Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nga linden shkronjat e para UCK.!

Shko poshtë 
+14
idol
Mergimtari
Sofra
eri M
E_Bukura
rolling
luan mreti
gjakushi
Mysafir
agim barja
zeriatdheut
Xili
Clarence
Beton
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 2:06 pm

zeriatdheut shkruajti:Sofra E_bukura
me respekt por i keni perzij gjenat te dij
sofra me thuaj kur u formu lkck dhe ku ishin ato djemm dhe pse u ndane nga LPKdhe ti e din fort mire dhe mos fol sipas qefit tend apo simpatise

Zëri i Atdheut

Unë nuk flas simbas simpatisë, por flas realitetin aq sa di i nderuar. Unë ma lartë kam shkruar se tri shkronjat e UÇK janë nga mendja dhe gryka e pushkës së atyre trimave që kanë vepruar në Kosovë (që janë detyruar ti kordinojnë punët bashkarisht si Zona e llapit, dugagjinit dhe drenicës).
Sa i përket pyetjes që ma bëre në lidhje me LKÇK, ajo iniciativat për formimin e sajë i pat në vitin 91/92 (biseda) kurse në vitin 93 del si lëvizje me program dhe status, që në pamfletin e parë që e hudhën në popull u kritikua rrept dhe në mënyrën më të ndyrë nga kreu i LDK-së.
Kurse pjesa e dytë e pyetjes tënde se "ku ishin ata djem para se të formonin LKÇK", ndërlidhet me mos gjinshmërinë e LPK-së përball situatës së krijuar nga partitë pacifiste, prandaj një pjesë e antarve të LPK-së ndahen dhe e formojnë LKÇK-në.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 2:19 pm

Në vitin 1991 një grup atdhetaresh te ardhur nga Kosova, Zvicra e vende te tjera me Adem Jasharin ne krye, u sterviten ushtarakisht per rezistenc të armatosur guerile. Adem Jashari i pari krijoi grupin e Drenices dhe ne vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Me 5 prill 1993, ne kullen e tij u organizua nje mbledhje me luftetaret e njesiteve guerile dhe veprimtaret politik. Adem Jashari propozoi qe te gjitha aksionet të kryheshin ne emer te Ushtrise se Kosoves. Ne kete mbledhje u mor vendimi per emerimin e Adem Jasharit Komandant i Pergjithshem i Ushtrise se Kosoves, e cila ne vjeshten e vitit 1994 mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosoves - UÇK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 2:23 pm

te lumt Naki edhe une keto informata i kam nga vllau im

Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 6:16 pm

Jasht teme ( nuk kuptohet shkrimi i papagallit)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 6:21 pm

hahahahahaha flm vlla Zeri i atdheut nuk esht vetem nje se ka qen ne Uck po ka shum vlla ket dije se une se pari i kam te familjes sime qe ne fillim qe kan qen ne ket kryesi te Uck qe nga fillimi qe ka fillu ket e di nje koh se shum njerez nuk e dinin se esht Uck thonin po dalin po e ruajn katundet e qytetet nese nuk ke harru ket dije se edhe une ne at koh kam qen ne Kosov i di keto gjera vlla i nderuar

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 7:30 pm

Mendoj se ky shkrim i sjellur me poshte i pergjigjet temes, dhe ketu do e kuptojme me mire se " Nga linden shkronjat e para te UÇK-se". Nese ka mos pajtime, ateher mund te diskutojme s'bashku.

Shpalime historike

Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe viset
tjera të etnikumit shqiptar 1945 - 1999

· Pas Luftës çlirimtare në Kosovë 1998-1999, politika vendore e ndërtuar mbi bazën e rezolutës 1244 dhe të shumë rregulloreve të UNMIK-ut, ka ngjallur një frymë të tjetërsimit të identitetit kombëtar shqiptarë në Kosovë. Identiteti kosovar, tashmë i sanksionuar edhe me Kushtetutën ahtisaariane të Kosovës, ka filluar të sforcohet si identitet kombëtar, dhe në këtë drejtim duket se është vënë në shërbim edhe ish - klasa intelektuale shqiptare pro-jugosllave(që dikur ishin ithtarë të krijimit të kombit jugosllavë), si dhe të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, që financohen e kontrollohen nga UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës. Dihet mirëfilli, se: Kosova historikisht ka qenë krahinë e populluar me mbi 90 % shqiptarë, dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtohet ndryshe, e shkëputur nga areali historik i kombit shqiptar. Përpjekjet për të ndërtuar një histori politike për Kosovën „multietnike“, duke e tjetërsuar Kosovën historikisht shqiptare, janë në kundërshtim me zhvillimin normal të kombit shqiptar në Kosovën shqiptare. Hasan Prishtina ka thënë: „ Para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!“

Shkruan: Sheradin BERISHA / 27. 04. 2008

Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe viset tjera shqiptare, (që padrejtësisht Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës 1912-1913, i ndanë nga trungu i Shtetit shqiptar të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë ) jo vetëm që u penguan për t´u bashkuar me amën e saj shqipërinë, ashtu siç ishte vendosur në konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1 e 2 janar 1944), por ngjau edhe më e keqja, këto troje të etnikumit shqiptar pasi u ripushtuan nga forcat çetnike - partizane (1944-1945) u coptuan në katër copëza brenda republikave të Jugosllavisë së AVNOJ-it. Me kushtetutën e janarit 1946 të RFPJ-së:

- Kosova u definua si çark autonom, nën sovranitetin e Republikës së Serbisë;

- Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ( Kosova Lindore) u shkëputën nga tërësia etnike e Kosovës për tu futur brenda kufijëve të Republikës së Serbisë;

- Trojet etnike shqiptare (nga Prespa-Struga e deri në Kumanovë) ia bashkuan Republikës së Maqedonisë, dhe

- Trojet etnike të “Malësisë së Madhe” iu bashkuan Malit të Zi.

Populli shqiptar ndonëse nuk u pajtua kurrë me këtë ndarje bizare, pas LDB-së u organizua në forma të ndryshme (legale e ilegale) për të sendërtuar aspiratën e vet historike, çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën nën sundimin jugosllavë(lexo-serbosllavë) dhe bashkimin e tyre me shtetin amë-Shqipërinë. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Kosovë me viset tjera etnike shqiptare të copëzuara tashmë në tri republika sllave (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni) gjatë viteve 1945-1999 e ka përshkuar disa faza të organizimit për çlirim.


1. Faza e parë, e Lëvizjes kombëtare Shqiptare përfshinë periudhën nga viti 1945 deri në vitin 1948, dhe përkufizohet kryesisht me veprimtarinë e “Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH).

Drejtues të LNDSH-së ishin atdhetarët:

- Halim Spahija,

- prof.Ymer Berisha,

- Tahir Deda,

- Marije Shllaku,

- Gjon Sereçi,

- At Bernard Llupi,

- Kol Parubi

- Adem Gllavica,

- Ukë Sadiku,

- Ndue Përlleshi,

- kapiten Hysni Rudi,

- Ajet Gërguri,

- Luan Gashi,

- Emrush Miftari,

- Sokol Dobroshi,

- Ibrahim Fehmiu,

- Qemal Skënderi,

- Halim Orana,

- Sadik Tafarshiku,

- Hamdi Berisha,

- Prof.Ibrahim Kelmendi,

- Hysen Tërpeza,

- Ejup Binaku,

- Bedri Peani,

- Ali Riza,

- Sylë Zarbinca,

- Ahmet Selaci,

- Abdyl Dura,

- Demë Ali Pozhari, e shumë të tjerë.

2. Faza e dytë, përfshinë periudhën në mes viteve 1948-1958 ku në popull quhej si: „koha e Rankoviqit“. Brenda kësaj periudhe organizimet ilegale - legale qenë të shumëllojshme si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…,luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.

Përfaqësues të këtyre grupimeve kombëtare ishin:

- Xhavit Gafuri,

- Hasan Jashari,

- Shaban Dërguti,

- Hafëz Jakupi,

- Bitër Dehalla,

- Sefer Elezkurtaj,

- Hajdar Bytyqi,

- Bie Vokshi,

- Fetah Bogiqi,

- Sami Peja,

- Sali Kelmendi,

- Konstandin Vasilaca,

- Hajrullah Gorani,

- Ramiz Osmani,

- Xhemil Fluku,

- Ramadan Rexha,

- Ali Aliu,

- Omer Qerkezi,

- Sabit Kapiti,

- Mehmet Gega,

- Rexhep Abdullahu,

- Nysret Nivokazi,

- Emin Fazliu,

- Njazi Maloku

- Enver Dukagjini,

- Adem Demaçi,

- Muhamed Brovina,

- Hidë Dobruna… etj


3. Faza e tretë, përfshinte kohën në mes të viteve 1958-1968 dhe kjo periudhë karaketrizohet me formimin e organizatave ilegale, të cilat do të artikullojnë koncepte të reja politike e kombëtare.

- Në vitin 1958 atdhetari Metush Krasniqi formoi organizatën: “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“ (PRBTSHSHA);

- Në vitin 1960-61 atdhetarët Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatën: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi-me Shqipërinë“(KRBTSHJSH);

- Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“(LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës…

- Në vitet 1964-68 veproi grupi i studentëve (sipas platformës së LRBSH-së) i drejtuar nga studenti Osman Dumoshi. Ky grup ishte organizatore e demonstratave të 27 nëntorit 1968 në Prishtinë, Besian, Pejë, Gjilan dhe në Ferizaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 7:33 pm

4. Faza e katërt, përfshinë periudhën 1969-1981 dhe mund të thuhet se është periudha e lulëzimit të Lëvizjes ilegale në Kosovë…

Grupet ilegale më të mëdha që e karakterizojnë këtë periudhë janë:

- Grupi Revolucionar i formuar në vitin 1972 nga Kadri Osmani, Xhafer Shatri etj (K.Osmani fillimisht në nëntor 1969 kishte organizuar shpërndajen e një pamfleti, me anë të së cilës ka manifestuar suksesin e demonstratave të vitit 1968 dhe për këtë veprim denohet me 10 muaj burg nga gjyqtari Tadej Rodiqi);

- Grupi MLK 1976-78, pastaj OMLK 1978..., (si vazhduese të „Grupit Revolucionar“ të Kadri Osmanit), të drejtuar nga Kadri Zeka, Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Rexhep Mala etj (Në prill të vitit 1978 Kadri Zeka emigron në Zvicër),

- „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975) i kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit;

- Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi-PKMLSHJ (1976...)i drejtuar nga Avdullah Prapashtica;

- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe të Viseve tjetra Shqiptare në Jugosllavi(LNÇKVSHJ(1978-shkurt 1982) të drejtuar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella. (Në dhjetor 1979 Jusuf Gërvalla emigron në Germani, ndërsa Sabri Novosella në Turqi).

Gjatë viteve 1980-81 në Kosovë me programin e LNÇKVSHJ-së sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës ka vepruar Komiteti i Deçanit i drejtuar nga:

- Ismail Haradinaj,
Hasan Ukëhaxhaj,
Jashar Salihu,
Xhavit Hoxha etj dhe

- Komiteti i Drenasit i drejtuar nga Bajram Gashi... etj.

Pas luftës së dytë botërore në shtetet perëndimore kanë vepruar disa grupime politike shqiptare antikomuniste, si: Legaliteti, Balli Kombëtar, Lidhja e tretë e Prizrenit, fraksione të ndryshme brenda këtyre grupimeve etj. Ndërkaq nga viti 1977 në Gjermani vepronte edhe Beslidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia që veten e quante Emil Kastrioti, ndërsa në vitin 1978 u formua edhe Fronti i Kuq Popullor-FKP, i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi i emigruar nga viti 1976 në Bochum të Gjermanisë.


5. Faza e pestë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, fillon me demonstratat e pranverës së vitit 1981 dhe përfundon në vitin 1990, atëkohë kur fillon shpërbërja e jugosllavisë së AVNOJ-it.
- Bartëse e organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila u themelua me 17 shkurt 1982 pas shkrirjes së tri organizatave ilegale:LNÇKVSHJ-OMLK-PKMLSHJ në këtë organizëm politik kombëtar.

- Në vitin 1986 LRSHJ merr emrin: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës dhe në kuadër të saj vepruan një sërë grupimesh të vogla me emërtime të ndryshme, të cilat synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovës, si hap drejt realizimit të Bashkimit Kombëtar. Madje në këtë kuadër veronin Lëvizja me adresë dhe ajo pa adresë në Perëndim.

Përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare ( ilegale) në periudhën 1981-1990 në Kosovë dhe në shtetet perëndimore ishin:

- Jusuf Gërvalla,

- Kadri Zeka,

- Bardhosh Gërvalla,

- Hydajet Hyseni,

- Jakup Krasniqi,

- Mehmet Hajrizi,

- Basri Musmurati

- Gani Koci,

- Bajram Kosumi,

- Ali Lajçi,

- Ahmet Haxhiu,

- Arif Seferi,

- Shaban Muja,

- Gani Krasniqi,

- Nezir Myrtaj,

- Fazli Veliu,

- Ali Ahmeti,

- Musa Xhaferi,

- Mustafë Xhemajli,

- Sabri Novosella,

- Xhafer Durmishi,

- Hasan Mala,

- Kadri Abdullahu,

- Hysen Gega,

- Bajram Bahtiri,

- Kastriot Haxhirexha,

- Fehmi Lladrovci,

- Sami Kurteshi,

- Ismet Begolli,

- Emrush Xhemajli,

- Shaban Shala,

- Halil Alidema,

- Mr.Ukshin Hoti,
Mentor Kaçi,

- Kadri Osmani,

- Nuhi Berisha,

- Regjep Mala,

- Xhavit Haliti,

- Xhafer Shatri,

- Elmi Zeka,

- Gafurr Adili,

- Hasan Mala,

- Agim Sylejmani,

- Xhavit Haziri,

- Saime Isufi –Bulja,

- Abdullah Prapashtica,

- Rexhep Maqedonci,

- Meriman Braha,

- Martin Çuni,

- Afrim Zhitia,

- Fahri Fazliu,

- Fadil Vata,

- Zija Shemsiu,

- Bislim Elshani,

- Afrim Morina,

- Sejdi Gega,

- Bardhyl Mahmuti,

- Ibrahim Kelmendi,

- Bajrush Xhemajli,

- Xhevat Bislimi,

- Hajdin Abazi,

- Fatmir Brajshori,

- Emin Krasniqi,

- Sejdi Veseli,

- Adem Grabovci,

- Enver Topalli,

- Halit Naxhaku,

- Gafurr Elshani,

- Muhamet Kelmendi,

- Tahir Hani,

- Remzi Ademaj,

- Pajazit Jashari,

- Fadil Lepaja,

- Januz Musliu,

- Ramë Buja,

- Ahmet Haxhiu,

- Ibish Neziri,

- Xhabir Morina,

- Rafi Halili,

- Ibrahim Shala,

- Berat Luzha,

- Ramadan Avdiu,

- Xhemajli Berisha,

- Xhemajl Fetahu,

- Sherif Konjufca,

- Bajram Ajeti,

- Raif Çela,

- Avni Klinaku,

- Valon Murati,

- Shemsi Veseli,

- Petrit Duraku,

- Ahmet Isufi,

- Beqir Beqa,

- Bashkim Mazreku,

- Behadin Allaqi,

- Nysret Pllana,

- Sadri Ramabaja,

- Azem Syla,

- Akile Dedinca,

- Nesimi Elshani,

- Ali Ajeti,

- Gursel Sylejmani....etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 7:35 pm

6. Faza e gjashtë (1991-1999)[/size] është faza më kulminante e Lëvizjes politiko-ushtarake në Kosovë,… dhe në historinë më të re të kombit tonë, me të drejt duhet të cilësohet si periudha e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në fillim të viteve të 90-ta përveç partive legale politike, si LDK, PPK, PSHDK, PLK etj, vepronin edhe disa oragnizata politike - Kombëtare ilegale, si: “Fronti Kombëtar” (1990-1991), “Lëvizja Kombëtare për Çlrimin e Kosovës “ nga marsi 1993…dhe Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës.

Bazamenti i UÇK-së ishte Lëvizja Popullore për Repubilkën e Kosovës (LPRK) e cila vepronte fuqishëm në Kosovë dhe në shtetet perëndimore. Kjo organizatë, në Mbledhjen e vetë të katërt të Përgjithshme, që u mbajt më 28-29 korrik 1993, në “Kodër të Trimave”, në Prishtinë - u emërtua shkurt si: Lëvizja Popullore e Kosovës ( LPK). Në këtë mbledhje, në programin e LPK-së u aprovua njëzërit qëndrimi, se: lufta e armatosur do të jetë qëllimi kryesor për çlirimin e Kosovës me viset tjera etnike shqiptare (në ish Jugosllavi) të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze. Epiqendra e UÇK-së do të bëhet grupi i armatosur në Drenicë në krye me Komandantin legjendar të kësaj ushtrie të lavdishme Adem Jashari.

- Në vitet 1992-1994-1998, Zvicër – Shqipëri – Kosovë: Kryesia e LPK-së merr vendim për formimin e sektorëve të veprimtarisë së LPK-së duke iu dhënë autonomi të madhe të veprimit të sektorëve të veçantë:

1. Sektorit të organizimit politik, Fazli Veliu, Muhamet Kelmendi etj.;

2. Sektori i Lidhëmbajtjes me veprmtarët e LPK-së, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Adem Grabovci e Rexhë Ibërdema;

3. Sektorit të rëndësisë së veçantë, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla;

4. Sektorit të propagandës, redaksia e “Zërit të Kosovës”. Veprimtaria e këtyre sektorëve koordinohej në Kryesi të LPK-së dhe për punën e përgjithshme raportohej edhe në Këshillin e Përgjithshëm.

- Në vitet 1993-1995: Pjesë të Këshillave të LPK-së në Skënderaj, Gllogoc (Drenas), Klinë, Ferizaj, Prishtinë, Podujevë (Besiana e sotme), Suharekë (Therandë), Prizren, Rahovec, Malishevë, Deçan, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Kumanovë, cila më herët e cila më vonë, shndërrohen në njësi të para të armatosura. Veprimtarët më të njohur që nga puna politike iu përkushtuan punës ushtarake ishin: Durmish Gashi, Halil Çadraku, Selim Gashi, Xheladin Gashi, Sokol Bashota, Fatmir Limaj, Ragip Shala, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Isa Krasniqi, Asllan Pantina, Skender Rexhepi, Fadil Nimani, Rexhep Bislimi, Qerim Kelmendi, Adrian Krasniqi, Gursel Sylejmani, Beqir Limani, Xhemajl Jashari, Ismet Sylejmani, Shaqir Shaqiri, Jonuz Musliu, etj.

- Më 17. 11. 1994 në Arau të Zvicrës - u lëshua Komunikata e Parë ushtarake. Kryesia e LPK-së, pas insistimit të grupeve të armatosura brenda vendit, merr vendim për fillimin e lëshimit të komunikatave, në të cilat merret përsipër autorësia e tyre. Pas një diskutimi të përimtuar Kryesia, duke pasur parasyshë edhe propozimet e grupimeve ushtarake në terren, mori vendim që organizmi i ri ushtarak të quhet “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Komunikata u vendos të mbajë nr. 11. Në këtë Mbledhje merrnin pjesë: Fazli Veliu, Emrush Xehmajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Gafurr Elshani.

- Në Mars - Prill 1998: Kryesia e LPK-së qëndroi në Shqipëri. Disa ditë punon në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe pastaj vendoset në një lokal në afërsi të qendrës së Tiranës. Në këtë kohë u morën vendime të rëndësishme që ndikuan në rritjen e furnizimit të UÇK-së me armë, veshmbathje dhe barëra. Për këtë qëllim u bënë shumë takime me grupet e mobilizimit dhe ato logjistike të furnizimit. Po në këtë kohë me vendimin e Kryesisë blehet sistemi i parë i telefonisë satelitore për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Telefonat satelitor u shpërndanë në zonat aktive në këtë kohë.

- Në Prill, 1998: Mbahet Mbledhja e V-të e Përgjithshme e Degës së LPK-së. Në Kosovë tashmë ishte luftë dhe nuk kishte mundësi të mbahej mbledhje e gjerë. Në mbledhjen e Degës u konfirmua përcaktimi i LPK-së për luftën e armatosur deri në çlirimin e vendit dhe fuqizimin e UÇK-së. Pas mbledhjes dolën organet e LPK-së. Kryetar i Degës së LPK-së u zgjodh Bedri Islami.

- Në Shkurt - Maj - Qershor 1998: Me organizimin e LPK-së, Kryesisë, sektorit të veçant dhe sektorit të lidhjembajtjes, por edhe individualisht iu bashkangjitën UÇK-së edhe një pjesë e veprimtarëve të LPK-së me përvojë që ishin në diasporë, ndër të tjerë dhe emra të njohur si: Ismet Jashari, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovici, Ahmet Kaçiku, Agim Bajrami, Sejdi Sejdiu, Skender Çeku, Xhemajl Fetahu, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Nasim Haradinaj, Hashim Thaçi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Abdyl Mushkolaj, Kadri Veseli, Nazmi Brahimaj, Azem Syla, Adem Grabovci, Avdi Muja, Imri Ilazi, Sabri Kiçmari, Selim Krasniqi, Metush Zenuni, Agron Gërvalla, Demir Demiri, Cenë Aliçkaj, Muharrem Dina, etj.

- Pjesa tjetër e LPK-së që mbeti në diasporë dhe në Shqipëri u bë mbështetja kryesore politike, diplomatike, financiare e logjistike për UÇK-në nga jashtë territorit të luftimeve: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Raif Gashi, Sejdi Gega, Refik Hamiti, Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti, Rexhë Ibërdema, Sahit Krasniqi, Hasan Ukëhaxha, Murat Jashari, Shefit Xhaferi, Ibrahim Kelmendi, Xhavit Hoxha, Salih Bicku, Xhavit Bajraktari, Agush Buja, Musa Demiri, Halil Selimi, Ramiz Lladrovci, Gafurr Zendeli, Rexhep Halimi, Muharrem Elshani, Afrim Emini, Sahadete Zhitia, Selam Bajrami, Pleurat Sejdiu, Begzat Gashi etj. (Shkëputur nga historiku:”LPK-ja, 20 vjet veprimtari 1982-2002)

- Më 13 gusht 1998 Sh.P i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes Deklaratës politikle nr. 7 bënë publik se Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Hashim Thaçi, Faton Mehmetaj dhe Sokol Bashota janë përfaqësuesit politikë të UÇK-së.

LPK-ja përveç se ishte themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo u bë bazament i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc – UÇPMB-së në Kosovën Lindore, dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare - UÇK-së në viset etnike shqiptare në Maqedoni, në vitet 1999 – 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 7:56 pm

Te lumt premtime ky eshte realiteti dhe jo apetiti i dikuj qe flet ketu se gjoja kjo e ajo ka qene por eshte e rende tek ne shqiptaret te pranojm realitetin vetemm duhet me e njollos diken pse ja kemi inatin dhe ajt kurse un po shkruaj dhe ja e thash te verteten vetem e vetem mi be lemsh punet dhe me i dhan kahje tjeter temes kjo eshte nje realitet i perkyer kuj ti vye mire ok
kuj mos me vjen keq le mos te bej debat pa argumente te falmderit premtim
A E MORET VESHT JU TE NDRUAR KUSH ESHTE REALITETI I UCK PRA E SIDOMOS TI PAPAGALE GURBETQARE ME GJITH PESHKATARIN NAKI TUNG
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyFri May 30, 2008 8:03 pm

Zeriatdheut, edhe une s'kam qen i sigurte se kush si dhe ne q'menyre. Por, duke e pare se filloje te tensionohet debati ketu pa nevoje, sepse te gjithe ne nje apo tjetre menyre kishim te drejte ( perderisa nuk permendnim emra antikombetare), kerkova kete shkrime dhe e solla, duke mendu qe i pergjigjet me se miri temes, dhe mos te kete tensione te pa nevojshme. Gjithashtu lashe hapsire qe, kush nuk pajtohet, kemi mundesi te diskutojme me mire dhe me lehte.

Respeckte per te gjithe, Premtimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 5:13 pm

Premtim me gjith keto qe ke thene dhe jane realitet per mua ashte e mbyllur kjo teme ngase cfar te shkruhet tjeter eshte e kote spse eshte ose inate ose nuk din gje vetem ja fut kot siq kane lexuar librave ose siq kane degjura ne kafene ose sipas simpatise se ndonjerit kra politik me mire eshte qe kjo teme te jete e mbyllur me u tha e gjitha se mos po na del noj nje e thot se TAHIR ZEMA APO RUGOVA APO BUKOSHI APO SINAN HASANI KU ME DITE KA GJITHCKA KETU OK JU PERSHENDES
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 5:18 pm

zeriatdheut, te s'qarova me siper se ka qen nje keqkuptim nga ana juaj. Nuk kam ato mendime per ty, e per dike-dike ketu. Kjo shihet hapur. Dhe nuk kam pse te shkruaj per interesa personale, apo te ndonje menyre tjeter. Kur u shpreha ne fillim ashtu, te thashe edhe arsyen pse mendoj, sepse Ukshin Hotin, se kam as me shume e as me pak se ty. Thjeshte e njoh permes librave dhe veprave te tij, dhe e pranoj qe e kam IDOL, por nuk kam dashur qe permes kesaj ta ngrej me larte se sa duhet. Nuk ka nevoje emri i Tij, dhe veprat e tij qe t'i shohet ajo qe se ka bere, thjeshte ishte nje mendim im, qe po e shoh se paskam gabuar tani kur e lexova shkrimin e sjellur nga Premtimi.

Edhe njeher respekte, dhe me fal?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 5:24 pm

zeriatdheut edhe dicka sa i perkete Ukshin Hotit. Ne menyre qe te bind se s'jam shprehur me siper per interesa te caktuar, por thjeshte ashtu e kam mendu.

Ukshin Hoti thoshte: "Atë që megjithatë mund ta deklaroj pa hipoteza ka të bëjë me këtë: unë nuk dëshiroj të bëhem as simbol dhe as i madh; nuk dëshiroj të bëhem asgjë tjetër përveç ai që jam, ashtu siç jam dhe ashtu siç mund të jem. Do të dëshiroja që këtë “që jam” dhe atë “si jam” ta zhvilloja gjer në fund në drejtim të përsosjes së vetes dhe të unë-it tim në mënyrë që pastaj “kjo vete” dhe “ky unë” të jetë i akceptueshëm edhe për të tjerët, por ashtu që të më duan dhe të më respektojnë dhe jo që të më urrejnë dhe të më përbuzin. Unë nuk e di se në ç’masë jam i akceptueshëm për bashkëkombasit e mi shqiptarët, por në qoftë se përvoja personale do të duhej të ishte kriteri me të cilin do të matej kjo gjë, atëherë ajo është aq e ndryshme dhe aq kontradiktore saqë do të ishte punë krejt e kotë sikur të provoja ta gjeja ndonjë përgjigje adekuate. Për këtë shkak, nuk punova dhe as që veprova ndonjëherë me qëllim që të bëhësha i madh apo i rëndësishëm në mënyrë artificiale dhe në kuptimin karrierist."

Siq e shihni, ky njeri s'ka nevoje nga une e nga askush tjeter qe te ngrejme me shume se sa e meriton, kete e ka deklaru edhe vete ne menyre me te mire dhe qe rralle kush e ka bere kete.

Respekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 10:51 pm

Te lumte Premtim , besoj qe tani te gjithe do ta mesojne realitetin. Mua me vjen shume çudi se si pas luftes LPKja u harrua me nje fare menyre nga populli. Te gjitha u versulen nga LDKja , PDKja , AAKja , ... parti te cilat deri me sot nuk kane be ndonje gje konkrete per kete popull , perveq kesaj pavaresise se varur dhe hajnis , korrupsionit , perfitimeve personale ...

Per ata qe deshirojne ta lexojne historikun e Levizjes Popullore te Kosoves , mund ta lexojne ketu :
http://www.lpk-kosova.com/historiku.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptySun Jun 01, 2008 12:13 am

pyetja nuk paska qene shume veshtir,une mendoj se nga alfabeti i gjuhes shqipe,nga shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 6:51 pm

uck nuk ka pas emer para 17-nentor 1994 kjo ka dal nga banesa e nait hasanit por kjo eshte mar shume leht nga i madhi ukshin hoti e mehe uka clirimin e ketu jan bere kombinim edhe del ushtria clirimtare e kosoves mendoj se keshtu diqka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 7:01 pm

mergimtar shume mire paske bere qe e paske gjet kete por paska harrue zoteri emrush do emera e nuk e di perse po nuk e paska permend deshmorin e pare te UCKse MEHE UKEN mos po do me ja be si Jakup Krasniqi me shkrue histori si ti tek sipas deshires se tij dhe ti shpalle deshmoret e UCKse me mahalla e jo kete ty edhe emrushi po ja u them mundeni te shkruani cfare te doni por deshmori i pare i UCKse eshte MEHE UKA kete e di nait hasani edhe kjo mbledheje eshte mbajt me 17 nentore te vitit 1994 ne banesen e NAIT HASANI kur kane dal me emrin UCK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 7:14 pm

ju lutem djema mos i jepni zor se krejt dihet kush qka ka be se kena shume e shume veprimtare qe sot jan duke nejt te heshtur e sot per sot eshte koha per ata qe mundohen te thojn une veq une jo zoteri se ne vitet e 80ta kadri osmani me shoke MEHE UKEN veq i paten formuar grupet guerile treshe t lexoni me shume hulumtoni gjithmon ne te verteten e do do von ka nis me mesue qe duhet me u armatos e me pergadit grupe guerile e te ndermarin akcione kush e kryjti akcioni e pare ne prishtin te shkolla normale ne 81ten kur u rrokullis nje patroll e policis dhe u lenduan te gjithe aty veq u nis gjithqka e e ka shume e shume qe kan veprue e kan punue ne kete drejtim edhe ne ate kohe dikush ka bajt edhe armatim nga shqiperia permes ambasades shqiptare jan sille te gjitha keto sene e dikush si din se ska pas kaqik me i dijt e tani do te dihen te gjitha kush qka u kan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 7:20 pm

e jo si do qe po dojn me u thirr ne emere te UCKse se une qka ka bere pershembull hashim thaqi ne cilen vij te frontit ka marr pjes ne cilin akcion ka qen i sukseshem qe e ka kryer detyren ashtu siq ju ka dhen a keni kush qka te thoni dhe ja sot pa asgje hypi kryeminister i kosoves po pra se ishte i ndegjuari i kesaj europe lavire dhe dinte ti mashtronte popullin se une jam ky e ky e me te vertet nuk eshte kerkushi se te kisha pas thaqin veq 10 minuta ne vijen e frontit ne melenioc te shales zdi a kish dijt sot me fol me kon e qka te flitet le te flitet ashtu siq ka qen e jo sipas deshires kuj ti teket e qka ja kan me fol e me shkrujt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 8:47 pm

Se di ka linden keto tri shkronja veq nje e di se jan shkronja te ARTA, ku do te jetojn sa te jet kjo toke me njerz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyThu Nov 06, 2008 2:50 am

A more Agim__Barja kot e ke ti qe nuk ke arrit asgje edhe jam i bindur se ke kontribu me shum se Thaqi e disa te tjere po nje gje po ta tham thaqi eshte i ndegjuari i nderkombetareve ndersa ti nuk besoj se je mua me duket se ke qene ushtar ne TMK po per shkak te mos degjueshmerise edhe te kan larguar nderkombetaret nese je ti qaj agimi qe po mendoj une , te gjitha keto jan te sakta ashtu siq i ke publiku ti Premtim me gjithe respektin per ju i nderuar ka nevoj qe te plotesohet edhe me shum kjo liste jo qe nuk eshte e sakt po per te sjell fakte te rendeshishme edhe me shume pra fakte shtese

ju pershendes te gjitheve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyThu Nov 06, 2008 3:51 am

feratkoca shkruajti:
A more Agim__Barja kot e ke ti qe nuk ke arrit asgje edhe jam i bindur se ke kontribu me shum se Thaqi e disa te tjere po nje gje po ta tham thaqi eshte i ndegjuari i nderkombetareve ndersa ti nuk besoj se je mua me duket se ke qene ushtar ne TMK po per shkak te mos degjueshmerise edhe te kan larguar nderkombetaret nese je ti qaj agimi qe po mendoj une , te gjitha keto jan te sakta ashtu siq i ke publiku ti Premtim me gjithe respektin per ju i nderuar ka nevoj qe te plotesohet edhe me shum kjo liste jo qe nuk eshte e sakt po per te sjell fakte te rendeshishme edhe me shume pra fakte shtese

ju pershendes te gjitheve


Mendojë se ka arritur shumë Agimi, ka arritur të jetë i ndërgjegjshëm dhe i sinqert në mesin e të sinqertëve, në mesin e shoqrisë së vetë, familjes së vetë.
Jeta të fut mes dallgëve nganjëhere, të provon duke ta matë pulsin ta ndëgjojë pastaj populli pulsimin se a po të troket shqip !! apo ?! Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyThu Nov 06, 2008 5:25 pm

premtim ne vitet e 90 nuk kishte UCK ishin njerezit qe vepronin ne ilegale por emer UCKska PAS kjo krejt u be ne prishtin me 17 nentore ne banesen e NAIT HASANIT kur kan dal me nje komunikat te UCKse e ne vitet e 90ta ishte LPKja LKCK,PR ew ne partin republikane isha edhe une ne ate kohe kryetar i saj ishte reshat nyrboja aty i organizum do sene fillum stervitjet luftarake ushtronim nga pak pritnim armatimin nga shqiperia per mes malit te zi ashtu ishte rruga per te na ardhur armatimi me kamion por per disa arsye te panjohura deshtoi plani ka njerez te akcioneve a e di sa akcionet jan marr mbrenda teritorit te serbis ne fabriken e armatimit kur u kalle cervena zastava fabrika e automobilave kallja e grunive per gjate hekurudhes beograd novi sad demtimi i hekurrudhes neper teritorin e serbis keputja e kabllove telefonike et errymes e qka jo o premtim ka njerez qe po rrin te heshtur ka njerez qe serbin e kane demtue me miliona euro deme e sot nuk jan kerkund se nuk kan krye pune per emra po per ta demtue armikun tone te perbetum serbin veq kragujevci eshte demi ne ate kohe diku ka 1.700.000 mark gjerman edhe sot e ate dite nuk ka mundur me te ringjallet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyThu Nov 06, 2008 5:32 pm

I nderuar Agim UCK ka linde qe ne vitin 1990 por grupi i Nahit Hasanit dhe grupi i i i prizrentit me Hajrem Cengen qe edhe u arestuan eshte bashkangjite ne vitn 1994 ne ilegale ka punuar deri me 1997 deri sa dhe doli ne popull ne vrasjen e mesuesit Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 EmptyThu Nov 06, 2008 5:40 pm

e sot mundohen do do me ba vehten heroj te gjalle duke ladruar neper lulishtet e evropes kur pa dal prej diskotekave e sot kan hy ne kosove une jam ky e ky pa bere nje pune qe ja vlen diqka nje thenje popullore po ta tregoje
ishte nje lis i madh i 100viteve i madhe deg hapur aty pran lisit kishte lageshti dushku i rame ishte bere pleh i zi dhe aty bie nje far pecerke kushtet e mira dhe pecerka u rrit e kaloi lisin edhe ju drejtu lisit liso po thot lis fol qe 100 vjet ti ketu une per nje vit ja ku shkova ma nalt se ti
lisi i tha po i zoti je po mir kur erdhi stina e vjeshtes nis bryma me ra e kapi pecerken dhe paloi per toke e lisa tha valla moti ta kam pa taksiratin po thash ma mir me ra vet se mu lodh une me ty me u marr e kjo eshte per keta poltikuajt e sodit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nga linden shkronjat e para UCK.!   Nga linden shkronjat e para UCK.! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga linden shkronjat e para UCK.!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Cilët verboheshin dhe po verbohen nga tri shkronjat UÇK !
» ESSE-Shkronjat e pafjetura-Hasije Selishta
» Haxhillëkun e bën ai që do, jo ai që ka para
» VDIS PARA SE TË VDESËSH!
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: