Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptyMon May 12, 2008 12:31 pm

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë (Nga Abaz Pllana)


Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë

Shkruan : Abaz Pllana

Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e viteve të fundit e sidomos procesin e
përmbylljes së statusit të Kosovës, mendja më shkon tek përkrahja e heshtur
dhe e hapur që faktorë ndërkombëtarë mbajnë ndaj pushtuesit të tokave tona.
Pse kjo përkrahje ndaj Serbisë? Pse shqiptarët nuk gëzojnë një përkrahje të
tillë?

Për t'iu përgjigjur pyetjeve të tilla, duhet marrë parasysh shumë faktorë që
na bëjnë të shtrojmë pikëpyetjet e tilla. Unë do të ndalesha vetëm tek
faktori ushtarak që për Ballkanin ishte dhe mbeti edhe sot faktori kryesor.

Rusia si një fuqi e madhe ushtarake dhe ekonomike ndihmoi formimin e shtetit
serb dhe pavarësimin e tij. Me armët e Rusisë, Serbia vrau dhe ndoqi banorët
autoktonë të shumë vendeve të Ballkanit. Serbia për një shekull krijoi
ushtrinë e saj që mund të jetë ndër më të fuqishmet në Ballkan. Dhe këtë e
bëri me ndihmën e Rusisë por edhe të prodhuesve dhe armëshitësve tjerë të
botës. Vetëm ky investim i Serbisë, bëri që Fuqitë e Mëdha të repsektojnë
dhe ta përkrahin atë si shtet në kryqëzatat e ndryshme të saj kundër popujve
tjerë fqinjë. Për të ruajtur paqen, u shkel drejtësia. Për të ndalur luftën,
krijuan robërinë e popujve tjerë e sidomos të popullit shqiptar.

Në vitin 1878, më 1912 e 1913, më 1918, më 1945 por edhe ndërmjetviteve të
përmendura Serbia u përkrah dhe u përkdhel falë forcës së saj ushtarake. Më
1999, me përfundimin e Luftës së Kosovës përfunduan edhe katër luftëra tjera
të përgjakshme që kishte bërë Serbia duke vrarë e masakruar popuj të tërë të
Ballkanit.

Edhe përkundër një agresioni barbar serb mbi popullin e Kosovës, asnjë shtet
tjetër i botës nuk deshi të ndihmojë Kosovën në luftën e saj çlirimtare, siç
e patën ndihmuar Serbinë gjatë luftës së saj për pavarësi dikur. Për të
ruajtur epërsinë ushtarake serbe, Rusia arriti të fusë edhe faktorin tjetër
ndërkombëtar në embargon e armëve për Ballkanin. Me këtë emargo ruhej dhe
dëshirohej të ruhej epërsia serbe ndaj vendeve tjera të rajonit. Duke
ruajtur këtë raport forcash për momentin mund të ndalej lufta por nuk
shuheshin arsyet e luftërave agresive serbe.

Bombardimet e NATO-s ishin një nisme e mirë e balancimit ushtarak mes
popujve të Ballkanit. Por kjo nuk duhej të ndalej me kaq. Në të njëjtën kohë
është dashur që shqiptarët të armatoseshin dhe t'iu jepte mundësia e
krijimit të një Ushtrie moderne bazuar në Ushtrinë Çlirimtare të saj, që do
të mund të ishte një garancë e paqes përballë ushtrisë serbe në çfarëdo
rrethane. Çarmatimi i Serbisë për asnjë moment nuk u vu në pikëpyetje
edhepse ajo ishte humbësja e luftës së Kosovës. Një padrejtësi e madhe u bë
në kurriz të shqiptarëve duke ua kërkuar edhe atë copë pushkë që i bëri
ballë pushtimit të egër serb. Një padrejtësi e madhe u bë ndaj popujve të
Ballkanit që nuk çarmatosën Serbinë, këtë agresor që shkaktoi aq shumë
viktima e aq shumë dhimbje popujve të ish Jugosllavisë e më gjerë.

Ajo që ishte logjike, ajo që duhej bërë ndaj Serbisë për mëse 130 vjet nuk u
bë. Madje u bë e kundërta e kësaj logjike të shëndoshë. Shqiptarët e mbetur
jashtë shtetit të copëtuar amë, u çarmatosën edhe nga ushtria e vetme e
tyre, UÇK, që kishte mundur me një armatim të paktë t'i bënte ballë
pushtuesit të tokave të tyre. Opcioni rus për Ballkanin fitoi edhe
përkundër një rënie të theksuar të ndikimit të tij në arenën ndërkombëtare.


Ç'armatimi dhe shpërndarja e UÇK-së nga perëndimi sipas modelit të përpiluar
nga Lindja krijoi prapë një epërsi serbe ndaj Kosovës por përgjithësisht
edhe ndaj shqiptarëve derisa në shtetin shqiptar bëheshin dhe bëhen reformat
e tyre në ushtri për ta kthyer këtë forcë pothuajse në një aktivitet
vullnetar që është kundër kahjes së proceseve në rajonin e Ballkanit të
ngarkuar me tensione politike.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, forcat ndërkombëtare të quajtuara KFOR
u vendosën në Kosovë. Arsyeja : të ruhet paqja ?!! Të mbrohet Kosova nga
serbët ?!!

Nëse me të vërtetë këto arsye janë ato që shtynë KFOR-in të vendoset në
Kosovë, ka pasë 1001 arsye më të mëdha se forca të tilla që duhej vendosur
në Serbi. Atje është shkaktari i gjaderdhjes së madhe të quajtur ish
Jugosllavi. Atje ishte dhe është rreziku i prishjes së paqes në Ballkan.
Atje është rreziku i agresionit jo vetëm mbi Kosovën por edhe mbi popujt
tjerë të Ballkanit.

Forcat e NATO-s shihen dhe u panë si aleate e ngushtë e shqiptarëve në
luftën e fundit ndaj Serbisë. Për të vazhduar dhe forcuar këtë aleancë,
KFOR-i para se të bëjë planin e largimit nga Kosova duhet të mbështesë
aleatin e tij shqiptar për të ngritur dhe forcuar forcën e saj ushtarake.
Kjo është në të mirë të NATO-s, në të mirë të shqiptarëve dhe jetëgjatësisë
së paqes në Ballkan.

Asnjëri shtet në Ballkan nuk kishte humbur toka më shumë se shqiptarët.
Asnjëri shtet nuk u copëtua siç u copëtua në pesë shtete Shqipëria. Asnjëri
komb nuk do të kishte nevojë për një ushtri moderne dhe të madhe siç do të
kishin nevojë shqiptarët për t'u respektuar dhe përkrahur në zgjidhjen e
çështjes së saj kombëtare. Asnjëri popull i Ballkanit nuk do të ishte më pak
i rrezikshëm se shqiptarët, duke ditur se asnjëherë shqiptarët nuk bënë
luftë okupuese apo agresione tjera ndaj fqinjëve. Pse atëherë duhet të lihen
shqiptarët pa ushtrinë e tyre? Pse frikohen të tjerët se në Ballkan nuk
duhet të jetë faktori shqiptar ai që ruan paqen dhe ai që ndal luftërat e
padrejta të Serbisë apo të kujtdo tjetër në rajon?

Po që se shqipëtarët do të kishin ushtrinë e tyre ashtu siç i ka hije një
kombi të madh siç janë vetë ata, procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës
do të kishte përfunduar tashmë. Po që se shqiptarët do të përkraheshin nga
SHBA dhe aleatët tjerë perëndimorë të saj, Serbia nuk e kishte kërkuar kurrë
tokën e Kosovës së sotme por as tokat e Kosovës që i ka tashmë mbrenda
kufijve të saj. Po që se shqiptarët vetëdijësohen se ushtria e tyre është më
se e nevojshme dhe do të jenë të vendosur që me çdo çmim ta bëjnë atë, vetëm
atëherë do të ishte Serbia vetë që do të ofronte memorandumin e fqinjësisë
së mirë me shqiptarët e nuk do të turrej drejt tokave shqiptare siç bëri mbi
një shekull rresht.

SHBA dhe aleatë tanë ndërkombëtarë, duhet përfundimisht të binden se
shqiptarët janë luftëtarët e paqes dhe lirisë. Për këtë arsye shqiptarët
duhet ndihmuar në krijimin e një ushtrie moderne. SHBA dhe aletatë tanë
ndërkombëtarë duhet të kuptojnë se Serbia është një agresore e
papërmirësueshme që politikën e saj e ka në majën e bajonetës dhe në grykat
e kaçushave të saja. Prandaj, ajo duhet ç'armatosur për të arritur një paqe
të qëndrueshme në Ballkan.

Derisa ekzistojnë këto ndryshime në raportin ushtarak mes shqiptarëve dhe
serbëve ekzistojnë dhe do të ekzistojë edhe konflikti mes këtyre dy popujve
si shkas i ambicjeve hegjemoniste serbe dhe pushtimeve të saj mbi tokat
shqiptare. Derisa ky raport nuk ndryshohet ose së paku të barazpeshohet,
Ballkani do të ketë nevojë për konferenca ndërkombëtare për ndaljen e
luftërave të herëpashershme.

Për të parandaluar copëtimin e mëtejmë të Shqipërisë dhe vazhdimin e
pushtimit të tokave shqiptare nga pushtuesit ballkanikë, shqiptarët duhet sa
më shpejt që është e mundur të ngrejnë (rrisin) shtyllën kryesore të shtetit
të tyre siç është ushtria. Pa një ushtri të fortë shqiptarët do të jenë
përherë të rrezikuar të ndahen e copëtohen, të mbesin të ndarë e të
copëtuar, të pushtohen e robërohen, të mbesin të pushtuar e të robëruar,
shpërngulen dhe vriten, të mbesin të shpërngulur e të vdekur.

Shpresoj se kjo rrjedhë e historisë do të ndryshojë. Atë duhet ta
ndryshojnë shqiptarët.

22 tetor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptyTue May 13, 2008 8:46 am

Miqte nuk dhurohen por fitohen!
Shtepia nuk ndertohet nga kulmi por nga themeli!
Ushtrine nuk e perbejne oficeret por ushtaret!
Fatkeqsisht,ne vitet e fundit te hisorise sone ne shqiptaret i kemi harruar keto parime dhe jemi sjelle sipas te kundertes se tyre.Ne vend qe te fitojme miq kemi kerku dhe po kerkojme lemoshe-e kjo,lemosha nuk varet nga lupesi por nga dhuruesi!
Te mos dijshe eshte e mete e madhe -te mos mesosh eshte tragjedi.Ne,le qe nuk kemi dijte dhe s'dijme por spo duam te mesojme!
I dobet eshte ai qe nuk i shef dobsite e veta-pa i pare ato nuk mund te permirsohet dhe shih per kete gjithmone e fajson tjetrin-te tjeret!
Per parimin e trete keshilloj te merreni me statistikat dhe strukturen e TMK-te mos e teproj po me sa dije une ne te ka vetem 1(nje)ushtare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptyTue May 13, 2008 11:02 am

i dashur stabil shqiptaret kurr nuk kan pas munges per ushtar ,po kan hjek per udhëheqes, e ne tkm un i njof bajgai shum ushtar te fort.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptyTue May 13, 2008 11:17 am

Shqiperia duhet te kete nje ushtri te forte prej 60.000 vetesh e jo si e kane katandisur tani ne 14.000 veta te ligshte. Kurse Kosova duhet ti meshoje shqelm TMK se apo FSK - se4 dhe te krijoje ne emrin e vullnetit te popullit shqiptar nje ushtri taze prej 20.000 vetash qe do ta mbronin Kosoven nga agresioni serbmadh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptySat May 17, 2008 1:27 pm

Po te mos ishte ndregjegja per cdo njeri do te duhej nje polic!
Ky nuk eshte zbulim i imi por konstatim deri te i cili kane ardhe analistet dhe ma merr mendja se eshte i qelluar!
Merreni me mend cka do te kishte ndodhe-le te bejme nje llogari te thjeshte:supozojme se ne bote jetojne 7 miliard njerez-ishin dashte edhe 21 miliard te tjere per ti ruajt keta 7!E paarritshme dhe e pakapshme!?
Zgjidhja e qeshtjes Shqiptare nuk eshte ne polici-me saktesisht ushtri por ne NJERI!
Sa me i arsimuar dhe edukuar qe te jete njeriu aq me i ndergjegjshem eshte!
Forca e njeiut nuk qendron ne muskuj po ne intelekt,mendje!
Nuk sundon trupi po mendja-s'paku keshtu do te duhej te ishte(mendoj une)!
Njeriun,ne hene nuk e qoj arma(ushtria)po mendja!
Nese veq duam te kthehemi ne histori dhe ne shifra me duket e drejte te permendi Kinen dhe Japonine,dy shtete me popullate te nje race,me sisteme te ndryshme politike qe dallojne per nga numri i banoreve dhe ushtareve.
E para(Kina)ka predominim absolut ne shifra,numra ndaj te dytes(Japonise)por aty edhe sot e ksaje dite njerezit jetojne ne varferi te skajshme ndersa e dyta prine ne bote ne te gjitha lemite.
E para ka "fitu" ne Luften e II boterore ndersa e dyta ka pesu me se shumti !
Ma merr mendja se nuk ka qene ushtria-forca ajo qe e ka ngrite ne ket nivel Japonine por mendja,ndergjegja,arsimi apo radhiti si te duash-qe te gjitha qojne ne nje Vetedije te larte Kombetare e ajo ne zhvilli dhe prosperitet!
Te mendojme 3 here e veprojme 1 here!
Jo me kot populli yne thot :"3 here mat e 1 here preje"!
Ta duam vetveten se pari e mandej do te jemi ne gjendje ti duam te tjeret e edhe ata do te na duan neve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë EmptySat May 17, 2008 2:22 pm

tani kemi bër Shtetin
duhet me bër edhe USHTRIN Moderne
ne mund të behemi pjesë e Familjes Europiane në strukturat e NATO-s nëse i kryejm ato detyra me sukses shpejt KOSOVA mund të jetë e pranuar në NATO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë   Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si duhet te jete nje politikan/e i/e mire per Shqiptaret ??
» 10 Shkrimtarët më të mirë shqiptarë..
» Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar
» Nje histori nga jeta juaj
» Qfarë gjeni te pakuptimt te ISLAMI.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: