Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 33 ... 43  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySun Sep 26, 2010 5:27 pm

Sali sllobodnak berisha dhenderr i fazliqit Millosheviqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatbardhi
Fillestar/e
Fillestar/e
fatbardhi


Male
Numri i postimeve : 13
Age : 56
Vendi : Gjilan
Registration date : 23/09/2010

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyMon Sep 27, 2010 8:52 pm

nuk dije se qka pret ky popull i mjere
duron tradhtarin duron te shiturit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyThu Sep 30, 2010 4:06 am

Celsi Edi Rama

Tash te gjithe a din se politika dhe administra shqiptare eshte vet krimi.
Tash ato qe une kam shkruar fatkeqsisht kane dale te verteta, e ndjehen fort ne stomaqet e boshatisura dhe ne kurizet e thuprosura me shufra hekuri te fakir fukaras shqiptar.
Tash te gjithe e dine se ate qe ben Edi Rama dhe PS-sa eshte nje hapez, ose nje propogande me synim pushtetin.
Akuzat ne drejtim te organizates kriminale ne pushtet jane pak. Ne se nuk tregohet dhe ofrohte zgjidhja, veshtire se shqiptaret te ndjekin PS-ne. Vendin e pret nje kaos dhe boshatisje e pergjithshme.
Edi Rama (mendoje une), duhet te thote se PS-ja me te ardhur ne pushtet do luftoje krimin e organizuar duke ja filluar nga shkarkimi dhe arrestimi i Ina Rames... Ne se ai nuk e bene kete nuk ka shprese.
E qe ta beje kete, ai duhet te mare pushtetin. E qe ai te mari pushtetin duhet te gjeje celsin e marrjes. E celsi i marjes eshte ai vet. E qe ai te funksionoje si celes (fizika e tij ngjan vertet si nje celes, antik, klasik), Edi Rama duhet ta leje zborin qe po i bene PS-se dhe gjithe shqiptareve qe jane shume me te avancuar se politika.
Edi Rama duhet te le "edhe i njofim, edhe nuk i njofim zgjdhjet". Ai duhet te le " edhe nuk futemi ne parlament, edhe futemi ne parlament". Ai duhet te le " edhe protostojme, edhe nuk protestojme". Ai duhet te le " edhe bejme greve urie, edhe nuk bejme greven e urise".
E qe Edi Rama te funksionoje si celes (fizika e tij ngjan vertet si nje celes, antik, klasik), ai duhet te thote se "nuk ka ligj administrativ pa hetimin e zgjedhjeve", ai duhet te thote "protesta deri sa te shporret flama". Edi Rama jo vetm duhet te deklarohet por dhe te veproje se ka rrezik te na dali ortaku i trete i Berishes pas Nanons dhe Metes...
Vjeshta do te jete e veshtire, e Dimri i eger...

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyThu Sep 30, 2010 10:55 pm

Prudentino, biznes me mbesën e Sali Berishës

Tedi Blushi

Shpresa Breçani, mbesa e kryeministrit Sali Berisha, figuron eksperte kontabël e një prej 3 kompanive të themeluara në vendin tonë nga Albino Prudentino , njëri prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita”, i cili u arrestua dje në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur në fushën e lotarive dhe basteve sportive “Bet Plus”. Nga të dhënat që ofron ekstrakti i regjistrit tregtar të saj, rezulton se 45 për qind të aksioneve të kësaj kompanie i zotëron pikërisht 35 vjeçari Angelo Prudentino, djali i supermafiozit italian. Kompania “Bet Plus” është themeluar në datën 1 dhjetor 2008. Në po të njëjtën ditë rezulton të ketë filluar punë pranë saj edhe mbesa e kryeministrit Berisha. Afati i emërimit të saj në detyrën e ekspertes kontabël të autorizuar ka qenë njëvjeçar, pra deri në datën 1 dhjetor 2009. Aksionerë të tjerë në këtë kompani figurojnë Arqile Sota, ish drejtor në Ministrinë e Jashtme, biznemseni i njohur Lulëim Sallaku, shtetasit italianë Francesco Fornelli e Giuseppe Palma etj. Statusi i “Bet Plus”-it aktualisht është i pezulluar, çka do të thotë se aktiviteti i saj në fushën e basteve sportive nuk ushtrohet më. Selia e kësaj kompanie ndodhet në Tiranë, më konkretisht në adresën rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës amerikane, Pallat i ri, kati i 3-të”.
Shpresa Breçani
Është vajza e Hajrie Breçanit, motrës së kryeministrit Berisha. Kjo është hera e parë që një familjar kaq i afërt i shefit të qeverisë rezulton i përfshirë në biznese që drejtohen nga një organizatë kriminale mafioze, nga më të rrezikshmet në Europë, sikundër është “Sacra Corona Unita”. Emri i Shpresa Breçanit është i njohur për opinionin publik shqiptar. Gjatë hetimeve që prokuroria shqiptare nisi ndaj biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, i cili dyshohej se pastronte para në vendin tonë, u zbulua se mbesa e kryeministrit Berisha ishte eksperte kontabël e dy kompanive të tij, respektivisht “Alpha” dhe “Rompetrol”. Ndërkohë gjatë hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, rezultoi se Shpresa Breçani kishte audituar pasqyrat financiare të viteve 2006-2007 të ndërmarrjes “MEICO” dhe të Uzinës së Poliçanit.
Dy kompanitë
Angelo Prudentino, djali i njërit prej drejtuesve kryesorë të “Sacra Corona Unita”, është themelues edhe i dy kompanive të tjera në vendin tonë. Konkretisht, ai zotëron 80 për qind të aksioneve të “Betting System Albania”, si edhe 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Cazino Italia”. Kompania “Betting System Albania” është themeluar në datën 12 shkurt 2010 dhe statusi i saj është aktiv. Objekti i veprimtarisë së saj është “shërbime nëpërmjet internetit, për parashikimin e zhvillimit të lojërave të fatit, kazinove, basteve, garave të ndryshme të të gjitha llojeve. Prodhim i materialeve, lëndëve të para dhe prodhim i makinave elektronike të lojërave të fatit”. Selia e kësaj kompanie ndodhet në Tiranë, në adresën rruga e Durrësit, tek “ProCredit Bank”, Laprakë. Ndërsa kompania tjetër e Prudentinos, “Cazino Italia” është themeluar në 11 shkurt 2010. Objekti i veprimtarisë së saj është “Administrim i agjencive për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave me ndihmën e sistemeve informatike dhe të telekomunikacionit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 02, 2010 2:37 am

QEVERIA ME E KORRUPTUAR NE HISTORINE E SHQIPERISE
Publikuar më 01 tetor, 2010 në orën 20:45 ( Para 4 orë e 49 minutave ) Lajme |


Plasi peshku i qelbur i koprrupsionit

Ish- ministri Ekonomise dhe deputeti ne detyre Dritan Prifti denoncoi hapur para kamerave afera te pista korrupsioni te qeverise se Berishes. Ne menyre direkte dhe indirekte ai akuzoi vete kryeministrin Sali Berisha, kryetar i PDSH-se dhe sekretarin e Pergjithshem te saj, Z. Ritvan Bode, Minister i Financave per mbrojtje dhe mbulim te korrupsionit ne strukturat me te larta shteteroree qe e kane detyre paresore luften e kunder tij. Ai sulmoi edhe kryetarin e LSI-se Z. Meta.


Plasi peshku i qelbur i korrupsionit. Kesaj here aferat nuk i zbulon opozita por vete peshkaqenet dhe balenat e korrupsionit qeveritar. Secili i nxjerr te palarat secilit. Secili zbulon komplotet ne prapaskene kunder secilit. Secili spiunon secilin. Gruaja burrin. Ish- ministri kryeministrin e koleget e vet.... Plasi peshku i qelbur i korrupsionit!

Nje mesim nga Athina qeveritare
Para nje jave ish-qeveritaret dhe ata ne detyre te Greqise deklaruan pasurite e tyre. Ish- kryeministri Karamanlis, djali i ish- kryeministrit historik grek Konstantin Karamanlis ka nje pasuri te pergjithshme qe nuk i kalon te dy milione eurot.
Kryeministri ne detyre Jorgos Papandreu, djali i ish- kryeministrit historik Andreas Papandreu ka nje pasuri me te vogel se Karamanlisi. Greqia ka nje popullsi rreth 3 here me te madh se Shqiperia. Ka nje turizem qe vleresohet ne majat e atij boteror. Ka edhe pasuri te shumta.
Karamanlisi dhe Papandreu baba- bir kane mbi tiridhjet vjet qe qeverisin njeri pas tjetrit Greqine. Kjo eshte pasuria e tyre. Po ne Shqiperi!?
Pas tre- kater muaj ne detyre si minister i Ekonomise Dritan Prifti deklaroi 1.8 milione euro pasuri. Ministra te tjere kane edhe me shume se ai, pas qene asnje dite kryeminister as pa pasur ndonje prejardhje presidenciale apo kryeministrore....
Nje mesim me shume vlere nga Athina qeveritare, qe vleresohet si nje nga shtete me qeveri me te korruptuar ne Evrope.... Cfare mund te thuhet per qeverite dhe ministrat shqiptare!?

Dy per Salen e nje per Lalen!
Jo vetem jane mjshter te hajnise e korrupsionit, por edhe staliniste te thekur ne mbrojtjen e tij,. sipas antiparimit “ mbrojtja me e mire eshte sulmi”, .
Ka plot nje muaj qe lideri i opozites dhe kryetar i Bashkise sse Tiranes, cdo dite e cdo jave, here vete e here deputetet e tij, jane ne ofensive te panache. Cdo e dite e me fakte te pakundershtueshme ata denoncojne, “mamuthet” e “ balenat” e korrupsionit qeveritar dhe strumbullarin e tij dhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.
Ka plot nje muaj qe me fakte e te dhena konkrete, opozita dhe lideret e saj i kane marre nga duart Berishes dhe qeverise se tij flamurin e anti- korrupsionit, me te cilin i mashtruan shqiptare qysh prej fushates elektorale te 3 korrikut 2005. Lepe-peqenet e qeverise, te zene mat dhe ne befasi anga opozita flasin em gjuhen dhe stilin e Stalinit “mbrojtja me e mire eshte sulmi”
Shih sa poshte ka rene Kartagjena berishiane… Albana Vokshi denoncon bashkeshortin e saj te paligjesuar, pra de facto por jo de- jure se i paska dhene 100 milione euro, pra 20 per qindshin e 500 milione eurove qe paska investuar ai vetem ne ndertimet brenda jurisdiksionit te Bahskise se Tiranes. Vokshi nuk dha asnje te dhene e asnje fakt se si i beri ai dhe ajo 500 milione euro!? Po milionat e tjere per gjashte hdirocentralet e Kardhiqit te marra Brenda nje dite me tenderin nen doren e qeverise nga erdhen !? Sa u ka paguar bosave te qeverise !?
I thone ekonomi tregu e jo shaka! A nuk thonin policet e tij “ Dy per Salen e nje per Lalen!? A nuk eshte polici simboli i pare i cdo shteti? Te pakten gjoba e Rames qenda nje me pese e jo nje me dy si e policeve dhe yesmeneve te Berishes, edhe sikur te jene te verteta vetdenoncimet e tyre!

Gruaja spiunon burrin…. Prindi- femijen…
A nuk ju kujton vetem ky fakt kohen e ndritur te Partise se pare te Saliut, kur gruaja spiunonte burrin, prindi femijen, dashnorja- jaranin, vellai - motren, femija prindin…
Patem menduar se ajo kohe kishte perenduar njehere e pergjithmone. Faktet kokeforta deshmojne krejt te kunderten. Ka nderruar vetem aparenca, emri i partive, emri i Zeusve qe te bejne gjemen,,,, por jo mendesia, jo botekuptimi, jo thelbi stalinsto- enverist qe i ka rrenjet shume te thella se pari tek pasardhesit ne krye te kupoles politiko- shteterore te Shqiperise se sotme.
Te pakten, formalisht si partia e Stalinit ashtu edhe ajo Enverit mblidhte formalisht e sa per sy e faqe te ashtuquajturat plenume te KQ te partise nje here ne gjashte muaj per ti dhene imazhin e kolegjialitetit shkopit absolut te diktatoreve ish- komuniste… PD e sotme i zhvillon plenumet e saj nje here ne tre a kater vjet….
Kete shembulll vetdenoncues dhe vetdemaksues te Albana Vokshit perdor edhe ushtari tjeter i Berishes Alibeaj, ne sulmin e tij te donkishotesk kunder mullinjve te eres.
Pikerisht ne kohen kur lideri i opozites dhe shtabi i tij u zgjuan nga gjumi dhe filluan ofensiven e tyre te mencur kunder pikave me te dobeta te qeverisjes shqiptare, sic eshte mbrojtja e krimit te organizuar dhe roli i saj si strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi, e kapur ne befasi pozita e korruptuar dhe udheheqja e saj po bejne gafa pas gafash, duke i dhene fakte edhe me te forta sulmuesve me denoncimin dhe demaskimin e vetvetes.
Vetvetiu lindin disa pyetje qe do te ishte mire tu pergjigjej vete Berisha e jo telallet e lepe- peqenet e tij:
Mire qe nuk i zbatojne por te pakten i lexon ai raportet nderkombetare per drejtesine shqiptare.!? Ne vend te ligjit dhe drejtesise, ajo eshte kthyer tash pese vjet ne strumbullarin e cdo kritike per korrupsion, per mbrojtje te krimit te organizuar, per mosdhenie drejtesie, per zbatimin e ligjit te Maliqit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 02, 2010 3:05 am

Motra e Majlinda Bregut, biznes me Prudentinon




TIRANE- Aktiviteti i biznesit në Shqipëri i Albino e Angelo Prudentino, dy prej kokave të “Sacra Corona Unita” përfshin lidhje me njerëz të fuqishëm.

"Gazeta Shqiptare" vazhdon sot publikimin e investigimeve mbi aktivitetin e familjes Prudentino dhe zbulon se e motra e ministres së Majlinda Bregut, Ornela Bregu dhe bashkëshorti i saj Ervis Gjeçaj figurojnë të jenë bashkëpunëtorë të Angelo Prudentinos ( djali i Albinos) në një prej kompanive të tij.

Në kryeartikullin e sotëm me titull “Motra e ministres, ortake e mafiozit” zbulohet se “32-vjeçarja Bregu, një show-girl e njohur e spektakleve shqiptare, është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës e kompanisë “Betting System Albania”.

Në të njëjtën kompani bashkëshorti i saj, Ervis Gjeçaj mban dy funksione: përfaqësues ligjor dhe bashkëpronar me 20% të aksioneve. 80% e aksioneve të “Betting System Albania” i përkasin bosit të “Sacra Corona Unita”.

“Betting System Albania” u themelua me 12 shkurt 2010 dhe figuron “aktive” në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ajo ka një veprimtari të gjerë që përfshin bingon, llotaritë, lojërat elektronike, llotot sportive, kazinotë etj.

Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit figurojnë të regjistruara në emër të familjes Prudentino dhe 2 kompani të tjera bastesh “Bet plus” dhe “Casino Italia”.

59 vjecari Albino Prudentino u arrestua dy ditë më parë në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane pasi gjykata e Leçes kishte lëshuar urdhrin e arrestit për veprat “Bashkëpunim kriminal të tipit mafioz”, “Trafik droge”, “Grabitje në rrethana rënduese."
"Gazeta Shqiptare" në numrin e sotëm i ka kushtuar sërish 4 faqe me dokumenta dhe fakte këtij skandali kriminalo-financiar.
(s.g/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Oct 12, 2010 2:29 am

Berisha licenson Damir Fazlliç për tregtimin e energjisë në Shqipëri
Nga Tema

Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurat për licencimin në fushën e tregtimit të energjisë për kompaninë “Rudnap Energy Tirana”. Vendimi është marrë më 8 shtator të muajit të kaluar, ndërsa kompania në fjalë, në bazë të të dhënave të depozituara në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve në Tiranë, rezulton se është në pronësi të Damir Fazlliç. Kjo kompani u regjistrua në muajin korrik në Tiranë dhe ka përfaqësues ligjorë shtetasit serbë Vladimir Djordjeviç, Vladimir Marjanoviç dhe përfaqësuesin shqiptar Fatjon Mahmutaj. Kompania në fjalë është tërësisht në pronësi të kompanisë qipriote “Altaria Research Limited”. Damir Fazlliç ka pranuar se kjo kompni, pra “Altaria Research Limited”, është në pronësi të tij. “Altaria Research Limited” është kompania qipriote që u hetua nga prokuroria pasi bleu kompaninë tjetër të Fazlliç në Shqipëri të quajtur “Crovvn Acquisition” në vlerën e 1.75 milionë eurove në vitin 2007, skandal që u bë publik nga gazeta Tema dhe Faktor Plus. Nga ana tjetër, kompania serbe “Rudnap Group”, ligjërisht është konfiguruar si një “bijë” e kompanisë qipriote “Altaria Research Limited”, duke e kaluar gjithë kontrollin dhe varësinë e gjigandit serb të energjisë nën varësinë e qipriotes “Altaria Research Limited”.

Rudnap Energy Tirana

Objekti i veprimtarisë së kompanisë së licensuar, “Rudnap Energy Tirana”, është tërësisht i fokusuar në shitblerjet e energjisë elektrike brenda Shqipërisë, por edhe në marrëdhëniet me jashtë. Statuti i kompanisë ka përcaktuar si objekt tregtimin dhe furnizimin me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike brenda dhe jashtë vendit, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike elektrike, prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin dhe tregtimin e produkteve të energjise, duke përfshirë, por jo ekskluzivisht, vaj, gaz qymyr etj, brenda dhe jashtë Shqiperise, duke pasqyruar shërbime me prodhimin e energjisë elektrike dhe të produkteve të energjisë. Kompania që u regjistrua në muajin korrik në Tiranë ka një kapital themeltar prej 30 mijë eurosh, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të saj nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë kontrata me vlerë më të lartë se 30 mijë euro.

Rrjeti i kompanive

Aktualisht në Shqipëri grupi serb “Rudnap” ka një rrjet prej pesë kompanish të ndryshme, të dedikuara tërësisht në tregtimin e energjisë dhe produkteve të saj. Dy prej këtyre kompanive kanë qenë në fillim në pronësi tërësisht të Damir Fazlliç dhe më pas i janë shitur grupit Rudnap. Të tilla janë kompanitë “Crovvn Acquisition” si dhe “Alpha sh.p.k”, që të dyja shitur në Qipro nëpërmjet “Altaria Research Limited” dhe “Irongold Services Limited”, ndërsa pas shitjes së dy të tij kompanive të tij tek Rudnap Group, Damir Fazlliç rezulton se edhe në vitin 2010 është administrator i tyre. Këtë gjë e vërtetojnë të dhënat zyrtare të QKR-së, ku në lidhje me kompaninë “Alpha shpk”, Fazlliç ka autorizuar regjistrimin për llogari të kompanisë “Alpha sh.p.k” të një prone në zonën energjetike në Porto Romano, këtë autorizim Fazlliç e ka lëshuar në cilësinë e administratorit. Përveç dy kompanive që Fazlliç ia ka shitur “Rudnap Group”, ky i fundit ka hapur në mënyrë të pavarur në Shqipëri dy kompani të tjera. Njëra është “Rudnap Energy Tirana”, së cilës sapo i është pranuar aplikimi për tregtimin e energjisë në Shqipëri, ndërsa tjetra është “Rudnap Construction Group”, e regjistruar një vit më parë me objekt të ngjashëm, por më shumë e dedikuar në ndërtimin dhe realizimin e veprave energjetike. Kompania e pestë ku “Rudnap Group” është prezent në Tiranë është “Slovenia Petrol Albania”, një kompani bijë e “Slovenia Petrol” të Sllovenisë, ku Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç (pronari i Rudnap-it), rezultojnë aksionerë së bashku në filialin e Tiranës. “Rudnap Group” është një ndër asetet më të rëndësishme të shtetit serb dhe prej vitesh ka manifestuar influencën dhe strategjinë e këtij shteti në sektorin energjeitik në mbarë botën. Gjatë vitit 2008, kur KESH drejtohej nga Gjergj Bojaxhiu, kjo kompani pati kontrata shit-blerje me KESH deri në 70 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Oct 12, 2010 2:47 am

Marrëveshja e detit - Plani sekret i qeverisë shqiptare

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Ka nisur me një “të shtënë topi” diku nga shekulli i XVII, por e shtëna e tij ende nuk po ndjehet në Shqipëri. Ajo është shndërruar përfundimisht në një minë me sahat për Tiranën zyrtare që vazhdon të heshtë dhe të fshihet pas heshtjes dhe po si një minë që shpërthen rregullisht herë në heshtje dhe herë me zhurmë të mbytur në marrëdhëniet shqiptaro-greke. E shtëna e topit – largësia deri ku shkonte predha nga bregu në det – përcaktonte dikur detin territorial që i përkiste një vendi; sot në kohë moderne, ajo është zëvendësuar nga konventa ndërkombëtare që synojnë të zgjidhin një nga problemet më të rëndësishme e të debatueshme mes shteteve anëtarë të OKB-së.
Në Shqipëri, si zakonisht, historia merr një përmasë tjetër. Që nuk dihet sesa dhe deri ku përcaktohet nga paaftësia proverbiale e shtetit shqiptar për të zbatuar ligjet ndërkombëtare, por sidomos, kushtëzohet nga aftësia e pazakontë për të shkelur kushtetutën dhe ligjet lokale të vendit. Kjo është një histori ku të gjithë janë fajtorë dhe një numër tjetër fajtorësh, me emër e mbiemër, të cilët janë direkt subjekt i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, vazhdojnë të shërbejnë dhe të firmosin në emër të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një histori absurde, një histori më shumë e poshtër sesa është e turpshme.
Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Dhe që nga ai moment, nuk ka asnjë reagim. Të paktën publikisht. Njëlloj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Herë pas here, ky shqetësim ngrihet në takime bilaterale mes dy vendeve, së fundi edhe në takimin Berisha – Papandreu në Nju Jork apo dhe në Tiranë e Athinë, si dhe në një deklarim publik të Presidentit të Republikës, që larg e larg e shpreh shqetësimin e tij për këtë situatë, duke treguar edhe një rrugëzgjidhje të absurdit të krijuar. Edhe pse institucionin e tij e kanë përjashtuar dhe veçuar deri më tani nga zgjidhja. Siç e kishin përjashtuar që në fillim të procesit.

Një plan sekret
Ka një plan rezervë. Ka një plan sekret. Një plan i cili ndodhet që prej muajit korrik në zyrën e kryeministrit Sali Berisha dhe që synon daljen me aq “nder” sa ka mbetur një i tillë dhe me aq “nder” sa mund të mblidhet nga çfarë është derdhur, për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë. Është një plan që i propozohet qeverisë shqiptare nga Ministria e Jashtme për fatin e ndërlikuar të një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar në nivel qeveritar, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. E brohoritur dhe e mallkuar në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje ka krijuar një ngricë të vërtetë diplomatike dhe gjysmë të heshtur me fqinjin jugor. Në një situatë të tillë, heshtja është një mjet që zgjidh vetëm përkohësisht punë, por që nuk mund të shkojë larg si mjet për zgjidhje. Dhe një gjë të tillë, qeveria shqiptare, e kryqëzuar si autore e hartimit të një marrëveshjeje antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, e di më mirë se kushdo. E përfshirë nën presion të brendshëm në Tiranë – presioni që vjen nga moszbatimi i ligjeve – dhe nga presioni i kuptueshëm që vjen nga Athina që kërkon marrëveshjen, qeveria po kërkon një rrugëdalje nga kjo situatë krejt e pakëndshme.
Burime të rezervuara qeveritare pohojnë për revistën MAPO ekzistencën e një plani sekret për këtë qëllim. Ky plan bazohet në dy kolona kryesore. Si për ironi të fatit, një nga autorët kryesorë të tij është Ferit Hoxha, shef i misionit diplomatik shqiptar në OKB, kryetar i grupit negociator shqiptar përballë palës greke. Plani është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Gazmend Turdiu, një tjetër negociator i marrëveshjes dhe për momentin, ka mbetur mbyllur në zyrën e kryeministrit. Normalisht, një kopje e tij duhet të kishte mbërritur me kohë në zyrën e Presidentit, por deri më tani, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Si të dalim nga kriza?
Kjo është një pyetje e cila shkakton shumë kokëçarje në të dy anët e kufirit me fqinjin jugor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, nuk le vend për mëdyshje, por vetëm për zbatim: marrëveshja është antikushtetuese. Në këto kushte, në bisedimet e kryera në të gjitha rastet me përfaqësues të qeverisë greke, deri dhe me kryeministrin Papandreu, pala shqiptare, në mënyrë informale ka premtuar një zgjidhje të shpejtë të problemit. Por mënyra sesi do të arrihet kjo zgjidhje është teknikisht e vështirë, politikisht problematike dhe ligjërisht e ndërlikuar. Ministria e Jashtme, dikasteri kryesor i prekur nga kjo situatë, ka arritur të prodhojë që në muajin korrik një propozim konkret. Më saktë dy të tillë.
E para ka të bëjë me një negocim të ri me palën greke për ndarjen e detit dhe e dyta, me delegimin e këtij problemi në njërën nga dy gjykatat ndërkombëtare që mund të shprehen për këtë çështje; në Gjykatën e Hagës, një organ juridik i Kombeve të Bashkuara ose në Gjykatën Hamburgut, një forum qendror i themeluar prej Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit. Deri më tani dilema se cila prej këtyre gjykatave do të marrë përsipër të zgjidhë hallin e prodhuar kryesisht me mjetet e së paku paaftësisë shqiptare, nuk ka gjetur zgjidhje. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Presidenti i Republikës. E ka pohuar nga Uashingtoni, si zakonisht duke përdorur një gjuhë të përmbajtur për të mos larë në pazar këtë plaçkë të qelbur. Ai përmend marrëveshjen e hedhur poshtë duke u shprehur: “Këtu problemi është që kërkohet një vullnet i dyanshëm për të gjetur metodikën, sepse për t’u futur në rinegocim, kërkohet edhe vullneti i palës greke. Por, unë mendoj që janë disa rrugë të mundshme, që mund të konsiderohen rrugë në parim...Rrugët janë të hapura. Mund të ketë rrugë, të cila konsiderohen të rinegocimit, por mund të ketë edhe rrugë, të cilat çojnë në aplikimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, me pëlqimin e të dyja palëve natyrisht. Asgjë nuk është e mbyllur, gjithçka është e hapur”.
Ajo që nuk thotë Presidenti është se tashmë qeveria shqiptare e ka zgjedhur një rrugë të tillë: jo rinegocimin, por përplasjen e kokës në Gjykatat Ndërkombëtare. Dhe ato janë vetëm dy të tilla.
E para, është Organ Juridik i Kombeve te Bashkuara. Ndodhet në Pallatin e Paqes në Hagë, Holandë. Funksionet e saj themelore janë shqyrtimi i kundërshtive të paraqitura, nga shtetet, për të dhënë opinionin e saj këshillimor mbi çështje ligjore të sjella prej organeve ndërkombëtare të autorizuara apo agjencive, si dhe prej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në të janë gjykuar më shumë se 20 raste që kanë të bëjnë me ndarjen e kufijve detarë midis shteteve.
E dyta, është gjykata e Hamburgut, e cila është një forum qendror i themeluar prej Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit si një njësi që shqyrton në kushte paqësore të gjithë kundërshtitë që kanë të bëjnë me palët të cilat ndajnë Shelfin Detar dhe që nuk bien dakord për këtë ndarje.
Autoriteti i kësaj Gjykate përfshin të gjithë kundërshtitë dhe të gjithë kërkesat e paraqitura tek ajo, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, si dhe gjithë çështjet e veçanta që kanë lidhje me kërkesën për këshillim juridik në këtë Gjykatë. Këto çështje përfshijnë konfliktet që janë krijuar midis shteteve të cilat janë palë dhe që kanë mospërputhje e mospërkim për interpretimin e Ligjit të Detit dhe Implementimin e UNCLOS ( Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit )
Sipas të drejtës ndërkombëtare, kur palët negociojnë për të realizuar një marrëveshje të caktuar për ndarjen e hapësirave detare midis tyre, njëra prej tyre ose të dyja mund t’i drejtohen kësaj Gjykate dhe ajo e shqyrton çështjen brenda dy javësh.

Çfarë ka shkelur pala shqiptare?
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë – dhe vazhdojnë me “...moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare mes dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”, siç shprehet gjykata.
Brenda vendimit të saj është dhe “loja” e rëndë që negociatorët shqiptarë në fillim, ish-ministri i jashtëm në vazhdim dhe gjithë deputetët shqiptarë që votuan pro marrëveshjes, i kanë bërë kryeministrit Berisha. Të paktën sipas Gjykatës Kushtetuese, është shkelur dhe urdhri i kryeministrit Berisha për të nisur bisedimet me Athinën për ndarjen e detit. Nuk është respektuar objekti i urdhrit 135, të datës 23 gusht 2007, firmosur nga Berisha që kërkonte ngritjen e “grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinjë”, sepse në referim të marrëveshjes tashmë të hedhur poshtë, objekti i saj është shtuar dhe me përcaktimin e “...zonave të tjera që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Por në botën informale shqiptare, kur fajin e kanë elefantët e politikës, normalisht për atë faj duhet të përgjigjet bari nën këmbët e tyre. Vetëm nëse vetë elefantët sillen si gjykatës dhe nuk respektojnë ligjin. Sepse duke mbetur tek “bari”, pozita e negociatorëve të palës shqiptare rëndohet në mënyrë ekstreme. Të paktën nëse zbatohet ligji.

Shërbejnë në shtet, kandidatë për në qeli
MAPO konsultoi një grup juristësh dhe asnjëri prej të cilëve nuk pati dilema: “Ka një lidhje të dukshme shkak-pasojë. Shkelja e Kushtetutës, ligji themelor i shtetit të së drejtës, reflekton në Kodin Penal. Duke nisur nga neni 3 i saj që thotë: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Në këtë rast, “tërësia e territorit”, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është shkelur. E nëse Kushtetuta jep parimin, Kodi Penal dëshmon vazhdimin.
Kreu V, i Kodit Penal, krime kundër rendit kushtetues, seksioni i parë, që flet për “Dorëzimin e territorit”, neni 208, thotë: “Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo një fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”. Më tej, Neni 210, i Kodit Penal, për “Marrëveshjet për dorëzim territori” thotë: “Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht apo tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura dhe materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet burg”.
Por çfarë ka ndodhur me grupin negociator shqiptar. Të gjithë janë gra dhe burra të mirë, profesionistë në fushat e tyre, por që sipas interpretimit të Kushtetutës nga organi i vetëm që e bën një gjë të tillë, Gjykata Kushtetuese dhe sipas referimit të Kodit Penal, rezultojnë se janë subjekt i shkeljes së rëndë të ligjit. Në të kundërt me çfarë duhej të kishte ndodhur me kohë, ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrat e tyre zyrtare, një pjesë e tyre edhe kanë marrë detyra edhe më të larta, njëlloj sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe jo vetëm ata. Por gjithkush tjetër që ka konsumuar një shkelje të tillë. Duke nisur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili për më shumë, mund të shohë me trishtim se vartësit e tij, ja kanë “hedhur” edhe atij vetë.
Një javë më parë zoti Berisha i dha “leje” organeve të drejtësisë që të zbatojnë ligjin... kundër shkelësve të mundshëm të tij. Që do të thotë që drejtësia duhet të nisë të hetojë për akuzat për korrupsion në rradhët e politikës. Rasti i marrëveshjes detare është një tjetër lloj korrupsioni. Jo vetëm financiar. Jo vetëm politik. Jo vetëm moral, por një akt i kryer as më shumë e as më pak, në kushtet e tradhëtisë së lartë ndaj vendit. Në një vend anormal si Shqipëria, “normalisht” zoti Berisha duhet të japë sërish leje që të zbatohet ligji ndaj shkelësve të mundshëm të tij. Normalisht, kryeprokurorja e Republikës Ina Rama duhet të kishte nisur kryesisht hetimin e këtij skandali. Sepse është e detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Dhe nëse ndodh që zonja Ina Rama vendos të zbatojë detyrimin e ligjit, do të ketë në dorë një dosje fare të thjeshtë për hetim: ka një vendim të pakundërshtueshëm të Gjykatës Kushtetuese, ka emrat e fajtorëve dhe referencën në Kodin Penal.
Vetëm kështu mund të mbarojë një histori turpi, mëkati dhe shkeljeje të ligjit që turpëron të gjithë. Sepse kjo është një histori që vërtet nis me një të shtënë topi nga bregu në det, por predha e tij mund të shkatërrojë të gjithë institucionet e vendit. Një predhë që për momentin, sapo ka helmuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Greqisë, duke krijuar një ngërç krejt të panevojshëm mes Tiranës dhe Athinës. Një predhë që tradhëton emrat e gjithë topçinjve shqiptarë. Që i njohin të gjithë, por nuk i përmend askush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Oct 12, 2010 9:34 pm

'Sali Berisha është një .. gënjeshtër!'Mero Baze | 12/10/2010

INTERVISTE ME MERO BAZEN - Baze e thotë hapur se ish-miku i tij Sali Berisha është për të tashmë një gënjeshtër e madhe. Në këtë intervistë me gazetarin Mustafa Nano, Baze flet për librin e sapohedhur në treg "Viti '97", pjesë nga i cili janë botuar para dhe pas hedhjes në treg nga "Shekulli"


Mero, ç'po më dëgjojnë veshët? Do dilni prapë me Temën?
Nesër shpresoj të jemi në treg.


E njëjta gazetë? Me të njëjtin format?
Po, e njëjta gazetë, i njëjti titull, i njëjti ekip.


Dikush që kish lexuar librin tuaj, që sapo ka dalë, mbi vitin 1997 më tha: Sa mirë që ia prishën gazetën Meros, pasi u shtrua të bëjë një libër të fortë.
Është mirë, kur tek çdo e keqe shikon një të mirë, por kjo nuk është arsyeja pse unë e shkruajta atë libër.


Në libër thoni se nuk ju është dashur shumë kohë për ta shkruar.
Ai ishte një libër, të cilin e kisha shkruar pak nga pak; muajt e fundit thjesht u ula, dhe e hodha në letër.


Sa kohë ju është dashur saktësisht?
Brenda muajit qershor e kam shkruar dhe sistemuar të tërin. Unë kur ulem të shkruaj, rri gjatë. Kam punuar deri më 2 të natës, dhe pa ndërprerje, për shkak të nevojës për t'i krijuar vetes atmosferën e librit


Doni të nënvizoni faktin, që libri ka atmosferën e territ, të natës?
Të tilla ishin ato kohë përpjekjet e shumicës për të eksportuar krizën elektorale në krizë të opozitës, apo përpjekjet për të bllokuar median, zërat kritikë, dhe për të futur sërish vendin në spiralen e raporteve negative me perëndimin


Po si ju lindi ideja për ta bërë këtë libër? Mund ta kishit bërë më parë, mund ta linit edhe për më vonë. Apo jo?
E kam menduar prej kohësh. Një pjesë të tij e kam shkruar në vitin 2000. E kam fjalën për pjesën e parë, ku flitet për raportet Meta-Berisha. Bile, disa pjesë i kam botuar në gazetën Tema në vitin 2001, por kanë kaluar pa vëmendje. Ndërsa vendimin për të bërë një libër të plotë për krizën e vitit '96 -'97, natyrisht, e mora këtë pranverë, kur në të vërtetë po shikoja se shumë nga simptomat e asaj krize po rishfaqeshin.


Dy "personazhet negativë" të librit janë Berisha e Meta. Nuk keni frikë se do ta marrin për një mesazh të kërkuar, si një tendencë tuajën në kontekstin e sotëm politik?
Nuk janë vetëm ata të dy negativë. Vende-vende jam dhe unë, dhe kolegë të mij.


Do kthehem tek "ju dhe kolegët" ..., por le të ndalemi dhe tek një "personazh i madh negativ", fjala vjen, tek Genc Pollo, i cili zë shumë vend në libër. Ç'është ky personazh?
Një "identitet" interesant i pluralizmit, një grim i fasadës së pagdhendur të Berishës, i cili nuk është se ia ka dalë ta trukojë plotësisht atë.


Ka dhe të tjerë si Pollo....
Jo, nuk besoj se ka shumë si ai. Por pakica nuk është gjithmonë e artë, dhe as gjithmonë e keqe. Thjesht është. Pollo ka imituar në karrierën e tij politike Berishën me të mirat dhe të këqijat. Ka imituar atë që Berisha u ka bërë kundërshtarëve në parti dhe kundërshtarëve politikë përballë. Dhe në fund janë prapë bashkë.


E di, Mero? Gjatë kohës që lexoja librin nuk më shqitej asosacjoni, se po lexoja ngjarjet që ndodhin në një fshat të çmendur. Po të ish për mua, do ta titulloja librin "Fshati i çmendur në një vit të cmendur".
Në të vërtetë, kur historia e një vendi ngushtohet tek aq pak njerëz, tek aq pak personazhe, tek aq pak aktorë publikë, për shkak të reduktimit të lirive dhe shanseve, i je afruar realisht kufijve të çmendurisë. Dhe kur kjo ndodh në një krizë aq të fortë sa kriza që kaluam në atë vit, duhen shumë aktorë dhe përvojë demokracie që të bëjnë të mundur kalimin e krizës pa trauma. Kriza e vitit '97 ishte në thelb një krizë e demokracisë në Shqipëri. U degraduan, jo vetëm standardet e demokracisë, por dhe personalitetet e njerëzve, dhe fatet e tyre fizike dhe politike


Është e ndryshme Shqipëria e sotme? Mua më duket, shpesh e në shumë drejtime, e njëjtë me atë "fshatin e çmendur". Apo është një paranojë e imja?
Për fat të keq aktorët janë të njëjtë, por Shqipëria ka ndryshuar. Ka më pak liri për të bërë çmendurira si në vitin 1997. Për fatin tonë të mirë tani nuk jemi vetëm ne që vuajmë disa mungesa lirie për të qënë qytetarë dinjitozë, por dhe Berisha, Meta, Rama, Nano, etj, vuajnë lirinë për të bërë atë që kanë bërë në vitin 1997.


Jeni i sigurtë që nuk e kanë lirinë për të bërë dëme? Unë vetë nuk jam aq i sigurtë
Kemi disa institucione më shumë, kemi një institucion presidenti, disa gjykata dhe institucione të tjera drejtësie që janë një hap para. Sipas meje, nuk e kanë atë liri që kanë pasur, por e frikshme është se po punojnë shumë, dhe po arrijnë suksese, për ta ripasur atë liri. Ky do ishte fundi


Keni përfundimisht një ide të qartë mbi Berishën? Dua të them se e dini mirë më në fund, se kush është, se ç'motivacione ka, se ç'qëllime?
Sali Berisha është një gënjeshtër.


Dua që të jeni pak më konkret. Unë vetë, në instancë të fundit, e kam parë si një njeri të marrosur pas pushtetit. Mirëpo ju në libër bëni ndonjë aluzion, sipas të cilit ai del dhe njeri që punon për kauza të tjera.
Po, ai çdo gjë e ka në funksion të pushtetit. Ajo është dashuria e vetme; dhe pasioni i vetëm i tij. Edhe kur bën luftë apo paqe me perëndimin, me fqinjët, me muxhahedinët, me familjen e tij, me miqtë dhe fëmijët e vet, ai ka parasysh pushtetin. Ndaj them që më ngjan me një Gënjeshtër të Madhe


Ka patur ndonjë moment të caktuar, në të cilin ju ka lindur dyshimi i parë serioz mbi të? Apo dyshimi mbi të ju është krijuar e rritur ngadalë-ngadalë?
Ka shumë momente të raporteve të mija personale të mbushura me dyshime. Por tek unë ka ekzistuar një indoktrinim sa i përket idesë së pamundësisë që ai ka pasur për të bërë diçka në politikë. Kisha idenë pra, se atë nuk e lanë të tregonte se ç'qe i zoti të bënte në politikë. Rikthimi i tij në pushtet qe zhgënjimi i madh, dhe fundi i iluzioneve


E keni menduar ndonjëherë, se çfarë mund të mendojë Berisha për ju sot?
Jo, se nuk rroj për të.


Po mirë, po jua bëj unë si pyetje: çfarë mendon ai për ju sot?
Besoj, se mendon thjesht për të më hequr qafe nga skena mediatike, dhe për të më mbyllur gojën. Nuk besoj se ka ndonjë zhgënjim apo diçka të ngjashme, pasi shihet qartë se nuk është njeri që i ka mbetur ndonjë mik në jetë. Nuk ka trajtuar askënd si të tillë.


Ju vetë e keni parë si mik ndonjëherë?
Po. Dhe nuk jam i penduar pasi, nëse nuk do ta shikoja si mik, nuk do kisha asnjë arsye të isha me të. Interesant në këtë raport është gruaja e tij.


Gruaja? Liria? Pse?
Ajo duket se ia njeh mirë mungesën e sensit për miqtë, dhe në momente të vështira të jetës së tij politike, përpiqej t'i forconte idenë, se unë isha një mik, bile një mik i vetëm i tyre. Gruaja e tij është njeriu që ka më shumë se kushdo tjetër ndikim mbi të. ka një pushtet të padukshëm për publikun, por shumë kapilar. Pas vitit 2005 ka dhe frenat e pushtetit, dhe kontrollon si me magji gjithë satelitët rreth pushtetit të tij. Është paksa tribale, bazohet tek fisi dhe familja, dhe nuk i beson askujt


Duket sikur po i jepni një rol më të madh, se sa e ka në të vërtetë..
Aspak. Praktikisht, ajo është Ministrja e Shëndetësisë prej 5 vitesh, ka një veprimtari të frikshme korruptive sa i përket fondacionit që drejton, ku grumbullon miliona, dhe s'i jep llogari askujt. Ka filluar të spekullojë me një sëmundje të dhimbshme e shumë të përhapur tek fëmijët, siç është autizmi, ku një seancë këshillimi kushton 30 mijë lekë, dhe ndalon me dorë të hekurt cdo iniciativë paralele në këtë drejtim. Është nyja e panjohur e pushtetit të frikshëm të Berishës


Në fakt, nga jashtë nuk duket se është kështu. Ajo edhe sikur s'ta mbush mendjen, ngaqë duket një gjë e urtë, e ndrojtur, e bindur, e thyeshme, e komandueshme ...
Ky është kujdesi që ajo bën për të fshehur pushtetin. Por ajo është e padrejtë dhe në ndarjen e pushtetit brenda familjes. Nëse i hedh një sy, e shikon se dhe brenda familjes së tyre, njerëzit e fisit të gruas janë njerëzit në pushtet, ndërsa njerëzit e Berishës janë pak dhe thuajse rrugëve. Frenat e biznesit, kapitalet bankare, televizionet, shendetësinë, real estate, etj, i ka ajo. Berisha ka dy nipa në punë të rëndomta, që vuajnë pasojat e të qenit nipa të tij. Ajo dhe vajzën e kushëririt të 5-të e ka drejtoreshë. Unë, që e njoh nga afër, kam dhjetëra detaje që tregojnë se ajo kështu ka qënë gjithmonë, edhe kur Berisha ishte në opozitë


Kjo që po thoni duhet të jetë një gjë e re për publikun.
Por është një gjë e prekshme dhe e verifikueshme shumë lehtë. Ju jeni një nga gazetarët e parë, ndoshta i vetmi, që e keni kapur me intuitë falsitetin e saj. Keni shkruar para ca kohësh një shkrim për të. Mos gaboj keni shkruar një shkrim me titull "Pushoni, po flet Nexhmije Berisha".


Po, më kujtohet. Është një shkrim që e kam bërë pas Gërdecit. Ishte momenti kur ajo shkoi në një familje të lënduar (me viktima) nga tragjedia, dhe u tha "Saliu dhe unë vetëm tek ju e kemi mendjen". M'u duk frikshmërisht shtinjake.
Po, tamam. Një herë foli, dhe tregoi dhëmbët, hipokrizinë, dhe prirjen për të pasur pushtet. Duket larg pushtetit, ngaqë rri larg media-s. Por herë pas here e tradhton veten. Shikoni poshtërimin që i bën kunatit të vrarë, shikoni deklaratat e kundërta me ato të motrës së saj. Asnjë femër në botë s'mund të shkelë mbi motrën për hir të pushtetit, ashtu si ajo. Vetëm pushteti i saj e ka bërë Berishën të shtiret sikur nuk e ka njohur baxhanakun e tij. Vetëm pushteti i një gruaje mund të trasformojë kështu një njeri.


Dhe një gjë të fundit për të shoqin e saj. Si e mendoni ikjen e tij nga politika? Me probleme për të? Me probleme për vendin? Me probleme për PD? Apo një ikje normale?
Tek dikush që s'ka pasur asgjë normale në jetë, s'mund të jetë normale ikja. Besoj se do ikë me probleme për vendin. Sa për PD-në, ajo tani nuk është më problem i shqiptarëve, por problem i Berishës që ikën bashkë me të.


Para se të fillonim këtë chat së bashku, po lexoja një lajm nga jeta politike italiane. Bersani, shefi i së majtës, ka thënë sot, që "mos e mendoni të kollajtë ikjen e Berlusconi-t; do bëjë dëme ai para se të ikë". Nga kjo ngjarje mora shkak që ju pyeta. Kur e thonë për Berlusconin në Itali, ku ka një qerre me institucione të forta e të pavarura e një ushtri të madhe me opozitë e me shoqëri civile, përfytyroni se ç'duhet të themi ne për Berlusconi-n tonë!
Nuk duhet të kemi frikë të pranojmë, se do kemi probleme nga ikja e tij. Por është një betejë që duhet ta përballojmë.


Do ikë shpejt? Apo pas 36 vitesh? Më duket, se kaq, 36 vjet, e ka parashikuar mandatin e dytë si me të qeshur.....
Nuk do ikë aq shpejt sa duam ne, por nuk do jetë aq gjatë sa do ai.


I keni thënë të gjitha në libër? Ka gjëra të tjera pa thënë?
Për ato vite, po. Dhe për Berishën e atyre viteve. Tani do të filloj punën për një libër shterues për të, për rikthimin në pushtet, dhe përsëritjen e historisë. Ndoshta pas një viti.


Keni një përgjigje për ata që thonë, se "Mero Baze motivohet goxhá në gjërat që thotë sot edhe nga një zemërim e animozitet personal, që i vjen nga një marrëdhënie e dështuar dhe e prishur, politike e humane, e prandaj nuk duhet besuar deri në fund për gjërat që thotë"?
Nuk kam përgjigje për ata që duan të mos flas, dhe që shpikin arsye që unë të mos flas. Por është e vërtetë, se pasioni dominon shpesh punën time si gazetar i angazhuar. Besoj se në këtë vend bëjnë më shumë dëm ata që nuk flasin nga frika, se sa ata që angazhohen nga pasioni. E kam thënë nesër (të dielën) në një editorial të gazetës Tema, se në vendin tonë, ka mbërritur dita, që intelektualët, në vend të dijeve, shesin heshtjen. Kjo është poshtëruese


Në libër thoni se, me këtë libër, ju po i paguani dhe një borxh profesionit të gazetarit? I keni akoma borxhe?
Borxhet në profesion nuk janë sasi, po cilësi. Dhe kur them se po i kthej një borxh, kam parasysh faktin që kam qenë gazetar i angazhuar në kauza që i besoja, dhe që kam dështuar. Nuk ka rëndësi nëse unë e kam bërë dy herë, apo katër, atë gabim. Është një lloj gabimi që s'duhet të përsëritet.


Ju uroj suksese me gazetën Tema! Jam vecantërisht i sinqertë kur ju uroj suksese në këtë mes, ngaqë po shoh se po vdes media opozitare dhe po pakësohen në numur gazetarët opozitarë. Supozoj se Tema do jetë në binarë të opozitës. Shqipëria ka nevojë për opozitë. Ka nevojë, jo domosdoshmërisht për t'u rreshtuar me opozitën, por për të bërë opozitë.
Faleminderit!. Suksese dhe juve në sprovën e gazetarisë ne ëeb. Ndoshta po hapni një dritare shprese kundër prangave të parave, që na duhen për të botuar artikujt tanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 16, 2010 10:39 pm

Me sa duket tani kryehajni i Shqiperis,njeriu me i korruptuar i shqiperis Edvin Kristaq Rama i njohur ne shqiperi si Edi Rama po tenton me qdo kusht te ulet ne karriken e kryeministrit.Ky qe e udheheq mafian shqiptare,ky qe ne venat e ti rrjedh gjak greku...
Qe per mendimin tim do te ishte shum e demshme.

A nuk i mjaftoi popullit shqiptar qe i madhi Sali BERISHA i integroj ne NATO,i lidhi me vllezerit e tyre te veriut pra me Kosoven per mes autostrades Durres Kukes morine.A nuk ju mjafton shqiptareve qe i pamposhturi Sali BERISHA ju beri kartat e para te identitetit ne shekullin 21,dhe njekohesisht pasaportat biometrike,a nuk ju mjafton qe Sali Berisha ju hoqi vizat per te levizur lirshem qe nga data 15 dhjetor te keti viti dhe te gjitha keto te arritura vetum per dy mandate!!!!???

Me te vertet ne si popull jemi mosmirnjohes,ne te mirit ja hekim karriken perderisa shtetet tjera te arritshmit vetum sa ja shtojn edhe nje karrik dhe e ngrisin nje shkall me lart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 16, 2010 10:59 pm

Fatlim te pershendes dhe propozoje sote ne ora 22/15 ne emisionin PA RROTLLA ta percjellesh ... sepse eshte emision shume interesant.

Sa i perket temes nuk e zgjas shume sepse qendroj ne bindjet e mia qe kisha edshe me pare per Sali Berishen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 16, 2010 11:07 pm

Bashkom flm shum per sygjerimin do te kem parasysh e di qe eshte nje mysafir nga shqiperia emri i te cilit nuk pom kujtohet per momentin.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySat Oct 16, 2010 11:49 pm

Berisha uron Ramën për martesën: Jetë të lumtur në çift


TIRANE – Lajmifundit – Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me martesën e kryesocialstit Edi Rama. Kryeminitri Sali Berisha e ka uruar Ramën për një jetë të lumtur në çift me rastin e deklarimit se lideri I opozitës do të martohet javën e ardhshme.
Deklarata e sotme e Berishës, është komebntuar prej vetë atij si një urim I sinqertë me pohimin se politikën nuk e ngatëron me çastet e gëzuara në jetë .
Ditën e sotme është konfirmuar nga burime të Partisë Socialiste fakti se Edi Rama do të martohet javën e ardhshme me pedagogen e ekomonisë Lindita Basha.

Rama konfirmon: Po, do martohem fundjavën e ardhshme. Ja CV e bashkëshortes


TIRANE-- Lajmifundit-- Edi Rama konfirmoi sot zyrtarisht vërtetësinë e lajmit të sotëm për lidhjen time në martesë me Lindën. "Është një moment i veçantë në jetën time që dëshiroj ta ndaj me të afërmit e miqtë në fund të javës së ardhshme", vleresoi ai.


Më poshtë do të lexoni të dhënat personale mbi bashkëshorten e ardhshme të kreut të PS, Edi Rama

Linda ka lindur në një familje tradicionale tiranase. Për të, vëllain dhe motrën e saj dy prindërit pensioniste janë modeli i adhurueshëm i punës, kujdesit dhe dashurisë qe mes plot vështirësish e sakrificash ndërtuan një familje të mrekullueshme. Linda ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë.

Vetë Linda ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike.

Ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike. Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998. Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite. Aktualisht Linda mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Cabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Linda ka një pervojë të gjatë akademike si lektore e Financave Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Politikave Publike e Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Është studiuese e fushave që lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Për llogari të institucioneve ndërkombëtare ajo ka drejtuar punën e bashkëpunuar për studime mbi reformat për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varfërisë, reformimin e sektorit të arsimit, zhvillimin njerëzor, qeverisjen e mirë, zhvillimin vendor, decentralizimin në Shqipëri e në rajon. Linda është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar vijimësisht në konferenca ndërkombëtare për këto fusha studimore.

Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të fëmijeve, grave dhe minoriteteve. Për këto kontribute të saj ajo është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e Fondacionit Soros për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, te cilin e drejton prej dy vjetësh.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptySun Oct 17, 2010 12:17 am

Malaj = Berisha

PS = PD

Saturday, October 16, 2010
Porosite e grekut e te serbit per te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptaret jane zbatuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare...,

E ketu nuk bene perjashtim as artopolanti i grekut Arben Malaj.
Arben Malaj i cili se paku pati miresine te replikoj me mua ne Face Book per nje shkrim te tij ku bente thirrje per lenien pa buke te nacionalistave ne Dardani.
Terrorin e urise nacionalistat ne Shqiperi kane 20 vjet qe po e provojne me sulme ndaj bizneseve te tyre, me lenien pa pune dhe me sulme dhe perbuzje te gjitheanshme e te shum- llojshme nga qeverite ne Shqiperi.
Kete eksperince (terrorin e urise) Arben Malaj, doktori i firmave piramidale ( frima "Cenaj" kerkon ta eksportoje ne Dardani... a ju kujtohet masakra e Tivarit?
Une e pyeta ate se cili ishte qendrimi i tij ndaj nacionalistave shqiptar para dhe gjate konfliktit ne Dardani, por ai me stilin e kolonelit te sherbimit sekret grek Janullatosit u perpoq te rreshkase si ngjala.
Formula greke per shfarrosjen e shqiptareve eshte formula e integrimit dhe vizave. Greqia bente presion se ne duhet te leme shqiptarizmin per hir te integrimit dhe levizjes se lire si punetore krahu ne BE.
Kete formule greke injektonte me force edhe artopolanti i Greqise Arben Malaj ne shkrimin e tij per Dradanine. Ai thoshte se per hir te integrimit ti shfarosim nacionalistat shqiptar ne Dardani. Artopolanti i grekut Arben Malaj na fliste si ballkanas, europian por kursesi si shqiptar, por te mbetemi me shprese....
E mira ne ditet e sotme eshte se veglat serbo-greke tashme jane demaskuar dhe njihen nga te gjithe, ndaj shqiptaret luten, punojne dhe luftojne per bashkimin e shtepise se tyre te 4 vilajeteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyThu Oct 28, 2010 2:35 am

Betonohen varret e vendasve për memorialin e ushtarit grek
Fshatarët e Boboshticës akuzojnë “Omonian” për dhunimin e varreve
Një tjetër skandal me varrezat dhe tjetërsimin e tyre “për llogari” të ushtarëve grekë të rënë në luftë ka përfshirë zonën e Korçës. Një varrezë është betonuar pjesërisht në një rresht parcele ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyThu Oct 28, 2010 11:16 am

Përse valla varrezat e vjetra të betonohen për hatër të ushtarve të flliqur që kan bër kërdin mbi Popull ,qfar shteti është ky që ende ndodhet në gjumin e ariut .
Në varrezat e vjetra mbi 200-vjeçare të fshatit është bërë betonimi i një segmenti deri në afërsi të një kryqi të vendosur 15 vjet më parë për të përkujtuar një nga ushtarët grekë që është vrarë gjatë luftës dhe eshtrat e të cilit kanë qenë të vendosura në një nga parcelat e varrezës, aty ku kanë qenë edhe eshtrat e banorëve të tjerë të zonës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyMon Nov 01, 2010 8:31 pm

sala dhenderr i serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyThu Nov 04, 2010 5:40 am

Sunday, October 31, 2010
Plaku i lig Sabri Godo

Sot komandant Ramiz Alia i dha urdher togerit te tij Sabri Godo qe si gjithone ne menyre dhelperore te mbronte intersat antishiptare.
Kete urdher plaku i lig, dhelpra ne sherbim te Serbise dhe Greqise e realizoi me sukses ne intervisten e tij ne ORA NEWS.
A nuk veproi keshtu (nen komanden e Ramiz Alise) edhe ne masakren e Tivarit atehere djali i lig Sabri Godo?
E pas masakrave ne Kosove a nuk ishte toger Sabri Godo komandant i likujdimit fizik te nancionalisteve te mbetur ne Veri te Vendit?
Ja pra sot plaku i lig Sabri Godo na mirte poza patrioti sepse ne Boboshtice te Korcesh grekt kishin perdhunuar varre shqiptare duke nenkuptuar edhe pretendime teritoriale.
Bukur plaku i lig Sabri Godo, me fjale bukur juve jeni nje shqiptar patriot, por me vepra juve nuk jeni gje tjeter vecse nje vegel e grekerve dhe serbeve. Ato varre jane pedhunuar me lejen e qeverise se Sali Berishes (me veprimet dhe mosveprimet e saj) ne te cilen juve jeni ne koalicion.
Juve plaku i lig Sabri Godo ne se ju ha meraku per interesat shqiptare dilni nga koalicioni i antishqiptarit me te madhe qe ka njofur historia, Berishes dhe ja ku kjo pune zgjidhet. Qeveria qe fal troje grekut e serbit, qeveria qe fal eshtra shqiptaresh...do te bjeri.
Juve perse nu e beni kete gje plaku i lig Sabri Godo? Cili eshte shpejgimi tjeter, pervec se juve jeni nje vegel e grekut dhe e serbit?
Vajza juaj ishte ministre e qeverise Berisha, Pollo, Imami... qeverise me antishqiptare qe kane njofur trojet shqiptare, apo nuk ju kujtohet?
Boll me plaku i lig Sabri Godo! Boll se po na ben te vjellim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Nov 09, 2010 6:04 pm

Liberalizimi i Vizave,shqiperia feston

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Nov 09, 2010 6:11 pm

Sikur edhe Kosova te kishte nje lider te till siq eshte Berisha


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Nov 09, 2010 6:13 pm




Sali Berisha hoqi vizat
Sali berisha e futi Shqiperin ne Nato
Sali Berisha ndertoj rrugen e kombit
Sali Berisha eshte numer 1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Nov 09, 2010 6:23 pm

Dhe ja turpi i shqipetareve Partia Socialiste... shikoni qfar turpi ka kjo parti ne vete.Shikoni cfar deputetesh te pa skrupullt ka kjo parti,po nuk befasona shum se nuk dallon nga keta as Edvin Kristaq Rama i njohur si Edi Rama .



dhe keta i thon vetit perfaqesus te popullit,marrja e kombit

Turp Turp Turp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyTue Nov 09, 2010 6:50 pm

Edi Rama i biri i Kristaq Rames qe gjuhe te nenes kishte gjuhen greke .
Dhe asnjeher nga ju simptazuesit e PS nuk lexova kete pervetem se "SALA DHENDER SERBI" , duke mos harruar se nje "grek" e mbani ne krye te opozites .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyWed Nov 10, 2010 3:43 am

Populli shqiptar e falenderon forte Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Ministrine e saj Gramoz Ruci per sukesin e heqjes se vizave.

Nje mirnjohje e madhe i duhet drejtuar edhe bashkpuntoreve te Minsitrit te Puneve te Brendeshme Gramoz Rucit,

Blendi Fevziu (KORANI)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 EmptyWed Nov 10, 2010 3:45 am

Berisha: Jot ëmë dhe jote shoqe çfarë do bëhet.. jote motër çfarë do bëhet?
Balla: Po s’e di…
Berisha: Çdo bëhet, fundërrimë jot motër?
Balla: Ej mbush ti apo jo?!
Berisha: Prostitutë motelesh do bëhet?
Balla: Po si nuk të vjen turp more!
Topalli: Ullu z.Balla… ullu, - ulu!. Në fakt ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë
Berisha-Ballës: Jot motër shkër… hoteleve apo moteleve?
Topalli: Nxirreni jashtë atë zotërinë, nxirreni jashtë. Zotëri kape jashtë e nxirre. Vagabond! Ik andej. Ik! Del jashtë! Edhe nuk hyn më. Ai djali duhet të dalë jashtë.
Topalli-deputetëve të PS-së: Ju duhet ti tërhiqni vëmendjen, ti tërhiqni vëmendjen.
Topalli: Ore zotëri oficer e shikoni atë që vazhdon. Ndërpritet seanca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 23 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 23 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 33 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: