Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:00 pm

LUMENJTË E ËNDËRRAVE

Kapërcej lumenj
Në mes të natës
Eci mes përmes tyre
Përballem mes llucës, mes baltës
Edhe pse s’u besoj syve.

Lumenjtë e ëndrrave
Kam nisur të pushtoj
Lodhur, kapluar mesnatave
Notoj dhe vetëm notoj, papushim mes tyre.

Ujra pafund në ëndërrat e mia
Lumenj që rrjedhin papushim
Aty pastaj krihet vetmia
Aty nis çdo meditim.

Lumenjtë e mi kurrë s’flejnë
Të tyren veti më kanë dhuruar
Edhe në pusin e errët të natës më gjejnë
Rrugë të reja për të sfiduar.

Lumenjtë ka kohë që janë egërsuar
Ëndrrave të mia të netëve dimrore
S’di ç’duhet për t’i qetësuar
Ndoshta, rikthim te ëndërrat rinore.
28
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:00 pm

BALADA E DIMRIT

Malet të thinjur
Mbledhur grusht,
njësh me retë
këngës së moçme gati për t’ia nisur
era nxiton t’iu shfletojë fletët e librit
rrapat legjendarë bëjnë gati pianon
në korr këndojnë,
Baladën e Dimrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:01 pm

BURRAT E SHTETIT”

Kulmi i vapës
As erë,
as re,
qielli qelq
Dritat si shkollat e natës
Heshtje nate në vend të fjalës
Jetë në dreq!

Sytë na mbetën nga tavani
Flasim me veten
I kthejmë pastaj nga ekrani
Ku hijet e “Burrave të Shtetit” mbetën.

Dhe fap një vegim
Pastaj një dritë
Qindra, mijëra xixëllojnë qytetin
S’ka më natë
S’është më gërmadhë,
qyteti im.

Nxitojmë të ndezim ekranin
Të kapim lajmin e lënë në mes
Po “Burrat e Shtetit” veç shanin
Dhe prapë asgjë në thes!

30
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:01 pm

MALL

Makina,
që ecin e ndalen në semafor
Njërëz,
që mbajnë telefona, qese a fëmijë ndër duar
Shtylla,
që ngulen thellë në tokë
Qielli,
që u rri si shapkë mbi kokë
Unë,
që dy sy kam ngulur mbi ta e s’i heq
vetminë përplas nga dritarja në qelq.

Lotë,
që përzihen pastaj me shiun
Asfalt,
që larmon nga çimçakizët
Reklama,
që përballen me erën, veriun
Qielli,
që buçet e gati s’ndizet
Unë,
që shtrëngoj laps e penë në duar
lëvizjen në letër tentoj të shkruaj.

Kaltërsia,
që rikthehet pasi ikin retë
Rrugët,
që formojnë kryq në ate kënd
Statuja,
që njërëzit pret e përcjell
Liria,
që zotëron në këtë vend
Unë,
që ndodhem këtu për hir të saj
mbytem padashje, pastaj në vaj.

Male,
që s’i shoh në këtë cep
Lumenj,
që s’gurgullojnë si ato të fëmijërisë sime
Dielli,
që kur s’të djeg
Shiu,
që më ngriu çadrën në çantën time
Unë,
që vazhdoj të përballem me vargun
s’di vallë nga shiu apo lotët jam lagur?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:01 pm

MËRZITJA KA PASAPORTËN E SAJ

Shkëputem nga pena
lë libra,
blooqe,
shënime
për një çast
Humbas në meditime,
ndodhi,
lajme.
Më duket e pazakontë ç’do gjë pastaj.
I drejtohem Qiellit
I falem Tokës
I lutem Hapësirës,
Zotit, si I zënë në faj
Dhe fap instiktivisht i rikthehem penës, lapsit
Edhe mërzitja paska pasaportën e saj!

32
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:02 pm

FUNDDIMËR
Nën këmbë akull
Mbi kokë re
Majtas dhe djathtas mjegull
Para, si një pasqyrë,
Shtrihet një Det
Shtriqur gjerë e gjatë
Ku krihen retë.
33
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:02 pm

VARGU I POETIT

Qielli. deti, oqeani
Gjithë hapësira ndalet
Hyjnë brenda vargut pa trokitur
Tek streha e tij “falen”.

Ç’do lëvizje, ç’do ndryshim
Rregjistrohet në varg pa pretencë
Vargu është gjithnjë në kërkim
Vargu s’do liçencë.

Peisazh i qiellit, tokës, detit
Fle i qetë në varg

Dora e butë e poetit
E përkëdhel me laps.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:03 pm

DIKTATORI

Ti merje ajër
Unë si ty
Ti lëvizje
Njësoj të dy.

Sallave, banesave ndryshonim për çudi
Zyrave s’ishim njësoj
Edhe pse ishe thjesht si unë një njeri
Unë duhet të të përkulesha, të të respektoj.

Ti pastaj ikje zhdukeshe
Fluturoje kapje retë
Unë prapë në të zakonshmen
Durimtar dhe I qetë.

Harrove o njeri
Hapësirrën që kishe pranë
Flake tutje njeriun për inerci
S’njihje më nënë e babë.

Tani ajo kohë s’është më
Iku vapa bashkë me gushtin
Ende mallkimi i nënave nën zë
Ka mbetur aty ku ke edhe bustin.

35
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:03 pm

E SHKUAR

“Gardhe, tela, piramida
gurë të gdhendur
pranë tyre tyta
njërëz të ngjeshur
bomba në brez
armë në krahë.
Kanë harruar të qeshin.
Kanë harruar të qajnë.

Këngët s’pushojnë
Me tingull të çalë
Vargjet diktohen
Jeta tërhiqet zvarë
Të parit i këndojnë
Ç’do gjë që fluturon hahet!

Në rrjesht fitimtarë
Zhveshur kacaviren
Zorët në garë
Ndërtojnë Piramidën.”

Aty vërtet përhumbesh
Qosheve me Fill të Kuq
Që thellë e thellë struken
Diku në muzeum.
36
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:04 pm

ATA DY SY TË KALTËR

Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s’ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s’do më shohin në sy, të paktën.

Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s’rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.

Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.

Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s’më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s’do ti shikoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:04 pm

VËSHTIRË

Vështirë të gjendesh me mua në një rrugë
Vështirë të ndodhesh në një hap me këmbën time
Vështirë të gjesh ngjashmërinë që na ndau
Atë ditë kur ti kërkoje pikërisht atë
Atë çast kur zhurmimit i dhe çmimin e çmendur
Vështirë të trokasësh në portën që përplase
Vështirë të shohësh në dritaren ku pështyve
Vështirë të harrosh atë kohë kur jashtë binte shi
Atë stinë që s’ishte stinë e shirave
Atë mot që mori dhuratë prej teje rrufenë, bubullimën
Atë orë që i fale dy zemrave akullin dimëror.
Vështirë!
Vështirë të shkrish akullin që na ndau
Edhe pse një amsh i zjarrtë ende më djeg në kraharor.
38
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:04 pm

JETË LYPËSISH

Dielli rezet ka lëshuar thikë
Mbi asfaltin që përvëlon
Kruspull në trotuar një lypës
Askush pranë tij s’kalon.

Këmbanat mbi kokë të tij çahen
Ulërijnë makinat papushim
Për vapën ca njërëz ankohen
Afër lypësit, kthyer me shpinë.

Në sheshin e madh ndanë udhës
Reklamat bëjnë natën ditë
Ku gdhihet e ngryset ky lypës
Një qindarkë për të lypë.

Gërmoj pastaj astarin
Qëllon që t’i hedh një dyshe
Që kurrë s’ia ndërron fatin
Aspak s’ia bën jetën ndryshe.

Dhe iki i zhytur në meditim
Nga ai vend ku këmbanat s’pushojnë
Në heshtje marr një vendim
Edhe pse e di se jetë lypësish s’ndryshon.
39
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:05 pm

ZAGARI ELEKTRONIK

Ai lëviz,
zvarritet,
zgjatet,
nuhat,
thuajse njësoj si një origjinal.
Ai ledhatohet,
shtrëngohet,
drejtohet,
lëshohet mbi gjah
nga të njëjtit “ustallarë”.
Ai s’lodhet,
s’i turret grykave
nuk zgjon gjahun nga fera
por fap nën komandën e të zotit
e gjen “lepurin” të gatshëm tek dera.
Ai s’ka frikë
s’e saçma e gjahtarit mund t’a pikasë
gjahun zbulon përditë
mjafton turirin të zgjasë.

Ka kohë që ky zagar
Zbret edhe në anët tona
Pa lehur, pa u tërhequr zvarë
Mendjefyll, ziliqar
Pret diçka që të zhvasë.

Sa kohë ka që anët tona
Zagarin kanë pikasë
Mure ngrejnë, bedena
Si moçëm ato të Kalasë.

Punë zagarësh vërtet
Prej shekujsh kjo punë e tyre
Por ky për besë s’ka frikë
S’e u gatua elektronik.
40
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:05 pm

DEVIZA ME SHIJE LOTI

Shaminë kanë hedhur supeve rrethinat
Tetova nën këmbë të Sharit dremit.
Rruga e moçme pushtuar nga makinat
Një qen aty ndanë udhës dhëmbët skërmit.

Mbi mal të Sharit
ca rreze dielli ikin e vijnë
lëshohen pastaj aty mes ugarit
ku lotët një grua fshin.

Dielli i mesditës zbret mbi ugar
Ku dheu trazohet nën plug
Aty ku një fëmijë fillon të qaj
Dhe nëna e ushqen me bukë.

Dheu forcohet më shumë
Kazma, lopata s’e çajnë
Jo! Kjo s’është punë
Nëna me vete ofshan.

Pastaj nga gjoksi nxjerr ca deviza
Lotët i rrjedhin si çurk
Ikën ugarit, kalon drizat
Të gjej të paguaj një bujk.

Dielli shpinën i ktheu ugarit
Fëmija sërish qan e qan
Nëna i afron bukë të pushojë së qari
Ai bukën e shtyn, kërkon babanë.

Në qiell një avion fluturoi
Kokën kthyen të dy atje lart
Fëmija për çudi pushoi
Nata kish rënë mbi ugar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:05 pm

RRUGËT E MENDIMIT

Rrugëve të mendimit bredh
Në heshtje, kërkues me laps në dorë
Pastaj në një fletë të bardhë hedh
Ato që lapsi im kor.

Rrugëve të mendimit
Shemben kufijtë
Nuk ekziston ndarje
Nuk sheh asgjë me një sy
As nata, as dita s’rinë veçuar
Aty ecën e ecën pafre
Botën ke në duar.

Rrugët e mendimit janë të gjata
Moçëm ka nisur ecja e tyre
Ato s’kanë ditëlindje, data
Vështirë t’u dalësh në krye.

Rrugëve të mendimit qëndroj
Natë e ditë, orar e pa orar
Mbi libra veten harroj
Nektarin që t’u marë.
42
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:06 pm

BINJAKËT

Lulet çelën vonë atë vit
Natyra ende s’kish veshur fustanin e bardhë
Unë mbeta ankimesh, prisha monotoninë
Ngela rrugës për në Park.

S’është kollaj të bëhesh baba
Aq më shumë të thiresh “babush”
Herë me të qeshur, herë me të qarë
Njëherësh, nga një vogëlushe dhe një vogëlush.

Tani s’ankoj të dal në park
Shoqëruar nga dy palë sy, dy palë duar
Skuqem së qeshuri bëhem flakë
Kur ata grinden për të më përqafuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:06 pm

UNË DHE TI

Kurrë s’u bëmë dy ëngjëj të mirë
Kurrë nuk pamë njëri tjetrin në sy
Ecëm të ndarë
Unë në rrugë,
Ti në trotuar.
Dy sekse të kundërt, që vërtetë
Kurrë s’u bashkuan në këtë jetë.

Blirët që doje
Erën kundërmuese në bulevard kur çelnin
Shëtitjet mes freskut që kishe zili
Njërëzit që u trembeshe se të përflisnin
Trëndafilët që çelin këtë muaj në qytetin tim
Ndoshta prapë I shijon Ti
E unë?
Unë në Dhe të huaj, të vuaj!

Shoh shëmbëlltyrën tënde në qelq
Nga kolltuku, shikimin ngulur në dritare
Vështroj se si Qielli përkëdhel
Re, Diell, Yje si dele manare
Unë jam aty prapë të shoh
Derisa qepallat më mbyllen fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:06 pm

FJALA

Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S’lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.

Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t’i damkosur
Me fjalën s’bëhej shaka!

Fjala është fjalë vërtet
S’do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.

45
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:07 pm

PIRAMIDË

Ritëm çoroditës
Bujë
Tufa kartmonellash
Pasuri
Fjalë që parfumosin
Rrëmujë
Korr rrënqethës
Çmenduri
Fjalë të zjarrta
Mallkim
Fytyra të zverdhura
Premtim
Dhëmbë që kërcasin
Sharje
Armë që pëlcasin
Vrasje
Zyra që vlojnë
Kolltuk
Rrugë që nxihen
Vrull
E gjitha Piramidë
Prodhuar në pak orë, në pak ditë.
46
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:07 pm

KALARASI

Shijoj peshkun e Danubit
Në një restorant në Kalarasi
Përdor thikë e pirunë
Modern,
“Perëndimor”,
Duart ruaj mos bëj pis
Zyrtar i kollarisur, me kostum,
Veshur spic!
Gotën me verë kthej pak e nga pak
Dhe prapë fap e fup me peshkun në pjatë.
Përballë një plak më vështron
Kokën kthej nga ai, ai shikimin s’largon
Pastaj shoh si i shpërqënduar
Peshkun që plaku shkrafanjit me duar
Unë përsëri të njëjtin avaz
Derisa pjatën me peshk e zbraz.

Unë Ballkanasi në Kalarasi
Me kamera kam shkuar të prezantoj
Festivalin e këngës një javë që do zgjasi
Këngën që popujt e Ballkanit
Kanë shekuj që e këndojnë.

Pastaj, prapë në shesh e ndesh plakun
Bën me shenjë e me duar më përshëndet
Kthehet andej nga lumi zgjaton
Diçka më thotë, diçka më tregon.

Ballkanas të dy, s’meremi vesh
Ai tund kokën, lëviz duart, vazhdon flet
Unë ngre supet dhe i buzëqesh
Ç’kërkon të më thotë ai në të vërtet?

I afrohem dikujt miqësisht
E pyes se plaku ç’më thotë
Flasim si miq, sqarohemi Anglisht
Dhe fap përlotem, plakun përqafoj.

Shekujt na ndanë them me vete, or vëlla
Na degdisën hallet, kusuret nëpër botë
Kush mundi doke, zakone, gjuhë të mbaj
Mallin të largoj e ka më të lehtë.

Plakun shtrëngoj për krahu, s’e lëshoj
Ecim në sheshin ku këngët kanë filluar
Papritur unë nis lehtë të këndoj
Këngën e Myzyrit, që sheshin ka pushtuar.

Ai lëviz buzët, mbushet me lot
Tenton të imitojë, të thotë shqip një fjalë
Zë lëshon, bërtet si djalë, por fjalët s’thotë dot
Derisa Festivali ul siparin ngadalë.

Kalarasi, Rumani 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:07 pm

E QELQTË

E hollë,
Latine,
Empirike.

Herë elegante,
Herë delikate,

Vallëzon mes gishtave të mia

sfidante,

e heshtur, natyrale!

Krendesh mes tujesh,

Mes rrëmujës

Ndjehesh jetike.

Prapa qelqit a vitrinës
Dy gishta të ledhatojnë tinës
Ti zbret qetë e qetë
Të lezatohesh mes tavolinës.

S’le modë pa kopjuar
Në sfilatën tënde qelqore
E kush s’të ka shijuar?
Kush s’të ka lëpirë si akullore?

Në këtë botë s’je mysafire
U ndodhe për hir të së tërës
Kur s’të quajtën lavire
Edhe pse buzët ia fale dëshirës.

48
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:08 pm

EMIGRIM

Moçëm e patën thënë troç:
“plakut veç pordhën mos t’i dëgjosh".
Larg dheut tënd, sipas të huajve
Kur mos qëndro prapa kuajve!
49

BOSHLLËK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:08 pm

BOSHLLËK

Përqëndrohu në qetësi
Sheh veten në një botë tjetër
Dhe kështu provo të bësh më gjatë
Provo me ditë e me natë
Boshllëk!
Provo të rrish në qetësi
Vetja s’të duket më njeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:09 pm

VLERA E KOHËS

Kohën konsumojnë ata që punojnë
Se kohës ia marrin minutat, orët
Kohës i mbesin borxhli gjithë jetës
Njërëzit e lapsit dhe penës.

Koha flori është për të gjithë
Populli e ka thënë moçëm
Por vlerën e kohës a e dinë
Ata që s’i kanë sekondë borxh kohës?

51
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 EmptySun Dec 14, 2008 5:09 pm

QËLLOFSH NË DERË TË MIRË”

“Ti ishe nga derë e mirë…”


Derën vetë e përplase
Mbylle dritare,
Palose kanate
Gozhdë u vure qepenave
Çatisë ia theve tjegullat
Gardhet bëre mullar
Mbylle derën tënde
Atë buzënatë ti i ndërtove barikadë
Qënies tënde gjithë inat.
Gardhe të reja gozhdove po atë natë
Tjegulla të tjera mblodhe fshat më fshat
Qepenat i montove prapë
Kanatet u vunë sërrish
Dritaret u hapën ngadalë
Por dera që t’i përplase
Nuk u hap më atë natë
Dhe ti me inat e shembe prapë…
Që nga ajo kohë mbete në derë tjetër
Lutesh e lutjet e tua s’kanë të sosur
Zotohesh s’e s’do të përplasësh më derë
Kurë s’ke për t’u inatosur.
Por dera që është derë e mirë
Hapet për atë që e mbyll ngadalë
Dera e shtëpisë është e tillë
Të mbyllet e s'të hapet më.
Kujdes me derën o njërëz
Mos e përplasni kurrë me inat
S’e dera që ju me forcë e mbyllni
Mund t’ju lërë përherë jashtë.
Mos harroni trokitjen në derë
Kur derës ia keni nevojën
Dera e shtëpisë nuk është thjesht derë
Që vetëm zëvendëson rojën.
Në dëgjofsh të thuhet “nga derë e mirë”
Turresh me vrap të trokasësh në atë derë
Por kur t’i harron veten nga ç’derë vjen
Dera ku troket të bëhet veç barrikadë.

U shtofshin dyert e mira!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» Fatmir Sejdiu,presidenti me i paguar ne ballkan
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: