Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 23 ... 41, 42, 43
AutoriMesazh
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyTue Mar 20, 2012 12:06 am

Eiiiiiiiii Detektiv po nuk po besoi... Deshira edhe e imja esht me fitu Aleanca Kuc e zi, intelektualve e atdhetarve iu ka humbur add, po flein ne gjume, nuk kan koh te mirren me salen hahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptySun Mar 25, 2012 5:01 pm

https://www.youtube.com/watch?v=yf0w-kquCyA&feature=related

https://www.youtube.com/watch?v=QwbI4P4vJqM&feature=related
(pak humor por ne realite si duket kshtu i ka kikur truri , apo siq thon i ka ra tavani .)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyMon Mar 26, 2012 12:00 am

Shqipëria, shiti sekretet e NATO-s te serbët dhe rusët?!

NATO, ka tronditur kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku ndër të tjera,

kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit tanë në NATO.

Zyra për Koordinimin Global të Sigurisë, përbëhet nga tre degë: Orientimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, bëjnë me dije se dy raportet kanë ardhur nga Siguria e Mbrojtjes, degë kjo pranë Aleancës së Atlantikut Verior. Përpos notës së protestës për rrjedhjen e sekreteve të rëndësishme, NATO, nëpërmjet raportit ka kërkuar edhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar.

Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve. Megjithatë, anëtarët e PS në Komisionin e Sigurisë, kalimin e DSIK në varësit të drejtpërdrejtë të Berishës, e kanë lexuar edhe si një mungesë besimi që Berisha ka ndaj ministrive dhe ministrave. Po ashtu, dyshimet thellohen më tej lidhur me rrezikun e blerjes së përfaqësuesve shqiptarë nga agjentë të shërbimeve serbe dhe ruse, raporton gazeta “SOT” e Tiranës.

Ndërkaq, Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ka shprehur shqetësimin edhe për tendencën e kryeministrit Berisha për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror, duke zëvendësuar kreun e këtij institucioni me një të besuar të tij. Gjatë debatit për kalimin e ligjit për SHISH në Kuvend, Berisha ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ku i kërkohej që projektligji për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë. Letra ishte ultimative dhe në një linjë me qëndrimet e amerikanëve.

Kërkesa për një shqyrtim të ligjit nga ekspertë ndërkombëtarë u formulua fillimisht nga ambasadori Uidhers. Ai tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Sigurisë, binte ndesh me standardet e NATO dhe e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës nga projekti për të kontrolluar SHISH, pasi kryeministri humbi mazhorancën në Kuvend.

NATO merr masa

Shitja e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse, dhe afera e trafikut të armëve drejt vendeve arabe, e kanë përjashtuat de fakto Shqipërinë nga NATO.

Në këto kushte, NATO ka vendosur të përjashtojë nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke u nisur nga precedenti i shitjes së sekreteve të aleancës. Burime nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO tashmë ka thjeshtë një rol formal, pasi ai nuk ftohet në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të aferave të Ministrisë së Mbrojtjes.

De fakto, NATO përjashton nga mbledhjet ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Xhemal Gjunkshin, të cilët e kanë kthyer Ushtrinë në një çerdhe që gjeneron vetëm afera korruptive nga më të ndryshmet, duke filluar që nga misionet paqeruajtëse e deri tek lirimi arbitrar i gjeneralëve. Të njëjtat burime shtojnë se përfaqësuesi ynë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë nuk është ftuar në diskutimet e brendshme.

Kryeministria shfajësohet

Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imamin, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë pyetën përfaqësuesit e Kryeministrisë për rolin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në menaxhimin informacionit sekret të NATO, duke u nisur nga precedenti i rrjedhjes së informacioneve nga autoritetet shqiptare.

Drejtori Juridik i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, Ramadan Çaço, theksoi se DSIK është institucion përgjegjës për informacionet e NATO. Duke iu referuar akuzave për rrjedhjen e informacionit, Çaço theksoi se një pjesë të rëndësishme e informacionit sekret të NATO menaxhohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai mohoi që sekretet të kenë rrjedhur nga DSIK, por la të kuptohet se sekretet mund të kenë rrjedhur nga Ministria e Jashtme ose nga Ministria e Mbrojtjes.

Berisha: Ja pse i dua sekretet

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka sqaruar arsyet se pse i atribuoi vetes të drejtën e kontrollit absolut të sekreteve shtetërore. Në relacionin e projektligjit, nuk thuhet se Berisha nuk ka më besim tek ministrat e tij, por se informacioni i kualifikuar menaxhohet më mirë, nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar varet direkt nga kryeministri dhe jo nga Këshilli i Ministrave.

“DSIK ka si objekt të veprimtarisë së vet organizimin, drejtimin dhe kontrollin e masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar”.

Me ligj përcaktohet se DSIK-ja krijohet “... pranë Këshillit të Ministrave...” duke u trajtuar në këtë mënyrë si institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Këshillit të Ministrave, që praktikisht janë përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimmarrëse”, thuhet në relacion.


QE KTI SALIH KALIT SHQIPTART I THOJN PATRIOT TRADHTON ALEATIN MA TE MADH TE SHQIPTARVE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptySun Apr 08, 2012 11:52 am

Te mesoim te verteten.

http://www.kohavision.net/video/rubikon/3845/ (pjesa e parë)

http://www.kohavision.net/video/rubikon/3854/ (pjesa e dytë )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyMon Apr 16, 2012 11:56 pm

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.

“Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se pas procedurave të rregulla të tenderit, morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjë e Hercegovina.

“Kompania e parë ‘Dalekovod’, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan-Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës. Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar. Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFW-së, Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti. “Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.

Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej. Po, kjo letër e KFW ka hasur në veshë të shurdhër, pasi që askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.

Po ashtu më 7 shkurt të këtij viti, KFW i është drejtuar edhe me një letër Ministrisë së Financave, ku sërish nga ta ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi. “Kështu që ne dy herë kemi ardhur në Tiranë këtë vit për të diskutuar lidhur me tenderin për ndërtimin e transmisionit 400 KW. Këto vonesa po shkaktojnë kosto ekstra masive”,thuhet në fund të letrës së dytë dërguar në adresë të ministrit të Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.

Sipas korrespondencës që e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t’i përgjigjet.

“Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja do të ishte në prag të përfundimit”, tha më tej burimi i besueshëm i gazetës.

Po ashtu, të zhgënjyer më këtë çka po ndodh janë shprehur edhe zyrtarë të kompanisë “Dalekovod”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e transmisionit.

Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë nga kjo kompani thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur më projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese. Po, edhe ky shqetësim i kompanisë fituese ka hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet shqiptare.

Kontakti i pamundur

Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka provuar të kontaktojë zyrtarë më të lartë të Ministrisë së Financave në Shqipëri, por edhe OST-në, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Gazeta po ashtu u ka dërguar pyetje zyrtare OST-së dhe Ministrisë së Financave, por asnjeri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës. /Enis Veliu – gazeta Zëri/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyTue May 29, 2012 4:41 pm

SALI BERISHA NDERI KOMBIT :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyTue May 29, 2012 4:56 pm

Sali berisha dhenderr i serbise ,miqte serbe Mishkoviq e Fazliq
fali detin grekut dhe fali tokat miqeve serbe ..
E keqja e shqiptarise...me te gjithe ata qe e perkrahin kete psikopat enveriste antishqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyTue Jun 05, 2012 7:50 pm

https://www.youtube.com/watch?v=hP7zkOrDc9k&feature=player_embedded
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptyFri Jun 15, 2012 1:08 am

SHQIPTARET RRJEDHIN PREJ … MONGOLEVE!
11/04/2012 | Filed under: Kryesore | Posted by: Redaksia

- Bashvezir Sali pasha, gjyldyrym!

- Bujrum, coglanhaber!

- Dua te flasim per viziten tuaj te fundit ne Turqi. A te fillojme?

- Yrysh!

- Deklaratat tuaja, gjate dhe pas vizites suaj ne Turqi, perbejne nje rast pa precedence ne historine e diplomacies boterore. Historianet dhe etnologet ngriten duart perpjete. Sidomos albanologet u bene per te vrare veten.

- Kush jane keta albanologet qe kane llapur pa dijenine dhe lejen e shtetit dhe te qeverise sone?

- Franc Bop, Prosper Merime, Albin Leski, Eduard Mejer e te tjere.

- Dhe perse u nervozuan pizevenget?

- Sepse aludoni hapur per mungesen e aftesive te tyre shkencore. Te gjithe ata mbrojne tezen se Shqiptaret e kane origjinen nga Pellazget dhe Iliret.

- Atehere, haram u qofte! Me sa duket kane qene te indoktrinuar nga propaganda komuniste.

- Zoti berisha, sinqerisht, mbetem pa goje me keto qe thoni!

- Mos ki gajle! Sepse mungesa e gojes te nje njeri ka dy te mira. Se pari nuk ha dhe keshtu zgjidh edhe problemin e krizes dhe, se dyti, nuk keput proçkulla pa hesap. Por nejse! Dhe perse u habite kaq shume, zotrote?

- Po sepse albanologet qe permenda kane vdekur te gjithe perpara se te vinte ne pushtet Enver Hoxha.

- Harbut! Me duket se nuk e ke idene se ç’ishte ideologjia komuniste. Demoni i saj eshte kaq i fuqishem sa qe ndikon mendjet e njerezve akoma dhe pertej varrit! Thyen çdo logjike dhe ligj te njohur te kohes dhe hapesires!

- Zoti Kryeminister, Sipas argumentimeve tuaja, Shqiptaret e kane prejardhjen nga Mongolet?

- Jo, ore kopuk! Si te erdhi?

- Konkluzioni im rrjedh nga llogjika matematike e rregullit te treshit, qe pak a shume, do te thote… Meqenese vete Turqit pretendojne se e kane origjinen nga fiset mongole, atehere edhe Shqiptaret jane Mongole, perderisa kane lidhje gjaku me Turqit! Jeni dakort?

- Bashibozuk, ja fut kot! Kjo logjike e rregullit te treshit, me sa duket te ka bere dem te madh. Dhe une, qe te te ndihmoj, do ta qerroj nga faqja e dheut me nje dekret qeveritar te ardhshem. Por nejse! Nese Turqit ngulin kembe ne teorine e tyre, atehere qenka e vertete.

- Gje qe do te thote se ne Shqiptaret jemi pasardhesit e Xhengis Khanit dhe Timurlengut, te cilet ishin pushtuesit me te medhenj dhe me te eger te botes! Eshte e vertete?

- Kjo qe po me pyet perben sekret shteteror dhe kushtetuta ma ndalon qe te flas.

- Zoti doktor! Deklaruat ne te gjitha tonet se Turqit dhe Shqiptaret jane popuj miq dhe me kulture te perbashket. Qendron shkencerisht kjo teze?

- Po, eshte e padiskutueshme!

- Po si eshte e mundur qe Shqiptaret dhe Turqit te jene popuj miq kur dihet se per 500 vjet me rradhe Turqit ishin pushtues dhe Shqiptaret te roberuar?

- Kjo nuk do te thote gje! Si pergjigje, po te kujtoj nje thenie te Romakeve te lashte… Ne vertet pushtuam Greket, por u pushtuam edhe vete nga kultura helene… Te njejten gje pesuan edhe Turqit me Shqiptaret.

- Po si ka mundesi qe te quhet mik populli shqiptar me ate turk kur dihet se ne asnje dokument te shkruar apo thenie gojore, ne asnje veper letrare apo shprehje gjuhesore shqipe nuk ekziston qofte edhe nje fjale e vetme positive per Turqit?

- Ato jane hollesira! Perderisa e them une, nuk ka pike diskutimi.

- Si eshte e mundur qe nje komb qe ka nxjerre nje hero kombetar si Skenderbeu, i cili u shqua ne luften per vdekje kunder Turqeve, te quhet filoturk?

- Le te mbete midis nesh, por edhe Skenderbeu nuk eshte pa gjynahe.

- Urdhero?

- Dua te them se u nxitua disi ne luften kunder Turqeve. Sepse po te mos rezistonte, nuk do te vriteshin aq dhe aq Shqiptare. Me kupton?

- A, te kuptova! Prandaj dhe ftuat zotin Erdogan ne festimin e 100 vjetorit te pavaresise.

- Pikerisht! Me sa duket, ke filluar te kapesh fillin e gjerave.

- Mirepo mos lind ndonje problem me Pashko Vasen, i cili ka thene se… feja e Shqiptarit eshte shqiptarija…

- Ke te drejte, por Pashko Vasa i shkrete, ne kohen qe i tha keto fjale, vuante nga arteroskleroza.Nuk mund te them me teper hollesira, sepse ma ndalon Hipokrati.

- Ju pretendoni se Turqit dhe Shqiptaret kane lidhje gjaku. Deri tani dalim se vertet Shqiptaret kishin lidhje gjaku me Turqit, por e thoshim ne kuptim figurativ. Domethene se i ndajne nga njeri tjetri lumenj gjaku, perderisa u therren dhe u vrane per 500 vjet. Mos ishte ndonje lapsus i çastit?

- Ne asnje menyre! Une nuk flas me metafora, por ne aspektin e perzierjes gjenetike.

- Ju thoni se Turqit edhe sot e kesaj dite preferojne grate shqiptare.

- Po eshte e vertete!

- Mirepo, keshtu del se Turqit na kane … per 500 vjet dhe vazhdojne edhe sot te na bejne te njejten gje.

- Derdimen leternxires! Mos valle je i vene nga kryetari i opozites? Nese je i tille, atehere do te pushoj menjehere nga puna!

- C’ne, zoti berisha! Une jam gazetar i pavarur dhe jo nepunes i shtetit!

- Gazetar i pavarur the? Ashtu? Atehere, po mbyll gazeten e pronarit tend. Rezultati eshte i njejte. Jazek, coglanhaber!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 EmptySat Jun 16, 2012 7:56 pm

Rrnoft nderi i kombit SALI BERISHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 43 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 43 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 23 ... 41, 42, 43
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: