Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJIROKASTRA JONE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

GJIROKASTRA JONE  Empty
MesazhTitulli: GJIROKASTRA JONE    GJIROKASTRA JONE  EmptyThu Dec 09, 2010 2:05 am

1. MIRËDITA, GJIROKASTËR!

Gëzime e trishtime rëndshëm mban mbi supe.
Të tëra dritë-hijet
ke mbartur ti gjithherë…
Përqark Kështjellës askurrë s’u tute;
Nursojmja fisnike në gjoks të Malit të Gjerë.

Një fundgusht herët rrugëtova
I pari largim
nga Zagoria.
Isha i padalë; sa shumë u lodha.
Më çlodhi pamja jote…mrekullia.

Iu ngjita Palortosë në mesditën plot diell.
Të fola si në ëndërr:
“Mirëdita, Gjirokastër!
Ja, erdha tek Ty, te më japësh dije;
për të qenë i mprehtë dhe i qashtër…”


Erdha per tek Ty me rripaqka mjerane,
kur vesha së pari
kemishë me jakë,
pantallona e xhaketë doku bajate,
për të dalë mësues me gravatë…”

E quajta fat atë lloj arsimimi.
Katër vjet të plotë
në vatrën e Çabejt.
Aty ku u lind e studioi Ismaili.
Aty ku mençuria përshfaqet krejt.
Riosh mes rioshësh
Bota ishte jona. Ideale rinore…
Tjetër përmbajtje ëndrrash,
Pjekje njerëzore…

“Pandeli Sotiri” me shtyjti për më tej.
Me priti Tirana,
t’i shtoja dituritë.
Rinia e dhuntitë më vërshonin nëpër dej.
Siç përftova, të përhapja edhe unë dritë…

Jehonshëm më erdhi, eh, një zë princeshe.
Sakaqherë ndjeva
tënden bujari.
Dhe këng’ e kalldrëmeve jo, jo nuk të reshtte.
Më hyri në palcë, më dha gjallëri.

Kaluan shumë vite, të erdha sërish.
Këtë herë me mbipeshë
mbi supe e në shpirt:
Pesha e thinjave e rrudhave
dallohet me veshtrimin e pare.
U shtuan dhe sëmundjet
në inventar
Tek ty, Gjirokastër rrekesha
eshtrave të gjyshit
pranë t’u gjendesha…
Edhe pse ti m’i humbe,
Ato eshtra, qyteti im,
nuk të zemërohem kurrsesi.
Zbatove një urdhër dhe aq…

E vorrezat i vuri përpara rruspa
falë një vendimi e veprimi mizor…
pa menduar kush
për kujtimin njerëzor.

Atëherë edhe eshtrave iu prishej qetësia.
Asokohe urdhëronte
babëzia e marrëzia…
Në kohët që mbijetoj në gjirin tend,
më trajton paqësisht…
Derte e gëzime
po përball shqiptarisht.

E kujtimet për ty
më vijnë radhë – radhë…
Të përgjërohem përunjësisht,
Qytet – mrekulli!
O qytet- habi,
Ti, qytet i bardhë!

Spoiler:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

GJIROKASTRA JONE  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA JONE    GJIROKASTRA JONE  EmptyThu Dec 09, 2010 2:07 am

QYTET Ì YLBERTË

(Një këngë për ty, qytetin ynë!)

Në Çajup qëndroj,
në shteg të Parajsës.
Tatëpjetë lëshoj
syt’ e mi të pastër.
Tek ty, shpirte moj,
xhan, o Gjirokastër!

Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.

Pas lulesh, thëllëzash
vrapoja një ditë.
Në Çajup pashë veten,
pashë mrekullitë.
Te Kështjell’ e shkëmbtë
m’u mbërthyen sytë.


Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.

Rri, vështroj Eqremin
tok me Kadarenë,
Bajon e Çerçizin,
Rumbon e të tjerë…
Bulen, Persefonin, më tej Myzejenë.

Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA JONE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ
» GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» "Gjirokastra dhe Missi" nga Kristaq Gushi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: