Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 1:16 pm

Sponsor të numrit 1

Vëllezërit Muçi

Kiço dhe Koçi Muçi djemtë e Peço dhe Kate Muçit dhe Thoma Pelo Koçi

Banojnë aktualisht në Gjirokastër.

Kiçoja me profesion mësues, vijon të ushtrojë profesionin e bukur të mësuesit në krahinën e Lunxhërisë (Nokovë). Ka katër fëmijë. Dy të parët vijojnë studimet në Universitetin ”Eqrem Çabej” Gjirokastër, ndërsa dy vajzat e tij të vogla vijojnë shkollëne mesme të përgjithshme. Është shquar për zërine tij të bukur, pjesëmarrës në disa festivale folklorike zonale dhe kombëtare. Veprimtar i shquar shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” , dega Gjirokastër.

Koçoja është i emigruar në Greqi (Janinë). Është i martuar me Krisanthin nga Dropulli, ka tre vajzatë nga të cilat dy kanë përfunduar studimet e larta në Gjirokastër dhe e treta vijon studimet.

Ata kujtojnëme nostalgji vendin etyre të origjinës, Lliarin dhe prindërit e tyre që dhanë kontribut në përparimin e fshatit dhe të krahinës.

Thoma Pelo Koçi me profesion mësues, aktualisht punon në Bashkinë e Qytetit të Sarandës. Ka dhënë dhe jep një kontribut të madh për krahinën dhe fshatin e tij të lindjes. Fëmijët e tij jan ënjëri djlai, Iliri, në SHBA dhe vajza në Srandë.

Është dhe zev/drejtor I gazetës “Intelekt 2001…”



Drejtor dhe botues i gazetës Kristaq F. Shabani Mobil 0692553056

Kryeredaktor: Thoma P. Koçi

Z/Kryredaktor: Kiço Muçi

Redaktor përgjegjës: Aristotel Stefani

Për informacionin: Kristina K. Llane,



Këshilli botues: Kiço Londo(Kryatar), Marika Ristani, Pirro Dado, Miço Miho, Roland Çarka, Kristostom Llane, Petrit Ristani, Koço Vllahu, Ilia Taçi, Kozma Koçi, Ilia Hila, Qirjako Taçi, Kostandina Kondo (Shabani)

Adresa e redaksisë: Pallati 87/4 Lagjja “18 shtatori” Gjirokastër

Gazetën do ta gjeni ne Gjirokastër: Kiço Muçi, në Tiranë : Koço Vllahu, Pirro Dado dhe Llazo Londo,Petrit Ristani, në Sarandë Thoma Koçi dhe Viktor Llane, në Patos Vangjel Londo, në Athinë Kostandina Kondo (Shabani), në Përmet: Thoma Stefani në Durrës Viktor Dervishi, Vangjeli Stefani, në Lushnjë: Ilia Taçi, në Lliar; Miço Miho.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:43 pm



Lliari

Organ periodik historiko - kulturor. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania. Viti i tretë i botimit Nr. 1 (003) Çmimi 50 lekë, Euro 1 Muaji Nëntor 2008, E-mail: kristaq_f_shabani@yahoo.com http:ççkristaniada.tripod.com http:ççpegasialëriters.tripod.com



15 qershor 2008



Në Lliar u festua me madhështi, për të pestin vit rresht, festa e SHËN TRIADHËS…

Një traditë tashmë e përvitshme dhe e bukur. Lliariotët po tregojnë se dinë të respektojnë njëri- tjetrin, dinë të qajnë hallet, të zbrazin shpirtin, kanë ngrohtësi të madhe dhe dashuri ndaj njëri- tjetrit… Këtë e tregojnë më së miri lidhësitë e krijuara, kontaktimet… Ata krahas entuziazmit që kanë për këtë festim marrin nisma konkrete për ndryshimin dhe ardhmërinë e fshatit

Në vend të editorialit

A mund të shkëputësh shpirtin nga shpirti?

Është koha e veprimit konkret

Nga Koço Vllahu



Lliariotët kanë një veçori specifike. Janë konkretë në atë, që marrin përsipër dhe kjo sjell edhe aspektin dëshirues, atë realizues. Këtë vit në Lliar ka pasur më shumë aktivitete, më shumë gjallëri. Tashmë Lliari vizitohet dhe është e nevojshme që të kontaktohet më shpesh me “truallin amë”. Asqë mund të “ndalet’ tashmë Kiço Dadoja, i cili e merr rrugën dy herë në vit dhe kalon disa javë në fshat. Vetëkuptohet që gjithmonë me të është Pirro Dado, një nga “etalionet” e dashurisë ndaj fshatit, apo majës së pikës më referuese. “Nuk mund të ndahem kurrë nga fshati, - thotë topografi i talentuar, një nga më të mirët e gjithë Shqipërisë në profesionin e tij. - Edhe në Tiranë bëjmë gjithmonë plane me Kiçon se kur do të nisemi dhe sa do të rrimë… Festa e Shëntriadhës është njëra prezencë jona, që na tërheq dhe së dyti muaji shtator. Kujdesemi që vatra të jetë “gjithmonë e ndezur”, ashtu sikundër bëjnë edhe shumë të tjerë. Nga viti në vit është e pranishme dashuria ndaj vendlindjes apo dashuria ndaj vendlindjes së etërve dhe gjyshërve. Por me gjithë sukseset që kemi në takimin e madh, ende ka shumë për të bërë. Lliari, paçka se është i vogël si fshat, ka shumë banorë në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë vendit në emigracion. Disa premtojnë se do të vijnë dhe pastaj tulaten, duke thënë se ku do të bazohemi. Unë, jo vetëm që vij bashkë me Kiçon, Malinë, mamanë, apo me Jorgon e nipërit, por hapim shtëpinë dhe organizojnë ceremoni e përkujtime. Në këto ceremoni na bashkohen edhe të tjerët nga fshati, por edhe nga Zheji si Dr. Mitro Vllahu apo Thoma Ballo, Foto Menkshi, e të tjerë. Edhe ju Koço Vllahu, apo Kryetari i nderit i Lliarit, siç të kemi motivuar, jeni gjithmonë i pranishëm me Malen, i cili gjatë gjithë kohës shqetësohet për preokupacionet e fshatit. Madje doja të shtoja se ai ka kontribuar veçanërisht në pajisjet kulinare dhe paraqitjen e Amelikosë, ku zhvillohen takimet e përvitshme, po ashtu edhe të kishës. Kontributi i tij është i vlerësuar. Më shumë duhet të angazhohen edhe ata, që i kanë mundësitë. Ç’i pengon Mërtirajt: Simon, Miçon, Talikon, Sosen apo Filen Mihon e të tjerë të planifikojnë të marrin pjesë në takimin e madh? Mendoj se asgjë, veç duhet vlerësuar ky takim në shkallën që duhet. Ne duam që në fshat të shohim edhe ata që janë në distancë si rasti i Stefan Koçit, i cili që në takimin e parë premtoi se do të vinte në takimin e dytë, por s’erdhi. Mendoj se mund ta realizojë këtë. Po kështu nismat e ndërmarra për një klub në fshat nga regjisori Kiço Londo duhet të realizohet. Është bërë një puën e mirë për të mbajtur në këmbë shtëpitë në Lliar. Ka dhe nisma për të ndërtuar të reja dhe madje edhe një shtëpi dykatëshe- vilë, e cila të shërbejë edhe si hotel për ata që s’kanë shtëpi në Lliar. Megjithatë Lliari, pavarësisht se është i vogël, ka shumë kapacitet mbajtës. Banorët, që jetojnë aktualishtë në fshat, si” Miço Miho, Ilia Hila, Miço Çarka, Arqile Miho, Lono Mërtiri, Llukan MeçI, Kristostom Llane, Ksenofon Taçi e të tjerë kanë kapacitete mbajtëse për ata, që vijnë nga larg dhe këtë e kanë treguar me mikpritjen e tyre gjatë gjithë kohës. Këtë vit, si gjithmonë, ishte i pranishëm Koçi Dado me gjithë bashkëshorten, një nismë që duhet të pasohet edhe nga të tjerët. Koçi është shumë i predispozuar për fshatin, për të realizuar programin emiratuar dhe mendja e dora e tij flori “projekton” me inteligjencë të lartë. “ Bashkëshortja e tij nga Himara mbeti e befasuar nga pritja, traditat, festa, mjedisi, klima e fshatit Lliar. E shihni sa mirë bëmë sivjet i kujtuam të gjithë: Mitro Hilën e Jano Hilën, Vangjel Dadon, Vasil Mihon, Vangjel Dukën, Kristofor Llanen e Koto Vavon, Garito Dadon e Peço Muçin, Lono Mihon dhe Kiço Llanen, Jano e Vasil Ristanin, Babo Konomin e Koço Taçen, Papa Aleks e Thoma Shabanin, Jano Ponen, Polikron Shabanin e Fori Shabanin, Qiro Stefanin e Koço Mihon, Pelo Koçin e Leko Koçin…Lefter Stefanin, Mitro Dadon, Thoma Dadon,Vito Stefanin, Jano Mërtirin,Thimjo Mërtirin, … por edhe më të rinjtë Aleks Shabanin, Sokol Koçin. Kë nuk kujtuam e ç’nuk thamë? Pa le zonjat e Lliarit: Aritinë e Taçaj,…………. Ristanin, Froso Shabanin e Sofinë e Priftaj ,Ollgën e Dekaj, Çevon e Koçaj e Kristinën e Llanaj, Polikseni Mihon, Ollgën e Stefanaj, Pakon e Hilaj, Katen e Dadaj, Talikon e Stefanaj, Maron e Mihaj, Ollgën e Shabanajve dhe Kostandinën e Ponaj, që sapo është ndarë nga jeta… Për kë nuk folëm? Te kush nuk ndezëm qiri. Të gjithë i nderuam, atje ku prehen. Vajtëm të gjithë. Nderuam edhe ata që nuk u kishte ardhur njeri këtë vit… Pse nuk ishte çast emocionant, kur u shpërndanë pesë çertifikime për “QYTETAR NDERI” i fshatit Lliar. Një nisiativë e mirë. Njerëzit që punojnë duhet të shpërblehen qoftë edhe moralisht. Edhe prezenca e pestë, e përvitshme e Kryetares së Komunës, Anastasi Dushi ishte obliguese dhe nderuese.

Kiço Dado me vështrimin e tij të thellë me dashurinë dhe shpirtin e bardhë, që e karakterizon tashmë po tregon të gjitha aftësitë e tij dhe se si duhet ta dojë një lliariot i mirë fshatin e tij.

Qëndroj afër të gjithëve dhe të gjithë i shikoj në sy. Kaq shumë duhemi, saqë puthemi buzë më buzë, për t’u riputhur sërish në Shën Triadhën tjetër. Fiksohemi në celuloid nga Petrit Ristani, Mihal Vllahu dhe Koçi Dado. Secili e bën punën me art. Kujtime të mëdha dhe punë të mëdha që bëhen me dëshirë. Petriti është i entuziazmuar, pasi babait të tij, Vasilit (pas vdekjes) i dhanë titullin “Qytetar Nderi i fshatit Lliar”! Po kështu dhe Kiço Llanes (pas vdekjes), Mihal Vllahut, Kristaq F. Shabanit dhe Miço Çarkës… Na shpaloset fshati ynë me ndryshimet e tij. Një pastrim i kujdeshëm, një gëlqerizim në të gjitha rrugët dhe ambientet. Bie erë aromë lulesh dhe trëndelinë. Pankartat uruese dhe materialet figurative, jo vetëm në Ameliko, por kudo tregojnë se këtu jeton një komunitet i fortë dhe që aspiron për një të ardhme të mirë. Fëmijët qeshin e lozin. Shpërthen kënga kudo dhe vrullshëm, sikur kemi të bëjmë me një ansambël model. Kënga krijohet aty për aty… Makinat janë parkuar në sheshin afër Llanaj. A mund të shkëputësh shpirtin nga shpirti?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:43 pm



Lliari ka një plan perspektiv zhvillimi. Në këtë kuadër një nismë e madhe që duhet të inkurajohet dhe përkrahet: Shtruarja me beton e rrugës Shën Mitra – Llanaj



Po hapen perspektiva të reja

Rruga, e cila është ndërtuar para disa vitesh duhet të riparohet dhe të mundësohet që të jetë e përdorueshme në të gjitha stinët e vitit.

Një grup lliariotësh duke e parë që, rruga ekzistuese nga Shën Mitrat e deri në Llanaj nuk është në parametrat, që duhen, e diskutoi këtë fakt, i cili vështirëson shkuarjen e mjeteve në fshat dhe mendoi të marrë një nisiativë të madhe:



Të merren të gjitha masat që rruga nga Shën Mitrat deri në Llanaj të riparohet tërësisht, duke e shtruar me beton dhe hekur. Për këtë do të angazhohet një grup specialistësh për të bërë të realizueshëm këtë projekt. Po kështu është vendosur që një grup prej katër vetash me punë kontribuese të japë ndihmesën tekniko-profesionale për të realizuar këtë projekt. Banorët e fshatit do të kontribuojnë me mjetet disponuese, trasportuese.

Kjo kërkon një ndihmesë të madhe financiare. Një pjesë e këtij kontributi do të jepet me ndihmë financiare dhe mjete nga Komuna e Zagories, e cila në këto kushte ekzistuese të sotme, herë pas herë merret me pastrimin e rrugës, pasi bllokohet, sidomos në Majën e Shkallës. Duke realizuar këtë projekt mundësohet që të lehtësohet shumë kjo punë. Në këtë kontekst, krahas ndihmës, nga qeverisja vendore kërkohet edhe kontributi i gjithë lliariotëve, kudo, që ndodhen. Ndaj ne po hapim këtë kontribut nëpërmjet gazetës sonë “LLIAR” për të mundësuar realizimin e kësaj ëndrre të madhe për të gjithë lliariotët.

Është krijuar Komisioni i Posaçëm për projektim, realizim dhe mbledhje fondesh:

1. Pirro Dado, Qirjako S. Taçi Tiranë, Mihal Vllahu, Koço Vllahu Tiranë; Kiço Dado, Tiranë, Koçi Dado, Tiranë, Katerina Vavo Tiranë, Petrit Ristani, Tiranë; Arqile Miho, Lliar, Eva Çarka Lliar, Miço Miho, Lliar, Kristostom Llane, Lliar, Ksenofon Taçi, Lliar; Jovan Taçi, Gjirokastër, Aristotel Stefani Gjirokastër, Miço Hila, Gjirokastër Kiço Muçi Gjirokastër; Thoma Koçi, Filip Qorri, Vito Llane Sarandë, Vangjel Londo Patos 13.Kostandina Kondo (Shabani) Athinë, Gligor Taçi Athinë, Jano Meçi Athinë 14. Jorgo Meçi Janinë 15. Stefan Koçi SHBA.

2. Për të realizuar ndihmesën nga Komuna e Zagories dhe për të mbajtur kontakete me të caktohen : Roland Çarka, Miço Miho dhe Jovan Taçi

3. Kontributi që do të jepet nga çdo individ, familjar do të evidentohet dhe gjithçka do të realizohet me dokumentacion arkëtues në personat e caktuar në qendra.



Kryetar i Komisionit për zhvillimin infrastrukturor të Lliarit

Ing. topograf Pirro Dado

NçKryetarë të Komisionit

Roland Çarka, Koçi Dado

Sekretar i komisionit dhe zbatues i Projektit

Ing. Jovan Taçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:44 pm

Thirrje



I bëjmë thirrje çdo lliarioti, lliariote, brenda dhe jashtë vendit të kontribuojë për rrugën Shën Mitrat- Llanaj që të mundësohet realizimi i këtij projekti. Gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë zagoritëve që të kontribuojnë sadopak për këtë nismë, pasi Lliari nuk është vetëm i lliaritotëve, por i gjithë Zagorisë.

Kontributi, që do të jepet, do të evidentohet dhe do të nxirret në gazetën “LLIARI”. Me fondin që do të mblidhet dhe me kontributin e qeverisjes vendore të Zagorisë do të mundësohet realizimi i kësaj nisme. Infrastruktura është gjithçka, ajo të afron me vendlindjen, të realizon të ngrohësh zemrën dhe shpirtin.

Për të realizuar konkretisht derdhjen e kontributit caktohen:

Tiranë: Pirro Dado, Koço Vllahu

Gjirokastër: Aristotel Stefani, Roland Çarka

Sarandë: Thoma Koçi, Filip Qorri

Patos: Vangjel Londo

Durrës: KoçoMiho

Lliar: Miço Miho, Kristostom Llane

Athinë: KostandinaKondo, Jano Meçi

Janinë: Jorgo Meçi

Kryesia e fshatit Lliar

Kryesia e Komisionit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:44 pm

Lliari me pasuri të madhe të pemëve frutore që kërkon përkujdesje

Nga Arqile Miho

Fshati ynë ka një pasuri shumë të madhe të pemëve frutore. Këtë vit disa vizitorë u befasuan nga prezenca e madhe e pemëve frutore që ka ky fshat. “Është një pamje mahnitëse, - u shpreh poeti lunxhiot, Petro Dudi, i cili mori pjesë në përvjetorine tretë të ndarjes nga jeta të intelektualit Fori Shabani, që u zhvillua në Lliar më 28 shtator 2008.

Dhe me të vërtetë kështu është. Lliari me pasurinë e shumtë frutore, që ka, tregon se të parët e kanë bërë mirë detyrën e tyre. Kanë mbjellë shumë pemë, i kanë rritur ato me shumë dashuri dhe kanë kryer të gjitha shërbimet agroteknike. Deri tani ato kanë arritur t’i mbijetojnë edhe mangësive të shumta, që ndjehen në kujdesin ndaj tyre. Si rrjedhojë e emigrimit dhe lëvizjeve të brendshme, të shpopullimit edhe trajtesa ndaj këtyre pemëve ka rënë. Familjet, që janë në fshat, si rrjedhojë e punëve të shumta, që kanë, nuk arrijnë të kujdesen as për pemët e tyre disponuese. Por ç’ndodh shumë “të ikur” nga fshati, për arsyet e përmendura më lart, ua kanë lënë në dorë kujdesin ndaj pemëve këtyre familjeve. Dhe në këtë kontekst kujdesi ndaj pemëve është minimizuar, për të mos thënë është i nivelit zero. Priten prodhime prej tyre. Po pa shërbime nuk ka prodhime. Fshati është i pasur në arra, fiq, mollë, rrush e tjerë, por po të shikosh fiqtë, pemët e tyre (disa) janë në prag të eliminimit, pasi edhe krasitja e rëndë s’i rigjeneron. Madje duhet thënë se shpesh herë edhe ata, që janë aktualisht në fshat nuk sillen si duhet me pemët”. Shpesh pa kriter krasiten fiqtë, arrat, duke i dëmtuar, apo “pa dashje” priten pjergullat.

Kësaj gjendje duhet t’i thuhet “STOP”. Duhet të shtojmë kujdesin ndaj pemëve frutore ekzistuese, ndaj manave të kuq, prezentë, që shumë prej tyre janë shtrirë në tokë. Ata që kanë marrë në ruajtje tokat e të tjerëve, të paktën, duhet të kujdesen edhe për pemët dhe jo vetëm t’i shfrytëzojnë ato vetëm për efekt kullusor. Po kështu është e mira që, në kohën e krasitjeve, të dilet njëherë në fshat dhe të kujdeset për pemët dhe të mos lihet vetëm muaji shtator, kryesisht që të vilen prodhimet. Është e mira që edhe kryesia e fshatit të bëjë një evidentim të saktë të prezencës së pemëve frutore dhe gjendja e tyre në fshat, perspektiva e tyre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:44 pm

Mjeshtrat e rinj të gurit



Ai s’ka nevojë për trajnime, siç veprohet me fillestarët, por ai të jep leksion “Gdhendje guri”



Roland Çarka është një njeri i pasionuar pas gurit, ai e bën gurin të flasë me një një gjuhë jo të zakontë, por gjuhën kodike, fantaziste, artistike të zbukurimit, të lules. Detyrimisht ai, si çdo gdhendës, e ka shfaqur talentin në punimin e gurit qysh në moshë të vogël. Të thonë për të shprehimisht: “Çfarë i sheh dora i bën syri!” Është njeri poliprofesional. Por jeta e tij është lidhur me gurin, paçka se është vetëm 36 vjeç. Ai ka rikontrukturuar gjithë ato shtëpi në zonën e krahinës së Zagories, Pogonit (së toku me të palodhurin dhe që “i zë dora”, siç shprehen në Zagori, Foto Menkshin, mësues nga Zheji, por reformat në arsim e lanë pa çuar deri në fund profesionin e tij dhe me Akile Mihon), është mjeshtër në mbulesën e çative… Një mbulim, të cilin do ta kishin zili dhe mjeshtrat më të mëdhenj dhe do të ishte shumë i domosdoshëm që Rolandi të punonte me INSTITUTIN E MONUMENTEVE, për restaurimin e objekteve. Shpesh merren në punë të tilla njerëz që s’ia kanë idenë. Ata nisin këtë proces pune në fazat e para të dilentantizmit. Çatia e ndërtuar e shtruar aq bukur, në arkitekturë të flet dhe patjetër që të magjeps… Përveç të tjerash Roland Çarka është i zoti të modelojë, të arkitekturojë oxhakë të bukur, të cilët ruajnë traditën, por është i aftë të bëjë kombinacione të tilla me të moderuarën. Këto e thonë artistikisht 12 të tillë të ndërtuar artistikisht dhe shumë funksionalë në krahinën e Lunxhërisë e të Pogonit. Punon me shumë vullnet në gur e duke zbukuruar gurin. Dhe guri flet me ngjyrë. Tashmë artisti gdhendës me origjinë nga Lliari i krahinës inteligjente të Zagorisë është i kërkuar në gjithë rrethin e Gjirokastrës, pasi ai shquhet edhe në arkitekturimin e çezmave, të cilat i “qan” dhe artistikisht. Rolandi, njeri i vullnetshëm, artist në kuptimin e plotë të fjalës, ka realizuar një sërë punimesh arti dhe në fshatin e tij, Lliar. Talentin e tij e ka shprehur edhe në objektet e kultit si në Kishën e bukur, të madhe të Shën Triadhës të fshatit Lliar.

“Njerëz të tillë s’kanë nevojë për reklamime, pasi puna e tyre dëfton vetë. Ata janë shumë të talentuar dhe realizojnë punime të ndritshme. Rolandi është njëri prej syresh, që të emocionon, gjatë punës dhe kur mbaron punimin. Ai është me shpirt artisti,” - na thotë për të Prof. Dr. Vasil Bakuli.

Vetëkuptohet një vlerësim i tillë është natyrisht vlerësim i një intelektuali potent, i cili, krahas të tjerave, është dhe shumë i lidhur me traditën lunxhote.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:45 pm



AMANETÇUARËSI

“Shërbim postar në shekuj”





skicë - e bazuar në një ngjarje të jetuar

nga Kristaq F. Shabani



Ndërsa secili kishte zgjedhur profesionin, zagoriti trim kishte përzgjedhur një profesion disi të çuditshëm : Atë të amanetçuarësit. Duke u nisur nga cilësia e trimit dhe virtyti i lartë i besnikërisë ai përcillte mesazhe, letra dhimbjeje , urimi, informacioni , letra bashkëshorti , kujdesi , testamenti; letra që sillnin vaje e gjëma si dhe dërgesa të hollash e plaçkurina të tjera të domosdoshme për jetesën në trevë . Njerëzit dërgues kishin besim se “AMANETÇUARSI” do t’i çonte amanetet në destinacionin e caktuar. Përvoja këtë kishte treguar. “Grabitsit” e futën në “optikën” e tyre . Studjuan veprimtarinë e tij . U njohën me mënyrën e “sjelljes dhe të transportimit të amaneteve”, itinerarin e lëvizjes, mënyrën e organizimit të ruajtjes dhe të kujdesit për të zbatuar amanetet.

E dinin që amanetxhiu , ose amanetçuarësi ishte trim. Vetë natyra e kësaj pune të rrezikshme i merrte parasysh rreziqet evidente , ndaj edhe ai merrte masat e veta.

E nga s’ishin dërgesat ?… Për çdo amanet një taksë me të cilën mbante shtëpinë. “Grabitësit” , të cilët ishin perfeksionuar në kësisoj punësh hartuan “taktikën” e asgjësimit të amaneteve . Për këtë përzgjodhën variantin e “pritës” në një vend të tillë të favorshëm si Qafa e Çajupit, duke preçizuar detyrat e secilit për fitimin e presë së majme . Ata kishin parasysh më shumë pikat e dobëta se sa anët e forta të “Amanetçuarësit”. Me t’u dhënë lajmi se në filan ditë vinte “Amanetçuarësi”, dolën në vendin e përzgjedhur për pritë. Me qëllim që të ruhej sekreti i veprimit këtë aksion do ta realizonin me forca shumë të pakta , vetëm dy .

. . . Amanetçuarësi po i afrohej vendit, ku ishte organizuar prita . Ishte i lodhur , por kjo nuk do të thoshte se i ishte lodhur dhe zgjuarsia . Dëgjoi, me të arritur pranë Qafës, një thirrje të fortë :

“ Amanetxhi, je i rrethuar! Mos lëviz!... Do të veprosh si do të themi ne, në daç që të mos sakrifikosh veten… Të gjitha ç’ke do të na i japësh neve, pa bërë kundërshtimin më të vogël!…” Kështu i thoshte zëri .

Ai e dëgjoi mirë zërin dhe e kuptoi se ishte para një prite . Duhet të shpëtonte me çdo kusht dhe të çonte në vendmbritje “ amanetet”. Përpunoi kundërveprimin në kokë dhe filloi me një ton lutës:

“Amani , ore “vëllezër” , të miat ç’kam t’i merrni të gjitha , por do t’ju lutesha të mos më prekni “amanetet”, se dua t’ua çoj në vend porositë! . . .”

“Ç’farë thua , more trim, ne përse i kemi lënë punët dhe kemi dalë këtu kot ? Si thua zotrote , kemi dalë për sevda?!”

“ Unë këtë di t’u them , qofsha në besën tuaj… Në rast se ju thoni kështu “unë do t’ua lë të gjitha, po turpi ?… ”

“ S’është dhe aq trim si na e përshkruan,”- i tha i pari të dytit .

“Hidhe armën ! . . .” - dha urdhër të prerë i pari .

“Ku ta gjej armën ? Unë “armë” kam vetëm amanetin. Ai më mbron dhe më vret mua… ”

Të dy grabitësit qeshën. Lanë pritën dhe u afruan , por përsëri pa u shkujdesur, me kujdes .

“Nxirr të hollat, mor “mik”, dhe hidhi në tokë para këmbëve të tua ! “ AMANETXHIU” hodhi paratë dhe gjithçka kishte .

I dyti iu afrua dhe qeshi me të madhe: “ U sa trim . . . , qenkërka !”- dhe filloi të rrëmojë në sendet e hedhura , pa treguar kujdes, për të kontrolluar AMANETXHIUN , i cili vazhdonte me tonin lutës : “Amani bre miq , nga të miat merrni ç’të doni , por amanetet jo . . .”

“ Atë e thamë njëherë,”- foli kokëfortë i pari dhe filloi të grumbullojë të gjitha sendet para syve, që e çonin në një tejkënaqësi .

Po të paktën më qëlloni dhe më leni vetëm listën e amaneteve , që të kem dhe unë të drejtë që të shfajësohem . . . Më qëlloni në mish , të më rrjedhë gjak , të gjakosem , të thonë se luftova si trim , paçka se nuk jam !. . .”

“ Jo, - i tha i Pari , lere tani ik! Pse të të vrasim ? Ti nuk na bëre rezistencë.”

“ Të justifikohem…, ”- ia ktheu Amanetxhiu .

“ E po mirë , meqënëse do , qëlloje një herë .” e urdhëroi i dyti të parin .

“ Ne thamë të mos të plagosim, se këtë gjë e bëjmë lehtë. Armën në dorë e kemi... Hë pa na thuaj, ku e do të qëlluarën...”

“Ja këtu …,” dhe tregoi vendin e mishtë pas xhaketës.

I pari e qëlloi atje ku i tha “Amanetxhiu”, por nuk shkaktoi asnjë plagë , veç hapi një vrimë të madhe në pallto .

“ S’të thashë kështu, - ia ktheu “Amanetxhiu”, - por në mish që të më rrjedhë gjak . . . - Të lutem, eja ti, - iu drejtua të dytit , - një burrë sarahosh, më qëllo me njëshen tënde…”

I dyti me shenjë kapadajllëku e qëlloi në kofshë , por të qëlluarit sa e preku…

“ Këtë radhë të zuri, - i tha i pari , - edhe këtë kërkesë tënden e plotësuam. Tani vrap...”

Por nuk arriti të mbaronte frazën , kur një dygrykëshe iu drejtua në fytyrë . Zgjuarsia gjithmonë del fitimtare. Shkathtësia e mendjes e kombinuar me shkathtësinë dhe elasticitetin të bën që t’i rimarrësh shpejt e shpejt situatat. Amanetxhiu serioz urdhëroi: “ Grumbulloni të gjitha sendet nëpër vendet e tyre. Ngarkoni kuajt dhe pastaj nga majat thëmbrat dhe më të mos ju shoh më fytyrën. Këtë radhë po ju fal , rradhën tjetër do ta paguani me kokë!…” I pari dhe i dyti ishin habitur. Ngarkuan kafshët duke mos dalë nga kjo gjendje habie dhe u drejtuan për në Korez .

... Amanetxhiu i hodhi pak duhan plagës dhe nisi kafshët. Amanetet po drejtoheshin në Zagori... Amanetxhiu qeshte. Era e çajit dukej se i ledhatonte fytyrën...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:45 pm

KËNGË TË VJETRA TË KËNDUARA NGA PAPA ALEKSI .

Këto këngë të vjetra këndoheshin nga zëri i tij i ëmbël dhe u përhapën në të gjithë Zagorinë .



Vezirit vanë e i thanë :

“Shkodra mori Elbasanë ,

pas tre ditësh merr Beratnë .”



Te Rrapi vanë e u mblodhnë ,

të bënin mushaqerrenë,

të vrisnin Selim Benë . . .



Selim Beu i biri i atit ,

doli tek kulla e sahatit :

“Të lashë , o Vezir , të lashë ,

dola me tridhjetëegjashtë ,

mblidh mëndjen , mblidh fiqirë ,

se të gjëjmë në Janinë .

Pasho Beu me Dhramalinë

hidheno në Karalinë , . . .

Karali , karababa

seç të hyjnë në Hyçkala .

Lum Hyçkalaja seç ka brenda :

Karali me dhjetë zemra ,

ditën që u mor Misia ,

“Bububu . . .!briti Shqipëria ,

qan me lot Vasiliqia . . .

“Hesht , Vasiliqi e marrë

se ne kemi Hyçkalanë ,

Shahin ,Top dhe Kumbaranë !

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:45 pm

Këngëzimi një kujtese historike të trimtë, e cila ndali ekspasionin e “ëmbëlsisë” të njerëzve të etur për të pushtuar e rrëmbyer tokat e pronarëve realë. Zagorisë gjithmonë i janë vërsulur ekspasionistë të brendshëm, por që kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të “sunduar” pronat” e zagoritëve inteligjentë.



Një ditë një të mërkurë,

u blodh mexhlisi në Gurrë,

bënin dava për Çajupnë.

Vasil Spirua tha një fjalë,

bashkë me Mitro Papanë

dhe me Kostandin Stefanë.

Në Çajup u ngrenë e vanë.

Në stane bënë hatanë,

vanë dhëntë e Çelos vanë.

Më s’e kaptojnë Branë,

Shenepremte e Mushanë,

Buzn’ e Rripës anembanë.

Vanë pleqtë e Zhej – Lliarit vanë,

Po s’e fituan davanë,

në Janinë hodhën duvanë.

E n’ Stamboll ngrenë duvanë.

Nga Stambolli erdhi fermani:

Zhejit s’do t’i vihet zjarri.

Por Zhej, Lliari aty janë

E fituan vetë davanë,

Gjithë Çajupin anembanë.

Zhej e Lliar të ngrihi!

Tepsi e kusi t’i shitni!

Nga Çajupi mos u shqitni!

Tepsi e kusi mos i mbani

nga Çajupi të mos u ndani!

Amanet brezat që vini,

Çajupin të mos e lini!

Nga libri i Mari J. Ristanit “Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:46 pm

“Fundi i xhupes me lule ,

moj lala, tarnana ,

burri i vogël, moj kërcure ,

moj lala, tarnana ,

Hidhe , moj në djep dhe tunde ,

moj lala, tarnana,

Mot e mot dhe gjysmë viti

moj lala , tarnana,

Në këmbë nuk u ngrit jeziti . . .

moj lala , tarnana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:46 pm

Problemore



Gjuhën këngët dhe meloditë e Lliarit po “vilen”

Mos kemi të bëjmë me ndonjë spekulllim dhe arbitraritet





Si ndodh. Krijohet nga mençuria këngë dhe ,melodi dhe pastaj tjetri ndryshon vargjet dhe stis këngën që e quan “novacion’ dhe me atë arrin të ngjitet në poltroonç lliari ka demonstruar deri para do kohësh se dinte tëv krijonte, dinte të këndonte me meloditë vetiake, dinte të kërcente dhe të tregonte aftësinë burimore të rrjedhjes së këngës… A s;jan ëtë papërsëritshme këngët “Vezirit vanë e thanë ‘ apo kënga “rashë e theva shtëmbën-o”, apo vallja sustë?

Pëlqesë, interpretim dhe laurim. Këngët e fshatit tonë po “vidhen” bukur, aq bukur sa s’ta prêt mendja “Dimëro siç dimërove…’‘Burri yt moj, kërcure e tjerë janë melodizuar” …

Por n e këngën dhe vallen nuk elëmë . këtë e kemi treguar përvitshëm në takimete mëdha që zhvillohen me rastin e festive tradicionale. Lliari në Shëntriadhë këndon I gjithi. Këngëtarë si Ilia Hila, Kiço MuçI, Arian Mërtiri e shumë të tjerë ,të cilët jan ë aktivizuar edhe në grupet folklorike të krahinës dhe të rrethit marrin këngët ebukura të thesarit lliariot. Por vetëm kaq…

Në Gjirokastër në muajin shtator u zhvilluan tre ditë “të ashquajtura “ të këngës popullore. Ku ishte Zagoria, apo lunxhëria… Do të thoni ishin të tjerë , të cilët janë bërë të mërzitshëm, ndaj dhe publiku gjirokastrit është I ftohtë, pasi asgjë e re nëëprgjithësi nuk sillet nga burimorja. Kësaj I thon ë”këto ngrë.. këto lësho…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:46 pm

Lliar 15 Qershor 2008





Lidhja e Krijuesve « PEGASI » Gjirokastër më datën 15.06.2008, në kuadrin e festës së madhe të ShënTriadhës organizoi një veprimtari të madhe letrare në fshatit Lliar të Zagories për prezantimin e shtatë veprave të autorëve me origjinë nga Lliari : Spiro ( Lush) Nakaj, Kristaq F. Shabani, Kristofor Llane, Mari Ristani, Ark. Koço V. Miho, Aleksandra Shabani, Harillo Miho. Në fillesë të veprimtarisë u mbajt një minutë heshtje për të nderuar dhe respektuar poetin zhejot Anastas Bita, i cili është ndarë nga jeta para pak kohësh. Poeti Agron Shele, njëkohësisht NçKryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve « PEGASI » Albania, pasi foli shkurtimisht për veprimtarinë poetike të Anastasit, i ftoi pjesëmarrësit për këtë akt nderimi. Në këtë veprimtari ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komunës së Zagories zonja Anastasi Dushi, Kryeredaktori i gazetës « ZHEJI » Dr. Mitro Vllahu, Mësuesi veteran Koço Vllahu, fotografi i talentuar lliariot Petrit Ristani si dhe mjaft zhejotë të tjerë. E qënësishme është se në këtë ceremoni merrnin pjesë shumë lliariotë nga gjithë Shqipëria të ardhur për të festuar festën e Shëntriadhës.

Kryeredaktori i gazetës « Zheji », Dr. Mitro Vllahu, u shpreh : « Të gjithë njerëzit nderohen, por nderimi që iu bë sot njeriut tonë zhejot, gojëmjaltit dhe vargjezjarrtit, Anastas Bita, ishte një akt nderimi i domosdoshëm dhe kuptimplotë… Kjo tregon forcën e madhe të përkushtimit si dhe të vëllazërimit të njerëzve të artit, të cilët na mësojnë se si duhet të nderohet. Recitimi edhe i vargjeve të poetit Anastas Bita për fshatin Zhej nga nxënësja Kateriana Q. Taçi në këtë veprimtari të realizuar shumë bukur ishte një veprim shumëdomothënës dhe bindës. »
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:47 pm

Arkiv

SHQIPËRIA DHE GREQIA



I nderuari Z. Filip Shabani , nga Lliari i Zagoriesë , sot profesor i filologjisë në Athinë, pjesëtar i shoqërisë “ Liga Greko-Shqiptare” atje, me rastin e vitit të ri, i dërgoi kujt shkruan në letrë shkrojtur shqip , të cilën e botojmë tekstualisht këtu poshtë :

“ Me rastin e vitit të ri mar nderin t’u uroj vitin ta shkoni bukur e të gëzuar. Këto urime ia paraqit kaq’ nga ana ime personalisht , sa dhe nga ana e “Ligues” sonë Greko - Shqiptare , e cila me këtë rast falënderon nga gjithë zëmra për dërgimin rregullisht të gazetës s’uaj kaq të dashur dhe kaq politike . Liga jonë ka konviksion të plotë se në orientin greko - shqiptar do të mbretërojë gjithnjë një Diell shkëlqyer, të cilin nonjë re e zezë s’është e mundur t’a errësojë .

“ Vëllezër”

Liga Greko - Shqiptare përmbledh në gjirin e saj një tok personalitete kulturale dhe politike greke, personalitete që kanë patur pozita shumë të larta në Shtetin e tyre . Pra letra e zotit Shabanidhi, dërguar në emër të tij dhe të shokëve, nuk shpreh vetëm një dëshirë po në një kohë, sipër tregon dhe mendimin e lartë që kanë shumë grekër të mësuar e me mend për një lidhje të vërtetë midis të dy popujve vëllezër. Letra e zotit Shabanidhi na mbush kraharorët t’onë me gëzim. Jo vetëm se çfaq një të vërtetë të madhe , po edhe sepse na vë në dije se atje në Athinë paskërka edhe njerëz – bile njerëz me rëndësi – që mendojnë ndryshe dhe që një lidhje shqiptaro - greke e gjejnë më tepër se të nevojshme .

Letra e zotit Shabanidhi na jep rastin e lumtur t’i themi atij dhe pjesëtarëve të tjerë të “Ligës”se edhe ne, pjesëtarë të gazetës “Demokratia”, jemi në një mendje me ta dhe bëjmë po ato urime. Jo urime formale, por urime që dalin që nga thellësia e shpirtit t’onë.

Një lidhje midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka vetëm vlerën e interesave të çastit, po vlerën e një të vërtete historike dhe një rëndësi të madhe vitaliteti. Shqiptarët dhe grekërit janë vëllezër të një race dhe të një gjaku. Kanë tradita të përbashkëta dhe një të shkuar historike të përbashkët. Prandaj një lidhje midis tyre ka tjetër kuptim dhe vlerë se çdo lidhje që këta dy popuj kanë bërë ose mund të bëjnë me popuj të tjerë.

Mendimet t’ona për një lidhje shqiptaro - greke janë të ditura. Kemi shkrojtur dhe luftuar me shpirt që kjo lidhje nga një dëshirë të bëhet realitet. Kemi dashur kurdoherë që çdo çështje të shtrohet në tryezën e bisedimevet dhe të shqyrtohet me sinqeritet. Kemi qenë dhe jemi anëtarë të politikës me letra të hapëta. Vetëm kështu mund të merremi vesh dhe vetëm kështu mund të hiqen nga mesi disa gjëra të vogëla që s’kanë asnjë rëndësi në vetëvetëhe, po që prishin shumë punë . Se faji është i atij ose këtij . I kujtdo qoftë në këtë rast , ne kërkojmë vetëm nga ata që drejtojnë fatin e të dy popujve që t’i gjykojnë punërat me gjak të ftohtë dhe me zemër të qëruar . Në këtë mënyrë , politikanët e Athinës dhe të Tiranës të jeni sigurt se do t’u bëjnë vëndevet të tyre shërbimin më të madh .

Kemi patur rastin të konstatojmë se si populli shqiptar ashtu edhe ai grek e dëshirojnë me zëmër një lidhje të ngushtë midis tyre. S’ka fjalë se brenda në këto turma ndodhen edhe disa njerës pa responsabilitet që i trubullojnë ujrat për qëllime të tyre personale dhe, pra, përpiqen t’a pengojnë një afërim greko-shqiptar. Sigurisht veprimet e këtyre njerësve të pakë nuk do të loznin as rolin më të vogël po të qe se thëniet e tyre të dëmëshme nuk do gjenin vënd në shtyllat e gazetave. Këtu qëndron pikërisht dhe një nga shkaqet që e bëjnë lidhjen greko-shqiptare .

Na pikëllon zëmra kur shohëm të botohen në shtyllat e shtypit grek lajme dhe artikuj kundër Shqipërisë , ashtu dhe ahere kur shtypi shqiptar i provokuar vërsulet kundër Greqisë. Sa në grindje ndodhet shtypi i të dy vëndevet, aq më tepër mbeten të pafrytëshme edhe përpjekjet që bëhen andej e përkëtej kufirit greko - shqiptar për një lidhje midis të dy popujve. Sepse në këtë rast rolin kryesor e lot shtypi, i cili, kur shkruan keq, trubullon dhe egërson mendimin dhe shpirtin e opinionit publik.

URTËSI , LARK – PAMJE dhe SINQERITET. Ja receta që na rekomandojnë interesat e larta për një afërim të ngusht midis të dy popujve, afërim për të cilin duhet të punojnë me zëmër shtypi dhe politikanët e Shqipërisë dhe të Greqisë. Sepse vetëm kështu do të arrijë më në fund dita e lumtur që në qiellin e kaltër të Greqisë dhe të Shqipërisë të ndriti ylli i vëllezërimit dhe i një lidhjeje të ngusht , realizimin e së cilës , bashkë me “Ligën”e Athinës , e urojmë nga zemra .

XHEVAT KALLAJXHI

BOTUES I GAZETËS “ DEMOKRATIA”

Marrë pa ndyshim nga gazeta “Demokratia”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:47 pm

Krijime të tjera të



Spiro Nakaj (Lush Nakaj) emër përkëdhelës

* * *

Që Doshnicë e Malëshovë,

gjithë me dyfek në dorë.

Zhejotët kallajxhi,

Lliariotët stërrallxhi,

Topovitët lajthixhi,

Ndëraniotët kungujxhi.

Nivaniotët ca të parë,

Sheperiotët ca tuxharë,

Konciotët kokëfortë,

Hoshteviatët kokëfortë,

Hoshtevjatët fjalëbotë,

Bythyqi pesë shtëpi,

kishte dhe pesë çirakë,

I ndizte me dru të rraptë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:48 pm

* * *

Kush di të gatuaj shumë?

Sile Nakja kur ka brumë.

Kush bën gjellë për pashallarë?

Marina në Koçallarë.

Kush marton pleq dhe plaka?

Hallë Sotirë Zere Shakja.

Kush të djeg si vajtë e gurit?

Kjo e shoqja e Petro Nurit

Po epistat përmbi të ra?

(avokate mbi gra)

kjo Lime Shabania.

Kush është balli i karvanit?

Ngjelina e Petro Ristanit.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:48 pm

Afrohu tëhu një çikë,

të llafosemi, pra ikë!

Si ta zgjedhësh burrë, moj xhikë!

E mira ta marrë vendës,

të jetë i zoti i pendës,

të punoni të dy bashkë.

Të dy bashkë të punoni,

natë për natë të pushtoni,

Halletë, ashtu harroni.

Në mos merr kallajxhinë.

… Porsa iku kallajxhiu,

pas gjashtë muaj arriu,

hedhur trastënë pas krahëve

bie peshqeshet e grave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:49 pm

Ç’të të them, Xhiko për besë,

dil te dera me fshesë!

Shkundi morrat o si vesë,

shkund njëqind e thuaj pesë.

Në mos do merr Stambollinë

se ta mbush me mall shtëpinë.

Salltanet ka Stambolliti,

të llafos që të çuditi.

Të pi qosku e xhybeja,

mos shiko se ç’ka qeseja,

se tyja ta sjell gjerdanë,

palë mbi palë fustanë

Edhe xhoken nga Janina

me këpucët llustrafina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:49 pm

Nga Saranda hoqën tel,

I thanë princit del!

Se vjen Vitore e Anglisë

me vapor të Austrisë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:49 pm

Pyetmëni, shokë se ç’pashë

një ditë në Jedik Pashë,

se ç’pashë e se ç’kuptova,

Zagoritin mirë e njoha.

Ai një të dashur paskeshe,

mikja i dilte në penxhere,

Ajo dridhte floknë e gjatë,

Miku përdridhte musqan’ e thatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:50 pm

I mblodhi:

Mari Jani Ristani, sipas kujtesës së babit të saj, Jano Ristani, fotografit të dëgjuar lliariot, i motivuar Dekani i Fotografisë shqiptare.

“Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:50 pm

* * *

Në dyqanin e zhejotit Peço Garo, klientët po prisnin, ulur në karrige radhën për qethje. I erdhi radha një shqiptari. U ngrit ashtu siç edhe qe ulur, pa parë fare se ç’kishte ndenjësja. Ndërkohë që i drejtohej karriges së berberit, një “anadollak” e ndjek nga pas: - Gjidi edepsez!...

-Çfarë ke?...Çfarë të bëra?!? –

… Qysh ç’kam…? Nuk e sheh ku je ulur…???

- …Në karrige…

- Mbi gërmat me të cilat shkruhet Kur’ani… Pak të duket ty kjo…?

Ndërkohë që klienti po mundohej të kuptonte fajin e tij të “denoncuar” nga andollaku, ndërhyri me mjaft mençuri e urtësi berberi zhejot: -… Mos ia vini re, … se nuk di të lexojë…, ndaj edhe i ndodhi…

-…Aha,a,a,a…, kur qenka kështu…ndryshe qëndron puna…, - tha anadollaku analfabet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:51 pm

Skicim



Dy shqiptarë, teksa kalonin në urën e Gallatës, u ndodhën mes turmës. Pa e kuptuar as vetë ata, kallaballëku i madh, i ndau nga njëri – tjetri

. - …Zenel!... Zenel! Hiç përgjigje. - Zëri im humbet në të gjithë këtë millet. Dale ta thërras me një zë më të fortë, me zërin e maleve.

I përgjigjet heshtjes. Nxori koburen dhe e shkrepi 2-3 herë. Zeneli sakaq u gjend në krah.

-Ç’pate? Pse e shkrehe?!

- Si ç’pata? Ku ishe?... Ç’m’u bëre. Me këtë të gjeta ty!...

Ndërsa turma në ankth priste “viktimën e zërit të maleve” shqiptare policia, që mbërriti në atë çast e qetësoi.

-Arnautët kërkojnë njëri- tjetrin, “të humbur në kallaballëk”.

Dhe pasi e gjejnë njëri – tjetrin, i tregojnë kallaballëkut cili është arnauti.

* *

Gazeta “Eshek” u pa e arsyeshme të mbyllej. Botuesit u shqetësuan. Ranë në hall. Nisën të kërkonin gjetjen e zgjidhjes. Këtë e dha arnauti, përsëri me shkrepje. Kjo nuk qe shkrepja e armës, por e mendjes…

-S’ka zarar… n e do ta vazhdojmë gazetën…!

- Qysh… ?

- Do ta botojmë… bile po me këtë emër!

- Ç’thua more?!

- Dale, dale , s’kam mbaruar… Emrin nuk do t’ia shkruajnë shkronjat.

- Me se do të shkruhet atëherë?

- Në vend të shkronjave të emrit do të vihen dy veshët e emrit (të veshgjatit).

Kështu gazeta vazhdoi jetën e vet falë krismës arnaute. “Krismat” arnaute, madje, tronditën edhe “miqtë e tyre (të paftuar), duke u lënë atyre shije shumë të hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:51 pm

Rrëfenja e Cace Konomit

“Në Stamboll punoja qumështor, në mëhallë shpërndaja qumësht e kos. Trokisja në portë dhe dilnin zonjat stambollite për të marrë qumështin. Në një saraj më delte vazhdimisht një vajzë turke dhe më buzëqeshte. Mua më vinte mirë dhe më zuri qymyri me turkallën e bukur; desha ta merrja grua. E merr vesh Vasil Marko (kujdestari i djemve çunakë atje) këtë punë dhe më thotë:

“Nëqoftëse do të marrim për gra këto turkalla, vajzat e Hoshtevës kush do t’i marrë?...”- më hoqi një pëllëmbë që s’e pashë derën nga dolla…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:51 pm



Doc. Koço Miho nga Lliari

Ish Kryearkitekt i qytetit të Tiranës, Drejtor i Istitutit të Studimeve dhe Projektimeve të Arkitekturës dhe Urbanistikës, pedagog i Fakultetit të Inxhinierisë (dega e Arkitekturës)) në Universitetin eTiranës.

Vepra të autorit: Monografi- “Amfiteatri i Durrësit”, “Profili urbanistik i Tiranës”, “Histori e arkitekturës në Shqipëri” vëllimi i dytë bashkëpunim), “Shqipëria, vështrim urbanistik”.

Projekte arkitektonike të spikatura: “Fakulteti Histori- Gjeografi”, Stadiumi “Dinamo”, Pallati i Sportit “Partizani”, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, Ambasada, hotele, PTT, Stacioni hekurudhor Durrës, banka , kinema, shkolla,

Monumenti i Mushqetasë.

*

Ndoshta është paksa e çuditshme për të radhitur në fushën letrare doc. Koço Miho, por ai i përket asaj letërsie që quhet “arkitekturore”, e cila ka përbashkësi me letërsinë në kuptimin plotor arkiteturën. Në veprat e Koço Mihos spikat një talent në paraqitjen edhe letrare të ndodhive, fenomeneve, proceseve arkitekturore. Vetëm një fakt i vogël ilustrues eploton dhe argumenton këtë mendim tonin:

Durrës, 28 shkurt 1953. Qyteti paraqet peizazhin ngjyrë- gri të një prej atyre ditëve fund- dimri, ku dallgët dhe era fishkëllejnë refrenin monoton. Kur lagështia dhe të ftohtit janë më therës se kurrë. Më së fundi kur, zgjidhja e konfliktit njeri natyrë pret ende çeljen e mimozave. Pikërisht në këtë ditë, pas një jete të jetuar intesivisht, me ngjitje e zbritje, me gëzime dhe hidhërime, një jetë e denjë për një roman, pushoi së rrahuri edhe zemra e lodhur arkitekt Kristo Sotirit… pa shumë zhurmë e bujë, ashtu siç u kthye për t’ju përgjigjur thirrjes së Atdheut, trupi i tij u varros në token e Durrësit, qytetit të tij të adaptuar.

Pas asaj dite fatale e përreth katër dekada, mbi jetën dhe veprën e tij, jo thjesht si metaforë, por realisht plakosi një heshtje prej varri. Drejt kësaj dukurie pushuan faktorë të ndryshëm; ndërmjet tyre edhe të fushës së ndërtimit…

Nga libri “Arkitekt Kristo Sotiri” i autorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 EmptyWed Nov 19, 2008 10:53 pm

Kristofor Llane lindi në Lliar të Zagories, Gjirokastër në vitin 1929 dhe u nda nga jeta në vitin 2006. Qysh i vogël, krahas shkollës u njoh dhe nisi të përvetësonte profeionin e stomatologuut, të cilit i kushtoi gjithë jetën e tij. Pas diplomimit, në vitin 1972, në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji, ushtroi profesionin duke mos harruar për asnjë çast pasionin e përhershëm për poezinë. Ka shkruar e botuar që në moshë fare të re në shtypin periodik si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, revista “Ylli” e tjerë. Është autor i vëllimeve poetike: “Udhëve të jetës”, “Mbremje në Çajup”.



Mbrëmje në fshat



E bukur, o miq është mbrëmja në fshat,

kur tinguj këmborësh flladi përcjell,

dhe radiua muzikë të lehtë përhap

dhe hëna e artë pas malit kur del.

Pastaj çdo gjë hesht.

Në rrugë qetësi, nga rrapi i Kishës

dëgjohet një shpesë

Djaloshi pas manit mbështetur rri,

dhe vajza dritaren e e mbyll me përtesë.

Mbi çuka , mbi kodra në Jug e Veri,

një qiell i kaltër ndehet mes yjesh,

Fryn erë e Dhëmbelit, e lehtë puhi,

Arom’ e manushaqes dhe tinguj fyejsh.

I zgjuar rri sonte se gjumë nuk kam,

I zhytur i tëri në heshtje, vetmi,

kujtoj gjithë endje, kujtoj plot mall,

plot çaste gëzimi, të hershmen rini.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4
» Fshati midis ujerave
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: