Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty
MesazhTitulli: Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!   Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! EmptyFri Apr 18, 2008 11:33 am

Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!


Kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë


· Lëvizja VETËVENDOSJE!, më 9 maj 2008, organizon demonstratë gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Kosova është tepër e çmuar për t’ua lënë në dorë këtyre politikanëve, të cilët 9 vjet më parë firmosën një dokument që parashihte deputetë të Kosovës në parlamentin e Serbisë.


 



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty
MesazhTitulli: Re: Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!   Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! EmptyFri Apr 18, 2008 11:34 am

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 16 prill 2008


Pas shumë mjegulle që ditët e fundit kishte mbështjellur realitetin politik të Kosovës, më në fund u bë e qartë se po përgatitet të ndodh ajo për të cilën ne e kemi paralajmëruar herët dhe vazhdimisht: më 11 maj zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të Serbisë do të mbahen në Kosovë. UNMIK-u është pajtuar me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, kurse qeveria bashkëpunëtore është pozicionuar prapa këtij qëndrimi. Në vend që t’iu thonë JO zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës me gjysëmzëri kanë thënë: shtyrje. Kjo na tregon se ata nuk po i konsiderojnë këto zgjedhje të patolerueshme: ata po kanë problem me kohën dhe legjitimitetin e tyre vetjak, e jo me legjitimitetin e zgjedhjeve të Serbisë.

Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Asnjë shtet sovran nuk organizon dhe mban zgjedhje parlamentare a lokale brenda një tjetër shteti sovran. Organizimi i zgjedhjeve përbrenda territorit të definuar të shtetit në një sistem unik zgjedhor nën kompetencën e shtetit është veçori e sovranitetit shtetëror të vendit përkatës. Fatmir Sejdiu është munduar ta arsyetojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë nëpërmjet të drejtës së dyshtetësisë që serbëve ua mundëson Plani i Ahtisaarit. Ky është një mashtrim tepër naiv meqë nëpër të gjitha vendet e botës ku ekziston dyshtetësia, qytetarët e shtetit A votojnë për zgjedhjet e shtetit B përmes postës në ambasadën që shteti B e ka në shtetin A. Kjo ndodh p.sh me shtetasit meksikan që kanë po ashtu shtetësi amerikane: ata lejohen të votojnë në zgjedhjet e Meksikës vetëm nëpërmjet postës apo ambasadës së Meksikës në ShBA. Pastaj vetë fakti që detyrohesh të votosh nëpërmjet ambasadës së Meksikës, tregon njohjen që Meksika ka për ShBA-të. Por në momentin që shteti B hyn me strukturat e tij shtetërore përbrenda shtetit A, organizon atje zgjedhje paralele, mbi të cilat ngrihen institucione politike po ashtu paralele - ky është cenim i padiskutueshëm i pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror. Kjo po i kërcënohet Kosovës nga zgjedhjet e 11 majit që Serbia po synon t’i mbajë brenda Kosovës.

Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, pra, nuk është thjesht shkelje formale e sovranitetit të Kosovës. Nuk është fjala këtu për mbajtjen e zgjedhjeve të cilitdo shtet, por kemi të bëjmë me shtetin e Serbisë, me të cilin na ndan e kaluara kriminale e tij ndaj nesh, e sotmja e okupimit nëpërmjet strukturave paralele shtetërore dhe e ardhmja e pretendimeve të hapura territoriale ndaj vendit tonë. Krejt veprimtaria e kaluar, e tashmë dhe e ardhme ushtarake e politike e shtetit serb ka qenë dhe do të jetë (siç na tregojnë përditë me deklarata e veprime politikanët dhe ushtarakët serb) mosnjohja, pengimi dhe rrezikimi i shtetit të Kosovës me të gjitha mjetet. Njëri prej mjeteve të shtetit serb janë strukturat e saj paralele brenda Kosovës. Serbia, e cila vetë e ka kundërshtuar Planin e Ahtisaarit nëpërmjet këtyre strukturave të saj shtetërore, ka ndërsyer vazhdimisht serbët e Kosovës për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Kjo është bërë me qëllim të hapjes së një procesi tjetër negociator, ku serbët të sigurojnë përfitime edhe më të mëdha se që u jep Plani i Ahtisaarit. Dhe zgjedhjet parlamentare e lokale që Serbia po synon t’i mbajë në Kosovë, përveçqë do ta thellojnë ndarjen institucionale, etnike dhe territoriale të Kosovës, ato do ta nxjerrin një strukturë paralele të përfaqësimit të serbëve brenda Kosovës. Serbia ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të saj në 23 komuna të Kosovës.


Të gjitha strukturat paralele politike që dalin nga këto zgjedhje nuk do ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre, por vetëm Serbinë. Serbët e Burimit (Istogut) do të votojnë për kryekomunarin serb që do ta përfaqësojë këtë komunë. Në të ardhmen, Serbia synon që duke i cytur serbët për mosnjohjen e shtetit të Kosovës të nxisë negociata të reja, me ç’rast, ky përfaqësuesi serb i komunës së Burimit të bëhet kryekomunar i komunës së re të Osojanit që Serbia përpiqet ta themelojë nga fshatrat serbe të Burimit. Në listat zgjedhore të partive nga Serbia, të cilat mund të gjenden në faqen e internetit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, gjenden përplot kandidatë nga Kosova. Në listën e partisë së Boris Tadiqit figuron edhe një kandidat nga fshati Mogillë i Vitisë, i cili nëpërmjet decentralizimit parashihet t’i jepet komunës së re serbe të Kllokotit/Vërbocit.

Në anën tjetër Hashim Thaçi deklaroi se qeveria nuk do t’i njoh zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Kjo është pikërisht drita e gjelbër për mbajtjen e tyre, meqë puna këtu nuk është nëse i njeh apo nuk i njeh qeveria këto zgjedhje, por nëse i ndal apo nuk i ndal ato. Sepse problem nuk është mosnjohja jonë ndaj atyre zgjedhjeve, por mosnjohja që këto zgjedhje ia bën sovranitetit tonë. Parakusht i një shtetasi meksikan që jeton në ShBA dhe po ashtu ka shtetësi amerikane për të votuar në zgjedhjet e Meksikës është njohja e shtetit amerikan dhe betimi i tij për lojalitet. Një meksikan me shtetësi amerikane që jeton në ShBA nuk mund t’i përfaqësojë meksikanët e ShBA-ve në parlamentin e Meksikës! Po ashtu, meksikanët që jetojnë në shtetin federal të Arizonës p.sh, votojnë për përfaqësuesit brenda institucionit përfaqësues të këtij shteti, por nuk lejohen të krijojnë përfaqësim paralel që nuk e njeh këtë shtet. E drejta që po i jepet Serbisë mund të shfrytëzohet edhe nga shtetet tjera: p.sh Turqia do të ketë po aq të drejtë të mbajë zgjedhje paralele për turqit, Bosnja për boshnjakët etj.

Më 11 maj Serbia serbëve të Kosovës do t’u ofrojë dy mundësi: ngritjen e strukturave paralele politike në nivel lokal, e të cilat nuk do ta njohin pushtetin lokal në Kosovë; si dhe mundësinë e përfaqësimit të serbëve të Kosovës në parlamentin e Serbisë, e jo në atë të Kosovës. Kjo strategji e çintegron Kosovën tutje si në nivelin lokal, po aq edhe në atë qendror. Në nivelin komunal i izolon serbët edhe më shumë, duke e rritur lojalitetin e tyre ndaj strukturave paralele të Serbisë, kurse në nivelin qendror e thellon edhe më tej largimin e përfaqësimit të serbëve të Kosovës në parlamentin dhe institucionet e Kosovës.

Prandaj, hapi i dytë serioz i cungimit të sovranitetit të Kosovës, pas okupimit të veriut të Kosovës nga Serbia, është mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Ata që na njohin seriozisht kërkojnë hapa serioz nga ne. Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur që zgjedhjet e shtetit të Serbisë nuk duhet të mbahen në Kosovë. Të njëjtën e pat deklaruar edhe Ministri i Jashtëm Gjerman (Frank-Walter Steinmeier). Kurse disa të tjerë si Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn, duke cituar Planin e Ahtisaarit, ia mbajti ison Serbisë, duke i arsyetuar zgjedhjet nëpërmjet dyshtetësisë, dhe ky duket të jetë edhe qëndrimi i turpshëm i qeverisë së Kosovës. Por nëse vetë bashkësia ndërkombëtare është e paunifikuar mbi këtë çështje, ne duhet të kemi qëndrim pa ekuivoke: kategorikisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Lëvizja VETËVENDOSJE!, më 9 maj 2008, organizon demonstratë gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Kosova është tepër e çmuar për t’ua lënë në dorë këtyre politikanëve, të cilët 9 vjet më parë firmosën një dokument që parashihte deputetë të Kosovës në parlamentin e Serbisë.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty
MesazhTitulli: Re: Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!   Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! EmptyFri Apr 18, 2008 1:47 pm

O zot sa per te ardhur keq! Turp per bucen Evrope! Turp qe perdridhen si prostitute. Populli i Kosoves dhe mbareshqiptar duhet ta marre kete gje ne duart e veta.

Llogjike idiote. Zgjedhjet e serbise, kryetari ne komunat kosovare. C'pune ka serbia me shtetin e pavarur Kosove? Pse sa here qe Shqiperia ka zgjedhje a mos shqiptaret e vendosur ne Turqi, ata te Presheves e Medvegjes, ata ne Mal te Zi, ata ne Maqedoni, ata ne Greqi, ata ne Ukrahine, ata ne Kalabri e mbare Italine, ... a mos duhet te shkojne ne zgjedhje dhe te zgjedhin per komunat e tyre aty ku jane perfaqesuesit e tyre?

A ka kufi real me Serbine o miqte e mi atje ne Kosove apo jo? Perse nuk thoni qe nuk qenkerka qullosur gje fare aty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty
MesazhTitulli: Re: Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!   Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! EmptyFri Apr 18, 2008 1:52 pm

biligoa shkruajti:
Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!
Kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë



do t'i bashkohem kesaj proteste , gjithesesi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty
MesazhTitulli: Re: Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!   Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NËNAT E TË GJITHË PALESTINEZËVE DUHET TË VRITEN
» Kur'ani për të gjithë
» Vitamina C për të gjithë
» Per te gjithe ata qe ndjehen te tille
» Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: