Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:53 pm

FILIP SHABANI 1875 -1944

Filolog, studiues i mirë,pedagog,personalitet i madh në fushën leksikore.



1. 32 pyetje, 32 përgjigje



7.Ç’ të pëlqen më shumë ?



“ Pastërtia tek njeriu, bukuria pa stolisje te gruaja, rrezja e diellit tek DITA... Më pëlqen protesta për të DREJTËN, kyçja e gojës që vret shpifjen...”







FILIP SHABANI



1. Cila është detyra juaj më e madhe, PROFESOR ?

- Të jetoj dhe të lë diçka të vogël nga pas...

2. Cili muaj të pëlqen më shumë ?

- Të gjithë muajt më pëlqejnë, por veçanërisht muajt, që kanë “ lule” më të bukura, muaji që çel dijen...

3. Cila ditë ?

- E hëna, që hap javën dhe e diela që e mbyll .

4. Kush të mbush me shumë frymëzim ?

- Fëmija që mëson, njeriu që përpiqet dhe i plakuri, që harron vdekjen dhe mbjell !

5. Për kë ke respekt më shumë ?

- Për diellin dhe për gruan që sjell në jetë krijesën dhe mbart me gaz jetën...

6. Ku do që ta humbasësh ditën ?

- Në lexim dhe në të shkruar... Të gërmoj në enciklopeditë... Të jap dije tek brezat.

7. Ç’të pëlqen më shumë në jetë ?

- Pastërtia tek njeriu, bukuria pa stolisje tek gruaja, rrezet e Diellit tek Dita. Më pëlqen protesta për të drejtën, kyçja e gojës që vret shpifjen...

8. Cilën lule pëlqen më shumë ?

- Lulet e ÇAJUPIT tim dhe çajin !

9. Cila është shtytja juaj e jetës ?

- Kërkimi për të gjetur... Gërmimi që sjell “plaçkë”.

10. Cili fryt të ngacmon?

- Molla e veçantë e selishtës sonë dhe qershia belicë..., limoni!

11. Cila ngjyrë të bën më shumë përshtypje?

- Ngjyra kafe , pa harruar dhe të gjelbrën!

12. Cilët janë miqtë e tu më të mirë ?

- Ata janë kaq shumë sa...Veçoj Palis, Psiharin, Fotiadhin, Dheltën,Garon, Stefanidhin,...

13. Ku e keni ndier veten më të triumfuar?

- Veçoj kur përfundova studimet me vlerësimin “ Shkëlqyeshëm”, kur fillova ushtrimin e profesionit të mësuesit në Gjirokastër edhe pas takimit me Kryeministrin turk , kur shpëtova 650 mësues nga shërbimi ushtarak.

14. Kush nga njerëzit e tu të afërm të ka bërë përshtypje?

- E veçanta Deda ime dhe... Lacua e xhaxha Kiços!

15. Cila është drama më e madhe e përjetuar?

- Vdekja e gjashtë të afërmëve të Thomait!...

16. Cila ka qenë dhëmbja më e madhe e juaja?

- Nëna më la vetëm katër vjeç dhe s’arrita ta njoh... Humbja e gruas sime vetëm dyzet ditësh, pasi kish lindur djalin tim, Jorgon...

17. Cili është çasti më fatkeq i juaji?

- Mos, o Zot, kur dola në pension!...

18. Jeni kokëfortë?...

- Nuk largohem nga skena pa e kuptuar, që e kam realizuar mirë rolin. Po e bëra keq kërkoj ta përsëris...

19. Ku e ka rrënjën zelli juaj i çuditshëm?

- Më thonë : “Më jep një mendim...” Unë mendohem dhe e shtrydh mendimin. Ti japësh një mendim të çmuar tjetrit do të thotë që ta ndihmosh atë në të ecurën e tij. Kur të --…….thonë më thonë këtë punim , të vlerësojmë e për këtë të përpiqesh.

20. Nga shkrimtarët kush të pëlqen, apo të ka lënë mbresë?

- Kam lexuar aq shumë sa është e vështirë të dalloj. Kam respekt për njerëzit e letrave: Mitologjia deri në të sotmen.Veçoj mendimin filozofik dhe pedagogjiko-psikologjik ... Kjo gjini më pushton.

21. Gjatë karrierës së gjatë sa shkrime ke botuar në organet e shtypit, qoftë këtu, në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera?

- Shkrimet dhe punimet e mia janë aq të shumta sa që... nuk do të mundesha dot t’i paraqisja e t’i kujtoja në moment, por sidoqoftë ato janë pjesa më dërmuese në bibliotekën time të pasur si dhe shumë të tjera në gazeta e revista në vendet , që përmendët si dhe në vende të tjera të Evropës.

Vetë kontaktimi me personalitete të mëdhenj të letrave si dhe me shkrimtarë të mëdhenj si Pallamas, Elefteriotis, Palis etj., më ka bërë që të hedh shënime, shkrime të ndryshme, që rrokin fusha të veprimtarisë së gjerë. Shkrimet e mia pra, kanë trajtime të karakterit problematik, filozofik, shtrihen në fusha të gjera të mendimit pedagogjiko-psikologjik..., në fushat e historisë, të gjuhëve, gramatikës, filologjisë, në përpunimin e gramatikës, në recensionime dhe dhënie mendimesh për vepra të gjuhës së re greke, punime te veçanta për gjuhën turke, kritika për vepra letrare..., fjalor didaktik dhe me theks pedagogjik, trajtime të ndryshme e shumta në fushën e etimologjisë dhe paraqitje etnografike, shkrime për psikologjinë sociale, për zakonet dhe doket, studime për legjendat dhe mitet, afëritë dhe tipikja në shtetet ballkanike krahështrirja e të mësuarit të gjuhës shqipe me gërma jo të alfabetit të saj.

Një rëndësi të madhe në jetën time shkrimore i kam kushtuar studimit dhe trajtimit në tri gjuhë per shpjegimin e fjalëve të “pazbërthyeshme”, duke bërë zbërthime letraro-historike, duke shfrytëzuar arkivin e dorëshkrimeve në shqip në Athinë, siç janë ato të Qafëzezit, që i përkasin shekullit të kaluar ku pati bashkëpunim midis forcave përparimtare në Ballkan për të përmbysur pushtetin osman. Në gazetat ka mjaft shkrime të karakterit eposik dhe të trimërisë pa kufi... Në kërkoni një pasuri të tillë drejtohuni tek gazeta “ … “ . Këtyre duhet t’u shtosh dhe gjithë letërkëmbimet disavjeçare që pata me të mëdhenjtë, njerëzit e letrave greke, që punuan për gjuhën e re… Kontributi im i veçantë është dhënë edhe për hartimin e fjalorëve greqisht – shqip dhe shqip – greqisht, që janë përdorur nga trupat pedagogjike. Po kështu kam bërë fjalor të vegjël shqip – greqisht - turqisht – italisht. Në blloqet e punimeve kam hedhur mjaft shkrime, të cilat lozin role të reja për të ardhmen, të cilat bashkë me ato të botuarat është në nderin tim t’i jap për botim në libra të veçantë. Ç’ta zgjatim shkrimet e mia rrokin shumë hapësira dhe mjaft gjini. Kush i do le t’i kërkojë dhe le të më gjejë. Veç një gjë dëshiroj të theksoj: Çdo punim, veprimtari imja, kudo ku kam shërbyer, flas për këto të dy shtetet Turqi, Greqi është e arkivuar e shkruar! E njëjta gjë mund të flitet edhe për kontaktet që kam patur me personalitetet e mëdha si me Kryeministrin turk me Patriarkanë e Stambollit, Ministrinë e Arsimit në Greqi e tjera... Në shtetin turk ka në arkiv punime nga të miat. Vetë angazhimi im në gazetat e ndryshme që dilnin në Kostandinopojë dhe në Greqi, gjatë qëndrimit tim, më bënë mua autoritar dhe kërkues në fushën e gazetarisë dhe siç dihet kam qenë në krye të Këshilleve botuese, konsulent e tjera sidomos për problemet filologjike…

22. Nga bashkëkombësat e tu kë admiron më shumë ?

- Janë të shumtë, por Samiu pika ime e dobët ... Andon Zakon, poetin e zgjuar dhe të shpërthimit, Nolin e famshëm dhe plakun Ismail Qemali, protagonistin e realizimit të një ëndrre të popullit tim. Këta të katër të këtij shekulli janë një notë muzikore e plotë. Kam edhe të tjerë, por këtë herë këta do të veçoj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:54 pm

23. Si e keni ndihmuar vendin tuaj?

- Me mendimet e mia..., me punën time, me dërgim dhe shpërndarje të librave të reja në çdo kohë, me artikuj dhe pajisje shkollore, me pajisjen kështu me dije të kohës... Me përpjekje që do të na dihen...

24. Si e doni Shqipërinë, Zoti Filip?

- Shtet të bashkuar me gjuhën e tij të bukur të folur e të shkruar.

25. Të pëlqente të ishe Ministër i Arsimit i Shqipërisë?

- Doemos më pëlqente, por dy herë më 1912 dhe 1924, iu afrova postit, por nuk e arrita. (qesh ). Falënderoj për vlerësimin që më kanë bërë të mitë .

26 . Të ka pëlqyer gjithmonë të vesh emra dhe siç thoni me shaka: “Jam i prerë dhe i lindur për nun. Cili është emri më i madh që keni vendosur gjatë jetës suaj?

- Kjo është e lidhur me Athinën dhe pikërisht me rrugën ku unë banoj. Atë e kam pagëzuar: ILIRIA !

27. Po emra njerëzish që keni vënë në jetë?

- Ata janë dy, që u përkasin çuditërisht dy djemve të mi: Jorgo, të cilin e kam vënë për respekt të heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut dhe Perikli, që është e lidhur me historinë e madhe greke.

28 . Cili ka qenë për ju qyteti, fshati, rruga më e bukur që ju ka lënë ose ju le mbresë?

- Më ka lënë mbresa të veçanta Parisi dhe Stambolli. Fshati më i bukur natyrisht është fshati im LLIARI dhe vëllai i tij ZHEJI... Rruga? Peran e Stambollit, ku ushtrova profesionin kaq vjet dhe rruga PAPA IKONOMI e LLIARIT TIM , një nga më të çuditshmet në botë , magjepsëse !...(preket)

29 . Bashkëshortja juaj juaj ju ndihmon në punën krijuese ?

- E çmoj shumë “PASHKËN” time. Paskalia është e veçantë. Ajo është e lidhur shumë me mua. Është pasuria e jetes sime. Pa atë pa e tepruar, nuk do të arrija asgjë...

31. Rezidencën gjuhësore (filologjike) ku doje ta ngrije, Zoti Lipe ?

- Kjo duhet të jetë pyetja e fundit besoj se është prekëse dhe s’mund të vazhdoj më tej , sepse dhe unë aty do të ngre “fushimin” e kërkimit gjuhësor. Padyshim, do të më pëlqente të zgjidhja vetëm Çajupin e bukur. Miqtë e mi do të habiteshin, kur të vinin për të më vizituar. E them me bindje se një ditë, por se kur, nuk e përcaktoj dot, mendja njerëzore do të ndriçohet. Aftësitë pushuese, kurative të kësaj madhështie do të shfrytëzohen dhe mua do të më kujtojnë. Profecia ime është : “KUR NJERËZIT DO TË MËSOJNË PËR KËTË MREKULLI do të shkulen nga EVROPA dhe BOTA! Kjo ditë duhet të vijë në amfiteatrin kurativ të ZAGORISË. Do të jetë fantastike.

- Çajup . . . pikë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:55 pm

Redaksia e gazetës “Lliari” u shpreh familjeve të tyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjet e njerëzve të tyre të dashur. Humbja e tyre është dhe humbje e rëndë për komunitetin nivaniot e më gjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:56 pm



Nisiativë tjetër e madhe



Andon Zako Çajupi

Opere con la tematica dell’amore per la Patria : Fyell' i bariut (Il liuto del pastore); Besa (La parola data); Dheu (La terra); Fshati im (Il mio paese); Korriku (Luglio); Ku kemi lerë (Là dove siamo nati); Punërat e Perëndisë (Le opere di Dio); Robëria (La schiavitù); Shqipëtar (L’albanese); Sulltani (Il sultano); Baba Tomorri (Papà Tomorri); Trim' i Shqipërisë (L’eroe degli albanesi); Varfëri dhe liria (La povertà e la libertà); Naim Frasheri (Naim Frasheri); Atdheu dhe dashuria (La Patria e l’Amore); Mëmëdheu (Madrepatria).La tematica dell’amore: Dashuria (L’amore); Dëshire (Il Desiderio); Kopshti i dashurisë (Il giardino dell’amore); Kurbeti (La migrazione); Vaje (Il pianto); Zolejka .Opere drammatiche & commedie: Burri i dheut (L’uomo della Terra); Pas vdekjes (Dopo la morte); 14 vjeç dhendër (Sposo a 14 anni); Baba Musa lakuriq (Papà Musà nudo); Favole (traduzioni + orijinali); Bretkosa që desh të fryhej sa një ka (La ranocchia che volle diventare quanto un bue); Cinxrri dhe milingona (La formica e la cicala); Dhelpra dhe cjapi (La volpe e il becco); Djali dhe dhaskali (Il ragazzo e l’insegnante); Gjeli dhe dhelpra (Il gallo e la volpe); Lopa, dhia, delja dhe luani (La mucca, la capra, la pecora e il leone); Luani dhe miu (Il sorcio e il leone); Macoku dhe miu plak (Il gatto e il vecchio topo); Ujku me dhelprën gjykohen nga majmuni (Il lupo e la volpe vengono giudicati dalla scimmia); Millonai i biri dhe një gomar (Millonà, il figlio e l’asino); Njeriu dhe fytyr' e vet (L’uomo e la sua faccia); Ujku dhe qengji (Il lupo e l’agnello); Korbi dhe dhelpra (Il corvo e la volpe); Ujqrit dhe dhentë (I lupi e il bestiame)

Pubblicistica: Parathënie (letër bashkombasve) (Prefazione – Lettera ai connazionali); Klubi i Selanikut (Il club di Tessalonico); Besa-Besë (La parola data)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:56 pm

Shtëpitë e të parëve duhet të qëndrojnë në këmbë

A mund të mos u sëmboi në zemër, o njerëz, kur shtëpia e të parëve tuaj nuk ka përkujdesje? E lini të bier dhe pa u menduar thoni:”S’kishim ç’t’i bënim, ra? Pse s’mendoheni si e lini “binanë” e fisit tuaj të bier?! Shtëpia duhet të qëndrojë në këmbë në jetë të jetëve për të treguar se FISI JETON, EMRI I TIJ PËRCILLET NGA NJË PASARDHËS TEK NJË TJETËR... E dini si shikojnë me sytë e tyre parajsorë ata që prehen në hapësirën e një varreze të madhe? A e dini se ata apo ato u pikon në ”shpirtin e dytë” dhëmbëshuria për truallin, lartësinë e shtëpisë, qendrimin e saj në këmbë? A e kuptonni. Ky theksim nuk është diçka e mistifikuar. Një fshat është thellësisht i shenjtë në të gjithë përmasat dhe hapësirat e tij. “Mos e prek të shenjtën!”- tha Profeti, - se pastaj mbi ty do të bier gjykimi i madh. Kur del në Majën e Shkallës së Lliarit apo në Kastelan e Rripëne Çames e keni vënë re që Lliari ka një trajtë të çuditshme shenjtërie!! Dhe kjo shenjtëri është e përfaqësuar, jo vetëm nga objektet e shenjta, por nga të gjitha vendet, që kanë shënjtëri dhe shpërndajnë në eter shenjtëri... Ky vend gjithmonë krahët i mban të hapur për njerëzit e tij, i përqafon shenjtërisht... Këtu në këtë hapësirë është grumbulluar e grupuar pasuria brezive e Lliarit... Shën Mitri, Shën Harallambi, Shën Triadha, Shën Nikolli, Shën Kozmai, Shëne Diela ... tregojnë shenjtërinë e shenjtërisë. Më thoni kush vrau në këtë vend?! Më thoni kush në këtë vend burgosi, kush dhunoi, kush i ra tjetrit në qafë? Kush kërcënoi, kush u soll si padron?... Asnjë me plot gojën.... Më thoni sa uruan, sa festuan, sa shenjtëruan, sa folën buzëgaz, sa .....?! Të gjithë buzëgaz, të lidhur, të vëllazëruar në gëzime e në dhimbje... A keni vënë re, kur shikoni shtëpinë, e cila është gati për të rënë, që sikur nga “trupi” i saj i gurtë lëshon ca ofshama dhimbjeje, ndoshta edhe nga sytë e saj të gurtë rrjedhin lot të gurtë... Janë lotët e të parëve të fisit, të cilët u përkujdesën aq shumë për ato vatra, ku u ndez dhe u përcoll zjarri, ku lindën ëngjëjt, belbezuan, frazuan , u rritën si llastarë, ku u thurën ëndrrat e para, ku u festua emri, u dasmua duke nxjerrë prej tyre me këngë dhe valle vajzat nikoqire e të bukura, ku të mençurit rritën pasurinë e mendimit dhe ku punëtorët nxirrnin nga “toka bukëvalë” prodhimet. Në këtë fshat jetuan njerëzit e lirë, ndaj e quajtën fshatin e tyre Lliar. Mbushnin m efrymë kraharorët, gëzonin fëmijët... Pleqtë zëvëndësoheshin me pleq, plakat me plaka... Ligj i fortë i jetës... Dhe ja kaq shekuj ky fshat i lirë... Ndonjë eka quajtur edhe të surgjynosur, por ata janë të njëjtit me të njëtin besim, me të njëtin profil... Dhe gëzimi lot me syrin, dhe fjala lot me këngën... çdo fshat ka “truprojen “ e tijç Këta njerëz janë të hekurt. Ruajnë identitetin. Por t’i ndihmojmë, të vemi, të kujdesemi... Lliari është i të gjithëve... Shtëpitë e FISIT DUHET TË QËNDROJNË NË KËMBË. DHE ATO QË KANË RËNË TË RIKONSTRUKTOHEN, APO TË NGRIHEN NJË A DY DHOMA IDENTITETI... DY HERË NË VIT, TË PAKTËN TË GJALLOJNË NGA GJALLIMI NJERËZOR... DHE TË BIER KAMBANA... TË THOTË: “KËSHTU JU DUA TË GJITHËVE ME NJERËZI DHE SHTËPI”... a MUND TË SHUHET NJË VEND I SHENJTË QË NESËR DO T’U NEVOJITET TË GJITHËVE...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 10:57 pm

Drejtor dhe botues i gazetës: Kristaq F. Shabani, I.Ë A, Ë.P.S, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, ALBANIA Mobil 0692553056

Zëvenddrejtore: Mari Ristani

Kryeredaktor: Pirro Dado Mobil

Zëvendëskryeredaktor: Mobil

Redaktor përgjegjës:



Fotograf: Petrit Ristani



Këshilli Botues: Koço Miho, Koço Vllahu Roland Çarka, Kiço Londo, Frosina Stefani, Pilo Stefani, Thona KoçI,

Redaksia e gazetës: Klinika dentare “Zagoria”, Tel. 0035584465233.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4
» Fshati midis ujerave
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: