Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16  prill 2011 Empty
MesazhTitulli: GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011   GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16  prill 2011 EmptyTue May 03, 2011 4:07 pm

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër Nr. 4 (16) Viti II i botimit

PRILL 2011





“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”



Eqerem Çabej

Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”


ARVIZU: Jo dhunës në fushatë



Ambasadori amerikan në Tiranë, ka nënvizuar rëndësinë e ba-shkëpunimit mes pu-shtetit qendror dhe atij vendor, duke shtuar se tendenca ku duhet të ecë Shqipëria është që më shumë autoritete nga qendra ne lokalitete.

Arvizu nuk ka lënë pa përmendur edhe procesin zgjedhor dhe fushatën. Ai ka deklaruar se ka një shqetësim të kuptueshëm për integritetin e procesit dhe për këtë arsye ka përmendur praninë e konsiderueshme të vëzhguesve të huaj që do të ndjekin këtë proces.

“Ka shqetësim të kuptueshëm për integritetin e procesit zgjedhor. Mendoj se ka patur përmirësime me kalimin e kohës, por qartazi ka përparim që duhet bërë. Dhe, sikur jeni të informuar, ekipi që do të merret me vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur të vijë. Ata do punojnë ngushtë me KQZ-në dhe dy partitë. Ne të gjithë dë-shirojmë të punojmë së bash-ku që këto zgjedhje të jenë të hapura, të ndershme dhe transparente.

Pika e fundit është se, e di që ka patur incidente dhune të lidhura me fushatën. Është e qartë që dhuna nuk duhet të luajë asnjë rol në zgjedhjet demokratike. Është e kuptueshme që njerëzit kanë preferencat e tyre dhe janë të gëzuar ta shprehin këtë. Dhe mendoj që kjo është një gjë e mirë, por do t’iu kërkoja njerëzve, ata që ndihen më shumë entuziastë se c’duhet, që ta frenojnë pak veten”, ka deklaruar Arvizu.

I pyetur në lidhje për nevojën e shpeshtë të ndërhyrjes së ndërko-mbëtarëve në konfliktet e politikës shqiptare, Arvizu deklaroi:

“Unë mund të flas vetëm në e-mër të SHBA, qartazi ne duam më të mirën për këtë vend. Askush në komunitetin ndërkombëtar nuk ka interes për të shërbyer si mediator apo arbitër. Mendojeni si të ishte një lojë futbolli dhe nëse do ishe një arbitër, duhet të kesh mjaftueshëm kartona të kuq.

Dhe nëse do jesh arbitër në Shqipëri, nuk mendoj se ka mjaftueshëm kartona të kuq. Këto janë cështje që shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë.

Por kjo nuk do të thotë që komuniteti ndërkombëtar nuk është i interesuar, apo i shqetësuar. Ne jemi të interesuar dhe të shqe-tësuar dhe do ofrojmë ndihmën tonë aq sa mundemi. Por besomëni, qeveria dhe strukturat e shtetit shqiptar janë të forta mjaftueshëm për ta realizuar këtë vetë”, ka theksuar Arvizu.



Aleanca dhe identiteti



8 maji është një tjetër test i bashkimit te se djathtes shqiptare me LSI-ne e Ilir Metes. Vle-at 20 vjecare të demokracisë sot jane në provë dhe zgjedhjet do jene te veshtira sidomos ne vendet ku kandidatet jane te LSI-së, si Gjirokastra, Elbasani, Lushnja, Tirana ne mini bashkite etj. Llogaria eshte teper e veshtire llogoria (luani PD me miun LSI). Koha do te vertetoje me ralitetin pasoje e me sakt rrënimin e pjeserisht shkateri-min e se djathtes shqiptare, ku vyrtiti i idealisteve te djathte e gjithe atyre qe sakrifikuan, pse jo edhe jeten e tyre per nje demokraci qe endrat ju shka-teroi gjithcka ne breza (mish i huaj ne ideal e realitet krijon nje pamoralitet ne konfortimin sot mbasi ora e djathte ka ngelur politika eshte kthyer ne nje nister qe zoti ngelet ti japë zgjidhje.

Interesat kombetare vertet jane primare, por nuk durohet ndjehen te fyer e jashte njerezit me karakter e vizjonaret hesh-tin ne karige shume prej te njejteve ne karige prej 20 vitesh tashme po dhe shume politika-ne qe frenojne dhe brezin e ri te hyje ne politiken shqiptarevendi ne test politik ideologjik thirja e zerit te bazes kerkon zgjidhje racionale jo eksperiment biologjik me 8 mije vota te komandosh shtetin njeriu qe e dine mire shqiptaret se si dhe sa vota ka LSI miku im z KRYEMINISTER, Z KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE DOKTOR NDJEHEMI NGUSH-TE KUR JU SHOHIM NE LLOGOREN E ZGJEDHJEVE ME I METEN sheshove vertet shum e shume probleme gjat karieres suaj politike me shume e shu-me qe dje qene kunder-shtaret n 1 tyaji dhe pd perse nuk gjendet nje zgjidhje me LZHK E DASHAMIR SHEHIT E TE TJERA FORCA TE DJATHTA vendi eshte perballe zgjidhjes etnike, baskimi na jep fuqine e dinjitetin e munguar misjoni juaj eshte pa dyshim i madh e komford kombetar eshte mundesia e zgjidhjes tavolina enveri ka vdekur; do te deshironim qe vet ju te reklamonit ide zgjidhjesh urojme qe te gjendet nje zgjidh-je



MARENGLEN KOÇIU: njeriu i LZHK për bashkinë e Gjirokastrës



Marr përgjegjësi, jap qytetari



MarrMarenglen Ibrush Koçiu, lindur më 27.04.1968

Lindur dhe banues në Gjirokastër

Kombësia e shtetësia shqiptare

Martuar me Invelda Çiço, ka dy fëmijë: Klarkin dhe Ralfin

Mbaruar Institutin e Kulturës Fizike “V.Kushi” Tiranë

Nip I dy Pishtarësh të Demokracisë

Sot kryetar i LZHK për Qarkun e Gjirokastrës

Sot drejtor dhe botues I gazetës “Udhët e Kombit”

Në 6 vitet e drejtimit të LZHK Gjirokastër, nën kujdesin e tij I është dhënë titulli “Qytetar Nderi” Ramush Hajradinajt, si dhe zotit Ëiliam Uoker, ambasador i sigurisë në Europë.

Njëkohësisht një zë ndryshe kombëtar në këshillin bashkiak dhe në komunat që ai drejton. Njëkohësisht kandidat për deputet i LZHK në vitin 2009, sot kandidat për kryetar të bashkisë së Gjirokastrës, më e madhja në jugun e vendit.



Thanë për Koçiun





Nje ze ndryshe, qe quhet LZHK, pritet te degjohet fuqishem ne 8 maj ne Gjiroka-ster. Marenglen Koçiu, eshte alternativa qe do te surprizoje kedo me mbeshtetjen qe gezon nder gjirokastritet. Gara per bashkine e Gjirokastres, edhe per kete veça-nti, eshte akoma me e bukur dhe me terheqese ne qytetin e gurte. Ata qe pandehin se jane dinosauret e politikes, per shkak se vijne nga dyer te medha, PS E PD, ka-ne per te pare se u duhet te perballen me sfiden Koçiu. Urime, marrsh voten e te gjitha atyre qe dine qofte edhe nje varg te vetm nga Hymni Kombetar dhe qe i ngre ne kembe e i rrenqeth qofte edhe nje tingull i vetem i tij. Urime Marenglen Koçia, sfida e betejes per Gjirokastren. Th.Nika

Mariglen Kociu eshte nga ata njerez qe vendlindjen e tij Gjirokastren e ka pare dhe e shikon si djep te rilindjes kombetare, si qytet te vlerave dhe ideve te medha, qe meriton zhvillim dhe prosperitet, si qytet qe duhet te hape me fort dritaret drejt ndryshimeve te medha dhe integrimit, si qytet qe ka dhene shume dhe ka marre pak ose aspak,si qytet qe duhet te perfaqesohet po kaq denjesisht sa dhe vete emri i madh qe ka. Shele Ëps





Ambasadori i OBE: Zgjedhje me standarte, por pa ndryshime në Kod



Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, gjatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës, ka ritheksuar edhe një herë dje në mesditë se zgjedhjet për pushtetin vendor, që do të mbahen në 8 maj në Shqipëri, do të zhvillohen bazuar në Kodin Zgjedhor që është ende në fuqi dhe kjo gjë nuk paraqet asnjë pengesë për të garantuar zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Sipas tij, në kushtet aktuale, kur duhet pak më shumë se një muaj nga dita e këtyre votimeve, nevojitet angazhimi i të gjithë faktorëve dhe subjekteve politike që organizimi i tyre të finalizohet me sukses, duke respektuar nenet e Kodit aktual Zgjedhor. Sipas ambasadorit të OSBE-së, Eugen Wolfarth, nuk do të ishte normale dhe në kohën e duhur nëse në momentet e tanishme do të ndërmerreshin ndryshime në nenet e Kodit Zgjedhor, sepse edhe kandidatët e partive pjesëmarrëse në këtë garë elektorale nuk do të mundeshin të orientoheshin dhe të hynin lirshëm në këto zgjedhje, pasi ndryshimet që mund të propozoheshin për Kodin në momentet e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve nuk do të arrinin të përvetësoheshin prej tyre. Ambasadori i OSBE-së tha në Gjirokastër se, të gjitha propozimet që janë hedhur në tavolinën e bisedimeve të partive kryesore në Tiranë priten të diskutohen mes palëve, megjithatë kandidatët duhet të hyjnë në garë me dëshirën e mirë për të pasur një proces sa më të besueshëm duke respektuar nenet dhe përmbajtjen e Kodit aktual. “Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, pasi i ka të gjitha strukturat”, - tha Wolfarth. Gjatë një konference shtypi me gazetarët në Gjirokastër, ambasadori Wolfarth është pyetur edhe për problemet shumë të debatuara të regjistrimit me vetëdeklarim të popullsisë për përkatësinë etnike dhe fetare, dhe qëndrimin që ka OSBE-ja në lidhje me kundërshtimet që kanë dalë në opinion nga subjekte të shoqërisë civile. Duke u shmangur nga një përgjigje e drejtpërdrejtë, zoti Wolfarth nënvizoi se regjistrimi i popullsisë, pavarësisht nga këto opinione do të zhvillohet brenda këtij viti dhe se ky proces është disi i vonuar, sepse duhet të ishte zhvilluar kohë më parë. Regjistrimi i popullsisë, sipas zotit Wolfarth, i shërben shoqërisë dhe shtetit për të bërë një planifikim zhvillimi sa më real dhe të bazuar në të dhëna të sakta në të gjithë vendin. Megjithatë, ambasadori i OSBE-së nuk e shikon si dramatike shtyrjen e këtij procesi në një afat të mëvonshëm, duke mos komentuar opinionet e grupeve të ndryshme që janë kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. “Nuk kam se çfarë të them për kundërshtimet, por shikoj që të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri janë qytetarë shqiptarë dhe nuk mendoj se duhet të jenë ndryshe”, - tha Wolfarth



Projekti ynë, i LZHK vlen të votohet



Levizja per Zhvill-im Kombetar kerkon voten tuaj per nje ze ndryshe tuajin ne bashkine e Gjirokastres. Ata qe nuk jane vleresuar e perfaqesuar janë shumë. Ndarja e pazareve ne tavoline ju ka nenvleftesuar, ndersa tek ne gjeni nje realitet tjeter perfaqesimi. Ndaj, mos nguroni, veten nderoni. Boll me me dogma e premtime klanet jane semundja sot e politikes sone, ndaj rruga e demokracise eshte veshtiresuar. Servilizmi e hipokricizmi sot mbizoterojne. Ato jane te keqia qe nuk kane parti, jane gjithmone ne krye ne poste e nuk njohin majtas e djathtas. Aq me teper luftuam 20 vite e sot votojme Metën me shoke, qe shkaterruan balancet e shtetin e te ndershmit e dy e tre poleve shqiptare.

Kombi yne sot ka nevoje per ko-mbetare e jo hileqare qe per interesa shesin cdo gje dhe ju qe ju genjyen kaq vjet. Premtimet tona jane reale per ju, femijet tane, rinia jone, prinderit tane. Jeta sociale me e mire, kushte me te mire jetese per gjithe popullsine qe nga azilia, kopshtet, cerdhet shkollat te jene me kushtet e kohes.

Bashkia eshte nena e baba yne, me ekonomi te mire, te kemi rruget, ndricimin, qe qyteti yne muze bashke me ne te jete krenar ne perballimin e jetes e veshtiresive te saj.

Punesimi yne eshte tjeter problem ne kemi kapacitete [fabrika e duhanit dhe sot prêt, fabrika e kepuceve po dhe kjo prêt, uzina metalike po dhe kjo pret bujqit, prodhojne por s’u garantohet shitja, fermeret e duhanit etj. Ndaj bashkia ne zerin tone do jete bashkesipermarese ne cdo biznesfitimpru-res.

Gurgdhendesit duhet te or-ganizohen e te jene ne projektet e bashkise neser per punesimin e tyre me kontrata bashkie, brenda e jashte vendit, e dyqanet qe jane ne pazarin karakteristik t’u jepen zanatcinjve pa qira. T’ju vere dhe rroge bashkia, qe te jetezohet qyteti yne. Por dikujt i intereson largimi i banoreve nga ky qytet ndaj duhet keshilli i te urteve te qytetit qe mendimet e tyre te kihen parasysh dhe nga keshilli i ardhshem bashkiak.

Gjelberimi i qytetit tashme i takon nje epoke e re me proje-kte serioze, parqe e kulte, ndri-cim e kende lojrash per femijet e faamiljaret ne kohen e lire, t’i largohemi emrit qyteti i tenderave. S’mbahet qyteti me te vdekur, por don te gjallet, qe sjellin frymen e re. Ketu ku me-ndje ka dhe guri, ndaj rinia jone kthehu dhe ngrije zerin jo e frikshme, iku diktatura. Sot zeri yne eshte, per ne jane shume te rendesishme keto zgjedhje vendore, se qendroret. Ketu kemi te bejme direkt me problemet tona te jetes se perditshme, familjet ne nevoje kane asistencen pertoke, femije me 10-ta kane nevoje per burse, ciftet e reja duan shtepi etj.

Kjo eshte bashkia e se ar-dhmes ndaj ne ju kerkojme vo-ten per njeriun tuaj gjirokastritin z Marenglen Kociu. Eshte zeri juaj ndryshe LZhK. Ju falemi-nderit. Bashkia jone eshte nder me te rendesishmet ne jug, ndaj dhe historia ketu qe-ndron, ndjenja kthehet ne fuqi e thyen male.



Demagogu



Kohë të çmendura jetoj,

E nuk përtoj të çmendem edhe vetë,

Koha këtë kërkon nga unë,

E s’e di në veproj drejt.

Ç’trill çmendurak sot më kapi?

Për demagogët dua atë këndoj, Mbretërit na duan të mirën



E ata këtë kurrë s’e harrojnë.

Shpresëthyer trumë mjerane,

Maksimat ç’u dëgjion?

Demagou buzëfshirë votën u kërkon,

Mbreti ishe ti, o popull,

E vazhdon të jesh mbret.

Më jep jetën, më jep votën,

E mos thuaj s’kam të drejtë.



Aurel Xheko



Elez Biberaj: zëri që përmbysi diktaturën



I kthyer ne Tirane me rastin e nje konference per 20 vjetorin e ndryshimit te sistemit, Elez Biberaj, drejtor i Divizionit te Euro-Azise, pergjegjes i transmetimeve per gjuhen ruseukrainase dhe per vendet Ballkanike dhe shqip, tregon kujtimet e tij per vitin 1991. Si e njohu Gramoz Pashkon dhe Sali Berishen dhe si intervistoi Fatos Nanon dhe Ismail Kadarene dhe cili qe mendimi i sekretarit Bejker pas vizites ne Shqiperi. Prej vitit 1951 seksioni shqip i VOA ka vazhduar ne menyre te panderprere, si shpjegohet atehere qe prezencen me te madhe e mori ne fund te viteve 1980? Per arsye te ngjarjeve ketu tek ju. Apo per arsye te nje informacioni me te madh qe vet VOA filloi te merrte ne fund te viteve '80? Edhe kjo ishte nje nga faktoret kryesore. Kur une u emerova si Shef i Seksionit Shqip deri ne ate kohe kishte shume pak materiale qe VOA transmetonte per zhvillimet ne Shqiperi. Gjate bisedimeve me drejtuesit e programacionit te "Zeri te Amerikes", une isha shume i interesuar qe te kisha te drejten qe t'u jepja me shume hapesire zhvillimeve ketu. Kishin filluar disa ndryshime pas vdekjes se Enver Hoxhes. Problemet ekonomike, te pakten nga pikepamja jone nga jashte, dukej se ishte ne shkaterrim e siper.

Nje numer gjithnje e me i madh perendimoresh vizitonin Shqiperine. Disa gazetare vinin, shkruanin, por menyra jone, ose strategjia qe ne adoptuam duke nisur ne vitin 1986, ishte qe te vezhgonim shtypin shqiptar. Intervistonim eksperte mbi Shqiperine. Mbledhjet, forumet, kongreset mbledhjen e Byrose se PPSH, i lexonim me shume kujdes fjalimet dhe me pas benim analizat tona. Une e lexoja shume me vemendje shtypin dhe perpiqesha te identifikoja intelektuale, gazetare, te cilet ne shkrimet e tyre paraqiteshin me ide reformiste. Per sa i perket udheheqjes se larte shteterore ne e konsideronim Foto Camin si nje nder reformistet. Kurse nga intelektualet ishte Ismail Kadareja, duke filluar me deklaratat e tij ne fund te vitit '89, nje fjalim ne Lidhjen e Shkrimtareve ne fund te vitit '89. Hamit Beqja, me ato shkrimet e tij kur trajtoheshin problemet me rinine. Por ne maj dhe qershor ishte periudha kur ketu shpertheu nje vale. Ishte artikulli i Dr.Ylli Popes, Sali Berisha, etj.

Menjehere pas renies se Cau-sheskut, te Rumanise vemendja u perqendrua te Shqiperia, dominoja e fundit staliniste, edhe raportet e para per trazira ne Kavaje, Shkoder etj. Ne e dinim qe ju jetonit ne nje sundim te tmerrshem totalitar, pra donim t'u jepnim nje fare shprese qe bota e jashtme, sidomos SHBA-te nuk ju kane harruar.

Duke filluar menjehere pas vdekjes se Enver Hoxhes, ne analizat e mia une, gati gjithmone, deri pas ngjarjeve te ambasadave dhe vizites se Ramiz Alise ne Kombet e Bashkuara, une gjithmone e kam paraqitur Ramiz Aline si reformist; ky eshte udheheqesi i ri, ngjashmeri me Gorbacovin, po perpiqet te zbatoje disa reforma, por ka kundershti nga konservatoret. Une tani Ramiz Aline e shoh si problemin kryesor. Sikur Presidenti Alia te kishte qene pak me largpames dhe te kishte pasur guximin e duhur, e gjithe teoria e tij ka qene qe ai te beje disa ndryshime, por qe sistemi komunist te ruhej i paprekur.





U ofrojmë

shqiptarëve admnistratorë të zotë lokalë



Zoti Shehi, cila është panorama zgjedhore për LZHK dhe çfarë do të veçonit nga synimet konkrete që ju kini, të shprehura në nivelet e kandidimit?



- LZHK ka kandiduar në 40 komuna e bashki dhe shpre-sojmë që në një pjesë të konsiderueshme të tyre të fitojmë.



Cila është harta e kandidadimeve nën siglën e LZHK për këshillat bashkiakë e ato komunarë?



- Për këshilltarë kandidojmë në 200 njësi vendore. Këtu do marrim pjesën që meritojmë. U afrojmë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur administratorë lokalë që u dalin për zot fateve dhe problematikës së komunitetit.

A jeni prezentë në betejën për Tiranën? Çfarë synoni të maksimalizoni pas dorëheqjes së njohur nga kandidimi juaj për kryetar të bashkisë së kryeqytetit?



- Natyrisht që beteja kryesore është për Tiranën dhe LZHK është prezente aty. Pavarësisht tërheqjes sime nga kandidimi, populli I kryeqytetit e ka kuptuar se ka një mundësi dhe mënyrë për të përkrahur një alternativë tjetër të djathtë. U japim shpresë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë se duke votuar për ne, voton për njerëz me integritet moral dhe të përkushtuar për mbarëvajtjen e punëve në komunitet. Kjo është filozofia që na udhëheq.



A mund të themi se kualiteti i diferencon njerëzit tuaj në këtë garë zgjedhore?



- Ne kuptojmë gjithë vështirësitë dhe sfidat e atyre që do të zgjidhen me votimet e 8 majit. Prandaj ne kemi synuar tek kualiteti i njerëzve tanë, sin ë nivelin arsimor e kulturor, edhe në natyrën e shqetësuar për problemet në komunitet e për angazhimin dhe marr-jen e përgjegjësive për t’i zgjidhur ato.



Intervistoi: Th.Nika





Himara, kryeqendër e Labërisë



Deklaratë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “““Labëria”



Shoqata Atdhetare Kulturore

“Laberia,” ndihet e indinjuar dhe e kercenuar ne identitetin e saj, kur ne menyre te perseritur, shohim deklarime te zyrtareve te pushtetit vendor te Bashkise se Himares, duke e quajtur krahinen e Hima-res, toke dhe popullsi greke. Publikimet e koheve te fundit ne faqen zyrtare te Bashkise, ekstremizohen duke perfshire brenda hapesires se bashkise 33 fshatra, pjese e Laberise se eperme, qe konsiderohen te populluara nga greket. Keto marrezi te radhes, jane ne vazhden e politikes shoviniste qe ben kryebashkiaku I Himares nen petkun e Qeverise Shqiptare.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” reagon publikisht, ndaj agresionit, provokimeve dhe mani-pulimeve qe I bejne historise se Himares, nepermjet kalit te Trojes dhe lakejve te tij, aleate te fsheh-te, nen petkun e te ashtuqujturit “Vorio-Epir. Eshte nje e vertete e pakontestueshme se Himara, ka qene krahine autonome dhe krye-qender e Laberise, me 54 fshatra nen juridiksionine saj. Por qofte territori, ashtu edhe popullsia ka qene autoktone shqiptare, maleso-re te Laberise. Keto shtremberime dashakeqese, jane ne vashden e nje strategjie grabitqare te qarqeve shoviniste greke, te lidhura me qarqe okulte, diabolike shqiptare. Vendosja e vorrezave greke ne kater zona te jugut, nenshkrimi I marrveshjes per 344 km2 det qe I dhurohet Greqise, deklarimet e konsullit grek ne Korce, per po-pullsi greke ne keto zona, vetedeklarimi I popullsise sipas etnise dhe fese, hapja e shkollave greke ne juge te vendit dhe se fundi pretendimi se “Himara shtet,” na qenka toke dhe popullsi greke, flet qarte per synimet dhe strategjine e neo vorio-epirioteve. Fakti qe tere kjo odise antikombetare behet ne-permjet zyrtareve te shtetit shqiptare, nga qendra ne baze, tregon aleancat e fshehta te njerezve te pushtetit, qe duhet te pergjigjen para sovranit. Cenohet integriteti kombetar, shkelet kushtetuta, nderhyhet ne punet e brendshme te Shqiperise dhe s’ka asnje re-agim, qofte diplomatik, apo shtete-ror. E gjithe kjo maskarade, eshte pergjegjesi e shtetit tone, qe ben aleanca te fshehta per koncesione politike e ekonomike, me fqinjin ju-gor. Keto veprime korruptive cenojne klimen e marredhenjeve te shendosha ted y vendeve tona, ne konjuktura abuzive me pushtetin.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia,” denoncon publikisht, kalvarin e fenomenit antikombetar te individeve apo strukturave soli-de shteterore, qe e perdorin push-tetin per perfitime e afera korruptive, ne dem te identitetit kombetar. Pershendesim vendimin e par-tive politike shqiptare per te mos mbeshtetur kanditaturen e Bolla-nos per Kryetar Bashkie ne Himare, si person qe sjell konflikte, vendos gure ne marredheniet mes popujve grek dhe atij shqiptar, deformon historine.





Buçpapaj,

poeti i Atdheut

LoloçiNga Çerçiz Loloçi

Këtu e një vit më parë shtëpia bo-tuese “Nacional” publikoi librin më të ri të poetit, publicistit dhe estetit Skënder Buçpapaj “Frika nga atdheu”, që duhet thënë se e plotëson më mirë individualitetin e këtij autori të njohur brenda dhe jashtë vendit dhe sjell një ndih-mesë të ndjeshme në letrat shqipe. I konceptuar në shtatë cikle: “Agon nata”, “Rima”, “Shkumbini”, “Ritme”, “Frika nga atdheu”, “Moj e mira” dhe “Cikël më vete”, si dhe duke përdorur në vend të hyrjes një përgjëratë për të ndjerën nënë,

Buçpapaj rivjen para lexuesit, më i plotë, me shumësi motivesh dhe më një formë artistike që rrallë gjendet në autorë të tjerë shqiptarë. Megji-thëse nga një trevë e rëndë-sishme, ku nuk mungojnë emra të tjerë të spikatur të prozës dhe të poezisë shqipe, Buçpapaj bën kujdes të mos përsëri-së askënd dhe të depërtojë atje ku nuk shkojnë kolegët e tij të kësaj zone apo edhe të krejt vi-seve shqiptare. Pavarësisht se çdo cikël në këtë vëllim prej treqind faqesh, mund të rrijë edhe si libër më vete, autori duket sikur ka pasur një ngutje për të trajtuar tema të mëdha e të vogla, për të qenë më përfaqësues dhe në gjithsecilën prej tyre të japë një mesazh poetik.

Autori ka preferuar ta çelë këtë vëllim me një poezi për nënën, por kushdo që e lexon sa ç’mëson për humbjen e një njeriu të çmuar të vetë poetit, aq sjell nëpër mend dhe ikje pa kthim nënash të të tjerëve.

Në 27 maj 2007, ndërroi jetë në Tiranë, kryeqytetin e Shqi-përisë, Gjylë Buçpapaj, nënë, gjyshe, stërgjyshe…Kështu nis përgjërata për nënën, që ka i-kur në muajin e luleve dhe ash-tu si në lindje, edhe në vdekje shoqërohej nga Zoti e s’bëzanin as zogjtë, insektet, avionët, yjet…Poeti i jep një përmasë kozmike largimit të nënës së tij dhe midis rreshtave nuk ke se si të mos ndjesh edhe kujën. Jo vetëm kjo poezi, por edhe mjaft të tjera të krijojnë ndjesinë e pasaktë se motivet autobiogra-fike zënë vend qëndror në këtë përmbledhje; përpos tyre dha falë titullimit të librit autori do të thotë se atdheu fillon nga secili prej nesh, nëna, babai, vëllezë-rit, të afërmit; akoma më tej fshati, krahina, zona ku secili më vetë dhe bashkë ka përgje-gjësinë ndaj tij.

Po aq sa motivet autobio-grafike, autofamiljare, edhe mo-tivet e mërgimit zënë një vend të gjerë në përmbledhjen e fu-ndit poetike, por Buçpapaj bën kujdes që të jetë sa më origjinal dhe që këtë temë ta shkojë në funksion të atdheut.

Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, mund të pohohet pa drojë se ai është një krijues i rëndësishëm i letrave shqipe. I mërguar si poetë të tjerë të kahershëm dhe të rinj, kushdo vëren lehtë se motivi shqiptar është i gjith-gjendshëm, veçse në këtë bo-tim ka një shumllojshmëri të mjeteve shprehëse, ka më shu-më elegancë fjale, çka e bën a-utorin njësoj të lexueshëm nga bashkëkombasit e tij dhe nga europianët e më gjerë.

Nuk ka dyshim se vëllimi më i ri i Skënder Buçpapajt është një lartësim i poezisë shqipe. Autori boton rrallë krijimtari ar-tistike, por, teksa troket me një vëllim të ri, menjëherë do të tër-heqë vëmendjen e kritikës dhe të lexuesve me rrëfimet tronditëse të përvojave të tij.


Levizja per Zhvillim Kombetar Qarku Gjirokaster kandidon per bashkine Gjirokaster me kryetarine e saj Marenglen Koçiu. Zgjidhje, zgjedhje, intelektuale, rini me vote, me pene ben historine.

Vendoset kandidimi i bashkise se me te madhe te jugut, Gjirokaster
1 FLAMUR BIME (PS)
2 GENC SINOIMERI LSI (PD)
3 MARENGLEN KOCIU (LZHK)
4 VJOLLCA CEKANI (E PAVARUR)
Urime kandidateve, mbi vlera zgjidhja e zgjedhja.





Iljaz Bobaj:përkthyes i poezisë së fqinjëve të jugut



Poezia, por edhe disa nga gjinitë e tjera letrare greke, është ndër traditat më të pasura në letërsinë botërore. Një traditë e tillë s’do mend se e ka pasuruar letërsinë dhe kulturën e përbotshme, por në të njëjtën kohë janë ruajtur shumë ngjy-rime të saj tematike e stilistike edhe në poe-zinë e re greke.

Kjo traditë e përcjellë dhe e ruajtur edhe në poezinë më të re për lexuesin shqipfolës vjen nëpërmjet antologjisë së përgatitur nga Iliaz Bobaj, “Poezitë e fqinjëve të jugut”.

Bobaj, i cili është edhe përkthyes i krijimeve poetike të saj, sjell njëzetegjashtë krijues letrarë grekë. Autorët, sipas përpiluesit të antologjisë, përfa-qësohen me nga pesë poezi të zgjedhura nga vetë ata. Kjo antologji është ndërtuar kryesisht me krijimtarinë poetike të shkrimtarëve të dy shoqatave, pje-sëmarrëse në simpoziumin ndër-kombëtar “Muza poetike - Pegasi 2009”: Grupit "Zalloni", me qendër në Athinë dhe "Kafeneja e ideve", me qendër në Salamine.

Preokupime të këtyre poe-tëve janë tematizimi dhe poetizimi i çështjeve ekzistenciale, para së gjithash, i një ekzistence, të themi, e vlerave të epërme, por edhe e përsiatjeve të ndryshme që e mundojnë njeriun e sotëm, si qenie e veprimit dhe e mendimit. Andaj në var-gjet e këtij vëllimi rrezatojnë mesazhe të shumta të vlerave hu-mane, të pleksura me mjaft mje-shtëri e sensibilitet të matur. Si të tilla, ato lexohen dhe përjetohen me ëndje, qoftë për artikulimin e ideve e të kuptimeve apo edhe të rrezatimit të mesazheve të tjera poetike polivalente.

Me vargjet e tyre të zgjedhura në antologjinë “Poezitë e fqinjëve të jugut” janë përfaqësuar këta poetë: Iro-Krisanthi Aleksandraqi, Nikos Aliprandis, Jorgos Pand. Anagnostopullos, Nikos Bacikani, Dhimiter Bosinaqis, Jota Fotia-dhu-Ballafuti, Dinos Kubatis, Leta Kucohera, Panajotis Kapnistis, Janis V. Karicas, Dhimitra Karafili, Paved Krupka, Haris Melitas, Evangjelia Misrahi, Sokratis Melisaratos, Jorgos Nikollopullos, Jorgos Petropullos, Dhimitris Pistikos, Moskos Qefallas, Joana Sere-ne-Curuqidhi, Parashqevas Serenes, Kostas Valetas, Artemis Vazirjanxhiqi, Maria Zulas, Kostas Zulas dhe Panajota Hristopullu-Zalloni.

Përpiluesi i kësaj antologjie, IIjaz Bobaj, siç thuhet në shënimet për autorin, është poet, shkrimtar, fabulist, humorist, eseist, publicist dhe përkthyes. Nga fusha e preokupimeve të tij krijuese, ky autor deri tash ka botuar trembëdhjetë libra. Antologjinë “Poezitë e fqinjëve të jugut” prej 176 faqesh e botoi “Dija Poradeci”, Pogradec, 2011.


Iljaz Bobaj



U lind në fshatin Lazarat të rrethit të Gjirokastrës në vitin 1951,në një familje me tradita letrare.

Shkollën fillore e filloi në vendlindje,por e vijoi dhe e përfundoi në qytetin e Delvinës,ku u shpërngulën familjarisht.Ka kryer studimet e larta në degën matematikë-fizikë në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe më pas edhe në Universitetin ''E.Çabej'',në Gjirokastër,po në këtë degë. Prej vitit 1997 ka emigruar së bashku me familjen e tij në qytetin e Patrës,Greqi,ku jeton edhe sot.

Me krijimtari letrare është marrë që në bankat e shkollës, duke botuar në organet e shtypit të kohës kryesisht fabula,poezi,epigrame,tregime,(për të rritur dhe fëmijë) dhe publicistikë.

Është autor i librave:

1.Dora dhe faqja,(fabula).

2.Dhelpra dhe gjyqtari,(fabula).

3.Jetën e pres si të vijë,(poezi).

4.501 fjalë të urta,(fjalë të urta).

5.Molla e sherrit,(fabula).

6.Legjenda e Syrit të Kaltër,(legjendë për fëmijë).

7.Tregu i fjalës,(epigrame).

8.Dino Buzzati ndalohet në doganë,(tregime satirike).

9.777 fjalë të urta,(fjalë të urta).

10.Testamenti i bukurisë,(poezi).

Iljaz Bobaj (u lind më 1951, Lazarat, Gjirokastër) - poetë shqiptarë nga Shqipëria.

Bobaj ka kryer studimet e larta në degën matematikë-fizikë dhe ka punuar si mësues ndërsa ndërkohë ka mërguar ë Greqi (Patra).

Deri më tani ka shkruar disa fabula, poezi dhe shkrime të tjera publicistike si dhe ka bërë përkthimin e fabulave.

Bobaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe i klubit "Drita"



Fjalë

të urta



Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkën.

Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

Qeni i pangopur të ha.

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

Besa asht ma e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Ku është besa aty është dhe shpresa.

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.



Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””



Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””



Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU



Kryeredaktor: Thoma NIKA



Gazetarë:

Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastrës

Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin

Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar

Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike

Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet

Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike

Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare

Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë



E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com

www.bashkimikombetar

Udhet e Kombit Marenglen Kociu

Gjirokaster

Telefon: 068 543 8888





Qendra e Pazarit, Gjirokastër,

Albania



Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë





Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT"NR.18 QERSHOR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
» "UDHET E KOMBIT"NR. 20 TETOR 2011
» "UDHET E KOMBIT" NR. 13, JANAR 2011
» UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: