Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:12 pm

MIC SOKOLI E SEFË KOSHARJA

Dal po vet Dervish Pasha:
— Ku po rrin hasharati?
Dervish Pasha pej Anadolli:
— Ku i ka çadrat Mic Sokoli?1
5 Ku i ka çadrat, ku i ka t’partë?
M’ka çue mreti me ja çartë.
Në Stamboll kem ba mezlish,
Me ja çart’e me ja prishë,
Se dovletit po i dukunis,
10 Me ia dhanë hyqmin Shipnis’.
Mic Sokoli, sokol mali:
— Thujmi pashës, t’vraftë allahi!
T’huptë allahi frik e frik,
Ki me m’njoftë në Kaçanik!
15 Ki me m’njoftë e me m’dhanë hak,
Kur ta laj Lepencin n’gjak!
Dervish Pasha në shallvare
I kthej topat në Koshare:
— Ja se Sefën,2 tha, ktu e due,
20 Ja Kosharen kam me shkrumue!
Ja se Sefën e due t’gjallë,
Ja Kosharen kam me kallë!
Kam m’ju kallë me rob e thmi
Se s’po doni Osmanli!
25 Sefë Kosharja, lula e fisit,
Po luhatet n’degë të lisit!

1) Nga Bunjani i Krasniqes. Udhëheqës i forcave kryengritëse në luftën e Shtimjes dhe Slivovës.
2) Nga Kosharja, afër Ferizajit. Turqit e varrën dhe ashtu e lanë tri ditë për ta tmerruar popullin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:13 pm

THONË S’E NJOHIM KUSH A MRETI

Ahmet Pasha1 po ban medet,
N’shiptari ven s’um ka met’!
Shkoi n’Stamoll me kajt ni dert:
— A po ngon, o baba dovlet,
5 S’m’lan shiptart me majtë hyqmet,
Ma faruen asqerin krejt,
Tanë t’vramë n’Kosovë m’kanë metë,
Menzi pshtova unë vetë!
Thonë s’e njohin kush a mreti,
10 Kanë ba Lidhjen e Prizerenit,
Kanë lidhë besën nërmje veti;
S’ka shka lypë atje kral as mreti,
S’mun i shkel kurrfarë mileti.
Fort ju prish qefi davletit,
15 T’madhe briti ai pej gazepit,
T’madhe briti, lujti gishtin;
— Për shiptarë e kam Dervishin!2
Ra telalli na u ba kjameti,
Dervish Pasha erdh tu mreti,
20 Erdh tu mreti Dervishi i zi,
I kish me veti nizet mi,
Tanë n’pampur i paska shti,
Vetë Dervishi u ka pri.
Për Kosovë ja paskan msy,
25 N’Ferizaj ja paskan mrri
Fort e madhe qajo ushtri,
Nuk lanë bukë nepër furraxhi,
As s’po mujshin uj m’u ngi!
Pishin uj, hajshin kulaça.
30 T’madhe briti Dervish Pasha:
Mic Sokoli ku rri me çadra?
Ku i ka çadrat, ku i ka ushtart?
E kem menën me ja çartë!
Krejt ushtrija e Dervishit,
35 Ja rrethoi çadrat e Micit.
Mici shokve po u thrret:
— Ti zam’pritat shkrep um shkrep,
S’biem n’dorë t’gjallë përjet’.
U zun prita, u zun pusia,
40 Po liftojnë Mici e Alija,3
U shtri n’gjak turqelija!
Qaj Alija si era e malit,
I ra plumi nlule t’ballit,
I shkon gjaku per zingji t’kalit.
45 Gjuejke Mici n’kamë e n’dorë,
I qillon turqit t’hollë um t’hollë.
— Bini vllazën, tha, mos t’koritem,
Kush i gjallë mos ta lsho pritën!
Breshën plumash e muren Micin.
50 Mic Sokoli ban me dorë:
— Hallall bama, moj Kosovë!
Hallall bama shokt e mi,
Kush për mue mos mani zi,
Po liftoni me osmanli,
T’japim jetën për liri!

1) Ahmet Miftar Pasha, komandant i korparmatës së Rumelisë me seli në Manastir.
2) Dervish Pasha u tregua gjakpirës ndaj shqiptarëve.
3) Ali Ibra, bajraktar i Gashit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:13 pm

MIT SOKOLI SYLEJMAN AGA

Tim te zi po qet pampori,
Vjen Dervishi pej Stamolli:
— Ku i ka çadrat Mit Sokoli,
Mit Sokoli, Sylejman Aga?
5 — Atje nalt, te ret’e bardha.
— Ku i ka çadrat, ku i ka t’part?
M’ka çu’mreti me ja çart!
Mit Sokoli n’xhemedan,
Na i ka mrri haberi me nam,
10 Jollah, bani, nav çu’n’kam’,
P’e vnon dorën n’jatagan,
Gaca-flakë po qet me dhamë.
U çu’n’kam’, trimi vesh jelekin,
Hypi n’tel,po kuven me mretin:
15 — Aman babë, kqyrma dertin,
Ma faroj Dervishi miletin!
Erdh haberi pej Stamolli,
Baba mret thrret Mit Sokoli,
Mit Sokolin thrret baba mret:
20 — Hasharatin me shkepë shpejt,
Shpejt me shkep tanë miletin,
Se nuk t’vyn pushka me mretin.
Mit Sokoli nav idhnue;
Fjalën mretit s’ja ka ngue.
25 Nisi pushka, haj medet,
Shumë e djali n’at ven ka metë!
Mit Sokoli u vra, medet,
Nav vra Miti e Smajl Hyseni,
Smajl Hyseni ni djalë dai,
30 S’un ja gjan shoqin e ti.
Mit Sokoli po bërtet:
— Unë për veti, s’p’e kam dert,
M’u vra Smajl i, haj medet,
Nuk ka tjetër baba i vet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:14 pm

DO TA DJEG TY MRET ASQERIN

Mic Sokoli vesh jelekin,
Hip në tel, kuven me mretin:
— Do ta djeg, ty mret, asqerin,
Se na prishi Pasha venin:
5 Na ka pre Zmajl Mehmetin,1
Hup’e tretë Zmajl Hysenin;2
Zmaj Hysenin hup’e tretë,
Fort po e lyp babloku vet,
Po i shplon vorret e nuk e gjet.
10 — Qinro, plak, e ban gajret,
S’do ta lamë asqerin mret!
Hysen Zmajli i hipi kalit,
I çon fjalë Bajraktarit:
— Mblidhi burrat e shkepi malit!
15 Man Avdija po pvet fisin:
— A m’i patë Zmajlin e Micin?
— Fyt’ëm fyt, tha, me Dervishin!

1) Kushëri i Mic Sokolit.
2) Luftëtar nga Bunjani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:15 pm

SE Ç’ASQER PO QET VAPORRI

Se ç’asqer po qet vaporri,
Qet Dervisha ma zi se korbi!
Cili asht aj Mic Sokoli?
Mic Sokoli po ban me dorë:
5 — Besa, shokë, nuk muj me folë,
Se m’ka ra do gjak në gojë,
Sa m’ka ra do gjak në bark,
Shtatë martina i kam në shtat.
Mic Sokoli ça ka thanë:
10 — Nimo pak, o dailoku i babës
M’i kanë vu topat stomit t’arës,
Stomit t’arës, shtegut t’oborrit,
Me i shqymë kullat Mic Sokolit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:15 pm

SHUM ASQER PO QET PAMPORRI

Shum asqer po qet pamporri,1
Tanë po i qet ma zi se korbi!
Dervish Pasha prej Stambolli:
— Ku i ka çadrat Mic Sokoli?
5 Ku i ka çadrat, ku i ka t’part,
M’ka çue mreti me ja çartë;
Me ja çartë, m’ka çue dovleti,
Don me kanë shah në veti;
Shah në veti don me kanë,
10 Kurrgja mretit mos me i dhanë.
As redifë, as nizamë!
Mic Sokoli po bërtet,
Ali Ibrën po e thërret:
— Merr bajraqet, hajde shpejt,
15 Na rrethoi asqeri mret!
Ali Ibra në vranç të zi,
po i shko’ gjaki për zinxhi.
Bajram Rama i malsisë,
Fort ja dha dorën shahisë;
20 Ja dha dorën e ja dha gishtin:
— A m’i patë Zmajlin e Micin?
— Fejt ëm fejt, tha, me Dervishin!
Mic Sokolin e vrau reja,
E vrau reja, e vrau moti,
25 E vrau Dervishi me gjule topi.
Mic Sokoli ban me dorë:
— Besa, shokë, nuk muj me folë,
Se m’ka ra do gjak në gojë,
Se m’ka ra do gjak në bark,
30 Shtatë martina i kam në shtat.

1) Në prill të vitit 1881 një ushtri turke prej më së 15 mijë ushtarësh të armatosur mirë nën komandën e Dervish Pashës erdh në Ferizaj për të shuar kryengritjen shqiptare në Kosovë. Përleshjet e përgjakshme u zhvilluan në Shtimje dhe në Slivovë më 21 dhe 22 prill, ku u vranë 800 luftëtare shqiptarë dhe 1800 ushtarë turq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:15 pm

SHKA PO QET PAMPORI ZI

Shka po qet pampori zi?
Qet askerin tanë tanë të ri,
Tanë të ri e zi si korbi;
Dervish Pashën pej Stamolli:
5 — Ku i ka çadrat Mit Sokoli?
— Në Koshare, rreth ni prroni.
Mit Sokoli vesh jelekin,
Hip në tel kuven me mretin:
Aman babë, kshirma dertin,
10 Ma faroi Dervishi miletin;
M’ka pre mue, Smajl Mehmetin.
Smajl Mehmeti hupi e treti;
Shum p’e lip ni babë i veti.
I paska shplue o vorret krejt,
15 Kun xhenazen Smajlit s’ja gjet.
Po shkojn’ shokt m’i dhanë gajret:
— Ban gajret, mixha Mehmet!
— Qish me ba mixha gajret,
Gjal as çikë n’votër s’m’ka met’!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:16 pm

MIC SOKOLI BAN ME DORË

Mic Sokoli ban me dorë:
— Shokt e mi s’po muj me folë,
Se m’ka ra do gjak n’gojë;
Gjak në gojë e gjak n’dhamë,
5 Çonja babës ni selam:
Pash imanin s’m’kan mue,
Kan Ismajlin ma shum se mue,
T’kaj Ismajlin, ta kaj Zeqën,
Se s’kan ik me m’lan vetëm.
10 Se s’kanë ik me m’lanë.
Ma maroni ni vorr t’gjanë,
Bashk me Ismailin me na nxanë;
Vorr të gjanë me shum penxhere,
T’i shoh lulet pej pranverë,
15 Ato lule dremiçare!
T’i shoh shokt nepër livadhe.
Sefë Kosharja, i pari fisit,
Po mledh lena n’maje t’lisit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:16 pm

PALË E PALË PO QET PAMPORI

Palë e palë po qet pampori,
Dul Dervishi zi si korbi:
— Ku i ka çadrat Mic Sokoli?
Coll dy fjalë me ta t’i foli,
5 Coll dy fjalë m’i kuvenue;
Baba mret, more, na ka çue,
Turk me turk mos me liftue!
Të shtatë kralat janë gzue.
Mic Sokoli vesh jelekin,
10 Hyp n’tel, kuven me mretin:
— Ma faroj pasha miletin,
Ma ka hup’ Smajl Mehmetin.
Smajl Mehmeti hup e tret,
Fort p’e lyp baba i vet,
15 I shploj vorret, kun s’e gjet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:16 pm

N’FUSHË T’KOSOVËS LIDHET JEZERI

N’Fushë t’Kosovës lidhet jezeri,
Haj medet, na ka metë shum njeri:
Mic Sokoli e Smajl Huseni!
Smajl Hyseni, ni djal drengue:
5 — Nanë e babë jeni met’ pa mue!
Nanë e babë, jeni met’ pa djalë,
N’Fushë të Shtimes dona me dalë.
Mos ma leni gjakin pa marrë!
Hyse’ Smajli i hypi atit,
10 Ja dha malit, ja dha shpatit,
P’e kërkon vorrin e djalit.
Vorrin e djalit tuj e kërkue:
— Kam pasë djalin me martue,
Krushqit thirrë, vadja m’ka shkue!
15 Smajl Hyseni a hupë e tretë
Kurkush vorrin s’ja ka gjetë.
— A m’ja gjanë kush vorrin e ti,
Ja jap kullat me gjith shpi,
Ja jap dhet-o me gjith dhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:17 pm

MIC SOKOLI A PËRVLUE

Mic Sokoli ban me dorë:
— Nalnu shok, s’po muj me folë,
Se m’ka ra do gjak në goj,
Gjak në gojë, tha gjak n’dham’.
5 Çonja nanës ni selam,
Ni selam nanës me m’ja çue:
— Mic Sokoli a përvlue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:18 pm

SYLEJMAN AGA PO PISKET

Haj medet po ban Mimyni,
Dy katune na i mloi tymi,
I mloi tymi, i mloi flaka!
Po bërtet Sylejman Aga:
5 — Kush po ngjitet kah Firaja,
Kah Firaja, haj medet,
Top e pushka po kërset!
Kërset pushka, bje, burija,
Shtat’ sahat po rreh topxhija!
10 Shtat’ sahat e haj medet,
Topi e pushka po kërset!
Sylejman Aga po pisket:
— Bini djem, t’bajmë gajret,
Se na shkoi vatani krejt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 3:18 pm

VJEN NI PASHË ME KATËR KRALA

Avdyl Qerimi n’kulla t’bardha,
Nër miri m’ka lanë baba.
Vjen ni pashë me katër krala,
Katër krala e kapedona,
5 Shkeli Rekën anemanë.
Shkeli Rekën, p’e shkel Malsinë,
Fort p’e lypin Binak Alinë.
Binak Alinë e Sylejman Agën1
Po thot fisi: — S’un i japim,
10 Na për ta e derdhim gjakin!
S’un i japim e s’kem m’i dhanë,
Derdhim gjakin si rekjanë,
Si rekjanë e si malsorë.
S’un i japim, s’kem m’i dhanë.
15 — Digjjau kullat, merjau gjanë!
Plotë me gjak u mbushë llogori,
Isuf Hajdari ’i zog sokoli
Met shehit n’mythë llogori.
Po ban za, More Mehmet,
20 Po ban za-o Mehmet Alija,
Merrmi armët, çomi tu shpija!
Si n’vetë nana noj sen për mue,
Thuj, Isufi tu ka varrue,
Teri n’Plavë ka ardhë me mue. (...)

1) Sylejman agë Vokshi së bashku me udhëheqësit e tjerë u përpoqën që më 1885 t’i rioganizojë komitetet e Lidhjes shqiptare, prandaj qeveria osmane përpiqej që t’i arrestonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Lidhja e Prizrenit
» Lidhja e Prizrenit sukses apo deshtim
» Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar
» LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PËR TËRËSINË E ATDHEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: