Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4   Wed May 25, 2011 5:04 pm

*
*
*
*
*
*
*

Kristaq Shabani:”Lliari” ZAGORI , GJIROKASTĖR

Mesazh nga Agim Gashi Today at 11:51 am
“Lliariot! Kudo qė jeton, kujto vendin e origjinės tėnde dhe bėj kujdes pėr pėrparimin e tij duke dhėnė kontributin tėnd!”



Kristaq Shabani:”Lliari” ZAGORI , GJIROKASTĖR

Organ periodik, historiko- kulturor.

Botohet nėn kujdesin e Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Albania, Viti i katėrt botimit, Nr 4 (004) Muaji Maj 2011 Ēmimi 30 lekė, Euro 1

e-mailkristaq_f_shabani@yahoo.com, wwwbashkimikombetar.com

Simbolet e vendosura nė pllakėn e mermertė:

” Libri, pena, stralli, masati, gjethja pėrherė e gjelbėr, dhe pėrrroi inteligjent, qė origjinohet nga ky fshat buzėqesh…”

Fshati duket sikur ka tė gjithė njerėzit e tij qė nga krijimi… Trėndafilat e bardhė dhe tė kuq kanė shpėrthyer kėtė pranverė.

NE VEND TE EDITORIALIT
Frymėmarrja e fundit tek vendlindja
NJE VIT PA PIRRO DADON

Reportazh

Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
1.
Ditė tė bukura maji ... Shpėrthesė e lulesave dhe e ndjenjave. Njė lulėzim i paimagjinueshėm...Si pėrherė, tashmė traditė lliariotėt pėrgatiten pėr tė festuar festėn e tyre tė madhe tė Shėn Triadhės... Objekti i kultit, kisha madhėshtore qė ėshtė nė fshat quhet Shėn Triadhė... Lliariotėt gjatė gjithė brezave i janė pėrkushtuar kujdesit pėr kishėn, tė cilėn e kanė pėrkufizuar nė breza njė vend tė shenjtė, njė vend ku zhvillohen ceremonitė dhe ritualet fetare... Madhėshtore nė qendėr tė fshatit ngrihet kisha e Shėntriadhės, e arkitekturuar bukur. Gjithmonė pėrkujdesja pėr tė ka qenė e vijueshme dhe ky objekt ėshtė vezullues dhe ndriēues... Pėrreth saj, nė vendin ku rriten mollė vendi, qė skuqen pjesė - pjesė pėr tė dhėnė kuqjen njerėzore dhe lartėsimi i njė qiparizi ndoshta tre shekullor, ku cicėrojnė, bilbilojnė dhe kėngėrojnė pendbukurit apo “zogjtė perėndorė”, siē shprehen nė Lliar...Tė gjithė familjet janė apo s’janė nė Lliar janė pėrkujdesur qė tė ngrihen madhėshtorė, me mundim dhe sakrifica pėr arsye tė infrastrukturė sė dobėt “prehje e tė parėve”. Dikur kam shkruar tek vėllimi “Asfiksia e shėmbsave “ pėr kėto monumente tė vdekėsisė, qė gjallojnė me arkitekturėne tyre, qė lulojnė me trėndafila stambollitė dhe lule artifice, qė pėrkujdesja e ndezjes sė dritave, ndriēimit dyllor ėshtė e pranishme, sidomos gjatė festimeve apo krentimeve tė ndryshme... Ėshtė nderimi i kujtimit... teksa shikon profilet nė pllaka tė prehjes befasohesh nga prezenca, nga origjinaliteti, individualiteti. Pamja figurative, demonstrimi i tipareve dhe cilėsive krejt tė natyrshme... Ēuditėsisht edhe paraqitja e vendit tė prehjes tė gjithė secilit apo tė pėrbashkėsisė tė befason dhe nxjerr pėrfundime tė goditura, tė gjetura.. .Kupton mė sė miri se kush kanė qenė banorėt e kėtij fshati, ē’kulturė kanė pasur, veshje... Nė Lliar konstaton qytetėrimin prezent dhe jo njė vend brenda malesh, apo, siē thonė rėndom pas maleve...

Ēdo vit njė pėrkujdesje e gjithė fshatarėve, njė fond i vogėl pėr tė ngritur njė mur, njė punė e vullnetshme pėr tė pastruar rrugėt, sikur kėtu ka njė jetė tė plotė dhe banorė tė shumtė... Tė befasojnė rrugėt e kalldrėmta, rrugė shėtitore... Shquhet tashmė rruga “Ikonomi” qė fillon nga Bregu i Ponaj dhe mbaron tek Stefanaj... Shėtitorja e fshatit, apo siē quhet shėtitorja e Amelikosė... Njė mbulesė vegjetale e mrekullueshme, ku hijeshojnė arra gjigande, plepi i Moēalit, ku ēdo vit unė i ngrė shėndet dhe ai ēuditėrisht rritet ēdo vit nė shėndet 3 metra... Ėshtė paksa e habitshme (plepi e dėgjon urimin tim dhe gazmendin e fshatarėve tė mi).
*
Mė thanė se kishin ardhur nga Tirana lliariotė protagonistė, si ēdo vit qė merrnin rrugėn e gjatė pėr tė qenė prezentė nė fshatin e tyre ... Midis tyyre tė pėrhershmit: Koēo Vllahu e djali i tij Mihal Vllahu, Kiēo Dadoja , i cili tani njihet me figurimin “Rroftė Lliari” njė shpėrthesė e tij e fuqishme dhe njė dashuri pėr vendlindjen, njė zėvendėsim i tė nderuarit Jano Hila, i cili sa kaloi Majėn e Shkallės ( Majė qė hulumtuesi popullor e nunėzoi kėshtu pėr shkak tė shkallėzimit pėr t’u ngjitur nė Majė tė saj), kur po shkonte pėr nė Lushnjė u tundua , ktheu kokėn dhe pa Lliarin, apo siē thotė njė poet, shoku im, Petro Dudi: “Lliari- Flori ri i fshehur”..., kur e vizitoi pėr herė tė parė... dhe u ēudit mandej me arkitektonikėn e tij tė ngjashme me Qestoratin e tij... Janua, vėshtroi “njė copė herė” siē shprehen lliariotėt dhe ndjenjėn e brendshme qė i ziente nė kraharor pėr mos largimin e nxori me njė thėrresė tė jashtėzakonshme: “Rroftė Lliari”... Ēdo tė thoshte kjo?
Do tė thoshte se Lliari ėshtė vendlindja, Lliari ėshtė i pandashėm nga jeta jonė, ėshtė vendlindja, tė cilit duhet t’i pėrulemi dhe tė pėrkujdesemi kudo qė jemi; ėshtė shpirti ynė i lėnė aty dhe qė lėviz sa nga njė vend nė tjetrin dhe prapė shkon aty nė atė “flori tė fshatit”... Shpėrtheu Jano Hila “ Rroftė Lliari’ dhe Leonidha Miho, Peēo Muēi, Koēo Taēja, Mitro Hila, Jano Mėrtiri, Thimjo Mėrtiri, Koēo Mihua, Kiēo Llania e tė gjithė dedat e Lliarit pėrsėritėn: “Rroftė Lliari”. Oshėtimėn e kėsaj pėrcjellje e pėrcollėn Lafshatet, Rripa e Ēames, Arat e gjata, Kodra e Ēezarit, Kastelani, vetė Maja e Shkallės, Gjikleka, Hudhrat, Arat e Taēes, Brahimet, Rrathėt... E kush nuk e pėrciolli?... Jano Hila lėshoi njė lot mbi Majėn e Shkallės, pastaj tė dytin, tė tretin... Ishte lot i mirė... Papritmas, mbi Majėn e Shkallės u shkrua me gėrma floriri: “RROFTĖ LLIARI!”...dhe loti u bė bojė e shkėlqimtė; pastaj u shndėrrua nė njė pemė gjigante.... Nėse shkoni nė Lliar ndaluni te Maja e Shkallės ku vendlindasi i dashur dha mesazhin e madh pėr brezat, duke e shprehur natyrshėm me tė folur dhe tė shkruar... Ishte gjuhė profetike dhe e pashlyeshme, e ndritshme, dinamike...
Agimet dhe netėt e xixėllojmė bukur kėtė frazė nderimi...

Midis tyre ishte gjithmonė i pranishėm ai, Pirro Dado, njeri me botė tė gjerė, dinamik, qė shpirti i tij i madh fshihte brenda tij mirėsinė qė shpėrthente pak e nga pak, njė etalion i dashurisė ndaj Lliarit.. njeriu qė ishte shquar gjatė gjithė profesionit tė tij si njė topograf qė kishte rilevuar atdheun, profesdioni i tij ky, por qė kishte shkėlqyer kudo ku kishte punuar... Pirroja atė ditė kishte njė mall tė paparė , ia kundronim nė sy.. me trupin e tij tė bėshėm, por dinamikėn mė takoi dhe mė tha: “Mė thanė se kėtė vit nuk do vish... Ja tek mė ke... Kam pėr tė shkuar nė Turqi, por pak mė vonė.. Duhet tė vij njė herė nė fshat...
“Ēudi gjithmonė kėto takime nė Lliar po i bėjmė ndryshe ēdo vit...Ke fantazi , - mė tha mua, pasi e kisha pranė. - Je shumė i ēuditshėm. Mė pa me sy e tij tė ndritur... dhe ishte nė momentin, kur kishte ngritur disa shėndete mjaft entuziast tė shoqėruar me fjalėn e tij tė ėmbėl dhe tė spikatur...
Sapo ia kishim dhėnė fjalėn kėngėtarit popullor dhe tė talentuar tė Llairit, Ilia Hilės (po siē i thėrrasin shkurt Lliko Hilės)...
Donte ta prezantonte vetė dhe mė pa njė herė mua, sikur do tė merrte miratimin dhe u tha festuesve: “Tanie ka radhėn biblili i Lliarit, Lliko Hila...“- dhe pas tij vijova unė, duke bėrė njė panoramė tė shkurtėr tė grupit tė Kėngės lliaorite. Nė fillim me njė historik tė shkurtėr u prezantua kėnga “Rashė e theva shtėmbėn-o“. Ilia e mori shumė bukur kėngėn dhe e shoqėronte Miēo Hila, Mitro Vllahu, Koēo Vllahu, Miēo Miho, Arqile Miho e tė tjerė... Pas pėrfundimit tė kėsaj kėnge u interpretua kėnga tjetėr e traditės “kėnga e Xhikos“ me vargje tė Lushit tė Nakaj dhe nė fund “Rita, Rita, Margarita...“ kėngėt shkuan bukur, sikur interpretohej nė ndonjė podium festivali dhe pa bėrė prova...
Nė ato ēaste tė gjithėve u dukej sikur ishin fanitur: Mitro Hila, Kiēo Llane, Peēo Muēi, Leonidha Miho, Aristotel Stefani (qė kėtė vit prapė mungonte nė kėtė festė), dhe kėndonin me grupin e famshėm qė kishte bėrė histori...

Nė ēastet e mbylljes doli propozimi qė tė bėhej njė fotografi e pėrbashkėt te burimi, te kroi i fshatit. I pqlqeu kjo ide Pirro Dados dhe tha : ”Mos harroni fotografia e takimit atje te burimi... Duke shkuar te burimi ne ēdo vit e mė shumė do tė mblidhemi kėtu nė Lliar...”. Nė atė ēast Kiēo Dadoja shpėrtheu natyrshėm dhe bindshėm: “Rroftė Lliari!” dhjetė herė tė plota.
Kroi u pėlqente tė gjithėve pėr arkitekturėn e tij , pra stilin tėrheqės dhe fin tė ndėrtimit, pėr ujin e ftohtė dhe qė ishte njė nga pikat mė tė bukura tė fshatit. Atje ishte rrapi gjigant, i cili ėhtė dėshmitar shekullor i jetės sė kėtij fshati tė kulturuar... Pranė rrapit tre arra tė mėdha...
Blicet shkreptinin. Pirroja kishte marrė me vete aparatin fotografik dhe kėrkonte qė ēdo moment tė paharruar ta fiksonte nė celuloid. I papėrtuar shkrepte aparatin dhe fiksonte. “Dua tė kem kujtim tė madh, - thoshte herė pas herė... “Nxore ti, i thoshte Males, - tani tė nxjerr dhe unė...”.
Ishte fotoja e fundit nė kėtė pėrmbyllje.

Shprehin ngushėllimet mė tė sinqerta , shpirtėrore

Anastasi Dushi “Kryetare e Komunės Zagorie

Nė rast se do tė kėrkosh nė krahinėn tonė njė model tė dashurisė tė pėrkujdesjes pėr vendlindjen , njė njeri qė sakrifikon pėr vendin e tij dhe tė parėve dhe jep leksion pėr kėtė dashuri, pėrulje me dinjitet ky ishte Pirro Dadoja, njė njeri i talentuar nė fushėn e vet, madje njė nga mė tė mirėt nė Republikė... Ai gėzohėj sa herė qė na shihte dhe ne po ashtu gėzoheshim qė ishte prezent nė fshat jo vetėm pėr Shėntriadhė, por edhe nė vjeshtė... Pirroja do tė mbetet i gjallė nė kujtesėn tonė dhe ne, Komuna, do ta respektojė nė tė ardhmen emrin dhe veprėn e tij....

Koēo Vllahu: Kam humbur njė mik, njė tė afėrm, njė njeri qė do tė mė mungojė shumė... Ai ishte pėr ne njė pishtar qė e ndiste mallin pėr vendlindjen Lliarin qė nė Tiranė ... Nė bisedat e pėrditshme ai shpaloste planet e tij per te ardhmene Lliarit, pėr shtėpinė e tij, tė cilėn mendonte ta ndryshonte ēdo vit e mės humė... Asqė mund ta marr me mend se Pirroja nuk ėshtė mė...

Dr. Mitro Vllahu

Pirro Dado ishte njė etalion pėr tė gjithė tė tjerėt pėr dashurinė qė ushqente pėr vendlindjen dhe pėr planet perspektive qė kishte ai nė mendimin e tij... Asqė mund ta merrja me mendje qė tė ndodhte nė diēka e tillė, por sidoqoftė shepsh herė e kėshilloja tė pinte me rregullsi ilaēet, qė i kishin rekomanduar mjekėt. Ne kemi qenė bashkė atė natė. Madje edhe darkuam sė toku duke kėnduar e duke bėrė muhabete zagorite dhe s’kishte asnjė shenjė se ishte i sėmurė...
Mihal Vllahu
Njeriu i afėrt qė do tė na mungojė, por ai do tė na shfaqet gjithmonė nė kujtesė me fjalėn e tij tė ėmbėl, me veprimin e tij plot mendim, me gjithė atė veprimtari tė pasur jetėsore tė tij nė profesion, shoqėri e kudo. Pirroja ishte njė njeri i komunitetit, me sjellje dhe veprime shumė humane. Nė kėtė kuadėr ai ishte njė model pėr tė tjerėt... Pika e tij mė e lartė e kėnaqėsisė ishte kur do tė gatiteshim pėr tė vajtur nė fshat pėr tė festuar sė toku Shėn Triadhėn, por edhe mendonte se ēfarė duhet tė nėdėrmerrnim pėr ta realizuar sa mė mirė takimin. Kishte qejf qė nė kėto festime tė kishte sa mė shumė lliariotė, tė dilte gazeta e fshatit nė tė cilėn ishte dhe Kryeredaktori i saj...

Arqile Miho, kryetar i kryesisė sė fshatit lliar

Gjithė ai gėzim , gjithė ai festim , gjithė ato biseda me tone vėllazėrore, gjithė ai pėrkushtim dhe diskutim pėr tė ardhmen e fshatit tonė na u fashit , kur na ndodhi kaq papritur humbja e njeriut tonė Pirro Dados… Pirrua ishte njė nejri I pasionuar pas fshatit, pas vendlindjes sė tij, Ai kujdesej pėr shtėpinė e stėrgjyshėrve tė tij qė nga Tirana dhe kishte qejf tė vinte dy-tri herė nė vit… Unė, fatkeqėsisht, mėsova i pari ikjen e tij, pasi atė mėngjes vajta nė shtėpi… Dhimbje madhe pėr familjen , pėr fshatin, pėr miqtė , pėr shokėt…. Ta kthejmė tė gjithė dhimbjen nė forcė dhe tė ndjekim shėmbullin e madh tė tij pėr tė dashur me shpirt vendin ku lindėm.

Miēo Miho, mėsues pensionist: “Me Piiron jemi rritur nė vitet e fėminisė, por kurrė nuk jemi shkėputur nga njėri tjetri. Unė kam qenė nė Gjirokastėr dhe ai nė Tiranė, por takoheshim shpesh. Njeri shumė i dashur , i sinqertė, njeri me shpirt tė madh dhe profesionist i vėrtetė… Kjo ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen e tij, far e fisin , por pėr gjithė fshatin dhe krahinėn tonė”.

Kiēo Muēi:

Mėsova me hidhėrim tė thellė ikjen e parakohėshme tė Pirros.. Njė humbje e madhe qė na ka shqetėsuar dhe dhimbsur tė gjithėve. Pirroja ishte njė njeri i zoti, i dashur dhe shumė profesionist. Ne krenoheshim pėr tė. Ai ishte i thjeshtė, i zgjuar dhe shumė human...

Elefteri Deēka (Shabani)

Me Piiron kemi qenė bashkė nė shkollė deri nė shtatėvjeēare dhe mbi tė gjitha jemi dhe tė afėrt. Mė ka shqetėsuar shumė humbja e tij.. E ngushėlloj familjne tij pėr kėtė hiumbje tė madhe, dua t’I jap forcė familjes , fėmijėve tė tij nė kėto momente tė mėdha hidhėrimi.

Ilia Taēi ish ndihmės mjek

“Ikja e Pirros e pajustifikuar... Ai kishte njė gjallė ri tė madhe , njė ndritje tė pėrgjithshme dhe njė objektiv tė qartė pėr tė ardhmėn e fshatit tonė...”.

Ilia Hila: “Pirroja ishte njeri shumė i dashur... S’na besohet si iku aq papritur... Njė ikje e beftė...Si i thonė fjalės “na iku nėpėr duar”... T’i ndrijė shpirti . Ai do tė kujtohet gjithmonė si njeri qė e donte aq shume vendlindjen dhe kurrė nuk largohej prej saj”.

Kiēo Dado:

Unė jo vetėmm qė kam humbur vėllanė tim dhe ky ėshtė nėj ndėshkim shpirtėror pėr mua... Asqė mund ta mendoja se mund tė mė ndodhte nėj diēka e tillė kaq e paparashikueshme dhe kaq dėnuese pėr familjen pėr ne tė afėrmit, pėr lliariotėt, pėr gjithė miqtė dhe shokėt e shumtė tė Pirros. Unė qėndroja afėr dhe ai mė qėndronte po afėr... S’mund ta besoj edhe sot se ai nuk ėshtė mė, por do tė rrojė kujtimi i tij...”.

Lajm shumė tronditės, shumė i dhimbshėm... ai iku nė momentin, kur kishin nevojė pėr tė familja , shoqėria, vendlindja. Ishte njė njeri tepėr energjik...

*
Ia pashė nė syrin e tij tė ndritur gėzimin qė ndiente
Teksa i shfaqej Lliari...
Gjelbėrimi i rrokte syrin
Nga Kristaq F. Shabani

Ia njihje relievit tė fshehtat,
lidhje me vija grafike -
rrushkulluese pika nivelore tė njėjtja.
Mbi fushat ngriheshin kodrushkat ,
mbi kodrushkat lartėsoheshin malet...
E lexoje aq natyrshėm hartėn topografike,
sikur lexoje faqe libri...
Shėnjat konvecionale – gėrma shkrimi…
Skicime tė panumėrta, reilevime nga toka dhe ajri
Gjithsesi mbushur blerime...
Gjithjsesi jepte nė skicime hartash
koncert BUKURIMI...
Ishe mjeshter i konturimit,
zotėroje profesionalisht arkitekturimin
veshur vetė nė tė gjelbra,
veshur nė tė gjelbra vetė relievi topografik...

Tė shndriste syri nga puna e bukuruar
dhe merrje frymė thellė,
ti topografi i talentuar,
tek shkeje me hapat e tua topografikė
dhe vendin me lehtėsi e precizim e pėrshkruaje...
Ē’rrėfim pėrshkrues i relievit- magjik
Nuk u mbushje syrin tė tjerėtve,
por hartat kanė tė fshehur nė dejet e tyre
emrin tėnd tė paharruar...
E ku nuk shkove, topograf Pirro,
me emrin e njė mbreti a perandori tė madh,
e ku nuk le djersė dhe mund
e ku nuk hodhe njė konvecion nė hartė...
Tė njeh relievi i gjithi i Shqipėrisė,
nė shpirtin e tij ke hyrė i plot
mėngjese e mbrėmje
i dehur nga gėzimi,
nė kraharor tė tij bashkė me shokė...

Kėtu njė pllajė,
atje njė pyll lisi, ahu, a tė pėrzier,
tutjej njė lumė a pėrrocka tė vegjėl
qė shfrynin dufin e a frymėn e tyre tė vogėl
nėpėr lumenj me prurje...
E toka jote, imja e tė gjithėve
nė hartat e tua lexohej ndryshe
Njė rrugė automobilistike,
njė urė metalike, njė urė guri,
nėj monument historik
a monumeėnt kulture...
Njė burim a njė hidrocentral,
njė kish , njė manastir a njė xhami,
njė spital , njė shkollė a njė stadium...
Shenjat flisnin me gjuhė kovencionale
dhe njerėzit nė kėtė kodim
gjenin tė ngritur nė fotografi topografike-
mjedisin e zbukuruar...
Kėtu njė park,
atje njė lėndinė,
njė plantacion portokalle
e me mandarinė,
qitro, ullinj, bimė e paqetimit...
Nė tokė ngritur gjithė yjet e nusėrimit...

Dhe sot
nė tė gjitha vijat e grafikėt e hartave
ndihet hidhėrimi...
Qajnė e lotojnė vetė hartat,
s’di a u diktonin lotėt e rrjedhur...

Tė gjitha i shohim
sot kanė ardhur nė kortezhit tėnd madhėshtor
pėr tė pėrcjellur...
Erdhe nga toka dhe po shkon drejt tokės,
atė qė pėrshkruaje kaq e kaq vjet...
Pėr ty lotėt
sot po kullojnė
e ēuditėrisht me kaq hidhėrim e qarje
po shndėrrohen nė det...

Ku je, o shpirtmirė,
qė prijės nė rrugėn tėnde kishe shpirtin,
ku je, o njeri i ndershmėm i njerėzve,
protagonist i paepur...

O tokė , vallė,
kėta shpirtra kaq tė mirė ke pėr t’i tretur?...
E sa hidhėrime , sa derte nė kaq vite,
edhe sa gurgullime ėdrrash , lodhjesh sa...
Gėzimi ikte e vinte si lodėr dhe ne me ty
ndėrtonim tė tjera ėndrra...
E ndjeve dhimbjen e vendlindjes
atė ditė qė tė pėrcolli nė krah?
Hidhte hapat dhe qante
siē di tė qajė ajo pėr tė mirėt...

Rripa e Ēames gurėt nga dhimbja i rrėzoi
dhe pėr ndėrprejen e jetės tėnde
sinjalin e mortimit dha...
Veshi gjithė gjelbėrimi i majit rrobat e zisė
Kastelani, Sharallambi, Hurdhate Taēes,
Arat e Dadaj, Lafshatet
Bregu i Perdharit, Shėn Kozmai, Bregu i Ēezarit
Brahimet, Hurdhėrat, Arat e Gjata
Shėmėrtiri u nxi, Shėmitrat po ashtu, tek kaloje,
U pėrulėn para teje Dėrmazi,
Hije e Mallkuar, vetė fushė e Ēajupit...
Dielli zbehu rrezet nė shėnjė kujtimi...

S’kishte si tė ndodhte ndryshe Shėntriadha
tė rrinte te koka dhe lotonte...
Ēudi, pėr ty po qanin dhe ndjenin hidhėrim
vetė Perėnditė...

PO PUNOHET PER RRUGEN E ĒAJUPIT

Pas zgjerimit, shtruarjes se rruges Erind – Ēajup, filloi asfaltimi i rrugės sė ĒAJUPIT nga Brati. Tani pėr tė shkuar nė Perle do tė nevojitet nje kohe shumė e shkurtėr dhe udhetimi natyrisht do te jete komod, por do tė kundrojmė se cilat janė perspektivat e kėsaj perle, posedencė e banoreve tė fshatrave Zhej- Lliar.
Po kėshtu ka filluar edhe rregullimi i rrugės nga Shenjepremtja – Hije e Mallkuar, ShenMitra..., e cila do tė realizojė njė lėvizje mė tė harmonishme tė zagoritėve nga ky drejtim nerv .
Korrespodenti i gazetes “LLIARI” ILIA HILA

Historiku i fshatit Lliar do kujdes tė madh nė tė shkruar pėr tė paraqitur me vėrtetėsi historike jetėn ,veprimtarinė shumplanshe

Nisma ėshtė e mirė, kujdesi po ashtu, por historiku nuk mund tė shkruhet me dilentantizėm , por me profesionizėm , pėr tė shmangur mangėsitė e mėdha tė diktuara nė historikėt e tjerė tė fshatrave.
Njė punė e menduar paraprake, njė grumbullim i materialeve sa mė saktike, njė grumbullim sa mė mė selektiv dhe pėrfaqėsues i ilustrimeve, njė pėrzgjedhje e episodeve s a mė karakteristike, realizimi i pemėve gjeonologjike te ēdo familje dhe fisi, pershkrime tė jetėshkrimit tė figurave kryesore tė tyre si dhe evidentimi i figurave dhe lidhjeve tė fshatit me qendrat e mėdha ku kanė jetuar dhe jetojnė lliariotėt do tėi ishte dhe do tė kėrkonte njė punė tė madhe specifike. Lliari ka shumė krijues potentė, profesionalė dhe pėrfaqėsues qė mund ta realizojnė kėtė sipėrmarrje tė madhe .
Mbledhja e materialeve nga grupi i punės ėshtė njėra anė problemit dhe krijimi i librit historik ėshtė ana e dytė dhe qė do profesionalizėm....
Roland Ēarka


Poezi mbi 90 vjeēare
Fisi i Koēaj

Spiro Naka (Lushi i Nakaj)
Koēallinjtė nė Lliarė
Fisnik trima dhe punėtorė,
Shtėpitė mermer si nė Evropė,
Krenari kanė luanė...
Stani i tyre ish me nam,
Me mulli, vreshta dhe bletė,
Bujaria ėshtė e tyre,
Tė gjithė nė gojė i mbajnė!

Koēajt nė shekuj mė parė,
Nė Stamboll kanė mėrgua,r
E si dallėndyshe e Prillit,
Nė Lliar kanė jetuar.
Peēo Koēi i dėgjuar,
Nė Stamboll shtėpi, dyqane,
Aty mblidhen patriotė,
pėr Shqipėrinė kuvendojnė.

Mendojnė pėr mėmėdhenė,
Pėr fshatin e pėr Ēajupin,
Tė ndėrtojnė ēezma dhe rrugė,
Kishėn ta kenė tė bukur...

Aty venė Frashėllinjtė,
Andon Zako dhe tė tjerė,
Librat shqip aty i ēojnė,
Nė Zagorie pėrfundojnė.

Thoma Koēi mė i vjetri,
Nė Stamboll ishte kasap,
Ēonte lulet e Ēajupit,
e shėronte tė sėmurėt
(u bėnte atyre sevap).

Nam tė madh ai kish marrė,
Si shėronjės popullor,
Dhe pashallarėt e merrnin,
E kishin mjekun e tyre.

Mė i madhi i Stambollit,
Kishte patė fėmijėn sėmurė,
Nė shtėpi mori Thomanė,
Dhe fėmijėn u bw nurė.

Shpėrblim Pasha i afroi,
Tokė e male nė Zagori,
Por Thomai s’i pranoi:
“S’kam nevojė pėr pasuri”.

Thomai Pashanė detyroi,
Me suvarinė e tij,
Nė Sarandė ta prisnin
E nė Lliarė ta ēonin si trim.
Kėrkesėn Pashai pranoi
Me suvari nė fshat e ēoi.

Por nė vitin e njėzet (1920)
Koēajt i mbuloi zija:
Vranė Sotirin me djalė,
Nė Skėrficė u zhduk kopeja...
Dymbėdhjetė burrat e Koēaj,
Dhjetė ishin nė Stamboll,
Tragjedia dy ua mori,
Dhe askush nuk e zbuloi.
Nė Llair gratė e fėmijė,
S’kishin fuqi qė tė dilnin,
Prandaj Zoti i madh i pa,
Kriminelėt i dėnoi.

O ju tė liq, ku tė jini,
Nuk zhduket fisi i Koēaj,
I ka rrėnjėt si tė krisjes
Edhe shtohet e barrohet...

Pėrgatitur nga gazetėn nga Kozma Koēi
Shėnim i Kozmait:
Kėto vargje janė shkėpur nga njė fletore e Vasil Koēit, qė ka vdekur nė vitin 1945 nga turbekulozi, 25 vjeē. Fletorja ka shumė faqe qė i dedikohet tragjedisė sė Koēaj nė vitin 1920. Kėtė fletore e ka shkruar poeti popullor nga Lliari, Spiro Nakaj Lushi.

LLIARI VENDI I STRALLIT

Stralli

Mė ka ngacmuar gjithmonė prania e strallit nė fshatin tonė. Jo pėr hiperbolė, por kudo ku hidhje kėmbėn ndesheshe me strall. Profili i tokės sonė thoshte: “Strall…” Ndaj dhe banorėt e fshatit ishin strall. Stralli jep shkėndijė. Stralli ndez. Burrat e zakonit me eshkė, strall dhe njė material tė pėrgatitur hekuri, ndiznin ēibukėt me duhan. Kėtė pasuri tė mėdha stralli fshatarėt e Lliarit e kanė shfrytėzuar. Sipas kujtimeve tė pėrcjella nga stėrgjyshėrit tanė thuhet se nė fshat, nė fillim tė shekullit tė XVIII, ekzistonin tri punishte stralli nė: Lekgjinaj, Gjiklekaj dhe Osmanaj, ku mjeshtrit artizanalė vendas me mjetet e tyre teknike pėrgatitnin gurėt e strallit pėr pushkėt me gur stralli dhe bajonetė, njė zbulim i ri i kėtij shekulli, i cili perfeksionoi armėt e zjarrit tė kėmbėsorisė. Pas treqind e ca vjetėsh doli njė pushkė e pėrshtatshme nė skenė. Kėto pushkė e hoqėn pėrfundimisht patėrshanėn nga armatimi i kėmbėsorisė dhe kjo armė i hapi rrugė pėrdorimit mė tė mirė praktik e taktik, realizimit tė detyrave tė luftimit. Baruti i arabėve i ardhur nė shekullin XVII ndezur me gurin e stėrrallit realizonte tė shtimen. Punishtet tė lidhura njėra me tjetrėn realizonin kontrata me ushtritė e e Ali Pashait dhe pėrfundonin nė njėsitė e Bonapartit. Karvanet niseshin tė ngarkuara me gur stralli tė pėrgatitura nė punishtet e Lliarit nė destinacionin pėrkatės, tė shoqėruar nga udhėrrėfyes tė pėrgatitur. Njė fshat i vogėl me zanatēinj e mjeshtra tė mėdhenj kishte lidhje me Evropėn! Thuhej se pėr cilėsinė e strallit, realizimin e tregėtisė, kishin ardhur ekspedita tė huaja tė dėrguara nga Napoleoni nė bashkėpunim me Ali Pashėn, tė cilėt kishin mbetur tė kėnaqur nga cilėsia e strallit, qė realizonte punishtja e fshatit. Ky ishte njė kontakt i Lliarit tė vogėl me botėn, pas kalimit tė Ushtrisė sė Ēezarit. [E kemi fjalėn pėr kontakte direkte].
Ky lulėzim i punishteve tė strallit ishte deri nga vitet ’30 tė shekullit XVIII, mbasi mė vonė u bė njė gjetje e re, pushka me viaska qė mbushej nga gryka dhe kjo shėnonte dhe nivelin e rėnie ssė punės. Nė kėngėt e kėsaj kohe lliariotėt u quajtėn “stėrrallxhinj”… Karakteristike ishte se gjatė punimeve nė tavolina me grupe ata
“qėllonin“ njėri tjetrin me batuta humori tė thellė dhe shpesh herė thurnin edhe bejte tė thekura edhe kėndonin kėngė tė karakterit lirik, shumė tė bukura, tė pėlqyeshme, tė cilat pėrhapeshin nė fshat dhe kėndoheshin nėpėr dasma. Nė dasmat qė bėheshin nė ato vite dhuratė jepeshin dhe gurė stralli tė punuar me njė art tė veēantė ku pikturoheshin simbole me domethėnie tė veēantė, tė madhe, tė cilat flisnin kodikisht pėr probleme e sebepe tė fshatit.
E dhe sot ka shenja tė dukshme se nė kėto vende ėshtė punuar me strallin.
Stralli lėshon shkėndija tė zjarrta dhe kėto shkėndija do tė mbeten tė ndezuara nė historinė e fshatit Lliar.


MARRĖ NGA LIBRI “NJERIU PRONE E TRE SHTETEVE” I KRISTAQ F. SHABANIT

KUJTESA FLET NĖ LIBRAT E SHKRUARA PER PROTAGONISTE TE FSHATIT LLIAR
KRONIKANI MITRO HILA

MARRĖ NGA LIBRI “KRONIKANI” I KRISTAQ F. SHABANIT
Sytė e tij tė humbur e tė ftohtė, gjakftohtėsia lė gjurmė
episod nga lufta Italo- Greke
Lufta ēdo gjė qė gjen pėrpara e fshin. Ajo zhvillohet me “gjak tė ndezur” dhe si rrjedhojė rrėmben shpirtra tė pafajshėm, tė cilėve u pritet jeta nė mes. Varfėria lakohet nė tė gjitha rasat. Tė njėjtin fat ka dhe shkretimi. Palėt ndėrluftuese pėrballonin njėra -tjetrėn nė vėshtirėsi, duke u lutur secila nė interes tė vet:
“O Zot, ndoshta, ai s’duron…” Kėndohet kėnga e hidhėresės dhe kėnga e hilesė, e lajkės . Nė kėsisoj rastesh, kur ngarkesėn e luftės e mban nė kurriz njė vend tjetėr , shtrėngesa pėr mbijetesė e vendit, ku luhet drama dhe bien protagonistėt e tė dy palėve, kėndohet: “Kėnga e shtrėngimit tė parė”. E ē’ndodh kėshtu. Forcat njerėzore tė futura nė disiplinė, nė rrathėt e saj, qė nė rast mosfurnizimi ritmik, paēka nga cilėsitė luftarake manifestuese, bien peng e viktimės dhe uria bredh e lėshuar si putanė, duke sulmuar me egėrsi pronat e “pushtuara” pa tė drejtė.
Mitro Hila qėndronte, atė ditė, duke vėzhguar nė njė pike, qė ngjasonte si vendvrojtim. Duke ndjekur situatat e turbullta, ai e porositi gruan: “Paskali, kujdes me bukėn. Bukė mos jep… Po ngushtohemi pėr vete dhe rrezikohemi tė lėmė fėmijėt e vegjėl pa bukė. Ėshtė kohė lufte, moj!…”
“E kuptoj mirė kėtė qė po mė thua, more burrė… E di vetė unė se si duhet tė veproj… Luftė ėshtė, o burrė, dhe duhet tė jemi tė kujdesshėm se vetėm njė gabim tė kushton rėndė…”- ia ktheu Pakua, siē e thėrrisnin shkurtimisht nė fshat.
“E po s’u bė qameti, qė tė porosis… Kohė lufte ėshtė. Tė vjen keq?” – e pyeti, duke e parė drejt e nė sy me shikimin e tij domethėnės.
“Ēudi si ėshtė njeriu… Porosit dhe diēka parandien se do tė ndodhė… Merr masat… Njeri i zoti ėshtė ai qė e pret tė papriturėn,” – tha me vete.
S’kishte kaluar veē njė farė kohe nga porosia e madhe e Kronikanit. Njė ushtar afrohet te porta eshtėpisė sė Hilajve. Kronikani filloi ta vėshtronte me kujdes tė madh. Papritur, ushtari hoqi pushkėn nga krahu, nxori bajonetėn dhe e vendosi nė majė tė pushkės.
“Unė po ndiqja kėto veprime tė ushtarit. E kuptova nga uniforma se ishte ushtar grek. U trėmba pak nga ato veprime qė s’ishin aspak tė ēuditshme pėr njė ushtar, i cili nė njė vend krejtėsisht tė panjohur merrte masa mbrojtjeje, por unė ndieja frikė. Zemra filloi tė mė punojė me tik- take tė shpejta duke lėnė nė “ harresė” ritmin e nevojshėm. Nė ato ēaste ēfarė nuk kalova nė mendje. Ushtari me njė lėvizje tė shpejtė ngriti shufrėn dhe hapi Portėn e madhe tė Shtėpisė. Nuk foli asnjė fjalė, por u fut brenda dhe pushkėn e mbante pėrpara gjunjėve. U ul nė vatėr. Vazhdonte tė mos fliste asnjė fjalė, por shikonte zjarrin me sytė e tij tė humbur, tė ftohtė. Thoshe nė kėtė moment qė ajo qenie njerėzore ishte kthyer nė njė njeri, qė edhe fjalėn e ka tė verbėr, njė memec i imponuar nga tė ftohtit, tė pangrėnit…
Pashė qė Paskalia e mbante veten mjaft mirė nga situata e krijuar. E ndieja qė nė kokėn e saj tė bukur vėrtitej “porosia ime”, e cila ishte ripėrsėritur disa herė dhe e fundit ishte “rritur” veē dhjetė minuta. Fliste nėpėr gojė. Mėrmėriste dhe, sa mė pa, mė bėrtiti:
“Ē’u bėre? Tani qė duhet tė jesh kėtu, humbe!”
Me gjeste i bėj shenjė tė heshtė.
“Jepi bukė se do tė mė vrasė!” Fola me njė ton tė padiskutueshėm. Ishte njė urdhėr i formės sė prerė nga ato qė japin nė beteja pėr jetė a vdekje. Ai ishte nė vatėr me sy tė perėnduar nga uria. Unė i shikoja mirė veprimet e tij , ndėrsa ai nuk e kishte kuptuar praninė time. Njeriu me sy tė perėnduar diē priste, por as fliste, as kėrcėnonte me gjeste. Pakoja preu njė copė tė madhe buke dhe ia dha ushtarit. Nė fytyrėn e tij ndjeva njė ēelje tė papritur, e shkaktuar nga prania e ushqimit dhe ia rrėmbeu bukėn nga dora Paskalisė. Filloi ta hante me shpejtėsi. Unė vėshtroja dhe mendoja se si do tė vepronte ushtari , pasi tė hante bukėn dhe ēfarė duhet tė bėja unė pėr t’u mbrojtur… Por ushtari e zgjidhi shpejt enigmėn time. U ngrit me rrėmbim, s’tha pėrsėri asnjė fjalė tė vetme, kur doli. Hidhte hapat dhe kafshonte bukėn. Kafshonte bukėn dhe hidhte hapat. Kėshtu veproi deri te porta e Jano Hilės, ku edhe e mbaroi copėn e madhe tė bukės. Unė ndiqja veprimet e tij. Kur , ja , papritur, mori kthesėn, por ndryshonte kryekėput nga “ardhja e parė”. Fytyra i kishte ēelur. Unė ballafaqoja dy qeniet: Ushtarin e zverdhur dhe ushtarin e ēelur. Nė kėtė kthesė fytyrėēeluri m’u drejtua mua dhe mė tha me mirėnjohje :” Efkaristo!(Tė faleminderit!) Kėtė qė mė bėre nuk do tė ta harroj kurrė. Jam shkėputur nga shokėt. Do tė vete nė front, nė Golik, por nuk e di nė se do tė arrij dot?”
Pyetjes sė tij nuk iu pėrgjigja, por unė e kisha mendjen nė ngjarjen e ndodhur:“Porosia ime dhe rrėzimi i porosisė. “ Si ndodh me njeriun?! Bluaja dhe e shpreha: “Po sikur tė mos tė tė kisha dhėnė bukė, ēfarė do tė kishe bėrė?” Ushtari mė pa drejt nė sy duke mė thėnė: “Tė pabėrėn do tė bėja! Ti u tregove i zgjuar… Ushtari iku duke lėnė falenderimin e njė njeriu tė ndihmuar, qė del nga njė gjendje krize. Fshati ynė kishte mjaft fruta dhe sidomos nė vjeshtėn e parė mund tė haje njė fik, njė arė apo mollė dhe tė kaloje gjendjen, por nė kėtė kohė dimri, acari gjethet ishin zverdhur dhe shkėputeshin nga gjiri i nėnės sė tyre, pemės. Eh, si janė gjethet! Kėshtu ėshtė dhe njeriu, por ai gjatė jetės sė tij mund tė ndiej 100 herė gjelbėrim tė vrullshėm tė gjetheve dhe 100 zverdhje! Po unė sa gjelbėrim - zverdhje do tė kem? Pyetje, tė cilėn njeriu e kalon nėpėrmend. Profeti i kishte thėnė: “Ti, Mitro, je i fortė dhe i plotė. Lėvizja jote ėshtė jetė…” “Nejse, - tha me vete, - duhet tė kthehem te ngjarja e ditės… E parandieva tė keqen. Ka rėndėsi qė isha treguar gjakftohtė. Dhe gjakftohtėsia tė siguron jetėgjatėsinė”…

KENGET POPULLOR E TE NDRITSHME SI DRITA E DIELLIT

Erdhi vera si ngahera
Erdhi vera si ngahera,
bilbili nė mal kėndon,
nėpėr gropa ngrihet stani,
trėndelina lulėzon;
shkonin dhėntė vargje, vargje,
ēobani pėrpara shkon,…
Del e shoqja buzėqeshur
dhe tė shoqin e ndihmon,
mbushur-o vedrat me shkumė,
pėrpara shtrungės i ēon,…
Kur shikon djalin me nuse
plakut zemra ē’i gėzon.

Mike flutur e gjerdanit
Mike, flutur e gjerdanit,
tė desha zemėr e xhanit,..
Tė prita, mike, pse s’erdhe,
tė zu gjumi a mė gėnjeve?
- Nė mė zu mė zėntė e rėnda,
jo po nuk mė la nėna,…
- Moj nėnė, tė ruat djali,
Moj, pse mė ndave nga malli,
nga malli e nga miria,
nga tė tri shoqet e mia.

Mikja ime leshverdhė
Mikja ime leshverdhė,
vjen me furk-o duke tjerrė,
Moj miro, ē’ta kam haberė,
Mikja zuri miq tė tjerė,
la xhanllarė e zu dylberė.
Moj mikja, faqja me qelqe,
tani zure miq me derte.
Tani zure miq me vulė,
tė gjitha shoqet tė mburrė.

Kur zbret mikja nga kalaja
Kur zbret mikja nga kalaja,
syzezė vetulla llaja,
ē’tė kanė zili dynjaja.
Gjithė zilinė ta kanė,
moj leshdredhura mėnjanė;
moj leshdredhur e Misirit,
mos i vur qeder fiqirit,
se je si zog e Misirit,
si zog e Misirit je,
shoqe pėrmbi vete s’ke.

Kur zbresė nga ato male
Kur zbresė nga ato male,
malėsore dal nga dale,
prej dore mushkėn xanxare.
Malėsore dal nga dale,
ngarkuar me koēimare.
Malėsore dal nga dale,
bėje tendat e ēobane.
Malėsore dalė nga dale
furkato prej qiparizi
Malėsore dal nga dale
dhitė e tua mizė lisi,
malėsore dal nga dale.

Kėto kėngė popullore tė kėnduara nė Zagori (kryesisht nė fshatin Zhej dhe Lliar, Doshnicė) janė vetėm njė pjesė e vogėl e kėngėve tė mbledhura nga Vasillo Kllapi, Anthulla Ēarka, Koēo Mino, Julia Garo. Kjo shton pasurinė folkloristike dhe gjeografinė pėrfshirėse tė krahinės inteligjente.

Krijime tė tjera tė
Spiro Nakaj (Lush Nakaj) emėr pėrkėdhelės
* * *
Qė Doshnicė e Malėshovė,
gjithė me dyfek nė dorė.
Zhejotėt kallajxhi,
Lliariotėt stėrrallxhi,
Topovitėt lajthixhi,
Ndėraniotėt kungujxhi.
Nivaniotėt ca tė parė,
Sheperiotėt ca tuxharė,
Konciotėt kokėfortė,
Hoshtevjatėt fjalėbotė,
Bythyqi pesė shtėpi,
kishte dhe pesė ēirakė,
I ndizte me dru tė rraptė.

* * *
Kush di tė gatuaj shumė?
Sile Nakja kur ka brumė.
Kush bėn gjellė pėr pashallarė?
Marina nė Koēallarė.
Kush marton pleq dhe plaka?
Hallė Sotirė Zere Shakja.
Kush tė djeg si vajtė e gurit?
Kjo e shoqja e Petro Nurit…
Po epistat pėrmbi tė ra?
(avokate mbi gra)
kjo Lime Shabania.
Kush ėshtė balli i karvanit?
Ngjelina e Petro Ristanit.
* * *

KIĒO LLANE , bejtar nga Lliari

Ėshtė shquar nė krijimtarinė popullore e sidomos nė krijimin e kėngėve, tė cilat kanė qenė konkurruese nė Festivalet Folkloristike. Ka marrė pjesė nė grupin e kėngėve dhe valleve tė Lliarit, me tė cilin ėshtė shpallur dhe laureat i Festivalit tė Gjirokastrės.

1. Kėngė kurbeti
Dola njė ēikė mė la,
mu te shkėmbi nė saba,
tre kunata kra pėr kra
mė e vogėla po qan,
burrin aty s’e ka,
i ka ikur pėr para,
nė vende tė huaja.
Hesht, moj nuse,
mblidh fiqirė
se mund tė vijė taninė.
Nė mos ardhtė pėr njė javė,
merr shoqet e dil nė shkallė.
Nė mos ardhtė pėr njė muaj,
merr shoqet e dil e luaj.
Nė mos ardhtė gjer nė vjeshtė,
merr gėrshėrėn e pre leshtė.
Nė mos ardhtė si tanimė,
merr urėn e digj shtėpinė.
Unė tė thoshja, moj lanete,
se ti je zabit mbi vete,
mbushur rrobat me surrete.

KENGA EDHOQINES NJE VARIANT I POETIT

*
Kristofor Llane lindi nė Lliar tė Zagories, Gjirokastėr nė vitin 1929 dhe u nda nga jeta nė vitin 2006. Qysh i vogėl, krahas shkollės u njoh dhe nisi tė pėrvetėsonte profeionin e stomatologut, tė cilit i kushtoi gjithė jetėn e tij. Pas diplomimit, nė vitin 1972, nė Fakultetin e Mjekėsisė, dega stomatologji, ushtroi profesionin duke mos harruar pėr asnjė ēast pasionin e pėrhershėm pėr poezinė. Ka shkruar e botuar qė nė moshė fare tė re nė shtypin periodik si “Drita”, “Zėri i Rinisė”, revista “Ylli” e tjerė. Ėshtė autor i vėllimeve poetike: “Udhėve tė jetės”, “Mbrėmje nė Ēajup”.

Kėnga e Dhoqinės
Variant i autorit

Nė njė fshat nė rrėzė mali
njė nėnė kėrcure,
nėntė djem e nėntė nuse,
shtriu nė qivure.
Dhe tė vetmen vajzė qė mbeti
nga kjo gjėmė gjallė,
me dėshirė tė Kostandinit,
e martoi larg.
E merr malli pėr tė bijėn
mbeti fillikat,
i kujtohet Kostandini
qė u kall nė varr.
Gjithė djemtė njė nga njė
i kujton me radhė,
do tė kish nuse nė shtėpi,
pleqėri tė bardhė.
Edhe zemėrngashėryer
flet nėpėr sokak:
“Kostandin, pse e martove,
Motrėn kaq larg?
Mė dhe fjalėn,
kur mbi kuja
krushqit iknin malit, -
“Nėnė, the - ta sjell Dhoqinėn,
kur tė tė marrė malli”.
Kostandinin s’e mban varri,
poshtė rrasės rrėnkon,
nuk gjend qetėsi e prehje,
nėnėn kur mendon.
Nuk e mbajti brenda dheut dot
kjo rrasė varri,
amaneti edhe besa
sėrishmi e ngjalli.
Pėrmbi kalin bardhė si bora,
merr udhėt si erė,
kapton kodra, pyje, male
Dhoqinėn tė sjellė.
I kaptoi tė shtatė malet,
tek motra arriti:
“Leri motėr, kėngėt , vallet,…”
vithesh kalit hipi.
Dyllė u bė e gjora motėr
dhe s’i tha njė fjalė,
ia pa supet tė vėllait
gjithė myk e baltė.
Hėna ndrin mes degė lisash,
zogjtė ligjėrojnė:
Njė i vdekur me tė gjallė,
shtigjeve nxitojnė.
Njė ēudi si kjo botė,
askund s’ėshtė parė,
shkon i gjalli me tė vdekurin,
hipur pėrmbi kalė.
Kostandini e nget kalin
tė vrapoj rrufe
qė pa zbardhur ende dita
tė jetė nėn dhe’.
Sa arritėn afėr fshatit:
“Zbrit, - kėtu i thotė, -
se mė duhet nė Ajodhinė,
tė qėndroj ca kohė.”
Nė shtėpi arrin Dhoqina,
nis troket nė derė:
“Nėnė hape,
jam Dhoqina,
Kosta mė ka sjellė!”
“Ēfarė Dhoqinė po mė thua,
shtatė vjet kam pa e parė,
Kostandini do tė ma sillte
po tė ishte gjallė!”
“Hape, nėno, jam Dhoqina!”
“Mos je vdekja dhėmbėrėnė,
qė m’i mori bij e bija,
e tani nėn dhe po flėnė?”
“Nėno, nėno, jam Dhoqina!
Po mė djeg si prush malli!”
Edhe nėna, nėnė e dhėmbshur
bėn pėrpara qė t’i dali.
Pastaj hap portėn prej lisi,
sa e pa i shkrepėn lot,
e pushtoi me mall tė bijėn,
se kish parė shtatė mot.
Dhe nga dhimbja, nga marazi,
qė e ndjeu zemra e mjerė,
ranė, u shembėn mu te pragu,
si dy qelqe plot me verė.

LETERSI E MIREFILLTE…
KRISTAQ F. SHABANI

Siva e bardhė
njeh pėrmendėsh
“damarėt” e lėvizjes
Nga zilkat qafore
notatojnė meloditė pėrhime…
Sa Siva nė kėtė hėnė
qė rritet pėrballė
Rripės sė Ēames
ngjasuar
me partiturė note lumi,
emigrante,
ndoshta, moxartiane…

Zilkat e Sivės

***
Mani rrėzoi
njė kokėrr tė kuqe,
tė vetmen tė pjekur.
Plepi shkundi “pjalmin” e fletėve...
Nė sytė e ndėrrimit
konturohej lumturia e ankoruar
nė njė cep syri...
Polet shtypėn
Ekuadorin
dhe Dielli tė nesėrmen
i gjeti tė zhveshur
nė krevatin e flirtimit...
Pas dy orėsh
lindi sėrish Ekuadori
dhe zhvendosja nė fillim...

Shtypzhvendosje

***
Gotat
pijnė “zinxhirėt” e ujit tė bekuar…
Trutė
lėshojnė mendimet e harkuar
tė prostituojnė
nė plastikė dashurish,
me betime ireale,
veshur me vello sinqeriteti…
Njė cimbisje
mpin dyfish trurin,
nxit buzėt…
Ē’ trist i nxirė
nė njė bėrtimė lehonė!
(E pėsuan hundėt!)

Lehonė

***
Ecte,
muskuli lėvizte
nė pulpėn e bukur...
Mbylli sytė
pa u fanatizuar.
Mos ma vidhni
embėlsirėn e paservirur.
Ndez njėra pas tjetrės
“shkrepset” e lagta
nga djersa e mendimit
pėr tė kapur ngushticėn.
Ē’lodhje
e tepėruar!

Kapja e ngushticės

***
Tri herė
tentimi u llastikua...
Treshi mbeti pa pėrgjigje
nė retinė syri...
Oh,
ē’vuan syri
nė kėtė kthim pa pėlqim!
Kanata e portės
“aurorė” hapet me tingėllimė…

Retrospektivė

O ju, qė kuptoni bukur,
ēelni si syth syrin tim tė mbyllur!

Ku ėshtė aerodromi i uljes?
Ngrini «buzėt» e rėna…


MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA )

“Skulpturė dėshire nė qiell manovrimi”
Antologji poetike“Korsi e Hapur”2 (bashkautore)
“Il messaggio del mare”, pėrkthim
“Teresinka Pereira flet shqip” libėr poetik shqipėruar nga anglishtja

Thyerje mendimi

Ėndrra po mė pėrkėdhel trupin,
pėrkėdhel pjesėt e cekėta tė saj.
Gjendja e jashtėzakonshme
mė mbėrthen ndjeshėm
me anėn e saj mė prekėse.
Shpalos dėshirėn e zjarrtė tė ėndrrės,
por nė pamundėsi,
ėndrra i shmanget
realizimit tė saj tė brendshėm,
befasia e shtrėngon pėlhurėn e “metė”
tė ėndėrrimit;
nė analizė vetvetiu
memorien e vėrtetėsisė sė ėndrrės…
Ēudiasfiksia ėndėrr shėmbet,
krijon njė skulpturė dėshire
tė shndėrruar nė fytyrė kujtimi.

Lirizėm

Lodrojnė fėmijėt
nė lėndinat e mbushura
me “lulėkuqe” shumėngjyrėshe
Zogjtė fluturojnė tė lumtur
pa pushim,
pėr tė gjetur gjėsendi.
Kafshėt pyjore
unazojnė pyllin,
pjesėmarrin nė tingujt melodiozė ,
gjinkallat korizojnė
nė zgjimin e kėngės
tė pyllit e tė lėndinės.
Puthėrohen Zogjtė
si dinė gjithė zogjtė e moshave…
Njerėzit mbetur presje,
nė njė vend vakant, ēuditur!

Nė qafė askujt s’i ke rėnė,
vetėm, kur t’u prek liria....

FIGURA TE MEDHA TE LLIARIT

Doc. Koēo Miho nga Lliari
Ish Kryearkitekt i qytetit tė Tiranės, Drejtor i Istitutit tė Studimeve dhe Projektimeve tė Arkitekturės dhe Urbanistikės, pedagog i Fakultetit tė Inxhinierisė (dega e Arkitekturės)) nė Universitetin eTiranės.
Vepra tė autorit: Monografi- “Amfiteatri i Durrėsit”, “Profili urbanistik i Tiranės”, “Histori e arkitekturės nė Shqipėri” vėllimi i dytė bashkėpunim), “Shqipėria, vėshtrim urbanistik”.
Projekte arkitektonike tė spikatura: “Fakulteti Histori- Gjeografi”, Stadiumi “Dinamo”, Pallati i Sportit “Partizani”, Shtėpia Qendrore e Ushtrisė, Ambasada, hotele, PTT, Stacioni hekurudhor Durrės, banka , kinema, shkolla,
Monumenti i Mushqetasė.
*
Ndoshta ėshtė paksa e ēuditshme pėr tė radhitur nė fushėn letrare doc. Koēo Miho, por ai i pėrket asaj letėrsie qė quhet “arkitekturore”, e cila ka pėrbashkėsi me letėrsinė nė kuptimin plotor arkiteturėn. Nė veprat e Koēo Mihos spikat njė talent nė paraqitjen edhe letrare tė ndodhive, fenomeneve, proceseve arkitekturore. Vetėm njė fakt i vogėl ilustrues eploton dhe argumenton kėtė mendim tonin:
Durrės, 28 shkurt 1953. Qyteti paraqet peizazhin ngjyrė- gri tė njė prej atyre ditėve fund- dimri, ku dallgėt dhe era fishkėllejnė refrenin monoton. Kur lagėshtia dhe tė ftohtit janė mė therės se kurrė. Mė sė fundi kur, zgjidhja e konfliktit njeri natyrė pret ende ēeljen e mimozave. Pikėrisht nė kėtė ditė, pas njė jete tė jetuar intesivisht, me ngjitje e zbritje, me gėzime dhe hidhėrime, njė jetė e denjė pėr njė roman, pushoi sė rrahuri edhe zemra e lodhur arkitekt Kristo Sotirit… pa shumė zhurmė e bujė, ashtu siē u kthye pėr t’ju pėrgjigjur thirrjes sė Atdheut, trupi i tij u varros nė token e Durrėsit, qytetit tė tij tė adaptuar.
Pas asaj dite fatale e pėrreth katėr dekada, mbi jetėn dhe veprėn e tij, jo thjesht si metaforė, por realisht plakosi njė heshtje prej varri. Drejt kėsaj dukurie pushuan faktorė tė ndryshėm; ndėrmjet tyre edhe tė fushės sė ndėrtimit…
Nga libri “Arkitekt Kristo Sotiri” i autorit.

“Letėrsi” didaktike

Fori A. Shabani, mėsues, autor i dy librave tė karakterik didaktik

Inspektimi i Liri Belishovės dhe inspektimi im
Njeriu njė herė qan, njė herė qesh
Dyplanshi jetėsor

Kam inspektuar Liri Belishovėn, kur e dėrguan mėsuese nė Bulo tė Gjirokastrės. Liria, pas postit kyē e tė madh, qė mbante nė vitin 1953, erdhi nė Dervician, kur unė isha zėvendėsdrejtor dhe kujdestar javor. M’u drejtua mua: “Ju jeni kujdestar i javės?” “Si urdhėron!”- i thashė me respekt kėsaj gruaje simpatike. “Mė keni kėnaqur me rregullin dhe pastėrtinė. Kėshtu punoni gjithmonė? – mė pyeti buzagas. “Si urdhėron!”- iu pėrgjigja me ēiltėrsi. Afėr nesh ndodhej njė portret i vogėl i Naimit. I vuri gishtin e vogėl nė brezarin, qė paksa dukej dhe mė tregoi pak pluhur. “Mund tė ndodhė njė gjė e tillė nė njė shkollė tė papėrshtatshme e me shumė nxėnės, siē e shihni ėshtė shkollėn e vjetėr”. Vuri buzėn nė gaz dhe vazhduam me vėrejtjet nė disa mėsime qė asistoi duke pėrfunduar: “ Ju pėrgėzoj dhe bėni njė punė tė bukur, njė edukim tė shėndoshė tė fėmijėve tė popullit! Ju lumtė! Vazhdoni kėshtu profesionin e bukur tė mėsuesit ju njerėzit e dritės”.
* * *
E sollėn nė internim nė Bulo, mė vonė, siē pėrmenda mė lart. I vajta pėr ta parė si procedonte nė procesin mėsimor. Posa mė pa, m’u drejtua: “Erdhėt pėr inspektim?… Si duket mos keni ndėrmend qė tė merrni hakun? ” E mbante mend. “Ku jemi parė ?”- e pyeta.
“Nė Dervician, “ pohoi.
“Jo, - i thashė, - keni para jo njė njeri ambicioz e hakmarrės”.
Pastaj, si thashė kėto fjalė, vazhdova: “S’kam pretendime tė kėrkoj asgjė nga ju, pasi ju nuk jeni arsimtare. Pėr punėn tuaj deri mė dje flisnin tė gjithė, kurse kjo punė me atė nuk matet. Ju keni qenė e paarritshme! Po lere, t’i lėmė kėto. Hyni nė mėsim tė shohim pak punėn, qė kanė bėrė tė tjerėt, se puna juaj, sado e mirė sikur tė jetė, nuk mund ta shohim dot sot”.
Qėndrova katėr orėt e para. Do tė zhvillonte dhe dy tė tjerat.
I thashė: “Tani pėr tani kėrkoj nga ju tė kryeni kėto tė katėr porositė, qė po ju lė. Radhės tjetėr do t’ju jap dhe katėr ose tre tė tjera.
1. Plani ditor tė ēdo ore mėsimi ta bėni tė detajuar sipas metodikės analitiko- sintetike.
2. Plani, mundėsisht tė mbahet mend, jo tė shihet se ē’kam tani me kėtė apo me atė klasė. Mundėsisht pėrmendėsh qė nxėnėsit tė mos kujtojnė se nuk mbikqyren, kur mėsuesja merret me planin ēdo orė e minutė.
3. Pyetjet e kontrollit frontal ose direkt tė pėrpilohen tė qarta.
4. Nė fund, nėse mėsimi e kuptoni qė u asimilua, bėni pyetjet e tekstit nė fund tė ēdo lėnde, ato dhe vėtėm ato.
Besoj se u kuptuam. Dakord! Tė jeni mirė dhe mirupafshim!”
“Faleminderit! Do mundohem t’i plotėsoj kėto kėrkesa,”– m’u zotua Liria mėsuese.
“Jo pėr mua, - i thashė, - por pėr veten tuaj qė, kur tė vijė ndonjė tjetėr, tė mos tė gjejė detyra tė vėna njė javė mė parė ose dy javė pėrpara dhe tė parealizuara. Mundohuni, me gjithė hallet qė keni, t’i plotėsoni se kėshtu e ka jeta e njeriut: “Njė herė qan e njė herė qesh!”

Harrillo Miho

Autor i librit “Vetmi dhe inat me trillin” , “Nė lėndinėn e lotėve”

Dimėr
Dimėr i egėr, mjegull, errėsirė,
pemėt duken tė thara,
kanė “pėrpirjen”
dhe presin me padurim
ēeljen e luleve sėrish…
Vetja mė duket mermer ģ bardhė,
rruga ku eci akull ģ ngrirė, …
Nė rast se ti vjen,
akulli ka pėr tė shkrirė!...

KOHĖ E EGĖR

Ka ardhur kohė e egėr,
degėt e pemės sė shpresės ģ pret,
pale burbuqet e gėzimit ,
ēelin e sa hap e mbyll sytė,
thahen shpejt…

Opinion

Jemi mėsuar me opinionin,
me opinione na varrosin,
Opinioni na vė medalione,
dhe nga ai marrim tatėposhtin!

Presim me ankth tė agojė ditė tjetėr

1.
Eh, sa tė trishton,
ikja e ditėve nga jeta,
bashkė me rrezet e diellit
ato perėndojnė
dhe presim plot ankth
tė agojė ditė tjetėr,
tė frikėsuara
nga plaga e vjetėr.

2. Tė shtohen plagėt,
njėra pas tjetrės
dhe jeta mbushet
plot dhimbje…
E sheh nė mbrėmje
mikun tėnd tė vjetėr,
nė mėngjes tė humb si hije.
Vellua e zisė
e mbulojė gjithė vendin,
ēiltėrsinė e humbi
jeton sot,
nesėr mbyll sytė,
si pemėt,
kur gjethet shkundin.

Unė jam gjaku yt
1.
Unė jam gjaku yt,
u ndamė tė qeshur,…
Tė gjeta tė ngrirė,
tani me mall e dhimbje
tė puth fotografinė.

2.
Me buzėn e helmuar
putha ballin e ftohtė
dhe thashė duke rėnkuar:
“Ē’gėnjeshtare kjo botė!”
3.
Unė jam gjaku yt
me ngjyrė trėndafili,
Unė jam biri yt
Qė, pėr ty, lotėt
s’i shkėput nga syri.


Mė dehe
Lirizėm

Oh, sa bukur i trazon era,
Fajin s’e kanė kaēurrelat,
qė vallėzojnė mbi ballė,…
Sa bukur i trazon era
si deti me dallgė,
Zemra nė siklet,
e mjera pret
nga ty paqėsoren fjalė.
Ti mė dehe, si pranvera,
nė shpirt s’di se ēfarė ndjeva, ēfarė

Homazh pėr tė gjithė zagoritėt dhe lliariotėt, tė cilėt gjatė kėsaj periudhe u ndanė nga jeta.
Homazh pėr Qirjakulla dhe Mali Dade, lliariote tė vėrteta, tė cilat do tė mbahen nė kujtesė pėr shpirtin e tyre tė madh, pėr kontributin e tyre tė dhėnė edhe ėpr zhvillimin e fshatit tonė Lliar.
Gjithashtu redaksia e gazetės “Lliari” homazhon pėr Lola Vllahun, bashkėshorten e nderuar tė zotit Koēo Vllahu, nėnėn e z. Mihal Vllahu, tė cilėt gjatė gjithė kohės kanė mundėsuar mė pasion vullnet pėr ta bėrė fshatin tonė mė tė bukur; pėr kėtė nėnė qė rriti edhe vajza tė cilat kanė qenė pranė fshatit tė tyre, duke u nisur nga kėshillat e tė nderuarės Lolė pėr t’i qėndruar fshatit sa mė afėr.
REDAKSIA E GAZETES “LLIARI”

13 QERSHOR 2011 NE LLIAR FESTOHET FESTA E SHENDRIADHES, FESTE KJO E PERVITSHME. FTOHENI TE MERRNI PJESE.
KRYESIA E FSHATIT LLIAR

Sponsor i gazetės 4
Mihal Vllahu, Koēo Vllahu, Mitro Vllahu, Koēi Dado, Kiēo Dado. Kristaq F. Shabani, Miēo Hila, Kiēo Muēi, Llazo Londo, Roland Ēarka

Drejtor dhe botues i gazetės Kristaq F. Shabani Mobil 0692553056

Kryeredaktor: KOĒI DADO

Z/Kryeredaktor: Kiēo Muēi

Redaktor pėrgjegjės: Aristotel Stefani


Kėshilli botues: Kiēo Londo(Kryetar), Miēo Miho, Roland Ēarka, Kristostom Llane, Petrit Ristani, Koēo Vllahu, Ilia Taēi, Kozma Koēi, Ilia Hila, Qirjako Taēi, Kostandina Kondo (Shabani)

Adresa e redaksisė: Pallati 87/4 Lagjja “18 shtatori” Gjirokastėr

Gazetėn do ta gjeni ne Gjirokastėr: Kiēo Muēi, Roland Ēarka nė Tiranė : Koēo Vllahu, Llazo Londo, Petrit Ristani, nė Sarandė Thoma Koēi dhe Viktor Llane, nė Patos Vangjel Londo, nė Athinė Kostandina Kondo (Shabani), nė Pėrmet: Thoma Stefani, nė Lushnjė: Ilia Taēi, nė Lliar: Miēo Miho.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: