Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 10:56 pm

TRËNDAFIL TIRANE

Testament
Do të lë porosi të më varrosin në Sharrë,
e ndonjë zonjë do të ma sjellë një trëndafil në varr
se në jetë i desha shumë trëndafilat
dhe zonjat-trëndafil shumë i desha.

Një trëndafil ndonjë zonjë do t'ma sjellë,
trëndafil Tirane, i kuq, me erë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 10:58 pm

Fosforeshenca
- tregim -

U njohën gjysëm ore pasi kishin ikur autobuzat. Vajza mblodhi supet.
- Edhe ju mbetët?
Dani pohoi. Hodhi shikimin mbi vajzën dhe për një çast e krahasoi me një personazh. E quajti Irenë. Vajza seç foli dhe u nis tek shkallët e Universitetit ku bisedonin dy pedagogë. Ata diçka i thanë duke treguar me dorë bulevardin dhe Danit ju duk sikur thoshnin se rruga qe mjaft e gjërë dhe mund të kalonin lirisht shumë vajza.
- T’i hipim trenit – tha ajo kur u kthye. Dani ngriti supet lehtë dhe buzëqeshi.
- Epo mirë, nisemi Irenë. Ai ndihmoi vajzën ta mbante valixhen. I ranë përmes bulevardit. Kur hynë në peron, lokomotiva kish lëshuar tri vërshëllima rënqethëse dhe dispeçeri lajmëronte nisjen e trenit për në Fier.
Danit i pëlqente Vlora. Shikonte djemt, vajzat, statujat dhe kudo shihte po ato vetulla, sy, hundë të drejtë dhe flokë të verdha, të lëshuara gjer poshtë mbi supet e vogla. Kish kaluar vetëm një javë nga njohja. Mundohej ta ç’përfytyronte figurën e saj, por ajo sërisht formohej pjesë-pjesë dhe i zinte vend para sysh. Dani bleu novelën e Balzakut dhe nisi ta çfletonte, por nuk lexoi dot as gjysëm faqeje. Gërmat i dukeshin të verdha. Nuk ish ari i Gobsekut, por flokët e saj.
E kërkoi me sy në tërë qytetin dhe e pa tek autobuzi me dy njerëz të panjohur.
Ishte një burrë: rreth të dyzetave dhe një çun jo më shumë se dhjetë vjeç. Ajo i buzëqeshi lehtë. Pastaj iku. Dani priste në stacion dhe as vetë nuk e dinte se kë. Ju duk se i gjuithë Sheshi i Flamurit u boshatis. Dhe ai mbeti i vetmuar në mes, si një piketë. Autobuzi gri shkonte nëpër rrugën e Skelës. Edhe Dani u nis. Ishte buzëmbrëmje. Në lokalin e Ujit të Ftohtë ca studentë prisnin maqinën e sektorit. Qenë pak. Por ish ajo dhe Danit ju duk se lokali zjente. Ju duk se gjithë njerëzit e shikonin dhe bisedonin për vajzën bjonde.
Ajo pinte birrë. Flokët ja valviste era. Edhe Dani porositi birrë. Pastaj hodhi sytë nga deti i kaltër. Dielli qe i verdhë dhe luhatej. Era. Dani akoma nuk kish filluar të pinte. Një re e vogël kaloi në qiell. Ai rrinte i menduar dhe nuk vuri re se një pikë shiu e shkëputur nga reja ra në gotën e birrës. U hutua. Hodhi shikimin nga vajza që qeshte. Edhe Dani u mundua të qeshë. Pastaj piu. Në det dolën dy rimorkjatorë dhe aniet e peshkimit. Një, dy tre… Ai numuroi gjer në nëntë. Mendoi. Pastaj pa detin, diellin që zhytej në kaltërsi dhe e krahasoi me një gondol të zjarrte vendikase.
U ndezën dritat e portit. Bulëzuan yjet. O sa i pëlqeu ky pejsazh. Shushurima e valëve, pasqyrimi i dritave të qytetit në det, vezullimet e yjeve dhe era e freskët që frynte e frynte papushim. Dani shikoi qiellin e kaltër. Secili yll ka emrin e tij dhe gjithë yjet bashkë kanë emrin e tyre.
Rripi i ngushtë i tokës që futej gjer në largësi, përfundonte me një shkëmb që zbriste shkallë shkallë në det. Kur binte mugëtira, drejt shkëmbit që nuk ishte as njëqind çape larg kapanoneve, niseshin ata të dy. Një shok i kursit tha se dashuroheshin. Ndërkaq mugëtira mbulonte Sazanin, Karaburunin dhe siluetat e tyre që herë-herë bëheshin të kaltërta si vetë deti pastaj blu, gjersa humbisnin fare në errësirën e natës.
- Më quajnë Ilda, por ju më thërritët Irenë?!
- I ngjisni një personazhi.
- Ashtu?!
- Po, Ilda.
- Është e bukur Irena?
- Si ju.
- Po unë?
- Si Irenë.
- Atëherë më quaj gjithnjë Irenë – tha ajo.
Mbrëmjeve ata rrinin në breg të detit.
- Të pëlqen deti?
- Vetëm ditën – tha ajo. – Natën më duket i frikshëm, i errët dhe pa fund.
Ajo loste me ujin.
- Do vijnë gaforret – tha ai.
Ilda nxorri këmbët nga uji tërë frikë. Dani qeshi.
- Ç’janë ato drita?
- Anije peshkimi. Kërkojnë një peshkaqen.
- Peshkaqen!
- Po, duan ta vrasin. Para një muaji u vra njëri. Qe shumë i madh. Peshkaqeni tjetër kërkon shokun besnik, por nuk do ta gjejë kurrë. Nuk e ke parë ditën nga taraca? Ai del shpesh mbi sipërfaqen e ujit.
Ilda hidhte guriçka në det.
- Më trego diçka për Irenën.
Dani i tregoi gjëra të bukura. Ilda dëgjonte. Kish kaluar më se një orë kur ajo pyeti:
- Po ai?
- Cili, Bosini.
- Hë. Si i kishte sytë?
- Gështenjë.
- Jo, të kaltër – kundërshtoi ajo.
- Përse të kaltër?
- Mua kështu më duket.
Ai i tregonte Ildës për të gjitha ato që lexonte, për Kolomben, dhe vajzën kryeneçe, megjithatë Ilda çdo herë kthehej tek Saga.
- Po mirë, i dehur qe Bosini kur u vra?
Dani njëherë u tha shokëve se i vinte keq që nuk e kish ngjyrën e syve të kaltër.
- Kaq shumë të pëlqen deti? – i thanë ata.
Ne shihnim si bulëzonin yjet. Shihnim Kashtën e Kumturit që fillonte nga malet dhe zhytej diku në det dhe na pëlqente të rrinim mbrëmjeve duke soditur bukuritë e natyrës sonë. Tutje dëgjohej një kitarë. Ca këndonin Vajzën e valëve. Dikush hidhte guriçka në det dhe vinte veshin për të dëgjuar llokoçitjet zevzeke të gurit që hynte e dilte mbi sipërfaqen e ujit si të ish një delfin i vogël i gëzuar, por i padukshëm nga errësira.
Deti ish i qetë. Ilda rrinte në shkëmb dhe vështronte tutje në errësirë. Ai çukiste shkëmbin me një gur të vogël.
- Mos bëj zhurmë Dani.
Ai pushoi. Pastaj vështroi siluetën e saj të bukur. Kish vënë duart prapa dhe flokët i vareshin. Këmbët i mbante në ujin e ngrohtë.
Ilda qeshi. Pastaj vështroi tutje dhe pa ca drita që lëviznin në errësirë. Qenë anijet e peshkimit që dilnin çdo mbrëmje dhe piketonin detin.
- Sa të bukura duken.
- Të bukura – përsëriti ai.
- Dani, ti je djalë i mirë.
- Ashtu!
- Dhe lexon shumë libra.
- Çka.
- Më trego ndonjë histori tjetër.
- Dani i tregoi “Amokun”. Kur mbaroi e pyeti:
- Ajo vdiq the?
- Vdiq.
- Ishte një grua e mirë.
- Shumë.
- Doktori mos ish budalla?
- Jo, i sëmurë.
Ilda nisi të të llokoçitë më këmbë ujin e detit. Pastaj këndoi me zë të ulët. Dani dëgjonte. Papritmas ajo e la këngën në mes dhe u largua e tmerruar nga uji.
- Ç’ke – pyeti ai.
- Ç’është ajo atje?
Dani pa disa metra larg një dritë të verdhë në të gjelbër që lëkundej sa andej këndej. Vala sa vinte dhe e sillte më pranë bregut ku rrinin ata.
- Ç’është?
- Mbase kandil deti.
- Mund të jetë edhe yll.
- Kushedi.
Ajo e zuri Danin nga dora dhe i tha: - A mund ta zeshë?
Ai mendoi. Pastaj duke vështruar vajzën pohoi dhe u fut në ujë.
- Më gjej një shkop.
- Ku?
- Merr një listelë tek barakat.
Ilda solli një shkop dhe rrinte mbi shkëmb duke vështruar. Ai e solli qënjen pranë bregut dhe si e zuri me dy shkopinj e vendosi në faqen e shkëmbit.
- Sa i bukur – tha ajo. Pastaj e ngacmoi me shkop qënjen që ndriçonte në errësirë. Ai e preku lehtë me dorë.
- Nuk të djeg?
- Mbase ka ngordhur.
Ahere hidhe në det.
Dani e flaku qenjen dhe vështroi. Nga vendi ku u dëgjua zhurmimi i ujit vazhdonte të luhatej një dritë e verdhë në të gjelbër të cilën vala sa vinte e sillte më pranë bregut.
- Ti për vehte s’më ke folur fare – tha ajo.
- Çfarë?
- Ke lexuar gjithë ato libra dashurije, por fundja janë fantazira.
- S’të kuptoj, Ilda.
- Po çfarë kupton ti?
- Unë?
- Hë.
- Si ta them. Ta zemë kuptoj se përse ndodh ai ndriçimi i verdhë në të gjelbër që afrohet drejt nesh. Është një peshk i dekompozuar.
- Dhe është kthyer në një fosforoshencë që lundron drejt bregut.
Kështu do thuash?
- Ashtu.
- Këtë e di edhe unë – tha vajza. Pastaj vazhdoi. – Do më lejosh të të bëj një krahasim?
- Po.
- Nuk do të fyhesh, ama. Më premto!
- Të premtoj – tha Dani i çuditur.
- Ke shumë ngjashmëri me fosforeshencën që lundon drejt bregut.
Ajo është një qënie ekzistenca e së cilës është kthyer në një përzierje të verdhë, të gjelbër dhe një ftohtësirë si akull. Ndriçimi i saj është tepër i zbehtë. Nuk e sheh si lozin valët me të?! Ti Dani ke lexuar shumë historira dashurije të cilat jetojnë aq kohë sa mund te tregohen. A ke dashur ndonjëherë?
- Përse pyet?
- Ashtu kot. Desha vetëm ta di.
- E lemë këtë bisedë – tha ai. – Ikim në sektor se u bë vonë. Të dy heshtën. Ecnin bregut të detit ndërsa valët shushurisnin e përplaseshin tek këmbët e tyre.
Të nesërmen e përshëndetën ftohtë njëri-tjetrin. Ai e shikonte vjedhurazi Ildën, sikur ta ndjente vehten fajtor. Kur ajo e vështronte, ai i hidhte sytë në taracat dhe tutje kodrave me gjineshtra që zverdhnin. Dani s’po e kuptonte vehten dhe aq më tepër Ildën, që e vështronte thellë në sy me qortim. Është vështirë të deshifrosh shikimin e një vajze kur me të ke krijuar shoqëri, kur ajo të do si shok dhenti pandeh për më tepër. Ti i thua se e do, ndërsa ajo qetë të flet për një tjetër. Pastaj keqardhja të cilën ti nuk e pranon. Mëshira e thyer dashurinë copë e thërrime si një gotë kristali, kur bie përmbys. Po Dani e do. E megjithatë hesht duke e vështruar siluetën e saj shkarazi, kur zbret nga taracat dhe niset drejt detit ku bëjnë plazh çdo ditë.
Një ditë ajo ecte bregut dhe hidhte guriçka në ujë. Dani ju afrua. Tashmë sytë e tyre shikojnë me ndrojtje. Qëkurse kanë filluar të mendojnë për njëri tjetrin mbrëmjeve, qëkurse shohin ëndrra të bukura dhe kur zgjohen ndjejnë boshllëk në shpirt.
- Je e mërzitur – i tha Dani.
- S’është e vërtetë.
- Përse mendon pra? Kot?
- Për Vajzën e valëve – tha ajo. – Dëgjoi ata të Himarës sa bukur e këndojnë.
- Edhe ajo ishte e bukur.
- Kush?
- Vajza e valëve, pra.
- Ajo që dilte pranë bregut dhe priste që deti t’ja sillte të dashurin?
- Po. Ai ishte larg, shumë larg dhe s’u kthye kurrë.
- Megjithatë ajo e priti. “Gjithë bota venë e vinë po ai nuk vjën”.
- Kjo këngë është e lashtë sa vetë ullijt e bregdetit, dhe njerëzit nuk e harrojnë kurrë.
- Di ta këndosh?
- Pak, - foli ai.
- Ja marrim bashkë…
Filluan të rriten valët. Pastaj fryjti erë. Dallgët përplaseshin në breg dhe lart në hapësirë formohej ylberi i stërkalave. Pastaj dallga tulitej, uji ridhte mbi faqen e lëmuar të shkëmbit, ndërsa stërkalat fshiheshin me shpejtësi si të ishin milingonat e kaltra të detit. Ecnin pranë e pranë dhe larg dukeshin si të përqafuar.
- Ne kot u zumë.
- Nuk u zumë – tha ai.
- Po çfarë?
- Do të tregoj diçka nga jeta ime. Mbase të pëlqen.
- Tregoje – tha ajo duke u afruar.
- Diku u njoha me një vajzë – filloi ai. – S’ka rëndësi vëndi. E desha që ditën e parë. U shoqëruam aq shumë saqë shokët thonin se dashuroheshim, ndërsa në të vërtetë nuk kishim gjë. Apo kishim dhe na mungonte guximi. E quanin… as emri nuk ka rëndësi. Ajo qe e bukur si deti. Si valët e kaltra që vinë nga larg duke ledhatuar bregun me dashuri. Do ta quaj Deti. Apo valë deti? Ose Vali më shkurt. Vali rrinte pranë meje dhe unë pranë Valit. Të dy jetonim për njëri-tjetrin megjithatë në mes nesh qe tendos një hapësirë e ftohtë, por transparente si qelq. Kur ajo fliste me ndonjë unë bëhesha xheloz, dhe mvrehesha si mot i keq. ca kohë s’i flisja fare. E përgjoja nga larg. I premtova shumë herë vehtes t’i thoshja hapur, por nuk e bëra dot këtë hap. Ajo një ditë… Mbase nuk ëhtë nevoja ta tregoj më tutje.
- Mos desh ndonjë tjetër?
- Jo.
- E çfarë pra?
- U zumë.
- Përse? –
- Ashtu kot. Megjithatë e dua shumë. ndërsa ajo…
Dani u kthye nga Ilda dhe e pa në sy.
- Ç’faj ka ajo?
- Asnjë faj.
- Po kush është fajtor, pra? – pyeti Ilda e skuqur,
- Deti – tha ai. – Vetëm deti.
E zuri vajzën nga dora. Ajo ju afrua pranë. Pastaj u vështruam në sy. Ai ndjeu frymën e saj të ngrohtë dhe dy buzë si vishnjëza binjake që luhaste era. Hapsira prej qelqi që i ndante u shkri. Ngrohtë. Pranë këmbëve të tyre shushurinin valët. Kish rënë mugëtira dhe qiellin e mbulonin yjet. Tutje në hapësirën e errët dukeshin fosforeshencat që luhateshin dhe dritat e anijeve të peshkimit që çdo natë piketonin detin.
-- gazeta “Studenti”, 14 dhjetor 1972
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 10:59 pm

MJELLMA E GURORES
- tregim -
Ai nuk hyri ne dyqan, por hodhi nje shikim te gjate e kerkues. Kur syte i zune shitesen prane banakut, e mbajti frymen.
Frynte puhiza e mbremjes. Qielli mavi mbulohej nga yje qe digjeshin.
Here pas here ne hapesire perhapej gjemimi i larget qe vinte nga gurorja. Ai rrinte si nje pikete e ngulur ne erresiren e nates.
Fashat e drites se dyqanit binin mbi trupin e tij qe dukej si nje statuje e punuar pa shije e ngrohtesi, thuajse artisti kishte derdhur mbi veper vetem anemi trupore. Pas tij shtrihej nje sfond i erret, monoton dhe i pakufishem.
- Vali! - u degjua serish zeri i tij.
Shitesja i tha te hynte brenda, por ai nuk pranoi. Tundi koken duke preferuar te rrinte jashte ne erresiren qe mbulonte guroren, çatite e pjerreta te barrakave, oxhakun e larte dhe te vetmen rrafshine qe formonin malet rreth e rrotull. Zuri te levizte ne erresire, pastaj hodhi shikimin ne hapesiren mavi te qiellit, qe sa vinte e tretej ne nje ngjyre te kalter, pershkuar nga nje e verdhe e lehte floriri. Nga shpati i malit u ngrit hena si te ishte nje portokall teper i madh. Yjet e Arushes se Madhe dhe te Kashtes se Kumtrit, filluan ta humbin shkelqimin e dridhshem, aq sa ndonje u shua fare. Pas kraheve degjoi zhurmen e hapave te saj dhe mori fryme i lehtesuar. Ndezi cigaren. Flaka e shkrepeses ndriçoi fytyren e vajzes dhe floket e zez qe i derdheshin mbi supe. Ai e admiroi per nje çast dhe, kur flaka u shua, iu duk se vajzen ia rrembyen duar te padukeshme.
- Vali!
- Ç'ke?
- Asgje - tha ai. - M'u duk se ike.
Ai mori doren e vajzes qe iu duk e ftohte.
...Atij nuk i pelqente qe para dyqanit te se fejuares te rrinin punetoret e rinj, duke veshtruar permes xhamave silueten e saj te bukur.
- Thuaju te ikin - i tha se fejuares.
- Perse? - pyeti ajo.
- Nuk dua qe te tjeret te ndjejne kenaqesi duke te pare si te babezitur. Nuk dua.
- Kjo sjellje po me çudit - e qertoi ajo.
- Me mire thua se te pelqejne shikimet e tyre. He de, fole! Te pelqejne?
Vali kishte heshtur.
Ata qe rrinin para dyqanit ishin gjashte punetore te rinj. Pasditeve uleshin ne stolin ndane rruges dhe benin shakara. Njeri nga djemte, qe punonte minator, kishte trup te drejte, floke te verdh dhe nje shikim te mprehte.
Nje dite i fejuari i Valit u zu me djaloshin bjond, aq sa i nxehur e perplasi ne rruge. Pastaj kishte ikur duke mermeritur fjale fyese.
Bjondi nuk erdhi me. Shakaxhinjte mbeten pese dhe çdo dite shikimet e tyre shkisnin mbi xham per te pare "mjellmen e gurores". Ai shqetesohej me teper. E ruante Valin si nje margaritar, shkelqimi i te cilit i perkiste vetem atij. Nje mbremje vone silueta e tij pershkoi rrugen nga gurorja per te dyqani i se fejuares. Kishte rene mjegull dhe barrakat mezi dukeshin. Permes hapesires se lagur degjoheshin lehjet e mbytura te qenve, qe vinin nga fshati perkundrejt. Veshtroi rreth e rrotull, gjersa gjeti stolin qe e urrente aq shume, aq sa kishte deshire ta shkulte dhe ta perplaste tutje ne shkembinj e te behej cope e therrime. Provoi ta ngrinte, por nuk mundi; kembet e stolit qene prej hekuri dhe te ngulura thelle ne toke.
Degjoi nje kollitje. U mblodh kruspull pas stolit dhe, kur hapi i rojes plak humbi tutje, nisi nga puna. Si mbaroi, hodhi koven dhe u zhduk permes mjegulles.
Te nesermen njeri nga pese shoket e beri tere graso kostumin e ri qe sapo kishte blere. Kater te tjere rrethuan stolin para dyqanit duke thirrur me ze te larte e duke thene se mbremjeve me mjegull dikush dilte per te lyer stolat me graso. Pastaj djemte hodhen nga nje veshtrim te zemeruar nga dyqani dhe s'u pane me. Vali u skuq. Ndjeu diçka te ftohte qe kishte depertuar ne shpirtin e saj. I tha te fejuarit. Ai tundi koken.
- Nuk do te vijne me.
- Kush?- e pyeti ajo.
- Ata shakaxhinjte e tu nuk do te vijne.
Vali kishte heshtur. Ne syte e saj i fejuari sa vinte e zvogelohej. Ai donte ta largonte nga njerezit, ta linte te vetmuar. Ajo veshtronte çdo dite permes transparences se xhamave. Shpesh i dukej se degjonte zera te gezuar, por, kur kthente koken nga rruga, shihte vetem stolin e pergjumur.
Ne rruge u duk nje minator i vjeter me fytyre te gjere eshtrore, tere njolla te zeza sikur te kishte djegur barut ne lekure. Plaku veshtroi dyqanin, pershendeti vajzen me doren e djathte dhe u ndal para stolit. Nxori sqeparin nga brezi dhe zuri t'u binte derrasave me nervozizem. Pastaj vuri sqeparin ne brez dhe u nis drejt gurores me hap te rende e te vendosur, sikur te kishte kryer ndonje akt heroik.
Vali doli ne rruge, desh te qertonte plakun, por ai ishte zhdukur. Ne ane te rruges kishin mbetur vetem dy hekura te ngulur ne toke. Copa derrasash dhe gure. Mori nje derrase. Ishte e kalbur vende-vende.
“Beri mire plaku, tha me vete. Beri mire”!
Te nesermen i thane se i fejuari ishte sjelle keq me punetoret e gurores dhe minatori plak, qe nuk dinte si te shprehte urrejtjen ndaj xhelozise se tij, e kishte prishur stolin.
Pastaj filluan shirat. Ajo rrinte ne banak e merzitur me shikime te ngulura ne hapesiren e mbuluar me pika shiu qe binin duke shtuar pellgjet e rruges.
... Ata ecnin ne erresire.
- Vali!
- He.
- Perse je kaq e ftohte?
- Ku ta di? - tha ajo. - Ndoshta pse zemerimi i plakut e theu stolin me nje te goditur.
U degjua zhurma e nje makine qe vinte kundrejt tyre duke ndriçuar. Ai u fsheh ne erresire.
- Eja - tha duke e terhequr vajzen nga dora.
- Ku?
- Diku larg, Vali. Larg.
Ajo u drodh. Makina kaloi prane tyre me vrull duke shpendare copera balte.
- Me mire te shkojme ne qyteze - tha ajo. - Ketu te mbyt erresira.
- Vali! - thirri ai i zemeruar.
- Ç'ke?
- Ikim ne Lenie. Do te gjejme nje shtepi te bukur.
- Ti nuk di ç'flet - i tha ajo.
- Vali!
- Eja te kthehemi - tha vajza. - Kjo erresire me tremb!
Ajo mori rrugen e kthimit me, duke ecur me hap te nxituar.
Ai u inatos.
- Kurre.
Vrapoi pas se fejuares qe mezi dallohej, por diku shkau. Mallkoi Zotin e Dreqin se nuk e dinte se prej cilit e kishte gjithe kete tundim e zjarr terbimi.
Kembet i ishin zhytur ne nje mase te qullet. Ishte nje pellg rruge. Ftohte. Hena shfaqi pasqyrimin e plote te bukurise se saj mbi siperfaqen e ujit, por llokçitjet e tij plot deshperim e prishen pasqyrimin e saj te perkryer.
Vajza diku u ndal. Mbajti frymen pezull duke veshtruar, por ai nuk dukej me. As çapi i tij nuk degjohej. Asaj i erdhi keq per te, madje ndaloi pak, me shprese se do te shihte serisht silueten e tij. Por ai nuk ndjehej dhe ajo nuk mund te qendronte me, ne pritje, sepse nuk e duronte dot erresiren qe i ngjallte panik e frike.
Kur e ndjeu te ishte ne afersi te shtepive te qytezez se vogel, tymrat e te cilave perziheshin me mjegullat e mbremjes, mori fryme e lehtesuar dhe e mbajti udhen drejt dritave nga i vinin zera te ngrohte njerezore.

KOLEC TRABOINI
Shkoder, 1973
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 11:00 pm

Blerta
- tregim -

Ndoshta kurrë nuk do të merrja guximin t'i thoja Blertës se vendlindja ime fshihej diku, në mes të alpeve, dhe fshati im i vogël ishte i mbuluar i tërë nga pyjet e gjerbëra të pishave dhe mund të shikohej vetem me avion. Jo se fshati im qe më pak i bukur se fshatrat e tjera të Veriut, këtë as që e vija në hesap; por nga drojtja se shoqëria që krijuam në ditët e para të shtatorit, mund të ftohej shumë shpejt. Këtë drojtje e pata që në njohje, kur një shok i fakultetit na prezantoi.
I thashë se isha nga qyteti i S. Nuk bëra mirë. Më vonë, kur shkova në konvikt, ndjeva se kisha gabuar. Në kokë më përftyrohej një skenë e çuditeshme, sikur ne mes te bulevardit endej nje plake me rrobe te zeza, e cila vinte drejt meje, por une largohesha duke u thene njerezeve se ajo nuk ishte nena ime. Por plaka afrohej, gjersa ne fytyren e saj dalloja rrudhat e nenes sime. Diku larg ne trotuar rrinte Blerta me fustanin e kalter dhe me shikonte thelle me ata syte e zinj qe shprehnin urrejtje.
Mendoja. Ishte nate. Shoket e dhomes flinin te qete. Permes dritares se hapur hynin rrezet e henes. Ne kodra plepat feshferinin lehte, me nje embelsi te mistershme dhe ledhatuese.
Ajo nate e bukur qe sodisja permes dritares se konviktit me sillte ndermend fshatin tim te dashur, te cilin une padrejtesisht e kasha mohuar vetem e vetem qe ne sy te nje vajze, te dukesha qytetar. Po perse pas kaq kohesh me bren ne shpirt ky mendim?
Sikur njohja ime me Blerten te kishte qene fare e thjesht, s’do te me vriste ndergjegjja, mirepo kishte ndodhur ndryshe.
Ajo hyri ne boten time me çiltersi prej engjelli dhe, sa me shume rrinim bashke aq me teper une mbyllesha ne vehten time. Perse? Nje pyetje te tille ma benin syte e saj te zinj. Une nuk kasha ndermend t'i pergjigjesha.
Nga natyra jam i drojtur. Pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne vetmi, duke soditur natyren. Sikur vetem nje cope qielli te duket, une e veshtroj me kenaqesi, duke u munduar te dalloj nuancat me te holla te ngjyrave. Megjithate nuk marr vesh nga piktura. Sa per vargje, mund te them se kam krijuar edhe vete. Sigurisht krijimet e mia u kushtoheshin pyjeve, maleve dhe fshatit tim te bukur, ndersa per dashurine nuk kam shkruar ndonjehere. Ndoshta se nuk kam dashur ndonje vajze. Sidoqofte, diçka ndjej ne shpirt sonte ndersa rri ne dritare, ku ndriçojne rrezet e henes dhe tutje, permes kodrave te errta, perhapet mermeritja e gjetheve.

* * *

Keshtu shkrova nje poezi te bukur per fshatin tim. Ne mengjez u ngrita i fundit dhe u mundova te fshihja letrat me vargje ne fund te valixhes. Mbase T. me kuptoi, sepse m’i nguli syte e kalter sikur donte te me lexonte mendimet. Pastaj qeshi duke thene:
- Per Blerten e ke shkruar?
Une heshta. Keshtu hesht gjithmone kur me ngacmojne shoket.
- Ti mblidhe si kermilli ne guacke - me tha studenti K. nga Vlora.
- Epo, mire - u thashe.
- Enigmatik - ma ktheu ai dhe shoket qeshen.
Mos valle shoket kane te drejte te me qeshin? Kjo qeshje eshte e sinqerte dhe une s’mund te dal kunder saj, sepse atehere shoket do te rrine te ftohte ndaj meje.
Nje here, kur hyra ne auditorin e fakultetit, shoket e grupit me thane:
- Po vjen nje statuje.
Disa qeshen, por aq lehte, sa une nuk i ndjeva si shpotitje ndaj meje por si nje gaz i çilter ne mes studentesh.
Qeshi edhe Blerta. Nuk ia mora per keq askujt. Fundja ishim shoke te nje grupi dhe s’kishte se pse te me mbetej qejfi.
Ne ditet e par a te shtatorit, zura vend ne nje banke ne fund te klases, mirepo pas ca diteve, prane meje erdhi ajo. Ne fytyre i endej nje buzeqeshje e çilter, ndersa floket e gjate dhe te zez i kishte leshuar kraheve.
Ne fillim Blerten e krahasova me nje nimfe qe erdhi papritur ne banken time, por me vone m’u duk i pavend ky krahasim dhe mendova per diçka tjeter me te bukur.
Nje dite me tha:
- Je teper i ftohte.
- Jam nga Veriu - iu pergjigja menjehere.
- Edhe T. eshte nga Veriu.
- Po.
- Çdo te thuash? - me pyeti.
- T. eshte tjeter tip, pastaj ai eshte ne vitin e dyte dhe e ka krijuar shoqerine.
Ajo heshti duke me veshtruar ne sy.
Syte e saj plot mendim me shqetesuan dhe e hodha veshtrimin diku, pertej pishave te bulevardit.
- Edhe ti ke krijuar shoqeri - me tha ajo.
Ngrita supet. Blerta nuk mi ndau syte.
- Perse nuk flet? - me pyeti.
- Ç’te them?
- Ne a kemi shoqeri?
- Ne te dy?
- Po.
- Kemi - i thashe.
- Prandaj te jesh me i shoqerueshem.
Pasdite kishim leksion historie. Para se te arrinim ne qytetin e studenteve, ajo tha:
- Luan nje film i bukur ne kinema.
- Tek "Partizani" - i thashe me nje fryme.
- Po.
- Te shkojme? - i thashe me gjysem zeri.
- Mire, Sokol.
Ishte hera e pare qe e ftoja Blerten ne kinema. Hengrem buke bashke ne mencen "Studenti" dhe Blerta u shkeput deri ne dhomen e konviktit per te veshur rroba te tjera. Shkova dhe une ne dhomen time dhe nga emocioni nuk dija se çfare duhet te beja, qe te dukesha sa me mire ne daljen tone te pare ne kryeqytet.
Mbas pak u gjenda ulur tek bankat e lulishtes, poshte pallatit te saj dhe kur e pashe te dilte mbeta si i mpire. Ish apo nuk ish ajo, Blerta?! Kish veshur nje fustan te kalter, qe i rrinte aq hijshem ne trup. Floket i harliste sa andej-ketej kraheve.
Une as qe kisha marre mundimin t’i hekurosja pantallonat, sepse gjithe kohen e kisha harxhuar me floket qe nuk i nenshtroheshin vullnetit tim. Para se te dilja, kisha vendosur t’i qethja, mirepo sapo pashe Blerten i harrova fare floket.
Nisa ta ndjej vehten me lehte, sikur kisha dale nga nje kafaz dhe fluturoja.
Pame nje film te bukur, te cilin nuk e kuptova mire, jo per faj te regjisorit, por te mendimeve te mi fluturuese, qe nuk perqendroheshin dot ne ekran.
Gjate filmit, pa dashje, me shkiti dora dhe preka doren e saj. Blerta nuk levizi. Kur ndjeva ngrohtesine e dores se saj te bute, nuk u durova dhe e shterngova lehte. Blerta ktheu koken nga une e pershperiti:
- Sokol!
Une e largova doren.
Pastaj dolem. Bulevardi ishte i mbushur plot, dhe mua me dukej se te gjithe keta njerez kishin rene ne dashuri me Blerten. Te gjithe vetem ate shikonin.
Ajo sikur ishte ylli qe kishte pikuar kesaj mbremje.
Heshtem gjate gjithe rruges madje edhe kur ngjitnim shkallet e fakultetit. Ishim vonuar disa minuta, megjithate pedagogu i historise fatmiresisht nuk kishte ardhur ende. E ndjeva vehten te turbullt. Te gjithe studentet e kursit me veshtronin sikur te ndodhesha perpara nje ceremonie.

* * *

Perpara se te binim te flinim, ne konvikt, njeri nga shoket hipi mbi nje krevat, sikur do te mbante nje fjalim te zjarrte e tha;
- O vllezer murgjer qe qorrollepseni me libra. Ju jeni te humbur. I fituar i sotem eshte nje djalosh nga fshati, nje statuje, nje princ i gurte qe gjeti te bukuren e dheut ne kryeqytet.
- I bente kepuca e arte? - pyeti nje tjeter.
- O zot e perendi sikur te kishim edhe ne te tille Hirushe!.
- Hirushani yne eshte sonte njeriu me i lumtur ne bote!
- Urra!- thirren shoket e dhomes aq sa une u inatosa.
Edhe ate nate s‘me zuri gjumi deri vone. Mendoja shume gjera. Isha thjeshte nje fshatar qe kisha genjyer se kisha lindur ne qytetin S. Po sikur Blerta ta marre vesh? Ajo do te me perbuze dhe shoket do te thone se statuja deshtoi ne dashuri. Po une s’mund ta mohoj fshatin tim te bukur, per te cilin kisha shkruar aq vargje. Ate s’duhej ta braktisja per nje vajze sado e bukur qe te jete ajo. Nuk mund ta pranoja dashurine me nje peng te tille vendlindjemohues, qe edhe per Konstandinin e vdekur, do te ishte teper e rende e jo me per nje student te gjalle.
Qe te mbetesha i fshatit dhe shoket te mos qeshnin me mua, une duhej te hiqja dore nga trilli i dashurise. Keshtu vendosa nje nate vone, ndersa shoket flinin dhe permes xhamave te dritares hynin ne dhome rrezet e argjendeta te henes. Era fershellente permes degeve te plepave dhe mua ndermend me vinte fshati im, ne gjirin e maleve qe tani ishte strukur e mardhur nga dyndja e bores dhe e ftohta kallkan e ngricave.

* * *

Shoket e kuptuan se mua s’me kishte ardhur mire per shakane e nates se shkuar. Me kerkuan falje. T. m’u afrua dhe, pasi me vuri doren ne sup, me tha:
- Çke Sokol?
- Asgje.
- Te erdhi keq mbreme?
- Pak - i thashe me gjysem zeri.
- Shoket ashtu e kane, por te duan - tha ai.
Mendoja per vehten dhe per Blerten. Ajo nuk do te pranonte te vinte as per nje vizite ne fshatin tim. Dhe si do t'i thosha asaj se e kisha genjyar per qytetin S.
Hyra ne sallen e leksioneve. Kishim lende te perbashket me dy deget e tjera te fakultetit. Salla vertete qe e madhe, por kishin ardhur aq shume vajza dhe djem, sa m'u desh te rrija ne kembe.
Veshtrova nga fundi i salles dhe pashe Blerten tek bisedonte me nje student. U rrenqetha. Ndoshta ky ishte zhgenjim i vertete. E veshtrova perseri. Ajo i buzeqeshte atij. Ishte nje djale i gjate, me floke te dredhura qe e kishte zakon te ndukte here pas here shukun e flokeve qe i binin perballe.
Blerta siç duket me pa, pasi vura re qe ne fytyre i kaloi nje buzeqeshje e çilter. U ngrit ne kembe dhe me thirri. Kishte ruajtur nje vend. Studenti qe rrinte nje banke perpara, vazhdonte te fliste me Blerten pa e çare koken se aty isha une. Me erdjhi inat. Mirepo e mblodha vehten, se nuk ndodhesha ne mes te pyllit ku mund t'i fusja ne dru fshatarçe, por isha ne falkultet.
- Je teper i vrejtur - me tha ajo pasi mbaroi biseden me studentin.
- Ashtu?
- Dukesh sikur ke marre ndonje lajm te hidhur.
- Mundet - i thashe me ton te rende.
- Çfar fsheh ne shpirt?
- Nje te vertete qe nuk tregohet.
- As mua?! - u be kurioze ajo.
Heshta duke shikuar pertej dritares. Petagogu akoma nuk kishte ardhur dhe studentet bisedonin me ze te larte. "Sa mire qe jane dritaret - thashe me vehte. "Sepse kur zymtesohemi dhe vrahemi si dreq ku do ta hidhnim veshtrimin?".
Blerta me shikoi drejt ne sy, me nje veshtrim ngulmues, saqe une u trondita. Ajo e kuptoi gjendjen time. Zuri te shkruante ne nje cope leter te bardhe sa per tu marre me diçka, sepse edhe ajo diçka ndjente ne shpirt. Po çfare?
Kete ndoshta nuk do ta merrja vesh kurre, sepse i tille jam une.
Nje fshatar qe ka mbaruar shkollen petagogjike me korespondence, vjen ne universitet dhe provon per here te pare dhembjet e dashurise.
Isha i shqetesuar per mjaft dite. Per mua jeta e studentit ishte krejt e panjohur. Dhe perpara te panjohures njeriu provon drojen. Perpara dashurise stepet. Megjithate e di se edhe une do te mesohem ndonje dite. Atehere mendimet do t’i shfaq pa droje dhe s’do te me vije me keq, kur shoket do ta mesojne se vij thelle nga mallet. Se malet dhe fshati im i vuajtur jane aq te bukur dhe une i dua shume.
Nje pasdite rrija ne nje stol ne lulishten e qytetit "Studenti". Mbremjen e kaluar kishte rene shi dhe ndoshta per kete hapsira qe krejt transparente dhe dielli dukej me llamburites se ditet e tjera.
Degjoja nje koncert orkestral. Me pelqen muzika. Megjithese behem konfuz kur shoh nota e vija pentagramesh, muzika gjithmone me ngjall ne shpirt poezine. Tingujt e asaj melodie te bukur me kujtonin diçk ate larget nga femijeria ime.
Permes xhamave te Pallatit perballe qe sherbente si biblioteke e salle leximi, shihja studentet qe te pushtuar nga ankthi i seminareve rrinin me ore te tera mbi leksionet e konspekte. Tej ne fushen e sportit, ca te rinj losnin futboll. Une akoma nuk kisha hyre krejtersisht ne boten e tyre, ndonese kisha ndryshuar paksa. Nga pallati hynin e dilnin shume studente, si nje lume me vershim te pandalur. E ai lum njerezor here dukej, e here zhdukej per shkak te pjerrtesise se rruges se asfaltuar. Diku me zuri syri Blerten. Ishte me shoqe dhe mbante ne dore nje gazete. Mendova te ngrihesha dhe te ikja, mirepo nuk qe sjellje e mire te beja sikur nuk e kisha pare. Po te tjeret çdo te thonin? Ndoshta do te qeshnin me Blerten sikur kishin qeshur me mua, dhe shkaku do te behej largimi im. Pastaj pse te largohem? Une nuk kam renduar njeri...
- Sokol! Sokol! - me behej se me therriste zeri i saj.
Ajo me se fundi u shkeput nga shoqet e po vinte drejt meje. Kish nisur te vraponte me gazete ne dore dhe e ndali ritmin vetem kur u ndodh perballe meje.
- Sokol! - tha serisht.
Vetem kaq. Por ajo mesa dukej kishte shume per te thene por nuk po e organizonte frymemarrjen. Fytyra i kishte marre nje ngjyre te trendafilte. Pastaj me veshtrimin pyetes e qortues te syve te saj prej engjelli, m'u afrua fare prane, aq afer sa une ndjeva afshin e trupit te saj qe me elektrizoi.
- I ke shkruar shume bukur - me tha.
- Ke?
- Poezite.
- Mos bej shaka - i thashe i hutuar, pa arritur ta marr vehten nga kjo e papritur.
- Cilat poezi?
- Blerta ngurroi sepse hutimin tim e mori si nje mendjemadhesi krijuesish, apo qendrim i ftohte ndaj saj.
- Shikoi vete - me tha dhe zgjati doren drejt meje.
Ishte gazeta "Studenti". Per çudine time te madhe, ne faqen e pare te saj qe botuar nje cikel poezish per fshatin dhe poshte emri im.
- S’po kuptoj se çfare duan keto poezi ketu!
- Ndersa mua me pelqejne - tha ajo duke u perpjekur ta kapercente gjendjen e hutimit tim. - Sidomos ajo qe thote se qielli i fshatit tend jane gjethet e blerta te pyllit mbi te cilat pikojne yje dhe hena mbi to lundron si gondol venecian. I ke shkruar kur ishe ne fshat apo tani?
Heshta. Çfare mund e çfare duhej te beja tjeter veçse te heshtja?
Blerta e kuptoi se diçka vlonte ne shpirtin tim. Se ngrohtesia e dores se saj ate mbasdite ne kinema vazhdonte tashme te digjte e pervelonte, jo vetem doren por edhe shpirtin tim.
Por ajo nuk e dinte se shoket e dhomes, m’a kishin krijuar kete rrethane si nje gracke dashurie per ne te dy. Ajo nuk e dinte se ata i kishin marre poezite qe kisha shkruar fshehurazi dhe i kane derguar ne redaksi per botim.
T’i thosha Blertes per kete? E ç’rendesi kishte tashme. Ajo e mori vesh se une jam nga fshati dhe jo nga qyteti S.
Po perse hesht Blerta? Perse nuk me qorton, veç me veshtron me ata sy te zinj dhe te bukur qe s’e kuptoj se çfare shprehin.
Dhe per ku me therrasin...
-- nga libri me tregime "Petalet e bajames se hidhur" . Tirane 1973
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 11:04 pm

KERTHIZA APO JATAGANI
Kujdes! Qe ne themele te mos hyje balte Kaurri...
KAMBER II-te, Vargje Osmanike

1. Themeluesi
Duke pare zellin e madh me te cilin po rimekembet e tere historia, si dhe dalja e mjaft figurave te shuara e te harruara edhe ne po perpiqemi te sjellim nje ndihmese, ne mbeshtetje te studimit te letershkruesit Skender Jasa, botuar ne «K.J.» date 11.05.1994, mbi origjinen e Tiranes, rrenjet e saj historike qe u lidhkan me bollek dhe me fije te pazgjidheshme me trungun e perandorise osmane dhe asnje fije me Marin Barletin, jeteshkruesin e Gjergj Kastriotit, heroit te Shqiptareve, qe u vuri turqeve shtegun tek thana. E pra ky Barlet (Ah, te mos ishte prift!), e permend i pari, ne historine e letersine e shkruar te Shqiperise, emrin e Tiranes? Aferim e pac ymer te gjate Skender Efendi (Jasa), se keshtu ti na e nderon vatanin. Per te mbeshtetur, qe te mos cahet kazani ne sy te botes, po te sjellim studimin tone mbi te paharruarin themelues, te ndriturin Sulejman Pashe Kurrkushi, qe me izen e vete Sulltan Salepit te 13, hodhi themelet e nje qyteti perandorak ne zemer te Europes, per inat te kaurrve te gjithe botes.


2. Me kallam e me ferman
Deri ne castin qe marrim kallamin per te shkruar per vulehumburin Sulejman Pashe Kurrkushi, per Sulen pra, kurrkush nuk mori mundimin te hedhe nje bishtuk drite mbi kete rrepire te historise sone. Keto male (edhe kodra) e rriten Sulen me qumeshtin e zanave, me pas ai i mbeshtetur ne traditen popullore, shume sise kishte per te pire, por mbi te gjitha atij do ti pelqente sisa e turkeshes Aishe... Por te mos ngutemi, te tatpjetat e historise jane te mundimeshme, prandaj i duhet rene anes e pas anes. Termat e historiografise se kalur ? Historine e ben populli." apo te sotmit, ?Historine e bejne historianet?, nuk i marrim ne konsiderate, po nisemi ne baze te parimit principial ? Historine e kane here e do ta bejne Sulejmanet?, Sulejmanet qe nxorren emrin e adashit te tyre nga greminat e historise dhe e vune, faqe me nder, ne nje shesh ne balle te Tiranes, (diku prane gropes se Hajdin Sejdise) e keshtu historianet vune ne vend nderin e vet dhe nje dite nentori me shi te vitit 93, shpetuan dhe te ziun Sulejman nga 300 vjet vetmi.
3. Kerkime ne qorrsokak
Heroi yne Sulejmani ne figuracionin popullor njihet me shprehjen poetike ?Mu tek pusi i Sulejmanit?. Pra del sa ka patur prone te tij te trashegueshme, per te cilat sot i takon te marre leter me vlere. Por, as pse ja vune pusit emrin e tij, as hollesi te tjera biografike nuk dihen. As emri i babait, i nenes , as gjyshe, e sa per moter e vella nuk behet fjale. Mirepo pikerisht ne hapsiren qe quhej Tirane, diku prane Saukut gjendej dhe nje koder e vjeter qe quhej Kodra e Kopilit. Duhet menduar, duhet hulumtuar, se, a kishte fare lidhje Kodra e Kopilit me Pusin e Sulejmanit. Sepse Sules se shkrete duke mos ju gjetur kurrkush afer si sfond historik, i mbeti vec onomati pashe, dhe me kete emer ne kurriz ngjiti te perpjetat e historise plot lavdi.


4. Hani me dy porta
Te dhenat e padhena thone se Sula para se te behej pashe, ishte nje zabit azgan, dy meter i gjate, e shkonte e vinte me araba pas atyre qe mernin takse e vergji per Sulltanin. Beri pune te ndershme, mblodhi lira e mezhida me bollek, mblodhi dhe djem per ti cuar ne Arabistan si jenicer te Sulltanit. Kush se degjoi Sulen shkoi ne dege te rrapit, kush e degjoi la kockat ne Jemen.
Zgjidh e merr!
Sulejmani beri perpara deri ne Oborr dhe nje dite u gdhi pasha. I vuri punet mbare, mblodhi ushtri te madhe ne Petrele dhe me force zboi tere fshataret nga Fush e Tiranes. Ngriti fushimin ushtarak dhe aty ku sot eshte shatrivani i Tiranes, vendosi shtatoren e vet. Dy fjale tha Sulejman Pasha para asqereve te vet:

1. Ketu do te ngre nje Han.
2. Ky Han do te hyje ne histori me emrin Hani i Sulejmanit.

Mori izen nga Sulltani i cili bashke me fermanin i coi dhe dhjete turkesha te embla, te cilat ishin cengijet me te bukura te perandorise, e qe Sula i sistemoi ne Hanin e vet me dy porta.

5. Sulejmani dhe divani
Gjate hulumtimeve ne arkivat e oborrit perandorak ku gjenden spiunimet e Taksirat Qelepirxhiut, del ne pah fakti se, e para femer qe u fut ne dhomen e posacme te Sules, ne mes se ciles ishte vendosur nje nargjyle dhe nje divan, ishte Aishe Hanemi, turkeshe e embel, kumbull fare, e cila pasi i terboi tere oficeret e gardes, u be shkak te thereshin me bajoneta dhe eunuket qe ruanin haremin e Sulltanit; ky i fundit megjithese me dhimbje, e hoqi qafe duke ja bere peshqesh sherbetorit besnik Sulejman Pashe Kurrkushit, qe po hidhte themelet e nje qyteti te ri perandorak ne perendim dhe kishte nevoje per femra pjellore. Keshtu e keqja apo e mira (kete historianet nuk e spjegojne) mbeti ne deren e Sulejmanit, i cili ra ne nje dashuri magjike pas tuleve te Aishese. U ndez, u pervelua, u shkretua. Historia boterore dhe vete arti klasik njohin ciftezime ideale, qe nuk ndahen as ne shtepi, as ne varr e as ne histori Qellimi i studimit eshte qe duke zbuluar vlerat e kesaj dashurie dramatike, te behet e mundur qe edhe emri i Aishese te perjetesohet ne historine e Shqiperise dhe qe nje rruge, qe del tek Sheshi i Sulejmanit, ti vihet dhe emri i saj. Keshtu qe, ashtu sic ishin bashke ne han e ne divan, te jene perjetesisht edhe ne memorien e banoreve te kryeqytetit te arnauteve. Nga ana tjeter do te behet e njohur ne rrethet intelektuale, brenda e jashte vendit, se ashtu si Eva e Adami u bene krijues te njeriut, Aishja e Sulejmani u bene krijues te nje kryeqyteti.Nga pikpamja estetike dhe emocionale krahas Eves e Adamit mitologjik, te Romeos e Zhuljetes romantike do te kemi dhe ciftezimin e ri Sulejman e Aishe shqiptaro-osmanike.

6. Lavdia dhe krevati
Ne fushe te historiografise dy ceshtje mbeten akoma pa u zgjidhur. E para, pse Sula e fsheh emrin e Aishese, mos valle per te mos ndare peshen per krijimin e nje qyteti, megjithese ajo e shkrete e ndjente pothuaj cdo nate peshen e tij sa i thyheshin kockat. Merre me, mend, kur kenga popullore e Zall Bastarit thote: ?180 kile burre, nga mendja s' u poqe kurre?. Ceshtja e dyte specifike eshte karakteri i Sules, si i trajtonte ai grate e haremit, ne menyre humane,( ketu ata te Albanian Human Rights bejne shume kujdes) d.m.th. nga cili parim nisej, nga ai socialist, mbani rradhe se ka per te gjithe, apo ai kapitalist, ujku i forte can gjithe kopene. Kurrfare konkluzioni historik nuk mund te definohet pa zgjidhur kete enigme te historise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 11:05 pm

7. Sula ne bronx - Aishja ne vargje
Keshtu sheshit emri ju vu e historia u rishkrua. Por ideja e nje skulptori te cmendur qe bustin e Sules derdhur ne bronx ta vinin ne mes te sheshit, u kundershtua rrepte nga zyrtaret. Jo e madhe per zgjidhje kompozicionale,- Sula i derdhur ne bronx ne mes te sheshit, rri ne kanape e thith nargjylen me veshtrin te humbur diku... C 'jane keta heroj te pergjumur?! Keshtu ne menyre te vetvetishme u poq mendimi qe perpara tij duhet vendosur busti i Aishese ne nje vallezim cengijesh. Keshtu veshtrimi i Sules do te ishte i motivuar, i menduar... Ah moj Aishe, sa e bukur je, apo dicka tjeter.
U shkruan edhe vargjet qe do ti viheshin si diciture ciftezimit skulptural.

Sulejman o xhan, o Sulejman
Aishe me ferexhe, o Aishe
E shkrite jeten qe te dy ne divan, mor aman,
Tek mendonit e punonit per Atdhe.

Berthama e kesaj filosofie erotike, qe duke bere dashuri ne i sherbejme Atdheut, u duk si nje zgjidhje racionale dhe per kete ra dakort dhe presidenca.

8. Kerthiza dhe politika
Ne kete konkluzion arriti ekipi i larte studimor ku perfshiheshin historiane, funksionare, poete dhe bashkfshatare te Sules, te cilet sugjeruan qe Aishja te realizohej lakuriq nga kerthiza e siper per te qene shprehese e epokes bashkohore qe po tejkalojme.. Por, kerthiza e Aishese, ashtu sic u be objekt sherri ne haremin e sulltanit, shume shpejt u be si leshte e Arianes, molle sherri e dardhe grindjesh ne opinionin publik, qe shkalle shkalle do te perhapej si epidemi e Kerthizes (shtypi thote e Krizes). Grindje ne rruge, ne shtepite, ne shkollat, ne ndermarrjet qe s'punojne, ne zyra politikanesh qe merren ne llogje, ne zyra financieresh te korruptur, nenpunes qe marrin rushfet, ne kokat boshe te diplomateve, apo te deputeteve qe ju shkon goja leng neper seanca parlamentare kur kujtojne kerthizen e embel te turkeshes. E ka qare ne vargje edhe Driteroi turkeshen? Pozita e Opozita jane ne nje nga betejat me te ashpra, dhe ne qofte se per probleme sociale a komunale mund te bien dakort, kur vjen puna tek kerthiza nuk leshojne pe, ngulin kembe si mushka, madje duke kercenuar me zgjedhje te reja. Njera pale, qe Aishja te jete lakuriq nga kerthiza e lart, tjetra, qe te jete lakuriq nga kerthiza e poshte. Nderkohe Sulejman Pash Kurrkushi nuk eshte dakort me asnjeren pale. Ai e do Aishene, si nga i kerthiza e lart ashtu nga kerthiza e poshte, krejt te cveshur. Eshte shume modern ne kete ane Sula. Seksi eshte bota? Por kush ja var teneqene atij. Ja mbyllen gojen shume shpejt duke i kujtuar se i dhane me teper se i takon, madje ne kundershtim me ligjin per moskthimin e tokave...e kun e mes te Tiranes. Prandaj pa c?pa Sula i shkrete, ngrysi vetullat e ra ne mendime duke thithur nargjylen e tij. Nderkohe mendonte: ?Te mos ish kerthiza e embel a Aishese edhe emri im do te ishte shkuar e harruar!...? Per kete u bind me teper kur degjoi ca te rinj qe lane takim tek lokali i ri "Dea" por i thane njeri tjetrit? Takohemi tek Kerthiza e Aishes?

9. Lavdi me panik nen sqetull
Keshtu, ndersa Sulejman Pash Kurrkushit po i kthenin krahet, pemdryshe, sic thane gazetat, lavdia e Aishes ngjitet lart e me lart duke zene faqet e para te gazetave me seks e pa seks qe kane pushtuar sot Sheshin e Sulejmanit. Madje ne nje mbledhje te redaksise se gazetes ?Eros?, botuesi i kishte thene me ze te larte kryeredaktorit: ?Fotografine lakuriq ne faqen ne faqen e pare me titull, ?Aishe, seks -bombe!?
Te gjitha keto copeza biografike te Aishese na pelqejne ne burrave (pula e tjetrit) , mirepo ca lajme te fundit ne Uren e Lanes po na trondisin. Nje tubim grash e vajzash, qe perfundoi ne nje greve urie doli me kerkesen ?E duam Sulen te cveshur?, ?Duam seks si gjithe Europa?, e vuri opinionin gazetaresk ne dileme, ndersa Sulejman Pashe Kurrkushit i futi tmerr e frike, sepse ec e mos u zhvish kur te urdherojne grate. Dridhet Sula i shkrete e u thote historianeve ?C?me bete! C?me bete! E cfare me duhet mua lavdia bythjashte ne sy te botes?? Aq me keq kur ne nje buzembremje degjoi dy veta, veterane te luftrave mesa dukej, qe i thonin njeri-tjetrit: ?Kjo ndodh ku historia shkruhet me b...? ndersa akoma me tej nje burre qe po hante akullore evropiane, ja ktheu te dyve: ?Mos me cani... Sulen!?. Cfare donte te thonte ai me ate fjale? Ndersa ne mes te bulevardit dy gra po flisin per nje te trete, qe nxitonte e pispillosur: ?Shkon me i ba fresk Aishese!?

10. Enigma e madhe
Ceshtjet "Kush ja vuri?", "Si ja vune?" e "Pse ja vune?", mendojme se jane te kapercyera e nuk perbejne me interes historik. Perpara historianeve te vjeter e te rinj, -kopetente e ipotente, mbeten te shqyrtohen dy ceshtje, e para, Aishet apo Sulat e bejne historine (Kerthiza apo Jatagani?) dhe e dyta, dhe ketu ka shume dilema historike, a eshte Kerthiza e Aishese Qendra e Botes?! Ziejne debatet, shkruajne gazetat, grinden deputetet, por kurkush nuk merr mundimin te pyes te zotin e punes, Sulen e shkrete, qe rri si qyqar i menduar tek sheshi, prane Gropes se Ajdinit, thith nargjylen me veshtrimin thelle ne kerthize! Por nje ze i brendshem vigjelues i thote ?Sule, shtemgo ushkuret! Lavdia eshte Side.
Parashtresa eshte vetem nje pjese e biografise se Sulejman Pash Kurrkushit, sepse bemat e Sules jane aq te medha e aq te ndrituara, sa duhen dhe kapituj te tjere, te cilat autori nuk do ti lere te humbasin neper skerkat e rrepirat e historise, por here me bishtuk e here me qiri, do ti ndrise, do t'i pershkruaj, e do t'i nxjerr ne drite te diellit, faqe me nder gjithe botes.

Nga libri ironik "Rapsodi ushtore", Athine 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 EmptyMon Aug 25, 2008 11:07 pm

 Sado që ja turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur."

KOLEC TRABOINI, Boston

Jeta e Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të qiellit. E përftyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e të përpihet nga dallget mizore të detit, Viktor Hygoi ka një përshkrim tronditës për këtë skenë, e rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me demagogji se ishte për ta shpëtuar njeriun,- i zgjaste një shkop, e ky shkop, ku varej në fije të perit shpresa e jetës, veç e zhyste më thellë, por pa e lënë as të shpëtonte e as të vdiste. E thënë ndryshe një jetë plot tension e mundime, një torturë, që edhe karakterin më të fort njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente, e tromakste aq thellë ne shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të pashmangshme gjurmë në psiqikën e njeriut për tërë jetën. Ne themi shpesh se, ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo harrojmë se kemi kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralist e të shumtit në të dyja këto mizori të një shoqërie totalitare. E dolëm gjithësesi të gjymtë, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ëndrre hjekakeqe, që kurrë nuk mund të na ikë, madje sado larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithësesi peng i një jete të cunguar, apo më keq të përcudnuar nëpër të cilën kaloi populli që i përkasim, e jo pak por për gjysëm shekulli shtypje e dhune.

Luigj Çekaj ishte një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i fortë si trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. E ky karakter do të vezullonte kur ende ferishte e do të ndodhej në oborrin e Degës së Brendshme Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i internonin ne Tepelenë për shkaqe biografike. I ndodhur përpara gjeneralit komunist i cili i stigmatizonte të arratisurit, duke thënë se si i braktisin „armiqt e popullit" këto fëmijë si trëndafila, vogelushi malësor nuk ka duruar me dhe në praninë e dhjetra e dhjetra njerëzeve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogel as ka qeshur e as ka qarë. Ai pati guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra e të tjerat nuk kishim më rëndësi. E kjo do të thore se ai ishte poet qe i vogel ashtu sic do te parathoshte mundimet e tij te ardhshme nen diktature.

Me pas kurrkush nuk do t’ja kujtonte ate gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq me teper se gjenerali Hilmi Seiti me pas ka vdekur ( thone se e kane helmuar ne zyren e sekretarit te pare te Komitetin te Partise me kafe), por eshte vete Luigji qe risjell ne travajat e jetes se tij, emocionalisht pershkruar aq bukur ne librin „Une vij nga Shkodra", i cili me shume se sprovez letrare, siç e ka cilesuar autori, eshte nje deshmi autentike per fatet njerezore, per tmerrin e diktatures, dhunimin e te drejtave, por gjithashtu dalin ne pah edhe miresite e njerezeve shpirtemedhej çfare sintetizohet ne refimet per mjekun Sander Ashta apo madje edhe per nje ushtarak si Sejdi Miloti, me vone i vetvrare, qe i shpetoi jeten Kol Çekes, babes se Luigjit, qe nen kercenimin e ekzekutimit, u largua nga Shqiperia duke lene gruan me femije te vegjel.

Luigji, duke qene i biri nje te arratisuri, nuk mund te shkonte shume kohe e shume larg pa u ndeshur me barrieren „biri i tradhetarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat te cilet kishin reputacion, ai arrin te gjej nje shteg per te vazhduar studimet per inxhinjeri pa shkeputje nga puna, por vjen nje dite qe farketuesit e luftes se klasave e mberthejne, e perjashtojne nga e drejta per te vazhduar studimet e çfare ishte me e keqja edhe nga puna, e shkuan deri ne absurditetin, te debohet nga qyteti.

Luigj Çekaj tere jeten kishte enderr te merrej me letersi, bota e letrave ku perhumbej ore e dite te tera, ishte ai mjedis e ajo hapsire lirie ku kurrkush nuk te perbuzte, kurrkush nuk te zbonte si nje qen prej shtepise tende e ku e ndjeje vehten krejt ndryshe.

E ja cfare do te shkruante per dramen e tij qe nuk ish vetem e tij:

Ne prill vjen urdheri, perjashtim nga Universiteti!
Ne maj vjen urdheri tjeter: Te pushohet nga puna!
Dhe ne qershor i treti: te debohet nga qyteti.
Keshtu qe dekanati, shefi kuadrit, policia,
Shpirtrat tane si dreqer i perzinin nga Shqiperia"...

Luftoi sa mundi per ta mbrojtur jeten e vet, ate jete ne kushte modeste qe ja kafshonin aq ligsht, aq pa meshire, luftoi per drejten per te jetuar i qete, per te patur nje pune, nje shkolle, nje shtepi per vehte e familjen e vet por hienat e diktatures nuk i ndaheshin. E ne nje çast te erret, kur ju duk se ne kete bote kishte ardhur fatalisht, sepse perbuzej e debohej e tregohej me gishtin e tmerrshem te luftes se klasave, duke mos pare kurrkund drite, e kurrkund fije shprese, tenton te ike nga bota e te gjalleve. Po ja qe nuk te lene te ikesh ata qe te duan.

Ju gjenden afer e ne krah shoket e miqte, ju gjend nje mjek si Sander Ashta, qe jo vetem e mjekoi por ju be si vella e shkuar vellai ,ndaj per Sander Ashten, qe tashme nuk ndodhet nder te gjalle, pikellon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj sepse e mesoi jo vetem ta doje jeten por edhe te luftoje per ate.

Shembja e komunizmit, skatrrimi i sistemit barbar e shtypjes e cliroi prej makthesh, e, sic do te bente cdo femije ne kete bote per te kerkuar prindin, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq ne New York ne shkurt 1993. Trokiti ne deren e shtepise dhe balle te saj pa nje burre te plakur, te cilin e perqafoi permallshem e aq tronditshem sa edhe fjalet nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar ne Amerike dhe kishte edhe femije, vellain e vet nga baba qe ishte rritur e bere burre, s’e kishte pare kurre ne jeten e tij Luigj Çekaj.

Erdhi nje dite qe ai fitoi te drejten te jetoje ne token e lire, erdhi nje dite qe solli familjen nga Shqiperia, erdhi nje dite te gezoje ne strehezen e vet e me femijet e vet si zogj, erdhi nje dite qe e ndjeu sadisfaksionin qe te jep puna ne nje reviste si „Jeta katolike", erdhi nje dite qe ndjeu dhembje per nenen qe vdiq larg ne Shkoder, erdhi nje dite qe ti gezohet pasionit te jetes se tij per letersine duke vene ne doren e miqeve e shokeve librin e tij poetik „Vjeshta ne aeroporte" ku kish derdhur tere ndjenjat e shpirtit te vet, tere dhimbjen e dashurine, me pas do te botonte edhe kujtimet e pershkrimet e jetes se vet ne librin „Une vij nga Shkodra", por erdhi edhe nje dite tjeter, ashtu si vjen pas dites nata, pas reve shiu, pas vjeshtes dimri....dhe nje aksident ne pune, goditje ne koke tek punonte mekanik, do te ishte gati fatale per te, por fale zotit e fale nje mjeku shqiptar aq te perkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do te vinte serisht ne gezimin e jetes.

Vec, ato re te errta qe tere jeten ja kishin kercenuar qiellin, nuk mund te ishin pa nje gjurme, here here edhe dyndeshin permes subkoshiences se tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psiqike e vrare, ato endrra te shtypura, ajo jete e neperkembur nuk mund te shuheshin krejtesisht. Ashtu si kur ndrrohen stinet qe diç e lene pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku ne gji te shkembejve gjen ende bore, madje neper alpe gjen bore edhe ne mes te veres, edhe me jeten njerezore keshtu eshte. Ne mund qe ti kemi harruar shume tmerre qe kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojne si druret ne dimer, e vjen nje dite, qe miku yne i perbashket Astrit Tota ne telefon te me thote, Luigj Çekaj ka qene fort i semure. E kur hyj ne lidhje me Luigjin te me thote se qenka e veshtire te shpetosh nga e keqja qe koha vrasese e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por fale mjekut Graig Kordick dhe kesaj Amerike e hodha te keqen. Pra kishin ikur rete e vranta neper horizonte te tjera, e ne ato dite me vranesina te turbullta Luigji kishte shkruar shume poezi, nje prej te cilave ne telefon ma kendoi. Them kendoi sepse vargjet i ka si kenge shpirti, i ka edhe si drame edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkebisedim me miqte por edhe si elegji dhembje per ata qe nuk jane me.

Duke e mbyll kete esè, ne keto çaste kur ai eshte kthyer serisht nen pushtetin e peisazheve te vranta pertej xhamave te Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon te shkruaj vargje, rri e mendoj per mikun tim poet e them, sado qe ja turbulluan jeten, gjithmone mbeti i paster e i kulluar, ndaj aq fort i shkon per shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar tamam atehere kur nata eshte me e heshtur."

Tere jeten i duroi ne heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithehere pikoi vese...

Gazeta Illyria, Nju Jork 17 mars 2006


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» POEZI NGA KOLEC TRABOINI
» Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele
» BIOGRAFI E SHKURTER
» biografi per politikanet shqiptare
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: