Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:45 pm

O Zhulati , ynë i lashtë, O fshati me shumë vlerë,
Të dua si nënë e at, Me këto vajza sorkadhe,
Me këta djem levendë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:48 pm


Flladitje brezash - ZHULATI
Organ historik, kulturor dhe letrar , e përtremuajshme. Botohet nën kujdesin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Nr 1 (001) muaji prill 2015 Çmimi 50 lekë 1 Euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:54 pm

Shfaqet në median e shkruar shqiptare gazeta “ Flladitje brezash - Zhulati”…



Nga Murat Këraj , kryeredaktor i gazetës
Gazeta ka synim kryesor të evidentojë dhe të publikojë vlerat, traditat zakonet dhe doket më të mira të një fshati me një histori të lashtë, sikundërse është Zhulati; të nxjerrë në pah protagonistët kryesorë të përkushtuar për prosperitet, përparim, progres shoqëror në planin e trevës, të Gjirokastrës, të vendit dhe kombëtar; të pasqyrojë eposin heroik, traditën kulturore, tradiën folklorike të fshatit, e lidhur kjo me gjithë komponentët e tjerë; të publikojë shpirtin krijues në të gjitha format dhe trajtat si dhe t’u mëshojë vlerave të bukurive prezente natyrore për ta njohur fshatin dhe trevën edhe në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare… Stafi i kësaj gazete do të kryejë misionin e saj, duke zbuluar gjithçka të “fshehur” apo të sfumuar në kujtesën e këtij fshati duke e drituar atë… Gjithashtu gazeta do të nxjerrë në pah problemet e sotme të fshatit, në të gjitha aspektet e jetës së tij, në drejtim të të jetës shoqërore, sociale, zhvillimit infrastruktururor ; pra do të jetë një faktor nxitës për ndryshim…
Në faqet e kësaj gazete periodike, do të zënë vend ngjarjet eminente që kanë luajtur rol të pakontesueshëm në historinë e fshatit, duke përdorur të gjitha format e përcjelljes publistike.
Një nga qëllimet kryesore të kësaj gazete është që të evidentojë dhe të japë kontribut edhe në njohjen e historisë së fshatit ZHULAT, me qëllim që, nesër, kjo histori të shkruhet në një libër të veçantë , për të përcjellë këtë histori te brezat e ardhshëm, të cilët të krenohen për të kaluarën e tyre të ndritur.
Për të kryer këtë mision historik në planin e publicitetit dhe për vijueshmërinë e saj, gazeta do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët për të realizuar qëllimin e saj. Dalja e kësaj gazete është një ngjarje jetësore për fshatin tonë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:55 pm

NË VEND TË EDITORIALIT
Te rrapi… në Zhulat
Nga Prof. Pëllumb Xhufi


Mund të quhet ngjarja kulturore e këtyre viteve, që në Shqipëri kanë prodhuar shumë pak kulturë. Murat Kërraj, një djalosh nga Zhulati i Gjirokastrës, mjeshtër-bir-mjeshtrish të gdhendjes në dru, nxori nga trupi i tharë i rrapit shumëshekullor të fshatit të tij, shtatin e gjallë të Idriz Sullit, kodifikuesit të së drejtës zakonore të Labërisë (shek. XVIII). Ceremonia e përurimit të monumentit gjigand u zhvillua në 17 gusht, me pjesëmarrjen masive të banorëve të Zhulatit e të fshatrave përreth, të ardhur nga gjithë anët e Shqipërisë si dhe nga diaspora. Murati dhe grupi i burrave të mençur të Zhulatit, i prirë nga Ing. Nazmi Selfo, që e pleqëruan idenë e kësaj "ringjalljeje" të rrallë, meritojnë veç respekt e mirënjohje. Urojmë, që "kolosi i Zhulatit", i cili lindi jashtë vëmendjes e ndihmës së autoriteteve, të tërheqë më së paku post factum kujdesin e drejtuesve të rinj të kulturës, të cilët duhet ta përfshijnë menjëherë atë në listën e monumenteve të mbrojtura nga shteti.
Mes morisë së mynxyrave, të dukurive dhe shqetësimeve meskine, që shoqërojnë jetën tonë të përditshme, lajmi i "vdekjes natyrore" të rrapit në Zhulat të Labërisë, pak kohë më parë, u përcoll me shpërfilljen e zakonshme, me të cilën jemi mësuar të përcjellim edhe djegien e prerjen e pyllnajave të tëra nga dora e njeriut, apo e qeverisë. U tha rrapi i Zhulatit, dhe para tij u thanë edhe rrepet historikë të Gjirokastrës e të Mashkullorës. Në vendin, ku degët madhështore të tyre dikur shpërndanin hije e siguri, sot ka një boshllëk që tremb, një dritë që vret. Vetëm ata që janë rritur nën kurorën e atyre pemëve gjigande e dinë se ç'kanë humbur. Rrapi është një shenjë identitare në këto anë, është simboli i ekzistencës, vendi ku buron uji e ku nis jeta, vendi ku pleqtë kuvendonin e vendosnin, vendi ku krijoheshin miqësitë e shuheshin armiqësitë, vendi ku trimat niseshin e ktheheshin nga lufta. Për shpirtin pagan të banorëve të këtyre anëve, rrapi është historia, është jeta, është vetë fryma e fshatit. Ndaj, banorët e Zhulatit e kishin përjetuar si një mallkim e si një mort tharjen e rrapit plak. Dhe këtu qëndron rëndësia e gjestit fisnik të skulptorit popullor Murat Kërraj, i cili i hyri punës së mundimshme të gdhendjes së statujës gjigande të Idriz Sullit, duke përdorur trungun pa jetë të rrapit shekullor. Murati e ktheu mortin në jetë, legjendën në histori. Kush nuk kënaqet me bustet, statujat e "instalacionet" amatoreske e të shëmtuara që po mbushin përditë sheshet e Tiranës, le të shkojë në Zhulat të Gjirokastrës e të soditë statujën e Idriz Sullit të realizuar nga mjeshtri Murat Kërraj: do të provojë një ngacmim emocional e kënaqësi të vërtetë estetike. Dhe, gjithashtu, do të njihet me një figurë historike të këtyre anëve, Idriz Agë Sullin, pasardhësin e Papa Zhulit të mesjetës së hershme, "mitin krijues" të fshatit Zhulat.
Nuk ndodh shpesh që fshatra të largët e personazhe popullorë të kenë lënë gjurmë në historinë tonë. Por ky nuk është rasti i Zhulatit dhe i Idriz Sullit. Emri i tyre shfaqet në një mori dokumentesh të prodhuara në kohë të ndryshme në kanceleritë e Venedikut, Napolit, Vatikanit, Stambollit e Janinës. Këtu poshtë po veçojmë vetëm dy prej tyre. I pari është një raport në italishten mesjetare i qeveritarit venecian të Korfuzit, i 12 shkurtit 1606, i ndërtuar mbi bazën e rrëfimit të shqiptarit Gjon Nika nga Senica (uno Albanese da Seniza nominato Gion Nica). Ky kishte dëshmuar për një përleshje të armatosur që kishte ndodhur ato ditë midis trupave të sanxhakbeut, Osman Pashës, dhe burrave të Zhulatit, të cilët lanë në betejë 30 të vrarë. Në fakt, në informacionet që qeveritarët e Venedikut i dërgonin Senatit përgjatë shekujve XVI-XVII, flitet vazhdimisht për kryengritjet antiosmane të banorëve të Labërisë. Venecianët i habiste sidomos fakti që në këto treva ndodhte ajo që nuk vihej askund tjetër: "turqit luftonin kundër turqve". Rebelimet në fjalë ndaj Portës kishin qenë të zakonshme për banorët e Zhulatit, si përpara ashtu edhe pas përqafimit të fesë islame prej tyre, në shek. XVII. Ishte kjo arsyeja që në vitin 1573, rreth 50 familje zhulatase, ende të krishtera, u shtrënguan të braktisin fshatin e tyre dhe të vendosen në vendin e quajtur Drashin.
Dokumenti i dytë që kemi shkëputur këtu na çon në një periudhë të mëvonshme, i përket vitit 1812, dhe është një letër që Idriz Aga Sulli i Zhulatit i drejton Demir Aga Dostit të Kardhiqit. Kjo është një ndër letrat e shumta (njihen rreth 15 të tilla), që Idriz Sulli shkëmben me krerët e fshatrave Kardhiq, Senicë, Progonat, Nivicë, si dhe me Selim Bej Kokën e Delvinës dhe me vetë Ali Pashë Tepelenën. Janë të shkruara që të gjitha në një greqishte të mangët, të mbushur me fjalë turke, shqipe e italiane. Këto letra evidentojnë qartë autoritetin dhe ndikimin e madh që ky personazh gëzonte në gjithë shtrirjen e Pashallëkut të Janinës. Jo më kot, në një letër të vitit 1804, Selim Bej Koka i Delvinës i drejtohet Idriz Aga Sullit me fjalët "ati im", edhe pse për nga mosha ishte më i vjetër dhe nga pasuria më i kamur se ai. Letërkëmbimi i Idriz Sullit evidenton, gjithashtu, figurën e tij sovrane si interpretues i së drejtës zakonore, këshilltar, ndërmjetës, negociator e pajtues në konfliktet midis bashkësive të ndryshme të Labërisë. Në një nga letrat e tij, Idriz Sulli bën fjalë për "shartet", që ishin pikërisht normat kanunore të mbledhura e të sistemuara nga ai vetë. Letrat në fjalë dëshmojnë edhe për rolin qendror që Idriz Sulli luante në organizimet ushtarake krahinore për kundër pushtetit të Ali Pashë Tepelenës, i cili, siç thuhet në njërën nga këto letra drejtuar Demir Agës së Kardhiqit në prag të ekspeditës shkatërrimtare të Pashait të Janinës kundër këtij fshati, "nga njera anë na thotë fjalë të bukura, kurse nga ana tjetër na drejton dyfekun". Në fakt, Zhulati ishte, bashkë me Kardhiqin, fshati që e pësoi më keq nga ekspedita ndëshkimore e Ali Pashë Tepelenës, në 1812. Por edhe pas atij viti, si në 1573, fshati u ngrit përsëri në këmbë, u popullua dhe u dallua në çdo sfidë me historinë. Të zbulosh biografinë e Zhulatit, është si të zbulosh misterin e ringjalljes e të transformimit. Pikërisht, shndërrimi i drurit të tharë në shtatin e gjallë të Idriz Sullit, është një shfaqje e metempsikozës së përjetshme të këtij vendi, që kësaj here na erdhi nga dora mjeshtërore e gdhendësit Murat Këraj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:56 pm

Programi i veprimtarisë Ndërkombëtare

“ZHULATI I LASHTË FLET DITURISHT DHE TRIMËRISHT
18 prill 2015 , ditë e shtunë , ora 12.00

*Ambient festiv për të pritur pjesëmarrësit në këtë veprimtari.
Ekspozitë me punime nga skulptori Murat Këraj
te podiumi i improvizuar te shtatorja e drunjtë e Idriz Sullit.
*Vendosja e mjeteve ilustruese në qendër të fshatit.
Muzikë nga treva e Labërisë ...
*Pritja ceremoniale e pjesëmarrësve, gostitja e tyre.
Vendosje lulesh të freskëta të pranverës në shtatoren e Idriz Sullit , nderim i brezave
*Fjala e mirëseardhjes në Zhulatin e lashtë të diturisë dhe trimërisë”
Kryetari i këshillit të fshatit, Jusha Gjeçi.
*Kumtim: “Idriz Sulli, legjislator popullor “ nga Prof. Pëllumb Xhufi , historian
*“Ideja për të realizuar një shtatore të Idriz Sullit në rrapin e fshatit dhe realizimi i tij”
Skulptori Murat Kërraj
*Përshëndetje: “Dritimi i figurave të këtyre përmasave, detyrë e historianëve, studiuesve për t’jua përcjellë brezave”
Dr. Bexhet Asani , Strugë, Maqedoni
*Kumtim : “Papa Zhuli, një figurë e ndritshme jo vetëm e Zhuatit , trevës, por edhe më gjerë “
*Prezantimi i gazetës më të re në sfondin publicistik “Flladitje brezash- Zhulati”
z. Nazmi Selfo , Kryetari i Këshillit botues
*Përshëndetje: “ Skulpturimi, pikturimi , portretizmi i këtyre figurave, objekt i veprimtarisë së artistëve, shkrimtarëve , poetëve”
Sekretare e Përgjithshme e LNPSHA piktore dhe poete Flutura Maçi, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Marjanthi Gaxhi, juriste SHBA
*Përshëndetje në emër të Krijuesve , artistëve kosovarë poeti Osmon Bojaxhiu, Kryetari i Klubit letrar “Luigj Gurakuqi” Sharr.
Përshëndet në emër të skulptorëve shqiptarë skulptori Haxhi Kalluci, Fier.
* Koncert i grupit polifonik:
*“O Zhulati ynë, mirësi e lashtë”
Intepretim nga aktori i njohur i teatrit dhe i filmit, Drini Hila
*“Te kroi me ujë pak”
Interpretim nga Neil Ruçi, Tiranë
*Pa dil, o nënë , te shtegu”
*Interpretim nga krijimtaria popullore për Idriz Sullin
*“Labëria ime”
*Përshëndetje e më të moshuarit të fshatit Zhulat Majko Pulaj
*Valle: “Në Dhimëqurk dha Llakaturë”
*Dhurime librash , skicime portretesh
*Nderime të figurave , veprimtarëve nga Këshilli i fshatit, LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
* Propozime për dekorime dhe tituj për Idriz Sullin
*Mbjellje e dy fidanëve: “Fidani i diturisë” dhe “Fidani i Trimërisë”
*Fjala përmbyllëse e veprimtarisë.
Kristaq F. Shabani Presidenti i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:56 pm

Idriz Sulli dhe kanuni i tij
nga Agim HILA
Gjeneza e kanunit dhe takimeve për t’i dhënë fund fenomenit të gjakmarrjes dhe hakmarrjes
Në ndryshim nga kanunet dhe zakonikët e tjerë të njohur në historinë e vendit tonë, tek të cilët spikat një rreptësi mizore në zbatimin e nyjeve (neneve) të tyre, shartet e Idriz Sullit dallohen për maturi dhe sens tepër human në të kuptuarit e çështjeve të shtruara për zgjidhje. Për shartet e Idriz Sullit, prej kohësh kanë hedhur mendime e kanë botuar trajtesa mjaft studiues të shkencave historike e juridike, por këtu vlen të përmendet Prof. Dr. Ismet Elezi dhe studimet e tij me tepër vlera shkencore. Kështu, në librin e tij studimor, "E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues", vërteton këtë fakt tepër të rëndësishëm: "Shartet e Idriz Sullit pasqyronin ndryshimet që kishin ndodhur e po ndodhnin në marrëdhëniet në prodhim, kur, krahas atyre që ishin sunduese, po zhvilloheshin edhe marrëdhëniet kapitaliste... Kjo normë e re në të drejtat zakonore kishte anën e vet pozitive, sepse lejonte pjesëmarrjen e gruas në punë, që shënonte objektivisht një hap përpara drejt çlirimit nga shtypja dhe pabarazia me burrin". Po cilat, pra, ishin shartet e Idriz Sullit? Pjesa më e rëndësishme dhe më e madhe e tyre, e radhitur sipas forcës vepruese, përbën në vetvete një kanun, i cili, jo pak herë, nga studiues të mirëfilltë shkencorë, është cilësuar si "Kanuni i Idriz Sullit". Shartet, këta rregullatorë të jetës së banorëve të trevave jugore të vendit, u sanksionuan kryesisht në dy kuvende vendimmarrëse, të udhëhequra nga ideatori i tyre, Idriz Sulli. Këta kuvende ishin Kuvendi i Senicës, rreth vitit 1770 dhe Kuvendi i Taroninës, afër Zhulatit, ose, siç është cilësuar ndryshe nga rrëfimtarët ndër breza dhe këngët, "Kuvendi i Rrapit të Agait" pranë një burimi të ftohtë, rreth vitit 1775. Më konkretisht, ja kuintenca e nyjeve (neneve) të këtij rregullatori jetësor, i cili zuri fill përgjatë shekullit të 18-të, përmes përpjekjeve të mëdha të njerëzve përparimtarë të asaj kohe:
-Bashkim e vëllazërim pa dallim krahine e feje;
-Ndalimi i gjakësive dhe i hasmërive dhe zëvendësimi i tyre me sanksione të tjera jo gjakësore, ekonomike e morale;
-Ndëshkimi në shkallën më të lartë i agjenteve dhe i spiunëve të pushtuesve të huaj;
-Sanksione ndëshkimore me karakter ekonomik për vjedhjet dhe bastisjet;
Nyje e veçantë për rregullimin e jetës së brendshme të fshatrave e krahinave, veçanërisht ne drejtim të marrëdhënieve të ndërsjella shoqërore e miqësore. Rregullsi mbi lidhjet e krushqive dhe martesave, jo vetëm mbi bazën e kamjes dhe të sërës, por dhe mbi atë të fisnikërisë, mençurisë, urtësisë dhe te aftësive fizike të pretendentëve për bashkëshortë.
- E drejta e zgjidhjes martesore (divorceve) dhe detyrimet morale dhe ekonomike, veçanërisht për gruan e ndarë;
- Sanksione të veçanta për detyrimet e personave përgjegjës për dëmet ekonomike të shkaktuara, vetjake apo kolektive qofshin, si dhe shkallëzim, masa zhdëmtuese;
- Detyrimet e çdo familjeje, fisi, fshati e krahine për nxjerrjen në luftë kundër pushtuesve te një luftëtari në çdo derë;
-E drejta për mbajtjen e armës dhe përdorimi i saj vetëm për punë të dobishme mbrojtëse;
- Detyrimi moral, ekonomik e ruajtës i objekteve të kulteve fetare, si dhe e drejta për pelegrinazh në to brenda rregullave të shërbimeve klerikale;
Këto e të tjera rregullsi ligjvënëse me karakter masiv, me nyje e nën nyje të shumtë të natyrës së thjeshtë për zbatim konkret, përbëjnë "Shartet e Idriz Sullit", i cili erdhi i paprekur deri në ditët tona, përmes një rreptësie të habitshme ekzekutive nga vetë banorët e trevave, që nga Lumi i Vlorës e deri në Çamëri, të interesuar gjer në vetëmohim për materializimin e tyre në mbroth të përparimit të kohës.
Kuvendi i Senicës
Ky tubim burrash me emra të dëgjuar të kohës, u quajt ndryshe edhe, "Palcimi (pajtimi) i Senicës", ose "Besëlidhja e Senicës". Ai u mbajt rreth vitit 1770 në Senicë, një fshat me popullsi autoktone të krishterë ortodoks, pjesë e rrethinës së Rrëzomës, në veri-perëndim të qytetit të Delvinës. Këtij kuvendi të madh, nga masa e popullit, iu vu edhe emri tjetër, "Palcimi i Senicës", pasi, qëllimi kryesor i tij, ishte lënia një herë e përgjithmonë i gjaqeve e hasmërive, përçarjeve në emër të fesë nga të huajt, si dhe zëvendësimi i tyre me të tjera detyrime me karakter moral dhe material. Në periferi të fshatit Senicë, te shkëmbi i kishës që i thonë, në dy kamare të zgjedhura posaçërisht, u vunë për betimin e pjesëmarrësve, në njërën kamare Ungjilli, simbol i të krishterëve dhe në kamaren tjetër u vu Kurani, simboli i pjesëmarrësve myslimanë. Kjo gjetje ishte pjesë e mençurisë së burrit të urtë, Idriz Sulli, e cila do t'i sillte një mbarësi të padëgjuar atij kuvendi të lartë patriotik. Pasditja e së premtes e mbushi sheshin e Senicës me bujtësit e nderuar, pjesëmarrës të atij kuvendi historik. Ata ishin të shumtë, nga të gjitha rrethinat e kazatë e Jugut të vendit, që nga Lumi i Vlorës e deri në Çamëri. Dhe ja, ne po i zëmë të gjithë me radhë, siç na i sjellin edhe vargjet e këngës, kushtuar atij organizimi të pazakonshëm: Kristo Koka nga Vunoi, Jani Milo nga Himara, Spiro Gjika nga Qeparoi, Miho Gjini nga Piqerrasi, Qesko Hila nga Lukova, Hajdin Shehu nga Kalasa, Stefan Prifti nga Shënvasia, Kolë Mili dhe Jano Kumia nga Nivicë - Bubari, Dajkua i Lëkurësit, Bedo Hodo nga Borshi, Demir Dosti nga Kardhiqi, Kostë Prifti nga Senica, Toto Rusha nga Progonati, Idriz Sulli nga Zhulati, Osman Sina nga Tatzati, Sheh Sejkati nga Filati i Çamërisë, Dalani nga Konispoli, Kallapodhi i Delvinës, nga Smokthina e Vlorës, Zoto Mahmuti, Igumeni i Katerinës - Çamëri, Allajbeu i Navarricës, e mjaft të tjerë, të cilëve, kënga s'ua zë emrat në gojë. Në atë kuvend, me rëndësi të veçantë historike, u shtruan dhe u rrahën shumë anë e probleme që kërkonin zgjidhje të ngutshme, siç ishin: Ruajtja e tërësisë së trojeve e sinorëve prej sulmeve të herëpashershme të armiqve, ndërtimi i jetës dhe i punës jashtë rregullsisë së ligjeve perandorake turke, rregullimi i marrëdhënieve ndërfisnore mbi bazën e pleqësive e mençurive të lashta, e shumë e shumë të tjera të karakterit shoqëror. Por ajo që spikati me forcë historike në këtë kuvend vullnetarësh patriotë, ishte palcimi (pajtimi) ndërnjerëzor, jashtë zakoneve të egra e ndasive fetare. Njihet historikisht fenomeni mizor i gjakmarrjes në tërë Shqipërinë, që nga lashtësitë e deri në ditët tona, kur po shkruhet ky jetëshkrim. Ishte një peng i rëndë marrja përsipër e shuarjes me rrënjë e degë e atij fenomeni gjakësor, shfarosës njerëzish, veçanërisht të gjinisë mashkullore. Gjenezat e gjakmarrjeve ishin të klasifikimeve të ndryshme, që nga ato me karakter ekonomik e shoqëror e deri tek ato të ndasive fetare, një konflikt tepër i vështirë, që, në shekuj kishte vënë përballë jo vetëm fise e fshatra, por edhe krahina të tëra, duke shkaktuar gjëma të mynxyrshme. Tragjizmi i këtyre gjakmarrjeve e kishte kaluar me kohë cakun e mbijetesës të meshkujve të mijëra e mijëra familjeve shqiptare. Prej shekujsh ai tragjizëm ishte kthyer në një akt ritual, duke fituar ndër njerëz një qytetari nderi të përgjakur. Rrallë familje kishin mbetur jashtë qerthullit të përgjakshëm të hakmarrjes e gjakmarrjes, të rralla ishin ato fshatra apo krahina, që nuk kishin nën dhe lagje të tëra njerëzore, të kositur prej mizorisë së gjakmarrjes. Dhe, më e keqja, një mendësi e tillë vrastare ishte çimentuar si një traditë burrërore. Koka e plakut të urtë, Idriz Sulli kishte kohë që po punonte për të ndaluar furinë e kësaj batërdie njerëzore, e cila bëhej në emër të një idhulence të rreme, të shenjtëruar pa meritë. Vetëm një idhulencë mbetej përjetësisht e pamort: Dhënia e jetës për mbrojtjen e trojeve amtare, të tjerat ishin pasojë e politikave të ndryshme përçarëse, bashkë me to, edhe ato fetare. Si ua bëri të ditura këto dukuri plaku i urtë njerëzve që e pasuan në Kuvendin e Senicës? Për këtë fakt, dokumente nuk disponojmë. Por ajo, që na e sjell të saktë vërtetësinë e atij akti historik me rëndësi kombëtare, është kënga e popullit, e cila ka ardhur e paprekur si një postulat dokumentar deri në ditët tona, "Jemi një gjak e një farë": Dëgjuar a parë kini, / Në Senicë u bë malcimi, / Fshatra e kaza u mblodhë,/ Pleqësitë e anës sonë... Te përrallet në lëndinë, / Flet Idrizi me të mirë: - Mbani vesh, o kapedanë,/ Të mençur e pleq me radhë,/ Të madhe ua bëj rixhan, / Që të lidhim besë e fjalë, / Se të gjithë trimat u vranë, / Vritet shoqi me vëllanë, / Mbenë shkretë këto anë, / Bëhet qejfi hasmë tanë./ Se s’jemi turq, as venecianë, / Jemi një gjak e njëfarë.
Nga gojëdhënat na vjen kjo e vërtetë, se, pas "Palcimit të Senicës", të gjithë pjesëmarrësit u betuan për zbatimin me korrektësi të atyre vendimeve të marra së bashku, duke vënë dorën e zemrës mbi Ungjillin e mbi Kuranin. Ky zbatim korrekt i atij vendimi të mençur e në mbroth të njerëzimit të këtyre trevave, ka ardhur i paprekur deri në ditët tona. Zakoni shfarosës i gjakmarrjes ia la vendin urtësisë dhe vëllazërimit ndërfetar.
Kush ishte legjislatori popullor Idriz Sulli
Idriz Sulli mendohet të ketë lindur aty, rreth viteve 1710 - 1715 në një familje të mesme të fshatit Zhulat, qendër e banuar në atë kohë me rreth 300 shtëpi. Familja e tij, jo fort e kamur ekonomikisht, njihet ndër breza për mençuri, fisnikëri e urtësi. Së bashku me shartet (ligjet) e tij, Idriz Sulli e ka zanafillën përgjatë shekullit të 18-të, kur vendi, prej qindra vjeçarësh, lëngonte nën sundimin otoman. Ky tribun popullor me cilësi të rralla të ndjenjës së përparimit shoqëror, u rrit në një kohë, kur njerëzit e asaj kohë, në Jug e në Veri, po thellonin më shumë se kurrë përpjekjet e të parëve të tyre për liri e pavarësi, në luftë kundër perandorisë së sulltanëve. Nga të dhënat e pakta që disponojmë, veçanërisht nga rrëfenjat popullore të përçuara brez pas brezi, na del, se Idriz Sulli ishte i shkolluar aq sa lejonte koha në shkollat turke. Shekulli i 18-të ishte qindvjeçari i luftërave të lirisë, jo vetëm në Shqipëri, por në tërë gadishullin tonë. Përmes kësaj rrjedhe luftërash e përpjekjesh, Idriz Sulli, më tepër se luftëtar, u shqua si legjislator popullor me një rezonancë të largët kohore. Veprimtaria ligjvënëse e këtij burri të shquar në fushën e jurispundencës, u cilësua dhe erdhi gjer në ditët tona me emërtimin e veçantë, "Shartet (ligjet) e Idriz Sullit".

*
Një nga qëllimet kryesore të kësaj gazete është që të evidentojë dhe të japë kontribut edhe në njohjen e historisë së fshatit ZHULAT, me qëllim që, nesër, kjo histori të shkruhet në një libër të veçantë , për të përcjellë këtë histori te brezat e ardhshëm, të cilët të krenohen për të kaluarën e tyre të ndritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:57 pm

O Zhulati , ynë i lashtë,
O fshati me shumë vlerë,
Të dua si nënë e at,
Me këto vajza sorkadhe,
Me këta djem levendë…
              Populli

Një fillimshpalosje e kësaj historie  
Zhulati është fshat në jug të Shqipërisë në pjesën perëndimore të aksit Tepelenë-Gjirokastër, shtrihet në gjerësi gjeografike 40°07'11" veri dhe gjatësi 19°59'20" lindje. Ky fshat është shquar për një qëndrim të shquar patriotik shqiptar.
Kronikat e vjetra për fshatin Zhulat, dikur ai përmendet me emrin Julius, diku Zhul, diku ndryshe. Sundimtarët bizantinë e më vonë venedikasit, jo aq shumë për vetë Zhulatin, por më shumë për pronat e banorëve të Zhulatit përgjatë bregdetit Jonian, fushat e luginës së Rrëzomës, e në gjithë pellgun e begatë të Delvinës. Historiani turk, Evlia Çelebi, shkruan se Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, ka 200 shtëpi të vendosura pranë një fortifikimi natyror tepër mbrojtës. Shpatet e maleve dhe kodrave përreth tij ishin të mbuluara me vreshta. "Banorët e tij merren me shkëmbime të produkteve të zejtarisë me qytete të tjera brenda dhe jashtë krahinës... Kështjellën e Zhulatit e ka themeluar mbreti i Spanjës, kur këta banorë ishin aleatë të tij. Më vonë, me dredhi e shtiu në dorë Duka i Venedikut e më pas në shek e Bajazitit të shenjtë, e zaptoi Qedik Ahmet Pasha... Ajo ngrihet drejt qiellit në mënyrë madhështore... Kështjellë e pashembullt në bukuri, të cilës mund t‘i përngjasë ajo e Kordusit ose ajo e Benefshes në Peloponez". Kështu që nuk ishin të paktë të krishterët shqiptarë që braktisnin fenë e tyre dhe përqafonin islamin, në mënyrë që të mundësonin përfshirjen e tyre në shërbime të ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtësve shqiptarë të kështjellës së Zhulatit (fshat në rrethin e Gjirokastrës), të cilët ndërruan fenë, pasi vetëm kështu mund të mbeteshin në shërbimin e lartpërmendur, është fakt tepër domethënës për atë çka u theksua më sipër.
Papa Zhuli -E drejta zakonore e Labërisë, ndonëse ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenë prift edhe si prijës i Kurveleshit i njohur nga normanët gjatë pushtimit të tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohës së Bizantit, çka dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labërisë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas monokanonit bizantin. Për këtë legjendë ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente të shkruara.
Petro Zhulati
Për Petro Zhulatin nga ky fshat këndojnë, duke e vënë theksin që ka luftuar kundër bizantinëve, megjithëse ata ishin në kulmin e fuqisë së tyre.
Lum, o bir, Petro Zhulati,/ Kal i kuq sa gjysmë shpati,/ Me Bizant të zu inati, / Ç’i bëre gjithë ata trima, / Me kuaj si vetëtima/ Jataganët vringëllima?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:57 pm

ZHULATI NË RRJEDHAT E HISTORISË…
Në këtë gropë me kodrina, rrethuar me male, rreth tridhjetë km larg Gjirokastrës, ështe vendlindja dhe shtepia jonë, Zhulati. Këtu prehen eshtrat e të parëve tanë , këtu janë të pranishëm ende dhe kuvendet e tyre; këtu janë rritur trima dhe atdhetarë, janë thurur këngë e elegji, janë ndezur e shuar jetë e dashuri, dhimbje e gëzime, jehona e traditës patriotike ka ngelur e pashuar. Sa i lashtë ky vend më i ëmbël se mjalti për ne! Ndoshta, sa vetë njerëzimi. Po të keni parë me vëmendje, në shpatin e malit të Lucës, në krah të shkëmbit të madh mbi Hon, atje, ku buron ujët e dëborës, do të gjeni mbetjet e ndërtimeve prehistorike. Në bazë të atyre pak kërkimeve arkeologjike, këtu gjenden ndërtimet e të gjitha periudhave historike të zhvillimit njerëzor. Po pse quhet Zhulat dhe a ka lidhje Papazhuli me emrin e Zhulatit? Dokumenti me i vjetër që përmendet Zhulati i gjetur deri me sot është ai i vitit 655. Pra është Papai ai që ka marrë emrin e fshatit ashtu si dhe para tij Petro Zhulati e me radhë Sadedin Zhulati, Hodo Zhulati e të tjerë.
Ja ku e kemi Baltezën e të parëve tanë. Në latinisht thirret Julius, me vonë Zhulius e gradualisht Zhulat. Ky është një nga versionet më të mundëshme. Papa Zhuli, një klerik zhulatas i pajisur me kulturë në Aleksandri, bëhet për një periudhë promotorri ligjëvenës në përsosmërinë e shoqërisë komunitare të kohës dhe kjo rrezaton në pjesën më të madhe të trevave të jugut. Pasardhësi i tij, Lal Madhi, bëhet Prijësi i fshatit në beteja kundër hordhive aziatike. Aty lart në Lugje kemi bregun e Lalë Madhit, ku sipas gojedhënës Lalë Madhi bënte kuvendet dhe organizimin e luftës kundeër të pabesëve :
“Gjëmon briri i Lale Madhit,/Lalë Madhi po thërret, Dilni të gjithë ne breg,/ Se vjen I ligu përpjetë/ Të na vrasë e të na djegë/ Të na marrë gjenë e qetë”.
E vlen ta theksojme se, në këtë periudhë Zhulati, ashtu si edhe Himara, ka qene dhioqezë, ku zhvillohej një luftë e ashpër midis kishës katolike dhe asaj ortodokse. Historia jonë është e gdhendur në këngë e elegji. Mençuria dhe shpirti atdhetar ka bërë që këto këngë të jetojnë brez pas brezi, si himn për të kaluarën e frymëzim për të ardhmen. E rralleë për nga përmasat kohore (nënte shekuj), regjistrohet në Zhulat në 1954:
"Lum, o bir Petro Zhulati/Kali i kuq sa gjysmë shpati/Me Bizant të zu inati ".
Kaq mjafton për të ndriçuar një epokë plot lavdi, e mbi të gjitha një gjuhë të qëruar që tregon lashtësi qëndresë e indentitet. Një pasuri të pallogariteshme na ka lënë me hulumtimet e tij biri i ketij fshati, Mitat Kondi, në librin "Këngë Popullore". Po veçojme fragmente nga origjinali i njerës prej tyre.
"Tana, moj Tanë,/ Dëgjoje vëllanë, / Ngreju dhe zgjo babanë,/ Muarr dhentë e vane,/ Kaptuan Kacullanë, /Korbecin në shtrungë e vranë,/ Dash llajushin në hell e kanë,/ Mua lidhur më mbajnë.
Nga studimet arkeologjioke Kalaja e Zhulatit i takon dy periudhave historike dhe tregon se është më e lashtë se ç’dihej deri më sot. Rezistenca ndaj pushtimit otoman ka një periudhë tranzacioni dhe një nga arsyet është: Në arkivat turke shkruhet: "Zhulati një vend kryengritës të gjenden mënyrat për të beërë marrëveshje dhe t’u jepet në administrim ruajta e rrugëve maleve dhe vjelja e taksave të tyre".
Rreth shekullit të 17 dhe 18 rindizet lufta e zhvillohen beteja të ashpra, sidomos në Kalane e Zhulatit të administruar nga vendasit dhe në atë të Kardhiqit. Kjo sjell cfilitje e rrënim e më vonë anarki. Kështu lindi nevoja për një bashkim të ri e sidomos në një treve më të gjerë. Në këto kushte spikat e del në skenë Idriz Sulli, i cili lindi rreth viteve 1710. Ai u mëkua nga brezat paraardhës me krenarinë atdhetarineë e mençurinë, që përcolli eksperienca e luftrave për liri e ekzistencë. U afirmua që në rini, si një nga prijësat e fshatit e me kalimin e viteve u njoh si ideologu dhe rregullatori i bashkëvëllazërimit të popullsisë së trevave të Jugut. Ai voli kokët e bardha të kohës dhe vendosi ligje e norma per vetadministrim të bashkësisë. Ndaloi gjakderdhjen midis shqiptarësh dhe organizoi një rezistenceë më të gjerë kundër pushtimit osman e atij venetikas. Për të realizuar këto ai organizoi dy kuvendet e mëdha, pa dallim feje e krahine. I pari në Senicë dhe i dyti më i madhi në Zhulat, të dya të udheëhequra prej tij. Në këto kuvende morën pjesë përfaqësues nga të gjitha fshatrat:
"Gjëmonë vendi nga oshtima, /Tunen male, tunen brinja,/Vinë kalorës vine trima, /Nga Himara, nga Smokthina, / Nga Lopsi e nga Muzina,/ Nga Labova , nga Delvina,/ U feks palla vetëtima ".
Vlen të theksojmë se në këto kuvende është e dokumentuar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Çamërisë që sot i janë aneksuar Greqisë. Këto kuvende u benë njëkohesisht themeli i kryengritjeve antiosmane të Himares e Kurveleshit te vi tit 1767.
Rrenjët e ldriz Sullit ishin hedhur me shpirt e mendje të kthellet në kordinim të plotë me kokët e bardha e të mençura e të përkushtuara, të cilët zbuluan plagët e shoqërisë së kohës dhe morën vendime kapitale per t’i kuruar :
Me të ngrihet Kryetari/ Idriz Sulli plak i lashtë/Që ish i rregjur bujari/E në koke kishte ashtë: / Mani vesh kapetanë, /Të mençur e pleq të parë, /Të madhe u bëj rixhanë,/Lidhni besë e lidhni fjalë,/S’jemi turq as venecianë , / lemi një gjak e një farë"
Dhe filizat e lisit në kohën e lulëzimit të Ali Pashës e pas tij u rriten të njekohshëm e njëri pas tjetrit. Myrteza Sulli një epope më vete , Sadedin Zhulati një legjendë, Rakip Gjoça, Sadik Memushi, Çobo Golemi, Çelo Picari e brezi i Gjolekë Labit e bashkë me ta bilbilenjtë me Bilbil Shakon, Asllan Gjoçën, Shahin Boçin, Xhemal Shabanin, Balil Zhupën e të tjerë që nuk kanë të numëruar. Por në këtë kohë ka rreth një shekull që Greqia është e pavarur dhe trimave të Zhulatit e të Labërisë u shtohet një armik tjetër, me të cilin përgjaken herë pas herë. Lufta e Ksamilit më 1854 , ajo e Grebenesë së Janinës më 1898 , luftrat legjendare të 1914 e sidomos ajo në prag të Lidhjes së Prizrenit, shkurt 1878. Shovinistët grekë , duke ndjekur organizimin e Komitetit Shqiptar të Stambollit për pavaresinë e trojeve shqiptare zbarkojnë në Sarandë me të gjitha mjetet e kohës , pushtojne lartësitë dhe kërkojnë të vërshojnë në thellësi.
Komandanti i Përgjithshëm Idriz Alidhima, 15 ditë luftime të ashpra shpartallon grekët, por Zhulati vajton me dhimbje e krenari 40 mandate, 40 heronj... S’ka vend e pa përgjakur në këto beteja, prandaj ne jemi krenarë se në asnjë epokë asnjë s’u hoq mënjeanë. Nuk është nevoja të themi se deri në vitin 1900 Fushëbardha dhe Fushëvërria funksiononin si lagje të pandara te Zhulatit. Do të veçonim sakrifikimin në vitin 1914 të grave martire: Xheko Braja, Manxho Mato, Bijë Gjeci, Merjo Koro, Shahide e Hade Peci. Çetat e Zhulatit nuk ishin një, por disa në të gjitha 1uftërat në prag teë shpalljes së Pavaresisë , në luftën e Vlorës së vitit 1920 , si dhe ne Luftën e Dytë botërore .
Tradita vazhdoi dhe vazhdon, atë e mbart çdo njëri prej nesh e prej femijëve tanë. Le t’i referohemi legjislatorit e udhëheqesit të parëve tanë, Idriz Sulit:
"Nga bashkimi vjen fuqia, /Nga fuqia ruhet nderi, /Nga puna rrjedh pasuria,/ Dhe na ruhet karakteri".
Përgatiti për botim : Nazmi Selfo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:58 pm

Përmbajtja e Kanunit të Labërisë, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekës e Kanunin e Skënderbeut
Nga Prof. Dr. Ismet Elezi
Përmbajtja e Kanunit të Labërisë, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekës e Kanunin e Skënderbeut
Ideja kryesore e përmbajtjes së Kanunit të Labërisë është dhënë në përkufizimin, objektin, detyrat dhe qëllimet e tij. Normat e kanunit mund të përcaktohen drejt vetëm në qoftë se shikohen në procesin e zhvillimit historik dhe jo si një ligj konkret statik në kuptimin e sotëm të fjalës.
Kanuni, si monument i kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar.

Në përmbajtje të Kanunit, veç normave të përgjithshme, në vend të parë janë paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqërore dhe parime juridike.
Trajtimi i organizimit tokësor e shoqëror parashtetëror në njësitë e vetëqeverisjes vendore përbën një drejtim të rëndësishëm për të kuptuar e shpjeguar se bashkësia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo të mbyllura e izoluara, por jetonte në një njësi tokësore me kufij e ndarje administrative të përcaktuar sipas traditës dhe ndikimeve të trashëguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mëhalla (çeta), fshati (katundi), krahina. Mbi këtë bazë ndërtohej edhe struktura e organizmave të vetëqeverisjes vendore: që nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmë të demokracisë gjinore dhe elemente të organizimit shtetëror nga ilirët deri te pashallëku i Janinës i Ali Pashë Tepelenës.
Rendi shoqëror (vëllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrëdhëniet familjare e martesore në Kanun pasqyrojnë evoluimin nga bashkësia gjinore te rendi patriarkal në familje, me ndikime nga e drejta romake – për paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt një farë emancipimi në marrëdhëniet familjare. Shtylla kryesore qëndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit të madh të sheriatit.
Rendi ekonomik është një pjesë thelbësore në përmbajtjen e Kanunit të Labërisë. Rregullimi i marrëdhënieve juridike-civile, të bazuara në pronën private (pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë), detyrimet e kontratat, trashëgimia tregojnë për rolin e normave të Kanunit në këtë fushë, deri në kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqëror.
Në përmbajtjen e kanunit hyjnë normat që parashikojnë veprat penale dhe dënimet përkatëse, sipas një sistemi të caktuar, normat proceduriale të pashkruara të hetimit e të gjykimit të çështjeve penale e civile, sipas traditës, sidhe normat që parashikojnë shkelje të tjera, të cilat njësohen me shkeljet apo kundërvajtjet administrative (dëmet).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:58 pm

Duke u njohur në vija të përgjithshme me përmbajtjen e Kanunit të Labërisë, kemi mundësi të bëjmë krahasime për ngjasimet dhe të evidentohen dallimet me kanunet e tjerë.
Në shkencën juridike i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të tipeve dhe të llojeve të ndryshme të së drejtës zakonore në realitetin historik të çdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur në disa përfundime për katër variantet kryesore të kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerë lokalë. Duke i njohur këto lloje të ndryshme të së drejtës zakonore është bërë e mundur të njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjësitë e përgjithshme të tyre. Për efekte krahasimi po merren në shqyrtim vetëm Kanuni i Labërisë me Kanunet e Lekë Dukagjinit e Kanunin e Skënderbeut.
Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës e Kanuni i Skënderbeut, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve.
Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.
Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.
Analiza e hollësishme e ngjasimeve të këtyre kanuneve është bërë në një studim të veçantë nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)
Njëkohësisht, nga njohja me përmbajtjen e kanuneve, nuk mund të mos vihen në dukje edhe dallimet e veçoritë vendore, ashtu si në gjuhë dialektet, në kostumet, në këngët, vallet etj, të përcaktuara në analizë të fundit nga kushtet historike, politike, shoqërore dhe materiale të jetesës së popullsisë së njërës apo tjetrës trevë.
Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut ²gjak për gjak²u ruajt edhe në vitet pasardhës. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:59 pm

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomike-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallim të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.
Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.
Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.
Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.
Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.
Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.
Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.
Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjerë si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.
Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke "Jemi bashkë, pse jemi ndryshe".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 12:59 pm

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.
Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.
Mbi të gjitha ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.
Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.
Në këtë parathënie nuk është parë e nevojshme të zhvillohen gjerësisht karakteristikat dhe institutet kryesorë të Kanunit, për arsye se është botuar më parë libri i autorit: "E drejta zakonore e Labërisë", i cili në njëfarë mënyre mund të quhet edhe komentari i kanunit, kështu që nuk do të kishte vend për përsëritje. Libri dhe Kanuni janë në unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veçanta të tij.
Sigurisht , Kanuni është pasuruar me mjaft norma të reja dhe me praktikat e zbatimit të tij në hapësira të gjëra të Labërisë, tej atyre që përmenden në libër. Për këtë arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.


Pasqyrim artistik në vendet e bukura të Zhulatit nga skulptori Murat Kërraj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  EmptyThu Apr 16, 2015 1:00 pm

Ndihmuan në pëgatitjen e këtij numri : Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues IWA, WPS, AOM,
Ylli Musta gazetar, Islam Kalemi , shkrimtar


Kryeredaktor : Murat Këraj Tel. 0695367528
Redaktor : Kristo Stoja
Këshilli botues: Nazmi Selfo (kryetar) Maksim Logu, Suela Kusho, Dhimitër Dinaj, Iblo Shkurta, Benard Pula
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "    GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gazeta Nivani 5
» PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA
» GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011
» GAZETA "FERMERI" NR. 4 PEGASI, KESHILLI KOORDINATIV
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: