Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 33, 34, 35 ... 38 ... 43  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 12:12 am

Enver (Hoxha) Sali Sllobodanka berisha po pergadit ushtrine kunder Popullit te vet.
Keshtu beri edhe me 1997 ku deshti te bombardoi popullin me aeroplana .Safet ZHulali nuk i perfilli urdherat dhe dy pilot qe shkuan te bombardojne popullin hiken per Itali,sepse nuk bombarduan popullin e tyre vellezer e motra me urdherin e udbashit dhenderrit serbe qe deshti te kall shqiperine.
Ky edhe tashti po luan lojen e ateherit,po manipulon me polici e ushtri.
Nuk lejon hetime te prokuroriste nuk lejon fare ,sepse ky eshte ai qe lka dhene urdher per vrasje .
PO ky eshte fundi i nje diktatori.
Kurre ma ne pushtet-protetstat vazhdojne deri te largojne Diktatorin dhe dhenderrin e serbise nga pushteti i hajnise.
na vjen keq per ata te pa pjekur dhe ata shqiptare gjakperezier qe ende perkrahin miqt e serbise ..


Berisha : te pergatitet ushtria !
Nga Korresp. 24-ore.com 2 ore 9 minuta me pare
Madhesia e germes:
Kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një takimi me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe gjeneralëve që drejtojnë forcat ushtarake shqiptare, se ka të dhëna për vazhdimin e një puçi, siç e cilësoi ai. Berisha u shpreh se duhet të bëjnë detyrën e tyre të përditshme dhe kërkoi që puçit t’i shtypet koka.

“Kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë puçin. Kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të qarta. Ju garantoj se duke qenë ju në detyrat që keni, ekzistojnë potenciale të tjera që puçit t’i shtypet koka”, është shprehur Berisha.

Duke falenderuar agjencitë e huaja për informacionet që, sipas tij, kanë ofruar, Berisha u shpreh se ka të zbardhur të gjithë komunikimin e atyre që drejtuan puçin, sipas tij, duke lexuar disa pjesë të informacioneve, por pa bërë të ditur publikisht emrat e tyre.

“Unë do ju lexoj vetëm një segment të urdhërit që jepej nga ndërtesa përballë meje: ‘Sulm, ecni, futuni brenda, mos kini frikë! Mos u trembni nga krismat se janë fishekë manovër, ecni përpara, mos u tërhiqni!’ Ndërsa tjetri pyeste: ‘T’u çojmë kallashët se porta u hap?’ Ky është vetëm një segment i atij organizimi”, tha Berisha.

Në lidhje me arrestimin e krerëve të Gardës, kryeministri u shpreh se do të pranojë hetim në gjendje të lirë, për çdo anëtar të Gardës së Republikës.

“Secili nga komandantët e Gardës do të jetë disponibël 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të puçit, nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet në shërbim të tij. Ndjekja e tyre e lirë, pa asnjë kufizim. Vendosja e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershëm dhe serioz ndaj tyre, pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Ministri i Mbrojtjes, Imami u shpreh se ka siguruar edhe anëtarët e vendeve anëtare të NATO-s, se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej.

“Kam bërë të qartë edhe kolegëve të vendeve anëtare se ushtria nuk del jashtë kazerme, por do i mbrojë ato. Ushtria nuk del nga Ministria e Mbrojtjes, por asnjë i gjalle nuk hyn atje”, tha Imami.

Kreu i qeverisë saktësoi se, gjatë ditës së protestës kishte sugjerime për të ndërhyrë me forca ushtarake, por u shpreh se e refuzoi këtë sugjerim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 3:17 am

Mediat greke: Berisha na dha pjesën ku ka naftë,opozita shqiptare na i mori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 12:20 pm

PETRIT ,NESE JE SADO PAK SHQIPTAR,MOS U MERR TANI,ME BROÇKULLA ,QE NUK I HYJNE NJERIU NE PUNE,PER MOMENTIN.
[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 1:46 pm

Berisha dhenderri ni serbise
ramen e beri fan Nol e beri Akil e qka jo
Kurse shane fanNolin pse ky paska bere puq tradhtarit Ahmet Zogu qe erdh ne pushtet me ndihmen e pashiqit e Rumenise.
ky politikan serbe mbrone miqt e vete e kritikon bandit fan Nolin njeriun qe beri shtetin demokratik shqiptare .
Ky heq emrin e universitetit te Ismaijl Qemajli ,heq bustet shota Galica ,emrin e Avni Rrustemit etj
Qka don te thote kjo ,se bene punen e serbise te miqeve te vet.
Asnje shqiptare nuk u ngrit n kembe.
fali detin miqeve grek ,ishin socialistet ata qe ngriten padi ne gjykaten kushtetuese
Ky deboi uck-nga shqiperia ja dorezoi serbise.
Ky djegi shqiperine me 1997
dhe ky kalli shqiperine me bandat serbe greke
ky do te kalle edhe tashe .
ne pushtet me dhune ,ja une ja askushe
ky don pushtet te perjetshem dhe nuk mban zgjedhje fare
Ky nuk don opozit si ne vendet demokratike.
Ky do vetem te udheheq pushtetin pa opozit sepse opozita e pengon.
Ky i jep vetes vota dhe me vjedhjen e votave mban pushtet
populli i varfer ,ky njeri vret qytetare politikane dhe e mshef doren
ky nuk jep pergjegjesi per vrasjen e remzi Hogjes per gerdecin e shume gjera tjera
ne politik ka kriminelet ,drogirashet ,banditet ,dhe bashkpunon ngushte me serbin Greqine
Te gjitha bankat ja dha greqise serbise
Ky bene gjithqka kunder popullit vete
ishte komuniste sekretare partie ku likuidoi shume qytetare dhe kundershtare ne kohen e Enver Hogjes
Ishte bashkpunetori me i ngushte i tije
ky diktatore mendone se si ka formue partin me emrin PD eshte bere ,,demokrat"
Perkrahjen me t madhe ka nga kosova ,ka nga ish komunistet e Titos dhe udbashet e kosoves
nga ata qe vrajten dhe denuan popullin e tyre me vite ..
Ky njeri eshte e keqja e shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 2:34 pm

Deklarate per shtyp e FAD‏
Publikuar më 25 janar, 2011 në orën 19:49 ( Para 16 orë e 42 minutave ) Lajme |


DEKLARATË PËR SHTYP
E FORUMIT TË AVOKATËVE PËR DREJTËSI (FAD)

Forumi i Avokatëve Për Drejtësi (FAD) shpreh shqetësimin e tij për goditjen katastrofale dhe tragjike që ka marrë shteti i së drejtës në Shqipëri si rrjedhojë e qëndrimeve dhe e veprimeve antikushtetuese, antiligjore dhe ekstremisht te papërgjegjëshme të kreut të pushtetit ekzekutiv të Shqipërisë.


Deklarimet dhe qëndrimet e Kryeministrit Sali Berisha lidhur me të ashtuquajturat “video e montuar”, e paraqitur në Prokurori prej ish-ministrit Dritan Prifti, kundër ish- zëvëndëskryeministrit Ilir Meta, duke u shprehur para se të hetojnë organet e prokurorisë, si dhe para se të shprehet me një vendim gjyqësor të formës së prerë gjykata, është ndërhyrje brutale që ekzekutivi bënë mbi organin e akuzës dhe pushtetin gjyqësor.

Qëndrimi, veprimet dhe deklarimet e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë lidhur me ngjarjen tragjike që pasoi me viktima të shumta të datës 21.01.2011, duke bërë rolin e policit, të hetuesit, të prokurorit, të dëshmitarit, të ekspertit dhe të gjykatës, sulmet e paprincipa që ky përfaqësues i pushtetit ekzekutiv i bënë Prokurores së Përgjithëshme në prag të hetimit të një krimi makabër shtetëror, janë veprime absolutisht të dënushme, sepse i bjen ndesh Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit material dhe procedurial penal. Këto qëndrime janë ndërhyrje e hapur e brutale mbi pavarësinë e organit të akuzës, i cili funksjonon në bazë të kopetencave që i jep Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji organik “Mbi Prokurorinë”, është një ndërhyrje brutale për t’a deformuar sistemin gjyqësor dhe për t’i zëvëndësuar “de fakto” këto pushtet, vetëm me pushtetin ekzekutiv.

Mosekzekutimi i urdhrave të arrestit të organit të Prokurorisë kundër 6 punonjësve të Gardës së Republikës, të cilët demostratës së popullit ju përgjigjën me armë zjarri duke vrarë me gjakftohtësi në sheshin e protestës 4 persona, si dhe duke plagosur me dhjetra e dhjetra të tjerë, është një puç institucional që pushteti ekzekutiv u bënë pushteteve të tjera të pavarura, siç janë organi i Prokurorisë dhe organet gjyqësore. Ky akt vandal dhe i papërgjegjshëm i pushtetit ekzekutiv krijon precedentin e rrezikshëm të arbitraritetit dhe paligjshmërisë që pushtetet e pavarura kryejnë ndaj njëri-tjetrit. Kjo anarki që krijon pushteti ekzekutiv e largon përfundimisht “de jure” dhe “de fakto” Shqipërinë nga NATO si dhe nga OKB, sepse këto organizata ndërkombëtare pranojnë në gjirin e tyre shtete ligjore dhe jo eleminimin e shtetit ligjor, duke e zëvëndësuar atë vetëm me pushtetin ekzekutiv, sikurse bëri dhe vazhdon të bëjë ende kryeministri i Shqipërisë.

FAD i bënë apel Presidentit të Republikës që të ushtrojë kopetencen e tij të parashikuar në nenin 92, gërma “h” të Kushtetutës së Shqipërisë duke i kërkuar të dhëna me shkrim lidhur me këto veprime dhe qëndrime antikushtetuese dhe antiligjore kreut të ekzekutivit të Shqipërisë, të Ministrit të Brëndshëm, të Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me mosekzekutimet e urdhrave të arrestit të organit të Prokurorisë, duke u kujtuar personave që sipërcitojmë se mbi nenin 142, pika “3” të Kushtetutës së Shqipërisë e cila detyron organet shtetërore të ekzekutojnë menjëherë vendimet e organeve kopetente që nxjerrin urdhër arrestet.

I bëjmë apel Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit së veprimet në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë për mos ekzekutimin e urdhër-arresteve pasësjellë përgjegjësi penale sipas nenit 248 të Kodit Penal (Shpërdorimi i detyrës), nenit 250 të Kodit Penal (Kryerja e veprimeve arbitrare nga ana e punonjësve që kryejnë funksjone shtetërore), nenit 253 të Kodit Penal (Shkelje e barazisë së shtetasve), nenit 301 të Kodit Penal (Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës), nenit 320 i Kodit Penal (pengimi për ekzekutimin e vendimeve), neni 320/a i Kodit Penal (Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura të vendimeve) etj.

Askush nuk të del dot “zot” sot dhe nesër kur nëpërkëmb Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e shtetit, askush nuk mbetet pa dhënë llogari para drejtësisë në rast të shkeljeve flagrante të ligjeve, pasi Shqipëria është shtet ligjor në formën e republikës, dhe jo pushtet i pakufishëm shpellash e shpellarësh që deklamojnë hapur në masmediat e shkruara dhe elektronike të vendit se “shteti jam unë”!

I bëjmë apel faktorëve ndërkombëtar përmes ambasadave të tyre që janë të akredituara në Tiranë që të jenë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshëm në deklaratat dhe qëndrimet që mbajnë, duke mos lejuar degradimin total të shtetit ligjor shqiptar dhe duke ndikuar në parandalimin e zhytjes së tij në një kaos total dhe të pariparushëm për shkak të mënjanimit nga funksjoni në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të organit të akuzës, të pushtetit gjyqësor dhe të strukturave të tjera të rëndësishme të sistemit demokratik të Shqipërisë, e zëvëndësimin e tyre vetëm me një emër, atë të kreut të ekzekutivit në këtë vend.

PËR KRYESINË QËNDRORE
TË FORUMIT TË AVOKATËVE TË SHQIPËRISË
K R Y E T A R I
AV. IDAJET BEQIRI


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 3:19 pm

Albanien's Mafia Minister Ilir Meta, musste zurücktreten
In der Chaos Regierung des Salih Berisha, ist heute der Mafia Boss und Wirtschafts Minister Ilir Meta zurückgetreten
Die EU hat Staatanwaltschaftliche Ermittlungen verlangt, nachdem vor 2 Tagen ein Video eines extremes Bestechungs Geschäft veröffentlicht wurde.
Die Mafia Bande aus Skrapari um Ilir Meta, ist vor allem für Geldwäsche im Immobilien Bereich gut bekannt und für Grundstücks Diebstahl und illegale Bauten ohne Ende. Baufirmen und gatarnte Firme, mit Strohleuten, zur Geldwäsche ohne Ende.
Geldwäsche und Betrugs Reale Estage Unternehmen “AGIKONS” : Haupt EigentümerMonika Kryemadhi ! Einfach mal auf die Immobilien Firma “AGIKONS” klicken und man erkennt umgehend, das man in Sarande baut, aber Null Dokumente dafür hat.
TV Meldung im Moment: Ilir Meta, ist zurück getreten:
Presse Meldungen kommen erst später und sind dann im Anhang hier.
Wir berichten, seit Jahre, über das Verbrecher Kartell der Skrapari Bande des Ilir Meta, seiner Ehefrau: Monika MyhramadhMonika Kryemadhi , einer billigen CIA Agentin, ebenso vor weit über einem Jahr über Dritan Prifti und das “State Capture”, der Albanischen Mafia. lt. TV von heute Mittag, ist Ilir Meta, zurück getreten, wohl weil die USA, ein erneutes Einreise Verbot um diese Albanischen Politik Verbrecher Banden androhte, wie die Verhaftung.
URGJENT -Es ist genug: enought! Gemeint sind vor allem die Machenschaften des legendären Verbrecher: Ilir Meta, Chef der Skrapari Bande und seiner Ehefrau Monika, ebenso Salih Berisha mit seinem kriminellen Umfeld, wie der sogenannte Innenminister Lulzim Basha, mit seinem kriminellen Umfeld aus dem Kosovo und den Geschäften rund um Damir Fazllic., wie seit 15 Jahren: Genc Ruli.

EU Kommission fordert im Meta Mafia Skandal: The Prosecutor’s Office in Albania should act
und

TV outet Ilir Meta “Frankenstein” der Albanisches Politik, als er 700.000 € Bestechungsgeld fordert
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 3:20 pm

Qe ka shkruajn mediat e huaja per Ilir meten
Turp qe ne i popull pranojme njerez te tille te na udheheqin..
turp turp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 3:37 pm

Shiqoni qfar psikopati perkrahin disa shqiptare te pa pjekur,apo duke mos dijte hitorine e diktatorit Sali berisha ,apo jan njerez te manipuluar.
Shiqoni qfare Diktatori kemi -as hitleri ska veprua keshtu me parlamentaret.


Albaniens Regierungschef Sali Berisha hat in einer im Fernsehen übertragenen Parlamentssitzung dem oppositionellen Abgeordneten Taulant Balla mit Mord gedroht. "Du solltest wissen, dass ich Dich umbringe", sagte ein aufgebrachter Berisha in einer Nachtsitzung der Volksvertretung in Tirana: "Du wirst nicht mehr lebend ins Parlament kommen. Ich werde Dich ermorden!"

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka kërcënuar në një seancë parlamentare të opozitës permes nje transmetimi televiziv deputetët Taulant Balla me vrasje. "Ju duhet të dini se unë të ju vrasi,"tha Berisha në nje mbledhjje e parlamentit në Tiranë: "Ju nuk do të vini në parlament gjallë unë do të ju vras.

Umschrift
Wörterbuch - Detaillierten Wörterbucheintrag anzeigen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyWed Jan 26, 2011 6:15 pm

Arber dhe medalim experti-qe tere kohen u myt tuj na paraqit filma privat te qeverise kriminele duke deshmuar se te vraret ishin vra nga flok bardhi...
Po na delni experta me te medhaj se expertat e policise -qe jane nga qeveria vete.


Ekspertët: Vrasja e Veizit nga larg, predha në trup me dëmtime
Nga Korresp. 24-ore.com 3 ore 7 minuta me pare
Madhesia e germes:
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore të cilët janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së plumbit të gjetur në trupin e të vrarit gjirokastrit Ziver Veizi, kanë konstatuar dëmtime.

Sipas akt-ekspertimit tashmë të dorëzuar në prokurorin e kryeqytetit e cila e ka administruar në dosjen hetimore, është konstatuar se në predhën e nxjerr nga trupi i viktimës Veizi ka dëmtime të shkaktuara nga kontakti me trupa të huaj. Kontakt ky, që sipas ekspertëve, ka ndodhur gjatë përshkrimit të rrugës nga tyta e shkrepur e armës së gardistit e deri në trupin e të vrarit Veizi.

"Në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së gjetur në trupin e të vrarit Ziver Veizi, janë konstatuar dëmtime. Këto dëmtime kanë ardhur si pasoj e kontaktit të predhës me trupa të huaj para se plumbi ta godas viktimën Veizi. Sipas ekspertëve, në predhën 9 mm që ndodhej në trupin e të vrarit, janë konstatuar me anë të këqyrjes mikroskopike rrathë anash predhës, çka do të thotë në gjuhën e ekspertëve se para se të goditet viktima, predha ka pas kontakt me sende të tjera.

Gjithashtu, në raport, ekspertët kanë përshkruar edhe disa fije bari, shkurre apo edhe të drurit të pishës të cilat janë gjetur së bashku me predhën në trupin e viktimës. Këto trupa të huaja në predhë, sipas ekspertëve, konfirmojnë se plumbi para se të godas trupin e të vrarit ka pas kontakte me fije bari, gjethe, shkurre, apo edhe degë të pishave"-thuhet nga burimet zyrtare të Prokurorisë duke iu referuar raporteve të përpiluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Sipas këtyre të dhënave të përshkruara me imtësi në raport, rezulton se teoria e disa mediave, forumeve, analistëve apo edhe nga disa politikan të djathtë, se Veizi është vrarë nga personi i thinjur ngjitur me çadër në dorë apo nga njëri nga tre personat e fshehur prapa shtyllës së portës hyrëse të kryeministrisë, bie.

"Kjo teori e skeptikëve është rrëzuar tashmë nga ekspertët e policisë shkencore, të cilët përshkruajnë me imtësi se predha para se të godas trupin ka pas kontakte me trupa të huaja të forta që kanë sjell edhe dëmtimin e predhës. Kjo forcon dyshimin e prokurorisë, se plumbi ka ardhur nga brenda institucionit të kryeministrisë apo edhe nga gardisti që ndodhet poshtë një dritareje të këtij institucioni, i cili para ka disa shkurre apo edhe degë që bini para tij nga të shtënat në ajër të kolegëve të tij që ishin pak metra më mbrapa"-thuhet nga prokuroria.



Sipas tyre, para personit të thinjur ngjitur me viktimën Veizi dhe tre personat që janë mbrapa shtyllës së portës hyrëse, nuk kanë asnjë gjethe, fije bari apo shkurre e pishe që predha e tyre të marr me vete në trupin e viktimës së gjirokastritit. Sipas prokurorisë, ekspertimi i Policisë Shkencore përbën një provë të rëndësishme për organin e akuzës, që provon se plumbi që goditi Veizin ka ardhur nga brenda rrethimit të kryeministrisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyThu Jan 27, 2011 1:53 pm

Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin

Nga: REXHEP QOSJA


PRISHTINE- Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t'i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve.

Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane. Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve
së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë me 17.1.2011! Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit. Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Josefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë! Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë! Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit! Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm tre qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit? Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve
të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar? Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! - do të thonë disa.

Nuk do t'i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne. Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër. Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romantik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit. Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës. E kam dëgjuar shumë e shumë herë. Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.

Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë për tokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij. Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shte- tin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit! Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre. Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snaiperët e tyre qytetarë të paarmatosur! Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm
dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç'është ky në emrin e të cilët u vranë ata të tre dhe u plagosën ata që u plagosën!

A duhej të vriteshin ata tre qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç'është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij? Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata. Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten! Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, iracionale që shpërthen prej syve , prej pamjes dhe prej
gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: "Banditët (demonstruesit - R.Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë"! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t'i afrohen siç iu afruan ata me 21 janar Kryeministrisë së tij.

Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë"! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që
mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën! Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha: "Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!" Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snaiperët e gardistëve që vranë tre qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitralozë, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës - thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë! Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit. Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani. Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept. Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë.

Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t'i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve. Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokrcia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë...! Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: "gardistët (vrastarë, që kanë vrarë tre qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror". Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t'i shpërblejë me një rrogë më shumë e t'i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.

Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë". Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet që Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t'i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë.
Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk e kishte ndërmend t'i përmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme.
Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur. Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite.
Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre. Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to.
Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm
kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkisin pasurinë siç ia vjedhin dhe plaçkisin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha
në shumicën e medieve elektronike, të tipit Klan, ABCnjuz, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997.

Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin! Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistë të snaiperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

(GSH/BalkanWeb)




P.S- PSE MENDON DHE REGJEP QOSJA SI UN TA E NDAJM TE NJEJTIN MENDIM PER QEVERIN E SALI SHIZOFRENIT ISHA PRE!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyThu Jan 27, 2011 4:46 pm

Të arrestuarit: “U bënë korridor, na pështynin dhe na qëllonin”
“Policët krijuan një “korridor” rreth 15-20 metra të gjatë të vendosur në dy rreshta paralelë dhe na futnin në mes duke na qëlluar dhe pështyrë secili prej tyre me rradhë, nga i pari tek i fundit..”.
Vazhdojnë të vijnë dëshmi të terrorit të ushtruar nga policia e shtetit ndaj qytetarëve të protestës antiqeveritare të 21 janarit. Dëshmia e mësipërme është dhënë nga një prej të ndaluarve me grupin e 113 të arrestuarve të parë, të cilët janë liruar më pas nga Gjykata për mungesë provash, Olsi Peshtanaku.
Rreth 50 prej tyre kanë dorëzuar paditë ndaj policisë ndërkohë që përgjegjësit e kësaj dhune që të kujton sjelljen e paramilitarëve të Arkanit ndaj kosovarëve, nuk do kalojnë në heshtje, pas qetësimit të situatës. Olsi ka dëshmuar se i janë grabitur nga policët edhe rreth 10 mijë lekë të reja që ka patur me vete.
Ai nuk është i vetmi. Dhjetëra të ndaluar të tjerë kanë dëshmuar se janë rrahur egërsisht, janë fyer në mënyrë brutale nga policët e shtetit që paguhen me taksat e shqiptarëve, u janë vjedhur më pas sende personale përfshi syze dhe celularë. Kur kanë shkuar ti kërkojnë, policët u kanë thënë “shkoni kërkojini në protestë”.
Prindërit e Markelian Saliko nga Përmeti i kanë thënë dje Shekullit se kërkonin prej katër ditësh djalin e tyre të marrë nga policia në protestë dhe e kanë gjetur vetëm dje të flakur “në një burg te Mine Peza” ndërkohë që zyrtarët e policisë i kanë përcjellë dhe gënjyer duke i “shëtitur” nga komisariati në komisariat, siç kanë bërë me shumë të afërm të të ndaluarve të tjerë.
Avokati i Popullit, në raportin kritikues ndaj Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve në vartësi të saj policisë, ka theksuar më në fund hapur se veprimet e policisë ditën e demonstratës ndaj protestuesve kanë qenë të paligjshme.
Përveç kësaj, sipas raportit të avokatit të Popullit që tashmë është administruar në dosjen hetimore nga prokuroria, komisionarët i kanë cilësuar veprimet e policisë duke qëlluar me gurë ndaj demonstruesve si veprime primitive dhe jo ligjore.
“Në asnjë shtet të botës dhe në asnjë rregullore, apo ligj në fuqi në Shqipëri, nuk është e lejuar që policia t’i kundër përgjigjet demonstruesve me gurë siç bënë forcat e ndërhyrjes së shpejt ditën e demonstratës. Ata duhet të përdornin në rastet e vetëmbrojtjes, siç përdoren shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës apo edhe sende të tjera të parashikuar në ligj dhe rregullore, por, asnjëherë me gur”,-thuhet nga burimet e prokurorisë, duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit.

“SHEKULLI”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyThu Jan 27, 2011 10:20 pm

LAJMI ME I FUNDIT
Nesër protesta homazh, policia: Nuk garantojmë mbarëvajtjen e tubimit

Drejtoria e Policise së Qarkut Tiranë në përgjigje të kërkesës së Partisë Socialiste për mbajtjen e tubimit-homazh nesër njoftoi se "nuk garanton mbarëvajtjen dhe...


Berisha para fëmijëve: Përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit| 27/01/2011 | Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot gratë e fëmijët e efektivave të gardës dhe policisë. Por në fund të fjalimit, një fëmijë i frikësuar ka refuzuar ta përqafojë kryeministrin. Çka ndodhur?

As më shumë e as më pak, por fëmijët janë terrorizuar. Ajo që ka paraqitur Berisha para tyre ka qenë një film horror me sharje e fyerje. Nuk e dimë si e kanë përballuar nënat e atyre fëmijëve atë fjalim, por të paktën fëmijët vetë janë frikësuar. Tani për ata zanati i babait dhe kryeministri do jenë makthi i përnatshëm.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyThu Jan 27, 2011 10:23 pm

Ambasada e SHBA mbyll dyert nesër, këshillon qytetarët amerikanë para demonstratës
Giovedì 27 Gennaio 2011 17:53
Një ditë para demonstratës homazh, Ambasada Amerikane njofton qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të nesërme. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila ka mësuar se PS ka aplikuar për leje nga policia e shtetit për të

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 8:45 am

Berisha, Ina Ramës: Dil para shqiptarëve dhe trego kush të urdhëron- mashtrove ambasadorin e SHBA-ve
27-01-2011 / Gazeta 55


- Berisha takon familjarët e policëve: Grushti i shtetit dështoi falë qëndresës së forcave të rendit



- Edvini ‘grusht’ ndërkombëtarëve, pas SHBA-së dhe BE-së injoron edhe OSBE-në



- Berisha informon zyrtarin e OSBE-së, Ignatavius. Rama kishte një skenar të mirë përgatitur për rrëzimin e institucioneve demokratike




Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim familjarë të policëve dhe gardistëve, të cilët gjatë skenarit të grushtit të shtetit më 21 Janar, morën në mbrojtje Institucionet Shtetërore. Duke vlerësuar aktin e çmuar dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj ligjit të policëve dhe gardistëve, Berisha tha se ka një organ që punon kundër tyre dhe kjo është Prokuroria e Përgjithshme. Shefi i ekzekutivit solli në vëmendje se prokurorja Ina Rama mashtroi shqiptarët duke deklaruar se nuk ka një akt-padi për dhunuesit e Kryeministrisë. “Ina Rama gënjeu edhe në sy të ambasadorit të SHBA-së Arvizu se nuk ka një akt-padi të dhunuesve pasi dokumenti është dërguar. Dua të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme thuaji shqiptarëve me cfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi. Kush ta dha porosinë që të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet t’jua thuash se ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë të cilët panë se djemtë e tyre u sulmuna për 5 orë rresht jo tek pragu i shtëpisë së tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrotje të institucionit kryesor, atë të Këshillit të Ministrave”- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit i ka kërkuar kryeprokurores të dalë para shqiptarëve dhe të mbajë përgjegjësitë e saj pasi drejton një institucion kushtetues. “Kush të tha t’i gënjesh shqiptarët. Dil para shqiptarëve dhe mbaj përgjegjësitë e tua pasi drejton një institucion kushtetues. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove dhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë, dhe më mik të shqiptarëve. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik me të cilin po fliste kishte qenë dhe tek unë, dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat. Ti veprove në këtë mënyrë. Kërkoj t’i thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të bësh një mashtrim kaq të rëndë. Unë mbaj këtë qëndrim sepse çdo shqiptar do të dijë gjithcka- deklaroi kryeministri Berisha, duke i kujtuar Ina Ramës se ka mashtruar në mënyrë të paprecedentë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.


Kryeministri vlerëson heroizmin e forcave të Policisë: Luftuat me vendosmëri bandat e krimit



Kryeministri Berisha deklaroi se “institucionet e vendit nuk i merr kush” dhe se “çdo huligani do i jepet ajo që meriton”. Në një takim me familjarët e policëve, të zhvilluar sot paradite, kryeministri shprehu falenderim për policët dhe gardistët të cilët më 21 janar u përballën me atë që ai e quajti “sulmi barbar i organizuar nga Rama”. “Keni luftuar me vendomëri bandat”- tha Berisha. Sipas kryemiministrit “ky puç që sërish vazhdon, do marrë po nga institucionet dhe ligjet e këtij vendi ndëshkimet më të merituara”. “Kriminelët e kuptojnë se çfarë kanë bërë. Si bishë e tërbuar përpëliten në strofullat e tyre luksoze. Janë të pashpresë. Ligji është mbi çdo qytetar e zyrtar të këtij vendi”- deklaroi kryeministri Berisha. Po ashtu, kreu i qeverisë ngushëllime dhe familjeve të tre viktimave që humbën jetën në demonstratë.



Berisha informon zyrtarin e OSBE-së, Ignatavius. Rama kishte një skenar të mirë përgatitur për rrëzimin e institucioneve demokratike

Përpara se të dilte në një konferencë për shtyp, kryetari i radhës së OSBE-së dhe Zëvendës Ministri i Jashtëm i Lituanisë Evaldas Ignatavius zhvilloi një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Berisha i bëri një paraqitje të situatës së krijuar si pasojë e protestave të dhunshme dhe përpjekjeve për përmbysjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike. Kryeministri Berisha i bëri z. Ignatavius një ekspoze mbi reformën konsensuale zgjedhore, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të certifikuara ndërkombëtarisht dhe përpjekjeve dështuara të kryetarit të Partisë Socialiste për të deligjitimuar këto zgjedhje për më shumë se një vit e gjysmë. Kryeministri Berisha theksoi se për shkak të këtij dështimi zoti Rama ka vazhduar të abuzojë me apelin e komunitetit ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje në përputhje me kornizën kushtetuese dhe brenda institucioneve demokratike, dhe me një skenar të mirë përgatitur ka përshkallëzuar situatën nëpërmjet veprimesh të dhunshme dhe antikushtetuese. Kryeministri pasi shprehu mbështetjen e plotë për një hetim të gjithanshëm, profesional dhe të paanshëm të tentativës së dhunshme për rrëzimin e qeverisë, i shprehu zotit Ignatavius shqetësimin se Prokurorja e Përgjithshme me veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë po bllokon dhe dëmton këtë hetim. Në këtë kontekst ai vlerësoi asistencën e menjëhershme të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara në dhënien e ekspertizës gjatë hetimit si një garanci për një hetim profesional dhe të paanshëm. Zoti Ignatavius vlerësoi vendimin e kryeministrit për mos mbajtjen e mitingut të planifikuar për ditën e shtunë. Ai u shpreh se është e domosdoshme ulja e toneve dhe vendosja e një dialogu politik brenda Parlamentit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të asistuar në këtë proces. Kryeministri siguroi gjithashtu për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend, përkarshi çdo tentative për shkeljen e tyre. Gjithashtu ai i përsëriti zotit Ignatavius ftesën e bërë zyrtarisht OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 Majit duke kërkuar dërgimin e sa më shumë vëzhguesve ndërkombëtarë për të dëshmuar angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Edvini ‘grusht’ ndërkombëtarëve, pas SHBA-së dhe BE-së injoron edhe OSBE-në

Zv/ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Evaldas Ignatavicius, i cili përfaqëson kryetarin e Radhës së OSBE-së mbërriti dje në Tiranë për bisedime me udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës. Pas takimeve të mbajtura me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama, përsa i takon situatës që po kalon vendi, pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit, në një konferencë për shtyp, Përfaqësuesi i Kreut të Presidencës së OSBE-së iu bashkua zëri të fortë të SHBA-ve dhe BE-së duke bërë thirrje për shtyrje të grumbullimeve dhe për një rifillim të dialogut. “Sot zhvillova biseda me kryeministrin Berisha dhe zotin Rama dhe i kërkova atyre që ngjarjet masive të planifikuar në ditët e ardhshme të mos zhvillohen pasi për ne ato mund të sjellin sërish dhunë. Ne në fakt i kemi zhvilluar aktivitetin tonë në koherencë me BE-në. Edhe i dërguari i BE-së, z.Lajçak ishte dje dhe shprehu të njëjtat këndvështrime ashtu si edhe n drejtuesve politikë shqiptarë. Ne kërkojmë hetim të gjithanshëm i ngjarjeve. Si Lajçak edhe unë kam përsëritur se shtyrja e tubimeve masive mund të ndihmonin për t’a qetësuar situatën”- është shprehur Përfaqësuesi i Kreut të Presidencës së OSBE-së Evaldas Ignatavicius.
Por, edhe pse ka një qëndrim unik tashmë të trojkës ndërkombëtare, të cilët bëjnë apel për ndaljen e tubimeve dhe nisjen e dialogut konstruktiv. Zyrtari i lartë i OSBE-së vuri në dukje se Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet të frenojnë me çdo kusht aktet e dhunës dhe huliganizmin. “Bëj thirrje të gjitha partive të ulin tonet e debateve e cila mund t’i konvertojë demonstrimet paqësore në të dhunshme. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë që të fokusohen në qëllimet kombëtare dhe ndërkombëtare të vendit, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe shpreson të hyjë në BE. Lituania është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe është e gatshme t’a ndihmojë Shqipërinë që të hyjë në BE. Politika shqiptare duhet të hyjë në rrugën e dialogut në kuadrin kushtetues. OSBE mbetet e gatshme të zbatojë vlerat demokratike dhe ne jemi të përfshirë në shumë programe në Shqipëri. Bisedat që patëm me Berishën dhe Ramën ishin të hapura dhe të sinqerta. Të dyja palët u angazhuan që të shmangin dhunën në ngjarjet e planifikuara në ditët dhe javët e ardhshme. Ky është edhe qëllimi minimal që palët të frenohen nga përdorimi i dhunës dhe ti kthehen dialogut”- tha ai. Gjatë vizitës tri-ditore, Ignatavicius do të takohet me Presidentin Bamir Topi, si dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim për të zbutur tensionet dhe për të mbështetur dialogun për zgjidhjen e krizës së vazhduar politike në vend.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Populli shqyptar i shikon vete gjenat me sy te vete jo si i servohen nga anonim dhe shtypi kokedhimeve majtist. Sot populli shqyptar ashete i lire dhe di te gjykoj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 8:48 am

Arvizu: Berisha, nje burre shteti. Rama na zhgenjeu
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane vleresuar vendimin e kryeministrit Berisha per te anuluar manifestimin kunder dhunes, te paralajmeruar per te shtunen, ndersa kane shprehur keqardhje qe kryetari i Partise Socialiste, ka refuzuar thirrjen e tyre qe edhe ai te beje te njejten gje. Ambasadori amerikan tha se me kete vendim kryeministri Berisha tregoi nje sjellje prej burri shteti. Kreu i ambasades amerikane ne Tirane, tha se gjate drekes, si i ftuar nga kreu i qeverise Berisha, gjate bisedes mbi situaten aktuale, i kishte kerkuar te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te Partise Demokratike te planifikuar per kete te shtune. Duke i shprehur gjithashtu shqetesimin mbi retoriken e ndezur politike nga te gjitha anet, duke kerkuar qe kreu i qeverise shqiptare te bente pjesen e tij per ta ulur ate. "Dje ne mbremje, z. Filip Gordon, Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, i telefonoi kryeministrit per t'i shprehur shqetesimet tona. Shtetet e Bashkuara pergezojne vendimin e kryeministrit per ta anuluar tubimin. Ishte nje vendim prej burri shteti dhe gjeja e duhur. Para pak fola me kryeministrin per t'ia shprehur kete", deklaroi dje, ne nje konference per mediat ambasadori i SHBA, Arvizu. Njeheresh ai ka shprehur keqardhjen e tij per mosmarrjen e te njejtes pergjigje pozitive nga kreu i opozites, Edi Rama, me te cilen sipas Arvizu kishte kaluar ne mbremje gati 100 minuta bisede. "Kryetarit te opozites i shpreha pikepamjen qe dhuna e metejshme nuk do te ndihmoje Shqiperine per te luftuar korrupsionin apo per te cuar perpara aspiratat e popullit shqiptar. I kerkova z.Rama te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te opozites qe eshte planifikuar per te premten. Me vone ne mbremje, z.Gordon i telefonoi kreut te opozites dhe folen per afro 30 minuta. Edhe z. Gordon theksoi shqetesimin e tij per potencialin per dhune dhe i kerkoi z.Rama te anulonte demonstraten. E gjej jashtezakonisht per te ardhur keq, qe z.Rama eshte shprehur se ka ne plan ta kryeje tubimin diten e premte. E nxis me force qe ta rishikoje pozicionin e tij", deklaroi ambasadori Arvizu. Duke nenvizuar se SHBA nuk marrin anen e asnjeres pale, por jane ne anen e popullit shqiptar. "Mbeshtesim institucionet demokratike te Shqiperise. Nevojitet qe edhe udheheqesit politike shqiptare, te bejne te njejten gje",-tha Arvizu. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve, pas ketyre takimeve se sa larg eshte kompromis mes paleve, ambasadori amerikan ka nenvizuar se "duhet te punojme bashke per te gjetur nje menyre, qe te kthehemi tek 20 janari. Eshte e qarte qe dallimet mes paleve jane mjaft serioze. Por, ne anglisht kemi nje shprehje - aty ku ka vullnet, gjendet zgjidhja. Pra, njerezit duhet vetem ta kene ate vullnet". Nga ana tjeter pyetur nese zgjedhjet e parakohshme mund te jene zgjidhje, ai tha se "kjo eshte dicka qe duhet ta vendosin palet. Zgjedhjet demokratike jane menyra ne te cilen shoqerite demokratike zgjedhin qeverite e tyre, zgjedhin udheheqesit e tyre. Zgjedhjet vendore jane planifikuar per ne maj te ketij viti. Zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme jane planifikuar per ne vitin 2013. Mua me duket se nese ka nje mekanizem kushtetues, nese Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e parakohshme dhe, nese palet bien dakord, pse jo. Por kyci eshte qe duhet te jete dicka kushtetuese dhe te gjitha palet duhet te bien dakord me nje gje te tille". S.P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 8:50 am

Ambasada e SHBA-së mbyll selinë në Tiranë, rihapet të hënën
27-01-2011 / Gazeta 55


Paralajmëron shtetasit e saj dhe ata shqiptarë: Evitoni daljet, edhe 21 Janari u paralajmërua paqësor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, mbyll për ditën e nesërme selinë e saj në Tiranë, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë “kujdes nga demonstrata! Ambasada përmes publikimit zyrtar enkas për shtetasit e saj që gjenden në Shqipëri apo kanë në plan të vijnë, paralajmëron që të kenë kujdes dhe të qëndrojnë larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku pritet demonstrata e dytë e opozitës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mësuar se PS ka aplikuar për leje nga policia e shtetit për të zhvilluar një demonstratë të madhe dhe publike në Tiranë, të premten në 28 janar. Ambasada nuk ka informacione të posaçme lidhur me vendin ose zonat se ku do të zhvillohet kjo demonstrate. Por informacionet e medias bëjnë me dije se demonstruesit mund të mblidhen në 10 zona të ndryshme të qytetit dhe të marshojnë nëpërmjet rrugëve kryesore. Demonstratat e kaluara i kanë prekur të gjitha arteriet kryesore hyrëse të mëdha të qytetit dhe zakonisht mblidhen rreth parlamentit, zyrës së kryeministrit dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Demonstrata e 21 janarit ishte e dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, përfshirë dhe policë të shtetit”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve. Ambasada do të mbyllet sot më 28 janar dhe këshillon personelin të kufizojë të gjitha lëvizjet e panevojshme gjatë protestave. “Edhe pse demonstrata të mëdha paqësore në Tiranë kanë ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, demonstrata e javës së kaluar rezultoi në dhunë. Ne u rikujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që mendohet të jenë paqësore mund të shndërrohen në demonstratat të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i evitoni në rast se është e mundur, demonstratat në një qytet kanë potencialet të çojnë në protesta apo demonstrata shtesë publike në qendra të tjera përreth vendit. Jini të kujdesshëm në ambientin ku jeni dhe ndiqni njoftimet e mediave lokale lidhur me të gjitha demonstratat apo protesta e mundshme publike. Qytetarëve amerikanë u sugjerohet të manifestojnë vëmendje të madhe në rast se ndodhen pranë ndonjë demonstrate. Duket se thirrjet e lidershipit socialist për qetësi dhe paqe nuk bindin përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit. Për t’u theksuar është se një paralajmërim te ngjashëm ambasada amerikane publikoi për shtetasit e saj edhe në datën 20 janar, një ditë para demonstratës së dhunshme”- thuhet më tej në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 8:52 am

Qeveria ‘Berisha’ legjitime, opozita të ndalë dhunën”
27-01-2011 / Gazeta 55


I dërguari i BE-së për situatën politike në Shqipëri Miroslav Lajçak, takon kryeministrin Sali Berisha

I dërguari i Bashkimit Evropian dënon demonstratën e dhunshme të 21 Janarit dhe apelon për më shumë maturi dhe konstruktivitet politik në vijim, duke theksuar se tubimi i radhës i opozitës është gjetje e gabuar dhe se nuk i shërben realitetit evropian të Shqipërisë

I dërguari i BE-së për situatën politike në Shqipëri Miroslav Lajçak, ka deklaruar se komuniteti evropian e njeh qeverinë e kryeministrit Sali Berisha si një qeveri legjitime, pas zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009-ë, të cilat u vëzhguan nga ekspertë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në takimin e zhvilluar dje në mesditë me kryeministrin e vendit Sali Berisha, zyrtari i lartë i Brukselit i rikonfirmoi kreut të ekzekutivit shqiptar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian duke theksuar së ajo e konsideron qeverinë Berisha si partner dhe qeveri legjitime të Shqipërisë si dhe vlerësoi si një akt përgjegjësie të lartë nga ana e kryeministrit vendimin për mos mbajtjen e manifestimit të ditës së shtunë duke theksuar se ky qëndrim duhet të ndiqet edhe nga opozita. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i paraqiti Lajçak një ekspoze të ngjarjeve që çuan në përpjekjen e dhunshme të 21 janarit dhe mbi pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me situatën. Duke shprehur falënderimin për mbështetjen dhe interesin për hetimin,
Sipas njoftimit të kryeministrisë, Berisha e siguroi Lajçak se qeveria shqiptare mbështet një hetim të plotë, objektiv, profesional, e mbi të gjitha të paanshëm të ngjarjeve. “Kryeministri siguroi gjithashtu për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend, përkarshi çdo tentative për shkeljen e tyre”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër Lajçak u shpreh se BE kërkon nga palët, shmangien e organizimit të protestave për të evituar përshkallëzimin e akteve të dhunshme kundër institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor. “BE kërkon nga të gjitha palët rivendosjen e dialogut politik në Parlament për të vijuar ecjen përpara me axhendën e integrimit evropian veçanërisht atë të statusit të vendit kandidat dhe përqendrimin të gjitha energjive në përgatitjen për zgjedhjeve lokale të 8 majit”, ka deklaruar i dërguari special i Bashkimit Evropian, diplomati Miroslav Lajçak.

“Ndalni aktet e dhunës, duam një Shqipëri europiane
I prerë ka qenë në deklaratën e tij i dërguari special i Bashkimit Evropian, diplomati Miroslav Lajçak, në takimet e zhvilluara sot me krerët më të lartë të shtetit.
“Ne jemi me Ju. Duam që Shqipëria të ketë një realitet të qartë europian. Duam të shikojmë një fund të dhunës dhe ulje të tensioneve. Nuk është mënyra europiane e të zgjidhurit të çështjeve politike ajo që pamë të premten”, deklaroi ai përmes një konference për shtyp.
Lajçak i shprehu ngushëllimet familjarëve të tre viktimave të demonstratës, ndërsa më pas informoi mediat për qëndrimin që i kishte shprehur presidentit të republikës Bamir Topi, kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe kreut të PS-se Edi Rama në takimet intensive, në selitë përkatëse gjatë paradites së sotme.
“I theksova nevojën për të ruajtur qetësinë dhe respektin e plotë për shtetin e së drejtës. U kujtova përfaqësuesve politike përgjegjësinë e tyre. Parandalimin e një dhune apo gjakderdhje të mundshme. Funksionimi i institucioneve shtetërore, sepse askush nuk është mbi këto institucione”, tha ai.
Miroslav Lajçak bëri apel për drejtësi për viktimat e demonstratës dhe shmangien e veprimeve që mund ta shtyjnë më tej këtë boshllëk dhe evitimin e veprimeve qe mund të nxisin konflikte.
“Këto çështje janë të gjitha çështje, të cilat mund të arrihen vetëm nëse qeveria e opozita luajnë në rolin e tyre. E bëra të qartë se e ardhmja europiane e Shqipërisë varet nëse udhëheqësit politikë shqiptarë do të zgjedhin të bëjnë atë që themi ne të bëjmë dhe ta bëjnë tani”, nënvizoi Lajçak.
Ai shtoi se BE është e gatshme për të ndihmuar dhe është me shqiptarët. “Jemi të gatshëm të kthehemi në Shqipëri. Dhe Ashton e Fule janë të gatshëm të kthehen. Por tashme varet nga politikanët të bëjnë atë që duhet bërë... Ata e dinë saktësisht se ç’duhet bërë”, deklaroi diplomati i Brukselit, Miroslav Lajçak.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 8:56 am

Tjerat lajme jan ashtu si konvenon kokedhimeve dhe keqe shtisve qe jan be kam kry bashek me falngat e kuqe greko sllave. Shqypnia mbi te gjitha, me ndihemen e Zotit dhe djemve si Amarildo Yzeiri shqypnia ka me dal faqe baredhe edhe kete radhe. Nuk i duron me toka shqyptare djajet e kuq greko me perkrahesit e tyne greko-serb Ka vuajt shum ky komb, kete radhe edhe Zoti ashete ne anen e shqyptarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 12:27 pm

Medalim- ti po deklarohesh kunder kunder greko-serrbo-sllavéve, e po poston deklarata te MIROSLLAVEVE, qe jan pro serrb e sllav qe kan deportu ne BE dhe nga shtetet qe sna e kan njoftur shtetin e kosoves, mos ja fut koti, se kjo esht kontraverse,dhe ti e din qdot te thot kur njri esht kontravers me te thenat idet e veta!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 1:24 pm

Ndersa polici kujdeset per flamurin, eshte i gatshem te jap heten per ate qe i fale grekut 325 km/2 territor shqiptar!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 5:20 pm

I nderumi Xhemo, kjo do te thot se une ose jam total i feshim nga mendja, nuk di ta ndaj te baredhen nga e zeza, ose vertet jam nje serbofil si qe duan disa ti etiketojen njerzit qe nuk pajtohen me mendimet e tyne! Kete une se paskam saju ne jeten time!!! kjo i bjen se jam me te meta mendore, me mire te jem keshtu se sa te jem argat i dreqit ose mos te jem fare. Nuk sherbehem me lajme greko-sllave o Xhemo, kete e din ti dhe e di une me mire se cdo kush.
Se kishem ra pre e propogandes komuniste per gjyse shekulli kete e din tan ata qe duan ta din. Dikush u kthjellu me kohe nga kjo smundje gjyse shekullore, ddikush me vone dikush e eka rende ta shoh realitetin ose nuk don ta shohe!
Ju falenderoj en repliken tuj,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 5:41 pm

Xhemo nese kam ra ne kontraveres me bindjet dhe idet e mija, kete se bej se dua ose deshiroj te jen keto qe jan sot ne krye te udhe heqesive shqyptare kudo, por skam ka ia mbaj. Ate qe dua dhe deshiroj une sot per sot ashete e pa arriteshme.
Se paku une keshtu mendoj, dhe kam zgjedhe te keqen em te vogel nga ajo em e madhja. Kete e din dhe Petrit Kola. Nese dikush ka rene konetraveres me idet e ti ai ashete Petriti qee ia ljon vetit te sherbehet me shpifurina majtiste. Xhemo keshtu si me thua ti, kesaj i thon ose ta mbulle gojen mos fole hyq, gje qe ndoshta muned te jete me mire.
Ose tia fus per hava me patriotizem heroik, sa here te fole te mos kete lidhje me ngjarejet e dite. Ja si shprehet Petriti per Gardistin,Atedhetarin , Amarildo Yzeirin qe duket paster nga qielli, nuk te duhet ase gazete ase kuregja, per ta pa te verteten.
Amarildo Yzeiri e mbrojti nderin e shqyptaris, Flamurin Kombetar. dhunuesit e flaken per toke e bene lecke, mbajten vetem shkopin per te sulmu. Kush muned ta ndryshon kete, e pan te gjithe si shqyptaret ashtu dhe bota e pa se ksuh ishen huliganet dhe sulmuesit e shqypnis dhe kush ishen mbrojtesit e vlerave kombetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptyFri Jan 28, 2011 7:17 pm

MEDALIM- shum mir qe po e pranon se prej te dy te kqiave po tenton ta sgjedhesh te keqen ma te vogel,ne rregull por edhe njera edhe tjetra pra, jan te kqia, prap nuk esht zgjije kjo.Me kso zgjedhe gjysmake apo fare pa vler te dyat, ska rrugdalje pa e zgjedh at te plot dhe adekuate.
Ket e din ti mir dhe ne te gjith, dhe mu ky apo kjo logjik e te menduarit dhe vepruarit qalojm dhe numrojm ne vend, apo nji prosperitet kisha me qujt me hapa breshke qe po na percjell me shekuj.
Te jesh i bindur po te angazhohemi te gjith per nji forc -fare tjeter, e pergjeshme vizionare e devotshme,gjak shqiptari,ATDHETARE qe per momentin jan ne pergjim e siper te situates dhe nuk bejn zhurm dhe per ket nuk i shofim, qe dot triumfoj se shpejti,dhe dot ndryshojn gjerat, por duhet te percaktohemi per at, beso se nuk dot ishemi ne ket gjendje ku dhe si jemi sod....!!
Pershendetje atje ne Amerik nga Gjermania.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptySat Jan 29, 2011 12:46 am

Hic mos e mundoni veten me hamendje.
Do te behet sic kam parashikuar une para disa vjetesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 EmptySat Jan 29, 2011 3:10 pm

VJEDHJA E VOTAVE ESHTE DHUNË! ATA QE VIN ME DHUNË NË PUSHTET, VETM ME PËRDORIMIN E DHUNËS MUNDEN ME QENDRUA NË PUSHTET! PIKRISHT PER KETË, ME DHUNË KANË ME RA NGA PUSHTETI I TYRE VASAL!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 34 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 34 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 33, 34, 35 ... 38 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: