Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ

Shko poshtë 
+2
cristal
shaban cakolli
6 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyWed Aug 13, 2008 4:33 pm

Dihet se kënga jonë shumë kohë ishte nën thumbin e cenzurës së egër,por
prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohët,sepse ruante thelbin e vlerës së
vet,ishte ndër artet më të rralla në botë me ritmikë e melos shumë të pasur,u
përcoll brez pas brezi.Kënga jonë përmbante vargje me fuqi shprehëse,që të
jepnin zemër e moral për të dashur atdheun,të bënte të mburreshe me heronjët dhe
historinë kombëtare,të kohëve të lashta deri në ditët e sotëme,me melodi të
ëmbëla e porosi të qarta dhe si e tillë kënga jonë të rrëmbente të bënte të e
duash.Në ditët e sotëme pozita e këngës dhe vetkëngëtarit janë të mbetura varur
,në kacafytje!Pase?E sotëmja i dha rastitn të këndohet antikënga në vend
këngës,çdokush mirret me këndim,me shkrime tekstesh nga shkruesi dhe ai që nuk
di të shkruaj,me barbarizma,kopjime,vjedhje,e gënjeshtra,inçizime falco,vetëm
për komercializëm,shkurt një këngë e zhveshur nga shqipja,e mbushur shund e
kiq,antivlerë mbi kulturën tonë të begatshme,që ditë e më shumë po bëhet më e
pakuptimtë dhe e pa durueshme.

THënja e vargjeve më poshtë është mirë të
ju bie në sy pseudo-këngëtarëve:


"Arti s´blehet as nuk
shitet,
Populli e ruan,e në popull rritet".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
cristal


Male
Numri i postimeve : 28
Age : 48
Vendi : Mitrovicë
Registration date : 26/08/2008

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyWed Sep 17, 2008 4:40 pm

shaban e ke ceke nje teme shum interesante edhe qe duhet te diskutohet patjeter ne johen kur muzika e mirfillte eshte ne lengim si asniher me pare,por vete fakti se prej gushtit kur e paske qele kete teme nuk ka asnji reagim ketu tregon se liksht i kena punet a i perket muzikes,ka kengetare qe po mundohen me i mbajte gjalle ngjyrat dhe bukurine e tradites muzikore por tallavaja edhe ata qe po e adhurojne shum tallavane per nje here jane me te forte.
Eshte per keqardhje qe aq pak njerez kan shije per muziken tone te vertete dhe ne kete aspekt jane mediat ato qe po ndikojne negativisht duke promovu vetem muziken e cila ju sjell perfitim pa i kerku vlerat e verteta artistike,por keshtu eshte kur institucionet perkatese ja ne anomali dhe nuk kan ndermarre as hapin me te vogel ne kete drejtim.
Per perfundim mua me vjen nganiher me honger veten dhom kur i shof gjith ata njerez qe per yll muzikor e mbajne Meden ose do tipa te kti niveli,edhe me fole kah del shpirti me ben te frikesohem shija e pashije qe pjesa derrmuese jona ka per muziken.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyWed Sep 17, 2008 5:03 pm

Kënga dëgjohet dhe përjetohet e jo shikohet !
Fatkeqsisht sot vlenë e kundërta !
Ditëve të fundit me ka ra të shof intervistat e dy "këngëtarëve" ( thonjëzat janë të qëllimshme) dhe nga ato kuptova se poenta kryesore e tyre dhe " këngës " së tyre ishte video klipi (bile u tha se ai është bërë në Maqedoni dhe nga rezhisori maqedon sepse në Kosovë e Shqipëri spaska natyrë dhe rezhisorë adekuat-e për te) dhe ngjyra e flokëve të këngëtares - kjo ndoshta metë drejtë se për ngjyrë të zërit s'mund të flitet meqë ate se ka !
Eshtë tragjike por gjëja e parë që mu kujtua kur pashë këte temë ishte ankesa e një jevgu :
"Na muarët në qafë bre ju shqiptarët -na latë pa bukë - përpara këndojshim na shqip e magjupisht e tash po këndoni ju , po veq magjupisht !"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikchee
Fillestar/e
Fillestar/e
nikchee


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 34
Vendi : Shtime
Registration date : 01/10/2008

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyThu Oct 02, 2008 3:06 am

Per tu qene kengetar ne ditet e sotme ne trojet shqiptare nuk eshte veshtire , e incizon nje kenge spotin shkon te ai produksion ku nuk ka aspak vlera dhe `vjedh` instrumentale te ndryshme ballkanike , por kenga e mirefillte shkon ne humner se askush nuk do me me i ndegju jan mesuar m ritme te ndryshme ballakanike qe shyqyr zotit kemi sa te dush asi lloj kengesh me repsekt ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyThu Oct 02, 2008 4:23 am

Sot me mund të madhë po mbijeton kënga shqiptare. Njerzit e rrugës dhe fanatikët e kombit të cilët zhyten kafeneve dhe në tymin e duhanit për rë mos u vënë re fytyra e tyre flasin zi dhe terr kundër historisë, kundër figurave tona kombëtare, dhe të çdo arritures tonë kombtare-shqiptare. Të tillët nuk lënë pa ngulitur thonjët edhe tek këngët tona duke i etiketuar si turke apo me karakter nga lindja...Është fjala për këngët tona tona të mirëfillta se sotë ka greke, turge, sllave etj etj...

Cilado të ketë qenë prejardhja e këngëve qytetare shqiptare, prej motiveve të Lindjes së Mesme apo Ballkanit Jug Perëndimor, këngëtarët lirikë dhe kompozitorët arangjues të viteve 30 i ngjizën ato këngë si produkte vokale e instrumentale peëndimore e brenda shijes e aromës shqiptare.
Muzika qytetare psh e zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë muzikore shqiptare. Kjo muzikë është trashëguar në breza si një shprehje e pastër e shpirtit dhe kulturës së popullit të saj. Muzika qytetare ka qenë dhe është pjesë e domosdoshme e jetës së përditëshme shqiptare.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 02, 2008 1:48 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ EmptyThu Oct 02, 2008 12:50 pm

Kur këndon kompjuteri


Roland QAFOKU

Më rri ende në mendje një varg lapidar me autor të madhin Ismail
Kadare, krijuar në vitin 1989. Shtoi kësaj edhe akordet dhe muzikën e
të madhit Gjergj Leka, dhe për mua ajo mbetet një nga harmonitë më të
spikatura të këngës së lehtë shqiptare. Strofa e parë nis me fjalët "jo
nuk kish si ndodhte ndryshe, ndodhte ndryshe s'kish se si". Për të
vazhduar më tej me vargun "u desh të zhdukeshin përbindëshat që në këtë
botë të vije ti". Performanca shoqërohej me një piano, një kitarë
akustike, bateria, akomponjamenti dhe basi. Kënga në fjalë asnjëherë
nuk u ngjit në ndonjë skenë festivali. Nuk mori asnjë çmim të parë a të
dytë. Ishte kompozuar enkas për një spektakël më se të zakonshëm, por
ama sapo e kam dëgjuar më ka rrëmbyer dhe pëlqyer aq shumë sa nuk mund
të ndaja muzikalitetin e vargut alla Kadare me atë të vetë këngës alla
Leka. Por për çudi, ato fjalë aq të bukura të vendosura në renditjen e
tyre më të mirë, vazhdojnë të jetojnë gjatë tek unë. Deri më sot, nga
shumë e shumë këngë që kam dëgjuar e dëgjoj, atë se kanë zëvendësuar.
Por si mund të ndodhë kjo mund të thotë dikush? Jetojmë në një kohë kur
bastardimi i teksteve dhe muzikës është në kufijtë ekstremë. Sot
autorët e teksteve nuk janë më ata të mëdhenjtë e fjalëve dhe vargjeve,
por ca bejtexhinj që pranohen, futen në këngë dhe shiten si tregtarë.
Po si mund të më qëndrojnë si shije e mirë tekste të tilla këngësh që
qarkullojnë aktualisht, të cilat tregojnë se një djalë është aq i
ëmbël, sa krahasohet me sherbetin. Dhe madje, ai thërret e ulëret për
t'i mbushur mendjen vajzës në krah se "çun si ai s'ka me gjet".
Ndërsa një vajzë, në një këngë tjetër proklamon hapur se është me
pretendime, por që direkt në vargun e dytë, "një djalë nga Tirona më
mori zemrën time". Po një "lejle kaçurrele", kush e ka dëgjuar, pas të
cilës çmenden katër djelmosha kush e kush t'i fitojë zemrën? Dhe bejtja
alla shqiptare shoqërohet me ca nota muzikore alla turke, alla
bullgare, alla maqedonase, që në më të shumtën e rasteve ka ose pirueta
të rëndomta të trupit e dredhje të belit, të gjitha këto nën
lakuriqësinë e vajzës që kërcen pas këngëtarit. E pra, nga krijimi dhe
kompozimi i atyre vargjeve e me këto sot është krijuar një hon i
stërmadh, një distancë që vetëm mrekullia do ta zhdukte.
Ç'duhet bërë?
Kompozitori Gjergj Leka, në një intervistë për median theksonte se këtë
katrahurë duhet ta shkatërrojë dhe rindërtojë nga e para vetëm media.
Unë mendoj që Leka ka shumë të drejtë për konstatimin e situatës
skandaloze të muzikës që jetojmë. Por kur vjen puna tek oponenca, kam
bindjen se Gjergji është vetë ai që i largohet thelbit të problemit.
Nëse ka një digë për këtë nivel, është ajo e krijimit të të kundërtës
së saj. Pra, i këngëve me vlera. Nëse në treg do të kishte këngë me
nivel muzikor dhe me vlerë poetike, të gjithë, nga fëmijët e deri tek
të rinjtë do të kenë të bëjnë edhe dallimin. Dhe turrja e tyre për të
parë, dëgjuar e blerë videoklipe do të kishte sensin më pozitiv të
mundshëm. Por kur dominoja videoklip ka pushtuar tashmë tërë tregun
shqiptar, jam i bindur se adoleshentët do të këndojnë "lejle
kaçurrelet", "vajzën me pretendime" e shumë e shumë të tjera. Ndërsa
vargjet dhe muzikën e Gjergjit, por edhe të shumë e shumë autorëve ka
rrezik që brezi i ri të mos e mësojë kurrë që kanë ekzistuar ndonjëherë.
Shembujt në botë tregojnë se muzika mediokre, pa nivel e pa motiv është
larguar dhe ka vdekur vetëm pas daljes së mrekullive. Dhe arti ta jep
këtë mundësi.
Edhe sot, në botë albumi më i shitur i të gjitha kohërave është
"Thriller" i Majkëll Xheksonit. Padiskutim që jo vetëm ti Gjergj, por
edhe shumë e shumë muzikantë gjejnë në këngët e zezakut më të talentuar
në histori atë që nuk i keni gjetur kurrë më parë. Dhe prandaj Xhekson
mposhti jo vetëm mediokritetin, por edhe nivele të pranueshme.
Ne, sot nuk kemi identitet të këngës shqiptare. Ama deri në vitin 1990
kishim krijuar një të tillë. Kënga jonë dallohej sapo e dëgjoje. Ndërsa
sot emigrantët që vënë këmbën pas shumë vitesh thonë se s'ka më këngë
shqiptare. Ato janë orientale, me motive haremi. Lëre pastaj për zërin.
Akorde, të çfarëdo lloji qofshin, modifikohen shkencërisht në
kompjuter, të vetmin zbulim shkencor që muzikantët e urrejnë. Po si
dallohet një këngëtar dhe zëri i tij nga një pseudokëngëtar që edhe
vetë habitet se si i del zëri.
Arsyet e mosarsyes
Dua të rendis ca fakte që kanë çuar në këtë gjendje.
E para, lidhet me numrin e madh të këngëtarëve. Ishte Irma Libohova ajo
që para dha alarmin teksa tha se në Shqipëri ka 5 mijë këngëtarë, një
shifër që do të ishte e lakmueshme për numrin e popullsisë edhe me
SHBA-në. E natyrisht sasia e madhe na sjell më pak cilësi. Shumica e
tyre nuk këndojnë, por recitojnë. Zëri i tyre rregullohet në kompjuter.
Në studio nuk këndon këngëtari, por kompjuteri.
E dyta, lidhet me numrin e shtëpive diskografike. Janë më shumë në
vendin tonë se sa shkolla muzike. Ndërkohë që duhet të ishte e
kundërta. Niveli i tyre vjen edhe bie në proporcion me numrin e madh.
E treta, lidhet me faktin që vetëm një pakicë këngëtarësh dhe
kompozitorësh është kundër muzikës së vjedhur, të huazuar të përshtatur
në mënyrën më të keqe të mundshme. Dhe përballë mazhorancës, ata
ndjehen shumë të pafuqishëm.
E katërta, lidhet me tregun. Një videoklip, sipas të dhënave, kushton
vetëm 2 mijë euro. Mjafton të kesh ato dhe çdokush gdhihet këngëtar.
Del në televizor, bëhet i famshëm, bëhet i dëgjuar. Ftohet edhe në
koncerte e fushata elektorale dhe antivlera e tij kthehet në vlerë.
E pesta, media është e pafuqishme, për të mos e thënë e painteresuar
për t'iu futur opozicionit, kur këtë nuk e duan vetë kompozitorët dhe
autorët e teksteve me vlera. A e dini çfarë i tha një këngëtar nga ky
rang një gazetareje që kishte guxuar të shkruante se stili i tij i
vjedhur ishte modeli më i keq për të rinjtë. "Më ki inat, por unë kam
fuoristradë dhe femrat më vijnë nga pas". Nëse çdo këngëtar do të
shpallte se qëllimi i tij ishte ky dhe vetëm ky, atëherë artin shqiptar
e ka marrë fundi.
E gjashta, largimi i të kënduarit live. Nëse do të hiqej një ditë
superpozimi, shumë këngëtarë do ishin pa punë. Në treg do ishin më të
mirët dhe jo kompjuteristat, dhe kështu diferencat do të bëheshin që pa
dalë në treg. Aty, po dallimet do të ishin vetëm në bazë të shitjeve.
Dhe si përfundim, nëse kjo gjendje duam që të ndryshojë, në radhë të
parë duhet që të zotët e artit të jenë në skalion të parë. Ata janë
kompozitorët dhe autorët e teksteve. Nëse ata do të krijojmë muzikë të
mirëfilltë shqiptare, të re, të freskët e bashkë me to edhe tekste
origjinale me muzikalitete, ne nuk do të mund të dëgjojmë më në
televizione, furgona e taksi me pretendimet e vajzës nga Shijaku, apo
lejle kaçurrele, apo edhe çunin që është si sherbet.

Teksti: Ismail Kadare

"Jo nuk kish si ndodhte ndryshe,
Ndodhte ndryshe, s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindëshat
Që në këtë botë të vije ti".

Teksti: Ismail Kadare

"Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty se ç'ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet
Sa rrallë shihemi, sa rrallë".

Teksti: Dritëro Agolli

"Por kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërko.
Aty diku do të jem unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë".

Teksti: I panjohur

"Jam i omël, jam i omël,
jam i omël si sherbet.
Çun si unë mos çun si unë,
çun si unë moj s'ke me gjet".

Teksti: I panjohur

"Jam vajzë nga Shijaku
Vajzë me pretendime.
Një djalë nga Tirona
Ma mori zemrën time".

Teksti: I panjohur

"Dashuria ime,
Të bëri shpenzime.
Oh, sa mu bë qejfi,
Prishe mercedezin".



Marre nga "Tirana Observer"






window.google_render_ad();
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ   KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» GJIROKASTRA JONE
» NGA TRADITA JONË E DASMAVE
» Kenga e Aziz kelmendit
» PLISI,QELESHJA - VULA JONE E LASHTESISE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: