Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 26 ... 43  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyFri Jun 11, 2010 6:09 am

Raporti 2010 i BB: Borxhi i jashtëm rrezikon Shqipërinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySun Jun 13, 2010 3:49 pm

LAJMI ME I FUNDIT






Jozefina Topalli shkel Kushtetutën, ndryshon stemën e Republikës


[url=http://www.shekulli.com.al/2010/06/13/jozefina-topalli-shkel-kushtetuten-ndryshon-stemen-e-republikes.html][url=http://www.shekulli.com.al/2010/06/13/jozefina-topalli-shkel-kushtetuten-ndryshon-stemen-e-republikes.html]Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Topalli[/url][/url]

Kuvendi i Shqipërisë "bëhet" blu. Nuk bëhet fjalë thjesht për emërimin e administratës sipas preferencave partiake, proces ky që ka mbaruar me kohë, por...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySun Jun 13, 2010 7:20 pm

sherbetore te serbise antishqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyMon Jun 14, 2010 2:29 pm

Berisha ngre strukture paralele per te nxjerre jashte loje KLSH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyMon Jun 14, 2010 3:05 pm

dhenderr i serbise mik i fazliqit mishkoviqit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 58
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyMon Jun 14, 2010 8:05 pm

Sala i ka nreq punet me hashimin .se para lufte i ka püas shume keq..
pas lufte jane bashkue qe me que shtetin perpara..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyMon Jun 14, 2010 9:56 pm

Sala dhenderr i serbise..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyTue Jun 15, 2010 6:42 pm

https://www.youtube.com/watch?v=QhNhFoCYVGA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyTue Jun 15, 2010 9:56 pm

Ruje zot SHqiprin nga shqiptaret, se nga
armiku ruhet vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyTue Jun 15, 2010 11:11 pm

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Clear


#topNewsHeader h2 {float:left;}
#topNewsLinks {float:left;font-size:12px;padding:6px 0 0 15px;}
#dateStamp {color:#00529B;font-size:11px;position:relative;left:6px;top:10px;float:left;}

img#electionbutton {position:relative;left:-13px;vertical-align:middle;margin-right:-10px;}
#topNewsLinks ul{position:relative;list-style:none;margin:0;padding:0;}
#topNewsLinks li{float:left;margin-right:10px;padding:3px 0 0 8px;background: url(images/divider_home.gif) 0 8px no-repeat;line-height:15px;}
#topNewsLinks li.last{padding-right:0;}
#topNewsLinks li a{font-family:Arial,Helvetica,sans-serif;font-size:12px;color:#08509c;font-weight:bold;text-decoration:none;}
#topNewsLinks li a:hover{text-decoration:underline;}


Agjensia e Lajmeve "SOT"






function captionToggle(){
var l=document.getElementById('photo-cutline-lnk');
var d=document.getElementById('photo-caption');
if(l.className.indexOf('off')>0){
l.className='caption-on';
d.style.visibility='visible';
}
else{
l.className='caption-off';
d.style.visibility='hidden';
}
}




Drejtori i QSUT, biznes me lavazhe ne territorin e spitalit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyWed Jun 16, 2010 2:47 pm

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 1276609829


Aristir Lumezi

Partia Demokratike ka marrë konsulencë të plotë nga kompania amerikane “BKSH & Associates”, gjatë periudhës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Selia e Partisë Socialiste duke sqaruar pozicionin e Dritan Agollit si person kontakti mes PS dhe kompanisë amerikane “Rasky Baerlein Communications”, na tregoi se ka pasur në politikën shqiptare raste të tilla, kur të tjerë njerëz kanë qenë persona kontakti dhe të tjerë ata që firmosin në llogari të palëve. Duke na ofruar dy faksimile të kontratës së Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “BKSH& Associates” në mars 2009, selia rozë ilustron se personi i kontaktit mes PD dhe kompanisë amerikane është Fatos Nano. “Për këtë, ne i lutemi gazetës “Panorama” t’i referohet vetëdeklarimit të të njëjtit format të kompanisë amerikane, që ka punuar me Partinë Demokratike, ku personi i kontaktit figuron të jetë dikush, i cili megjithë lidhjet e njohura tashmë me partinë e zotit Berisha, nuk është përfaqësuesi zyrtar i PD-së, sikundër figuron aty”, thuhet në sqarimin e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste. Në faksimilen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “BKSH & Associates” me qendër në Uashington, figuron ish kreu socialist, Fatos Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe “BKSH & Associates”, në shkurt të 2009, ishte “këshillimi dhe avokatia për të gjitha çështjet e objektivave qeverisëse dhe çështjeve publike për hyrjen e Shqipërisë në NATO”.
Kontrata
Gazeta “Panorama” pas hulumtimeve më të plota të saj, arriti të sigurojë kontratën e plotë të konsulencës dhe avokatisë mes kompanisë amerikane me PD, për çështjet që lidheshin me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e cila një muaj më pas do të bëhej anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm. Person kontakti në këtë marrëveshje, mes PD dhe kompanisë amerikane, ka qenë Fatos Nano, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit me të gjitha termat e detajuara të saj është firmosur nga Flamur Noka, Sekretari Organizativ i PD-së. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington, më 2 shkurt 2009, mes presidentit të kompanisë R.Scott Pastrick dhe Flamur Nokës, i autorizuari zyrtar i PD-së. Shuma që PD i ka paguar, sipas kontratës, kompanisë së konsulencës, është 120 mijë dollarë amerikanë për muajt shkurt-prill 2009, ose 40 mijë dollarë për çdo muaj. Por shuma totale e këtij bashkëpunimi, e materializuar në terma ekonomikë, kap vlerën e 240 mijë dollarëve amerikanë. Kompania angazhohej t’i ofronte PD këto shërbime: planifikim strategjik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; vizita të ministrave dhe politikanëve të tjerë; të organizonte një vizitë në Shqipëri pas anëtarësimit në NATO; konsulencë strategjike të Qeverisë për objektivat e saj në NATO; lobim në Senat, duke përfshirë dhe anëtarë të Senatit, etj. Duke përmbledhur objektin e kësaj kontrate, kompania “BKSH & Associates” angazhohet “në një fushatë evokimi në Senatin amerikan dhe do të siguronte ndihmë për të gjitha çështjet që lidhen me objektivat e Qeverisë për në NATO”. Marrëdhëniet e Partisë Demokratike me kompanitë lobuese amerikane janë të njohura që në vitin 2005, kur ajo kontraktoi një kompani të njohur, e cila rezultoi e suksesshme në përmirësimin e imazhit të saj elektoral.

PS: Administratori i bashkisë nuk ka firmosur, ishte vetëm person kontakti

Partia Socialiste bëri dje një sqarim, në lidhje me shkrimin e gazetës sonë rreth përfshirjes së administratorit të Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, në një kontratë marrëveshje për llogari të Partisë Socialiste. “Në numrin e djeshëm, gazeta “Panorama” ka shkruar se administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli ka firmosur kontratën e Partisë Socialiste me kompaninë “Raskey...”. Për këtë, gazeta i referohet një deklarimi të bërë nga kompania, ku emri i zotit Agolli figuron si person përfaqësues për Partinë Socialiste. E vërteta është se zoti Agolli nuk ka firmosur asnjë kontratë në emër të Partisë Socialiste. Ai ka qenë i pranishëm në takimin njohës, të zhvilluar në Boston mes përfaqësuesve të kompanisë në fjalë dhe kryetarit Rama, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Harvardit, me rastin e evenimentit të organizuar lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku shoqërohej edhe nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli. Më pas marrëdhënia e punës mes Partisë Socialiste dhe “Raskey...” ka kaluar normalisht nëpërmjet kësaj partie, ndërkohë që shënimi i emrit të administratorit të përgjithshëm të bashkisë në vetëdeklarimin e kompanisë amerikane është një lapsus, mesa duket aspak i pazakonshëm”, sqaroi zyra e shtypit të Partisë Socialiste. Gazeta botoi dje një kontratë në shumën prej 100 mijë dollarë për konsulencë dhe lobim në SHBA, mes PS dhe kompanisë amerikane “Raskey Baerlein Communications”, në mbështetje të kauzës së transparencës për periudhën e protestave dhe grevës së urisë të socialistëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyThu Jun 17, 2010 1:46 pm

Vrasja e Aleks Kekës, 1 vit pa autor
17/06/2010

http://216.75.13.41/index//9855c7294f5f671ad20357eebb169e22.html


Ngjarja
Kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe vdiq nga një shpërthim eksplozivi në makinën e tij
Dje është mbushur një vit nga vrasja mafioze e ish-kreut të Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka.

Aleksandër Keka vdiq më 16 qershor të vitit 2009, kur në automjetin me të cilin udhëtonte nga Bajza për në Shkodër shpërtheu një sasi e madhe eksplozivi. Shpërthimi, që sipas ekspertëve ndodhi pikërisht poshtë ndenjëses së shoferit, shkatërroi krejtësisht makinën dhe copëtoi trupin e Kekës.
Nga mënyra se si ka ndodhur shpërthimi dhe forca shkatërruese e tij, dyshohej se lënda eksplozive ishte e tipit C4 dhe është aktivizuar nga distanca me anë të një telefoni celular.

Pista kryesore që paraqiti policia një vit më parë për ngjarjen ishte ajo e vendosjes së eksplozivit në makinë nga persona të paidentifikuar dhe ajo e plasjes së eksplozivit nga ana e vetë viktimës për shkak të pakujdesisë. Pavarësisht pistave dhe hetimeve, ngjarja në fjalë sot nuk ka asnjë motiv zyrtar dhe të dyshuar apo të ndaluar në lidhje me të.

Pas ngjarjes pati dhe deklarata të forta politike, ku drejtues të Partisë Demokristiane e cilësuan ekzekutimin e Aleksandër Kekës dy javë para zgjedhjeve parlamentare si një akt me motive të pastra politike.

Aleksandër Prekë Keka, i vitlindjes 1975, lindur e banues në fshatin Pjetroshan të Komunës Kastrat në Malësinë e Madhe, kishte shtetësi shqiptare dhe amerikane. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Vëllezërit dhe të afërmit e Aleksandër Kekës jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht deklaratave të Policisë së Shtetit se Keka ishte i përfshirë në trafikun e minave me celular nga Mali i Zi, dosja e tij penale ishte e pastër.

Aleksandër Keka njihej në Shkodër dhe në Malësi të Madhe si biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe që nga viti 2007 e deri 2009 ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës Bajzë dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës.

Që nga viti 1999 Keka kishte nisur biznesin e ndërtimeve, që e kishte shtrirë në qytetet e Shkodrës dhe Tiranë. Që nga viti 2005 ai ishte zgjedhur nënkryetar i degës së Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe dhe që nga viti 2007 ishte kryetar i kësaj dege.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyThu Jun 17, 2010 10:00 pm

Kriza, zëdhënësja e Fyle: Zgjidhja mbetet në dorë të Berishës dhe Ramës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyFri Jun 18, 2010 12:03 pm

EH....,SA KOMUNIST I ZI JE EDHE TI MORE PETRIT KOLA....NA E SHPIFE FORUMIN ME KETO POSTIME.PO PSE MORE KAQ BUDALLENJ I DI TI NJERZIT,TI SA TE MENDOSH SE NUK E DINE QE NE TE GJITHE BOTEN NDODHIN VRASJE E GRABITJE,E ZHDUKJE QE VITE E VITE ME RADHE NUK GJINDET AUTORI??PO PSE MORE DITEZI VETEM KETO FATURON TI NE KURRIZ TE QEVERISE DHE SALI BERISHES??PO KATRAN E PASKE MENDJEN DHE SHPIRTIN Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Icon_mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyFri Jun 18, 2010 2:13 pm

Ka mudesi...
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Tesera-prapa2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyFri Jun 18, 2010 2:49 pm

Studentet punonjëse seksi, 200 euro seanca për klientët VIP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySat Jun 19, 2010 12:33 am

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Pango%20berisha

Berisha e shkarkoi Pangon mbremjen e transmetimit te videos

Skandali seksual, Gjykata i jep të drejtë Pangos. Gjobë 400 mijë euro TCH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySat Jun 19, 2010 12:26 pm

KALI I PUSHTETIT DHE DEMOKRACIA

Nga Andrea Stefani

Ka disa kohë që Kryeministri Berisha e shantazhon opozitën duke deklaruar se do qëndrojë në pushtet edhe për shumë vjet të tjera apo se do largohet, si Enver Hoxha, vetëm kur “ta thërresë i plotfuqishmi”. Dy ditë më parë përsëriti të njëjtin refren kur i tha se, nëse opozita nuk ndryshonte qëndrim, nuk do të zbriste nga “kali” edhe për 30 vjet. Ndërsa po rikonfirmohet kështu parashikimi i famshëm i Namik Hotit, nuk mund të mos vëresh se në deklaratën e fundit të Berishës përfshihet një lloj alibie. Sepse në thelb Kryeministri tha: “Unë mund të qëndroj edhe më gjatë në pushtet (gjë që nuk është normale në një demokraci), por faji është i opozitës”. Që opozita e sotme ka përgjegjësi që Berisha është ende në pushtet, nuk do kalem, por që aksioni i saj i vendosur për transparencën e zgjedhjeve i shërbeka Berishës të qëndrojë edhe më në pushtet, edhe kjo nuk do kalem të hidhet poshtë. Berisha i thotë opozitës të ndryshojë, sepse vetëm kështu ai mund të largohet nga pushteti. Në fakt, është e kundërta. Sepse çdo të thotë që opozita të ndryshojë? Do të thotë të heqë dorë nga demontimi i fabrikës së vjedhjes së votës që hodhi në erë zgjedhjet; do të thotë të heqë dorë nga shkatërrimi i atij mekanizmi që e mban Berishën në pushtet tej limiteve normale të një demokracie normale.


* * *
Po bëhen XXI vjet që një ish-mjek si Sali Berisha ka okupuar majën e politikës shqiptare sipas të njëjtit model politik komunist që u përmbys në emër të një sistemi demokratik, ku rotacioni i lidershipit është thelbësor. Atëherë vështirë se kish shqiptar që të besonte se Berisha dhe ca të tjerë po hynin në politikë kundër Enverit dhe “bllokmenëve” të përjetshëm, për të mbetur në krye të politikës përjetësisht po si ata. Por tashmë është rritur një gjeneratë grash dhe burrash që, tamam si në epokën e Enverit, qysh në djep kanë dëgjuar emrin e atij që vazhdon të drejtojë punërat e Shqipërisë, Sali Berishës. Është fakti i hidhur se Shqipëria nuk arriti të krijojë në këto XX vjet, traditën e rotacionit politik të udhëheqësve, por u zhyt përsëri në llumin e kultit të individit, tipik për regjimet totalitare dhe staliniste. Dallimi nuk është as i vogël dhe as pa pasoja. Krizat e rënda politike që ka kaluar dhe po kalon ky vend janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ringritjen e kulteve të liderëve Sali Berisha apo Fatos Nano. Janë këto kulte që kanë bërë të heshtin institucionet që në vend të kufizojnë pushtetet e liderëve, janë bastarduar në shtojca të verbra dhe të pafuqishme të vullnetit dhe arrogancës së tyre. Të gjitha krizat që kanë tronditur, varfëruar edhe më dhe vonuar integrimin e Shqipërisë me Europën, e kanë burimin pikërisht te mbytja e institucioneve nga kulti i liderit. Kriza e piramidave financiare i ka rrënjët te heshtja e institucioneve përballë vullnetit të një lideri si Sali Berisha, që nxiti qëllimisht jetëgjatësinë e tyre, në funksion të qëndrimit sa më gjatë në pushtet. Tragjedia e Gërdecit ka në rrënjë heshtjen e institucioneve për një trafik dhe industri kriminale ku shfrytëzoheshin edhe fëmijët, sepse kështu ishte vullneti i Kryeministrit dhe i ministrave pranë tij. Kriza e sotme politike që po kërcënon Shqipërinë me izolim nga Europa, i ka rrënjët pikërisht te sjellja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i Kolegjit Zgjedhor jo sipas ligjit dhe së drejtës, por sipas interesave të liderit në pushtet, Sali Berisha. Në rrënjët e të gjitha krizave, po të hetosh me kujdes dhe thelbësisht, do të gjesh mbytjen e drejtësisë dhe institucionalizmit kushtetues, nga arroganca e kultit të individit, nga vullneti i sëmurë për pushtet i liderit.

* * *
Po si u ngrit kulti i Sali Berishës kaq lart në XX vjet, sa që tashmë po konkurron edhe me atë të Enver Hoxhës që mendohej se s’do përsëritej kurrë? Si është e mundur që një lider që premton demokraci (e cila do të thotë edhe ndërrim të liderëve), të vazhdojë të kryesojë politikën si një “Enver” dhe prapë të besohet dhe votohet si demokrat? Demokracia perëndimore ka dhënë prova pa fund të avantazhit që rotacioni i liderëve ka mbi “gjeniun” e përjetshëm të politikës. Pikërisht për të përçuar këtë mesazh në popull, për ta konsoliduar rotacionin e liderëve si domosdoshmëri jetike për jetëgjatësimin e demokracisë së shëndetshme, udhëheqës si Xhorxh Uashingtoni hoqën dorë vullnetarisht nga mandate të sigurta dhe të ofruara prej popullit. Ndoshta kontributi më i madh i Uashingtonit për demokracinë e SHBA-së nuk është udhëheqja e luftës për çlirim nga britanikët, por refuzimi për të qeverisur një mandat të tretë si President. Me këtë akt, Uashingtoni krijoi në SHBA traditën e qeverisjes nga një President jo më shumë se dy mandate. Dhe mund të thuash pa frikë se një rregull i tillë, që është në fakt një kufizim pushteti (që nuk kufizohet vetëm në hapësirë, por edhe në kohë) mbetet një nga faktorët e jetëgjatësisë së shëndetshme të demokracisë liberale në SHBA. Rasti i Uashingtonit dëshmon qartë se një lider që dëshiron të themelojë sistemin e lirisë, e bën këtë jo vetëm duke qëndruar në pushtet, por në ndonjë rast, akoma më mirë, edhe me dorëheqje nga pushteti.

* * *
Dhe lideri duhet të dijë të largohet në emër të lirisë veçanërisht në vende si Shqipëria, ku tradita patriarkale, tribale dhe bolshevike e liderit të përjetshëm, mbetet shumë e fortë. Në momentet e shembjes së komunizmit ekzistonte rreziku që masat të adhuronin “çlirimtarin”, ashtu sikundër 45 vjet më parë kishin adhuruar çlirimtarin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Ekzistonte rreziku që ashtu sikundër “çlirimtari” i Atdheut ju kish kallur fshehtazi dhe si pa kuptuar shqiptarëve prangat e diktaturës së proletariatit, edhe “çlirimtari antikomunist” t’i kallte në heshtje prangat e “demokracisë”. Që kjo të mos ndodhte, duhej që në Shqipëri të kishte, ndër të tjera, edhe ca elita politike të dedikuara ndaj demokracisë liberale, ndaj lirisë dhe institucioneve të saj. Por është fakt se ato nuk ekzistonin dhe kreun e politikës post komuniste e morën njerëz si Sali Berisha, që vetëm fjalët dhe parullat kishin antikomuniste, ndërsa mendësinë dhe veprat i kishin thellësisht neokomuniste. Berisha ishte lideri i parë që ju vu me zell punës për hedhjen e themeleve të kriptobolshevizmit në epokën e demokracisë. Si të gjithë bolshevikët e regjur, ai hodhi bazat e sundimit personal në Parti. Të gjithë e mbajnë mend se si në statutin themeltar të PD-së, lideri kishte një mandat të kufizuar në kohë. Ishte një normë në dallim thelbësor me atë të Partisë Komuniste të Punës, ku Enver Hoxha sundoi “derisa e thirri i plotfuqishmi”. Berisha nuk priti gjatë dhe e asgjësoi atë nen vdekjeprurës për sundimin afatgjatë dhe të pakufizuar të tij në PD. Sot, në statutin e kësaj të fundit, nuk ekziston një kufizim i tillë dhe Berisha ka në PD një pushtet të pakufi, sikundër Enveri dikur në PPSH. Kulti dhe sundimi i padiskutueshëm i Berishës në PD është baza e sundimit të tij në shtet, në qeveri, Kuvend e kudo. Po pse është pikërisht Berisha që fiton në PD për më shumë se XX vjet rresht dhe jo ndonjë tjetër? Për ata që bëjnë një të tillë pyetje naive, ka një përgjigje: Përse ishte Enver Hoxha që “u zgjodh” për 40 vjet sekretar i përgjithshëm i PPSH? Sepse pavarësisht ndërrimit të sistemeve, mekanizmat e sundimit në parti, joshjet, frikësimet, bolshevizmat, përjashtimet, shantazhet, korruptimet, fanatizmat dhe mesianizmat janë po ato. Tradita e të menduarit nuk ndërron menjëherë me ndërrimin e sistemit politik. Aq më tepër kur përmbysja nuk ka ardhur si rrjedhojë e një evoluimi të një disidence vendase, por kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm sikundër qe përmbysja e krejt bllokut lindor komunist. Është një traditë e tërë mendore, në kushtet e vështira të tranzicionit që nuk mund të mos prodhojnë mekanizma të arratisjes nga liria, që mbështet kultin e një lideri si Berisha. Dhe rotacioni i liderëve mund të injektohej në trutë e shqiptarëve si mendësi e re, vetëm me anë të rregullave të parashkruara që kufizojnë edhe në kohë mandatin e një lideri. Si ai rregulli në statutin e PD që ka asgjësuar Berisha dhe berishizmi. Pa të tillë rregulla, valvola e kufizime, demokracia liberale do të shndërrohet në demokraci bolshevike dhe lideri do t’ia gjejë anën të ketë gjithnjë vullnetin e shumicës me vete. Jo vetëm në parti, por shumë shpejt edhe në shtet. Në mos me demagogji, me vjedhje të votës, me frikësim dhe korruptim të të gjithë sistemit. Sa më gjatë të qëndrojë në pushtet, aq më të shumta i ka mjetet, fuqitë, për të realizuar manipulimet që e mbajnë përjetësisht në pushtet. Dhe nuk do të zbresë nga kali derisa të dalë një opozitë e aftë të shkatërrojë mekanizmin e korruptimit, dhunës dhe vjedhjes që e mban atë mbi shalën e kalit. Opozita e sotme me përpjekjen vigane për transparencë, ka nisur të shkatërrojë pikërisht një mekanizëm të tillë. Prandaj dhe Berisha, që ndjen se po i tunden themelet, i bën thirrje të ndryshojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyWed Jun 23, 2010 2:21 pm

Meta, takim të fshehtë me zëvendësministrin e Jashtëm serb
E Merkure, 23 Qershor 2010 00:00

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 IlirmetavAq e madhe dhe e marrë është dashuria e Ilir Metës për Serbinë, saqë për t’i shpëtuar syrit kritik të Berishës, zhvillon takime të fshehta me diplomatët serbë. Pas orientimit të politikës së jashtme drejt vendeve të lindjes, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe sfidat integruese, kryediplomati Ilir Meta është katandisur duke zhvilluar takime të fshehta,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyWed Jun 23, 2010 4:38 pm

aman ore Petrit se po na perzin zorret me keto postime....na e shpife,mos more burre se je tuj lon nam,po nuk eshte keshtu si thua ti se po na i ben te gjithe politikanet UDB-ashe dhe greker,qe ju shofte fara.....Mer dhe posto punet qe na duhen ,kujt i duhen keto qe prrallos ti ketu,ka per te vra Zoti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyThu Jun 24, 2010 5:16 pm

Zbardhet plani sekret i Metes me serbet, kerkohet gjuha serbe ne shkollat shqipe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyThu Jun 24, 2010 5:21 pm

Zbardhet plani sekret i Metës me serbët, kërkohet gjuha serbe në shkollat shqipe

Meta pranon propozimin e Beogradit për vendosjen e toponimeve në gjuhën serbe në veri

Pas muajve të mjaltit mes kryediplomatit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë serb, zbardhet edhe plani kobzi i kësaj aleanca kundër shqiptarëve. Qëllimi themelor i të gjithë takimeve të hapura dhe të fshehta midis Metës dhe zyrtarëve serb, ishte futja e gjuhës serbe në shkollat shqipe, sidomos në zonat e veriut. Vetëm disa javë më parë, trupërisht, Meta

pranoi si të mirëqenë ekzistencën e minoritetit serb në Shqipëri, ndërsa tani skandali nuk gëlltitet më; gjuha serbe në shkollat shqipe. E gjithë kjo vjen nga dashuria e sëmurë e kryediplomatit tonë për popullin serb, për historinë dhe zakonet serbe. Megjithatë, ky plan, njëherë përnjëherë nuk do të zihej në gojë nga Meta, për shkak të frikës së Berishës, por vetë serbët, si padashur, e pohuan një gjë të tillë. Nisur nga premtimet e fshehta të Metës në Beograd dhe nga kërkesa e presidentit rumun Basesku për të njohur arumunet si pakice kombëtare në Shqipëri, një shoqatë serbo-malazeze në Shqipëri ka shfaqur pretendimet e saj për futjen e gjuhës serbe në shkollat shqipe, madje është ankuar se një gjë e tillë, sipas tyre, duhet të kishte ndodhur qyshkur. Drejtues të kësaj shoqate gjatë një takimi në Shkodër, i kërkuan zëvendësministrit të Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ndërhyrjen e Beogradit për të futur gjuhën serbe në shkollat shqipe si dhe për vendosjen e toponimeve edhe në serbisht në veri të vendit. Nisur nga marrëdhënia e ngrohtë që Meta kohët e fundit i ka krijuar me serbët, shoqata serbe guxon më shumë në kërkesat e saj. Ajo kërkon vendosjen e tabelave të rrugëve në gjuhën serbe së paku në qytetin e Shkodrës, duke argumentuar se mbi 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë në gjuhën sallave. “Nuk jemi të kënaqur me shkallën e respektimit të të drejtave. Shqipëria nuk e ka të ratifikuar konventën rajonale të gjuhëve të popujve pakicë. Kjo është një pengesë për ne që ne të nisim iniciativën që të mësojmë gjuhën serbe dhe që toponimet, emrat e vendeve e tabelat të jenë edhe në gjuhën serbe sidomos në zonën e Shkodrës. Ju me siguri e dini se rreth 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë ne gjuhen sllave te vjetër. Problem mbetet shkrimi, ju vini hyni ne Shkodër dhe nuk keni asnjë variant ne serbisht, prandaj ne kërkojmë që të jenë edhe në gjuhen serbe”, është shprehur Pavllo Jako, kryetar i shoqatës së Pakicave. Ndërkohë zëvendësministri i jashtëm serb Zdravko Ponosh deklaroi se së shpejti Serbia do të liberalizoje regjimin e vizave me Shqipërinë. Pak kohë me parë edhe qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave ndaj qytetarëve serbe. Ponosh nuk i ka dhënë në përgjigje konkrete shqetësimit të shoqatës serbe, po u ka dhënë shpresë që do të bisedojë edhe një herë këtë çështje me Metën, me qëllim që ky i fundit t’i thotë Berishës, duke ia servirur këtë propozim në kundër të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.



Meta, takim sekret me Ponosh
Krydiplomati Meta ka zhvilluar një takim sekret me zëvendësministrin e Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, pavarësisht problemit të Kosovës. Qysh me gafën që bëri gjatë vizitës në Serbi, ku pranoi si të mirëqenë minoritetin serb në vendin tonë dhe injoroi çështjen e Kosovës, Berisha e shesh me skepticizëm çdo takim tjetër të Metës me zyrtarët serb. Ndaj, për të shmangur këtë përplasje me Berishën, Meta rreket t’i manipulojë këto takime apo t’i fshehë fare. Në rastin konkret, Meta ia ka atribuuar takimin e vet zëvendësministres së Jashtme shqiptare Edit Harxhi. Kështu, takimi Meta-Ponosh, në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme është paraqitur se takimi Edit-Ponosh. “Zhvillohen Konsultime Diplomatike midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë. Dy zv. Ministrat e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi dhe z. Zdravko Ponosh zhvilluan konsultimet e para diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim.

Vizita e Metës në Serbi dhe skandali i minoritetit
Në muajin mars të këtij vitit, Meta zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cila u komentua shumë për qëndrimet impotente të Metës për pretendimet e serbëve për Kosovën dhe ekzistencën e një minoriteti serb në Shqipëri. Këto pretendime që u pranuan nga Meta në Beograd, u hodhën poshtë historinë dhe studiues të ndrydhën në vend. “Nëse do të kishte ndonjë minoritet tjetër, minoritet serb, minoritet kroat apo minoritet slloven, këto natyrisht do të ishin njohur, sepse periudha e viteve 1944 ka qenë një periudhë e marrëdhënieve më të mira e të ngushta midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu që, këtu kërkohet të shpiket një minoritet i ri në Shqipëri, që nuk ka ekzistuar dhe që edhe në këto 30-40 vitet e fundit, nuk ka pasur ndonjë shpërngulje të popullsisë nga Serbia në drejtim të Shqipërisë. Kështu që, e konsideroj një gabim të madh që ministri ynë i Jashtëm pranon të hyjë në një çështje të tillë me kolegun e tij, serb Vuk Jeremiç”, ka theksuar Pëllumb Xhufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptyFri Jun 25, 2010 5:38 pm

Kryediplomacia serbishte e Metës nga festivali Europian, te malanjakja e Preshevës dhe tabelat serbe të Ponosh

Agjencia e Lajmeve SOT


Ditën e djeshme kryediplomati Meta u shfaq para publikut shqiptar si përfaqësuesi i Radiotelevizionit Shqiptar, duke prezantuar grupin muzikor që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian si një grup të suksesshëm. Tashmë kryediplomati i papunë shqiptar mesa duket po ja gjen punët vetes, duke kaluar nga drekat e darkat e "suksesshme" të Sutjeskës,

Budvës dhe kërcimet e malanjakes në Preshevë, në diplomacinë muzikore, punë të cilën e kryen në mënyrën më të suksesshme të mundshme. Qeshja e kryediplomatit, e cila karakterizohet nga sasia e lartë e decibelëve, ishte e pranishme gjatë kësaj mbrëmjeje argëtuese, ku nuk mungoi dhe humori i tij plot kripë dhe shije. Krahasimet e zotit Meta, me kampionatin botëror, lanë pa mend artistët e ftuar në këtë aktivitet, të cilët u ndjenë krenarë me fjalorin ekselent të kryediplomatit shqiptar, duke admiruar mprehtësinë dhe intelektin e tij. Gjithë ky aktivitet dhe humor i kryediplomatit Meta, vinte pas kërkesës serbe në Shkodër për hapjen e shkollave serbe në minoritetin serb dhe vënien e tabelave në këtë gjuhë. Padyshim që kjo kërkesë erdhi pas seminareve diplomatike që Ministria jonë e Jashtme zhvilloi një ditë më parë me palën serbe të kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm serb, Zdravko Ponosh. Megjithëse kryediplomati shqiptar zhvilloi fshehurazi takimet me përfaqësuesin serb, gojët e liga brenda Ministrisë së Jashtme deklaruan se: "Zoti Meta e takoi zotin Ponosh, por nuk e zbardhën këtë takim pasi ministri nuk donte më publicitete "historike" për takimet me serbët". Pikërisht menjëherë pas seminareve diplomatike të zhvilluara në Ministrinë tonë të Jashtme, ku mesa duket dirigjent ishte serbi Ponosh, vjen dhe kërkesa e çuditshme serbe: "Gjuhë serbe në veri dhe shkolla serbe në veri". Oreks dhe dëshirë e madhe e serbit Ponosh, që sajon minoritete serbe në veri të Shqipërisë, ku kërkon njolla të reja minoriteti në hartën Shqiptare. Në fakt, ne shqiptarëve nuk ka pse të na vijë çudi me palën serbe që kërkon me paturpësi centimetra katrorë me minoritete serbe në hartën shiptare, pasi mbajtën mijëra kilometra tokë shqiptare pa u njohur asnjë të drejtë, por dhe dhunuan miliona shqiptarë pa pikë mëshire. Ende nën varësinë dhe terrorin serb janë mijëra shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë dhe vazhdojnë të terrorizohen pa mëshirë prej serbëve, për këtë janë botuar dhjetëra dëshmi. Ashtu siç ne shqiptarëve nuk duhet të na vijë çudi me përfaqësimin aspak dinjitoz të diplomacisë sonë në raport me kërkesat e minoritetit shqiptar në Serbi, përderisa në krye të diplomacisë shqiptare kemi një kryediplomat si Ilir Meta. Diplomacia shqiptare është shndërruar në shtojcë të diplomacisë serbe dhe kryediplomati shqiptar është shndërruar në një farë zyrtari i Ministrisë së Jashtme Serbe se sa përfaqësuesi i shtetit sovran shqiptar. Vizita e fundit e kryediplomatit shqiptar në Serbi tregoi qartë se kujt i shërben ky njeri. Heshtja e tij e plotë për çështjen kosovare apo mosngritja e zërit për problemet që shqetësojnë minoritetin shqiptar në Serbi, tregojnë qartazi se diplomacia shqiptare ka reshtur së funksionuari. Kjo diplomaci ngjan më shumë me Partinë Komuniste Shqiptare të viteve 1941-1948 që drejtohej nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, postin e të cilëve mesa duket e kanë zënë serbët Jeremiç dhe Ponosh. Ilir Meta është shndërruar një vizitor i viseve serbe dhe përfaqësues i interesave serbe në Shqipëri. Tirana zyrtare ka reshtur së bëri diplomaci, tashmë ajo flet me gjuhën e Ilir Metës, gjuhë e cila çdo ditë që kalon, duket se ngjason më shumë me serbishten e Beogradit, sesa me shqipen e Skraparit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySat Jun 26, 2010 11:37 pm

Meta jashte loje, Berisha e zevendeson me Bregun dhe Bashen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 EmptySat Jun 26, 2010 11:38 pm

Shqipëria, armë falas Irakut dhe Afganistanit
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 1277543753








Tedi Blushi

Në 20 shtator të vitit 2006 Shqipëria i ka dhuruar municion luftarak Afganistanit dhe Irakut. Konkretisht bëhet fjalë për 500 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 x 54 mm dhe për 2 mijë copë predha mortaje të kalibrit 82 mm, prodhime kineze të viteve 1965-1972. “Gazeta Shqiptare” ka mundur dje të sigurojë ekskluzivisht vendimin nr.638 të Këshillit të Ministrave, që për katër vjet me radhë i është mbajtur sekret opinionit publik. Zbulimi për herë të parë i këtij vendimi ngre shumë pikëpyetje. Qeveria thotë se armatimi jepet si kontribut për ushtrinë kombëtare afgane dhe atë irakene. Por, nuk ekziston asnjë marrëveshje dypalëshe me terma konkretë mes Shqipërisë dhe qeverisë afgane apo irakene, ku të jenë specifikuar procedurat e ndjekura nga momenti i daljes së këtij municioni nga depot e ushtrisë shqiptare deri në momentin e marrjes së tij në dorëzim. Atëherë, cila është garancia që jep qeveria shqiptare se 500 mijë copë fishekët dhe 2 mijë copë predhat vërtet kanë përfunduar në duart e ushtrisë afgane dhe asaj irakene? A ekziston një dokument që të vërtetojë se cili autoritet e ka bërë tërheqjen e këtij municioni nga depot e ushtrisë shqiptare dhe në ç’mënyrë u realizua transportimi i tyre drejt Afganistanit apo Irakut? Vlen të theksohet gjithashtu se zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar kanë shprehur në mënyrë konstante vullnetin e Shqipërisë për t’i dhuruar armë ushtrisë afgane dhe irakene si kontribut për forcimin e tyre. Por, të gjitha këto deklarata janë bërë fillimisht në vitin 2007 e mandej pas tragjedisë së Gërdecit që ndodhi në 15 mars 2008. Asnjë të tillë nuk mund të gjesh gjatë viteve 2005 apo 2006. Më saktësisht, në 12 dhjetor 2007, ministri i Mbrojtjes i asokohe, Fatmir Mediu deklaroi se “qeveria amerikane mund të marrë në konsideratë të gjithë sasinë e municioneve tona, që janë të tepërta, për t’i dërguar në ato vende që kanë nevojë, si Afganistani dhe Iraku”. Ai e shprehu këtë qëndrim gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e mbylljes me sukses të programit të asgjësimit të municioneve të rënda në Shqipëri. Sikundër vërehet nga kjo deklaratë, Mediu flet për mundësi që mund të merren në konsideratë nga qeveria amerikane. Pra e thënë ndryshe, kjo mundësi deri në datën 12 dhjetor 2007, nuk është gjykuar si e dobishme nga ana e qeverisë amerikane. Në të kundërt, dhurimi i municioni do ishte realizuar dhe Mediu do e kishte kursyer ofertën e tij publike ndaj qeverisë amerikane. Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë, e konkretisht në 23 dhjetor 2007, të njëjtën qëndrim do të shprehte dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë vizitës së tij zyrtare në Irak, ku shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Në takimin me gjeneralin e ushtrisë amerikane, David Petraeus dhe ambasadorin e SHBA-së në Irak, Ryan Crocker, kreu i shtetit shqiptar ka afruar për forcat afgane të sigurisë dërgimin falas të municionit. Nga ana e autoriteteve amerikane publikisht nuk u shpreh asnjë qëndrim lidhur me këtë ofertë të palës shqiptare. Mandej në 29 mars 2008, vetëm 14 ditë pas tragjedisë së Gërdecit, kryeministri Sali Berisha ka pohuar për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, se pasi është njohur me faktin se amerikanët po investigonin aferën me shitjen e municioneve në Afganistan, ai është treguar i gatshëm t’ua falte municionet shqiptare afganëve. Pra kjo do të thotë se deri atëherë Shqipëria nuk i kishte dhuruar armë ushtrisë afgane. Ndërkohë që për herë të parë zbulohet një vendim qeverie që vërteton të kundërtën.
tedi.blushi@gazetashqiptare.com

Berisha, Karzait: Keni
falas çfarë të doni


Kryeministri Sali Berisha, në datën 29 mars 2008, pra pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit pohoi për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, se ai është treguar i gatshëm t’ua falte municionet shqiptare afganëve. Duke iu referuar kontratës së MEICO-s me kompaninë amerikane AEY, e cila u shiti municione të amortizuara afganëve, si edhe shkrimit të botuar në gazetën prestigjioze amerikane “Neë York Times” ai komentoi: “‘Neë York Times’ i referohet një furnizimi me municione të Pentagonit. Shqiptarët nuk hyjnë fare këtu. Kemi qenë të parët ne që e bllokuam atë kontratë. Kur e pashë se po dyfishoheshin çmimet e shitjes së armëve për afganët, i telefonova presidentit afgan Hamid Karzai dhe i thashë: ‘Mund t’i merrni që të gjitha falas, të gjitha ato municione që ju duhen’. Këtë gjë e kam bërë edhe gjatë luftërave në Ballkan me vendet mike”, ka pohuar ai.

Topi e Mediu: Mund
të falim municione

Ngritjes se institucioneve dhe luftës kundër terrorizmit në Irak dhe Afganistan mund t’u vijnë në ndihmë edhe armët shqiptare, një pjesë e të cilave gjatë 17 viteve të fundit janë shitur. Deklarata është bërë në datën 12 dhjetor 2007, nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai tha se “qeveria amerikane mund të marrë në konsideratë të gjithë sasinë e municioneve tona që janë të tepërta, për t’i dërguar në ato vende që kanë nevojë, si Afganistani dhe Iraku”, - tha Mediu. Ndërkohë në 23 dhjetor 2007, të njëjtin qëndrim do të shprehte gjatë vizitës së tij në Irak edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ofroi për forcat afgane të sigurisë dërgimin falas të municionit. Kjo ofertë e tij u bë ndaj gjeneralit David Petraeus dhe ambasadorit Ryan Crocker. Ndërkohë, nga ana e autoriteteve amerikane publikisht nuk u shpreh asnjë qëndrim lidhur me këtë ofertë të palës shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 26 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: