Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 31, 32, 33 ... 37 ... 43  Next
AutoriMesazh
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySat Jan 22, 2011 11:51 pm

Edhe nje Xhiti lexoje e ndexhoje Zerin e popullit tani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySat Jan 22, 2011 11:55 pm

un mendoj se mu ktu esht problemi se jan ne krye te shtetit mu kta kontraverst me te medhejn se po te ishin me te vertet ato institucione te mirfillta dot mirreshin vesh,shife ne kosov qe sa her numrohen votat qe 50 her po dhemb koka prej numrimeve, e ktu nuk ndodhi as te njiher,Drini ktu esht esenca se pushteti dhe opozita jan ne disfavor te shqiptarve, te dy part e kallen para sa vjeteve dhe te njejt po e kallin tash,un shpresoj qe mos te vij deri ndoj kallje masive se pa njerz te devotshem atdhetar shqiptar nuk ka ndrrim te gjerave ne te mir te popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 12:02 am

Mjerish Shqiperi ka vetum dy blloqe, shpresoj qe te lind diq e re si VV
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 12:03 am

Drinii
Une lexoi,po nuk ju bindna tradhtareve rrencave ,shpijuneve ,hajnave dallavergjive!
Une njof situaten politike shume mire dhe jam i pa mvarur..
E njof Politiken e sali Sllobodankes
Nuk e dije se i thojne vetes shqiptare dikushe e perkrahe sali tradhtarin.
KU nje fal detin grekeve e shume dallavere tjera ,emeron Popin grek kjenutallosin ne kry te kishes nje grek.
Bashkpunon me serbine me fazliqin ,vazja e tije e ka jaran ky mik.
me serbine etj.
Gjysmen e tiranes ja ka dhene fazliqit
qka po doni ,qfare argumente po doni ma.
Vetem lkj .lkk e kosoves ldk. e ish udbashet perkrahin salen asnje atdhetare patriot nuk e perkrahe ate.
Eshte qudi me keta njerez-a nuk shifni se ku jemi e ku kena mbet.
Duhet ndryshime para se te behen bisedat me serbine
Kjo politik antishqiptare duhet rrezue debue
edhe ne kosove edhe ne shqiperi sa seshte bere vone se ashtu keshtu kemi humbur..bile te shpetojme pak...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 44
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 2:31 am

po ti zotri ne rradhe te pare nuk di'te shkruash mir shqipen
dhe ne rradhe te dyte ti po pate ndonje tufe me bageti per te ruajtur, se nga politika nuk merr vesh fare po ti nuk di as se çfar po shkruan dhe kujt po ja thuan po ju keni mbetur nje tufe mjerana ketu ne kete forum dhe veç se i beni qefin vetes dhe i beni petudhet ne uje se nuk keni lidhje fare jo me politiken por as me cilin shekudhe jetojm sot po ku baheni edhe bytha e' juaj me sha Dr SALI BERISHEN , po shkoni more mjerana se nuk jeni per as gja e jo per politik
po te na mbesi ne politika ne duaret e juaja nuk do egzistonte fare emri , popull shqipetar
dhe kur te zini emrin e Dr Berishes ne goj ju duhet te jeni te lar dhe te marr abdesss; plera te ndyra ju ;;;;;;;;;; Razz Crying or Very sad Rolling Eyes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 10:06 am

KUSH E PROJEKTOI DHE E ZBATOI DHUNEN NDER PROTESTUES:
NJE BANDE TERRORISTE ME KRIMINEL:
1-EDVIN KRISTAQ RAMA-PSIKO-KRIMINEL
2-SKENDER GJINUSHI-KRIMINEL
3-SPARTAK NGJELA-SADIST-REVOLUCIONARI GUERRILAS
4-GRAMOZ RUÇI0KRIMINELI I 2 PRILLIT.
Edhe dicka tjeter nder te arrestuarit eshte edhe Gjin Ndreu,qe mbante pistolete ne brez.Kete e dhane te gjitha stacionet .Prit se edhe te tjere do te kete me siguri,ky pra eshte kontigjenti i ketyre krimineleve-puçiste qe nxorren popull te pafajshem dhe moren 4 jete njerzish dhe nje polic qe nuk i dihet a do te vazhdoje jeten qe i ka fal i madhi,ZOT,pasi eshte i demtuar ne koke shume i demtuar nga keta huliganet dhe barbaret e klanit terroristo-kriminel te kesaj opozite antishqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 1:23 pm

Ta quajsh popullin kriminel ,qenke edhe ti kriminele se ishte populli qe protestoi
dhe qdo kund ne bote popuijt protestojne .
Ti qenke e qeverise ,shume je e dashuruar ne kete qeveri,sidomos ne sali psikopatin dhenderrin e serbise..
Po nje dite sala do te shkon si Rugova ,ka keni me perkrahe pasandej.
Ju jeni mesue ti nderroni partit here ne njeren e here ne tjetren ,bile keta lloje njerez si ju na shiten sot atdhetare e patriota
sepse pas fitores se aak dhe pdk hiken prej ldk dhe u beren anetare te ketyre partive shpijunet e serbise e sote na shiten bejagi ,,patriota" bash keta te qerrojne per pdk,se mundohen mu ba ,,trima" ky lloje njerezish me se shumti po gervallen per keto parti..
po harrojne se keta i kane marre vetem per vota se sju vyjne asgje ...
edhe ju jeni te tille
sala duhet leshue shqiperine -duhet me e debue prej shqiperise le te shkon te lukashenko ne bellorusi me gjithe juve qe e perkrahni..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 1:47 pm

SHBA “mbyll” ambasadën në Tiranë
Publikuar: Sot, më 23 janar 2011

janar - Protestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj, raporton BalkanWeb.
Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar. “Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme. Personeli i ambasadës së SHBA-së është njoftuar që të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim i panevojshëm personal duhet të jetë i kufizuar”, thuhet në njoftim zyrtar të ambasadës së SHBA-së.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 2:24 pm

vjedhjet e votave ne kosov nga Thaqi esht ber problem numer nji gjith andej, a se ne Tiran jan vjedhur dhe ma tmerrshem, dhe pushteti dhe QEVERIA esht ende me ato vota te vjedhura, nuk qenka problem.
Shum interesant jem askush nuk tenton bile se paku te behet parimor e real i sinqert neutral ta thojn ket apsurd qe ska te bej fare me demokraci e as njerzi......!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 2:54 pm

Eshte interesant Xhem
se si do ,,shqiptare" perkrahin Politikanet tradhtare
perkrahin hajnat qe vjedhin votat e qytetareve ,dhe perkrahin LLojin e metes qe haptas vjedh dhe bashkpunojne me serbet greket
falin det falin toke serbeve si fazliqit
Ishin kunder luftes clirimtare te UCK-se
Bashkpunuan ne ate kohe dhe tashe me serbet,tradhtuan
beren cmos kunder luftes clirimtare.
Gjat embargos ne luften me kroacine e shkelen ate i dhane naft serbise u pasunuan ne menyre jo ligjore
Tani fajet gjithnje ja kemi lene te huajve
jo fajet gjithnje i kishmi pas vete ,sepse kemi perkrahe tradhtaret ne politik
lavderojne tradhtarin qe la shqiperin shiti italianeve Ahmet Zogun hesat pashen
lavderojne fadil Hogjen Rrahman Morinen I.RUgova Sali berishen mikin dhenderrin e serbise
etj etj.
lavderojne tradhtaret dezertoret e luftes se uck tahir zemen Ahmet Krasniqin e shume tradhtare tjere.
keshtu kishmi qen tere jeten me shekuj
duke u bere servile me te haujte me okupatorin
perkrahin njerez bandit kriminele hajna qe skane lidhje me patriotizem
perkrahim rrencat dallavergjinjet ,diligjinjet psikopat njerez te semure pas pushtetit,korrupsionin krimin etj
I thojne vetes ,,patriot" shpijuni ,tradhtari
Eshte absurde te perkrahesh Meten salen qe te gjitha te keqijat ja beren popullit skatun shqiperin
Populli eshte sovrani gjithkund ,keshtu qka ndodhi ne shqiperi ndodhe vetem ne Bjellorusi
ne tunezi ne vendet diktatoriale
PO populli dual vitimtar,sepse keto diktatore duhet rrezue ..
E qeshin ,e shajne enverin
a sali berisha dhenderr i serbise ka qen bashkpunetori ,komunisti me i denje i tije.
Ky shan komunistet a vet ka qen komuniste
qka i thojne kesaj pune
Perkrahin njerez qe skan lidhje dy fije ne politik
kane interesa personale etj
katastrofe ,vetem qytetaret shqiptare bejne gjera te tilla
ne vende tjera per keto gjera pushkatohesh,per tradhti shteti
e te ne nderrohet kombi flamuri historia kultura shitet atdheu e e lavderojne ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 4:11 pm

Fakt eshte se te tre viktimat ishin pasive, paqesor dhe ne rruge, Ata nuk po sulmonin dhe nuk ishin brenda gardhit te Kryeministrise.

Ata cpo ndodhin sot ne se i lexoni shkrimet e mija i kam filmuar dy tre vjete, perpara. Kam parashikuar edhe mbyllje ambasadash...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 4:12 pm

Por jini potimist, ne fund une kam parashikuar se Dielli do te ndrije per shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 4:18 pm

Petritkola
je profet ja erdhi dita ku po largohen tradhtaret e shqiperise
qe falen det e falen toke shkijeve dhe grekeve
kishte me qen mir me varre ne mejdis te tiranes kete servilserb si sadamin
kur te shofin shqiptaret kete kurre sdo tradhtojne ma
Ky mbron policine kriminele
nuk lejon arrestimin e tyre
tregon haptas se ky kriminel nuk rrespekton vendimin e gjykates
qfare qeverie eshte kjo
shifet ne video haptas se te vraret ishin fare te pafajshem dhe te qet
zoti i marrofte keta kriminel qe kurre sna lan te perparojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 4:59 pm

xhiti- edhe un dhe ti por dhe te tjeret e dim randsin e institucioneve, por institucion i till siq jan tash,dhe historiku siq kan ardh,esht tragjike dhe dhe jo korrekt.
Pos tjerash i ter populli esht ne mjerim skamje varferi,siq u prononcu nji pensioner ne Tiran para ca dite,mora ca ilaqe bleva dhe pak gjiz pensioni shkoj,tan muji buk e gjiz, super shtet!
Mua personalisht sme leverdis per bes as Rama e as Sala,sepse jetoj ne gjermani dhe kam pag mbi 2000 mij euro,por nuk esht njerzore pse nji pjes e popullit esht e punsuar ne ket apo at qeveri,apo kan ndoj biznis prej ksaj qeverie dhe tash te tjeret let te ngordhin,kshtu ja bejn politika e Tiranes per momentin.
Sa per ilostrim prej shum OJQ-ve tona dhe te huaja qe kan dhan ket prognoz, por se fundit sakt dhe Vetvendosja-Kurti se poplli shqiptar ngjitha trevat jeton me pak se 1-$-apo euro ne dit.
Shka dot thot se ktu ne gjermani nji (qen) ka ma shum te ardhura sillet prej 180-250 euro.Perpos kesaj dhe ngjitha trevat tona dermuse nuk kan buk e as, uj, e as drita,por dhe shka esht ma e keqja dhe shpresen e kan te venitur apo plotsisht ne (koma)...sa injoranta qe jem, se po qe se kam un, te tjeret let te vdesin,kshtu shkon tek ne,shqiptaret ne pergjithsi,nuk ka balansim te mesem ,ose milioner ase vdis urie.
Dhe disa trumbetojn se mos demosroni ska nevoj un i kam punet mir, ti ha lesh marinke.Or njerz duhet te na prek ndergjeja te gjithve dhe ne jem ne shtete te huja dhe dhe naj kan rrespektu integritetin e individualitetitn e shpirtit ton - tuaj, njerz dhe nacionalitet krejt tjeter, e shteti yt dhe qeverija jote me voten tuaj ne vend tan te vret dhe te katandis neper bot edhe ky esht shtet!?
Pra per fund dhe vlen per te gjith kjo thénje,NDESH HYN NEVALLE E LUJ DHE NDESH RRI NE NJI QOSH E VUJ:- Fundin e kem te njejt, pra dot vdesim te gjith.
Kjo vlen ma shum per ata qe jan ne ngjarje, pra shkurt ndesh hyn e vjedh e benu diller apo reketash apo bisnis me shtet ose vdis urie.
Sa dot sgjat nji zot e dij........!´?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 8:45 pm

Hetimet, përplasen Prokurori-Polici. Berisha e ministrat gënjyenShekulli Online | 23/01/2011 | Lajm i fundit | 38 KOMENTE | Facebook | - +
Hetimet hedhin poshtë deklaratat e Kryeministrit Berisha, ministrave Imami e Olldashi dhe mjekut Koçeku ditën e masakrës mbi protestuesit


Prokuroria e kryeqytetit, në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, me ndihmën e një eksperti të policisë, ka bërë këqyrjen e ambienteve të brendshme të makinës së tipit "Benz" me ngjyrë jeshile, i cili ditën e demonstratës shkatërroi dyert e portës hyrëse të kryeministrisë.
Shkak për këtë këqyrje, sipas prokurorisë, është bërë deklarata e Ministritë të Transporteve Sokol Olldashi, i cili në një prononcim për media, ka deklaruar se makina ishte e mbushur me lëndë plasëse dhe po tentohej të hynte në kryeministri. Nga këqyrja e bërë nga njëri prej prokurorëve të grupit hetimor, ka rezultuar se në makinë nuk ndodhej asnjë send i paligjshëm. Në makinë janë gjetur vetëm predhat e armëve të shkrehura nga gardistët në momentin që makina në fjalë ka thyer dyert. Përveç kësaj makine, prokurorët kanë bërë këqyrjen e edhe të disa makinave të dyshuara, por, që rezultuan të ishin të pastra.


Pra, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka gënjyer kur duke folur për një televizion, tha pasditen e 21 janarit se protesta është nxitur e udhëhequr nga Rama. Olldashi tha se një makinë e ngarkuar me eksploziv i është drejtuar kryeministrisë. "Nëse do shpërthente, do ishte bërë batërdia",- tha Olldashi. Ai tha se për fat nuk ka shpërthyer kjo makinë. Olldashi tha se janë paguar personat të inkriminuar.
Rezulton të ketë dhënë një dëshmi të habitshme edhe shefi i Urgjencës së Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku. Ai deklaroi për TV News 24 ditën e masakrës mbi protestuesit se viktimat janë qëlluar nga shumë afër etj. Kjo deklaratë e tij u rimor si "provë" menjëherë nga ministri Imami që foli në TV Klan për vrasje të protestuesve nga vetë Edi Rama dhe nga protestues të tjerë afër viktimave dhe pastaj nga vetë Berisha, që në orën 19.00 të datës 21 në konferencë për shtyp foli për të njëjtën gjë. Rezulton se Imami, Olldashi, Koçeku dhe Berisha të kenë përdorur çuditërisht të njëjtën gënjeshtër brenda një pasditeje.
Dje është tërhequr nga deklaratat vetëm Berisha. Në kundërshti të hapur me ato që deklaroi në 21 janar se nuk është qëlluar nga garda brenda kryeministrisë, dje kreu i qeverisë pranoi që është qëlluar sepse sipas tij "ka rregullore për brenda gardhit" etj.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 10:02 pm

Sot shqypenis i kanoset lufet civile?!
E disa ketu ne vend te brengosen per kaosin qe i kanoset shtetit ton, akoma me shum i fryn zjarit duke u bazu ne shpifurinat e paqavureve te kok dhimeve !
Si duket sju pritet ta shifni shqypnin ne flak e zjar si me 97-ten!
Nese 1 popull i tan bie viketim e propogandes greko-serbe, atehere Zoti ndihemofet, por ne ta din ato qe deshirojen gjakosjen e shqypenis, nuk kan me peshtu lete. Si te ndizet zjarri nuk ashete lete te shuhet.
Nje shpres e veteme me mban te mendoj pozitivishet qe kete radhe nuk do tju lejohet falanegave, kanibaleve qe jan te njetit ato te 97-es ti masakrojn forcat e armatosuna, oficeret e shqypnis. Shteti i shqypnis sot ashete me i forete, duhet te perdor ligjin aqe sa ia lejon kushtetuta per ta mbrojet shqypenin nga keto huligan e bastared te felliqet qe skan te fry me gjak shqyptari.Komunistave cdohere ju ka pri ideologjia dhe ineteresi personal para ati gjithe Kombetar, kjo nuk me habit fare, habitem nga njerzit si Petrit Kola qe mbahen si nacionalist dhe sherbehen me propoganed enveriste per te arrite qellimet e veta per pushtet e parti!
e di se ti petrit kola, ne thuash qe i denon te dy anet, por sa kohe qe perdor internetin dhe sherbehesh me shpifjet e paqavureve majtiste, nate e dit pa ndal vetem se nxisin kaos nder shqyptar!
Je ne te njeten valle me ta, kete e shef cdo forumist qe i ka dy fije mend dhe ka nje logjike te shendosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 10:56 pm

Fajon: Të qëllosh me armë zjarri kundër qytetarëve të paarmatosur, në një lufte për pushtet, është e papranueshme
--------------------------------------------------------------------------------
Eurodeputetja, Tanja Fajon u bëri thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm t’i japin fund kësaj ere të trishtueshme që po shtyn e Shqipërinë drejt ngërçit, siç u shpreh ajo, qorrsokakut dhe protestave politike të tejzgjatura. Fajon dënoi përdorimin e armëve ndaj njerëzve të paarmatosur dhe u bëri thirrje autoriteteve në vend të gjejnë personat përgjegjës që i morën jetën tre qytetarëve të pafajshëm. "Të qëllosh me armë zjarri kundër qytetarëve të paarmatosur, në një lufte për pushtet, është e papranueshme e kjo duhet të marrë fund. Në çdo shoqëri, qytetarët kanë të drejtën të ngrihen për atë çfarë ata besojnë se është e drejtë dhe/ose për të treguar pakënaqësinë me situatën aktuale", tha Fajon. Eurodeputetja theksoi se njerëzit u mblodhën të premten për të shprehur ndjenjën e tyre kundër kësaj situate në vend që po zgjat prej shumë kohësh. "Unë dënoj fuqishëm çdo lloj dhune kundër njerëzve të zakonshëm në rrugë, ndërsa ata shprehin vullnetin e tyre. Vdekjet e njerëzve janë një humbje e madhe, për këtë arsye, është detyra jonë njerëzore që të tregojmë dhembshurinë tonë ndaj familjeve e miqve të tyre dhe ka rëndësi shumë të madhe që të gjenden përgjegjësit e këtyre vrasjeve”, tha Fajon në një prononcim për Top Channel.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 10:58 pm

jeni mesue do ne pushtetin e komunizmit
qe mos tja prishim kolltuqet
kan nejt ka 50 vjet ne pushtet ,e kan thane jo sban me u que ne protesta
ju ka ngul ne kok dove se ne duhet vetem te behemi te ndegjueshem ndaj politikes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 11:18 pm

Emrat e 5 gardistëve të akuzuar nga Prokuroria
23.01.2011, ora 19:38




Emrat e 5 gardistëve të akuzuar nga Prokuroria
Prokuroria çarmatos Gardën e Republikës

Prokuroria shqiptare ka njoftuar pesë emrat e zyrtarëve të Gardës së Republikës që kërkohet të ndalohen për llogari të hetimeve që kanë nisur mbi vrasjen e tre personave në demonstratën e 21 janarit në Tiranë.
Ata jane:
1- Ndrea Prendi, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Republikës
2- Alfred Ahmetaj zevendëskomandati e Gardes
3- Fran Prenga, drejtor i njësisë speciale në Gardën e Republikës
4- Dashamir Shehu, komandant njësie
5- Vladimir Ndreaj, drejtues njësie

Keta persona kërkohen të arrestohen nga prokuroria me akuzat për vrasje në rrethana cilësuese ndaj më shumë se dy personave duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve si dhe shpërdorim detyre e tejkalim kompetencash. Urdhër-arrestet ende nuk jane ekzekutuar nga policia e shtetit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 11:46 pm

Skandaloze

SI RAPORTONIN TE FAZLIÇ MINISTRAT

E SALI BERISHËS?!



Besnik Bakiu-Ish'funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik.

Duket se 33’vjeçari serbo-boshnjak, Damir Fazliç, nuk ka qenë "i dashuruar" me Shqipërinë vetëm për të bërë biznes, por edhe për të qenë sa më brenda çështjeve delikate të shtetit tonë, siç janë ato të sigurisë kombëtare. Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik, Besnik Bakiu, në një intervistë për gazetën "Shqip" rrëfen për një takim të nivelit më të lartë që mund të organizojë një shtet, për sa i përket diskutimit për çështje të sigurisë së kufijve, porteve, aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralë e drejtorë të përgjithshëm janë "rreshtuar" para tij.



Lexoni: Më gjerësisht




Skandaloze

MIKU I SALI BERISHËS - SERBI FAZLIÇ

VAZHDON TË PASTROJË PARA NË SHQIPËRI!



Sekseri serbo-boshnjak i kryeministrit, Sali Berisha, Damir Fazlliç, del sërish në skenën shqiptare me një tjetër operacion të dyshimtë financiar. Fazlliç ka shitur sërish një kompani të tijën, të zhytur në borxhe, të një kompanie qipriote, me një shumë prej 1.25 milionë eurosh.


Lexoni: Më gjerësisht





Roli grek në takimin Berisha - Bullatoviç

TAKIMI BERISHA – BULATOVIÇ MË 15 SHTATOR 1993!





Takimi Berisha - Bulatovic, Shtator 1993!


Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.

Lexoni: Më gjerësisht







Shpërfaqja e një historie në „Xhungël“! A janë përgjegjës

Sali Berisha dhe Ibahim Rugova për zhdukjen e Remzi Hoxhës?!



REMZI HOXHA SURVEJOI TAKIMIN MILLOSHEVIÇ - BERISHA!



Shkruan: Artan Hoxha

Drejtues i emisionit „Xhungël“ në NEWS 24


Foto: Remzi Hoxha




Emisioni investigativ „Xhungël“ që transmetohet në NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte të reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995.

Lexoni: Më gjerësisht







Shqipëria, një euro për Fazlliç!



LIDHJET E MAFIOZIT FAZLIÇ ME QEVERINË SHQIPTARE



Cila është qeveria e Shqipërisë, ajo që ka në krye Berishën, apo ndonjë qeveri hije, fshehur diku në Bosnjë apo Qipro, që ka në krye boshnjakun Fazliç?





Takimi Fazliç-Rixh ne kabinetin e Sali Berishës!______________________________________

Lexoni: Më gjerësisht






Fazlliç - Mishkoviç, lidhje e tyre kriminale…!



BIZNESET E FAZLIÇ - MISHKOVIQ NË SHQIPËRI PAS

ARDHJES SË SALI BERISHËS NË PUSHTET!



Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazliç, i cili kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, në Serbi por edhe në BiH, sidomos pas zhvendosjes së tij nga Sarajeva në Beograd. Prej gushtit 2008 manjati serb Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri. Një biznes fitimprurës i nisur tre vite më parë që shitet për rreth 31 milionë euro.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 11:48 pm

DARKA SEKRETE E DAMIR FAZLLIÇIT ME

DJALIN E SALI BERISHËS NË TIRANË!



Bizneset e paligjshme të Fazliçit në Shqipëri!




Shitja e energjisë, darka sekrete e Damir Fazlliç me Shkëlzen Berishën



Roli i qeverisë si shkaktare e përmbytjeve në Veri të vendit rëndohet edhe më shumë nga zbulimi i një takimi sekret të mbajtur në një prej restoranteve luksoze të kryeqytetit. Protagonistë të këtij takimi ishin djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, Damir Fazlliç, "miku i familjes" dhe një nga importuesit e energjisë elektrike në vend, si dhe një nga ministrat e kabinetit. Çdo ditë Shqipëria blen energji elektrike nga kompania "Rudnap" ku është aksioner Fazlliç si dhe kryen veprime shit-blerje me dy kompani të tjera serbe pas të cilave mendohet se qëndron sërish Fazlliç.

Takimi në fjalë është zhvilluar më datën 4 janar 2010, vetëm dy ditë pasi ishin hapur portat e hidrocentralit të Fierzës dhe kishte nisur derdhja masive e ujit që po përmbyt çdo ditë e më shumë qarkun e Shkodrës. Rojet e sigurisë të njërit prej pallateve në zonën e ish-bllokut kanë parë serbo-boshnjakun Damir Fazlliç të shoqëruar nga djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzenin. Të dy janë ngjitur në katin e 24’rt të pallatit në fjalë ku ndodhet edhe restoranti luksoz. Pak minuta pas tyre ka mbërritur edhe një nga ministrat e qeverisë Berisha. Sipas burimeve të "Shekullit" në lokalin ku është zhvilluar takimi, gjatë të gjithë darkës është diskutuar vetëm çështja e energjisë elektrike dhe shitja e saj.

Burimet pohuan se "vizita" në restorantin që ndodhet në katin e 24’rt është filmuar nga kamerat e sigurisë të ndërtesës së njohur. Verifikimi i mëtejshëm ka treguar se Fazlliç ka qenë shumë aktiv muajt e fundit në vendin tonë. Që në tetor të vitit të kaluar, atëherë kur situata hidrike nisi të kthehej në një temë të nxehtë për shkak të rezervës së konsiderueshme të energjisë që kishte krijuar Shqipëria nga fryrja e kaskadës së Drinit. Gjatë të gjithë kësaj kohe ai ka qëndruar në hotel Sheraton në Tiranë. Kjo është konfirmuar edhe nga regjistrat e hotelit në fjalë.

Ndërkohë në postën kufitare të Rinasit janë shënuar të gjitha hyrje-daljet e biznesmenit serbo boshnjak në vendin tonë. Vizitat e tij në Shqipëri janë shpeshtuar sidomos gjatë muajit dhjetor dhe gjithmonë është parë nën shoqërinë e mikut të tij Shkëlzen Berisha. Damir Fazlliç është një nga njerëzit më të përfolur në Shqipëri për shkak të dhjetëra aferave të dyshimta që ai ka kryer me qeverinë shqiptare.

Ai është favorizuar hapur në të gjitha rastet duke blerë prona me çmim të lirë e më pas duke i shitur ato me çmime shumë më të shtrenjta. Në të gjitha rastet firma që bën konsulencën juridike si dhe përgatit referencat që pranohen nga qeveria është e vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.

Aferat e Fazlliç me energjinë elektrike janë denoncuar që në vitin 2008 nga ish-drejtori i KESH-it dhe deputeti Andis Harasani. "Miqtë e mikut qeveritar Fazlliç, kompania serbe Rudnap në 2006, shiti energji në Shqipëri me 30 deri në 35 për qind më shtrenjtë. Arriti të shesë energji, kur ndryshe nga sa thotë ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Shqipëri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkëlqyera legale të firmosura në zyrën e Argitës, vlenin më shumë se ajo që kërkon ligji",- ka thënë Harasani.



Hetuesit dyshojnë se kompanitë e Fazlliç nuk kanë paguar asnjë detyrim

në arkën e shtetit shqiptare



Prokuroria heton aferën e Fazlliç me KESH



Skandali i shit-blerjes së energjisë elektrike nga kompania e Fazlliç apo kompanitë e tjerë të mbështetura prej tij është objekt hetimi i prokurorisë shqiptare. Në dhjetor të vitit 2008 njësia e task-forcës e Prokurorisë së Tiranës nisi hetimet për atë që u quajt "çështja Fazlliç" dhe më datë pesë zbarkoi në zyrat e prokurimeve publike të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare duke sekuestruar një sërë dokumentesh që kanë të bëjnë me kompaninë austriake "Rudnap" nga e cila shteti shqiptar blen energjinë elektrike.

Sekuestrimi i këtyre dokumenteve, në mesin e tyre oferta dhe kontrata mes shtetit shqiptar dhe kompanisë "Rudnap" janë bërë pjesë e fashikullit të hetimit të dosjes hetimore ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazliç.

Me urdhër të prokurorit Besnik Cani hetuesit e çështjes kanë hyrë në zyrën e prokurimeve publike duke kontrolluar dhe sekuestruar të gjitha ato dokumente që mendohet se janë të nevojshme për hetimin e shtetasit Damir Fazliç për kryerjen e veprës penale të "pastrimit të parave".

Burimet nga prokuroria, të pyetur për këto sekuestrime janë shprehur se "meqenëse Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH-i) prej disa viteve importon energji nga kompania austriake "Rudnap" ku dyshohet se edhe personi nën hetim Damir Fazliç është pjesë e aksionerëve të kësaj kompanie, është gjykuar e nevojshme sekuestrimi i disa dokumenteve për të verifikuar denoncimet publike për lidhjet e personit nën hetim për pastrim parash nga shteti shqiptar me këtë kompani.

Janë sekuestruar të gjitha ofertat e kompanisë austriake, të dhënat e ndryshme për këtë kompani dhe kontratat e nënshkruara nga KESH-i me përfaqësuesit e shoqërisë së "Rudnap" që nga viti 2004". Gjithashtu, sipas akuzës, mësohet se po verifikohen dhe kontrollohen në zyrat e drejtorisë së tatim-taksave për tetë kompanitë që figurojnë nën emrin e personit nën hetim për pastrim parash Damir Fazilç. "Deri më tani ka rezultuar se në zyrat e tatimorëve asnjë prej tetë kompanive që janë sekuestruar nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë nuk kanë derdhur asnjë të ardhur si detyrim tatimor në arkat e shtetit, që kanë lindur dyshimet e shmangies së detyrimeve tatimore, akuzë kjo që pritet të ngrihet në ditët në vazhdim"-thanë burimet.



* * *

Kërcënimi i kryeministrit në Kuvend:

Po të doni jua sjell Damir Fazlliç këtu. Kam filmime për korrupsionin tuaj



Berisha: Po, Fazlliç është miku im!



Në shtatë tetor të vitit 2008, në kohën kur Damir Fazlliç sapo ishte liruar me arrest shtëpia pas arrestimit për korrupsion në Bosnje, Sali Berisha mburrej për mikun e tij. Kreu i qeverisë jo vetëm që ka pranuar se e njeh Fazlliç, por në momente euforie ka deklaruar se është i gatshëm ta sjellë atë edhe në Kuvend për të dëshmuar për gjithçka flitet në media dhe jo vetëm në të, duke vërtetuar në këtë mënyrë afrimitetin dhe lidhjet e ngushta që ka me të. "Po të doni jua sjell këtu edhe zotin Damir Fazliç. Jo e njoh, por dua t'u them këtu që nëse s'keni frikë prej tij, pranojeni t'ju dëgjojë se ai ka harxhuar shumë kohë me ju.

Po s'e doni nuk e sjell", - u shpreh kryeministri gjatë fjalës që mbajti në Kuvend. "I falënderoj dhe do ju dëshmoj gatishmërinë time të plotë dhe totale, të paraqitem para këtij parlamenti. Të betohem zonja kryetare që e pres me kënaqësinë më të madhe atë mocion vetëm të përgatitemi për transparencën më të madhe në historinë e këtij vendi, të arkivës së krimit. Jam i detyruar të mbaj një heshtje që mezi e kam mbajtur, nuk e mbaj më", - tha më tej Berisha.

Pavarësisht gatishmërisë së tij për t'iu nënshtruar kërkesës për debat, Berisha nuk ka nguruar të kërcënojë edhe një herë deputetët e opozitës se disponon dosje dhe materiale filmike që sipas tij implikojnë ata në afera të dyshimta. Sipas tij, dita kur do të bëhet mocioni për debat do të jetë dita e së vërtetës jo vetëm për personin e tij, por edhe për deputetët opozitar. "Mos i harxhoni gjërat tani se siç e dini kjo do jetë ora e transparencës, dita e transparencës. Kaq ju them, do sjell filmime të vërteta, fotografi të vërteta, do sjell gjithçka të vërtetë", - ka kërcënuar Berisha deputetët e majtë. ( Shekulli – Tiranë, 14.01.2010 )



Lexoni: Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptySun Jan 23, 2011 11:52 pm

SABIT BROKAJ:

MARRËVESHJA ËSHTË TRADHËTI NDAJ SHTETIT!



Kolonel Pashaj apel akademikëve: Ndikoni për mosratifikimin




Ish-deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë së parë pas kaosit të vitit 1997, prof.Sabit Brokaj është i prerë në qëndrimin e tij. „E kam thënë edhe në një gazetë tjetër, por dua ta përsëris me shumë forcë. Kjo marrëveshje është një tradhëti ndaj shtetit shqiptar dhe është e papranueshme. Askush që e pranon se është shqiptar dhe që e do sadopak vendin e tij nuk mund të pranojë këtë shitje të vendit“.

Brokaj ishte ministër i Mbrojtjes, pas trazirave 1997, kur ushtria shqiptare nuk ekzistonte dhe kur pati shumë akuza për implikime të shteteve të huaja, në dëm të sovranitetit dhe të sigurisë së vendit. I pyetur nëse ka patur gjatë kësaj kohe, kur ai drejtonte Mbrojtjen, tentativa nga pala greke për të imponuar një marrëveshje të tillë, Brokaj u përgjigj se kjo nuk ndodhi dhe nuk do të kishte ndodhur, sepse ajo nuk do të pranohej.

Deputet, prej shumë legjislaturash nën siglën e PS-së apo LSI-së, për t'u tërhequr vetë nga jeta aktive politike dhe në shërbim të mjekësisë, Brokaj thotë se megjithatë, nëse puna shkon deri në Kuvend, aty mund të ndodhë gjithçka. "Unë e kam thënë edhe pak kohë më parë, kur dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit të LSI-së, se çfarë mendoj për këtë politikë të sotme. Aq më tepër për këtë Kuvend, që ju fare mirë e dini se çfarë produkti ka dhe prej atyre deputetëve pritet gjithçka" - thotë me trishtim ish-deputeti, vetëm 10 ditë përpara datës së paracaktuar për ratifikimin e marrëveshjes për kufijtë detarë mes dy vendeve në Kuvendin e Shqipërisë.



Marrëveshja, kufiri ujor është ndarë „barabar“



Kufiri ujor është ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk është përcaktuar akoma, por që pritet të marrë një përgjigje të shpejtë është ajo, ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. Kryenegociator i palës shqiptare ka qenë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferid Hoxha, ndërsa për palën greke ka qenë këshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.

"Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vetëdija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare", thuhet në nenin 1 të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".

Gjithashtu, në marrëveshje të dyja palët angazhohen të marrin përsipër për të zgjidhur në rrugë diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. "Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t'i dërgohet me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar", thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se "kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e barazlargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e secilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë nga e cila matet gjërësia e ujrave territorialë detarë. Sipas matjeve, ka rezultuar se pika 30 është larg nga Kepi i Stillos në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisë me distancën 9.6 km ç'ka tregon se shteti helen ka përfituar vetëm në këtë pikë nga marrëveshja 7.2 km det. Po kështu, edhe pika 100, e cila është larg nga Kepi i Qefalit në Shqipëri në distancën 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës në Greqi në distancën 15.6 km.



Ja ligji për ujërat



REPUBLIKA E SHQIPËRISË - KUVENDI
L I GJ
Nr. 8771, datë 19.4.2001
PËR KUFIRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K UV E N D I

I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


V E N D O S I:


Neni 1

Përcaktimi i kufirit shtetëror dhe paprekshmëria e tij

1. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare dhe në aktet e tjera ndërkombëtare dypalëshe të përfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinjë. Ai nuk mund të ndryshojë përveçse në bazë të marrëveshjeve, akteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura dhe të nënshkruara nga Shteti Shqiptar.

2. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm.



Neni 2

Tregimi i kufirit shtetëror

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore, të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.



Neni 3

Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme

1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës dhe mandej, midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon kepin e gjirit të Gramës, kepin e gjirit të Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.



Neni 4

Ushtrimi i sovranitetit

1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar.

2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore, mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave.

3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinentale për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.



Neni 5

Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit

Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta.



Neni 6

Shfuqizime

Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 "Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.



Neni 7

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptyMon Jan 24, 2011 5:09 am

Mosarrestimi i gardistëve, juristët: Precedencë e rrezikshme
23/01/2011 16:25

Për juristen Vjollca Meçaj, ish-anëtare në Gjykatën e Larte e tashmë drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, refuzimi i policisë për të ekzekutuar urdhër-arrestet e prokurorisë shënon nisjen e një precedence të rrezikshme, por që sipas saj, për prokurorët ka një zgjidhje e cila është gjykata.

“Nëse do të shprehet gjykata cështjat do të jetë e zgjidhur dhe nuk do të ketë më refuzim, të jeni të sigurt. Zgjidhja është gjykata. Policia duhet të zbatojë të gjitha urdhërat që jep prokurori sepse është ai autoriteti që zhvillon ndjekjen penale. Organet kanë lirinë të kryejnë disa veprime paraprake të cilat kontrollohen nga prokurori, anulohen nga prokurori dhe në të njëjtën kohë prokurori i orienton dhe i urdhëron ata të bëjnë disa veprime të tjera proceduriale. Ata janë të detyruar t’i bëjnë, ky është ligji, kjo është Kushtetuta, ky është rregulli. Se kush është përgjegjës në këtë mosbindje, unë shpresoj shumë që ta gjejë prokurori e t’i shkojnë gjesë deri në fund sepse është e rëndë që të krijohet një precedencë e tillë brenda një shteti demokratik”, tha juristja Mecaj.

Zonja Meçaj thekson se prokurorët nuk duhet të dorëzohen dhe të hetojnë paralelisht jo vetëm ngjarjen por edhe njerëzit në polici që nuk zbatojnë ligjin në këtë rast.

“Shpresoj që prokuroria t’i shkojë gjërave deri në fund, sepse në të kundërt do të krijojmë precedentë ku në këtë shtet nuk do ta marrë vesh i pari të dytin. Prokuroria duke ndërtuar hetimin, duke kryer veprimet e nevojshme proceduriale në këtë drejtim, nuk duhet të heqë dorë edhe nga mbajtja e një qendrimi, këshillimi për ata oficerë të policisë që nuk zbatojnë urdhër-arrestet”, sqaron zonja Meçaj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptyMon Jan 24, 2011 12:08 pm

Ti o petrit na jep ketu se ç'tha Vjollca,e mire e tha Vjollca,po ti pse nuk i ben komentin tend si zakonisht,kisha kuriozitet me e mesu kete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 EmptyMon Jan 24, 2011 12:11 pm

Dhe edhe dicka,pse nuk na poston edhe deklaraten vrastare te sadistin ,SPARTAK NGJELA Shocked ',apo per ty ajo s'ka shume rendesi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 32 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 32 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 31, 32, 33 ... 37 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: