Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyTue Nov 26, 2013 12:05 pm

https://www.youtube.com/watch?v=OHqlaP7Ag5o

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës href="kerko.php?fraza=Ramush">Ramush href="kerko.php?fraza=Haradinaj">Haradinaj gjatë një fjalimi në lidhje me
fenë në Kosovë është shprehur se familja e
tij ka qenë shqiptare-katolike
dhe se nuk e dinte se pse ai vetë ishte href="kerko.php?fraza=mysliman">mysliman.

Në videon e mësipërme, href="kerko.php?fraza=Haradinaj">Haradinaj flet në anglisht që tregon që
është duke biseduar me një të huaj ndërsa fjalimi i tij, duket qartë që eshtë
reflektim i zakonshëm i kompleksit të politikanëve shqiptarë ndaj Përendimit.


“Me gjenerata familja ime ka qenë
shqiptare-katolike.
Unë nuk e di pse jam mysliman. Nuk kam
qenë kurrë në xhami, as për lutje e as për gjë tjetër,” ka thënë kandidati për
kryeministër.

Pas kësaj deklarate, duket se kreu i AAK-së po shkon drejt
pikëpamjeve që kishte për fenë edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova. /albeu.com/
style="margin: 10px 0px; width: 100%; height: 20px; text-align: right;">

http://www.albeu.com/kosove/haradinaj-nuk-e-di-pse-jam-mysliman-video/132831/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyTue Nov 26, 2013 12:13 pm

e paha ble shen egjidio vatikani
ky menon se ma Shum e dojn si katolik evropa po zini bes qe as hesap se bajn! Nje njeri qe se do fene e vete evropa se do hiq!
keta, ky lloj njerz jan te semure psikik.Shqiptaret kurre ne jete skan qen katolik ,me shekuj ishin musliman po Propaganda serbe greke ,vatikani ,disa shqiptare te shitun musliman,katolik ne ate kohe po edhe ne kete kohe per perfitime personale po propogandojne se ne kinse ,, kemi qene katolik dhe duhet te kthehemi ne fene e te pareve" keto Propaganda bahen sote nga vatikani Jehova predikusit e fese katolike qe ne kosove ka me bollek!
Ramushi me kesi gjeste femijesh ja ka humb autoritetin vetes ,familjes dhe partise!
Njerez te pa vlere jane ky lloj ,soje njerzish! ne jemi nen sundimin serbe me shume se nje Qind vjet sipas ketyre mjeranave shqiptaret u dashkan me qen serb ortodox sepse serbia na ka okupue me shume se njeqind vjet....mashallah me keta njerez e keta politikana ,qe nuk shofin me shume se hundes se vete!ketu eshte ne pytje interesi ,perfitime materiale,Para!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyTue Dec 03, 2013 2:11 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 40
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyTue Dec 03, 2013 2:16 pm

Jo 700 po sa dije une ka pas shume ma shume bile edhe sote e kesaj dite ata shpijuna jan ne Politik ,Kuvend ,Parlament dhe ne Parti Politike.
Me nje komune ka pas 400 ,500 shpijuna!Ata ende punojne per Serbine pe shofim edhe vete se qka banen pas lufte tradhtaret bile disa nga ata qe po thirren ne luften e UCK-se ishin dhe jan bashkpunetore te serbise edhe sote , ku na qun e qka jan tu ba.Ne te ngratet popull vetem rrijm shiqojm dhe smarrim asgja qe ti ndalojme keta Politikan Tradhtare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyWed Jan 15, 2014 12:26 am

Filloi procesi i regjistrimit të diasporës dhe mërgatës









Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.


Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info . Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në një kumtesë, transmeton Telegrafi.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.

Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySun Mar 16, 2014 11:44 pm

Kosova, vendi më i varfër në Evropë, parajsë për politikanët


Publikuar më 16.03.2014 | 10:36

13  0







Kosova është vendi më i varfër në Evropë, por është parajsë për politikanët. Shumë nga ta i shfrytëzojnë pozitat në llogari të trashjes së pasurisë personale.

Raportet ndërkombëtare në Kosovë tregojnë se, ky është ndër vendet më të korruptuara. Brenda shtetit ka organizata e individë që kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër kësaj dukurie. Ramadan Ilazi është njëri ndër ta.

Për një kohë Ilazi ka drejtuar Lëvizjen Fol, një organizatë e themeluar të mbështesë qytetarinë aktive, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe në parandalim të korrupsionit.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Ilazi ka folur për shkaqet që e kanë prodhuar këtë situatë. Ka treguar edhe arsyet e mungesës së ndëshkimit të korrupsionit. Po kështu, ka dhënë edhe arsyet për tolerancën që shoqëria kosovare po tregon ndaj kësaj kaste politikanësh të korruptuar e të pandëshkuar. /Koha Ditore/


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Mar 29, 2014 10:13 pm

Te reja nga kosova kemi shiqoni ne gazeta jeta ne kosove ,atij i buzeqesh Mona Lisa dhe do te shihni tregimin tim per Mona Lisen ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyWed May 21, 2014 12:34 am

Muxhahedini shqiptar gris pasaportën kosovare (VIDEO


Publikuar më 19.05.2014 | 12:19

1  2







I rëndësishëm apo jo, kosovari Lavdrim Muhaxheri në publik paraqitet si një ndër drejtuesit kryesor të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), i njohur edhe si “Deuleja”. Ai së fundi është paraqitur duke folur para muxhaehdinëve.

Në këtë video, Lavdrim Muhaxheri nga qyteza e Kaçanikut, flet në arabisht dhe tund një thikë të madhe. Ndër të tjera, ai mohon përkatësitë e tjera të tij dhe thotë që është vetëm mysliman.

Në fund, ai është ndër të parët që në një ceremoni publike grisin pasaportat e tyre. Lavdim Muhaxheri, e gris pasaportën kosovare duke thënë që ai është një dokument i “qafirëve”.

https://www.dailymotion.com/video/x1vm7v5_muxhahedini-shqiptar-gris-pasaporten-kosovare_news

P/S per Mexhidin solla ket postim ke ndonje shpjegim per keta muxhahedin, pa keqkuptim. Mir mbetshi.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyThu Dec 11, 2014 11:57 pm

Muhamer Pajaziti

Eksodi masiv i kosovarëve po vazhdon. Pamje të trishtueshme shohim çdo natë në televizor se si po mbushen autobusët përplot me shqiptarë që braktisin vatrat e tyre për një jetë të re në vendet e Perëndimit. Kam frikë se për një gjysmë dekade, në Kosovë nuk do të ketë më njerëz të varfër. Në Kosovë do të ketë vend vetëm për politikanët e korruptuar dhe klanet zinxhir të tyre. Por, pse po ikën e gjitha kjo armatë e rinisë së Kosovës dhe çka e detyron atë që 14 vjet pas luftës të marrë rrugën pa kthim drejt vendeve europerëndimore? Përgjigja është shumë lehtë dhe mjafton të kthehemi në retrospektivë dhe të kujtojmë vetëm ngjarjet e vitit 2014, i cili ishte një vit i mbrapshtë për Kosovën. Dështime që tronditën mbarë opinionin shqiptar, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, politika dhe shumë sfera tjera që dëshmuan se shoqëria jonë po shkon drejtë degradimit dhe se ai që quhet humanizëm, shumë pak ka mbetur te ne. Mësuam se fëmijët tanë po edukohen nga kuadro të rremë, të cilët gradat e tyre shkencore i kanë marrë duke botuar “punime akademike” nëpër revista fantazma indiane. Mësuam se si ata, në vend që të realizojnë misionin e tyre për edukimin e brezave të rinj, kanë abuzuar me metoda më makabre me vajzat tona duke i kushtëzuar për numra në indekset e tyre.

Pamë se si u hodhën tezat e tyre, apo punimet e diplomave në koshat e plehrave, e shumë e shumë gjëra tjera që nuk besoj se kanë ndodhur në historinë e ndonjë kombi tjetër. Por, për shëndetësinë çfarë të flasim? Mjekët që kanë dhënë betimin e Hipokratit u shenduan në kasapë. Madje i pamë edhe bisedat e tyre telefonike, në stilin “e kam një pac (pacient)”, “merrja 500 apo 1000 euro”. Mjekë që janë shndërruar në një grup të organizuar kriminal, që po ua marrin paratë e fundit dhe pastaj jetën hallexhinjve dhe varfanjakëve. Kronologjia e ngjarjeve vazhdoi me hoxhallarët e paguar, apo të shitur, që nxitin rininë shqiptare për “xhihad”, për të vdekur në teatrot e luftimeve në Siri, Palestinë apo diku tjetër në Lindjen e Mesme. E çfarë të presin tjetër kosovarët? A kanë rrugë tjetër? Kur injoranti shndërrohet në profesor, mjeku në kasap dhe hoxhallarët në rekrutues të terroristëve, çfarë të mbetet tjerët? Të bësh gati valixhet dhe t’ia mbathës diku sa më larg. Ka edhe shumë histori të tjera por këto të lartpërmendurat besojnë se mjaftojë për të marrë vendimin e ikjes. Dhe në fund, për të gjithë këtë çmenduri fajtorët kryesor janë elitat politike. Ato që na kanë mbajtur me ëndrra dhe gënjeshtra për dy dekada me radhë.

Eksodi i trurit të ri vjen si rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe të jetës së përditshme. Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos të popullsisë së re. Mentalitete të tilla janë aq larg botëkuptimeve dhe trendeve të punës europerëndimore, saqë krijojnë përshtypjen se integrimi evropian për ta nënkupton shkuarjen apo largimin nga vendi, dhe jo forcimin e brendshëm institucional dhe zhvillimin ekonomik. Ngatërrimi i këtyre koncepteve sipas mentaliteteve dhe formësimeve “alla turke” pasqyron në të vërtetë se ku gjendet sot Kosova dhe pse çdo ditë kemi braktisje masive të nga ky shtet i ri. Korrupsioni, kriminaliteti i jakës së bardh, mungesa e edukimit profesional, po i pamundëson Kosovës një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm si dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyWed Dec 24, 2014 10:15 pm

Urime Kershendellat te gjithe anetareve te besimit te krishtere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyWed Dec 31, 2014 5:22 pm

Urime vitin e ri te gjithe Shqiptareve kudo qe jetojne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Jan 10, 2015 10:44 pm

http://koha.net/?id=27&l=40284

KTV sjell të përmbledhur ngjarjet nga protesta në Gjakovë [video]

 10 Janar 2015 - 19:04 -

Gjakova është prej qyteteve që pësoi më së shumti nga lufta. Rreth 800 persona u vranë dhe më shumë se 700 të tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton Kohavision.

Shumë gjakovarë u vranë nga vet fqinjët e tyre serbë, më të cilët kishin jetuar para lufte. Disa prej serbëve që nuk jetojnë në Kosovë e të cilët besohet se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e krimeve, tentojnë të vijnë në Gjakovë çdo vit.

Këtë gjë kanë arritur ta parandalojnë edhe sivjet nënat dhe familjarët e atyre që humbën dhe u zhdukën në luftë.

Nysrete Kumnova që pos djalit ka të vrarë e të zhdukur të tjerë familjarë, deklarimin e ministrit Jabllanoviq e quan ofendim të rëndë. Por jo vetëm nga Jabllanoviqi, por ndihet e fyer edhe nga kryeministri Isa Mustafa.

Kumnova thotë se institucionet kosovare do të duhej që vet t’ua ndalonin hyrjen kriminelëve e jo tua garantonin sigurinë. E derisa nënat e dëshmorëve dhe personave të zhdukur janë të zhgënjyera me qeverinë, kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar sërish Jabllanoviqin.

Në një postim në facebook, Mustafa ka kërkuar uljen e tensioneve, mirëpo nuk ka përmendur asnjë masë ndëshkuese për ministrin serb të tij.

Kryeministri ka harruar të merret me Jabllanoviqin, ndërkohë që ka qortuar kritikuesit e tij, ndër ta edhe kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari.

*****

Video 2
Qytetarët e Komunës së Gjakovës, nëpërmjet një proteste kanë kërkuar shkarkimin e ministrit për Kthim the Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, pas deklaratës së tij, më 6 janar, që i quajti egërsira protestuesit në Gjakovë.

Protestuesit kanë thënë se nëse kryeministri Mustafa nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviq, ai duhet të japë dorëheqje.

Protesta zgjati rreth një orë dhe u paralajmëruan protesta masivë në Prishtinë.

Në mbështetje të protestës dhe kundër deklarimit të Jabllanoviqit është shprehur edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Historianët e Deçanit gjithashtu kërkojnë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që të shkarkoj menjëherë nga detyra ministrin Jabllanoviq.

© KOHA.net

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySun Jan 11, 2015 7:53 pm


Përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri kanë marrë pjesë në marshimin
kundër terrorit të organizuar në Paris.

Ka qenë emocionues momenti kur
kanë parakaluar përfaqësuesit fetar
shqiptar të cilët kanë marshuar
krah për href="kerko.php?fraza=krah">krah me njëri tjetrin ndërsa janë përshëndetuar
me duartrokitje nga qytetarët francez.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Baba
Mondi i komunitetit Bektashi, përfaqësues i Kishës katolike dhe ai i asaj
ortodokse, të katërt përkrah njëri-tjetrit janë bërë dëshmi të bashkëjetëses të
komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.

http://www.albeu.com/shqiperi/kjo-eshte-videoja-e-dites-kleriket-shqiptar-duartrokiten-nga-franceze/184101/

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySun Feb 01, 2015 11:44 pm

KTV: Një natë me skenat te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë [video]

 1 Shkurt 2015 - 19:05 -

Oshtima e vajit të fëmijëve e përqafimet e familjarëve që përcillnin të afërmit e tyre, ishin skenat që përshkruanin stacionin e autobusëve edhe mbrëmë në Prishtinë, raporton KTV.

Nëntë autobusë të stërmbushur kanë marrë me vete afërisht 500 qytetarë të Kosovës për t’i dërguar në Serbi, të cilët pastaj ilegalisht po marrin rrugën e azilit në shtetet perëndimore.

Aq me padurim e prisnin ikjen nga vendi, saqë nuk përfillej as radha për të zënë një vend në autobus. Biletat ishin siguruar që më herët, pasi për ta prerë një të tillë aty për aty ishte e pamundur. Për ta nuk paraqiste problem as moti i lig me shi e me borë.

Shpresa në këtë vend ka mbaruar, tha një qytetar nga Malisheva, i cili mori rrugën drejt Gjermanisë. Aspak e lehtë nuk ishte as për Mexhid Gashin, që kishte dalë këtë mbrëmje për t’i thënë lamtumirë djalit të tij 30-vjeçar.
“Kjo kohë ma kujton shkuarjen dikur, në pushime verore, pohonte një qytetar i Gjakovës”, që po ashtu shpresonte se mirëqenien më të mirë do ta gjente në shtetin gjerman.

Një tregtar këpucësh nga Vushtrria tregoi për televizionin tonë se si çdo ditë banorë të asaj ane kërkojnë nga ai këpucë me take më të larta që të mund ta përballojnë një rrugëtim të gjatë.

Ka raste të veçanta, të cilat nuk kanë mundur të kapërcejnë as Suboticën, ngase siç thonë, numri i shqiptarëve që qëndrojnë atje është tepër i madh dhe se kontrabandistët i kanë rritu çmimet, përcjell koha.net.

Gëzim Shala që ka provuar një herë ikjen, u bënë thirrje të gjithëve të mos marrin këtë rrugë. Çdo mbrëmje nga Kosova drejt Serbisë nisen nga 10 deri në 15 autobusë, nga qytete të ndryshme. Rreth 70% e të rinjve në Kosovë janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1.72 euro në ditë.

http://koha.net/?id=27&l=43084

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Feb 28, 2015 2:43 pm



POR SOT - KOSOVË, PA M'THUEJ SI JE?!

Publikuar më 24 shkurt, 2015 në orën 14:07 ( Para 3 ditë e 22 orëve ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave



Rilindësi ynë i shquar Vaso Pashë Shkodrani, qysh në Shek.XIX, atëherë kur Shqipëria ishte katandisur në krizë të thellë ekonomike, morale e kombëtare, në poezinë e tij “O Moj Shypni” kishte lëshuar gjëmën me disa rreshta: "Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po, sikur lisi i rrxuem përdhe. Ke pas qenë veshun, sot je me crule. E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë". Çfarë koincidence, rrafsh 100 vjet më pas sikur këto gjëmë po përsëriten, por tani në një pjesë tjetër të Shqipërisë, të quajtur Kosovë, e cila ka një dekadë e gjysmë që është çliruar, përfundimisht nga thundrat okupuese!?




Kush më mirë se rilindësit tanë e kishin ndjerë shpirtin dhe zemrën e popullit shqiptar për kaq kohë të gjatë? Sot, sërish shtrohet dilema, pse kjo histori duhet të përsëritet vetëm pas një shekulli? Pse, kjo tani po ndodh me Kosovën?
Kosovë, kush po tenton që ta thyej të ardhmen tuaj pas 15 vite çlirimi dhe 7 vite të pavarësisë? Pa, më thuaj Kosovë, sot ku je tretur? Pse nga toka jote, sot po ikin burra, gra, fëmijë e të rinj, njerëz të varfër me shpresa të thyera e të humbura, të mllefosur e të zhgënjyer, të inatosur e të urryer për humbjen e ëndrrës se do të kenë një jetë më të mirë, një të ardhme më të ndritur për fëmijët e tyre. Ata po e lënë këtë tokë, babë e nënë, vëlla e motër, shtëpi e votër dhe vetëm e vetëm për të ikur nga këtu dhe të gjejnë ndonjë strehë tjetër, perspektivë, ndonjë shpresë për jetë më të mirë në ndonjë shtet të Evropës.


Kosovë, ti nuk ke guxuar të lejosh që të nëpërkëmbet gjaku yt i derdhur ndër shekuj për liri e pavarësi? Nuk ke guxuar të harrosh vuajtjet, sakrificat dhe peripecitë e tua gjatë shtypjes shekullore? Kjo tokë, gjatë historisë ka vuajtur shumë, në çdo cep të saj ende gërmon gjaku yt i derdhur. Çdo pëllëmbë e saj është e ujitur me gjakun e njomë e të freskët. Në këtë tokë gjithkund ka varre, ato janë të shumta dhe kurrë nuk guxojnë të harrohen!

***
Kosovë, ti ke bërë gabim që ke lejuar të harrohet shpejt, sidomos katrahurën e vitit 1999 në të cilën, sërish u derdh gjak. Vetëm gjatë kësaj lufte, në altarin e lirisë ranë dëshmorë rreth 2000 burrë, gra, djem dhe vasha më të mira të këtij kombi. Ty, Kosovë, nuk ke guxuar të harrosh, as rreth 15 mijë viktima, burra, gra, nuse shtatzëna, djem të rinj dhe fëmijë, të cilët u vranë nga barbarët serb nëpër shtëpitë e tyre? Për fat të keq, një pjesë e tyre edhe sot e kësaj dite nuk po mund t’i gjenden as eshtrat!
Kosovë, ti nuk guxon të harrosh rreth 1 milionë bashkëvendës të përndjekur nga toka jote shekullore? Këta shqiptarë, armiku i dëboi nga vatrat e veta për t’u mos u kthyer kurrë më. Por, ata sërish u kthyen dhe sërish u ngjallën si feniksi. Ata jo vetëm që u kthyen nëpër vatrat e tyre të djegura e të rrënuara, por me vete kishin edhe ëndrrën e madhe të lirisë dhe shpresën e sendërtimit të vendit. Ata, atëherë nuk donin viza azili, nuk pëlqenin jetën në ndonjë shtet të Evropës e gjetiu, por donin të jetojnë të lirë dhe të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre.
Kosovë, ti nuk guxon të mos mbash në mend as shkatërrimet e shumë fshatrave, qyteteve, vendbanimeve dhe të mirave të shumta materiale? Ti nuk ke guxuar të harrosh shumë gjëra? Më fal, nuk po i përmendi të gjitha, sepse plagët e tua janë të rënda dhe nuk po dua të lëndoj më shumë.
Por, vetëm desha të shtrojë një pyetje:
Pse, a nuk pate dije, apo forcë që t’i dilje përballë të keqes që ta përgatitën armiqtë, maskarenjtë, faqezinjve, intrigantët, profiterët, mashtruesit, pseudopatriotët, pseudointelektualët, puthadorët, servilët, klounët dhe lloj lloj ilet tjerë, të cilët të prunë në këtë qereste?
***
Tani Kosovë, ku janë njerëzit e shkolluar, akademikët, shkrimtarët, shkencëtarët, intelektualët e vërtet, gazetarët e njëmendët, profesorët, mësuesit, nëpunësit shtetëror, të cilët nuk po e ngrehin zërin në këto çaste të vështira? Për çka i shkollove këta, vetëm për famë dhe ego personale, apo për ngritje të vetëdijes dhe kontribut shoqëror e kombëtar!?
Ty, Kosovë të kanë mbetur pakëz njerëz të vërtet e të shkolluar, të cilët do ta kthenin nderin, shpresën dhe krenarinë që e meriton. Shumica prej tyre të shkolluarve janë futur në petkun e partive politike, të grupeve të ndryshme të interesit, në vallen e përfitimit personal, interesit grupor, apo e kanë zgjedhur edhe rrugën e mos kundërshtimit ndaj gjendjes së katandisur ndoshta po ju prishet punë në ndonjë interes të tyre të ngushtë, për ndonjë pozitë, punësim, apo edhe për ndonjë lakmie tjetër.
***
Kosovë, të flasim drejt, padyshim se fajtorë për gjendjen e rëndë në të cilën sot je katandisur është robëria shumë shekullore, por ky nuk është arsyetimi i duhur. Për gjendjen tënde të rëndë fajtorë jemi të gjithë, që shijojmë lirinë tënde, por nuk bëmë mjaftë për sendërtimin e ekonomisë, zhvillimit, rendit, ligjit, arsimit, shëndetësisë dhe shumë segmenteve tjera të jetës. Të gjithë, shumica prej nesh kemi faj për keqpërdorimin e lirisë tënde që shumë pak bëmë për të tjerët dhe lejuam të kemi një shoqëri jo të barabartë dhe një jetë me standarde të ultë. Por, Kosovë ta dish se përgjegjësinë më të madhe për thellimin e kësaj krize shoqërore e ka klasa udhëheqëse, e cila edhe pas 15 vjet lirie dhe 7 vjet pavarësie të la në këtë gjendje të rëndë. Ata e mbajnë barrën më të madhe të llogarisë, sepse më shumë u morën me veten e tyre, familjet dhe grupet e tyre të ngushta, se sa me zhvillimin tënd.
Kosovë, në emrin tuaj shumica e tyre janë pasuruar dhe sot këta dhe familjet e tyre bëjnë jetë luksoze, ndërsa mbi 80 për qind e popullatës nuk jetojnë mirë. Raportet e organizatave botërore tregojnë për 18-20 për qind të popullatës jetojnë në varfëri të skajshme, me vetëm 0.75 cent për kokë banori. Ndërsa, në Evropë dhe gjetiu për kokë të një qeni ndahen 2.75 euro. Papunësia vetëm vitin e fundit 2014 ka arrit shifrën prej 60 për qind, apo 339 mijë njerëz të papunë, kryesisht të moshës së re. Këto raporte tregojnë se GDP e Kosovës është 3.5 për qind, e cila është e pamjaftueshme për një rritje ekonomike dhe punësim të numrit kaq të madh të rinjsh, të cilët në tregun vjetor të saj dalin 30-40 mijë njerëz të aftë për punë. Këta udhëheqës pa dallime të grupimeve partiake shumë pak u morën me ekonominë, më shumë ishin në funksion të shkatërrimit të saj se sa ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve të ndryshme, të ardhmërisë tënde. Ata janë fajtorët kryesorë, pse sot ky vend ka shkolla të bollshme, kurrë më parë nuk kishte pasur më shumë, por që nuk ka arsim të nivelit të duhur. Sot, ky vend ka ambulanca dhe spitale të shumta, si private dhe shtetërore, por kurrë më parë se tani nuk ka shërbime cilësore, ka korrupsion dhe nepotizëm të lartë.
***
Sot, në këtë vend ka ndërtime të shumta të egra, por kurrë më parë ndërtime vend e pa vend, me leje e pa leje, të cilët i kanë shëmtuar, kryesisht vendbanimet urbane. Në këtë vend punëtori, sidomos në sektorin privat, kurrë më parë se tani nuk është i diskriminuar. Ata shfrytëzohen në formë të egër, por që shteti nuk i mbron ata, nuk merr masa ndaj shkelësve të ligjit.
Kosovë, ka shumë gjëra për t’i renditur, por kryesisht janë këto të lartcekura që kanë rënduar shumë jetën e shumicës së njerëzve të këtij vendi. Për këtë dhe shumë shkaqe një pjesë bukur e mirë e rinisë sate tashmë gjendet nëpër kampet e shteteve perëndimore dhe po kërkojnë zgjidhje për të ardhmen e tyre. Disa raporte po thonë se janë rreth 230 mijë njerëz që janë larguar, ndërsa fluksi i tyre ende nuk është ndalur. Ditë për ditë po dalin njerëz nëpër këto vende, por tashmë në formë shumë ilegale dhe në numër të vogël. Një pjesë e tyre që ishin të gatshëm të dalin jashtë vendit vetëm pas një propagande mediatike dhe politike kanë ndërprerë këtë rrugë dhe me vesh në krah po presin ndonjë lajm për investim ë ri dhe hapje të ndonjë vendi të ri punës për të mbetur këtu.
Kosovë, udhëheqësit e këtij vendi duhet më shumë të punojnë për njerëzit e vet, duhet të bëhen plane urgjente për zhvillim më të shpejt ekonomik dhe hapjen e perspektivës, sidomos për të rinjtë. Ti ke shumë punë për të bërë, e para është të ndryshosh qasjen ndaj njerëzve tu, të jesh në shërbim të gjithmonshëm ndaj tyre. E dyta, të braktisësh tabiatin e udhëheqësve tu, sidomos në ndryshimin e kursit qeverisës, shtimi i përgjegjësisë maksimale qeverisëse, kontrolli në të gjitha segmentet e jetës institucionale, shtimi i projekteve të ndryshme investive në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe të gjitha poret e jetës. Pra një politikë dhe reformë globale shoqërore do të ishte udha më e mirë e daljes nga kjo krizë e thellë shoqërore dhe ekonomike.
Kosovë, çdo vonesë në këtë drejtim do të shtonte edhe më shumë plagët tua, andaj është koha e fundit që udhëheqësit tu të këndellen dhe të kryejnë punët dhe detyrat me përgjegjësi të lartë, për çka e kanë obligim dhe paguhen. Ata kanë përgjegjësinë, që përfundimisht këtë vend ta nxjerrin nga kjo gjendje e rëndë dhe ta shndërrojnë në një vend me perspektivë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në të.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Mar 28, 2015 3:52 pm

Sot e hapa furren e bukes me emrin te molla kuqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Nov 28, 2015 11:29 pm

Akademik Rexhep Qosja ka dënuar ashpër dhunën e sotme policore në Prishtinë të cilën e krahason me dhunën dhe terrorin e përdorur nga Millosheviqi në Kosovë.

Reagimi i plotë i akademik Qosjes:

Ballin lartë e kurrizin drejtë

Sllobodan Millosheviqi ka vdekur, e kanë dënuar faktorët ndërkombëtarë dhe e ka dënuar historia ballkanike. Por mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po përsëriten në Kosovë! Po i përsërisin ata që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqit, e fati i zi i Kosovës ka bërë që sot ata të sundojnë në Kosovë.

Mënyrat e dhunës e të terrorit psikologjik e policor që përdorte regjimi i Millosheviqit u panë pardje, dje e sot në Prishtinë. Pardje e dje u panë në përpjekjet e qeverisë që ta frikësojë popullin për të dalë në protestën paqësore të 28 Nëtorit kundër dy marrëveshjeve: kundër Marrëveshjes mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe - në të vërtetë të shtetit të ri të Serbisë në Kosovë dhe kundër Marrëveshjes për caktimin e kufijve të ri të Kosovës me Malin e Zi – në të vërtetë të faljes Malit të Zi një pjese të Kosovës.

Mënyrat e asaj dhune e terrori u panë posaçërisht sot më 28 Nëntor. Mbarimi paqësor i protestës së tri partive opozitare e shqetësoi qeverinë dhe e shqetësoi sepse ajo protestë masive tregoi se do të trashëgohej me protesta të reja kundër të njëjtave shkaqe dhe kundër shkaqeve të reja që e kanë bërë Kosovën plaçkë të zhvatur të klasës sunduese politike dhe vend pa kurrfarë shprese për jetë e ardhmëri të më tepër se gjysmës së popullit shqiptar të Kosovës.

Mënyrat e kësaj dhune e terrori u panë mbas përfundimit të kësaj proteste paqësore – u panë e na i përkujtuan terroret e policisë së Millosheviqit gjatë bastisjes së zyrave të selisë së një partie politike të Kosovës – të Vetëvendosjes.

U panë duke arrestuar në mënyra të egra aq protestues sa arrestoheshin në kohën e Millosheviqit.

Ato mënyra të dhunës e terrorit u panë në mënyrën e burgosjes së anëtarit më të ri të Vetëvendosjes: të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi.

Në mënyrë të veçantë këto mënyra të dhunës e terrorit u panë kur u arrestua vrazhdë, egër, urrejtshëm ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të pa setër veshur policia e futi në “maricën” e saj dhe të pa setër veshur policia e çoi në Pallatin e Drejtësisë! Ashtu arrestoheshin dikur ata që konsideroheshin armiq të Kosovës dhe ashtu, siç e thashë, arrestoheshin protestuesit që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë. Donika Kada Bujupi duhet të krenohet për fatin e saj të sotëm. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet të krenohen me fatin e tyre të sotëm. Qeveria e Kosovës, pushteti i Kosovës, duke e bërë fatin e këtyre dy djemve dhe të këtyre dy grave të tillë çfarë e bëri sot - të lavdishëm po tregohet pushtet i dhunës dhe i terrotit ndaj atyre që ia duan të mirën më të madhe Kosovës. Ky pushtet s’ka ardhmëri.

Partia Demokratike e Kosovës duhet sa më parë të shpëtojë nderin e trashëguar prej luftës së saj çlirimtare: duhet sa më parë, sa nuk është bërë vonë, sa nuk është përlyer politikisht e kombëtarisht përgjithmonë, të distancohet prej politikës që Kosovën e ka bërë shtet privat me polici private.

Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySun Dec 13, 2015 8:32 pm

Letër e hapur për Ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Greg Delawie

I nderuar Ambasador i SHBA-ve z. Delawie,

Kam punuar për më shumë se dhjet vite me radhë në projekte dhe organizata të ndryshme amerikane si NDI, IREX, IFES e të tjera. Unë u jam atyre shumë mirënjohëse sepse kam mësuar prej tyre mes tjerash edhe se si duhet të jam qytetare aktive dhe si të kërkoj llogari prej qeverisë. Kolegët e mi kanë qenë kryesisht amerikanë dhe më kanë inkurajuar të angazhohem në politikë duke më thënë se “njerëzit si ti i duhen këtij vendi”.

Kam pas fatin që dy herë të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpenzimet e taksapaguesve amerikan, dhe për këtë po ashtu jam shumë mirënjohëse, ku e kam parë në praktikë se si funksionon demokracia dhe drejtësia amerikane. Madje në një raste kam qenë dëshmitare kur pas një afere korrupsioni në Bloomington te Indianas ku personi i zbuluar, për shkak të manipulimit me kredit kartelën zyrtare, përveç që ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, ajo edhe ka përfunduar në burg.

Unë i vlerësoj lartë deklaratat e juaja për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat siç thoni ju sipas sondazheve të fundit i nxjerrin institucionet e drejtësisë në krye të atyre institucioneve për të cilat qytetarët besojnë se janë më të korruptuarat.

Korrupsioni në Kosovë nuk ka lindur sot. Ai ka lëshuar rrënjë dhe ka lulëzuar posaçërisht gjatë 8 viteve të fundit. Kjo është temë dhe kritikë e vazhdueshme e të gjitha Raporteve të deritashme të progresit duke e përfshirë këtu edhe raportin e fundit.

Afera me e madhe e korrupsionit në vend, lidhur me ndërtimin e Autostradës Ibrahim Rugova mbeti pa u ndëshkuar asnjëherë. Disa organizata joqeveritare, me mbështetje financiare edhe të USAID-it kanë kërkuar transparencë dhe llogari për këtë kontratë duke ngritur edhe kallxim penal në gjykatë. Deri më sot, qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk e kanë parë këtë kontratë dhe nuk i dinë kushtet dhe çmimin me të cilin është ndërtuar kjo sepse paraardhësi juaj, Ambasadori Christopher Dell, i cili preu disa shirita të kësaj autostrade së bashku me qeveritar të Kosovës, i inkurajoi ata që mos ta publikonin kontratën. Dhe çfarë ndodhi. Christopher Dell punon sot për Bektellin diku në Afrikë.

Zotëri Delawie thirrjesn drejtuar prokuroreve të vendit tonë për hetime, gjë që unë e vlerësoj shumë, do te ishte mirë të ia bënit edhe prokurorëve të vendit tuaj për paraardhësin tuaj për të cilin ka dyshime të bazuara se ka qenë i përfshirë në këtë aferë korrupsioni. Ky do të ishte një inkurajim me shembull konkret se si luftohet korrupsioni.

Me 28 Nëntor brutalisht u dhunuan zyrat e subjektit më të madh opozitar, ato të Lëvizjes Vetëvendosje! Prokurori nuk ka hapur ende hetime për ndërhyrjen e njësive speciale të policisë dhe personave zyrtar që qëndrojnë pas këtij urdhri.

JU e dini se në historinë e SHBA-ve janë vetëm dy president që kanë dhënë dorëheqje dhe njëri prej tyre është Presidenti Nikson, pas aferës Watergate. Nikson ishte bërë i famshëm për angazhimin e tij për tërheqjen e ushtarëve amerikan nga Vietnami dhe marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik për kufizimin e armëve strategjike. Megjithatë ai u detyrua të jap dorëheqja nga posti i tij për shkak që kishte përgjuar zyrat qendrore të partisë opozitare.

Në vitin 2002 unë kam jetuar në lagjen Foggy Battom në Washington DC krejt pak metra larg ndërtesës Watergate. Në njërin prej përvjetorëve të kësaj afere kongressmenët amerikan e kishin për krenari të shpjegonin se si shoqëria amerikane nuk kishte pranuar cenimin e demokracisë dhe fjalës së lirë dhe se Presidenti Nikson ishte detyruar të jepte dorëheqje pasi ai kishte përgjuar zyrat e partisë opozitare. Tek ne jo vetëm që nuk është diskutuar dorëheqja e Kryeministrit e as Ministrit të Punëve të brendshme, por nuk është diskutuar as dorëheqja dhe hetimi i krerëve të policisë që kanë urdhëruar kryerjen e aksionit.

Amerika njihet sot si vendi me demokracinë më të zhvilluar, ku në rend të parë janë të drejtat qytetare. Këto të drejta nuk ju dhuruan qytetarëve të SHBA-së. Ato erdhën si zgjidhje pas konflikteve dhe antagonizmave të mëdha në shoqëri. 1 Maji, dita ndërkombëtare e punës erdhi pasi në vitin 1886 në Cikago shpërthyen demonstrata të mëdha për të shkurtuar orarin e punës prej 12 në 8 orë. Edhe pishtari i të drejtave qytetare Martin Luter King ishte amerikan, një luftëtar i vendosur për barazi sociale dhe kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe ndarjes racore. Fjalimi i tij më i njohur është "I have a dream" (Kam një ëndërr). Luter Kingu kishte një ëndërr në të cilën ai besonte, një ëndërr për barazi e cila u bë ëndrra dhe synimi i miliona njerëzve jo vetëm në Amerikë, por në gjithë rruzullin tokësor. Për shumë popuj në botë kjo ëndërr është bërë realitet, të tjerë popuj e kanë bërë synim dhe nuk pushojnë së luftuari për te. Për fat të keq Kosova ende nuk e ka realizuar këtë ëndërr. Liria tek ne nuk është e plotë. Ne ende luftojmë për një jetë me dinjitet, ashtu siç luftonte Martin Luter Kingu. Ai u vra me 4 prill të vitit 1968, por ëndrra e tij jeton.

I nderuar Ambasador, Ne po luftojmë për këtë ëndrrën. Ata me të cilët ju flisni në Kosovë i takojnë anës së kundërt të Martin Luter Kingut.

Autorja është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptySat Dec 26, 2015 12:49 am

Tradhto Tradhtinë
Publikuar më 21 dhjetor, 2015 në orën 19:13 ( Para 4 ditë e 3 orëve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më të mirët t’i fusim në burg. Më të drejtët t’i ndëshkojmë. Më të varfërve t’u japim një vizë apo një armë, t’i bëjmë policë ose refugjatë, ndërsa shefa të tyre të bëjmë njerëzit e mafies. Në krye të politikës të vendosim bartësin e politikës së armikut, pra tradhtarin. Ky është rrengu i shtetit që kemi prodhuar përherë ne shqiptarët.


Elvis Hoxha
Në këtë popull ka ekzistuar gjithnjë ideja e njësisë së kombit, aq shumë – Hysamedin Feraj, në linjën e rilindësve ka folur gjatë për këtë ndjesi – sa kolektiviteti i shqiptarëve nuk e ka parë të domosdoshëm ndërtimin e një njësie shtetërore. Ajo çka e kishim që herët na është kthyer në vonesë. Imanencën e kishim, transhendencën jo. Besimin e kishim, fenë jo. Kombin e kishim, shtetin jo. Në secilën prej këtyre frazave shprehet vonesa disa qindravjeçare që prodhojmë pa reshtur. Kemi pasur besim, por jo institucion të besimit. Një përtaci mendore na ka kapluar sapo kemi dashur t’i shkruajmë vetes ligje, sapo na është kërkuar të nënshkruhemi në histori në formë institucionesh, në formë përfaqësimi. Dhe çuditërisht, kur lipsej të vinim në krye përfaqësuesit kemi qenë më të papërgjegjshëm se kurrë. Ne mbetemi populli ilir, kemi mbetur ilirë – kështu e thotë Hysamedin Feraj. Kemi mbetur popull ilir, do të thotë popull i lirë. Historikisht dhe lashtësisht i lirë do të thotë dy gjëra: popull i lirë prej përgjegjësive dhe popull i lirë për shitje.

Ndaj kemi prodhuar mercenarë, deputetë, vezirë dhe guvernatorë për të tjerë, të mirë madje, sepse për të drejtuar veten kemi ruajtur qelbësirat dhe tradhtarët. E nëse i miri, i ndershmi dhe i drejti përpiqen të drejtojnë në këto troje, ne do t’i ndëshkojmë ose vrasim. Më të mirët do t’ia japim tjetrit, sepse tjetri, fqinji ose perandoria, sado e largët, janë gjithnjë më të fuqishëm, natyrisht jo sepse janë komb, por sepse kanë shtet.

Shqiptari ankohet gjithnjë se nuk ka shtet, por kur ka në dorë të votojë zgjedh gjithnjë ata që do t’ia ulin shpresën tek institucioni dhe shteti. Natyrisht, nuk jam as i pari e as i fundit që e them një gjë të tillë, s’jam as një ndër të paktit. Por jam një ndër ata që po e shpreh këtë problem TANI, SOT. Sot kemi rastin të mendojmë për një shtet, për një përfaqësim, për njohje, për kushtetutë. Zërat po ngrihen dhe sytë po hapen. Ky pushtet që është në Kosovë po bën aq keq sa vetëm mendjet e lidhura prej parasë po e mbrojnë pushtetin. Por këto mendje të liga dhe tradhtare të vullneteve janë kudo ku flitet për interesat kombëtare. Ata mbrojnë në korr Isa Mustafën dhe besnikërinë e tij ndaj Serbisë, armiqësinë e tij me Shqipërinë, po siç do të mbrojnë me zell dhe deklaratën më të fundit të Isa Mustafës: “Mund të jetojmë dhe pa liberalizimin e vizave”. Këta zëra do të flasin në të gjitha mediet e shkruara ose jo për të mbytur zërin e shqiptarëve që thonë: "Jo! Ne mund të jetojmë fare mirë pa Isa Mustafën”. Fati i keq i shqiptarëve është se me votën e tyre kanë zgjedhur gjithnjë antishqiptarë në qeveri, në gjyqësor, në medie, në biznese. Sepse, ne mendojmë se me votë zgjedhim vetëm deputetët. Jo, me votë ne zgjedhim të gjithë deklarimet institucionalë të shoqërisë: mediet që na fshehin të vërtetën, bizneset që na kthejnë në tregtarë dhe joprodhues, që privatizojnë çdo gjë publike, gjyqësorin që arreston të drejtët dhe liron kriminelët. Të gjithë këta kanë dalë nga ai pushtet, të cilit i kemi dhënë votën. Ne jemi komb qëkur Evropa nuk kishte ndjesi kombi, por nuk ditëm që shteti, instituimi dhe konstituimi, kushtetimi i këtij kombi është domosdoshmëri. Ne jemi popull, popull në luftëra dhe heshtje, sepse nuk ditëm që nga populli kushtetohet shoqëria. Sepse shteti dhe shoqëria janë ndërmjetësimet përkatësisht historike dhe përfaqësuese të kombit dhe popullit. Sot kemi një komb që dergjet sepse kemi maksimum shtetesh të burgosur në krijesat e veta mediatike, tregtare dhe policore. Në vend të ushtrisë së fortë ne kemi polici të dhunshme e të tepërt, në vend të prodhimit vendor ne kemi tregti të zhvilluar me Serbinë. Ne kemi vendosur në drejtim të shqiptarëve përkthyesit negativë të publikes shqiptare, shumësi shtetesh të korruptuara, polici të tepërt dhe aspak ushtri, tregti për të sjellë mallrat e armikut dhe për të shuar prodhimet shqiptare, diplomatë që nuk dinë asgjë për burimet shqiptare në mërgatë, mërgatë që paguan dhe shqiptarë që i dredhin paratë në beton, universitete të mjerë dhe studentë të dobët. Gjendja nuk është e mjerë, e mjerë është ideja jonë e institucionit.

Mjaft të shohësh qartë, ta hedhësh votën me përgjegjësi ose të dalësh në shesh i bindur dhe ky mjerim merr fund. Jo të mendosh se ky vend nuk ka shpresë dhe ta hedhësh votën gjithsesi. Një votë të tillë mund ta japësh dhe për çmimin e bukës së një dite, por ditët e tjera do të përpiqesh të paguash sado shtrenjtë vizën me të cilën do të arratisesh. Me votën nis arratia e shqiptarëve, me krijimin e shtetit të tyre shqiptarët historikisht mësuan të ikin prej atdheut. Sepse vullneti institucional për shtet dhe vullneti civil për shoqëri nuk është kërkesë e brendshme, por vullneti i rekomanduar nga të huajt përmes projektesh. Kur kjo lloj shoqërie krijon shtet, nuk mendon shtetin e popullit dhe kombit të vet, por shtetin që kënaq të huajt. Ndaj fitoi në Kosovë ky soj flamuri pop-Art dhe ky himn i zbrazur prej fjalësh: shqiptarët, të kthyer brenda ditës nga popull historik në shoqëri civile, menduan se ishte e modës të pëlqeje një shtet siç e duan të tjerët.

Sot është dita të kuptosh kush është tjetri që të kërkon diçka. As Ashton, as Mogherini nuk janë Evropa. Evropa nuk po del me asnjë figurë përveçse me organizma që nuk të njohin. E kur tjetri nuk të njeh, nis e njih veten. Vetja jote sot është e qartë: vetja jote është Albin Kurti dhe “Vetëvendosje”, që të njoftonte që në 2005-n ndërtimin e Serbisë në Kosovë. Vetja jote është sot Haradinaj që po forcon opozitën. Vetja jote sot është në burg. Njihe veten në historinë tënde. Vetëm atëherë të tjerët do të të njohin. E kur të të njohin, do ta kuptosh se cilët janë të tjerët. Ata nuk janë perandori neutralizuese dhe abstrakte si Evropa, por shtete kombesh, shtet-kombe. Evropa është koncepti i dobët, ku po këto shtete dhe ambasadorët e tyre ngatërrojnë pjesën tonë civile, pjesën tonë që ka turp se mos nuk është e qytetëruar. Pjesa jonë civile nuk do të preket kurrë nga fakti se shteti është i korruptuar deri në rrënjë dhe gjyqësori i njësuar me kriminelin, sepse ku ka krim ka dhe projekte. Civili nuk ka turp kur i mungon vullneti, por vetëm kur i mungon paraja dhe imazhi. Brenda nesh krijohen dy lloj popujsh, mes të cilëve lipset të shquash të rremin. Njëri është populli i shtetit të korruptuar është shoqëri civile dhe jopolitike, as kombëtare. Tjetri është populli i kombit me shtet, është popull jo i parasë, por i vullnetit, jo i imazhit, por i dinjitetit. Është ky popull që nuk i zbraz as viset, as historinë. Është ky popull që nuk i zbraz burgjet nga kriminelët ordinerë për t’i mbushur me veprimtarë politikë. Ky popull është ai që po del shesheve dhe që po shprehet në të gjithë mediumet kapilarë për krimin mbi sovranitetin dhe burgosjen e mbrojtësve të lirisë.

Bërja e Kombit shtet nuk është betejë, por luftë e gjatë. Në çastin kur shumica jonë i hyn me bindje kësaj lufte, lufta përfundon menjëherë. Për të hyrë në radhët e kësaj lufte shqiptarët në shumicën e tyre do të duhet të mësojnë të tradhtojnë: të tradhtojnë tradhtinë.

Elvis Hoxha

Profesor i Filozofisë në Tiranë
Ju faleminderit Profesor, per këtë shkrim.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 EmptyThu Dec 31, 2015 3:29 pm

31 Dhjetor 2015 - 12:02
Kryeministri i vendit ka pasur një vit të vështirë, në të cilën është përplasur fort me këdo që e ka kundërshtuar apo ka menduar ndryshe.
Ai fillimisht është përballur me protesta të dhunshme për shkarkimin e ministrit Jablanoviq. E kishte pasur vitin me protesta, greva e pakënaqësi. Dhjetëra-mijëra qytetarë janë larguar dëshpërimisht nga Kosova në fillim të vitit, e ai tha se ikën me iPhone.
Ka sulmuar vazhdimisht opozitën duke e quajtur “gomar” Albin Kurtin e duke ia përmendur Radoniqin Haradinajt. Ka takuar Merkelin në Berlin e Kerryn në Prishtinë, dhe është zotuar se do ta zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Ndiqeni në vazhdim përshkrimin e vitit të tij 2015 në këtë kronikë të emisionit Interaktiv në KTV.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 26 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 26 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: