Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gazeta Nivani 5

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:47 pm

*

Gazeta “Nivani” është një gazetë që sjell kujtesën e fshatit dhe traditat, zakonet e tij të brezave në brezat e rinj… Ajo ka dhënë një ndihmesë të madhe në lidhësinë e nivaniotëve kudo që jetojnë dhe punojnë, brenda dhe jashtë vendit si dhe në nxjerrjen në pah të figurave të sfumuara me dashje. Nëpërmjet rubrikave të saj dhe publikimit e reklamimit është arritur të evidentohen vlerat. Ndaj këtë organ “kujtese” me vlerë nuk duhet kurrë ta fashitim, por të mundohemi ta kemi gjithmonë në dorë… Kjo arrihet me përkushtim. Materialet e saj do t’i gjeni dhe në Internet në www.bashkimikombetar.com në rubrikën ”Zagori publicistikë”, së toku me të gjitha gazetat e tjera të krahinës sonë… Krahas botimit të saj, pra mund ta gjeni materialin edhe në internet…Kjo është realizuar nga LNPSHA“PEGASI“ ALBANIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:48 pm

Në çdo fshat, seç buçet kënga,

Vinë takohen te nëna…



NJOFTIM

Njoftohen të gjithë fshatarët e Nivanit se më datën 18 korrik 2010, ditën e diel te Gurra, në hijeve të rrepeve, pranë Shendelliut, ku freskia e natyrës të josh, të çmall e të mbush me aromën e kujtimeve, organizohet takimi i brezave të fshatit.



v Gëzuar 6 vjetorin e takimit në Nivan!

v Atje të mblidhemi të gjithë, të takohemi si fshatarë të asaj balte e të çmallemi.

v Aty gjejmë historinë, origjinën dhe identitetin tonë.





KOMISIONI ORGANIZATOR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:49 pm

Kryetari i komisionit Epaminonda Semi, anëtarë: Stefan Pali, Ledion Caca, Hektor Peçi, Akile Vasi, Pirro Vito e Kristo Semi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:50 pm

Le të buçasë përsëri kënga te Gurra më 18 korrik 2010… Ejani në gëzim dhe në këngë, o nivaniotë …



Kënga e dy kohëve



Ah, si gjëmonte kënga në shpella,... te Lëmi i Dukës, atje ku të këpust era. Ata që ia merrnin këngës , siç thoshnin dedat “ ishin fëmijë të mbarë...

Gjatë beharit në çdo mbrëmje, bukur se ç’ na vinte kënga. Të gjithë në fshat gëzonin, kishte jetë. Bashkë me të tjerët gëzonin edhe dedat.

Dhe dedat tona gëzonin, duke dëgjuar këto këngë të bukura dhe të kënduara natyrshëm.

Nga të gjithë ne shquhej Mitrua me zërin e tij, të cilin e kishte trashëgimi. E ç’të kthyer, sa të gjithë pjesëtarët e këngës dhe ata që e dëgjonin i mallëngjente me zërin e tij prej bilbili e shkuar bilbilit... Sa bukur shkonte kënga djemurishte... Atëhere nuk kishte, radio, televizor... Këto mbledhje dhe shpërthime të këngës te Lëmi i Dukës, te shpellat, duket sikur përcjellin këngën djemurishte edhe sot, kur fshati Nivan ka mbetur fare pak dhe kur të gjithë ata, që këndonin atëherë, janë sot kokëbardhë, bëjnë apel: “Le t’ia marrim përsëri këngës... Kënga zagorite është këngë e bukur dhe duhet të përcillet në breza”....

Sido që sot jemi të shpërndarë, por e kemi një fat: “Mblidhemi çdo vit te Gurra, ja themi këngës si burra!...”

Dhe sivjet festojmë më 18 korrik 2010 të gjithë kudo që jemi... Ejani dhe le të buçasë përsëri kënga te Gurra dhe Nivani të gëzojë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:51 pm

Sa herë e përsërisim historinë e fshatit aq më ngulitje ka në brezat dhe në rritjen e dashurisë ndaj vendlindjes

Nivani

Çdo fshat ka historinë e vet. Historia zhvillohet brenda fshatit në kuadër krahinë kombëtare dhe mbetet kurdoherë brenda këtyre zhvillimeve.

Nivani, fshat malor rrëzë të Biseit, një nga 10 fshatrat e Zagorisë.

Nivanin e ndan në dy lagje ( mëhallë) përroi i Gurrës; ka një natyrë ku dominon gjelbërimi dhe me ujëra të kristalta, të cilat rrjedhin e i japin gjallëri bimësisë e jetës. Gurra në krye të fshatit, burimet e Ujit, Shelqëz, burimi në Cqepar, Gurralia dhe kroi i Gugumanje. Fshatarët e Nivanit, kanë ditur të ndërtojnë jetën e tyre mbi këtë terren të thyer dhe kurdoherë i ka dalluar mirëkuptimi e rregulli dhe ka sunduar një shoqëri fshatare që shprehte dhe kulturën e kohës.

Nivani nga të dhënat historike rezulton që në fillim ka qenë bashkë me Nderanin, në Shëmitër e Shënthanas. Ndonjë datë fikse nuk dimë. Ndarja Nivan – Nderan është bërë para ardhjes së turqëve. Këta e quajtën Nivanin – Nivani Bala ( Nivanin e sipërm dhe Nderanin Nivanin – Izir ( Nivanin e poshtëm). Shpërngulja dhe ndarja është bërë për faktorë të shumtë e të ndryshëm.

Katër mëhallë njihen në Nivan: Gugumaj, Kolaj, Shebekaj, Bitaj.

Nivani në çdo periudhë ka pasur personalitetet e veta, që kanë ditur të drejtojnë e orientojnë jetën e fshatit drejt zhvillimit e përparimit. Nivjanotët kanë jetuar me zhvillimet e lëvizjeve kombëtare dhe si pjesëmarrës janë dalluar për patriotizëm të lartë, atdhetarizëm si dhe për arsim dhe kulturëdashës. Nivani dhe nivianotët kanë ruajtur me fanatizëm qënien shqiptare dhe kanë ruajtur gjuhën shqipe.

Figurat si: Mihal Harito, Dhiogjen Harito, në kohën e vet kanë dhënë kontribut të veçantë për çështje me interes kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:52 pm

Në çdo periudhë nga Nivani kanë dalë bij që thoshin fjalën e tyre në interes të fshatit e të Atdheut, pavarësisht nga regjimet politike të kohës, si: Petro Harito, Dr. Stathi Kondi, llia Semi, Rako Vasi, Sotir Fani, Papa Lula, Stefan e Xhimo Kondi, Llukan Peçi, Stadh Koxhioni, Teli Koxhioni dhe në periudhën e Rilindjes kanë dëshmuar patriotizëm për çështjen e madhe të lirisë e Pavarësisë.

… Dhe kur historia sillte tallaze të mëdha nivaniotët me përgjegjësi kanë ditur të jënë në ballë të lëvizjeve si ç’është Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Dhe, nëse u ngrit një krahinë e tërë në këtë luftë, bazën e ka edhe tradita patriotike e këtij vendi. Dhe bijtë e bijat e Nivanit u hodhën të parët për çlirimin e Atdheut.

Le të kujtojmë ata që ranë e iu kushtuan lirisë si: Themo Vasi, Kiço Semi, Alqi Kondi, Mili Marjani, të cilët Nivani do të dijë t’i nderojë në breza. Por nuk mund të mos përmendim që çdo familje në Nivan ishte bazë e kësaj lufte.

Bijtë e bijat e Nivanit mbushën radhët partizane dhe u dalluan për trimëri, e burrëri deri në fund të jetës së tyre si: Rako Caca, Miço Caca, Milo Çave, Luiz Harito, Llukan Tako, Jorgo Kondi, Pilo Koxhioni, Petro Kondi, Koçi Vasi , Peço Vasi, Vito Kondi, Piro Kondi, Leke Vasi, Emil Qirko, Foni Qirko etj.

Këtë histori të lavdishme Nivani kurdoherë e ka pasqyruar me nder, duke ndërtuar edhe në jetën shoqërore të fshatit raporte mirëkuptimi dhe ka ruajtur dinjitetin si fshat.

Jeta e zhvillimet e përgjithshme kanë vërtetuar se nivanioti e ka dashur fshatin, baltën e të parëve, por jeta ka ritme të tilla që mjaft persona e familje janë larguar nga fshati. Të shënojmë kush nuk është larguar nga Nivani e që jetojnë dhe sot aty dhe që janë bazë që ne të kthehemi e të bëjmë takim brezash. Nonda Semi, i cili ka vite që është kryeplak i fshatit, dhe që është nismëtar i këtyre takimeve e që i pret me dashuri të gjithë. Të tjerët janë: Vasil Pali, Stefan Pali, Apostol Çoni, Jorgo Kondi, Maringlen Legjiku, Llukan Fani, Stavri Koxhioni, Kleanthi Koxhioni, Thoma Qirko, Alqi Caca, Simo Puqe, Timo Caca me Kleanthin, Zaho Koxhioni, Uli Bluci, Peçi Dede dhe, megjithëse disa me fëmijë të larguar, nuk ikën nga Nivani. Këto tregojnë se vendlindja e të parëve është e shënjtë dhe se nuk gjen kërkund këtë botë fshati.

Takimi i brezave, që organizohet në Nivan, është një moment me vlera për t’u bërë çdo vit se nuk do të këputen lidhjet dhe se do të njihen si brezi i parë me brezin e tretë dhe do të jetë një takim i përvitshëm për të përjetësuar shpirtin e vlerat e Nivanit tonë të dashur edhe në këto kushte si u shpërndanë e u larguan nga Nivani!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:52 pm

Doli në qarkullim libri”Përulem para vendlindjes” (në tri gjuhë “ i krijuesit Jani Dede me origjinë nga Nivani, ku autori i thur këngërim vendlindjes, krahinës së tij, Zagories ndërmjet një kompozicionimi fjongo kurorë lulesh me një artikulim folklorik tabanor…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:53 pm

Fshati im në mal, Pllajës Zagorisë, Është apo nuk është Në gji të Perëndisë!?



FSHATI IM

Nivanit

KOÇO STERJO,Wisconsin,USA,Maj 2010.

Poshtë ne Dhembel,
Ndën Shen(d)-e-lli,
Fshati im shkëlqen
Si një Perëndi.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:54 pm

Përmbi Shen Triadhë,
Përmbi Shen Mëhill,
Ti, midis te tjerësh,
I Karvanit Yll.

Nd`anë Shen Thanasit,
Nd`anë Shen Luka-jit,
Fshati im i bukur
Si qilim i Majit.

Në mes tënd Hyjlindësja,
Që nuk fjeti kurrë.
I paçim Uratën!
Na fali një Gurrë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:54 pm

Na fali një Gurrë-
Jetën e vërtetë.
Një potir me ujë
Dhe në atë jetë!

Që nga Shen(d)-e-lliu
Gjer në Shen Mëhill,
T`i falemi Gurrës
Për këtë jeshil!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:54 pm

T`i falemi Rrapit,
Mbretëris`së tij-a!
Këtu vjen e shlodhet
Gjithë Zagoria.

Që nga Shën Thanasi
Gjer në Shën Sotir,
Shtrihet gjerë e gjatë
Histori e tij.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:55 pm

Këtu flet çdo gur,
Flasin dhe përrenjtë.
Që nga treqind vjet
Ngrihen Haritenjte.

Ngrihen edhe thonë:
" Të bëjmë Atdhenë !
Akoma s`ështe vonë!
Me mend e me penë! "


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:55 pm

Ky, Mihal Haritua,
Ç`ka që rri menduar ?!
Dhe me Frashërllinjtë
Duke kuvenduar?!

Dalur tek ballkoni,
Mendimin të treti,
Shqiponjë e patrembur
Asaj treve mbeti.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:56 pm

Tek zbret Petro Kondi
Për në Manastir...
"...Dilua dhe Çajupi
Do bëjnë hair..."

Mbret`i shqiptarëve
I zgjodhi me dorë
Burra nga ky fshat,
Sheper e Topovë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:56 pm

Tej në horizont...
Një venjë me borë.
Është Doktor Kondi,
Që pret vizitore.

Këtu historitë
Janë si madem.
Lufton Themo Vasi
Lart, përmbi Golem.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:56 pm

Lufton Alqi Kondi
Për Atdheun tim.
Ëndrrën seç ia vranë
Verës në fillim.

Lufton gjithë fshati,
Sot për ardhmëri
Me libra, me lule,
Me dhen e me dhi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:57 pm

Me migrim të zogjve
Nëpër Shqiperi,
Në Greqi e gjetkë
Deri në " Indi ".

Me këngë në gojë
Hallet i përcjell
Ndën Shen(d)-e-lli,
Poshtë në Dhembel.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:57 pm

S`ka si të ndodhe ndryshe,
Në vise e mia,
Se aty ka djepin
Vetë Historia.

...........................

Fshati im në mal,
Pllajës Zagorisë,
Është apo nuk është
Në gji të Perëndisë!?


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:58 pm

Kleanth Caca



Nivanit



Fshati im rrethur me brigje,

Mali nga lart qëndron me madhështi,

Këtu kanë jetuar gjysh stërgjyshërit tanë,

Kënga për ta s’ka mbarim për dashuri.



Ky cep i vogël i kësaj bote,

Mua më pëlqen vërtet,

Të tjerët të thonë çfarë të duan,

Po mua më jep gaz dhe jetë…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:59 pm


Nivani po ndryshon për çdo vit, si rrjedhojë e veprimtarisë së organizuar të qeverisjes vendore të fshatit Nivan dhe të ndihmesës së Komunës. Pamje të kësaj ndryshese jepen në fotografitë e mëposhtme dy arterie te infrastrukture te rrugeve te fshatit. Krahas kësaj banorët i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe zbukurimit të mjediseve dhe shtëpive të tyre të banimit me lule..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 7:59 pm

Ku është kurora e gjelbër e Nivanit?

Nivani është një fshat me bukuri të rralla. Këtë ia fali natyra. Ajo nuk është treguar e kursyer për t’i krijuar Nivanit peizazhet me kontraste që të bëjnë të futesh e të ecësh nëpër rrugët e Nivanit dhe kur del majë shkëmbinjëve, te “Bregu i Zogut”, apo në Cqepur e shikon fshatin në kënde të ndryshme dhe thua:

“Sa i bukur është Nivani im !...”

Por bukurinë Nivanit ia kanë shtuar dhe fshatarët me punën, përkushtimin dhe me kulturën e tyre për të pasur një Nivan të pastër e të gjelbëruar.

Nivianotët kanë ditur që edhe në këto mjedise malore të kultivojnë shumë pemë frutore e varietete të ndryshme.

Në Nivan rritet arra, qershia, kumbulla, molla, dardha, pjeshka, hardhia etj. Por këtë radhë duam të kujtojmë atë që dikur përbënte kurorën e Nivanit, vreshtat në krye e në anë të fshatit. Mbi Nivan Karrozet, Shulleri, vreshtat e Kondanje krijonin jo vetëm bukuri, por kishin edhe vlera ekonomike

Vreshtat e Semanje, Haritenje, Çavanje, Dedanje, Vitos, Çalanje, Koxhionanje, Shullari i Peçanje, Stavranje etj. prodhonin rrush me cilësi të veçantë.

Nivaniotet, nikoqiret e mira të fshatit, dinin ta prodhonin verën, rakinë e ta përdornin në gëzime familjare.

U prishën gjithë ato sipërfaqe vreshtash. Ku vajti gjithë ajo sipërfaqe që i qëndronte mbi krye fshatit si kurorë e gjelbër e rrushit? E prishi kooperativa? Por fshatarët e Nivanit nuk kanë hequr dorë nga kultivimi i rrushit. Ata kanë shtuar hardhinë nëpër shtretër, pemë etj., e që prodhojnë nënprodukte të rrushit me mjaft vlera. Ndoshta do të lindin inisiativa për të krijuar vreshta të reja e të ruhet e të zhvillohet tradita e mirë dhe në frutikulturë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 8:00 pm

Rregullat vendore të qeverisjes

Rregulla për organizimin e jetesës në fshat

- Fshati emëronte rojtësin. Ky ishte person i besueshëm, i cili merrte përsipër ruajtjen e të gjitha formave të pronësisë brenda kufijve të fshatit dhe përgjigjej për to.

- Dëmet e shkaktuara nga persona apo dhe nga kafshët e tyre vlerësosheshin nga çmuesit që zakonisht ishin nga gratë më korrekte dhe më me autoritet në fshat. Vendimet e tyre ishin të pakundërshtueshme.

- Për mbjelljen e kulturave bujqësore, kryesisht me grurë dhe me misër caktoheshin semtet (blloqe arash) për të siguruar edhe ujitjen, edhe qarkullimin dyvjeçar të tyre.

- Kopshtrat ujiteshin jo më pak se nëj herë në javë, gjithnjë ditën. Parcellat me misër ujiteshin jo më pak se një herë në 12-15 ditë. Ujitja vijonte pandërprerje ditën dhe natën. Orët e caktuara për ujitjen e çdo parcelle, sipas një grafiku i ndiqte një person i caktuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 8:01 pm

- Korrja e grurit dhe e misrit bëhej semteve. Pasi mbaronte tek njeri lejohej korrja tek tjetri.

- Shkundja e arrëve dhe vjelja e rrushit nga vreshtat edhe pse ishin personale lejohej njëherësh për të gjithë.

- Korrja e barit në mal lejohej njëherazi për të gjithë. Disa ditë lejohej për të korrur vetëm një drapër edhe në vijim aq sa forca që mund të kishte çdo familje.

- Jashtë sezonit për sigurimin e drurëve të zjarrit. Lejohej vetëm prerja e tyre, sidomos dru ose lisi.... për raste dasmash.

Për nevoja të fshatit caktohej caktohej tifaku për ruajtjen e zonave të caktuara me qëllim përdorimi kolektiv gjatë vjeshtës dhe dimrit për kullotjen e bagëtive të tyre.

- Vendimet e pleqësisë ishin të detyrushme për zbatimin e tyre nga të gjithë fshatarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 8:01 pm

Retrospektivë

ZAGORITËT KANË QËNË DHE JANË NJERËZ HUMANË

Skicim i një ndodhie
Nga Stefan Bulo




U linda dhe u rrita në Sheper prandaj edhe kujtimet e mia të fëmijërisë janë të hedhura pazgjidhshmërisht me Sheperin dhe Zagorinë…

… Duhet të ishte fundi i gushtit ose fillimi i vjeshtës të vitit 1938. Nuk e mbaj mend me siguri, por di që ende nuk i kisha mbushur pesë vjeç.

Një pasdite, ( duhet të ishte ditë e premte, këtë e marr me mend nga fakti që gjyshja, atë që më ndodhi mua e lidhte me ditën e premte, se e përsëriste shpesh se e premtja e ka një orë të zezë), duke shkuar rrugës për në Gjinec, me bukë e domate në dorë për zemërherë, ( si ndodhi s’më kujtohet), por atje ku ishin dy fiq të egër të shtëpisë së Rrucit, mushka e Qirjako Koçit (Papulit) që mbahej si mushkë xanxare në fshat ( ndoshta e ngacmova ose iu afrova) më goditi me shkelm. Goditja ishte në fytyrë, tamam poshtë hundës dhe rrethi i poshtëm i patkoit më preu në formë harku pothuajse krejtësisht buzën e sipërme, ( shënjën e kam akoma edhe sot) dhe pjesa e djathtë e saj varej duke zbuluar deri edhe rrënjët e dhëmbëve të parë. Unë natyrisht humba ndjenjat, gjë që e mora vesh më vonë.

Me sa duket, në atë kohë gjatë asaj rruge kalon Theodhori Mastora, që ishte shërbëtor në familjen e Rrucit. Kur unë u përmënda mbaj mend që ndodhesha në prehrin e Theodhoritit që ishte ulur në një karrike hekuri ( kjo ishte përshtypja ime për momentin) në shtëpinë e Dr. Kondit në Nivan ( klinikën – nëse mund të quhej kështu) dhe vetë doktori qëndronte në këmbë para meje. Mesa duket edhe në qoftëse unë isha përmëndur, por që mua s’më kujtohet asgjë. Doktori më kishte bërë një anestezi locale dhe vazhdonte të më qepte buzën e prerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 EmptyTue Jun 22, 2010 8:02 pm

Pasi doktori mbaroi punë, Theodhoriu më mori përsëri në krahë dhe më solli nga Nivani në Sheper, në shtëpi. Nga tronditja, apo ndoshta edhe nga anestezia, megjithse lokale, apo edhe nga ndonjë qetësues tjetër mua më zuri gjumi. Mbas disa kohe , në darkë vonë përmëndem dhe shikoj që bashkë me të tjerët ( kryesisht familjarët), te koka ime ishte edhe vetë doktori, i cili, mesa duket, me që goditja ishte në kokë dhe e fortë, kishte frikë se natën mund të kisha komplikacione, prandaj kishte ardhur atë natë dhe qëndroi në shtëpinë tonë. Të gjitha këto vetëm nga ndërgjegja profesionale e humanizmi njerëzor, sepse nga ana materiale nuk pranonte asnjë shpërblim. Kjo lidhet njëherazi edhe me marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis familjeve Zogorite me njëra -tjetrën

A ekziston sot një humanizë i tillë për shërbimin mjekësor ose për marrëdhëniet midis familjeve zagorite? Por shërbimin mjeksor i tillë thonë se ka qënë i papërtuar dhe i kudondodhuri Dr. Thimo Shituni, ndonëse jo zagorit. Urojmë që kjo traditë të vazhdoj edhe në brezat e ardhshëm.

Po midis zagoritëve dhe familjeve zagorite vazhdojnë të jenë ato marrëdhënie miqësore e dashamirëse siç kanë qënë traditë në Zagori?. Përshpëritet se jo.

Urojmë që kjo e fundit të mos jetë e vërtetë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Gazeta Nivani 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta Nivani 5
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA
» GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
» GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011
» GAZETA "FERMERI" NR. 4 PEGASI, KESHILLI KOORDINATIV

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: