare.

Duhet pas parasysh se të gjitha sundimet e huaja kolonialiste edhe kur i braktisin ish-kolonitë e veta dhe e njohin formalisht “pavarësinë” e tyre, atë bëjnë vetëm pasi të kenë instaluar agjenturat e tyre në pushtet, që edhe pas shkuarjes se vet të vazhdojnë pushtetin përmes veglave të veta në ato vende. Për këtë arsye pas shkuarjes së sundimeve koloniale të Beogradit e Brukselit nga vendi ynë, nga institucionet shtetërore duhet të largohen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në miratimin dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit dhe të gjitha ligjve të UNMIK-Serbe dhe EULEX-it! Vetëm atëherë vendi ynë do të jetë i iliri, i pavarur dhe sovran!

Për të ardhur deri te liria finale që nënkupton NJË GJUHË, NJË FLAMUR,NJËKOMB, NJË SHTET, shqiptarët e kanë edhe një copë rrugë historike, ku ata me bashkimin e organizimin e vet si shoqëri e civilizuar dhe e qytetëruar do ta bindin së pari veten dhe pastaj edhe të tjerët se janë të zotë me i dal Zot Kombit dhe Atdheut të vet. Kjo nuk arrihet me përçarje në qindra parti politike, por me bashkim në një Lëvizje Kombëtare shtetformuese, e cila do ta finalizon Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878, me çfarë do të arrihet Përmbyllja e Zgjidhjes së Çështjes Nacionale Shqiptare në Ballkan! Vetëm kur të arrihet kjo zgjedhje, atëherë është garantuar paqja e qetësia në Ballkan dhe Evropë. Kjo nuk është çështje idealiste, por çështje ekzistenciale për ne si komb!

Është demagogji e kulluar e vasalëve të sundimit kolonial të BE-së se “bashkimi i shqiptarëve do të arrihet duke hyrë nën BE dhe NATO”. Përkundrazi, koha e ka dëshmuar se sundimet koloniale nuk i bashkojnë kombet e copëtuara por i copëtojnë edhe më shumë, siç po ndodh aktualisht me “decentralizimimin” e Kosovës!


EW EW ku po don te behet realitet ,AKSH-UKSH...!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 22, 2011 11:46 am

Capussela: Limaj është kurban 22-04-2011 10:38 CET Fatmir Limaj është kurban. Kështu thotë njëri prej njerëzve që ka punuar deri dje lart në hierarkinë e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Shefi i deridjeshëm ekonomik e ICO-së, Andrea Lorenzo Capussela, ka shpërthyer me një sërë akuzash për ndërkombëtarët, veçmas ICO-n ku ka punuar dhe EULEX-in.

Duke folur për rastin Limaj, Capussela ka thënë se është “përshtypja që “qeveria e pastër” u bë sinonim për një qeveri pa Limajn.

“Ai duhet të jetë shndërruar në kurban. E gjej këtë punë të gabuar. Për rastet e fundit për krimet e luftës, 12 muaj pasi ai ishte bastisur për diçka tjetër me shumë publicitet në zyrën dhe shtëpinë e tij, pas së cilës nuk ndodhi asgjë”, ka thënë ai në një intervistë për “Koha Ditore”, raporton Indeksonline.

Ish bashkëpunëtori i Feith, ka thënë se shefi i ICO-së ka heshtur përball vendimeve dhe veprimeve të qeverisë, ndaj të cilave është dashur të reagojnë duke krijuar një simbiozë ndërmjet ICO-së e Qeverisë që e ngadalësojnë progresin e një shoqërie.

Duke thumbuar drejtuesit ushtarak në krye të EULEX-it, ai thotë “Lufta thuhet të jetë tepër e rëndësishme që tu lihet gjeneralëve. Ndoshta misionet e sundimit të ligjit janë tepër civile për ta, apo tepër të ngatërruara për ta, apo tepër të ngatërruara në detaje ligjore sikur këto”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu Apr 28, 2011 12:41 am

Analistët në Prishtinë thonë se pala kosovare duhet të jetë më e ashpër në reagime dhe të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve, nëse nga Serbia vazhdojnë të vijnë deklarime për ndarjen e Kosovës, sic është dhe deklarata e fundit e kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviç.


Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë shefja e ekipit kosovar të bisedimeve, Edita Tahiri. Por, analisti Ismajl Hasani tha se duhet shkuar përtej reagimit të thjeshtë.

�Pala kosovare do të duhej të bënte një reagim më të ashpër, duke insistuar që mbase edhe të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve të mëtejme, nëse Serbia nuk ndërgjegjësohet ose nuk i kthehet tryezës së bisedimeve, e jo shantazheve të tipit të ndarjeve të Kosovës, apo kinse organizmit të regjistrimit në vendin që e kanë njohur shumica e konsiderueshme e shteteve që kanë fuqi botërore�, i tha Hasani Radios Evropa e Lirë.


Sipas analistit Behlul Beqaj, pala kosovare duhet të këmbëngulë në trajtimin e temave teknike.

�Nuk duhet të sillen me injorancë karshi kësaj ideje, por duhet të jenë këmbëngulës në përcaktimin e itinerarit nga ana e palës kosovare, duke u nisur nga zgjidhja e problemeve të natyrës jetike, e jo të natyrës statusore�, tha Beqaj.

Të tri raundet e bisedimeve të mbajtura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit nuk kanë dhënë rezultat konkret. Por, deklaratat politike, si ajo e Stefanoviçit, nga analistët në Prishtinë vlerësohen si indikatorë tjerë, që bisedimet të mos sjellin rezultate konkrete.

Ismajl Hasani tha se jo vetëm Stefanoviçi, por edhe zyrtarë të tjerë po provokojnë situatën.

Serbia do të duhej ndëshkuar qoftë me paralajmërimin e Kosovës për tërheqje nga bisedimet, qoftë me paralajmërimin e Kosovës në Zyrën e baroneshës.

�Konsideroj se Serbia do të duhej ndëshkuar qoftë me paralajmërimin e Kosovës për tërheqje nga bisedimet, qoftë me paralajmërimin e Kosovës në Zyrën e baroneshës Ashton, në SHBA, për të parë se është shkallë e duhur serioze e sjelljes së Serbisë në raport me bisedimet që po zhvillohen mes Serbisë e Kosovës�, tha Hasani.


Në anën tjetër, Behlul Beqaj, tha se deklarata e Stefanoviqit për ndarje do të ketë ndikim, por jo aq të madh sa për të ndikuar në rrjedhën e bisedimeve.

�Mendoj se ndikimi është i dukshëm, por nuk mund të ndryshojë kahun e veprimit dhe përmbajtjet që janë të përcaktuara nga BE-ja, e jo nga palët që do të duhej gjoja të arrinin ndonjë marrëveshje për çështjet e hapura�, u shpreh Beqaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu Apr 28, 2011 12:53 am

Cito :
Capussela: Limaj është kurban 22-04-2011 10:38 CET Fatmir Limaj është kurban. Kështu thotë njëri prej njerëzve që ka punuar deri dje lart në hierarkinë e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Shefi i deridjeshëm ekonomik e ICO-së, Andrea Lorenzo Capussela, ka shpërthyer me një sërë akuzash për ndërkombëtarët, veçmas ICO-n ku ka punuar dhe EULEX-in.

Duke folur për rastin Limaj, Capussela ka thënë se është “përshtypja që “qeveria e pastër” u bë sinonim për një qeveri pa Limajn.

“Ai duhet të jetë shndërruar në kurban. E gjej këtë punë të gabuar. Për rastet e fundit për krimet e luftës, 12 muaj pasi ai ishte bastisur për diçka tjetër me shumë publicitet në zyrën dhe shtëpinë e tij, pas së cilës nuk ndodhi asgjë”, ka thënë ai në një intervistë për “Koha Ditore”, raporton Indeksonline.

Ish bashkëpunëtori i Feith, ka thënë se shefi i ICO-së ka heshtur përball vendimeve dhe veprimeve të qeverisë, ndaj të cilave është dashur të reagojnë duke krijuar një simbiozë ndërmjet ICO-së e Qeverisë që e ngadalësojnë progresin e një shoqërie.

Duke thumbuar drejtuesit ushtarak në krye të EULEX-it, ai thotë “Lufta thuhet të jetë tepër e rëndësishme që tu lihet gjeneralëve. Ndoshta misionet e sundimit të ligjit janë tepër civile për ta, apo tepër të ngatërruara për ta, apo tepër të ngatërruara në detaje ligjore sikur këto”.



Gjerat jan aq te ngatrruara saqe nuk din ke te fajsoshe ? por keto gjera po shkojn ne favor te serbis Sad eshte ber si fontan deshirash ,X person serbe kerkon te burgoset X individ shqiptare dhe Eu cdo here ne gaditshmeri Shocked ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu Apr 28, 2011 1:18 am

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka mohuar të ketë përplasje mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, ndërkohë që ka dalë në mbrojtje të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se “s’ka hair prej tyre, ruana Zot prej EULEX-it”.
Ministri Rexhepi ka nisur ‘betejën’ me misionin evropian në Kosovë, për ç’gjë është kritikuar nga zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, i cili ka thënë se do të kërkojë raport nga Rexhepi, pse ‘Kosova nuk i sheh hajr EULEX-it’.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë të mërkurën se nuk dëshiron të merret me deklaratat individuale, por ka theksuar se ministri Rexhepi nuk e ka kritikuar EULEX-in për punë, por për mospunë, raporton Express.

“Unë nuk merrem me deklarata individuale, por ajo që mund të them është se edhe ministri Rexhepi, edhe unë dhe të tjerët, dëshirojmë rend dhe ligj dhe këtu dëshirojmë të kemi bashkëpunimin me EULEX-in”.

“Nuk po e kritikon zoti Rexhepi EULEX-in, pse po punon, por pse nuk po punon. Edhe mua ka dikush të drejtë të më kritikojë në këtë drejtim. Ndërsa me zotin Sparkes besoj se ka raporte korrekte edhe zoti Rexhepi edhe të tjerët”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu Apr 28, 2011 1:15 pm

Intervistë ekskluzive me zotin Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar
Publikuar më 27 prill, 2011 në orën 19:56 ( Para 16 orë e 16 minutave ) Intervista |


Gradualisht figura e tij po ngritet ne skemen piramidale te figurave ma te çmuara të kombit shqiptar. U rangua në radhën e njerzëve të mëdhenj nga të gjitha kohërat. Ishte një student i rezistencës së ngjarjeve të më hereshme, me një vizion largpamës në sferën politike. Ishte një njeri i sakrificësi i burgosjes së disaherëshme dhe qëndrushëmerisë stoike dhe besnikerisë ndaj idealeve kombëtare. Dha argumente qe ta inkurajojme si figurë e vetme me nje program progresiv në sigurinë e kombit shqiptar në të ardhëmen, të jetë i lirë i barabart dhe i futur në familjet e mëdhe të shtetetve evropiane. Eshtë duke e deshmuar veten në rangun e njerëzve te mëdhenjë të kombit shqiptar nga "arroganca" e pa degjshmerisë se tij per t'ju nënshtruar shqipatëve të pa kurriz në "Qeverinë Kukull të Kosovës" të kurorzuar me mbeturinat e Evropës që kanë ardhur në emër të Unmikut dhe Euleksit si banda kriminale që operojnë në Kosovë duke e vjelur deri në palcë këtë popull në fushën ekonomike, politike, morale etj!



Asllan Dibrani në intervistë me zotin Albin Kurti në lokalet e reja te Vetëvendosjes në PrishtinëTë nxituar në vazhen e argjendës politike dhe ngjarjeve të fundit në Kosovë pas futjes së tij në parlamentin e Kosovës me 14 deputetë e takuam dhe e morrem këtë intervistë me sa vijon:

Zoti Albin ne jemi në Prishtinë dhe pikërisht do të kemi një temë me gjendjen aktuale në Kosovë, njëkohësisht edhe me Diasporën Shqiptare. A mund të na flisni në aspektin politik, ku qëndroni pasi që hytë në Parlamentin e Kosovës si Lëvizje kombëtare etj.

Albin Kurti: Ne jemi një Lëvizje politike e cila mbetet deri tani shumë aktive me veprimet siç janë protestat, demonstratat, aksionet simbolike, tubimet publike anekënd Kosovës duke na përjashtuar edhe mjetet institucionale. Po përjashtojnë zërin tonë në Parlament i cili është zë brenda konceptit të njëjtë për qëllimin tonë, që ta bëjmë Kosovën sovrane ne mënyrë qe pavarësia të mos mbetët formale dhe ta bëjmë Kosovën me zhvillim ekonomik i cili bazohet në prodhim, në mënyrë që Kosova mos të mbetet një vend i pa jetueshëme, në aspektin social, me këtë kuptim e sovranitetin që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, të ketë të drejtën qe Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Po ashtu e shohim si të drejtë që Kosova të kontrollojë resurset natyrore, por edhe kapacitet zhvillimore në fusha të ndryshme.

Kohët e fundit është ndërlikuar çështja në institucionet e Kosovës pasi qe jeni futur ju aty ka përplasje edhe më tepër. A dëgjohet zëri i juaj dhe me që përputhet me zërin e popullit, zëri i juaj është zë i sinjalizuar me tonin e popullit dhe interesat kombëtare historike. Ne këto rrethana dramatike ekonomike, politike, kulturore etj. Ku qëndrojnë institucionet te Kosovës dhe ju karshi gjërave të lartpërmendura?

AlbinKurti: Ne sot operojmë me 14 deputetëtë në Kuvendin e Kosovës. Ka filluar të ndryshojë edhe kultura politike brenda këtyre institucioneve, sepse fuqishëm dëgjohet zëri qytetarëve të pa kënaqur dhe i interesit të përgjithshëm, njëkohësisht i kemi bindur te gjithë dhe është e mundur qe të ndikojmë edhe në ish "institucione" aktuale .

Ti mbash po ato qëndrime qe i ke premtuar kur kemi qenë jashtë institucioneve është inkurajuese. Qytetarët kanë mundur të jenë edhe skeptik ma herët...se ndoshta kane mbajtur një rezervë ndaj nesh, duke menduar qe do te bëhemi si te tjerët, me mashtrime kolltukësh, por jo, të ne qëndron ajo kërkesa e popullit, jemi të pa lëkundur me qëndrimet tona. Me prezenca tonë do t'i gjunjëzojmë të gjithë ata që synim e kanë korrupsionin, hajninë dhe pa aftësinë e tyre, që në atë formë apo tjetrën janë gjetur si bajraktar të këtij populli. I kemi bindur të gjithë se "Lëvizja Vetëvendosja" është po ajo që ka qenë gjithmonë, pra lëvizje e cila pasqyrohet me vullnetin e popullit për liri, për pavarësi e për drejtësi. Gjendja ekonomik është vërtet jo në gjendje të mirë, këtu asgjë s'mbet nga qeveritarët kosovarë, gjë që është një pasuri e popullit e qe konsiderojmë zhvillimin e procedurave të ma vonshme. Në Kosovë dhe gjatë viteve të pas luftës kemi pasur një privatizim të egër kur prona shoqërore, se pari dhe ajo publike po shiten me shpejtësi dhe shumë lirë, kjo po bëhet mbrapa shpinës së popullit të Kosovës dhe po bëhet nga politikanët aktual, dhe po ashtu po fitojnë nga ky proces i privatizimit meqë zhvendosin ndihmën e zhvillimit ekonomik prej privatizimit në prodhimin vendor, natyrisht nuk kemi shtet të na dirigjojë në zhvillimin ekonomik, mirëpo duam qe shteti të ketë një rol aktiv në aspektin indikativ dhe ndërtues të politikave zhvillimore, sepse nëse vazhdojmë me ketë privatizim atëherë Kosova dot i përngjajë jo më Evropës së shekullit 21, por Amerikës latine të viteve 80 të shekullit kaluar.

Çka mendoni në menaxhmentin ekonomik, kohë e fundit është dëgjuar se mbi 2000 firma falimentuan në këtë lloj menaxhimi. Çka mendoni, kah do të shkojë kjo ekonomi dhe kjo gjendje shumë dramatike aktuale?

Albin Kurti: Firmat të cilat janë bërë më të qëndrueshme në Kosovë janë vetëm firmat e tregtisë, të cilat kontribuojnë në rritjen e importit në Kosovë dhe nuk janë firmat e prodhimit. Ne kemi nevojë për ndërmarrje prodhuese dhe kush do qe ka investuar një biznes shumë shpesh është shkelur prej këtyre korporatave të ulta të cilat nxjerrin jashtë vendit paratë që diaspora i sjell tek ne, për shembull diku gjysmë miliardi euro në vit i sjell diaspora, dhe po aq është vlera e importit e mallrave nga Serbia që e bën vendin tonë një vend me deficit të tmerrshëm tregtar.

Mirë, me që përmendet ju diasporën shqiptare, konkretisht edhe vet jetoj jashtë. Ne kemi një popull gati dy milionëshe shqiptarë aktualisht qe jetojnë në shtetet e perëndimit. Opinioni i juaj për vlerat dhe kontributet e saj?

Albin Kurti: Diaspora shqiptare e ka ndihmuar luftën çlirimtare. Për diasporën shqiptare, për mjetet qe i ka mbledhur në interesin e çlirimit të Kosovës, kam respekt për njerëzit të cilët i kanë lënë vendet e punës dhe familjen e tyre në diasporë. Ata erdhën në luftë dhe shumë prej tyre janë ra dëshmor, pa këta nuk dot ishte e mundur zhvillimi i luftës çlirimtare, ndërsa sot diaspora jonë është kushti i parë qe e zbut çështjen sociale në Kosovë. Fatkeqësisht shteti i Kosovës është uzurpuar nga ky pushtet që kemi aktualisht në vend që të jetë mirënjohëse për diasporën tonë, vetëm sa i shkakton probleme dhe i ngrit pengesa asaj për ta bërë ndihmën e saj në Kosovë, qoftë në financë prodhim apo në ndonjë lami tjetër. Kanë ardhur edhe faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që kanë sjellë ndihma, po ndihma qe kanë pas gjithmonë ndikim të drejtëpërdrejt dhe te pa diskutueshëm, pikërisht janë ndihmat qe kanë ardhur nga ndërkombëtarët, shpesh edhe janë kthyer ne vendet e ndryshme te botës prej nga kanë ardhur ose janë tret rrugës!... Ndihmat e diasporës janë te drejtpërdrejta edhe efikase, me njëherë po hasin në vështirësi se ato dedikohen për popull e jo për qeveritarët.

A ka ndonjë investitor i cili ka investuar nga diaspora që është i kënaqur, a ju kujtohet ndonjë firmë. Kamë kontaktuar me shqiptaret në diasporë qe kanë investuar në Kosovë, kanë falimentuar ose janë të zhgënjyer dhe gjenden në fazën përfundimtare të falimentimit dhe në përgatitje për ikje nga Kosova, mendimi i juaj zotëri Albin?

Albin Kurti: Po kjo është mëse e vërtet, kështu qe politikanët janë njerëzit më të pasur në Kosovë! Politikanët janë biznesmenët ma të suksesshëm në Kosovë, duke qenë se janë pasuruar nëpër mjet kontrabandës ose keqpërdorimeve me tendera dhe këta e kanë bërë në llogari me biznesin vendor. Kanë kontribuar njerëzit nga diaspora, po siç thatë edhe ju nuk kanë pasur sukses për shkak se në Kosovë në vend se të kemi një pushtet të shtetit, është ndonjë zuzar i cili i shfrytëzon mekanizmat shtetërore për interesat të vetës së tij, pra partia e merr pushtetin e pushteti e merr shtetin dhe gjithë kjo bëhet për një kryetari të partisë ose nga një kryetar partie.

Po këto ditë është regjistrimi aktual në Kosovë një regjistrim i popullatës është duke u bërë po pa "diasporën shqiptare" a është keqpërdor rregullisht diaspora shqiptare nga qeveritë e më hershme, por edhe kjo aktuale e Thaçit, mendimi i juaj ju lutem?

Albin Kurti: Ky është një diskriminim i tmerrshëm që po ju bëhet shqiptarëve në tërësi, posaçërisht shqiptarëve në diasporë? Ne e kemi ngrit zërin për këtë çështje edhe si lëvizje politike, por edhe si grup parlamentar, në Kuvendin e Kosovës. Në njërën anë privilegjonin serbët të cilët ta bëjnë regjistrimin ndaras dhe për veç saj atyre u epet rasti të dirigjojnë me numrat duke qenë se ajo ta bëj regjistrimin ma vonë !?...Manipulimet mund të jenë aktive ne ketë rast të regjistrimit të serbëve, dhe ne anën tjetër është shumë problematike se diaspora jonë është përjashtuar, thuajse ajo ka shukuar për dëfrim në vendet perëndimore kur dihet që diaspora jonë pikërisht është larguar nga dhuna, trysnia politike, nga faktori ekonomik, pa siguria, por që tash ajo po e mbanë Kosovën gjallë. Sot kjo është shumë e pa drejt. Gjithashtu, duke qenë e pa drejt, dot jetë shumë e dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Qytetarët shqiptarë të diasporës familjen e kanë këtu, ata vet jetojnë që 20 -30 vjet atje. A kanë te drejtë regjistrimi këtu, kur mendoj se pushtuesi serb ka manipuluar me numrin e saktë të këtij populli gjithmonë, ne kemi sot nevojë ta ruajmë numrin e popullit kur është nevoja t'i ndërtojmë edhe nga balta dhe gurët e lëre ma t'i humbim edhe këta që me sakrificë i rriti Kosova?

Albin Kurti: Ata nëse nuk dot të regjistrohen si banorë atëherë mund ta humbin edhe nënshtetësinë, mendojmë qe kjo është shumë e pa drejtë për shkak se ata duhej të kishin të drejt këtu, por tendenca e qeveritarëve pa "shtet" është që ta zvogëlojnë numrin e popullsisë shqiptare, ta rrisin numrin e serbëve dhe pakicave tjera në mënyrë qe ta forcojnë konceptin multietnik. Manipulohet me numrin shumicë të popullit shqiptar që janë 93-95% ku ai 5% dominon në shumë pozicione strategjike të Kosovës me pa mundësinë e funksionimit të shtetit siç jemi zotuar qe e kemi një "shtet te pavarur", unë nuk po e shoh as qe po e shijojnë qytetaret e Kosovës.

Çdo ditë, çdo shqiptar qe e kontaktoj mendon të largohet nga Kosova, ky është një ritëm i vazhdueshëm në ikjen dhe në zbrazjen te Kosovës duke filluar nga deputetët e kuvendit te Kosovës, intelektualë, shkrimtarë, sportistë e deri te qytetari i thjesht. Dikur kishim terror nga pushtuesi, por sot nga kush po ik populli?

Albin Kurti: Po pikërisht nga një politikë e gabuar, nga zhgënjimi i madh i popullsisë, nga traumat e luftës të cilat nuk i janë adresuar asnjë "institucion shtetëror të Kosovës " në hallet e popullit , ku e ka mbuluar skamja, varfëria, mjerimi dhe pa siguria, ndërsa qeveritarët dhe rrethi i tyre nuk e dinë pasurinë as ku ta lëne!... Në Kosovë tani kanë filluar qe kapitalin e vet ta orientojnë në shtete tjera, në formë të pa ligjshme, nuk kane vizion ta hapin ndonjë vend pune për ketë popull te shkëlqyeshëm, të shëndetshëm, por edhe të mjerë nga krye-paria e tyre.

Fenomeni i vetëvrasje është shtuar në Kosovë përse dhe shkaqet ?

Shkaqet dihen papunësia, pasiguria, presionet nga qarqe politike siç është rasti i policit nga Loxha e Pejës në mënyrë që t'i humben gjurmët e krimit te organizuar qeveritar, ato nuk i bënë një qytetar që nuk ka bukë për nesër, por i bëjnë mafiozët e privilegjuar nga Euleksi me shqiptarët e dëgjueshëm nga pushtetarët shqiptarë etj.

Edhe një pyetje e parafundit, kazinot në Kosovë i pamë se janë aktuale. Kush i mbanë, kush luan në to, kur dihet se këto lojëra zhvillohen në shtetet me një ekonomi të fortë e jo ne varfëri siç mbretëron në Kosovë, kush përfiton këtu?

Albin Kurti: Po është e vërtetë që në Kosovë ka shumë aktivitete të ndryshme, të cilat janë të dëmshmed për shoqërinë tonë dhe nga të cilat përfitojnë një shtresë e cila është e lidhur me pushtetin. Popullata në këtë gjendje të pa perspektivë dhe në qorr-udhë, të pa punë, humbin edhe at kapital që posedojnë, duke shpresuar në mënyrë iluzore, se në bazë te lojërave të fatit mund të fitojnë diçka kurse kjo dihet se kush fiton. Me programimin e aparaturës elektronike me mashtruesit e këtyre lojërave qe janë rrezik potencial i shkatërrimit të familjes dhe shoqërisë kosovare!?

Zoti Albin shumë faleminderit dhe për pyetjen e fundit a keni ndonjë mesazh për popullin dhe diasporën shqiptare?

Këtu e thërras popullin që të jetë i mobilizuar për sfida te reja deri në synimet tona për pavarësinë e shtetit tonë të shenjt. Të organizohen sa ma e shumë në sferën politike. Këto organizime të bëhen jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në vend atje ku janë shqiptaret të emigruar, në shtete të ndryshme, me qëllim të përforcimit të unitetit tonë që për një kohë të shkurtër ta realizojmë "Bashkimin Kombëtar Shqiptar" në një shtet. Ta kemi një qëllim që t'i përmirësojmë gabimet historike, që na u servuan nga të huajt dhe shqiptarët bashkëpunëtorë të tyre, qe brezit tonë po i kushtonjnë shumë.

U ndamë nga zoti Albin Kurti, një njeri i qetë, serioz dhe plot ambicie, duke u shprehur se dijen, shëndetin, kapitalin dhe veten time, do t'i dhuroj popullit tim dhe do të jam në shërbim të tij deri sa të frymoj. Edhe momentin që e ndau për këtë intervistë ishte nën presionin e kohës që e priste një mbledhje e kryesisë se "Vetëvendosjes" në sallën e objekteve të reja të "Lëvizjes Vetëvendosja" në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë.

Intervistoi: Asllan Dibrani


Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 29, 2011 12:17 am

Cito :
Intervistë ekskluzive me zotin Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar
Publikuar më 27 prill, 2011 në orën 19:56 ( Para 16 orë e 16 minutave ) Intervista |


Po kur u be zot ky Albini?shi cfar gazetar kemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 29, 2011 12:18 am

Topat e futbollit të prodhuar në Kinë, me hartën shtetërore të Serbisë, kanë shkaktuar tërbim në këtë republikë. Kjo pasi topat e ardhur nga Kina nuk kanë përfshirë edhe Kosovën në hartën e Serbisë.

Topat kanë kaluar nëpër doganën serbe pa u vërejtur fare, edhe pse një hartë e tillë, sipas Kushtetutës serbe, përbën shkelje të ligjit.

Sipas asaj që shkruan “Kurir”, këta topa mund të blihen kudo nëpër dyqane kineze në Serbi, transmeton Zëri.

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Tregtisë është deklaruar se është e njoftuar për një skandal të tillë, dhe se një ekip i inspektorëve ka dalë në teren për ta vërtetuar këtë rast
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 29, 2011 12:48 am

Nuk po them ndonjë sekret nëse them se në Kosovë ka patur mbi pesëdhjetë mijë bashkëpunëtorë shqipfolës të Serbisë. Ka pasur inspektorë, policë, nëpunës, politikanë, intelektualë, gazetarë, etj., që i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme Kosovës dhe popullit të saj shqiptar. Për ose me fajin e tyre janë ndjekur, burgosur, torturuar, dënuar, vrarë, dëbuar, etj. dhjetra mijëra shqiptarë. Në vend se këta, u thënçin deputetë, të inicojnë hartimin dhe miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës (lustrifikimin) dhe pastaj për hetimin e dëmeve dhe krimeve të pallogaritshme që persona të veçantë i kanë shkaktuar Kosovës dhe popullit të saj në bashkëpunim me pushtuesin, këta deputetë dhe ky Kuvend merret me «hetimin» e atyre që dhanë kontribut të veçantë për çlirimin e Kosovës. Vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të pushtetit dhe shërbimeve sekrete të Serbisë si dhe të bashkëpunëtorëve në të kaluarën dhe deri më sot, vetëm pas hetimit të veprimtarisë kriminale të shumë shërbimeve antishqiptare mund të hetohej (pse jo?) edhe SHIK-u për ndonjë shkelje, gabim ose faj të pa dashje ose me dashje. Çdudi, çudi!


Kosova shqiptare djep i çudirave

Po halli?
Lexuesi mund të më pyes: Po halli? Kam besuar dhe besoj në fuqitë e pashterrshme të popullit shqiptar, i cili, megjithë humbjet e mëdha (tragjike) gjatë gjatë shekujve, ka mbijetuar dhe jetonë e po rritet, jetonë e po fuqizohet. Edhe kjo gjysmëliri e njërës prej krahinave të pushtuara të Shqipërisë, Kosovës, është një fitore e madhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara të Shqipërisë. Pra, siç ka thënë miku im, H. S., «jemi shumë më afër fundit se fillimit të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara të Shqipërisë». Prandaj le të mblidhet dhe bashkohet fuqia e popullit shqiptar. Halilët, Melihatet, Migjenët e Nexhmedinët kanë të drejtën e tyre: Ata nuk duan të jenë shqiptarë, duan të jenë «kosovarë», si dje disa që bëheshin «jugosllavë», ata nuk duan të kemi një Shqipëri, siç angazhoheshin dje për të jetuar nën Jugosllavi. Por, populli shqiptar, dëshira dhe vullneti i tij do të ngadhnjejnë, sepse bashkimi i kombit shqiptar në një shtet, në një Shqipëri është interes, është domosdoshmëri për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe të mirën edhe të popujve fqinjë por, edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri Apr 29, 2011 1:10 am

Cito :
Topat e futbollit të prodhuar në Kinë, me hartën shtetërore të Serbisë, kanë shkaktuar tërbim në këtë republikë. Kjo pasi topat e ardhur nga Kina nuk kanë përfshirë edhe Kosovën në hartën e Serbisë

ky lajm mu duke shum interesant si ka mundesi te bej nje gabim till kilna!apo mos eshte lodhe nga miqesia me serbin Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySat Apr 30, 2011 12:59 am

DHE, NJËMEND KUR do të zgjidhet problemi dhe do të kemi 24 orë rrymë dhe jo 24 orë mashtrim?
Harrova të tregoj se titulli i shkrimit që kisha botuar para 10 vjetëve ishte “Kur KEK-u humb marren”. Tash, dhjet vjet më vonë, mund të thuhet se - edhe kjo Qeveria e ka humbur marren.
E marre për ta, por edhe marre për ne. Që po durojmë. E që për këto 12 vjet as një protestë nuk e organizuam për të kërkuar këtë të drejtë tonën – dritën.

SA INTERESANT,SPO KUPTOJ SKAN RRYM NE MES TE EVROPES
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySat Apr 30, 2011 1:29 am

Mir pasi po kan rrym, me pa debatin "Aktualitet", ani tash pasi po afrohet muaj i arushve, 5 pa rrym e 1 me te, ma romantik me qira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySun May 01, 2011 12:44 pm

Problemet e shqiptarëve me pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovës duket se nuk kanë të mbaruar.

Lagjja Kroi i Vitakut sërish kthehet në arenë problemesh, por kësaj radhe në mënyrë më të heshtur.
Familja Ramadani nga fshati Suhodoll ankohet se serbët e veriut po ua shfrytëzojnë pronën sikur të ishte e vetja
“Në pronën tonë janë prerë disa pemë dhe janë hapur disa gropa. Këtë e kanë bërë serbët”, ka thënë Egzon Ramadani.
Policia e Kosovës është e njoftuar për këtë problem por deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret. E vërteta është se këto toka ndonëse prona të shqiptarëve, për shkak të problemeve ndëretnike pas luftës nuk janë kultivuar.
Megjithë vështirësitë ekonomike banorët e kësaj zone edhe sot i rezistojnë presionit dhe ofertave të majme nga serbët për ti blerë ato.
“Kjo është tokë e stërgjyshit dhe kjo tokë e ka ushqyer familjen time brez pas brezi dhe ta shesësh për pak para nuk ia vlen”, ka thënë Ramadani.
Problemet e shqiptarëve që kanë prona në pjesën veriore nuk mbarojnë me rastin e familjes Ramadani. Qeveria e Kosovës ka investuar për kthimin e disa familjeve në veri, por siç rrëfejnë banorët, këtu bëhet jetë e pasigurt.
“Ndihemi të pasigurt, unë kam qenë me djalin në oborr kur me kanë goditur me armë dhe policia nuk ka bërë asgjë”, shprehet një banor që nuk dëshiron të identifikohet.
Sado që ankohen, duket se kthimi në shtëpitë e tyre është më i rëndësishëm se çfarëdo dëmi që mund t’ju bëhet nga persona që nuk e njohin rendin dhe ligjin në këtë pjesë.
Jeta në Kroin e Vitakut ka filluar të gjallërohet, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo lagje të bëhet multietnike sepse krahas ndërtimit të shtëpive për shqiptarët po ndërtohen edhe ndërtesa kolektive për serbët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyMon May 02, 2011 12:06 pm

Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e mediave kosovare se Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali II.

Njoftimi zyrtar që u dërgua në Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, e që u botua në media, thoshte se me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në këtë ceremoni.

Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografik të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës.

Shefi i programit shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediat ato që e kanë transmetuar gabimisht lajmin.

“Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që paralajmërojnë vetë me dëshirë pjesëmarrjen”, ka thënë përmes telefonit për Zëri, Dom Davidi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyMon May 02, 2011 12:08 pm

Cito :
Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që paralajmërojnë vetë me dëshirë pjesëmarrjen”, ka thënë përmes telefonit për Zëri, Dom Davidi



budallaku nuk ka te mbaruar injoranta mendojn te ju hyn ne qef te krishterv me zor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyMon May 02, 2011 9:25 pm

Krejt çka dëgjuam në ato debate qenë vetëm përralla përrallaxhinjësh serikë, në kurriz të SHIK-ut dhe në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së . Dhe, pyetja që duhet shtruar këtu, është: Cilët janë ata që akuzojnë dikë që nuk duhet akuzuar, se, kinse, punëtorët e SHIK-ut, gati të gjithë janë deputetë?!... Çudi!... Si i shohin ata punëtorët e SHIK-ut që janë deputetë, e, në anën tjetër, nuk i shohin UDB-ashët dhe KOS-istët e Rankoviçit, Titos, Milosheviçit e Stanishiçit… që janë me mandate të përjetshme të deputetit dhe deputetë të përjetshëm të Kuvendit të “Republikës së Kosovës”, e, madje, edhe në krye të të gjitha mediave të shkruara dhe pamore “shqiptare”, alias, “kosovare”!?!... Kjo, vërtetë, është tepër e çuditshme. Skandaloze. Antishqiptare.

Met vertet interesant,vetum shqiptart jan keshtu tradhtar athua ka edhe tjer pupuj.
Nji sherbim informativ ne favor te shqiptarve SHIK-U-ndersa KATER kunder dhe at vetum te shqiptarve, mos te folim per te tjert....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyMon May 02, 2011 9:52 pm

parti e sherbim ,ku ka ne bote
po sa vrasjet u bane ,kushe i bani,kushe u pasunua sa qel e mshe syte.
me udbashet po bashkpunon pdk akk akr
ske te drejte ti kritikoshe ku vete je ba udbashe ,krejte partit bashkpunojne me udbashet e jane ba me zi se ata....
momentalishte vetem lv eshte me e mira po qka na del me vone te shohim,mos po ju hy lakmia per pushtet edhe ketyre ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyMon May 02, 2011 10:09 pm

Obama: Bota është më e mirë pa bin Ladenin
Publikuar: Sot, më 02 maj 2011


Obama: Bota është më e mirë pa bin Ladenin

Washington, 2 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha sot se bota është një vend më i mirë pas vdekjes së liderët të Al Kaidës, Osama bin Laden.
Duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se kjo ishte ditë e mirë për vendin, dhe se Shtetet e Bashkuara e mbajtën zotimin që drejtësia të shkojë në vend.
"Sot na përkujtohet se nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë si komb kur punojmë së bashku, dhe kur e kujtojmë ndjenjën e unitetit që na përkufizon si amerikanë", tha Obama.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri May 06, 2011 11:43 pm

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri i ka siguruar të premten qytetarët e Kosovës se Serbia nuk mund të pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërkaq, duke folur për rezultatin e bisedimeve, Tahiri tha se priten rezultate më të mira në takimet e radhës, sidomos drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kjo pasi, sipas Tahirit, Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa e pranuar Kosovën dhe pa qenë bashkëpunuese me shtetet fqinje.

Zëvendëskryeministrja tha se Kosova përfiton nga këto bisedime, duke shkurtuar rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë kritere të rëndësishme në këtë aspekt, ndërsa përsëriti qëndrimin se nuk mund të bisedohet rreth statusit të Kosovës dhe veriu nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve.

Tahiri tha se priten rezultate më të mira në takimet e radhës, sidomos drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyFri May 06, 2011 11:47 pm

Cito :
Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë kritere të rëndësishme në këtë aspekt, ndërsa përsëriti qëndrimin se nuk mund të bisedohet rreth statusit të Kosovës dhe veriu nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve.

dhe per cfar bisedohet aty? levizje te lir kan serbet ne ks, te shkosh deri ne pr, do shikosh me sy edhe me tabela te serbis kan makinat serbet, nuk eshte levizje elir kjo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptyThu May 12, 2011 12:45 am

Ismail Kadare: Po punohet të na ndajnë nga Europa
Publikuar: Sot, më 11 maj 2011



Tiranë, 11 maj - Shkrimtari i madh vjen me tona të ashpra për shqiptarët dhe heshtjen ndaj dramës së Kosovës. Në librin e ri, hedhur në treg nga “Onufri” vetëm dy ditë më parë, Kadare flet për rimohues shqiptarë, për klane brenda llojit që ndihmojnë deshqiptarizimin, për rikthimin zellshëm të projektit për ndarjen e dy shteteve shqiptare nga Europa, flet për akuzat e Carla del Ponte-s dhe Dick Martyt dhe nevojën që populli shqiptar të mos përfshihet nga paniku, por të lejojë hetimin e krimeve nëse ka të tilla

Ismail Kadare i rikthehet dramës së Kosovës, bashkë me të edhe dramës së popullit shqiptar. “Mbi krimin në Ballkan; letërkëmbim i zymtë”, botuar nga “Onufri” prej dy ditësh gjendet në treg. Në fakt vetë autori e quan një libërth. Një hyrje e shkruar gjatë muajve të këtij viti mes Parisit dhe Tiranës, shpalos edhe qëllimin e shkrimit të këtij libri. Është pikërisht heshtja ndaj dramës së Kosovës dhe krimeve serbe të ndodhura atje, që në rrjedhë të historisë përbëjnë krimin më të freskët në Ballkan. Shkrimtari shqetësohet për një tjetër krim që ndihmon të parin, heshtjen e shqiptare. Kjo hyrje është një thirrje dhe njëkohësisht një akuzë për të vetët. “Dymbëdhjetë vite pas çlirimit të Kosovës, një “omerta” e palejueshme ka lënë nën perden e mjegullës krimet e lemerishme serbe. Kanë heshtur për to pikërisht ata që e kishin për detyrë ta ngrinin zërin deri në kupë të qiellit: kronistë, akademikë, historianë, politikanë e publicistë nga të dyja anët e kufirit. Opinioni publik europian dhe ai botëror, pikërisht ai që i kishte nxitur qeveritë dhe ushtritë e vendeve të tyre të ngrinin avionë për të bombarduar Serbinë, pas mbarimit të luftës e pritën me padurim dëshminë shqiptare. Ajo dëshmi vononte dhe kjo ishte me të vërtetë dramatike. Nuk ishte thjesht një vonesë, ishte më shumë se kaq”, shkruan Kadare në faqet e para të librit. Në faqet që pasojnë ai i mëshon veçanërisht krimit të madh të serbëve, atë të përdhunimit të mijëra grave, vrasjes së tyre dhe të foshnjave. E quan të pafalshme heshtjen ndaj tmerrit më të madh të Kosovës, që do të ndiqej nga një tjetër tmerr: atë të mosdëshmimit. Kadare i lidh pashmangshmërisht me këtë fakt akuzat e fundit të bëra ndaj shqiptarëve, fillimisht nga Carla del Ponte e pastaj edhe nga Dick Marty. I rikthehet tezës së librit “Mosmarrëveshje”, botuar vetëm pak muaj më parë, ku sipas shkrimtarit e keqja e shqiptarëve u vjen nga vetja. Kadare flet sërish për klane, për rimohues, për një Shqipëri e këtë radhë edhe Kosovë të shitur. “Ndërkaq të tjera pasione po shfaqeshin në Kosovën e porsadalë në dritë. Ndër to, ishin tri etje të pashpallura ndonjëherë kaq babëzisht: etja për pushtet, ajo për para dhe, e fundit, por jo më e pakta, etja për lavdi. Shqipëria fqinje, ndonëse shtet gati shekullor, dhe me arsye të ngjashme për t’iu ngazëllyer lirisë, nuk arriti t’i rrezatojë diçka më të mirë shtetit të ri shqiptar, ngaqë vetë vuante nga e njëjta lëngatë”, shkruan Kadare. Ky libërth, siç e quan autori, vazhdon me pjesën e letrave drejtuar personaliteteve botërore për dramën e Kosovës. Ato kapin një periudhë çerekshekullore: 1987–2011. Botohet për herë të parë letra e shumëkomentuar që shkrimtari serb Vuk Drashkoviq i drejton Kadaresë më 18 qershor 1987, letër që shkrimtari i ka dërguar Papa Gjon Palit II më 15 shtator 1991, letra e dytë që Kadare i shkruan Presidentit francez Jacques Chirac më 12 dhjetor 2001 dhe përgjigjja që ministri i Punëve të Jashtme franceze Herve De Charette i kthen shkrimtarit më 21 maj 1997. Pjesë e këtij libri është edhe një shkrim që Ismail Kadare ka botuar në “Koha ditore” dhe “Courrier International”, shkurt 1999 nën titullin “Kapardisja shqiptare; një portret në grup i politikanëve shqiptarë”. Një shpjegim të letrave, por edhe një opinion mbi ngjarjet e rëndësishme të ndodhura së fundmi në botën shqiptare, shkrimtari e bën përmes një interviste të gazetarit Aleksandër Çipa, pjesë të së cilës i kemi shkëputur për t’i botuar në gazetën “Shqip”.

-Duke botuar një dosier të tillë për krimet në Ballkan, a mund të na thoni diçka më tepër për lexuesit tanë? Ka ndonjë arsye zgjedhja e kohës së publikimit? Së fundi, a është e plotë dosja?

-Ka vite që ka qenë e nevojshme një dosje si kjo. Madje, është disi vonë. Në Shqipëri është krijuar një zakon i keq: sapo shtrohet një çështje që duket sikur s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesat politike të ditës, nisin shkrofëtimat: ohu, ne kemi të tjera probleme, ky na ngre të tjera! Problemi i krimit vazhdon të jetë në thelbin e historisë së Ballkanit, në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Ndaj mendimin e mësipërm, për kohën ose pakohën e dosjes, do ta quaja një dëshmim të ri të mendjelehtësisë shqiptare për të mos përdorur një fjalë më të ashpër. Lidhur me qëllimin e botimit, përgjigjja është e prerë: pajtimi në Ballkan. E ky pajtim, nuk mund të bëhet pa pajtimin shqiptaro-serb. Ka njerëz që mendojnë se dosje të tilla të rënda, është më mirë që, në emër të paqes, të mbyllen. Unë e nderoj paqen si një gjë të shenjtë, por pikërisht, ngaqë kam këtë nderim, mendoj ndryshe. Është e njohur thënia se popujt duhet të dinë çka të kujtojnë, e të dinë çka të harrojnë. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur çështjet sqarohen. Për fat të keq, siç u tha, po ndodh e kundërta. Ndër problemet që paraprijnë paqen, është ai i krimit. Bota, ashtu siç njeh krime të mëdha, ashtu njeh edhe pajtime të mëdha. Por këto të fundit kërkojnë shpesh burrëri më të madhe se lufta. Unë besoj në mundësinë e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Kjo nuk është as deklarim diplomatik, e as një aspiratë humaniste. Jam shkrimtar dhe, përveç ndërgjegjes sime, s’kam as tagër e as detyrim tjetër. Jo vetëm besoj në pajtim, por e quaj atë të domosdoshëm. Është mision i detyrueshëm i dy kombeve. Europa, SHBA-ja dhe një pjesë e botës i besuan deri më sot të vërtetës së njohur dhe e ndëshkuan Serbinë. Kjo e fundit, mendon ndryshe. Është punë e saj. Në qoftë se sot mendohet se, pala shqiptare, gjithashtu ka bërë krime, le të hetohet.

Pra le të hetohen krimet e gjithkujt dhe të vihen në peshore. Të gjendet përpjesëtimi midis tyre, siç thuhet. Në fund të fundit, thelbin e drejtësisë në planetin tonë e përbën pikërisht përpjesëtimi. E shqiptarët s’kanë pse të kenë asnjë grimë droje në këtë rast. Lidhur me pyetjen se a është e plotë dosja që po botohet, do të thosha jo. E tillë do të jetë, ndoshta, në një botim të veçantë.

-Vuk Drashkoviç gati çerekshekulli më parë ju është drejtuar, si koleg. Vite më vonë, ai do të bëhej ministër i Jashtëm i Serbisë. A mund të na flisni për dialogun mes jush, nëse ka pasur vërtet dialog?

-Më 1987-n, kur është shkruar kjo letër, nuk më kujtohet t’i jem përgjigjur. Ajo është botuar së pari në shtypin serb. Madje, nuk më kujtohet ta kem ditur. Ju mund të thoni se mjafton kjo arsye, por unë po vazhdoj: edhe po ta kisha marrë letrën, nuk besoj se do t’i përgjigjesha. Shqipëria ishte vend komunist dhe s’i njihte zakone të tilla si “letërkëmbim kolegësh” etj. Veç kësaj, kontrolli i përgjigjeve, në raste të tilla, ta hiqte çdo dëshirë të merreshe me to. Pas vitit 1990, kur e lashë Shqipërinë, Drashkoviçi, me të drejtë, sipas mendjes së vet, ka kujtuar ndoshta se tani që isha i lirë, mund ta kryenim dialogun e munguar. Dhe e botoi letrën në shtypin francez, truallin asnjanës për dialogun apo më saktë dyluftimin tonë shkrimtaror (po të më lejohej një fjalë e tillë). Ç’është e vërteta, letra e tij nuk ishte në nivelin që e kërkonte pesha e problemit. Çështja e Kosovës meritonte një tjetër rang e një tjetër stil, shumë më serioz. Nuk do të desha ta fyej Vuk Drashkoviçin, tani që ai ndodhet në rënie e në hije, por nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht letrën e tij. Të vinte keq që, një shkrimtar i talentuar si ai, kishte rënë në psikozën nacionaliste, pikërisht, në atë për të cilën më qortonte mua “si kolegu kolegut”.

Kam kërkuar pra, një rang jo vetëm më të lartë, por edhe më dobiprurës për Kosovën e për gjithë Ballkanin, çka dokumentohet në letrat që po botoni ju, si dhe në shumë intervista e shkrime në gazetat më të mëdha të kohës.

-Në fund të letrës, Drashkoviç ju kritikon për romanin “Krushqit janë të ngrirë”. Pse?

-Pyetja juaj ka lidhje me thelbin e këtij dosieri: plojën në Ballkan. Po të lexohet me kujdes letra e Drashkoviçit, në të flitet gjerësisht për krime në Kosovë. Është viti 1987. Është mbyllur dosja e përgjakshme e Bosnjës dhe Serbia po përgatitet për masakrën e radhës. Letra e Drashkoviçit e tradhton pa dashur këtë projekt. Gjithçka që do të bëhet, ai e paraqet si një histori të kryer ndërkaq. Veç jo prej serbëve, por prej shqiptarëve. Mirëpo kujtimi i masakrës së pranverës së vitit 1981 është bezdisës për projektin e ri. Masakra e Prishtinës ka qenë prologu i tragjedisë së re në Ballkan. Si një proverb i ri qarkullonte shprehja: në Kosovë nisi, në Kosovë do të mbarojë.

Libri “Krushqit janë të ngrirë” flet pikërisht për ngjarjet e 1981. Ndaj ai ka qenë tepër i bezdisshëm për serbët. U shkrua fill pas ngjarjeve, në vitin 1982, dhe u botua një vit më pas. I përkthyer në anglisht e frëngjisht e, më pas në shumë gjuhë të tjera, ai libër ishte dëshmia e parë dhe e vetme, në një trajtë artistike, e një masakre të papërfytyrueshme mu në mes të Europës. Ishte hera e parë që bota, nëpërmjet një vepre të tërë, vihej në dijeni për krimin jugosllav, shtetit të përkëdhelur prej të gjithëve si model i liberalizmit. Në këtë kah unë e kuptoj sulmin e Drashkoviçit. Ajo që s’kam kuptuar kurrë është sulmi, që më është bërë nga disa bashkëkombës të mi, letrarë të Kosovës. Në krye të këtij sulmi të palodhshëm kanë qenë S. Hamiti dhe R. Qosja. Dhe nuk ka ndodhur rastësisht, në ndonjë stinë nervozizmi, por në mënyrë të vijueshme, gjatë 20 vitesh, e ndoshta më tepër. I kam përmendur tepër rrallë këto sulme, duke i cilësuar të pabesa e të pamoralshme, sepse nuk kam ditur ç’emër tjetër t’iu vë. Ti mbron Kosovën, me libra, me letra, artikuj, intervista, ti shkruan mbi 1000 faqe për të, që botohen në dhjetëra gjuhë, e këta akademikë vazhdojnë sulmin kundër teje, kjo është për të vënë duart në kokë, siç thuhet. Madje i pari, Hamiti, është përqendruar pikërisht te “Krushqit janë të ngrirë”, duke e quajtur, njëlloj si Drashkoviçi, libër pa vlerë. Interpretimi im i kësaj fushate, që nuk mund të nderonte askënd, e sidomos dy akademikë të Kosovës, është i qartë: mos besoni asgjë nga ato që thotë shkrimtari I.K. Ai është stalinist, ai është i pabesueshëm. Do të isha kurioz të dëgjoja shpjegimin e palës tjetër.

-Çështja Dick Marty: si e vlerësoni reagimin e Kosovës dhe të Shqipërisë?

-Kjo lidhet me pyetjen tuaj të parë, çështjen e krimit. Në Shqipëri, e sidomos në Kosovë, është dashur që të mos mbyllej goja e të qëndrohej duarkryq, në kohën që Serbia, fare haptas, e nisi kundërfushatën e saj për të përmbysur të vërtetën. Për këtë mbyllje goje, nuk mund të lajë duart nga faji klasa politike në Shqipëri e, sidomos, në Kosovë. E bashkë me ta, historianët, akademikët, publicistët, bashkë me institucionet ku punojnë. Asnjë vend nuk e lë veten të kapet në befasi, siç u kapëm ne, në këtë rast. Nuk është rasti, në caqet e kësaj interviste, të analizohen rrethanat dhe shkaqet e plota për këtë. Mund të thuhet vetëm se bjerrja morale e etja për pushtet, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare, kështu që s’mbetet as vëmendje, as energji për të tjerat. E këtu s’duhen harruar rimohuesit shqiptarë, të cilët janë të gatshëm të mbrojnë çdo bashkësi tjetër nga dhunimi shqiptar (puna ka arritur deri atje saqë edhe otomanët, sipas tyre, kanë qenë shpesh viktimat tona), por veç një popull s’duan ta mbrojnë kurrë, atë të vetin. Çështja Dick Marty nuk kishte pse të krijonte panik në të dyja shtetet shqiptare. Për fat të keq, ndodhi ashtu, sepse skandali u lidh me bezdinë që mund t’i krijonte njërit apo tjetrit krah politik. Do të duhej të pritej gjithçka me gjakftohtësi. Të hapej menjëherë rruga për hetime, madje të falënderonim ato organizma ndërkombëtare, që do të na zbulonin kriminelët e fshehur mes nesh. Krimi nuk ka atdhe. Kriminelët shqiptarë të çdo lloji, përpara se të jenë armiq arketipalë të njerëzimit, janë armiqtë numër një të kombit shqiptar. Ky do të ishte i vetmi arsyetim dhe e vetmja qasje e çështjes. Përrallat e tjera se shqiptari e bën këtë gjë, ose nuk e bën këtë gjë, janë veç sofizma të mjera. Shqiptari mund të bëjë çdo gjë të mirë në këtë botë, po aq sa ç’mund të bëjë çdo gjë të keqe në të njëjtën botë. A kishte ngjyra racizmi, në mënyrën e bujshme, jokorrekte, siç u shpall skandali? Natyrisht që kishte. U ngjante rrëfenjave me vampirë e me vrasje rituale, tepër të përshtatshme për psikoza raciste, siç kishin bërë racistët gjermanë kundër hebrenjve, në prag të Holokaustit.

Në një shkrim të shkëlqyer, të botuar kohëve të fundit në gazetën “Le Monde”, publicisti shqiptar, S. Kryemadhi, me banim në Belgjikë, ka trajtuar ndër të tjera, pikërisht këtë ngjashmëri. Është disi i habitshëm përkimi i akuzës së njëjtë për trafikim organesh, që në vitin 2009 iu bë Izraelit, shtetit patologjik, sipas antisemitëve. Por Izraeli, i cili ka përvojë të gjatë kundër shpifjeve të tilla, diti të mbrohet. Një shembull që do të ishte mirë ta ndiqte Shqipëria, e cila gjithashtu ka histori të gjatë si gjah i sulmuar, por tepër rrallë si një luan që kundërsulmon.

-Ndërkohë që Beogradi ngre në mediume botërore sajime për krimet e UÇK-së, a e kanë bërë detyrën e tyre kolegët tuaj të Kosovës, si akademikë apo shkrimtarë për dënimin e krimeve monstruoze në Kosovë, si përdhunimet e grave e vajzave kosovare, vrasjet e fëmijëve?

-Ka kohë që racizmi antishqiptar ka zënë vend në Europë, jo veç në lajme çoroditëse, por në libra, filma e në rrëfenja urbane të pafundme. Sigurisht që një pjesë e fajit bie mbi vetë shqiptarët. E keqja jonë është shpërfillja jonë ndaj akuzave krejtësisht të padrejta, por tepër dëmtuese. Rimohuesit, që i përmenda pak më parë, jo vetëm i duartrokasin këto akuza, por çdo përpjekje për mbrojtje e quajnë “kombëtarizëm” të dëmshëm, madje “racizëm”! Vite më parë, një stuhi racizmi kundër shqiptarëve e shkaktoi filmi “L’Amerika” i Xh. Amelios. Opinioni shqiptar u nda më dysh. Shumica u dëshpëruan prej filmit, por të tjerët u ngazëllyen prej tij, aq sa njeri prej rimohuesve nuk e mbajti dot klithmën në shtyp: “Faleminderit, Amelio”. Nuk do të rikthehem te racizmi i pështirë i këtij filmi. Dua të kujtoj vetëm se në kohën kur doli dhe u paraqit në Festivalin e Venedikut, kryetari i jurisë së festivalit, shkrimtari i madh Vargas Llosa (nobelisti i fundit), në formë ultimative, me kërcënimin se do të jepte dorëheqje, kërkoi përjashtimin e filmit nga konkurrimi për shkak të racizmit antishqiptar. Vargas Llosën e ndan nga vendi ynë oqeani Atlantik, s’ka pasur asnjë lidhje me Shqipërinë e s’ka qenë kurrë në këtë vend, megjithatë ndërgjegjja e tij nuk e pranonte dot atë shëmti. Pikërisht atë shëmti që rimohuesit tanë i bëri të shkriheshin nga kënaqësia. Që të kthehemi te Dick Marty. Edhe sikur të kishte diçka të vërtetë në akuzat e tij, madje edhe sikur të kishte ndodhur vërtet që disa kriminelë psikopatë shqiptarë ta kishin kryer atë tmerr, kishte arsye të dëshpëroheshim, por jo të binim në panik. Ne kishim dosjet tona ngjethëse, të cilat për turpin tonë nuk i kemi bërë të ditura. Do të mjaftonte shifra prej 800 foshnjash shqiptare nën pesë vjeç të therur si derrat, një pjesë në sytë e prindërve, që bota të kuptonte se në cilën anë ishte e drejta. Këtë fakt nuk e ka dhënë ndonjë politikan, analist a filozof shqiptar, por gazetari serb Miroslav Filipoviç. E ka shpallur në shtypin anglez dhe francez në vitin 2000 dhe ka bërë burg për këtë. Ndoshta gabohem, por emrin e këtij gazetari hero nuk e kam ndeshur në shtypin shqiptar. Në qoftë kështu, merret me mend shkaku: ky gazetar e ka vënë në skajim të vështirë ndërgjegjen tonë. Dhe, s’është vetëm kjo. Është dosja e të zhdukurve. Është dosja tjetër e rreth 20.000 grave e vajzave të përdhunuara, shpesh herë në sytë e familjarëve, sipas humanistes shqiptare nga Kosova, Veprore Shehu, e cila disa javë përpara ankohej gjithashtu për heshtjen e turpshme. Ne s’kishim përse të hutoheshim as nga Carla del Ponte, as nga Dick Marty. Mjaftonte që në peshoren e drejtësisë të viheshin foshnjat e vrara dhe gratë e përdhunuara, që anën tjetër të peshores të mos e trondiste dot asgjë. Por ne s’e kemi bërë këtë, sepse, qofshin politikanë apo akademikë, e kemi mendjen, për turpin tonë të pafund, kundër njëri-tjetrit.

Për ta mbyllur këtë përgjigje jo të gëzueshme, do të thosha se Shqipëria dhe Kosova sot, jo vetëm që pa asnjë lëkundje duhet të lejojnë hetimet, por duhet t’i nxitin ato, edhe sikur akuzuesit, dinakërisht e pa zhurmë, të tërhiqen prej tyre. E keqja është bërë ndërkaq dhe përgënjeshtrimi duhet të kryhet. Të dy shtetet shqiptare duhet të kërkojnë me ngulm të vërtetën. Madje, edhe po të jetë se krime të tilla makabre a të ngjashme me to kanë ndodhur vërtet, kombi shqiptar s’ka pse të ligështohet. Duke dorëzuar kriminelët, ai do të ndihet më mirë. Është emancipimi i brendshëm. Është lehtësimi që jep nxjerrja e së keqes. Në fund të fundit, shprehja aq e vjetër dhe aq e njohur shqiptare për ikjen, për “marrjen e së keqes”, prej këndej duhet ta ketë zanafillën.

-Tek ne ka kohë që ka një keqkuptim për çështjen e kombit. Kalohet nga një skajshmëri tek tjetra.

-Jo vetëm tek ne. Ndodh kudo, veçse tek ne, si zakonisht, gjithçka dramatizohet më fort. Më lejoni që kundër zakonit tim, të sjell këtu një citim nga teksti monumental “Ç’është kombi?” i Ernest Renan-it, një nga autorët më të besueshëm për një nga çështjet më të ndërlikuara të kohës. “Kombet nuk janë diçka e përjetshme. Ato e kanë një fillim e do të kenë një mbarim. Konfederata europiane ka gjasë t’i zëvendësojë. Por kjo s’është në rendin e ditës. Sot qenia e kombeve është një gjë e mirë, madje e domosdoshme. Ekzistenca e tyre është një garanci e lirisë, e cila do të humbte nëse bota do të kishte vetëm një ligj e vetëm një padron”. Duke ndjekur mllefin e pafund, të shoqëruar nga një injorancë e pafundme e një klani rimohuesish shqiptarë kundër kombit, vetvetiu bëhet pyetja: nga vjen gjithë ky duf? Asnjë vend europian nuk e ka shtruar në këtë mënyrë një çështje të tillë. Mos vallë ne shqiptarët, pasi u bëmë gaz i botës me atë kinse misionin grotesk të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit të braktisur prej botës, tani na ka marrë malli për ndonjë mision edhe më tragjikomik: të ngutemi të parët që t’i mësojnë botës: o sa mirë është të mos kesh komb! Natyrisht, më shumë se për të qeshur, është për të qarë. Është e tepërt të bëhet pyetja, se mos vallë është ideja e kombit që na pengon të jemi më të pasur, më të ndershëm, më të pakorruptuar? Gjithkush e kupton se është e kundërta, sidomos për korrupsionin, mallkimin tonë të përditshëm. Ndjesia për kombin mund të quhet e paarsyeshme, siç u tha, donkishoteske, por ka diçka për të cilën nuk mund të fajësohet kurrë: thelbi i saj është i painteres. Kurse thelbi i korrupsionit është i kundërt: me interes. Kjo kushtëzon mospajtimin e tyre jetë e mot.

-Në shkrimet që i kanë bërë jehonë “Mosmarrëveshjes”, është përmendur çështja e një doktrine shqiptare. A kemi ne një të tillë, dhe ç’mendoni për të?

-Çdo komb priret të krijojë një doktrinë të vetën. Zakonisht zanafilla e natyrshme e saj është mbijetesa. Por shumë shpejt qëllon që përçudnohet. Në rastin shqiptar, lidhja e lirisë me kombin, në atë kah që shpjegon Renan, është tepër e rrokshme. Shqipëria i përjetoi tragjikisht në të njëjtën kohë: humbjen e lirisë dhe muzgun që ra mbi kombin. Në fillim të shekullit XX iu kthyen të dyja; liria, e plotë, kombi i dëmtuar rëndë. Në kushte të tilla e, sidomos në kushtet e ekzistencës në Ballkan të dy kombëtarizmave të skajshme: atij grek e atij serb, t’i propozosh shqiptarëve një acarim, një velje ndaj kombit të vet, do të ishte, siç u tha, më tepër se cinike. Për të gjykuar më saktë një doktrinë është e nevojshme antidoktrina (nëse ekziston) e saj. Me plot gojën, mund të thuhet: nuk ka një doktrinë shqiptare kundër dy popujve të Ballkanit: serbeve dhe grekëve. Nëse do të kishte një të tillë, do të ishte në turpin tonë, po të mos e dënonim atë. Ta shkulnim prerazi, pa dredhi, pa kthim. Do të duhej ta bënim këtë jo për t’u dukur, për reklamë a për të qenë të pëlqyeshëm ndaj Europës, por sepse një doktrinë antiserbe ose antigreke do të ishte në thelbin e saj antishqiptare. Për moralin tonë historik, natyrisht, për ndërgjegjen tonë, por në radhë të parë, për interesat tona. A ka një doktrinë antishqiptare te fqinjët e përmendur më lart? Për fat të keq po, sidomos te serbët. Ajo s’është fantazi, është e shkruar, e formuluar qartë, e botuar, dhe kryesorja, e padënuar. Është doktrina ‘Çubriloviç’, versioni i fundit i një sërë programesh të ngjashme, e titulluar nga vetë autori “Dëbimi i shqiptarëve”. E ngjizur gati në të njëjtën kohë me projektin nazist për hebrenjtë dhe, për nga thelbi jo larg atij. Ky draft famëkeq, i rënë tani në koma, pret orën e saj. Bombat e NATO-s ndëshkuan Serbinë më 1999, por jo doktrinën. Historia e tregoi se doktrina ‘Çubriloviç’, e shpallur shtatëdhjetë vjet më parë nga një akademik gjysmë zyrtar, duke qenë antishqiptare, ka qenë në thelbin e saj antiserbe. Thelbi i saj, siç e tregon titulli i draftit: “Dëbimi i arnautëve”, trajton problemin fatal, sipas tij, të Serbisë: Serbia s’mund të ketë jetë normale pa dëbimin e shqiptarëve me të gjitha mënyrat dhe me çdo mjet: me ushtri, me kërcënim, me reformë agrare, me terror, me polici, me qen. Të gjitha këto përmenden një për një në këtë draft. Për të kuptuar diçka më shumë nga tragjedia e Ballkanit, Këshilli i Europës do të ishte mirë ta përkthente këtë draft të zi në 27 gjuhët e BE-së.

Pas leximit të kësaj doktrine, s’besoj se do të gjenden ende trushkulur, nga ata që iu pëlqen të besojnë se duhet marrë me të mirë Serbia, që të heqë dorë prej Kosovës. Me fjalë të tjera t’i thuhet Serbisë: “na fal që ta shkëputëm nga kthetrat këtë popull që po ia merrje frymën me kaq zell e në mënyrë kaq të studiuar”.

Doktrinës së padënuar i është bërë një rishikim. Nuk shtrohet më çështja si më parë; dëbim, shpërngulje, spastrim etnik, por të gjitha këto zëvendësohen nga një fjalë, që tingëllon tepër joshëse për shovinistët ballkanas: deshqiptarizim.

-Është përdorur shprehja “Trekëndëshi i Bermudës”, midis të cilit mund të humbë orientimin e të mbytet anija shqiptare.

-Është folur për deshqiptarizimin, kryesisht nëpërmjet turqizimit apo greqizimit. Është fjala për tre vendet: Serbinë, Turqinë, Greqinë. Është shpallur, por duhet të jetë e stërshpallur për jetë e mot, se me këto vende interesat e kërkojnë që Shqipëria të jetë në paqe dhe vetëm në paqe. Me të vetmin kusht: që ato gjithashtu të jenë në paqe me të. Mendimi historik, doktrina shqiptare, nëse do ta quanim kështu, nuk njeh asnjë synim, asnjë program për dëmtimin e asnjërit prej këtyre vendeve. Për fat të keq, nga ana e tyre ka ndodhur dhe ndodh e kundërta. Herë veçmas, e herë në bashkëpunim të tërthortë, këto tre vende kanë marrë pjesë në një program të vijueshëm antishqiptar: pushtim, shpërngulje, terror, shuarje të identitetit kombëtar, ndalim i gjuhës, për të ardhur gjer te versioni i fundit, ai që i përmbledh të gjitha: deshqiptarizimi i zonës shqiptare në Ballkan. Komisionet e shumta europiane, ato që me shumë të drejtë, po mbikëqyrin mbrojtjen e pakicave në rrezik, qoftë etnike, fetare a kulturore, me një shpërfillje të habitshme, ndjekin këtë deshqiptarizim. Ai jo vetëm nuk i shqetëson, por ka gjasë t’iu duket një proces pozitiv në fundajën e shkuljes së nacionalizimit të keq në Ballkan. Kjo mbrapshti nuk mund të ndodhte pa ndihmën e rimohuesve shqiptarë. Herë nën maskën e çmitizimit, herë në atë të luftës kundër shqiptarocentrizmit, këta rimohues, më të egrit e Europës, po bëjnë çmos të dobësojnë sistemin imunitar, atë pa të cilin asnjë komb s’mund të qëndrojë gjatë në këmbë. Në këtë klimë çoroditëse, në shtypin e Tiranës e të Prishtinës shfaqen aty-këtu projekte të errëta, si ato që nisin zakonisht me hamendjen: “në rast se Europa ose SHBA na braktisin, ku do të shkojë Shqipëria”? Fill pas hamendjes së errët, është e gatshme dhe krejt befasuese zgjedhja. Duam s’duam, nga e keqja (vërtet nga e keqja apo ashtu i pëlqen dikujt?), s’na mbetet veç orientimi neootoman! Shkurt, në rast se Europa dhe SHBA na braktisin, e paskemi një zgjidhje! Sado që mund të tingëllojë grotesk, ky propozim është përsëritur pak kohë më parë në një gazetë të Tiranës. Madje, janë përmendur edhe shtetet e “unionit të ardhshëm turk”, si Azerbajxhani, Turkmenistani e të tjerë, midis të cilëve Shqipëria bashkë me Kosovën, pasi t’i thonë lamtumirë Europës do të strehohen e do të gjejnë, më në fund, rehat… Siç shihet, projekti i vjetër i ndarjes nga Europa nuk po i shqitet Shqipërisë. Dikush punon për të, madje me shumë zell. Të dy shtetet shqiptarë, me sa duket, janë të verbër ndaj shenjave të tilla. Ndërkaq, projektuesit nuk rrinë duarkryq: çdo ditë shkojnë më larg, çdo ditë presin kohën antieuropiane.

Ora antieuropiane do të ishte fundi i Shqipërisë. Qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin ç’ndodh. Ata nuk mund të mos shqetësohen kur shohin shenjat e para, ndonëse të ndrojtura të antiamerikanizmit.

Shqipëria me dy shtetet e saj, në vend që sot të ndihej më e fortë se kurrë, ndihet e dobët. Morali i saj historik ka pësuar rënie, busulla e saj është dëmtuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySat May 14, 2011 6:23 pm

llug eshte ka shkon o xhem.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySat May 14, 2011 6:30 pm

JO llug hiq volla more detekti, shkavi sherrin e madhe u myten shqiptart tui u rreh mes veti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 EmptySat May 14, 2011 6:39 pm

O Drinii....pse shqiptaret jane budall e bahen copa si ne kosove maqedoni presheve mal te zi shqiperi kush sna ka faje
shkavi ban punen e vet
spo naj shkulin tu na rre si para lufte si pas lufte ,haj medet me ndihmen e shqiptaroviqave te quajtur kosovare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 22 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: